Gjysma tjetër e vëllezërve Farrelly (“Green Book” – film amerikan me regji të Peter Farrelly)

53 postime 3503 shikime 9 shkurt 2019 në 12:11 e pasdites
varik

Kushedi sesi i duket italo amerikaneve ky film

Albano-id

aha, nuk e dija qe e kishin bere rregjizoret e the heartbreak kid, nje prej komedive me te mira te viteve te fundit, pa dyshim me te sukesshme.
Sigurisht qe perben thyerje mungesa e komedise kesaj here, edhe pse kimika, reaksioni dialektik eshte i ngjashem; kemi teze ( pianisti, zezak, i rafinuar dhe delikat) anti teze; jugu( rracist) i eger, dhe shoferi italian, qe meson ti shkruaje letra romantike te shoqes, sinteza nepermet nje rrugetimi te gjate e te pasigurte.

korriku

llaku (shkelqimi) në aparence mjafton te kruhet pak fare dhe zbulohet nje film shume më ekscentrik se sa duket.

ka ardhur puna ne holliwood qe nese ke pune te sakte mbase duhet ta veshesh apostafat me neoliberalizem, me skematizem e me aparence holliwoodiane qe t’ia rrembesh statujen e arte akademise - dhe parate ne fund te fundit.

ai bazohet në nje histori te vertete, pra eshte biopic (historia e Don Shirley-t, nje pianisti te zi, gjate turneut te tij ne jugun racist te Amerikes se viteve ’60).

u shqye komuniteti regjisorial afro-amerikan per te mberritur njohje nga kinematografia e vertete boterore, me tematika te ‘racizmit’ ne amerike, por s’dalin dot nga vetja e s’qullosin gje. Aq sa ia dalin regjisoret shqiptare me tematiken anti-komuniste ne filmat e post -90es aq ia dalin dhe kineastet e zinj me racizmin - duhet te kete arsye inteligjente perse keto dy tema qe permenda ketyre iu mbeten ne kufij te llogjeve individuale.

STALKER

Më duket se po flet badihava. Nuk ka ‘komunitet’ regjizorial afro-amerikan në Hollywood. Nese e ke fjalen për Spike Lee (filmi i tij i fundit eshte shume i mirë !), ai eshte nje ‘komunitet’ më vete (pra s’ka nevoje për “bashkefshatarë”). Eshte tjeter gje pastaj sevdaja e Akademise Oscar pas disa tematikave, qe më se shumti kanë të bejne me rikonstituimin e historise se SHBA (fillo më western, vazhdo me vitet 20-30… , etj etj etj). Aty bën pjese dhe lufta kunder ségrégacionit racial te viteve '50-60 (qe eshte fakt historik dhe je gabim qe e vendos në thonjeza).
Po ashtu, për mendimin tim, lufta kunder racizmit të cilitdo lloj, eshte ide dhe praktike progresiste, njesoj si socializmi, emancipimi i gruas, etj etj etj, dhe eshte diametralisht e kunderta me anti-komunizmin.

STALKER

Aq e vertete eshte kjo, saqe skenat më të mirat të filmit janë pikerisht ato qe janë ‘pasoje’ e ketij rrugetimi: skena në restorantin KFC (me mish pule), skena e qerimit të hesapeve prapa motelit, skena e koncertit klandestin tek taverna e zezakeve apo skena e Krishtlindjeve në familjen italo-amerikane.

korriku

per te folur flas tamam une per sa me perket, e badihava-ne e te folurit e shof tek ti - kush te thote ty qe s’paska komunitet te ketij apo atij lloji ne holliwood apo silicon valley ta zeme apo diku tjeter ku te duash ti, ne kendveshtrim te ngushte a te gjere te termit,

por desha te them, nuk kane te numeruar titujt me teme ‘racizmin’ ndaj afro-amerikaneve - dhe po, ne thonjeza, sepse i tille eshte, hipokrizi dhe korrektesi politike, ne mos te tjera gjera.
Filmit te Spike Lee i kam vene kryq me kohe une, por ne deshe shembull te jap Blackkklansmen, i shkelqyer, e tejkalon vetveten gjithe duke denuar rracizmin, nga nje autor afro-amerikan!!

korriku

pjesa tjeter mbi progresizmin te lutem eshte e tepert, kij kujdes here tjeter - nese do kete.

InkuizitoriMoth

ka te drejte Stalker, nuk ka komunitet jevg ne Hollivud, sepse i tere Hollivudi eshte ne nivel jevgjish.
Meqe u grindet dhe ju qe nuk mund te imagjinohej te grindeshit ne komunitetin kinofil te peshkut, a dini gje pse po grindet Italia me Francen?

STALKER

Po «Blackkklansmen» Spike Lee e ka bere ! :blush:

korriku

ta kisha fjalen ne postimin qe bera(dhe pse citimet qe perdora nuk ishin per te tu drejtuar por nje reference) regjisoret afro-amerikane kane mbushur kinemate me tematike raciste (Moonlight, Chi-Raq, Get Out, etj sa per te cekur me te fundit) por nuk kane baze sesi ta trajtojne kete teme sepse motivet nga nisen nuk jane te mbeshtetura, dhe prandaj rralle qellojne ne shenje, psh Blackkklansman.
Vjen Peter Farrelly dhe ben nje film te tille qe nje afro-amerikan nuk do ta bente dot por iu pelqen. Edhe mua do me pelqente shume ta shihja Greenbook,

Albano-id

gati e ke, e pata sjell te tema tjeter

korriku

flm, kam kuriozitet dhe deshire per kete film, Amazon e nxirrte ne 19 shkurt dhe e kisha mprefur mendjen per te pritur nja 10 dite.

korriku

gjynah se vetem audio kishte
ose … komp. im s’eshte ne rregull kohet e fundit


problem teknik, kur i thone. njeri problem komputeri shkakton tjetrin.
filmi ishte per bukuri dhe sic e prisja
bazohej fort ne lojen aktoriale dhe dekorin vizual te periudhes.
kendveshtrim i vecante nga P. Farrelly.
Ne listen e filmave qe do iu rikthehem me kenaqesi

varik

Paska shpik ujin e nxehte :wink:

Ka me 100 prograne te tilla

STALKER

e pe Eastwoodin ?

STALKER

kjo eshte me leje !

korriku

jo per t’iu referuar seriozisht por ne profilin wiki per Dr Shirley nuk shoh organizim te mire te fakteve te tij.
meqe filmi eshte biografik pasi meson se muzikanti flet disa gjuhe midis tyre rusishten - nje fatk jo aq i pritshem per nje afro-amerikan, prandaj shtyhesh te germosh.
Donald Walbridge Shirle lindur 1927 ka shkuar ne leningrad kur ishte 9 vjec per te studiuar teori muzike ne konservatorin e muzikes se leningradit. Thuhet se aty shpenzoi pjese te madhe te rinise se tij dhe data pasuese ne kronologjine e tij eshte jo me e vogel se 18 vjecare, kur ai egzekuton nje koncert ne event a audience te rendesishme. pra qe ne vitin 1936 (kur sa ka nisur fushata e spastrimeve ideologjike) ne Bashkimin Sovietik deri maksimumi 1945 (fundi i LIIB) ky njeri jeton adoleshencen e studion ne BRSS. Qofte edhe sikur me e shkurter periudha ky eshte nje fakt i rendesishem pas parasysh cfare perfaqesonte Bashkimi Sovjetik ato vite ate periudhe. megjithate asnje grimce e kesaj influence pervec pianos nuk shihet te flitet ne jeten e tij. Muzikanti Mittolovski qe i ofroi ftesen nuk para e gjej ne kerkim te shpejte

Albano-id

e pashe. me la pak te dyzuar me thene te drejten, pasi me pelqeu idea, me mjaft elemente autoriale,por ne fund nuk arrita te kuptoj se ku donte te dilte tamam eastwood pervevse ti thurri himn institucionit te familjes. Duket si testamenti i tij, medemek une ja kushtova jeten kinemase por ajo qe vlejne jane vetem vlerat konservatore, familja etj.

STALKER

Raportet midis Bashkimit Sovjetik dhe USA kane qene komplekse ne vitet e para te pushtetit bolshevik (vitet 20-30). Në kinema, regjizoret e tipit Eisenstein kane pas shku e ardh në Amerike pa teklif. Por dhe shume artiste te arteve te tjere. As qe behej fjale per lufte te ftohte (gjithcka ka filluar pas luftes se 2B, sidomos fushata anti-komuniste ne USA, me siguri e motivuar mbi te gjitha nga fitorja e papritur e Sovjetikeve në ate lufte + frika e ekspansionit komunist në bote pas asaj fitoreje gati spektakolare. Stalini biles, ne vitet 20-30 ka ndjekur politike pothuaj miqesore me SHBA.
Fort intéressante info qe solle.

E pe filmin ?

korriku

po ka nje jave, permes linkut postuar nga albano ku edhe kam replikuar pak per filmin, me pelqeu,
anormaliteti dhe melodramaciteti (i zevendesuar) si filli pershkues i filmografise se Farrelly-t jane mese evidente - kjo sa per te reflektuar mbi review-ne, cfare lexojme. nota 8 e meritueshme.
Nga Farrelly-t me duket vetem komedin e ‘there’s smth about Mary’ njoh.

korriku

ndersa per mua fort interesante qe konstatimi qe bere mbi historine ne marrdheniet USA-BRSS para LIIB.
e cuditshme sesi Lufta e Ftohte ka shenjuar aq fort keto marrdhenie saqe ka fshire nga memoria e perditshme periudha normale si kjo qe pershkrove - me se e vertete - me artiste e kineaste ruse qe shkojne e vijne lirisht per në, e nga, amerika,
Fakti qe nje afro-amerikan studion ne Bashkimin Sovjetik ka gjasa te mos jete rast unik,

InkuizitoriMoth

klin eastwood eshte fashist sepse i thurr hymn familjes si shok Enver me Nexhin. Komunist i vertete eshte Marloni qe i thurr hymn spermatozoideve te tij ne dysheme te apartamentit te shkrete ne Paris.

InkuizitoriMoth

kishte te drejte shok enver dhe nexhi qe thoshin se imperializmi amerikan ka per aleat imperializmin sovjetik, qe grinden sa per sy e faqe, se ne fakt jane miq qe ndajne boten ne dy fela.

Albano-id

Best picture, ishte kompromis oscari kesaj rradhe, pak per te gjithe dhe rreshtim politik antitrump, si me thene. filmi me i mire nje filmi qe trajton rracizmin.
Megjithate mjaft cmime mori dhe lafy gaga me ate te freddy mercuri, qe ne fakt jane totalisht ne logjiken e oscar, filma biopic e komerciale.

STALKER

edhe ti do rrosh shume me shume se une :smiley:

saaapo desha me shkrujt dicka !

Green Book eshte film sh i mire; por Akademia nuk sheh filma, i ndan çmimet pa i pare :smiley: kshu qe eshte nje ‘rastesi e lumtur’ (happy concidence) nje Oscar i tille

STALKER

ai per Freddie Mercury eshte nje tmerr i vertete. Eshte si nje faqe wikipedie e ilustruar me pamje

korriku

aq e drejte eshte kjo saqe dhe kritikat ne mass-media qene ose mbi devijimin nga historia e vertete e jetes se Dr. Shirley, ose i binin daulleve te korrektesise politike (si nje i bardhe vjen na meson si te jesh ‘black’ etj si keto)

e pashe ‘Mule’ (cilesi jo e mire) percaktim i gjetur, i yti
Film me i dobet se Sully (si me i miri Eastwood kto 2-3 vite ? ) por nuk thua dot qe nuk do i rikthehem, te pakten 1 here tjeter konfirmoj qe po.

Albano-id

e pashe freddy mercurin, per kureshtje me teper. E konfirmoj plotesisht percaktimin tend, asnje vlere kinematografike. Prova qe cmimet deri diku ne oscar i percakton shija e publikut.

squarepusher

Pse fitoi ndonje cmim tjeter pervec aktorit me te mire? Une nuk e kam pare, por Ramiu eshte aktor i mire

gjembi

C’ne rreshtim politik? Ishte dhe nje film tjeter qe trajtonte racizmin. BlackKKKlansman.

Lady Gaga nuk ka lidhje me Freddy Mercury

Albano-id

akademia e oscar, hollywoodi dihet boterisht qe ka nje qendrim liberal te majte, nuk eshte ndonje gje e re dhe rreshtimi i gjithe artisteve kunder trump ne zgjedhjet e fundit.
Une e ndoqa ne 3 te nates edhe fjalimin e spike lee(oscar i tij i pare)rregjozorit te blackklansmann qr fitoi skenarin me te mire te pwrshtatur. e mbylli me frazen, 2020 eshte afer., le te tregojme etc etc c…
Oscar dhe hollywoodi njifet per nentekstet politike, nuk ka asgje te keqe, por menyra se si i trajton cmimet si kompromis dhe brenda skemave te saj eshte pak si teper akademike.
Persa i perket pse zgjodhi greenbook dhe jo blacklansman; kjo sepse mesazhi antirracist nuk duhet te jete aq eksplicit, alegretto ma non troppo

gjembi

E drejte, ashtu eshte, jane me liberale se te tjeret. Por kjo s’do te thote se japin cmimet filmave per karshillek trampit. Spike Lee nuk permendi gje trampin me emer.

Albano-id

po pse cfare duhet ti thoshte me; trumpi ik. Vetem Shqupi ta kerkon harbutce gjembo, Rama ik se kshu me do trampi mu, bota ka kultyre , pret zgjedhjet e rradhes ne 2020 biri i botes, luan sipas rregullave te lojes, playing by the rules😉

Albano-id

i mori kater oscar me duket, po nuk di ke

korriku

c’i jane qepur rracizmit ne hollywood si PDja Rames, ja ta terheqin zvarre bulevardit ja s’ka

STALKER

Sully eshte kryeveper në raport me “The mule” (mbi të gjitha dialektika e raportit teknike/njerí). The Mule ne fakt eshte… pothuaj hiçgje (pervec faktit qe ndofta eshte hera e parë qe shohim në kinema nje hero të moshes se trete - pra The Mule si autoportret i Eastwood : kokemushka jam une vetë, regjizori ).
Por kjo eshte relativisht pak… . Jo kurgje, por dhe shume nuk eshte…
:frowning:

gjembi

Kete te autoportretit e kishe seriozisht?

korriku

i shkon ne fakt ‘kokemushke’ atij,
konservatorizmi kokemushke i Eastwood

korriku

urime per Green book. Nje rastesi fatlume per kinemane ky Cmim Oscar.

korriku

nga ana tjeter, cfare biznesi i mbrothet per shtepite e modes keto raste eventesh…:flushed: :money_mouth_face:

STALKER

& @gjembi
Jo detyrimisht ne ate sens (konservatorizmi s’na hyn shume ne pune, seps eshte zgjedhje e tij) se sa ‘kokemushke’ në sensin: edhe 88 vjeç vazhdoj te bej filma (e te jem heroi kryesor i tyre!!), pa perllogaritur suksesin e tyre komercial

jo pak !!

STALKER

Kshu thane dhe disa medie debile ketu tek une: fitoi nje film politikisht korrekt.

Sigurisht, e kane thene pa e pare filmin.

Por dhe po ta kishin parë, ku i gjeten syte per ta shikuar?

korriku

skene e shkelqyer !!
e vure re sesi kane imituar ne detaje arredimin e sallonit, me fotografine ne blogun tek fola per jeten e dr. shirley ne rusi?

korriku

interesant sesi filmin mund ta konsiderosh ‘politikisht korrekt’ ne sensin qe thote albano - si kompromis i Akedemise ne vleresimin ndaj tematikes se rracizmit pjesemarrese ne konkurim. Ose ta konsiderosh jo-politikisht korrekt, ne sensin e mass-medias = debilitet (qe perifrazova une). Ose, jo-politikisht korrekt ne sensin e guximit e lirise anti-Akademi Oscar.

korriku

skene mistike, sic pershkruar ne blog, dr shirley nje mbret…

STALKER

Dubël-leximi ka te beje me ‘markën’ (firmën) e autorësisë se nje vepre (pra lidhet me ata qe i quajmeregjizorë-autorë). Dmth me faktin qe regjizori quhet Farrelly (se autorësia në kinema, nuk bie nga qielli, as nuk eshte diplome, por fitohet me punë).

STALKER

ose thene ndryshe: nese filmin do ta kish bere, per shembull, Bryan Singer (regjizori i Bohemian Rhapsody, por qe e dime se ç’filma ben (Walkyrie, X-Men, usual Suspect…) do e bente si syte e tij (pra filmi nuk do te mund te kish ‘dubel lexim’)

korriku

here e pare qe perdor ‘marken e autoresise’ edhe pse review pas review-je eshte folur per to e per permbajtjen e tyre specifikisht :slight_smile: