86 postime4412 shikime17 gusht 2017 në 04:03 e pasdites
urbantelescope@urbantelescope
Skenari i Londrës-Nice-Berlin-Stockholm përsëritet edhe në Las Ramblas,Barcelonë.
Incidenti ndodhi vetëm pak caste më parë ,kur një furgoni i marrë me qera nga i dyshuari kryesor Driss Oukabir vërshoi drejtë këmbësorëve në një ndër zonat turistike më të populluara të Barcelonës,duke vrarë 13 njerëz e plagosur 80 të tjerë,sipas raportimeve numri i viktimave pritet të rritet.
Policia ka arrestuar dy orë pas sulmit Driss Oukabir, emigrant maroken i cili jetonte legalisht në Spanjë
ndërsa një i dyshuar i dytë ka mbetur i vrarë gjatë përleshjes me forcat e policisë në një qytet vetëm 7 milje larg Barcelonës.
Në sulmin terrorist besohet se janë përdorur dy furgonë të ndryshëm një për të kryer sulmin dhe i dyti për tu larguar nga vendngjarja.
I menjëhershëm ka qënë dhe prononcimi i autoriteve spanjolle , Joaquim Forn ministër i brendshëm dënoi ashpër sulmin terrorist për të cilin përgjegjësinë tashmë e ka marrë shteti islamik - ISIS.
Gjithashtu edhe presidenti amerikan Donald Trump dënoi sulmin terrorist dhe deklaroi mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtë autoriteteve dhe kombit spanjoll, krahas liderëve të tjerë si Angela Merkel , Theresa May , Emmanuel Macron.
E gjitha bota në solidaritet për Las Ramblas !
salben@salben
Tmerr. S’me kane neveritur ndonjehere videot me ngjarje makabre neper internet, por kete s’e cova dot ne fund sepse dergjej dhe trupi i nje femije te videoja qe kishte bere njeri mes kufomave. . Me siguri qe dhe prindi do t’i ishte vrare sepse trupi i femijes ishte vetem fare, asnjeri siper kokes. Vertet tmerr
Tani sigurisht qe do te vazhdojne te ushqehen te djathtet kunder emigranteve. Cdo koment eshte per emigrantet neper faqe, nuk eshte per ISIS. Ka nisur keq kjo puna e emigranteve. Po fryhet gjithnje e me shume e nje zot e di si do te shkoje.
Trump nuk ia mbylli deren marokut. Ia mbylli deren shtate vendeve te tjera. Nga ato shtate vende nuk eshte bere asnje sulm terorrist deri me sot. Nga vendet prej ku kane dale terroriste, Trump nuk bllokoi asnje. AS EDHE NJE!
Keto bllokoi Trump.
Sipas burimeve zyrtare , policia dhe sherbimet e inteligjences spanjolle vitet e fundit kishin kryer shume arrestime te militanteve islamike , qe ishin trajnuar prane DAESH dhe te rikthyer ne Spanje dhe ja perseri i shpetuan keta mostrat e Barcelones.
Eshte Irani sa per te gjithe boten. Kush i indoktrinon,financon grupet terroriste ? Irani , nepermjet mekanizmave lavazhiere te biznesmeneve e organizatave joqeveritare qe operojne ne keto shtete , dhe nga Katari e Arabia Saudite.
Top Channel eshte qesharak fare , mire qe e publikon lajmin 1 ore e ca me vonese , por ende nuk dihet autori dhe motivi sipas tyre, rendesi ka qe shqiptarja filmon
Daniel@Danieli001
Murtaja ka rene kembekryq ne Evrope kryesisht por edhe ne kontinente te tjera… Duhen marre masa ekstreme per te parandaluar perhapjen e metejshme. Keto monstra kur hedhin veten ne ere cfare tjeter presim te bejne… Zoti i bekofte shpirtrat e te vrareve dhe ndihmofte te lenduarit
Kthupi@Kthupi
Ajo ka rendesi gjithmone, si te permendim lidhjen e shqiptareve dhe Shqiperise me evenimentet ne bote, nga njera ane shqiptari me i urryer, nga kjo ane shqiptarja qe filmon, diku tjeter milarderi shqiptar qe s’ka shkel ndonjehere ne Shqiperi, por stergjyshin e kishte nga Domosdova. Shqiptaret kudo.
Si puna e miut ne sumen e elefantit
Kur je i vockel ku e ku te besh pershtypje ne sy te botes per mire apo per keq… ska rendesi vetem te kapardisesh maje plehut…
Ke te drejte por rasti Shkrelit fliste mbi ate si person , dhe etiketimet jane preferenciale ne nje blog kolektiv si peshku.
Ndersa Top Channel mbahet si nder mediat kryesore te pavarura ne Shqiperi , tani bej krahasimin ti ne shpejtesine,kredibilitetin dhe interpretimin e informacionit , midis nje qytetari qe shkruan ne blog si une dhe industrise gazetareske me miliona leke buxhet vjetor , qindra gazetare , studio , regji , analiste , burime zyrtare.
Shkrelin nuk je vetem ti qe e quajte shqiptar madje ti kishe nje qellim, ndoshta per te ngjallur debat. Po faqet e gazetave qe nuk kane se c’nxjerrin duke e quajtur ashtu? Sidoqofte une po flas ne parim, jo vetem per ate rast. E ka gjithe Ballkani ate huq, perfshi dhe Greqine, a thua se po shton krenarine kombetare duke gjetur lidhje vk me njerez te rendesishem apo evenimente ne bote. Tani do na dali ndonje polic spanjoll me origjine shqiptare, ose shoferi i ambulances. Mbase dhe ajo goca qe ja dha makinen me qera marokenit eshte shqiptare dhe duhet te shkruajme edhe per ate.
Tani e pashe por orarin nuk e jep, ne facebook kane postuar kete para gjysme ore dhe 1 tjeter para 1 ore ku thote qe Isis merr persiper sulmin , ku serish jane ne perplasje me veten se tek ky thote qe e merr ISIS persiper te pasardhesi thote qe nuk dihen autoret dhe motivet. Hajde merre vesh.
ACDC@ACDC
Jane 13 te vdekur dhe 100 te plagosur.
Ska mundesi nuk i bejne muslimanet keto gjera se jane te integruar plotesisht ne BE,bile jane me europiane se europianet.
Do ta kene bere KKK apo Trumpi vete.
Ja te vije shoqja @gjembi me ca te tjere dhe te fillojne justifikimet.
STALKER@STALKER
Ironia é fatit: pothuaj te gjithe viktimat janë turiste. Në nje qytet të mbushur me parrulla të tilla:
Rreth ketyre parrullave, STALKER, " Turiste shkoni ne shtepi" , tv CANVASI dha para 1-2 muajsh, nje program interesant ku ne disa qytete turistike, si Barcelona, Venezia, Dubrovniku, e noi tjeter, ishin krijuar organizata qe sensibilizonin opinionin me te tilla parrulla qe flisnin kundra turisteve, dhe ata ankoheshin se; turisten e bejne qytetin pis, ngrejne çmimet, etj.
Para dy ditesh u kthye nga Barcelona nje shok i punes, ku ndejti nje jave, dhe thosh se pas ores 12-1 e nates, policia fillonte drurin ndaj turistave te dehur qe bridhnin kot me kot dhe bertisnin, e kjo gje per shkak te ankesave te qytetarve qe thonin se te nesermen iu duhej te iknin ne pune, e se nuk kishin mundesi te flinin nga zhurma e turisteve.
Ne Bruksel flitet frengjisht dhe hollandisht, keshtu qe mos e boj ate gafe kthupo. anglishtja flitet per hobi, sport, ose kur kane te bejne me noi britanik, bangladeshas, pakistanez e indjan .
Nuk besoj. Une isha ne Bruksel dhe Paris kete vere, madje ne Bruksel qendrova ne lagjen Molenbek ku jane marokenet. Shikoje prezence ushtrie dhe policie me shume, po persa ju perket turisteve prape aty ishin.
urban tartakuti, e ke llafin per Brukselin, se per mua, une kam çdo nate vit te ri, tani sapo e mbylla ngllenken e fundit, po ti je i ri ketu, nga ata qe fluturojne me pras ne byth, siç ta tha dhe Tolia, se komentatoret e vjeter e dine shume mire se sa frike kam une.
Ska zgjidhje. Le te shpresojme se nje dite do merziten keta vete nga keto vrasjet masive. Ne ndodh kjo shpetoi Europa. Se tjeter ska, i ka legalizu me gjenerata te tera dhe nuk i shkul dot me.
Te paska kaluar keq o pjero gllenjka fundit, mos ke pire mushte per vere te 1900 ?
Une per Brukselin po flisja , kush tu drejtua ty , pastaj ti je i mbrojtur , a i ke kolege pune terroristet potenciale ?
Irani “bektashi” s’ka lidhje me DAESH-sistet wahbaiste qe nxiten nga Arabia Saudite dhe vend te tjera te Gjirit. DAESH eshte suni, kundra sekteve te tjera myslimane.
Me fal zoteri, pse qeshni me pecogroset e Brukselit te cilet kane ne dore fatet e botes? Per me shume referoju letres drejtuar Presidentit Metaj, si dhe, gjithmone, vq.
..... ......@InkuizitoriMoth
oh mama! si eshte e mundur te ndodhin gjera te tilla!?
Autori i sulmit dyshohet se eshte nje djale 17 vjec nga Maroku. Nderkohe sot naten policia Spanjolle vrau 5 persona te cilet tentuan te kryenin nje sulm te ngashem ne nje qyteze prane Tarragones.
Political correctness eshte ajo qe e mban pushtetin larg duarve te ekstremisteve.
Republikanet e tjere nuk jane budallenj qe mbeshtesin political correctness. Perkundrazi, jane me te zgjuar se Trump e kane me shume pervoje ne politike se nje kllloun programesh televizive.
Trump doli kunder political correcntess dhe u dha ze supremacisteve te bardhe, ekstremiste. Si pasoje e shmangies se political correcntess nga trump u zgjuan ekstremistet e majte gjithashtu. Po vazhdoi, do zgjohen dhe ekstremistet e zinj, pastaj latine, aziatike, hebrej. Apo kujton se do te rrine urte? Sa me shume te shmanget political correctness, aq me shume vemendje do te marrin ekstremistet. Hera e fundit qe situata ishte ne dore te ekstremisteve, ishte Lufta e Dyte Boterore. Pas luftes se dyte hyri ne loje political correctness dhe e kane ruajtur si syte e ballit, sepse e dine c’ndodh pa te.
..... ......@InkuizitoriMoth
kush eshte i interesuar per politike, ne kuptimin qe eshte i infektuar nga kolera e politikes e njeres prej boleve majtas djathtas (e ka per kulture familjare), ta do mendja qe ndjen nje gezim cinik nga keto ndodhi. Kto keqardhjet e shprehura ne publik jane hipokrite formale ne shumicen e rasteve, njesoj si per vizite ne rast vdekjeje shprehja “per kry t’shnosh”, fjale sa per te thene, e ne fakt duke qene ne gjendje emocionale sholle gomari.
Emocionalisht mediat moderne kane zevendesuar spetaklin e luftimit midis gladiatoreve ne amfiteater romak, spektatoret shofin gallate si vriten e priten te tjeret duke bere like me gishtin e madh poshte ose lart. E vetmja meshire ose empati i bie te jete edhe ajo egoiste: identifikimi me gladiatorin e vene poshte, frika se mund te jesh nje dite ti vete ne te njejten gjendje. Por edhe kjo trasformohet ne kenaqesi personale: nuk jam une qe po vdes, eshte tjetri, naplaby un per vete jam mir ktu tek shkallet e stadiumit tu bo i dor muhabet me Belulin per te ardhmen e kombit ne futboll.
Political correctness eshte ajo qe mban pushtetin larg duarve te njerezve te thjeshte ,qe i opreson me terma dhe
frike autoritare demek per hir te demokracise.
Jo popullin, por ekstremistet. Ne nje vend me shume etni, korrektesa politike eshte e domosdoshme. Nuk mund te jesh i lire te ofendosh njeren etni, sepse do te kete edhe pergjigje e si pasoje situata del jashte kontrolli dhe humbin te gjithe, edhe ata 90% qe s’kane faj.
Po dhe kjo sjell simpatizimin dhe tolerimin e nje etnie te caktuar kundrejte te tjerave , situata nuk del jashte kontrollit per shkak te ofendimeve ,cdo shtet i ka mjetet per te nderhyre ne raste te vecanta, por media dhe aktore te caktuar i fryejne zjarrit , duke e maskuar sic thua ti per te miren e te gjitheve kur ne fakt me shume ben dem se mire.
Une e kisha per gezimin ciniko-politik qe thua ti, jo per trasnformimin ne kenaqesine personale. Per njerez qe ndihen te vertetuar per “teorira” qe kane permendur me pare, dhe presin situata te tilla per te treguar udhen.
Sa per ty, mire qe po flet me Belulin per futboll. Te isha si Beluli ama s’do flisja me ty.
Bektashizmi nuk eshte pjese e Shiiteve @gjembi. Thjesht ne krahasim me sunitet ka me shume ngjashmeri. Bektashinjte jane nje nder tarikatet e sufizmit, nje nen-ndarje me e vogel se dyshja e madhe
Une e permenda implikimin e autoreve te sulmit sipas autoriteteve spanjolle qe thane jane trajnuar prane DAESH,
por kjo se mohon faktin e perfshirjes dhe interesave qe ka Irani , ne te gjithe sferen e terrorizmit sot bote.
Por ja sic tha dhe pemaa , bektashizmi s’paska lidhje me Shi’i-t e Iranit.
Mbi te gjitha kryteqeja eshte ne Shqiperi , ketu e ka marre zhvillimin si fe se s’ka pas perplasje me keto te tjerat.
kurse un nuk e kisha kaq te sofistikuar per teoriciene qe bejne teorira, e kisha thjeshte per lapanjosa blogu qe ndjejne kenaqsi te fshehur me hipokrizi nga diskutimi per vdekjen e tjetrit, njekohesisht ndjejne te njejten kenaqesi kur me shum edukate kerkojne te fusin ne sherr te tjeret per te pare vdekjen perseri ne nje forme tjeter.
..... ......@InkuizitoriMoth
meqe gjembi doli nga tema sipas zakonit, po dal edhe une si koleg i saj:
Absolutisht s’dua t’ju fus ne sherr, me apo pa edukate. Por ti futbollin nuk e vlereson. Kurse me punen e kenaqesise se fshehur me hipokrizi nuk duhet te jesh kaq i bindur qe e ke mire, po nxitohesh. I jep shume rendesi vetes dhe e konsideron gjithmone veten te sakte. Kete gje ne peshk e shfaqin zakonisht kureshtari, shkaba, ky profesori i koheve te fundit dhe ti.
perkundrazi un futbollin e vlersoj shume, panvarsisht se tani nuk diskutoj me per te. Ne fakt te pelqen apo jo, futbolli eshte superloja pare vetem nga pikpamja objektive, mjafton fakti objektiv qe eshte loja me e pelqyer dhe me e ndjekur ne bote.
Ndersa per punen e kenaqsise qe sjell vdekja e fshehur me kenaqsi, nuk kam faj un qe per kete çeshtje nxitohen Dostojevskij, Tolstoj, Frojdi, Shkaba, Ilia Topja dhe ndonje dyzine figura te tjera te te njejtit kaliber.
I kom thone disa here mos nxitoni, por nuk ma ndigjojne llafin.
Adi B@Adi
Funderinat islamike godasin Finlandën kësaj radhe.
2 të vrarë dhe 6 të plagosur gjatë një sulmi me thika nga ndjekësit e fesë së paqes në Turku. Evropa është në gjendje lufte dhe libturdët vazhdojnë dhe fusin kokën në rere duke ju shmangur realitetit të hidhur
Adi si qe puna, na i shpjego me dy llafe, se sa per ate qe thua;
"… nga ndjekësit e fesë së paqes … "
te gjitha fete e rrymat , keshtu thone; Ne jemi feja e paqes.
Maks@maksmeto
A mund te ma shpjegoje njeri , perse behen keto akte? Pse mosha e terroristeve nuk i kalon 19 vjetet? Kush e organizon dhe mban gjalle ISISIN dhe ideologjine e tij?
Behen per te mbajtur gjalle kauzen, luften e lindjes ndaj perendimit, islamit ndaj botes se krishtere.
Ka edhe mosha me te medhaja , por kryesisht mosha 20 e poshte jane persona qe ne adoleshence ose femijeri jane prekur nga “diskriminimi” pas 11 Shtatorit, kur e gjithe bota filloi ti shikoje me medyshje myslimanet qe kishin dekada qe jetonin atje ku jetojne. Duke para ndarjen “ATA” dhe “NE” , ne shume raste keta individe i rikthehen rrenjeve te tyre, prane komuniteteve myslimane e xhamive , qe ne te shumten e rasteve per shkak se predikohet ne arabisht e dialekte te ndryshme jane perdorur si platformat kryesore te indoktriminit te te rinjve , per ti bere luftetare te kauzes.
Pastaj eshte interneti, media sociale, lajmet nga vendlindja , propaganda qe perendimi eshte fajtore , qe i shtyne te lidhen e te krijojne kontakte me rekrutues celulash ane e mbane globit. Ka shume e shume arsye , por asnje se justifikon burracakerine e nje akti te tille.
ho t’shofim ty shpjegoje i her pse, sepse Ilia Topja ja ka shpjeguar teleskopit, qe vezhgon dhe nuk fotografon, se keto gjera i ka sajdis Mossadi ne menyre qe te perhaper problemin e shtepise edhe ne shtepi te tjetrit.
Kurse njoni ktu qe s’do qe ti permend emrin, e ka shpjeguar punen e 19 vjeçareve duke bere analogji me luften e Spanjes, me pune hormonesh: njesoj si Mehmet Shehu, Petro Marko, Heminguej e shum te tjere intelektuale te shquar shkuan ne Lufte te Spanjes per te pallu ndonje muçaçash e njekohesisht per te vra fashiste (eros-thanatos).
E vetmja enigme eshte: mir qe atehere s’kishte pampore te medhej per te bere qef duke vizituar boten, po kta 19 vjeçaret e sotem pse nuk ja hipin pamporit t’moth te Deli Muçollarit njesoj si Mimoza Llastica?
I modho, ç’tu desh qe u bere admin mo! ka me mire se te jesh vetvetja, se kshu duhet ti permbahesh disa rregullave te ppu kur ke ne dore fshirsen, marr shkas nga nje koment qe po pysnje aquan per detiren e re, lerja gjembit kete pune.
jo me gjembin e kam mire, un nuk i hedh kurr poshte koleget, pavarsisht divergjencave ideologjike.
eduart@Edi
Mirdita te gjithve. Jam ca me vones te tema por smunda te rrija pa e dhen mendimin . Esht e thjesht te shash apo akuzosh njerin apo tjetrin per ate poshtersi ne Barcelon , por un jam i mendimit te shikohet varianti QUI BONO (ke ndihmon) kjo ndodhi…
eduart@Edi
Katalanet duan te ndahen nga Spanja dhe ne fund te shtatorit fillim tetorit do behej referendumi … Kur nje shtet esht ne gjendje gadishmerie smund te behet referendum . Dmth qe jan rryma te tjera pas kesaj poshtersie .