Nqs ju do te ishit Kryeministri i vendit cfare idesh apo propozimi do te kishit per te nxitur dhe hapur vende vune per te rinjte cfare reformash do te merrenit per punesim dhe edukim rinor.Cfare reformash douhet te ndermerren qe te behet nje ndryshim i dukshem ne edukimin dhe punesimin e te rinjeve ne Shqiperi.
Ide dhe propozime per punesim dhe edukim rinor
- mesimi i gjuhes angleze ( jo ne nivel disfunskional si sot, por qe realisht te arrijne te flasin rrjedhsem me nje hamerikun)
- Bursa 100% per te gjithe ata qe bejne it
Ne kete menyre per 5 vjet krijon tru qe mund te kape pune ne perendim, e lulezojne startupet
Marr shembull Iranin: i eshte cenuar vazhdimisht cybersecurity aq sa jane paralizuar institucione te tera shteterore. Ne pak vite filloi nje fushate intense trajnimi dhe tani jane leaders ne cyberdefence.
Pjeri do thoshte qe duhen zgjidhje mikro, jo makro te problemeve mikro.
Problemi qendron tek sistemi. Duhet riformuar sistemi! Mund te besh nje reforme shume te mire te arsimit e cila me pas deshton sepse ti del shume i talentuar nga bankat e shkolles po nuk ka treg pune. Nje reforme e vetme ne nje dikaster te vetem ne nje vend si shqiperia eshte e destinuar te deshtoje. Reforma ne arsim duhet patjeter te perkoje me modelin qe ne duam te kemi sot e te pakten 20 vjet. Kemi lene mbas dore shkollat profesionale ku sipas meje duhet te fokusohemi me shume. Nuk jam ne parim kunder dhe idese se numrit te mbyllur ne universitete. Problemi qendron se mungon me pas meritokracia, nuk do te hynin ata qe jane te zotet po ata qe kane nje fis te madh, miq ne peshe apo leke shume. Kjo per shkak se ne jemi thelle thelle nje shoqeri tribale. Ecim akoma me fise. Nje nga reformat qe do bere eshte heqja dore nga favoret. Ne nje vend si Shqiperia berja e favorit perkon direkt si ne nje sistem mafjoz me marrjen borxh. Un te bej nje nder qe neser ti tma lash ate nder. Ne situaten qe jemi sot nese nuk ndermerren disa reforma per te ndryshuar sistemin cdo reforme e vetme dobte deshtoje. Reforma ne arsim psh duhet te perkoje dhe me reformen ose me hapjen e fondeve per krijimin e nje klase sipermarresish. . Shteti tek ne eshte dorezuar te beje thjesht rolin e nje demokracie liberale pa asnje forme ndihme per klasat me ne nevoje pa nje program real per ndermarrjet si e sa e donosdishme psh eshte qe ne shqiperi te kemi bdermarrje vendi te medha… shqiperia po kthehet ne nje shtet libertin. Krijimi i vendeve te punes mund te kete nje input ne fazen ku jemi vetem nga faktori shtet. Faktori privat nuk ka asnje strategji dhe eshte nje faktor i droguar ku ne shumicen e rasteve kapitalet perdoren jo per te krijuar vende pune e kapital tjeter por thejsht per te pastruar te kaluaren e piset te pronarit te parase. Nje problem i madh eshte dhe veshtiresija per te marre hua nga bankat. Radte jane ekstreme. Mungesa e nje garancie te pakten per te marre nje hua per nje qutetar apo nje person qe don te hapi nje minibiznes eshte goxha problem. Shteti ne kete rast mind te nderhyje si nje garant. Te hapesh vende pune ne nje treg global ku kontrollori/shteti i ka lene dore te lire merkatos te beje si ti doje qejfi eshte nje problem. Mos mbrijtja e prodhikit vendas krijon probleme si mollet e korces qe derdhen rrugeve apo qumeshti i shqiperise se mesme qe po lan rruget ne keto dite protestash…argumenti eshte shume interesantbpor shume i gjate. Nese nuk ka nje vullnet te forte per te ndihmuar privatin qe te rritet e te hapi vende pune e shoh si goxha problem deri sa alternativa e vetme e vendit te punes mbetetbose shteti ose shteti…
pse duhet imagjinuar te ishim Kryeministri i vendit nese do interesoheshim per punesimin dhe edukimin e rinise
shume dakord, me duket e drejte sepse nje nga semundjet me gerryese shoqerore tani per tani. Dhe eshte rrenja qe rrit e zhvillon edhe korrupsionin.
por nuk c’rrenjoset me reforma administrative por shoqerore. A e ndermarrin dot te rinjte nje levizje kunder tribalizmit te kalbur, te rrenjosur ne mendjet e brezit paraardhes tyre si psh prinderit e me radhe,
A jane te zote te rinjte te gjejne perbashkesine mes tyre per meritokraci ndaj njeri tjetrit…
Po per t’i dale kunder korrupsioneve te vogla apo favoritizmit, nga me te rriturit dhe te ushqyer nga marrdheniet familjare…
Te rinjte jane pjesa me ne gjendje nga gjithe brezat, per te realizuar nje reforme shoqerore te tille kundra gjerave te vjetra sic thuhet ne citim
Kush? Cilet te rinj e keni fjalen shok?Ne se e keni fjalen per te rinjte mbi 18 vjec, shteti thjesht nuk duhet te bej asgje ! Edhe kjo paranoia me konvikte qe i ben shteti per studentet eshte nje idiotesi ! Konviktet jane te Universiteteve,te cilat jane autonome ! U takon atyre nepermjet tarifave qe mbledhin e grante te tjera qe ti regullojne e jo shtetit ! Ashtu si bazen matriale e te tjera ! Ne se nuk jane ne gjendje , ateher te falimentojne ! Ne boten kapitaliste falimentojne e mbyllen spitale shteterore e jo me universitete ! Kurse ne Shqiperi doli edhe FSHF e kerkonte ndihme nga shteti per te vazhduar kampionatin e futbollit (me parazit nuk behet)… prite ndonje dite njerzit do dalin ti kerkojne ndihme shteit per femijet qe u qajne brenda ne shtepi !! 18 vjec nuk them se duhet te cash malet por edhe muhabetet me shtet sikur… !! Nen18 vjec shteti duhet te bej shume! Te filloj duke detyruar c’do femije nga 7 deri ne 18 vjec te eci ne kembe per te shkuar ne shkolle nen distance 3km nga shpia ! Te ndaloj me ligj autobuza,furgona e makina private qe bejne shoqerimin e femijve ne shkolla ! Ne se duan ti shoqerojne ne kembe ! Te detyroj te gjithe nen 18 vjec te merret me aktivitet jashte-shkollor, sport, muzike,art e ca ti pjell mendja, vetem te leviz ! Kush refuzon te bej kete, te mos i jepen me falas librat shkollor (cikli i ulet) ose te paguajne priderit nje tarife nese nuk duan qe femijet e tyre te meren me aktivitete jashte shkollore (cikel i larte) ! ahh…dhe i hiqni ato sufllaqet …
Shyqyr qe nuk jemi thuaj
Mos beni lufte, beni seks!
(dmth luftoni ndryshe, perleshje trup me trup, gjuj me pistole me lengje seksi)
Po ndonje ide per te hapur vende pune per te rinjet ka ndonjeeri cfare mund te behet?
Vende pune ku? Ne cfare qyteti? Jo te giitha qyetetet shqiptare jae njesoj
Israeli , dhe vendet nordike kam me qindra startup, qe nisin aty, bejne fun raising ne usa, marrin miliina, e me pas ose kuotohen ne burse ( Spotify) ose i shesin ( waze)
Te besh nje gje te till, duhet te kesh shume te rinj, te papune e me deshire per te studiuar. Po i pate keto ( dhe shqiperia i ka) ke vetem nevoje pee politika te qarta, e qeveria te shkoje all in ne ate investim.
Per informaticienet, ne cdo cep te globit ka pune sa te duash, por cuditerisht rinia shkon per juridik
thone qe per informatike dhe programim duhet te jesh i mire ne matematike.
Nese do te arish tek top 1% , te krijosh algoritme te reja apo merresh me motore grafike 3d, perndryshe matematika e xhimnazit shqiptar, eshte me se e mjaftueshme
0.1. Mesimi i gjuhes shqipe.
Shqipja spin uje, meso anglishte dhe gjuhe programimi, dhe i ke dyert hapur
Kopjoni sistemin gjerman e arsimit prefesional .
pyetja eshte shume interesante ![]()
pune apo vune ![]()
nese une do te isha kryeminister, do te kisha vene ne zbatim idete qe ndodhen ne VQ apo do te ndiqja modelin perendimor, megjithse ketu eshte e njejta gje ![]()
une nuk kam shpikur noi gjo te re aty, thjesht kam shkruar eksperiencen qe vendet perendimore ndjekin.
do te shtoja qe do te nxisja investimet nepermjet obligacioneve te ndryshme, gje qe hap mijra vende pune.
Ne çkuptim e ke fjalen per edukim? Shprehu me konkretisht po pat mundesi.
Kam pare njerez te cilet nuk kane ndjekur nje formim klasik universitar ne informatike qe kane ecur me mire se ato qe e kane ndjekur. Programet klasike priviligjojne formimin e pergjithshem ( integrimi i matematikes ne kursus psh) kundrejt atij te specializuar: nje personi qe ka mbaruar tre vite universitet i duhen dy vite master per t’u specalizuar per te pase akses tek nje pune qe e ben edhe nje qe ka mbaruar nje kurs profesional pas shkolles se mesme. Keta te fundit adaptohen me mire besoj sepse ndjekin gjithnje formime te specializuara dhe te perditesuara ne funksion te ndryshimeve ne boten dixhitale.
Nuk them qe njera eshte me mire se tjetra sepse institucionet universitare kane nevoje te garantojne nivel te larte formimi, por ndoshta nuk eshte medoemos rruga me e pershtatshme per t’u formuar.
" … Holanda sot konsiderohet një superfuqi bujqësore nga fermerë e specialistë bujqësorë kudo në botë, e si shembull që duhet ndjekur, por pesha e bujqësisë në GDP kombëtare është më pak se 2%, e po kështu Italia, Franca, vende me prodhim bujqësor edhe më të madh. Greqia, aq e ngjashme në klimë, gjeografi e mentalitet, e ka 3.5%. Në vendet fqinjë, Maqedonia e ka 9.5%, Serbia 6% pjesën e bujqësisë.
Në vitin 1970, pesha e bujqësisë në GDP e Turqisë ishte 40%, në Korenë e Jugut 27%, në vitin 2017 janë bërë Turqia 6%, Koreja e Jugut 2%…"
nga MONITOR
Nje nga shtyllat e ekonomise, eshte e duhet te jete edhe turizmi shendetesor, siç kam thon para 15 vjeteve
Informatika mesohet edhe vete si autodidakt, por eshte me e lehte kur je rrit me kompiuter tere jeten, e ke qene i eksposuar ndaj teknologjise. Normalisht nje 10 vjecar qe nis e meson do kete me shume shance se nje 18 vjecar qe nis informatiken nga hici, por shkolla mund te jete mombardimi i masave qe mund te krijojne dicka.
Informaticien behesh edhe 30 vjec.
Shkollen e ben kariere akademike, jo se meson realisht profesionin. Gjerat do i mesosh kur te dalesh ne pune, por te pakten do kesh bazat.
Ishte lapsus doja te thoja pune por nga shpejtesia shkruajta vune.
xperson, çfar pune boni aty ne shqiperi
dukesh qe je i ri ketu, se normalisht, ide per punesim, une kam dhone me dhjetra, per te mos me qindra,
Pjeri jo vetem qe ka dhon me qindra ide per pune, por ka dhone edhe ide qe bejne qindra pune:


Idete e tua jane per makro. personi po pyet per mikro.
e dashur, a i lave pjatat apo jo 
ne je e zonja, sille me link ate intervisten me peshqit ketu, qe eshte e dhjetorit te 2014
une u perpoqa ta sjell, por nuk e nxjerr dot, siç e nxirrja gjithmon
ai truri i Peshkut, Penari, çoç ka ngatarru perseri
ku eshte xpersoni, te lexoje kete dhe te nxjerri konkluzionet ;
Pjer, eshte edhe ky si konkluzion, shif sa pretendente ka per tu bo magaziniere ne Perendim:

vend mahnitës, larg turmave të zhurmshme

gjembo, a e sjell dot ketu, ate intervisten e dhjetorit te 2014 me peshqit ketu
Jo pjero nuk e sjell dot.
pse, per ç’arsye
Nuk e kam. Pyete njehere Pjerinin mos i ka ai shkrimet e tija.
une e kam ne usb, ka dale tashme edhe ne liber, por dikur e nxirrja direkt nepermjet arshives, klikoja tek dhjetori i 2014 dhe e para qe dilte ishte Intervista, mirpo tani arshiva nuk hapet
Atehere per cfare me kerkon mua kur ti e paske? Arshiva nuk hapet se eshte sistem tjeter. Une nuk kam gje ne dore te hap apo mbyll arkivat.
tek puna, me nje njeri inteligjent, harxhoj gjysem minuti per ti shpjeguar diçka, ndersa me nje budalla, harxhoj 10 minuta.
si eshte me mire, ta sjell me link apo te ter intervisten nga usb
Nje i mencur si ti kur e sheh qe nuk eshte me ne arkive vazhdon dhe shpenzon 10 minuta qe te kerkoje dicka qe nuk behet dot.
po pse , eshte keq te pyesesh nje me te zote se ty ne kompjuter (e ketu e kam llafin per veten time, prandaj tu drejtova ty), aq me teper qe je dhe admine, e mund/duhet te me ndihmosh.
Edukim e ka fjalen per arsimim, pra ide dhe propozime per punesim dhe arsimim.
" … Lars Pedersen, drejtori ekzekutiv i Vineyard Wind, mbetet optimist. “Edhe pse ne po përballemi me një sistem rregullator sfidues, me ligje të shumta dhe të ndërlikuara, vazhdoj të mendoj se kjo është një mundësi e mirë dhe e madhe nëse ne do t’u ofrojmë vende të reja pune dhe një çmim më të ulët të energjisë banorëve të këtij rajoni”, tha në fund ai…"
" … zhvilluesit europianë kanë filluar që ta luftojnë këtë gjë duke e fshehur identitetin dhe duke u vendosur firmave të tyre emra amerikanë…"
Ka vetem nje gje te hajrit qe mund te beje shteti per te rinjte: Te mbylle gjithe universitetet qe genjejne kot me kot te rinjte se po marrin dije te vlefshme per tregun. Te mbaje ne kembe vetem dy apo tre te cilat ti forcoje mjaftueshem per te nxjerre eliten e re te vendit. Sigurisht pa “miqesi” e perzgjedhje te njeaneshme. Ata qe nuk shkojne ne universitet do detyrohen te gjejne profesione e mundesi te tjera jetese. Duke shtyre 5 vjete minimalisht ne universitet humbasin kohen me te mire te jetes se tyre ose duke genjyer veten se “ka perendia” pasi te mbarojne, ose duke milituar neper parti qe fale nje cope letre “me 10-ta” te gjejne nje vend pune ne administrate ku serish do parazitojne.
Po humbasim te rinjte me te vlefshem sepse gjejne vetveten jashte Shqiperise, nderkohe qe ikin me mendjen per te mos u kthyer me, sepse Shqiperia nuk i trajton ashtu si duhen trajtuar : tu shfrytezoje aftesite e dijet, dhe jo ti perndjeki sepse jane “shume te afte per Shqiperine”.
Sa per edukimin, mendoj qe duhet filluar me prinderit, se po rrisin femije gjithnje e me agresive e gjithnje e me egoiste. E kane mbledhur mendjen ata qe kane mundesi ekonomike , qe nje dite do i dergojne jashte Shqiperise, keshtu qe pune e madhe, bomba te bjere ketu, rrafsh te behet, ne femijet po i projektojme per jashte shtetit.
Kjo mendesi i ben indiferente ndaj realitetit shqiptar, i ben zhvates te Shqiperise dhe servila per arritje afatshkurtera e privilegje qe u mundesojne “endrren per femijet”.
18 vjeç tu japin këmbëve e të studiojnë jashtë. Zërë se ikën në ushtri. Shteti ti ndihmojë me bileta dhe procedura nëpër ambasada. Aq rini sa ka Shqipëria i edukon Europa krejt kollaj.
Me mihra janë ik të studiojnë në Itali, e gjysma e kanë mbaruar.
por çfar do thote bleta per edukimin rinor 2 vjet me vone?
Per pune nuk e di, por per edukim:
Do e beja rinin te jete krenar
Jo krenar per shqiperin, por per veten!
Kemi te ri me pordh, kemi te ri mistrec, kemi rini mendje mushk, por skemi te ri krenar
Si shembudh jo aq i forte: Bebe Rexha. Dribranja e famshme ne tegjith boten, merret ne intervist nga nje piciruk shqipetare dhe Bebe nuk don te flasi shqip sepse nuk din te flasi gjuhen letrare. Pra edhe asaj ja kami fut infirioritetin ne palce. Ndersa ne Angli, le te jen fshatar Irlandez, Skocez, apo welsh, VIP-at flasin pa ju levizur qerpiku (sic flasin Kosovart)
Shembulli real: Nje profesoresh (ne nje intervist) tha qe cdo vit ben nje experiment me nxensat e viteve te para ku ju kerkon te prezantahen. Tegjith, sipas saj, thone te njejten gje:
Un quhem …
Jam … vjec
Vi nga …
Sipas profesoresesh skan respekt per veten, ndihen te pa vlere qe te harxhojne kohe per te folur per aspiratat e tyre.
PLANI IM
Do i jepja rendesi shkolles fillore dhe te mesme. Do kerkoja qe nje individ qe del nga shkolla e mesme te jet i formuar si nje qytetar me dinjitet qe ka aftesi per te kontrubuar ne shoqeri. Qe universiteti te jete me te vertet opsional dhe jo jetik
Ne shkolla do fusja konkurse kombetare. Ku e di un: konkuse shahu, futbolli, krimtari letrare, dhe piktur. Tegjith shkollat an e mban shqiperis te kene hapsir per ti trajnuar ato femi me talent, dhe te behen turne an e mban vendit per te garuar mesh shkollash.
Do vendosja 2 ore ne jave (oraret e dy lendeve ne nje) ku te flitet per ceshtje sociale: seksin, varferin, technologjin, zakonet shqipetare, krenarin.
Profesor Fuga do fuste dhe lende qe jan enkas per krahinen, pra shkollat afer maleve do kishin lend se si te ngjisen malit dhe c’fare vlerash ka mali ne fjale. Shkollat pran detit do kishin lend per notin, peshkimin, etj. Po prap Fuga, do fuste lende per djalektin e krahines se shkolles (keto i ka ne nje artikul ne facebookn e ti)
Mendoj se shume parime ne vendin tone shkojn per lesh se as kush nuk ka kranarin qe ti mbaj gjall.
Cdo palo njeri: pseudo-intelektual -gazetare -analist apo pseudo-politican mund tja fus kot dhe skemi nje baze morale kolektive qe te them “epo kjo kalon cagun”
Ne fakt ne e kemi nje baze morale, por e kemi ate baze qe na ka len Enveri. Nuk jam i bindur se cfare mendon ka masa per nje film ose liber, por jam 100% i bindur se cfare mendon masa per transexualet (Morali qe na ka lan Enveri e ka te qarte opinionin per kete kategori njerezish)
Me falni per gabimet ne shkrim, do ti korigjoj nese i kapi ndonje here tjeter.
I kemi patur, po u quajten kusure te komunizmit. Nuk e di nese jane akoma. Beheshin konkurse muzike ne gjithe Shqiperine mes shkollave 8-vjecare qe kishin klasa muzike psh. Ose olimpiadat e ndryshme ne shkenca ekzakte ose gjuhe te huaja.
Edhe kjo ne nje fare menyre ka ekzistuar me pare. Psh qytetet bregdetare neper shkollat 8-vjecare nje klase e cdo viti ishte ajo qe quhej klasa e notit. Gjithe nxenesit ne ato klasa (8 klasa gjithsej) ne oren e fizkultures dhe ne orare te tjera pas shkolle sterviteshin ne not. Beheshin spartakiada mes shkollave te notit, si dhe disiplina te tjera. Gjithashtu ne mesimin e gjuhes, disa here na kerkohej ose benim si tip konkursi kush sillte fjale te vjetra apo krahinarizma qe ose nuk perdoreshin me, ose perdoreshin rralle dhe nxenesit e tjere mund te mos e kishin shansin per t’i degjuar me pare. Si sot me kujtohet nje fjale qe kisha sjelle une ne nje “konkurs”: sitil.
Qe i kemi pasur konkurset e di.
Tani ne kemi shkateruar vepra jetike se menuam qe po shkaterronim Enverin, por cdo gje kemi shkaterruar vetem mentalitetin komunist jo.
I kam/ i kemi par neper filma qe ato jan pikerish shembujt me te mire. Formojne ate qe thash, karakterin dhe krenarin per veten.
Ndersa per pjesen tjeter nuk e dija, por fantastike dhe ajo.
Si duken gjerat, do na duhet shume kohe te ndaj sharpin nga sheqeri, mentalitetin dhe doktrinen komuniste me faktin qe keto qe komunismi ja ka qelluar ti bej mire, nuk na ben ne komunist nese i praktikojm dhe ne.
C’fare do thote sitil?
Sitil- ne mos gaboj quhej nje kane uji, por metalike, e kallajisur. Ose e ngaterroj me fjalen mastrape/mashtrape ose jane sinonime.
Ne qytetin tim ishin 2 shkolla 8-vjecare, njera kishte muzike, volejboll dhe not si aktivitete, tjetra sporte, kryesisht futboll. Ne varesi se ne cilen pjese te qytetit banoje, do regjistroheshe aty ku te takonte, s’mund te veje te cilado shkolle, vetem po te kishe mik. Une kam qene ne klase muzike disa vjet, pastaj kalova te noti dhe volejbolli se s’me pelqente mesuesja e re, kishte dore te rende
Mbaj mend qe kam gjezdisur neper Shqiperi me konkurse muzike e me vone me spartakiadat e notit.


