Jo ush, po gomor! Të thuash pothuaj të njëjtën gjë

58 postime 4680 shikime 5 janar 2018 në 07:10 e paradites
InkuizitoriMoth

image

“Cili është romani më i bukur nga të gjithë?”. Pyetje e vështirë, dhe prandaj është nga lloji i pyetjeve që bëhet rëndom në kohë të fëmijnisë, kur gjërat duken aq të lehta për tu bërë dhe për tu thënë. Sa më tepër jeta i afrohet fundit “të thënës dhe të bërës”, aq më e pamundur duket përgjigja e kësaj pyetje, e pra aq më e pamundur mundësia që të bëhet një pyetje e tillë, e cila rëndom merr një përgjigje që nuk është përgjigje: “Varet se çfarë … se si … etj etj".

E pra bën vaki të ndodhë në jete e pamundura (“jeta është e çuditëshme” ha ha çfar shprehje!). Pikërisht kjo pyetje mu bë nga një relativisht i rritur, por njëkohësisht akoma kalama nga pikpamja që nuk kishte lexuar me impenjim serioz asnjë roman, përveç të bezdisurve “lexim jasht klase” të rekomanduar në shkollë nga melejezysha. Pra nuk ishte nga ata “që lexojnë libra”, por dëshironte të fillonte të lexonte për së mbari letërsi. I thashë këtij injoranti fatlum të letrave:

-Kam zili gjendjen tënde të virgjër tutje larg letërsisë së madhe, cilësore, artistike. Sigurisht që letërsia artistike vlen shumë për të kuptuar veten, të tjerët dhe jetën, por nuk jep gëzimin e vërtetë të leximit. Në vënd tënd, e me këto mend që kam sot, do të lexoja vetëm romanin policor dhe fantashkencor, dmth çfarë konsiderohet me lajthitje paraletërsi ose letërsi e dorës dytë. Nuk zgjatem më tepër, sepse arsyet përse nuk i kuptojnë, më saktë nuk i pranojnë, as ata që “lexojnë libra”; vetëm ata që shkruajnë libra ndoshta mund të kuptojnë. Flasim më vonë për këtë. Megjithatë ekzistojnë romane artistikë niveli të lartë që janë strukturuar si roman policor, psh Vëllezërit Karamazof, ose Konti i Montekristos që është vërtet “romani më i bukur nga të gjithë”, sipas meje, madje edhe sipas Umberto Eco - u zgërdhiva me tallje dhe vazhdova ligjërimin:

-Konti i Montekristos është letërsi puro, ngazëllim i vërtetë si lexim. Mbaj mënd se kur e kam lexuar për herë të parë akoma në moshë fëmijë, koha per të ngrënë dhe për të fjetur më dukej sikur i vidhej leximit, harxhim kohe kot, deri vuajtje ngaqë ndërpritej qefi i leximit me përmasa gati orgazme. Përveç kësaj është roman formues bazë mbi të cilin shkruhen dhe lexohen të tjerë më pas si tullat vendosur mbi gur themeli. Konkretisht një tjetër “roman më i bukur nga të gjithë”, Të Mjerët, qëndron mbi Konti i Montekristos njësoj si Dhjata e Re i mbivendoset Dhjatës së Vjetër:Konti i Montekristos si kuptim është Drejtësia, “Të mjerët” është Falja e mbivendosur Drejtësisë. E gjithë letërsia në vazhdim është përpjekje e çoroditur për të shkuar përtej, përpjekje pa sukses përderisa nuk është lajmëruar akoma Testamenti i Plotë. Dëshmi për këtë është Antiromani. Por tërë këtë nuk janë akoma punë për ty, natyrshëm të duken abrakadabra. Hë për hë, punë për ty është leximi i Konti i Montekristos, e lum ti që e lexon për herë të parë.

Deri këtu është hyrja e shkrimit, megjithse pak e gjatë dhe pa shumë lidhje me vazhdimin përveç si përgatitje, prap ka vlerë në vetvete. Vazhdoj rrëfimin.

Rishtari ju fut me qef leximit dhe ishte shumë entuziast dhe shumë mirnjohës për rekomandimin e “romanit më të bukur nga të gjithë”. Si rëndom rishtarët, mbante shënim paragrafe të tëra, të cilat me kohë i mësoi përmëndsh, dhe i pëlqente shumë të diskutonte për to. Gjë që e bëja me qefin e mjeshtrit për dishepullin e sapo iniciuar në zanat, por edhe sepse kujtoja rininë duke rikujtuar situata gjysëm të harruara të librit që, të rifreskuara, rizbuloheshin më me shumë kuptim dhe tjetër domethënie për pjekuri të fituar në vite nga përvoja. Në njërin nga këto diskutime më habiti fakti që quajti abat Faria-n “shkencëtari Faria”.

-Je në vete - i thashë - çfar je duke thënë? Nga e gjete këtë shkencëtar Faria? Nuk ekziston asnjë shkencëtar Faria në libër!

-Ekziston që ç’ke me të, por ti nuk e mban mend mirë, ndërsa unë tani sapo lexoj librin.

-Nuk është punë kujtese, është punë koncepti, arketipi, prifti është një gjë, shkencëtari është një gjë krejt tjetër. Që abat Faria është prift, nuk është gjë dosido dhe e rastit, por është në funksion të idesë. Rioshi Edmond Dantes rigjen atin e humbur në burg, i cili e rilind shpirtërisht, kulturorisht dhe financiarisht (i tregon sekretin e thesarit), trasformoi në kont një copë marinari. Arketipi i “atit” dhe “birit”. Kjo nuk është gjë që mund të harrohet, më kollaj harron tërë librin. Abat Faria qënka shkencëtar; mirë që nuk është presor fiskulture! Kapja me sukses e arketipit garanton suksesin e këtij libri (dhe jo vetem), dhe arketipi “abat” (“atë” në shqip, psh at Shtjefën Gjeçovi) është njëri prej tyre, biles më kryesori.

-Po ti nuk më beso mu?!

-Jo, nuk të besoj ty! Asnjeri nuk besoj për këtë gjë, as Dyma nuk besoj! Nga varri të ngrihet nuk e besoj! Për ca gjëra as autori nuk vihet në hesap!

-Mirë atëherë, prit ktu, ulu pi një kafe tek kjo kafja, për gjysëm ore jam ktu me libër në dorë.

Mbas një gjysëm ore nuk isha ndjerë më keq në jetën time, dishepulli kishte të drejtë. Rrotullo librin andej, rrotullo këndej, gjithandej shkruhej “scienzato Faria”. Ta marrë dreqi, po si është e mundur kjo? Si gjithnjë shpëtimi kërkohet në Web, rroftë Interneti! Pam pam pam tastierës në ekran të celularit, u zgjidh misteri, megjithse kjo më bëri të ndjehem më keq akoma.

Pak a shumë historia shumë e dhëmbur është kjo: Konti i Montekristos përkthehet në italisht në vitin 1869, një përkthim jetëgjatë që reziston pothuaj dyshekuj pa ndryshuar presje. Në vitin 1984 shtëpia botuese Mondadori e ribotoi kalk me të vetmin ndryshim: meqë përkthyesi i botimit të mëparshëm ishte anonim, atëherë kuratorët për formalitet sajuan pseudonimin Emilio Franceschini, kurrë i qenë i gjallë si person në këtë botë. Përkthimi i fantazmës “Franceschini” vazhdoi aventurën i ribotuar nga shumë botues italianë derisa botuesi Donzelli i nxorri bojën në Parathënie të një botimi të ri (2010) pranë origjinalit, ku përshkruante hetimin e kushtueshëm (harxhim kohe, para, energji) që kish bërë për të zbuluar historinë.

Përmasat e masakre letrare të përkthimit të Franceschinit gjënden në Wiki si krahasim midis origjinalit freng dhe versionit italian; kushedi sa paragrafë zhdukur fare ose mbeturina paragrafësh me kuptim të ndryshuar qëllimisht. Por fatkeqsisht nuk gjëndet kurrkundi një arsyetim mëse elementar dhe evident: e pabëra ka motive antiklerikale, mandje antibesimtare, sepse përveç shkëmbimit antiklerikal të “abat” me “shkencëtar”, në përkthim është zhdukur në mënyrë konstante emërtimi i Zotit, Providencës, hyjnores, shënjtërisë. E megjithkëtë arsyet e mosvënies re të kësaj masakre dyshekullore, botuesi Donzelli - duke ju referuar esesë Elozh i Montekristos i Umberto Ecos - ja vesh faktit se vepra në fjalë konsiderohej paraliteraturë ose letërsi pa rëndësi e dorës së dytë, e prandaj nuk i ishte dhënë vëmëndja e duhur verifikimit të korrektësisë së përkthimit. Vetë Umberto Eco në esenë Të thuash pothuaj të njëjtën gjë. Përvoja të përkthimit arsyet ja pason problemit gjuhësor të përkthimit, sipas tij përkthyesi Franceschini e ka quajtur “shkencëtar Faria” sepse abbé=prift përkon në italisht me abate që është murg manastiri, jo prift kishe. Sipas Eco-s do të ishte qesharake të konsiderohej rasti si antiklerikalizëm. Por është është më tepër se qesharake, është edhe tragjike, mër po edhe trapllike - në fakt hileqare -, të mos konsiderohet fakti që nga 40 rastet e krahasimeve midis përkthimit dhe origjinalit të përshkruara në linkun e rekomanduar më lart të Wikit, në 21 raste zhduket si term Zoti, Providenca, hyjnorja, e shënjta, plus zhduken paragrafë të tërë, gjymtohen fraza dhe pervertohen kuptime lidhur me këto terma; çfarë në origjinal ka kuptim fetar, në përkthim jipet në kuptim laik, madje i degraduar si kuptim.

Lëre mos e nga se ç’mund të ishte konsiderata se një gjë të tillë nuk arriti ta bëjë as Shtëpia Botuese Naim Frashëri, atëbotë ideologjikisht e justifikuar dhe shumë më e interesuar se intelektualet e shquar italianë për të zhdukur abatët dhe Providencën nga faqet e librave (dhe jo vetëm). Në përkthimin e parë shqip atëbotë, zanati i Farias shqipërohet “abat”. Edhe në ekran të filmit italo-francez, aq të dëshiruar dhe shum të dashuruar nga të gjithë nivelet dhe kategoritë e shoqërisë shqiptare të kohës, përkthehej njësoj “abat Faria”.

(spunto nga Ditar i një albanezi)

Dranja

Veç do të thosha “Gëzuar vitin e ri!” dhe “Konti i Montekristos është Hakmarrja më shumë se Drejtësia”.

InkuizitoriMoth

dranje
jo ush, po gomor! Të thuash pothuaj të njëjtën gjë

InkuizitoriMoth

dranje, ky poshte eshte i pari qe terhoqi vemendjen publike per kete roman te Drejtesise:

Konti i Montekristos është ndoshta më “droguesi” i romaneve popullore: cili rob nga populli nuk beson se ka pësuar një padrejtësi nga të fuqishmit dhe nuk fantazon për “ndëshkim” te tyre? Edmond Dantes i ofron modelin, “e deh” me ekzaltim, i zëvendëson besimin e një drejtësie trashendente në të cilën nuk beson më “sistematikisht” - A. Gramshi

Alba2265

Mesazhi I Monte Christos permblidhet me sintezen e urtesise njerezore ne fund Te librit :wait and hope .

Pjer

nganjehere, perkthyesi e perkthen sipas psikollogjise se popullit, por nganjehere edhe sipas tekstit, fjale per fjale,

InkuizitoriMoth

nganjehere e perkthen sipas urdherit te policise.

InkuizitoriMoth

(dy fele)

Konti i Montekristos është padyshim një prej romanëve më të apasionuar që janë shkruajtur ndonjëherë, dhe nga ana tjetër është një prej romaneve më të keq shkruar i të gjithë kohëve dhe gjithë letërsive - Umberto Eco

Pjer

mundet i Modho, mundet, une s’kam punuar noi her ne polici apo organe te shtetit, por edhe nese eshte keshtu siç thua ti qe ke punuar ne organe te shtetit, them se ky perkthim i detyruar nga policia apo shteti, eshte thjeshte pasoje e psikollogjise se atyre qe drejtojne, pra te nje pjese te shoqerise. progresiste apo frenuese, kjo i ngelet te paanshmeve ta percaktojne.

InkuizitoriMoth

komenti im ishte ironik ndaj komentit tend pa vend. Perkthimi ne fjale eshte bere i manget dhe i deformuar per shkak te frymes progresiste antiklerikale te kohes kur Italia po formohej si komb. Dhe per te njejten arsye nuk demaskohet si duhet sot, por kerkohet te shperndahet faji lart e poshte. Umberto Eco ishte antiklerik progresisht i paanshem.:stuck_out_tongue:

E njejta gje ndodh me rilindasit tone shkronjeshqip te paraqitur si laike te motivuar vetem nga kombetaria. Nuk eshte e vertete, dhe kjo e vertete akoma nuk del ne drite per faj te Umberto Ecos.:stuck_out_tongue:

dasara

Mbi Libra nga Agim Baçi dhe Blendi Salaj

Konti i Monte Kristos, në pamje të parë është një triller, por loja përfundimtare ngre një pyetje thelbësore: a vlen t’i kushtohesh hakmarrjes? Kjo pyetje nuk e rrëzon aspak rëndësinë e trillerit. Por, nëse trilleri mbaron me veprën, pyetja vijon edhe më tutje, pas mbylljes së kopertinës së librit. Arsyetimi ynë, ndjeshmëria jonë dhe përballja me realitetin, vjen e ngre përpara gjithkujt një pyetje: Do të jemi Konti i Monte Kristos, Edmond Dantes, apo të dy bashkë? Ne duhet të vendosim cilës kohë i përkasim, sepse çdo përgjigje ka kohën e vet të brendshme brenda nesh. Përgjigjja e kësaj pyetje është tmerrësisht e vështirë, por vendimtare për shumë nga ne, për të ditur nëse do të mbetemi me kokën pas apo do të shohim përpara. (“Hakmarrja është formë dembele e hidhërimit” thotë Nicole Kidman në rolin e saj në filmin “Përkthyesja”)

dasara

Emisioni me i bukur …Bravo Gimi - Blendi

dasara
gjembi

Gomor, kjo fjale e bukur e jugoreve te Tiranizuar.

InkuizitoriMoth

dasara, kujtova se do na kishe sjell ndonje link per per hapjen e dosjeve, se çfar ka thon Nikoll Kidman per hapjen e dosjeve.

InkuizitoriMoth

edhe gomarice eshte fjale shum e bukur, e ka perdor per tere Shqiperine edhe jugori i pa ardhur ne Tirane, Konica:

Gomarica vjen verdalle, merrni qumesht e merrni dhalle.

varik

Edhe ‘zog gomari’ eshte perdor ne veri

gjembi

i motho, cudi qe ti s’e kuptove cfare thashe se je dhe … i moth. Gomor e thone “tiransat” me prejardhje jugore. Dmth marrin fjalen gomar dhe e “tironizojne” si shume fjale te tjera, per t’u dukur “tirons i vjeter mer yahoo”. Shqiperia e mesme i thote gamor.

Gamor ti, gamor kush t’vuni
sot e neser valo druni.

InkuizitoriMoth

i mothi nuk eshte i moth vetem per diturine e tij, eshte i moth edhe ne injorancen e tij (dy fele)

injorant ne kuptimin qe ca gjona nuk du me i dijte. Konkretisht nuk du me dijte nese ti do me u talle me mu. Dhe as du me dite se çfar ben Trumpi ose Klinton ose kushdo tjeter i ketij kallepi ne Amerike e kudoqofte, prandaj as nuk i hap linket per politike e as diskutoj per politike.

Me konkretisht un nuk mendoj qe gomor eshte fjale e emigranteve pjatalares ne Tirane, dhe gamor e indianeve lekurkuq te Tiranes. Per mu jane dy forma shprehjeje me origjine te lashte tiranase.

gjembi, meqe me ne fund komentove ne nje teme timen, harxho ca energji per te na thene ndonje gje per dallimin midis Hakmarrjes dhe Drejtesise. Edhe meqe si e djathte si dasara je e interesuar per hapjen e dosjeve dhe zbatimin e drejtesise.

bradland

" gjembi , meqe me ne fund komentove ne nje teme timen "
Nuk kane ku shkojne Tiku , te gjithe ketu do vijne .

gjembi

Tori, meqe me vure ne shenjester denigruese per dijet e mija shume mikroskopike ne krahasim me te mothin persa i perket letersise, fese, shkences, perkthimit, gjuhezimit, etj. etj. po bej nje perpjekje Dantes-ke per te nderruar pak, megjithese me mungon abati i moth Faria. Por s’duhet te harroj te them, perseri, qe kam respekt per te mothin si nje nga te vetmit qe vazhdon e sjelle shkrime origjinale ne peshk.

Me kane mesuar qe nje shkrim duhet te kete 3 pjese: hyrja, zberthimi i temes dhe mbyllja (konkluzioni). Hyrja ben te njohur lexuesin cfare merr persiper autori te shtjelloje. Zberthimi i temes eshte i vetekuptueshem: detajet e autorit qe mbeshtesin idene e tij dhe mbyllja eshte mendimi i fundit permbledhes.

S’arrij ta kuptoj teresisht thelbin e shkrimit. Diku nga trecereku i shkrimit mesojme qe autori i moth po na perkthen nje sinteze te nje parathenje ku Donzelli zbuloi per lexuesin italjan qe perkthimi origjinal anonim i Kontit te Monte Kristos qenka i gabuar dhe ka mangesi hileqare Dhe kaq. Perfundim shkrimi s’ka, eshte i cunguar. Duket sikur duhet te kete nje nga te famshmet e te Mothit pjesa X por s’ka. Pra nje tjerrje e gjate per te na treguar qe i mothi ka lexuar Donzelli qe ka cjerre masken e perkthimit anonim te Kontit te Monte Kristos.

Une as kam guxim te te jap mend por te isha une do e beja keshtu: do merrja kete shembull keq-perkthimi (do ishte hyrja) dhe do vazhdoja shkrimin me idene time per kualitetin ne pergjithesi te perkthimeve, apo nese duhet te jene fjale per fjale, etj.

harxho ca energji per te na thene ndonje gje per dallimin midis Hakmarrjes dhe Drejtesise

Shkrimi jot nuk merr persiper te analizoje kete dallim ose te analizoje vepren Konti i Montekristos. Po kerkon te hapesh teme tjeter? Apo e tipit “meqe ra fjala tek Konti…”?

bradland

Kaq ishte Tiku , e ngreni dhe gjembi kokrren e ullinit , vazhdo tani :joy:

gjembi

Kishe ndonje gje per temen ti brad? Po ben Hakmarrje apo Drejtesi per kokrren e ullirit? :smiley:

bradland

Jo , une jam akoma ne mendim e siper per cfare do te shkruaj , nuk ja lejoj vetes qe te shkruaj pa u menduar mire ne temat e Tikut :slight_smile:

gjembi

Tori style

InkuizitoriMoth

gjembi, ky shkrim eshte ndryshe nga shkrimet e mi te zakonshem, sepse pershkruan nje histori reale, dhe realiteti nuk i pergjigjet struktures se shkrimit te melejezyshes, me hyrje, zberthim i temes dhe mbyllje, por ka nje logjike te veten, me te veshtire per tu kap se shkrimet fiction. Keshtu perpiqu pak me teper per ta kuptuar, dhe ndrysho stilin e leximit, lexo realitetin sipas logjikes se realitetit, sepse realiteti logjikon ndryshe, ne pamje konfuze dhe absurde, ndersa shkrimi fiction logjikon ndryshe.

thelbin e shkrimit ja kam sqaruar Pjerit, eshte ky:

Ti nuk kupton sepse nuk te leverdis te kuptosh.

ja do ta kuptosh tani qe dasara is replying per dosjet.

dasara

Po mos e vrit mendjen se si do me shkrujt do te te kundershtoi ahahaha …Po te pati mik do te te kundershtoj pak me me lezet …me ca furçe je dhe ti i modh si mu …po ketu ke gabu …lol
Po e ke kundershtu ndonjehere dhe i je antipatik …none zeze ne goje kujt do futesh …7 gabele se kalojne dot ahahaha .

Nji shif tani kur te kapet me mu …me fis , rronje e dege lol

dasara

Dosjet i kan hap ,rregullu,shqyrtu …
e kan bo m…deri n’gju …

InkuizitoriMoth

dasara, un nuk kapem me femna qe nuk i vijne më ato, dhe nga deshperimi merren me art, dmth vizitojne muzera neper bote.

dhe nuk merrem as me mutin e dosjeve!

dasara

Ku e di ti qe s’me vine ?
Ja qe po te te zhgenjej …me vine more me vine …qe me lenshin sa me shpejt …
se jane shume te besdisshme neper kome …
Po dhe kur te me lejne ,nuk do e kem problem fare …
Nje femer eshte femer deri diten e fundit qe mbyll syte …
ti e ke me keq punen ne andropauz ,qe duhet te kete vite qe te ka ardhur lol
mbaje se te duhet per te shurruar ahahaha

InkuizitoriMoth

po po te vijne, je gati te thuash qe edhe te ngrefet, shum me teper se kamionistet.

Ty te ngrefet me teper se mu, por vetem se nuk do vete. Njesoj si me shkrimet, ti shkru me mire se mu, por nuk do vete me shkru, se po te shkrujshe ti si familje modhe nacionaliste qe i ke sherby Princ Vidit dhe shok Enver, ta shifsha un qe jam familje jevgu ne breg te lumit.

dasara

Ato i thu ti mo …e ke zanat qe nga perpilimi i dosjeve …
puna ime eshte te tall menderin me fuksat e dikurshem …qe bejne si te kenduar e zografisur …
Nuk me duhet shume per te ç’ekulibruar
je gjysem i gatshem lol
òdo njeri tregon edukaten e vet …
ti ate te bregut t’lumit ahaha

dasara

Ja ka lezet si i ben emisionet Blendi …kupton robi ,mson …jo roma pertoma si disa …

InkuizitoriMoth

he gjemb te thash qe do e kuptosh punen e hakmarrjes dhe drejtesise mbasi dasara is replying djathtas duke lujt llapen me lepirje majtas?

gjembi

Ti tori na thuaj te pakten qe ne te vertete nuk do qe te tjeret te diskutojne ne shkrimet e tua qe mos te harxhojme kot kohen.

InkuizitoriMoth

gjembi, kshu si kan ardhe punet ne realitet, edhe du, edhe s’du (dy fela). Du te vendoset Drejtesia, por s’du te harboje Hakmarrja e kamionisteve qe ju ngrefet sepse ju ka ardhe menopauza.

Thene pa sakazem: sigurisht qe du te komentohet ne temat e mija, deshire normale per çdo autor, por njekohesisht eshte deshire normale per çdo autor te behen komente dashamires, ose te pakten neutrale, e jo te motivuar nga keqdashja, ose hakmarrja.

Ti je e mirepritur, sidoqofte te komentosh per vete poziten qe ke ne blog. E kjo jo per servilizem, por ne parim duhet te nderohet ai qe ka nje pozite me te larte, dmth nje pergjegjsi me te larte. Kushdoqofte, perveç ndonje rasti, psh tip Hitleri, qe nuk eshte rasti jot.

Per sqarim deri ne fund te situates: komentimi yt ne kete teme, qe me te parin koment gomor/gamor, me thene te drejten nuk jam i sigurte per motivacionet e tua. Dyshoj se jane te motivuara (pak rendesi ka ne menyre te ndergjegjshme apo te pandergjegjshme) nga nje diskutim i fundit qe ke bere me Arbanin, e ku kam marr pjese edhe une, lidhur me poziten tende politike.

(diskutimi vazhdon i gjate me shum komente me poshte)

Kurse nuk dyshoj fare se ti nuk ke kuptuar thelbin e shkrimit tim pikerisht per te njejten arsye, sepse shkrimim im demaskon pikerisht gjendjen ambige te pozites tende politike qe eshte standard i intelektualit te djathte te sotem, qe shkon djathtas duke i rene majtas (pak a shume pozite standard i intelektualit post-komunist, dmth intelektualit ngambrapa). Komenti yt eshte nje reagim kunder kesaj akuze, eshte standard edhe stili yt i komentimit qe e paraqit konfuz shkrimin duke qene per vete konfuz. Eshte sakte stili dhe reagimi i dasares, e te djathtes qe i bi majtas, e cila jo rastesisht u rihodh ne sulm si e akuzuar per te njejten gje. Jo rastesisht sherri me dasaren ne origjine ka filluar per te njejten gje, kur une i kam vene ne dukje se nje djathte radikale si dasara e dosjeve, nuk mund te lavderoje Dritero Agollin si burre zamoni 40 karat, ose t’i qaje hallin te vobekteve, etj etj, vari hejbet, kush rri e merret me urinimet uthullore te vazhdushme ne blog te te djathtes sallake nacional-socialiste.

Ka rrezik te mos kuptosh edhe kete koment timin (sepse nuk te leverdis), por te them se thelbi i thelbit te shkrimit eshte nje akuze kunder intelektualit ngambrapa i çdo lloj kallepi, trasformimin pervers te “abatit Faria” ne “shkencetarin Faria”, i cili trasformim lidhet edhe me problemin e Drejtesise dhe Hakmarrjes, qe ty te duket pa lidhje.

Citoj nga shkrimi, per te thene diçka me teper si sqarim:

Jo vetem kaq, rikujtoj nje hollesi shum te rendesishme pak te vene re ne liber. Eshte ate Faria qe e nxiti Dantesin ne zbatim te Drejtesise (jo Hakmarrjes) duke zbuluar nepermjet nje hetimi jashtezakonisht inteligjent dhe te vertete se cilet ishin shkaktaret e tragjedise se tij qe shkrujten letren anonime. Pa dituar asgje per jeten e tij, i kerkoi te dhena biografike nese kishte nje pozite shoqerore dhe ndokush kerkonte t’ja merrte (Danglari), nese kishte te dashur dhe ndokush kerkonte t’ja merrte (Ferdinandi), se dinte nje sekret dhe ndokush kerkonte t’ja merrte (Vilefori). Pra ne fillim zbulohen motivacionet shpirterore, pastaj çfar ndodh ne realitet. Mrekullia e romanit policor fillon kur jane shkruar keto rreshta te librit.

Po i bi shkurt, se edhe gjate s’ke per te kuptu gje (jo se nuk je inteligjente):

Drejtesine e vendos abati, ndersa Hakmarrjen e ben shkencetari, qe ne kuptim me te gjere do te thote Drejtesine e vendos Krishterimi, ndersa Marksizmi ben Hakmarrjen, dmth ben dosjet, pra ben edhe mutin e madh te dosjeve qe permend me siper dasara, te cilin mut dasara eshte duke e ngrene per 28 vjet me radhe me shum qef sepse eshte muti i saj.:slightly_smiling_face:

Thene me shkurt dhe ne menyren me thelbesore te mundur:

Drejtesine e vendos Zoti, ndersa Hakmarrjen e ben njeriu duke bere nje mut t’moth qe e ha vete me shum deshire sepse eshte muti i tij - i Modhi :grinning:

Aquamarine

Perdoren te dyja, edhe ‘gamor’ edhe ‘gomor’ por ne momente te ndryshme. Psh tek shprehja ‘jo ush po gomor’ gjithmone eshte perdorur gomor dhe jo gamor. Rasti gamor perdoret me teper per te cilesuar dike, si psh filani eshte gamor (ne kete rast gomor nuk perdoret). Jane dallime te tilla vokale qe fiksohen vetem nga pervoja e te jetuarit ne nje vend te caktuar, dhe eshte pikerisht vendasi qe i perdor sakte, automatikisht sic i vijne ne kujtese, pa e pasur mendjen tek ndryshimi i zanoreve. Por duhet te kesh lind te te jesh rrit aty qe te vesh re se kur thua " jo ush po gamor" ka dicka qe nuk shkon, a-ja duhet bere o. :slightly_smiling_face:

P.S: shkrimin do e lexoj neser me vemendje se sot me lane baterite.

InkuizitoriMoth

sakte!
ne nje rast tjeter ndryshimi instiktiv eshte me i sterholle: thuhet per nje person “dava gamori!” dhe “osht gomor fare!”.

Aquamarine

Shkrimi me pelqeu shuume, sa interesant dialogu dhe sa kendshem i pershkruar. Procesi i shkembimit te dijes na befason me detaje te cilat, kur ishim vete ne poziten e nxenesit nuk mund t’i kapnim dot.

Lidhur me hakmarrjen dhe drejtesine, me kujtohet nje true story qe ka ndodhur dikur, e qe eshte permendur vazhdimisht ne rrethin tim, per shkak te nje rastesie “te cuditshme” le te themi ose te pazakonte. Nje zonje qe ishte pronare e nje toke, detyrohet e le fshatin dhe heq dore nga pronesia e tokes se saj per shkak se nje skuader prej 13 personash e kercenojne me jete ate dhe te birin, me qellim qe t’i uzurponin pronen. Duke u larguar kjo mallkon me gjithe zemer “O Toke ma merr hakun”. Nuk kalojne shume kohe dhe kta vdesin te trembedhjete, gjysmat ngaqe u rane semundje, gjysmat u vrane me njeri-tjetrin, habia eshte qe as edhe njeri nuk mbijetoi.

InkuizitoriMoth

kur ka ndodh kjo histori, pas 90-tes?

un jam i bindur qe ne kete menyre funksjonon, por jo giithmone. Perse? Sepse nuk mjafton ndonjehere vetem fjala, kerkimi i hakes ne hava. Duhet marre pjese edhe personi ne toke ne stil Montekristo?

Un nuk di t’i jap dum perderisa nuk kam te qarte: si funksionon realisht mekanizmi qe haka bie mbi 13 vete? Çfar forcash mobilizohen?

Nuk e di nese ke ndonje ide lidhur me kete. Ose edhe ndonje peshk tjeter, sepse ja vlen sqarimi. Nuk jam vetem kurioz per kete, por edhe i interesuar.

(du me marr hak kunder atyre qe kan zbuluar dosjen time prej fuksi 5-leksh):stuck_out_tongue:

Aquamarine

Sigurisht qe m’u kujtua si nje rast i vecante e ndoshta teper i rralle, ku Fati e mori persiper te gjithe hakmarrjen pa ndermjetesim Montekristo. zonja hoqi dore sepse ishte vetem fillikat (i kercenuan edhe femijen) e s’kishte asnje rruge tjeter pervec se te largohej e te mallkonte. Ngjarja ka ndodhur ne Kosove.

InkuizitoriMoth

tani e kuptova me mire situaten, por interesi im eshte te di: si vepron mekanizmi i lutjes? ose mallkimit, pak rendesi ka.

Aquamarine

Kjo do te ishte ndoshta nje nga gjerat me te veshtira per t’u kuptuar e shpjeguar, por mund te bej nje pershkrim what it feels like meqe si natyre kam nje lloj receptiviteti qe me perfshin shpejt ne rolin e tjetrit. Ne praktike nje lutje a mallkim i fuqishem eshte mbi te gjitha nje ndjenje shume e forte per targetin e lutjes, mund te kete fjale, por nuk shprehet dot me fjale. Besoj te gjitheve mund t’u kete ndodhur ne jete dicka e tille. Eshte dicka qe “del nga shpirti” do te thoja per shkurt, del nga shpirti ne kuptimin qe ti e shpreh, mbi te gjitha ngaqe nuk e permban dot, nuk e shpreh nga deshira per te pasur ne te ardhmen dike apo dicka, nuk e shpreh nga deshira per te pare mire apo keq veten a dike ne te ardhmen, madje ne momentin qe e shpreh nuk te intereson nese pas atij momenti te lutjes/mallkimi do jesh i gjalle a i vdekur (Love is freedom not possession), you just release it and let go. Per te kuptuar vertetesine e asaj lutjeje/mallkimi te ndihmojne ndjesite e kraharorit, e ndjen sic ndjen dhimbjen a lumturine e madhe (jo si friken/ankthin me takikardi, shtrengim e djerse te ftohta), ndjesia qe shoqeron lutjen eshte ndjesi clirimi dhe lehtesimi.
Ndjesia e ritualit te lutjes, eshte si ai procesi i ekzekutimit artistik, kendimit te nje kenge a poezie, ku e vetmja gje qe te intereson eshte te kendosh me gjithe zemer vargun, te jesh 100% aty, no matter what happens later.
Nuk e di sa i rashe ne te, pak a shume te njejtat fjale i kam thene dikur nje prifti katolik portugez me te cilin lindi nje debat ngaqe me tha: “Feja eshte si martesa, vjen nje moment qe zgjohesh ne mengjes dhe i thua lutjet permendesh pa i ndjere shume” Ouch, ouch…nuk durova dot pa reaguar kur me goditi me kete deklarate.

Duke menduar per mallkimet letrare m’u kujtua Ferula qe mallkon te vellane tek Shtepia e shpirtrave:

“I set my curse on you, Esteban!” Ferula shouted back. “You will always be alone! Your body and soul will shrivel up and you’ll die like a dog!”

Read Explanation

After discovering her in bed with Clara, Esteban throws Ferula out of his house and tells her that if he ever sees her near his family again, he will kill her. Ferula goes, leaving this curse on her brother. Every action in The House of the Spirits eventually comes back to haunt or help the characters. It is not necessary, therefore, for Ferula to curse Esteban in order for his cruelty to her to effect him later on in life. The curse here works as a foreshadowing. Ferula predicts as much as she causes what will happen to Esteban. Fitting the tradition of magical realism, however, this curse also works quite literally. Not only is Esteban increasingly estranged from his family, but his body actually begins to shrink enough for Esteban to notice it and to travel to the United States to consult doctors there

http://m.sparknotes.com/lit/houseofspirits/quotes.html#explanation4

Pjetermustakuqi

ket “shtepine e shpirtrave” e kam pas lexu long time ago po asisen s’maj men,po nga ky ekstrati yt, po kuptoj se e paskam pa edhe film me meryil streep dhe jeremy iron.

Aquamarine

Po eshte film me Maryl Streep qe luan rolin e Klares, gruas se Estebanit, e cila ishte clairvoyante, parashikonte shpesh cfare ndodhte ne te ardhmen.

InkuizitoriMoth

aqua, megjith shpjegimin me vlere, prape mbetem i pashpjeguar, sepse kerkoj te kuptoj çfar ndodh teknikisht, jo vetem mistikisht. Per analogji: ti me shpjegove se makina leviz per shkak te energjise te prodhuar nga djegia e benxines, ndersa un kerkoj diçka me teknike mekanike: si kjo energji ben te levize rrotat e makines, dmth kerkoj te di skemen teknike te rrokotellave te makines qe bejne te mundur trasmetimin e levizjes me origjine djegien e benzines.

Me konkretisht ne rastin e sjelle prej teje: si ka ndikuar mallkimi mbi komportamentin e 13 veteve duke i shkaktuar vdekjen? Apo po udhetonin te 13-te ne nje autobuz qe u rrezua ne kanal?

Aquamarine

Well nga ata te 13 gjysma u vrane me njeri-tjetrin per konflikte, gjysma vdiqen nga semundjet. Rastesi e cuditshme do te thoja, por toka perfundoi serish tek e zonja e tokes.

Per mekanizmin s’di c’te supozoj. Ka njerez qe thone se ne baze te bekimeve e mallkimeve qendrojne shpirtra qe u atashohen personave te caktuar dhe “i fryjne ne vesh”/ i inspirojne ide te caktuara apo rregullojne/crregullojne fatin e tyre me menyra te tjera. Asgje s’dihet me saktesi sidoqofte, jane thjesht hamendesime.

Pjetermustakuqi

kjo qe kerkon tiku, duket sikur tiku te kete pa ni anderr me ty dhe te kerkoje ty shpjegim,pse ti u solle ashtu ne andrren e tij.
:stuck_out_tongue:

InkuizitoriMoth

nuk ka nevoje te shoh anderr, sepse Aqua asht vete andrra me sy hap, e per kete arsye un i kerkoj mendim, dhe e vlersoj per qendrimin e saj, edhe kur ja kput katunit.

E kjo eshte kostante ne jeten time, gjithnje kam preferuar auidence feminile, me meshkujt nuk bej dot muhabet tamom.

Pjetermustakuqi

Ti po ja kput katunit qe i kerkon hollsina per nje rast si ai,pranaj edhe nderhyna.
Sa per audiencen feminile s’e ke keq,te gjitheve na e ka qefi ni dore muhabet me femna,aq me teper me goca te mencura si aqua.

InkuizitoriMoth

ti po ja kput qytetit se nuk po pyes per hollsira per rastin, por nepermjet rastit ndoshta zbuloj ndonje te dhene per te pergjithshmen, per te cilen jam vertet i interesuar. Nuk kerkova hollsi per 13 vete (po edhe sikur te mi jipte bereqavers), por per te kuptuar nese çdonjeri kishte vdek per hesap te vet, apo te 13 bashke. Kjo nuk dilte e qarte nga diskursi i Aquas. Tani eshte e qarte, e ti vjen e na e qarteson akoma me shume.

Ju te gjithe jeni biseksual gej, sepse ju pelqen muhabeti edhe me meshkuj, ndersa mu nuk me pelqen, me ta bej muhabet prej hallit.

Pjetermustakuqi

Po po,e ndrite fare me ket komentin,do te dhana per rastin,biseksual ,gey futja pordhes.

InkuizitoriMoth

s’qeke n’humor sot. Apo e kan fajin avujt alkolike mashkullore?

dasara mon amur is replying sa here shef qe mund te marri pronat qe si ka marre akoma. Ja kan vjedh fuksat prifta katokomuniste.

Pjetermustakuqi

Mire,mire.

dasara

Pjeter po lene se ka qef me rrejt i çik …
Ketij nuk i pelqen me fol me asnje po lene …
Me ka pas pelqy shume ajo shprehja e mirditoreve
duhet t’ia kishe thene shqip se kshu merr vesh ky lol
’’ Per qaq sa fole …me rr…qto b…e ‘’ lol
Me korrigjo nqs kam gabuar ndonje germe …
Ja tani kur te kapet me mu kamioniste
qe do ngelem pa martu :stuck_out_tongue: lol

InkuizitoriMoth

Pjeter, eshte bere e treta here qe ke shkaktu nje incident te kote dhe pa kuptim, dhe ne te tre incidentet je bere shkak te me versulen hijena mbas ferre qe presin rastin te kafshojne.

E treta e verteta, thote populli. Kaq e pat kjo pune. Ti fol çfar te dush por s’ke per te marre pergjigje me. Here te tjera te kam dhene shume shpjegime, tani s’ka me shpjegime. E kupto vete besoj.

Pjetermustakuqi

Ok. Edhe une per mos me t’dhane favorin e shperfilljes nuk komentoj ma. Kshu edhe problemi i incidenteve zgjidhet,edhe ty te bahet selektimi i deshirum me komentu me ata(o) qe ke per zemer.