Gjermania bllokon integrimin. Nuk miraton hapjen e negociatave

139 postime 7344 shikime 24 nëntor 2016 në 05:43 e pasdites
kapo

Gunther Krichbaum, Kryetar i komisionit parlamentar për çështjet Europiane në Bundestagun Gjerman dhe përfaqësues i grupit më të madh parlamentar në Bundestag ka dhënë pak shpresa për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një konferencë për shtyp në Tiranë, Krichbaum tha hapur se me arritjet e deritanishme të Shqipërisë, grupi i tij parlamentar CDU-CSU nuk do të miratojë hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Grupi parlamentar më i madh në Gjermani CSU/CDU ka bërë një skaner të plotë mbi gjendjen e rendit, trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe korrupsionin në polici. Shefi i komisionit për Çështjet Europiane, Gunter Krichbaum tha në Tiranë se “në luftën kundër trafikut të drogës janë shënuar hapa pas”. Ai tha se korrupsioni mbetet një dukuri e përhapur në shumë sektorë, përfshirë policinë dhe se krimi ka depërtuar në polici, drejtësi e politikë. Deklaratat e Krichbaum, i cili tha se CSU/CDU do të rekomandojë që negociatat me Shqipërinë të mos hapen, vijnë në një kohë kur qeveria shqiptare thotë se ka arritur rezultate në luftën kundër drogës.

Pjesë nga deklaratat e Gunther Krichbaum:

gunther-krichbaum7 pika që janë pritshmëritë e CDU-CSU përpara se ne të jemi pro çeljes së negociatave për integrimin në BE. Ne duam që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota e BE. Duam që qytetarët e Shqipërisë të përfitojnë nga avantazhet e statusit të të qënit anëtarë të BE. Duam që negociatat me Shqipërinë të çelen kur të jenë krijuar kushtet e nevojshme. Krijimi i shtetit të së drejtës ka rol thelbësor. Sot është ende e paqartë se kur do të hyjë në fuqi reforma në drejtësi, pasi Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar.

Deri tani, ky kush nuk është përmbushur. Deri tani nuk janë përmbushur numri 2 dhe numri 3 i prioriteteve kyçe. Rezultatet e deritanishme janë të pamjaftueshme. Për këto arsye do t’i rekomandojë qeverisë federale mos miratojë hapjen e negociatave. Nuk ka kuptim që në Shqipëri të ketë ekspertë ndërkombëtarë rekomandimi, nëse nuk merren parasysh rekomandimet dhe standardet evropiane. Qytetarët shqiptarë presin procese të drejta ligjore.

Lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri është ende në nivele të pamjaftueshme. Që nga progres-raporti i fundit nuk shënohen hapa përpara. Korrupsioni mbetet në Shqipëri e përhapur gjerësisht në shumë sektorë, përfshirë drejtësinë dhe policisë. Janë shtresat e varfra që e vuajnë më shumë korrupsionin. Lufta ndaj korrupsionit është testi më i fuqishëm për të provuar shtetin e së drejtës. Gjithashtu lufta ndaj trafikut të drogës duhet të rritet ndjeshëm. Në luftën ndaj trafikut të drogës janë bërë hap pas. Kjo duhet të shndërrohet në një detyrë parësore.

Të gjitha këto prioritete kyçe duhet të përmbushen përpara se të jepet një votë pro. Ligji për kthimin e pronave është në përpunim e sipër, por duhet të bëhet më shumë transparencë në lidhje me këtë proces. Shqipëria ndodhet larg standardeve evropiane në këtë drejtim.

Sa i përket zgjedhjeve duhet të bëhet më shumë punë për mosmanipulimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet duhet të zhvillohen në përputhje me standardet evropiane, e theksoj me vullnetin dhe angazhimin e të gjitha palëve politike. Ligi për dekriminalizimin duhet të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Ka ende persona të inkriminuar në funksione publike. Kjo është e papranueshme për ne si grup parlamentar dhe për mua personalisht.

Këto janë pritshmëritë tona që ne kemi. Të gjitha këto reforma bëhen sepse ju do të jeni qytetarë të Bashkimit Europian.

korriku

po kapo, po…:

Si zoti Krichbaum do ketë shumë deputetë të tjerë europianë. Do jetë
patjetër një deputet grek, që do kërcënojë me veto, mund të gjendet
një francez, një italian, një suedez apo çek, të bëjë të njëjtën gjë. Të
gjithë kanë të drejtë të bëjnë luftën e tyre kundër Shqipërisë, duke
mbështetur aleatët e tyre këu. Por deri më sot vetëm njëri ia ka dalë:
Lulzim Basha. Ai ka arritur fitore reale duke na vënë një kusht zyrtar
për çeljen e negociatave. Dhe kjo, jo për të shpëtuar Shqipërinë, por
për të shpëtuar b… e tij dhe të Berishës, nga frika e një drejtësie të re
në këtë vend.
http://www.gazetatema.net/web/2016/11/24/krichbaum-eshte-me-i-ndershem-me-ne-se-basha/

ACDC

Akoma me Mero Bazen juve…nc,nc,nc…

Pjetermustakuqi

Ju te pd jeni ba si cunat e strehes vorfnore te “lulkuqet” - gezoheni kur zotrinjte vijne ktu t’ju marrin per dreka. :grinning:

BeluliXVI

‘‘ku eshte problemi ketu ?!’’, do thosh ajo ballcekania e tatimeve qe e sollen si heroine edhe tani e zbythen edhe nga zv/ministre.

korriku

lol

so true

Fikret

Haj tashi na tregoni ca barcaleta me gjermanë :smiley:

Goldman

Tani nuk po e kuptoj: ky birbo nga Deutschlandi kishte nje opinion te vetin dhe i hipen avionit vjen ketu dhe hapet bythesh lart e poshte. Pa ndonje tager perfaqesimi!!! Une kete po kuptoj nga shkrimi i Meros.
Nqs kjo eshte e verteta, atehere gjermanet qenkan per te qare hallin me kete perfaqesim v.t. te shtetit te tyre. Shpresoj ndonje politikan shqiptar t’jau veri ne dukje ne Tirane, ne vend qe te shahen si kurva me njeri tjetrin.

Br3dharaku

Deja vu me reagimin e para 3 apo me shume vitesh. Vecse atehere socialistet ishin ata qe hidhnin romuze. Sot ama duken sederlinj

anon63896856

Eshte lajm i hidhur per Shqiperine por s’besoj se cudit kend. Shqiperia ia beri vetes me fort se kurre me futjen e krimineleve ne parlament.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

kapo

Deputeti austriak Michael Hammer (kryetar i shoqatës parlamentare të miqësisë Austri-Shqipëri) është një tjetër politikan euvropian që deklaron se kultivimit të drogës dhe Vis Roshi, Artur Bushi, Armando Prenga & CO,jane arsyeja pse shqiptarët nuk mund te pranohen në BE

BeluliXVI

po mire, ty pse te duhet shkrimi i Meros per te kuptuar se perse ka ardhur e ke perfaqeson ky birboja nga gjermania?!.:joy:
-Meroja shkruan per nje grup a sekt te caktuar delirantesh dhe handikapatesh me aftesi mendore te kuafizuara qe jetojne apo ju pelqen nje realitet tjeter.

po te kishe lexuar vete shtypin , mbase do ta kuptoje vete lajmin pa ndihmen e Meros… sepse eshte e qarte qe ky ka ardhur si perfaqesues dhe flet ne eme te grupit parlamanetar CDU/CSU, grupi me i madh parlamentar qe jane eshe koalicioni qeveritar ne Gjermani. ndersa vet personi eshte kryetar i komisionit ne parlamentin gjerman per ceshtjet e Evropes… -pra nuk ka ardhur ashtu kot, qe thua ti, por ka te beje shume me qeshtjen.

po pse erdhi tamam tani ? - well, une supozoj per ti lehtesuar pak punen Merkelit per takimin qe ka pas pak ditesh me km-ne…dhe do thote Merkeli…“shiko une ju kam xhan e ju dua ne Evrope, po nuk eshte ne doren time… ja, ti e pe vete :Krichbaum…parlamenti…”

Ingeborg

Cfare do te futet Shqiperia ne BE ? BE-ja po shkerrmoqet.

varik

Xheloxa te medhenj gjermanet, kane frige se i parakalojme… do kene degjuar birishen…

Fikret

Nji tjeter deshtim i suksesshem.

Tirondon

“Futja ne Europe” eshte I gabuar ne kuptimin e aktit , futemi, hyjme, si trip, si kallup, kaq eshte kuptuar edhe nga politikanet edhe nga populli, por si koncept akti I futjes nuk eshte kuptuar fare dhe as eshte shpjeguar dhe as eshte thelluar per gati 25 vjet se cfare do te thote te futesh ne Europe, Vetem retorik politike eshte degjuar ne popull dhe Vetem si retorike edhe populli kete kupton , sikur Futja eshte gjo send , qe e fut Vetem aftesia e politikanit! Ai po te doje e fur po te doje nuk e fut, dhe po u futem, aftesia I takon atij Berishes ose Rames Po kaq kupton populli kaq I eshte shpjeguar dhe populli pret kur do na pranoj te futmen tone Evropi, Sic shikohet, procesi futjes nga politikani shqiptar eshte I deshtuar prej impotences dhe ska dyshim per 25 vjet eshte menduar se futja eshte nje proces aftesie e nje politikani e nje partie makar, dhe jo nje proces I pergjithshem standartesh te te gjitha partive dhe I te gjitha reformave te duhura per te arrit performancen dhe forcen per te hyre jo ne Europe por per te hyre ne Standart ne nivel te lart mardheniesh ne Europe. Gjithe vonesa e arritjeve te stanarteve ka nje kosto te madhe qe ne fakt e paguan populli pra e “futmja” si akt I eshte kthyer popullit ne kosto te larte nga politikanet e vet ata qe I ka paguar I ka votuar qe te jene ne pushtet. E bukura eshte qe akoma I besojne dhe militojne se ata do na. Fusin ne Europe po te njtat fyttra te peshtura te dhurosura per 25 ne pushtet duke u majmur me dhjamin e popullit qe I genjejne per 25 vjet.

Bleta

Nese BE shkermoqet, cilat do jene premtimet elektorale pastaj? Po shoqeria civile si do jetoje dot kur ti nderpritet burimi?
Une uroj qe ajo dite te vije, qe me ne fund shqiptaret te perballen me realitetin dhe tu evoluoje truri per te rregulluar Shqiperine ose te arratisen, se heret ose vone dikush do e ndertoje e gezoje! Kurse keshtu me shpresa se do na vijne te gjitha te gatshme e do hame me luge floriri do e mbyllim dhe nje shekull pa bere prokopi!

Br3dharaku

te jene aq miope kta gjermanet sa te mos verejne qe komshinjte jevgj te shkabes e kane rrit aq shume mirqenien sa nuk te leshojne me qera apartamentin nqse je verior?! Po mire mor gjerman, po kur nuk di, pyt o vlla! Ja te te thote tjetri me shembuj liveleaku po deshe qe gjendja nuk eshte me e keqe se ne Gjermani, perkundrazi! Biles propozimi yne eshte qe ne Gjermani te internohen ata qe nuk meritojne kete vend

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

46and2

jo shoku, eshte keshtu:

Br3dharaku

paskan pas pretendime per cilesine e marijuanes, gjermont, mesa duket

machitewa

http://info.al/v5/2012/11/rama-svotoj-gjykaten-e-larte-pa-u-zgjidhur-ceshtja-e-fierit/

Duke u fokusuar në miratimin e tre ligjeve në Parlament, të cilat njëkohësisht janë kusht nga Komisioni Evropian për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë në BE, dhe lënien e tyre pezull për shkak të çështjes së Fierit, Rama tha se nuk do të votojë p/ligjin për Gjykatën e Lartë nëse më parë nuk zgjidhet kjo situatë.

Pjetermustakuqi

mire rama kishte nje kusht kaq meskin,po berisha pase s’e toleroj? - lind pytja. per t’mire te integrimit xhanem.

machitewa

Po berisha dihej edhe dihet.
Ti shan berishen dhe adhuron ramen qe eshte identik si berisha.

Pjetermustakuqi

Jo,Rama eshte krejt ndryshe,se perndryshe,at cucen e ketchup-it do t’a kushte qeth si Dod Cinari Rudinen. E njef Rudinen ti?

machitewa

Mirë rudinen, rama po qeth gjithe shqiptaret me keq se dod cinari.

PS. Nese eshte filmi i njejte, kam qene femije, si sot me kujtohet frika qe me ngjallte karakteri i priftit.

zeqo

Puna eshte se vitin tjeter Ps del ne opozite e prap nuk do ti votoj ligjet, kshu ka per te shku ky muhabet.

ACDC

Shume xheloze gjermanet.
Kryeministri yne hapi 300 mije vende pune,keta akoma vazhdojne me te tyret.

BeluliXVI

po, Berisha nuk e toleroi., (doli dhe batuta aso kohe ''ne duam ta cojme Shqiperine ne Bruksel, Rama dhe PS duan te na cojne ne Fier.:smiley: )., edhe Brukseli i shtyu negociatat per stabilizmim asocijim per nja dy vjet… iku integrimi per lesh, per shkak te Fierit.:stuck_out_tongue:

po kesaj radhe nuk eshte puna vetem vetingu me cpo po kuptoj une… nuk e di nese e pe linkun qe ka sjelle Bredharaku nga televizioni shteteror gjerman ARD ? -aty vihet theksi te droga, hashashi, nuk besoj se ka gisht Basha edhe te ARD .:smiley: po te shtojme ketu edhe gjendjen e trazuar ne politiken gjermane, te cilet 1 jave me pare sapo celen fushaten elektorale… pastaj refugjatet, Brexit etj… pra eshte me e komplikuar ceshtja.

Pjetermustakuqi

Jetoni deri te henen !

  • Avokati
machitewa

Shteti qe seriozisht i ploteson kushtet per pranim ne be, nuk i intereson hyrja ne be :slight_smile:

BE negociatat per anetaresim i ben me kriminele dhe hajdute ne krye te vendeve pretendente, derisa realisht duhet te futeshin ne lista te zeza dhe t’u ndalohej udhetimi ne bruksel.

BeluliXVI

mire mo mire, se e ke thene nja 10 here kete batuten e avukatit deri tani.:smiley: -po analisti Izet Haxhia ka thene ndonje opinion per qeshtjen deri tani ?.:stuck_out_tongue:

p.s une jam ne Evrope ore, me apo pa bekimin e avukatit…:stuck_out_tongue:

Tirona-4ever

Pjeter c’thote Avukati per anglo-saksonet, se u 10 muhabeti, Brexit, Trump etj. Nejse, se ti ke dhe muhabet, shpirt kazem paske qene o Lider, thuj. Sikur per nji ore ta kishte vu minister drejtesie mer. Jo per gjo po ia kishte premtu dashnores(ve) :stuck_out_tongue:

Pjetermustakuqi

E perserita sepse edhe ti perserit te njejtin argument me ate tjetrin.
Meqe ti je ne Evrope, na ler ne kendej t’a bejme Shqiperine.

Pjetermustakuqi

Edhe njehere,si tha si greku? - Shqipria eshte evrope,Greqia eshte ballkan !
Bravi Edvin Kristaqi!

Tirona-4ever

Shiqo se njaj greku ban do lodra, e ke nigju nji si storje qe tregote njoni per nji gamor druni? Aha e ka ndrru emrin me letra, apo ti i thrret Edvin, sic e kishte kur te lindi dashnija per te.:stuck_out_tongue:

machitewa

Krahasimi me i sakte per shqiperine eshte as evropa as afrika, por amerika latine. Diku mes kolumbise dhe meksikes.

BeluliXVI

‘‘mos u nxeh’’ -une lexova komentin tend, jo ate tjetrin. -dhe te pergjigja ime kishte dicka edhe per fjaline tende ne fund: [quote=“Pjetermustakuqi, post:28, topic:928”]
per t’mire te integrimit xhanem
[/quote]
po pra, ‘‘per integrimin xhanem’’, Rama vuri kusht Fierin dhe e humbem… keta sot vene vetingun dhe vazhdon keshtu shfaqa tragjikomike: ‘‘n’ato maja rripa rripa…’’ ca ka per tu cuditur ketu ?!

megjithate, keta po vene edhe plot kushte te tjera , reale, qe edhe sikur te plotesohen, kam pershtypjen qe gjermani di vij prape e do thote: ''tani me thoni emrat e banoreve te Tokios.:smiley: ‘’

dhe e fundit:ore, ai Lu-ja nga behet ?

Tirona-4ever

Lu-ja eshte pare duke i mbajt cadren Dr. Xhelal Mziut. :stuck_out_tongue:

Pjetermustakuqi

Po per integrimin,Berishes nuk i kushtonte asgje per t’i mbylle gojen Rames dhe te zgjidhte ceshtjen e Fierit,ndersa Rama eshte i m’varur totalisht tek Basha,nuk varet prej tij vetting-u. Jane situata ndryshe. Ne rastin e pare nuk eshte bere pengese vetem Rama,por edhe Berisha qe mund te toleronte kerkesen e Rames,kurse sot eshte pengese vetem Z Basha.

BeluliXVI

po pse, Basha thote hajde te ulemi ta zgjidhim. pra ka vend per negocijim apo tolerim, si te duash quaje… nuk eshte se Basha ka mbyllur cdo porte e dritare e sdo tja dije fare.

Pjetermustakuqi

Edhe njehere :stuck_out_tongue: ( qe t’mos me thote beluli qe e petserite 100 here :slight_smile: )
Ne historine me kale Rama eshte Laokonti. Perendite ja kane nise gjarprinjte, po ksaj radhe do t’u shtype koken.

Pjetermustakuqi

Po Bashe s’eshte thjeshte kunder Rames,po kunder te gjithe nderkombtareve qe u investune per vetting-un. Fieri ishte nje teke, po thuhet,atehere per hire te ceshtjes madhore,plotesoja teken kundershtarit dhe turpi le t’i ngelte atijt. Vetting-u nuk eshte teke as e Rames as e Bashes,eshte zgjidhja nyjes gordiane ne kete histori.

Tirona-4ever

Po Homeri kush asht, lind pytja. Se zogu m’thote qe ti s’ma as syze. :stuck_out_tongue:
Lene, lene, e myten me sabotime. Nga nji ane z. Basha me njaj Berishen e tmerrshem, knej maton, Kokdhima e zog kamunistash me salce. Vec ate Avukat e Meron ka te beses. Ty s’po te numroj, dashnija osht tjeter gjo. :stuck_out_tongue:

BeluliXVI

po edhe kjo e vetingut teke eshte, se kjo opozite eshte e dobet ne numra etj dhe nuk ka absolutisht asgje tjeter ne dore si presion per poziten.
-megjithate, sic po zhvillohen ngjarjet, po keta nderkombetaret, tashme nuk po e lidhin detyrimisht vetem vetingun me integrimin. Lu-ja mbase po ,se ishte i fiksuar e ka punuar shume…- vetem se Lu-ja nuk eshte evropian dhe nuk i shkon fjala per ceshtjet e integrimit ne BE.

Donald_theClown

Lavdi kujtimit te deshmoreve te vrare nga dora gjakatare e anetareve te Partise Fashiste Shqiptare !

O Nexhmije, picke dhijeeeeeee…

Pjetermustakuqi

Tjeter gje vetingu,Belul,krejt tjeter gje. Ti thu qe opozite s’ka numra,po pak te duket te ken Gjykaten Kushtetuese dhe maxhoranca jo. Aleanca antiveting eshte taman aleanca antievrope,jo Keshilli Bashkiak i Fierit.

BeluliXVI

po me flet me slloganet e avukatit…:stuck_out_tongue:

tashi si thote Ed Rama ne pergjithsi kur gjykatat (edhe kushtetuesja) japin vendim pro tij… ‘‘aaa, foli gjykata’’… kur japin vendim kundra tij: ‘‘eshte gjykata e Saliut’’.:smiley:

ndersa te intervista me gazetarin grek, Rama jo vetem e mburri gjykaten kushteuese te Saliut, por ja perdori si argument te fort gazetarit grek vendimin per kufirin dettar… ‘‘morren vendim unanim 9 me 0 ,tha… historik, ska ndodh ndonjehere tjeter’’

aleko

Gjermania po kalon ne liberalizimin e perdorimit te hashashit. Disa Lande e kane legalizuar tymosjen dhe shume shpejt do te legalizojne edhe tregetimin e tij.

bulkthi

Shkruan Kujtim Cashku per Lindita Nikollen … a ka bashkshort kjo?

… të shohim kokën e femrës bionde me sy të kaltër e të thellë, lëkurën e saj të bardhë e të lëmuar, … koke femre, të zbuluar e pa burkë mbi krye, … ajo mbeti femër, me sharm e delikatesë femërore, duke përdorur zërin e butë … - Cashku

Pjetermustakuqi

Shoku Enver ne Bullgari me Dimitrovin. U ba ni miting i pa parashikum,thote ke “Me Stalinin” dhe duhej t’i flisnim turmes, po skishim perkthys . Folju,tha Dimitrovi ,se perkthej une, pasi une edhe ti kemi te njejtat menime (pak a shume)
Une me avokatin menojme nilloj. :joy::joy::joy:

InkuizitoriMoth

ti mos shif kto gjera, kto jan gjojna t’vogla, shif kryesoren e shkrimit, qe ilaçi kunder urrejtjes eshte dashuria, dmth qe ilaçi kunder vrasjes (thanatos) eshte pallimi (eros), alias lengu i mestruacioneve kunder keçapit, alias Oksidenti kunder Orientit.

Whitesnake

SHQIPERIA …hyri ne NATO me ushtare me atlete sportive…as kepuce nuk kishin … u antarsua per arsye gjeostrategjike …politiqenet shqiptar kete koncept kane PD- PS ashtu enderronin dhe per antaresimin ne BE… qe tju antarsoje per lemoshe ..tju terheqin zvarre…dhe politikanet te pasurohen. Turqia shkoi per LESH… mblidhni mendjen TRAPA…Shqiperi duhet te kete shtet , drejtesi dhe sistem ekonomik progrresiv per antarsim ne BE…HARROJENI MERKEL vitin tjeter…le te pellasi Ramazani sa te doje nga kryeministria …

varik

Logo e bukur
Historia shkruhet nga fituesit

Alba2265

Edhe faj shume nuku kane .kushtet ua kane bere te qarta se duhej luftuar korrupsioni etj.shqipot me rekomandimet kerkesat e keshillat e kaureve , ta themi me educate e pulitikisht korrekte :kane tallur bythen.

Br3dharaku

jemi Europe thote shkaba dhe qendrojme me lart Amerikes…ah medet! thuj falemnderit gjeografise qe te ka vene ne Europe se per ate pune, ka vende afrikane ku nji shfaqje teatri shihet pa nderprerje dritash nga fillimi deri ne fund. Shekulli XXI, enderrojme uje e drita pa nderprerje. Megjithate, te pallatet e reja te komuna e Parisit ka depozita dhe pompe. Plus shkaba ka zbulu ashensorin ku u flet vec shqip te huajve

Br3dharaku

Fiks si ne cdo vend tjeter europian. Vend europian fqinje me Sudanin ose Namibine dmth. Vecse askush nuk ka goje te flase per ekspozita te pabera ose libra te paperkthyer te KMse
http://m.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=341644

Alba2265

nashi nuk duhet te benemi kritizere te semure .pervec disa te metave e dobesive te rritjes ka pasur edhe harritje madheshtore.Km-ja ishte I ftuar nderi I rumeniges ne ndeshjen e bajernit .kjo eshte nje harritje e madhe per nje popull te vogel si yni.

pemaa

Po si perfundim a u beme kandidate per BE apo mbetemi kandidate per kandidate?

Abel

Shoqërues të Parë të Kandidatit thuaj!

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Br3dharaku

tipik fshatar, a thu se Merkeli e priti ne cilesine e kryetarit te PS…
#riniashqiptare

Br3dharaku

o pjeter, a nuk te duket cik gjysmake kjo fitorje tjeter nqse nuk shoqerohet me nji ekspozite pikturash?

peshk

“Natyrisht se as nacionalistët nuk mund të rritshin me duar kryq, ndërkohë që Balli e legaliteti tërhiqeshin mbas qerres komuniste, qysh nga mbledhja e Mukjes dt. 1-2 gusht 1943.

Paria e Shkodrës tue pa lëvizjen e krahinave të tjera, qi drejtuesit e tyne Nacionalistë ishin grumbullue e ba bashkë me komunistat, për ‘ti ba vorrin Shqypnisë; më dt. 2 prill 1944, formuen në Shkodër grupin Indpendent Kombëtar të kryesuem prej Gjon Mark Gjonit … me qëllim që t’i vijshin në ndihmë të dy partive të tjera nacionaliste, për t’i bashkue të tria në luftë kundra komunizmit …

Balli e legaliteti mbasi e panë tek e mbramja i u kujtuen rrenës së komunistave (megjithëse shumë vonë), u mblodhën të tri grupet (Indipendenta, Ballista e Legalista) për të studjue Organizimin e nji lufte të përbashkët kundra komunistave. Mbledhja u ba dhe protokolli i marrëveshjes u nënshkrue nga këta persona:

1 – Për Grupin Indipendet: Gjon Marka Gjoni, Sulço Beg Bushati.
2 – Për Ballin Kombëtar: Mit’hat Frashëri, Lec kurti.
3 – Për Legalitetin: Ndoc Çoba, Shefqet Muka”.

enver-hoxha-planet-luftarake-per-te-mposhtur-katoliket-e-veriut-

korriku

nje nga strategjite (e shumta) PD eshte te terheqe ne llumin e saj kundershtaret e vet. Per te asnjanesuar te keqen qe prodhon.
Dhe per nje logjike mediokre, ia ka arritur me sukses. Rezultati me minimal eshte opinioni tashme se PD & PS jane dy ane te se njejtes medalje.

Shembull tjeter, Nano nuk e heq dot nga vetja njollen e ndyre te te qenit binom me Birishen, dhe pse krahasimi i tyre eshte nje absurditet. Te njejten gje rreken cdo dite te ngrene per Ramen, ne mos me birishen, me bashen.
Thjesht fakti qe sistemi eshte i organizuar ne pozite e opozite e mundeson ket strategji - qe ul pike per ps dhe i ngre per pd. (Ne fakt vete demokracia eshte e tille ne pergjithesi)
Keshtuqe, persa kohe pd eshte brenda sistemit politik, objektive qe perceptimi do jete i barazvlershem por i anasjellte me poziten.
Kujt nuk refuzon te vere ne pune logjiken, though, t’i hape syte te shohe se pd duhet te nxirret jashte ligjit per demet kolosale qe ka shkaktuar e shkakton, per interesat e ngushta qe prioritarizon ne sakrifice te interesit te gjere te perbashket si shqipo.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Fikret

Prap su bo gjo e ? :frowning:

E paskan rrejt me karramelet e Rrumeniges kyt her :smile:

Pjetermustakuqi

S’kemi nge ne per ekspozita dhe per ekzibicione,ne jemi per pune,pune dhe vetem pune. Puna,qe bashke me ndihmen e partnereve tane,posacerisht te mikes tone te madhe,zonjes Merkel, po na udheheqin ne permbushjen e kauzes tone, per cuarjen e atdheut drejt integrimin me BE.
Bravo Edvin Kristaqi!

46and2

Tani eshte uli heness president nuk eshte me rrumenige, wtf gjitmone me vonese ky.

Fikret

pupupupu sa te paafte o Zot o Pereni sa te paafte.

edhe njaj Saliu me nji shporte me veze te veze te thyme e kapi nji Nato e nji heqje vizash :frowning:

korriku

sala, sipas parimit te rotacionit te pushtetit, kapi c’la pas nano. qysh atehere, vec vendin e 2te pas Gjermanise pati :v:

rama psh. kapi c’i la birisha, ekonomi e sociale

Br3dharaku

ah po i paska permend edhe zgjedhje te lira e te ndershme. Ca ka dash me thon, mos kushedi shkon 4 mije lek vota me? se ky po qe i bi te jete lajm i mire. 2 these miell nuk jane pak

zeqo

Ishte bo me i zi nga ç’eshte.:frowning_with_open_mouth:

Fikret

Nigjova qi kishte pas pak faj edhe perkthyesi :frowning:

Mos vallë…

Br3dharaku

perkthysa si kto duhen internu ne Gjermani, o fiqo. Nuk e ka thon kot aj mr liveleaku

46and2

ia kishte prere shkurt:

“Lift the ban on german ketchup”

Fikret

Simbas gaz.Tema te parapakjavve sot duhet te kishim marr lajmin e mire :frowning:
Diçka ka ndodh kto kohe po nuk po e pikas dot.
Mos na prishi shoncin njaj Kongresi i Emigracjonit, thu?

Albano-id

Kjo puna e kriminalizimit fryhet kot, ku ka me kriminele se sa privatizimi i deshtum qe beri vendit babashqupi. A thu se heqja e disa halabakeve nga parlamenti eshte vendimtar per crrenjosjen e klientelizmit politik, jo or shoq ja fusin pordhes kot. Asgje nuk zgjidh, hipokrozi.
Evropi ka probleme te medha me populzmin djathtist mrena vetes qi rrezikon ta minoje nga brenda me putinin qi po i pret me dyfek ke porta, gjeja e fundit qe di donin masat evropiane shte afrimi i nje tjeter vendi lindor.

Fikret

eh nuk i do njeri komunistat thuj

Albano-id

Fiqo apdejtoje sistemin se te ka mbet ke windows 95 ala, ka nodh salca, ku ma gjen te ishin komunista lule.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

ACDC

Ore kto te bejne budalla me zor! Ajo tha te njejtat gjera si Gunther Krichbaum. As me pak e as me shume. Po si nuk kane turp kur e degjuam edhe vete.

del-ta

shqipëria nuk duhet ta shohë si përparësi antarësimin në be. be-ja është bs-ja e radhës. përparësi duhet të jetë çështja kombëtare. një shqipëri të bashkuar kanë përb ta lutur të antaresohet në be. përralla e be-se u duhet politikanëve për të përdorur turmat.

BeluliXVI

Jetzt geht es natürlich darum, diesen Weg nach diesen wichtigen Wegmarken fortzusetzen. Die Europäische Kommission benennt dabei fünf Prioritäten. Dazu gehört unter anderem die nachhaltige Implementierung dieser Justizreform. Dazu gehört natürlich auch die Bekämpfung von organisierter Kriminalität und Korruption. In diesem Zusammenhang sind permanente Maßnahmen auf der Agenda, und das hat die Europäische Kommission auch so gesagt. Natürlich wird sich Albanien mit Blick auf die Wahlen mit Sicherheit auch mit der OSZE eng abstimmen.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Br3dharaku

2 paragrafe per te thene vetting, Belul?

BeluliXVI

ne fakt ‘‘vettting’’ , se thote fare ajo…:smiley: -por thote: ‘‘qe te vazhdojme rrugen per ne Evrope se bashku, Komisioni Europian identifikon 5 prioritete ! -implementimi i reformes ne drejtesi (pra jo vettingu.:stuck_out_tongue: ) . korrupsioni, krimi i organizuar, zgjedhjet…’’

46and2

hajt se nuk nxorri gje nga xhepi, leket e biletes te paguara i kishte.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Br3dharaku

implementim nuk do te thote miratim neni a ligji po venie ne praktike, o shoku nar!

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Fikret

Gjermanisht po flasim e spo merremi vesh :frowning:

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

BeluliXVI

Eins, Zwei … fünf …

46and2

po ca ben qy o, shkon me te njejtat piktura gjithmone? Po ti kishte qef fluturat Merkeli do e kishte dhene qe heren e pare. A mer i shkrete qe nuk di me e kerku.

Edvini

Mos, ça do të bëjnë tani simotrat PS-PD-LSI? Ku do t’i “fusin” tani shqiptarët? Në bashkimin afrikan?

Pjetermustakuqi

Blushi nxin s bythe ferterje e dikurshme per vete dhe perpiqet me e impostu gjenjen e vet tek te tjeret. Goret e Tiranes,ish miqt e KMs,Blushi,Zheji,Bushati & co s’ju ka ngel gja tjeter,vec te lehin neper portale ,te derdhin gjithe helmin e cmiren e tyne prej shpirtit qe nxin,se ndryshe do plasin.
Bravo Edvin Kristaqi!

kapo

Deklarata e kreut të PD Lulzim Basha:

Shqipëria është me fat që ka mbështetjen e Gjermanisë në përpjekjet e saj për përparim dhe integrim europian. Ne i jemi veçanërisht mirënjohës Kancelares Merkel për mirëkuptimin dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Shqipërisë.

Dua ta siguroj Kancelaren dhe popullin gjerman se shqiptarët janë të vendosur të përqafojnë të gjitha vlerat europiane dhe të ndërtojnë një shoqëri të denjë për të gjithë, duke luftuar krimin, drogën, korrupsionin dhe duke e çliruar politikën prej tyre.
Partia Demokratike dhe unë do të marrim përgjegjësinë tonë në gjendjen ku ndodhet vendi, veçanërisht për te siguruar zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe zbatimin sa më parë të reformës në drejtësi

BeluliXVI

ne fakt pozicioni Gjermanise per integrimin e Shqiperise, duket i strukturuar… ne fillim foli deputeti i koalicionit qeveritar CDU/CSU Krichbaum… pastaj kanali tv shteteror/ kombetar ARD (ky eshte si TVSH por per Gjermanise ne vija te pergjithshme shpreh linjen e qeverise) ben nje reportazh per Shqiperine dhe e ve theksin te te gjjitha problemet, por kryesisht te hashashi qe ka marre dhene… dhe perfundimisht sugjeron qe Albanie nuk eshte gati per BE…
…po ka edhe me:smiley: -ne nje interviste per Die Welt presidenti i Gjermanise thote ne pergjithsi : ‘‘procesi i integrimit duhet te pezullohet’’

Tirona-4ever

Pjeter, c’thote Avukati mer. Per te honen qe llafja, apo s’dihet viti hala?:stuck_out_tongue:

Pjetermustakuqi

Te henen e pritem me ballin lart e duarplot. :smile:

Tirona-4ever

I futi dhe duret Lidri?:stuck_out_tongue:

VisarShundo

Te rrim shtrember e te flasim drejt.
L.Basha esht deshtim qe kur ka hyr ne politik, e kunderta e win-win -it, meqe i jan dhen shum shance dhe veç ka deshtuar. Si minister, k.bashkiak dhe si kryetar partie. Nuk e kuptoj si mund te ket kredibilitet akoma nje personazh i tille. Per s.b -ne duhet te bejme nje petition apo whatever sepse ka 26 vjet qe bën sikur merr vesh nga politika dhe per me teper, na esht ber si pjestar I shpis. Po si ata pjestaret që sdo ti donim (ju kërkoj ndjese vjerrave sepse ato kisha ndermend :slight_smile:).
Grupi i pseudo-demokrateve ka kohë që esht ber kashtekoqe, dhe sheh se edhe fytyrat “e reja” mund ti skartosh qe tani pa u ngritur ne poste.
(Vijon)

Pjetermustakuqi

Boh,c’menje perverse! :stuck_out_tongue:

Tirona-4ever

Avukati na ka msu.:stuck_out_tongue:

PS. Ka pas nji sekretare ky, vec jasht shtetit ma le thote. :stuck_out_tongue_winking_eye:

Tirondon

Mendoj se ballisti ,komunisti, I fundit ketij shekulli ne PD ku jane mbledhur si shume, do t shenoje dhe mbylljen e ciklit te historive politike te konfliktit gjermano ballist komunist! sdo kete me PD sic nuk ka edhe PPSH!

vlora

Ka kaq dite qe hap ppu-ne e me del o presidenti amerikan o ky gjermani dhe nje tufe turfulluese joterheqese( kush e do njeriun e grindur)

U bej thirrje gjinise femerore ose poeteve(sorry Fiqo qe ju fus ne nje kategori😊) te na e zbusin ifije situaten!

Peace :v:️️

Donald_theClown

Kusht per hyrjen ne BE : Elektrifikoni stadiumin Dinamo se late koqen e nomit.

Br3dharaku

fitore n’tavoline per Partizonin!
@Shkaba, co nji kove korent nga komuna e parisit.
Afrike, sa larg e sa afer te kam!

Tirona-4ever

Kushedi ca gjobe do paguj qeveria per ket difekt, lum ata qe ishin ne stadium, te gjithe bosa do bohen (demi moral do paguhet miliona).

Tirona-4ever

Thuhet se Fiqo ka bere poezi per Trumpin, por ia dergon vec atij. Dihet qe Trumpi eshte shume xheloz. :stuck_out_tongue:

zeqo

link, ku thuhet??!?

Tirona-4ever

Po ti ve ne dyshim llafen e z. Trump. Ai e ka huq qe i vogel, thote vec te verteten.

zeqo

Fiqo nuk eshte Trump,.

Tirona-4ever

Ate vec adminat e dine.

PS. Po pse kush e ma me buke gjithe ket peshk?

Whitesnake

“”""“Jam mik i virtytit dhe jo i fatit… !!!”""""" GJERGJ KASTRIOTI

Abel

Prina ti ne…o i madhi Skanderbe’!

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

varik

dicka smarr vesh, a po mundohemi te futemi ne bashkimin europian apo bashkimin gjerman? se vec ketyre ju degjohet zeri

aleko

Sa mire do te ishte te beheshim nje Land i Gjermanise, por ajo e shkrete i qendron larg plehrave.

varik

mbase duan te improtojne plehera edhe ata

Fikret

Ça u bo?
Kalojti Dhjetori, televizori, rimorkjatori…
A di gjo njeri mbi fatet e kombit?

Vlonjat

Po e thame pra jemi akoma ne tarrace duke mbajt mbeshtjell me batanije depozitat e ujtit.

46and2

Alba2265

Si ka mundesi ne jemi te dytet pas tyre me km tone lider ballkani :smile:

Fikret

Po kto na than qi ne Nandor do e thrrasi ajo Ket tonin dhe do ja japi sihariqin e mir :(. Te Tema e lexova.
Po na bojn merak tashi :frowning:
Mos esh pune gjelozije mor aman

zeqo

Nuk e kishte saktesu vitin, mos e ka pas per nentorin qe vjen.