Gëzuar Pavarësinë Shqipëri!

113 postime 8690 shikime 28 nëntor 2017 në 01:04 e pasdites
Leo

587DF372-1D55-4D9D-A3A6-D28D8F413D7B

gjembi

Nderkohe diplomacia jone. Nje koment nga nje Kosovar ne Facebook:

Mbrëmë, me 27 nëntor, bëra hulumtimin e duhur në internet për lokacionin e ambasadës shqiptare në Lisbonë. Faqja qeveritare e diplomacisë sonë ambasadat.gov.al informon se eksterritori shqiptar në Portugali është në Rua Joaquim Antonio Aguiar, Nr. 64, piso 4-D, Codigo Postal 1070 -153, LISBOA-PORTUGAL. Sot erdhi 28 Nëntori, festa më e rëndësishme shqiptare, dhe bashkë me gruan dhe vajzën u veshëm në rrobet më të mira dhe u nisëm drejt ambasadës sonë për të nderuar Flamurin Kuqezi në ditën e tij. Diku pas gjysmë ore arritëm në lagjen ku do të shihnim flamurin shqiptar duke valëvitur ndërsa do t’i përkuleshim me nderim midis Portugalisë. Por kjo nuk ndodhi sepse ne nderuam vetëm shtizën! Një portugez i mirë, automekanik, që punonte ngjitur me ndërtesën e ambasadës tha se kishte disa muaj që Shqipëria ishte shpërngulur nga aty. Hyri në Google, porse nuk mund mund ta gjente se ku në Lisbonë. Pakëz më poshtë nga (ish) shtëpia e Shqipërisë në Portugali, një shitës supermarketi nxori librin telefonik të Lisbonës dhe solli numrin e ambasadës. Shqipëria nuk u përgjigj. Si duket nuk paska Shqipëri në Portugali dhe shteti shqiptar nuk e ka marrë mundin dhe as kryer detyrën të përditësojë informacionin ne webfaqe. Sidoqoftë, të dy portugezët e mirë më uruan 28 Nēntorin dhe automekaniku tha që ju shqiptarët jeni duke u bërë çdo ditë e më të mirë në futboll. Momentalisht po bie shi në Lisbonë sikur Lisbona të qante pse Flamuri Ynë nuk valon në ajrin e saj, këtij vendi krenar dhe me të cilin shqiptarët do të mund të bënim shumë sëbashku dhe sidomos do të mund të mësonim si të shkohet drejt zhvillimit, pasi nuk i ke pasur punët mirë për disa kohë.

Urime Festa e Flamurit diplomacisë shqiptare dhe natyrisht çdo shqiptari kudo qofshim!

Dia de Bandiera feliz!

B-O-H-I-C-A

Is it a good thing or a bad thing ? Se ne rast se i pavarur dmth me te udheheq pisa, hajdute, te degjenerum, diktatore e palaco per 100 e ca vjet, me mire i varur them une … but that’s just me.
Dhe mos e shkruni PAMVARESI se late nom. Nuk i themi mvarse rrobash. E kam pa ne shume statuse sot.

Kthupi

Bej nje telefon nje here I thuaj, sigurohu eshte aty, s’eshte aty, kane ndonje aktivitet, s’kane, duhet sjelle buke me vete apo vetem luge, pastaj vish rrobat me te mira. S’ja ka njeri fajin qe shkoi pa ftuar dhe e gjeti pa shtruar. Ajo faqja e internetit kushedi qe kur eshte rifreskuar, akoma i referohen Mutes si Kryetari i Parlamentit. S’e kane lexuar letren e Pjerit me rastin e zgjedhjes si President.

bradland

Ca Pavaresie te gezojme kur sot jemi totalisht te pushtuar nga Krimi Droga Rilindja dhe SORROS .

Kthupi

Ketej nga Amerika veriore zhvillohen lloj-lloj aktivitetesh ne lidhje me Festen e Flamurit. Ne Evrope behet ndonje gje? Nuk e kam fjalen per ambasadat, me shume per aktivitete publike, parada, ceremonia e ngritjes se Flamurit, darke etj. Nuk i ndjek shume, prandaj pyes, me shume kurioziteti.

del-ta

gëzuar festën e pavarësisë ! megjithëse u pavarësua më pak se gjysma e shqipërisë. është detyrë e shqiptarëve të sotëm të mos ngelemi si kurdët në 20 principata!
në greqi e itali ka me dhjetra koncerte me këngëtarë shqiptarë

gjembi

I ka marre ne tel.

gjembi

Kemi vene nje filter ketu ne sistem qe cdo koment qe permban fjalen SORROS fshihet automatikisht :slight_smile:

Kthupi

Pas pilafit. T’i merrte nga shtepia them dhe do shikonte qe s’do dilte njeri dhe keshtu nuk do t’i duhej te vishte as rrobat me te mira.

machitewa

Nje perfaqesi e shtetit a kombit nuk vendose as flamur kombetar as s’shenon me asnje simbolike diten kryesore te kombit. Kaq.
A e lagu a e thirri a si u vesh, s’ka rendesi aspak.

Kthupi

Ambasada nuk ka rifreskuar faqen e saj me adresen e re. Nuk po justifikoj ambasaden.

Alba2265

Our country may she always be in the right ,but right or wrong our country.

del-ta

gëzuar pavarësinë shqiptarë dhe jo shqipëri- duhet të ishte titulli!

dasara

Gezuar shqiptar ,i paharruar kujtimi i atyre burrave qe shpetuan kete cope Shqiperi …
Gezuar diten e lindjes Shqiperi !

InkuizitoriMoth

e kush u martua e su gezua?!

Alba2265

Faleminderit kont Berthold😊

InkuizitoriMoth

faleminderit baca Lenin qe shpetove Shqiperine duke demaskuar Traktatin e Fshehte te Londres per coptimin e trojeve te Shqiperise!

dasara

Po jo mi Alba jo …se ata burra nuk e kishin lene muhabetin ne piken e fundit sa ti gjente shtizen e flamurit Bertholdi …(Fahrri Xharra :stuck_out_tongue: )
Kemi me pare Kuvendin e Sinjes qe i parapriu aktit te pavarsise …40 firmetaret …

dasara

SA na ka dash rusi more aman :stuck_out_tongue:

Konti austro-hungarez Berthold, (ministri i jashtëm) u propozoi Fuqive të Mëdha që të ndërmarrin masa për decentralizimin e Turqisë evropiane në aspektin etnik, ku do të përfshiheshin edhe katër vilajetet shqiptare, Vilajeti i Kosovës, i Shkodrës, i Manastirit dhe Vilajeti i Janinës.
Këtë propozim e kundërshtoi fuqishëm Rusia, e cila me planet e saj ogurzeza, synonte që tërë Ballkanin ta bënte sllave-ortodokse dhe për fat të keq në këtë drejtim ajo kishte përkrahjen e Francës dhe të Anglisë.7 Për këtë çështje, reagoi edhe Porta e Lartë, e cila deklaroi se çështja shqiptare është “çështje e brendshme e Turqisë” dhe për të dëshmuar këtë gjë ,përfaqësuesit turk, ndryshuan rrënjësisht konkluzat e marrëveshjes të arritur me krerët shqiptar, më 18 gusht 1912 në Shkup.8
Dhe këto marifetllëqe i hapën rrugë formimit të aleancave të shteteve ballkanike (Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë) për pushtimin dhe coptimin e tokave shqiptare. Planet serbe për një “luftë kundër Turqisë”, kishin filluar me bisedat e fshehta me Bullgarinë. Diplomacia ruse në krye me carin Nikollajin e II, ishte shumë e interesuar që sa më parë të nënshkruhet aleanca luftarake në mes Bullgarisë e Serbisë, për ndarjen e Shqipërisë etnike. Për këtë qëllim, qarqet sunduese bullgare u ndaluan edhe krerëve bullgaro-maqedonas të krahinës së Maqedonisë që të bashkpunojnë dhe të përkrahin kryengritjen e Përgjithshme Shqiptare të vitit 1912.9

Pas një vargë takimesh (që kishin nisur qysh në tetor 1911) midis kryeministrit serb Milovanoviq dhe atij bullgar Geshov, me ndihmën e Rusisë, më 13 mars 1912, Serbia lidhi një aleanc “Traktat miqësie” me Bullgarinë, ku si synim parësor kishin kundërshtimin e formimit të çfarëdo shteti shqiptarë në Ballkan dhe coptimin e tokave shqiptare. Një aneks sekret i këtij traktati parashikonte veprime eventuale të përbashkëta kundër Perandorisë Osmane, ku parashihej që Serbisë t´i takonte mbarë territori në veri të maleve të Sharrit. Krahas bisedimeve serbo-bullgare u zvilluan edhe bisedimet bullgaro-greke, të cilat përfunduan më 29 maj 1912 me nënshkrimin e një marrëveshjeje mbrojtëse në rast sulmi nga ana e Turqisë.10
Kësaj aleance, pas bisedimeve të carit rus me Kral Nikollën iu bashkua edhe Mali i Zi. Këto shtete ortodokse të “aleancës…” përfundimisht ,në emër të luftës kundër “robërisë osmane” në tetor 1912 filuan luftën e parë ballkanike për pushtimin dhe coptimin e tërsisë së tokave shqiptare.

InkuizitoriMoth

Alba2265

Si e kam thenur edhe me pare.dita e vertete e pavaresise se shqiperise ishte 31 korrik 1913 .

anon64581289

po pse u vendos ne nendor ?

varik

po pavarsine nga kelyshet komuniste, kur do ta fitojme?

anon64581289

e komplikume puna. une them qe me shume pavaresine e ka shqiperia se shqiptaret. sesa i perket popullit tone ky ka ekzistu para shtetit te shqiperise.
duhet ndare Shteti nga Vendi, se ndryshe ngaterrohet. vendi ka mijera vjete i popullum me shqiptare. Shteti eshte i ri, 105 vjeç.

pavaresia e individit eshte relative. i varur je prej dikujt sido te jete, ose s’je i varur nga asnje sido te jete. shumica kujtojne se pa shtet s’ka si te kete popull. prandej dhe e festojne pavaresine e shtetit te tyre, qe u jep emrin. puna eshte se s’jane te gjithe popujt njesoj. kurdet, kosikanet, basket, katalanet, etj, s’kane gje shtete, po kjo si pengon te jene popuj te pavarur, te palidh nga te tjeret qe jetojne ngjit me ta. bej çfare te dush, ata s’ngjiten se jane element me vete.

dasara

Mos doje te thoje 29 korrik 1913 ?
Nuk kam asgje me astro - hungarezet …te paret e mi kane luftuar perkrah tyre dhe jane dekoruar prej princit :slight_smile:
Por kane qene aty per Shqiperine , dhe me pare, dhe me mbrapa kesaj date ,ne te gjitha ngjarjet historike …deri sa erdhi fara e kuqe…e qelbur …

Alba2265

Ishte akt formal qe Austro hungaria Te kishte sebep Te na mbronte si shtet I pavarur .ushtria turke qendroi ne shqiperi deri ne veren e vitit 1913 kur u vendos perfundimisht nga konferenca e ambasadoreve qe shqiperia Te behej shtet I pavarur ne permasat sa I interesonte Austro hungaria te kishte nje buffer zone e dalje ne Adriatic.

anon64581289

as ata s’kane qene gje per shqiptaret. benin politiken e tyre. kane qene me pak te rrezikshem ose te pa rezikshem ngaqe ndodhen larg, mbrapa sllaveve dhe grekve qe i kemi ngjitur. pranej e kemi mire me ta dhe turkun. jane larg. dhe franca e ka mire me sllavet, polaket ruset etj, se jane larg, nuk i shef si rrezik. gjermanin e ka ne kufi. dhe gjermani se ka pasur ndonjeher mire me sllavet se i ka ne kufi, dhe i shef si rrezik.

maverick

opo ndac ti thote elektronik ndac elektrolesh.vetem te mos komentonte lajmin ne te njejten kohe me transmetimin e muzikes. duhet te bente patjeter gam-gam ne sinkron me kitarat elekrolitike…

anon64581289

kishin kroacine per dalje ne adriatik, s’kishin nevoje per shqiperine.

dasara

Mire me Turkun ?!
Sa investime te beri turku per 500 vjet (vetem se shkaterroi )
dhe sa bene austro-hungarezet per aq pak …

Alba2265

Keshtu thone historianet,nese copetohej nga fqinjet adriatiku lindor do Te zoterohej nga fuqi armike Te Austro hungarise.

anon64581289

qytetet me te bukura, sot, pasuri boterore te mbrojtura nga Unesko jane ndertuar ne kohe te turkut (ose me drejte te osmanve (berati dhe gjirokastra)

asnje gje austriake s’ka te tille ne shqiperi.

shqiperine dhe shqiptaret qe jane sot, jane prej turkut dhe islamit ne fakt. atje ku shqiptaret nuk u bene muslimane u zhduken krejt, u asimiluan. etj.

Alba2265

Ndoshta 29 korrik.por pas 28 nentorit austriaket ndryshuan mejtim dhe favorizuan autonomi nen turqine pasi ardh haberi se turqit po mbanin janinen ndaj grekeve .kur ra Janina u be e qarte qe turqia se mbronte dot me shqiperine dhe u kthye prape versioni i pavaresise.vete I Qemali perpara se Te shkonte ne vjene se kishte ndare mendjen nese duhej auotonomi nen turqine apo pavaresi .

anon64581289

historianet jane kllufa. te kishin tru qe studente, merreshin me shkence tjeter me te frytshme, per veten dhe boten.

pemaa

Gezuar te gjitheve! @Alba2265 ne korrik 1913 eshte njohja ne bllok e fuqive te medha e Shqiperise, ne e shpallem ne nentor '12. Kurse @anon64581289 akoma nuk e ka dalluar qe ka dhe shqiptare te krishtere. Hajd se mbase e zbulon vitin tjeter :smiley:

dasara

Ato qytete nuk i ndertoi turku por pashallaret shqiptare …psh Berati eshte ndertuar kur ishte nen sundimin e Ahmet pash Kurtit nga Ngureza e Lushnjes …(natyrisht me arkitekturen e kohes ,nga ata ishin pushtuar )
Austria per aq pak sa ndenje investoi ne infrastrukture ,arsimim ,administrate etj .Rruget e para ata ti shtruan …per asmilim dhe myslimanet jane asimilu …ne turq e boshnjake …ortodoksit greke e maqedonas …

anon64581289

shqiptaret e krishtere, kur nuk ekzistonte shqiperia nuk e quanin veten shqiptare, thote nje francez kur erdhen themeluan Republiken e Korçes.

anon64581289

pashallaret shqiptare jetonin ne qeverisjen turke. dhe titujt dhe leket i benin duke bere lufte per turkun. pastaj jane te vonshme shumica e shtepive qe shohim sot, s’kishte pashallare fare kur jane ndertuar.

dhe mos cito tekste shkollore pa llidhje. siç ben dhe alba. perdorni llogjiken me shume. tjetra sot e quan kitare elektronike, imagjino tani te marresh kallup te dhena te shkruara 100 vjet para. s’kane piken e saktesise.

pemaa

Po si e quanin veten? C’thote ky frengu? Ka patur dhe shume myslimane qe e quanin veten turk ama, s’di a e ka cekur kete ky qe po kuoton.

anon64581289

dukeshin shqiptaret qe nga veshja thote ai. orthodokset visheshin ndryshe, dhe shumica ishin arumune. ne kohe te enverit dhe mbylljes se kufijve, u perzien nga martesat, dhe tani jane bere shqiptare. por kur s’kish kufij shqiperia, nuk e mbanin veten te tille, kur te huajt i pyesnin se ç’jeni.

ndersa ajo Turq, ishte se ashtu kjo pjesa e krishtere, quante muslimanet. ndersa ata vete se mbanin gje veten per turq, qe dalloheshin po ashtu qe nga veshja, e kishin ndryshe. ndersa ata qe i thoshin vetes turq, ishin turq. shumica iken kur turqia u terhoq nga ballkani. por nuk kishte shume turq, se ndryshe ne nuk do te flisnim me shqip fare, do ta kishim humb gjuhen.

pemaa

Po se ka taku arumune ky tipi s’do me thene qe s’ka patur shqiptare ortodokse. Pastaj u thu njerezve te mos flasin si ne tekste shkollore kur vete ke gjet ndonje rresht ne ndonje qoshe dhe na e sjell ketu si vlere te madhe. Po katoliket i ka taku frengu? Pa mire ortodokset ishin te gjithe arumune.

urbantelescope

Po kosovari pse nuk shkoi tek ambasada apo konsullata e kosoves ? apo hajt hajm qyl tek vllaznit :stuck_out_tongue:

anon64581289

une citoj AUTORE, (s’eshte tjetri historian por Gjeolog, qe punonte per ushtrine franceze, me vjedh mineralet qe mund te gjendeshin ne vendet ku shkelte ushtria franceze) jo tekste pa autore, siç jane ato te shkollave.

urbantelescope

Ku e ke bere shkollen ti o kurreshtar i dijes, qe s’paskan tekstet autor :thinking::laughing:

pemaa

Po pse mer ti s’kishte pune tjeter ky gjeollogu qe merrej dhe me etno-folklor? Une do vazhdoj te lexoj sa me shume te mundem dokumente historike, ti vazhdo lexo gjeolloge hajdute franceze.

anon64581289

nje qe i thote vetes autor s’ben liber per shkollat per femijet, por per lexues me me vlere. me te leçitur. dhe ka mendim me rigoroz tjetri. duket sa e lexon.

dasara

Pashallaret shqiptare vinin nga familjet feudale shqiptare …kemi qene me te zote se turqit per te ndertuar …kur erdhi per te na pushtuar i gjeten kalate qe i rezistuan …edhe ato ndertime qe kishte turku per vete , shqiptaret ja kishin ndertuar ,si ne kohen e perandoreve ilir ,vazhdimin e atyre bizantin e me vone me xhamija …
Faliminerit qe po me meso se si duhet ta shpjegoj historine lol mgjth ti dhe dikush tjeter edhe pse e urreni ,te mesoni se si eshte dhe se si duhet me e tregu …faliminers shume nuk merrem mo me ty …nuk jom duke u lodh …nuk ja vle se je i ditur goxha lol

ps e se harrova sa per dijeni historia bazohet ne referenca …nuk mund te tregosh historine ul tek bytha e ullinit e tu tymos i cinare dahon …

anon64581289

dokumentat historike jane shumica te fallsifikuar, se per histori te nje propagande te caktuar. ndersa nje gjeollog qe shkrun edhe per etnografi, duhet me i bere me shume besim, se s’ka qellim (interes) te beje politike kur shkruan. aq me pak kur teksti nuk eshte shkollor.

eshte si te lexosh historianet e kohes se Enverit, qe pregatisnin tesktet e shkollave, dhe ate qe shkrunte ne bodrum te shtepise, per t’i lene nje shenim historise. me lone nje veper, mos me i shku jeta kot.

e mira eshte qe te gjithe ti analizosh, mos me i marre kallup. çfare kane shumica te gabuar eshte analiza. por jo dokumentimi. kete e bejne sakte, sidomos te huajt. se jane punetore. nuk ja fusin me te degjume nga karrikja e tyre dmth, por shkojne ne terren dhe e shofin gjerat me syte e tyre. analizen pastaj mund ta kene gabim edhe keta.
e gjitha varet pastaj nga niveli qe ti vete ke. e tjetri e tjetri.

pemaa

Po sa besim mund t’i jepet nje gjeollogu hajdut per etnografine e ballkanit jugor? Kete e ke menduar? Nese nje njeri vjedh lende minerare per mua eshte dukshem i dyshimte. Psh me shkrujt ti ne kohe te lire per gjeollogji s’do te te besoje njeri normal, mund te te besoje ndonje kureshtar tjeter qe do medoemos nje “prove” qe shkembinjte perbehen nga mjalti bie llafi.

gjembi

Sinqerisht s’e kuptoj pse ti dhe Pjeri nuk bashkepunoni te beni nje liber te dy bashke. Mendoj se do te kishte shume sukses. Nuk jeni dhe aq larg besoj.

urbantelescope

Pse librat e shkollave deri tek femijet shkojne , po ne gjimnaz e universitete ku bazohen ato tek VQ apo tek zbulimet pas universitare shkencore qe behen ne mes te rruges bashke me gjeologun etnograf froncez te pazari korces :sweat_smile: Se di per cilin autor po flet qe thua duket sa e lexon , po ty mesa duket te paska lecitur e rigorozuar ne maksimum si kurreshtar qe je

InkuizitoriMoth

Kurreshtari eshte nje nga te shumtet intelektuale te epokes ngambrapa (dhe te Peshkut) qe jane kunderproduktive per tezat qe mbrojne.

Si person Kurreshtarin beni mire qe e bombardoni me eskremente sepse nuk meriton gje tjeter, ndersa teza e tij qendron ne kembe si teze e te ashtuquajtures histori alternative, dmth edhe historia na qenkerka si suma, me dy fele, fela zyrtare ose shkollore dhe fela kurreshtare.

Historia alternative ne Shqiperi eshte pak e njohur, trajtuar, mirepritur, biles eshte e keqpritur si e rrezikeshme antikombetare per shkak se Shqiperia nuk e konsideron akoma te zgjidhur problemin kombetar (ky eshte nje handikap i madh per kulturen e vendit ne pergjithsi, bjeri fyellit ne nje vrime). Vende te tjera qe e kane zgjidhur problemin kombetar, ose nuk e rruajne me per te, kan rene rehate me nje fjale, kane nje histori alternative te begate dhe pothuaj te pranuar zyrtarisht.

Konkretisht, sipas historise alternative ose antihistorise italiane, historia zyrtare e mesuar ne shkolla eshte e tera nje rrene e ndyre, lufta per krijimin e Italise ka qene e motivuar nga interesa ekonomike (masonike, antiVatikan), dhe"piemontezet" kane pushtuar me dhune jugun duke vrare e duke prere, ndersa kundeshtuesit legjitime te kesaj dhune jane quajtur “bandite”, njesoj si gjermanet quanin partizanet italiane ne luften e dyte.

Alba2265

History is a set of lies agreed upon. - Napoleon Bonaparte

B-O-H-I-C-A
B-O-H-I-C-A

Kape icik ke min. 1:30, ajo plaka djathtas, mbasi hongri e u dynd me te dyja duret, mcef fytyren me doren e majte : se mos e kapi kamera jo per gjo …:joy:

Kthupi

Te minuta 1:14 kuzhinjeri qe ve duart ne koke eshte pershkrimi i situates.

Pjer

Gjembi e dashur, nuk e dija qe kishe rene kaq poshte ne dallimin e karaktereve, njerzeve, tipave. Ti paske nevoje per nje kurs psikollogjie tek plaku, jam gati te ta jap gratis kete kurs.

gjembi

E kisha fjalen per largesine gjeografike. Ti paske nevoje per kurs gjeografie dhe leximi. Nuk jam gati te t’i jap gratis keto kurse.

del-ta

pjeri si socialdemokrat që është ,e ka ndihmën falas në shpirt,ndërsa gjëmb-kapitalistja vetëm me lekë,:grin:

Alba2265

Ne vitin 1913 u vendos qe shqiperia te vendosej nen nje Komision nderkombetar kontrolli .105 vjet me pas bent vetting dhe drejtsia vihet nen hyqmin e te huajve .per 105 vjet shqipot hala s’kane mesuar te mbajne shtet.

gjembi

Dardha falas e Pjerit e ka bishtin mbrapa.

del-ta

dardhën e jep nga dashuria për fiqtë ai:grin:joy:

Pjer

mos ki merak se nga mbrapa nuk ka gjo, veç ne do vete :laughing:

gjembi

Pjero, po e kalon kufirin. Pi pije te perzjera po mos pi mendt.

zeqo

Si u la, kur u çlirua Shqp ne 28 apo 29 nentor!?

Pjer

Terhiqem e dashur, u futa me te kuqen, se mu duk jeshile. Nuk e di pse ne disa raste me duket drite e jeshile.

pemaa

Per kete ceshtje as gjeolloget me te mire nuk kane rene dakord.

pemaa

Komisioni Nderkombetar i Kontrollit mesa mbaj mend kishte si detyre kryesore percaktimin e kufijve perfundimtare, sepse gjithmone pasi shperbehet nje perandori kufinjte jane pak lesh-e-li.
Ne te njejten kohe nese e mat aftesine per te bere shtet nga niveli i “nderhyrjes” nga jashte, atehere nga numri 105 qe ke ti duhet te heqesh kohen e komunizmit (te pakten shumicen e kohes) ku nderhyrja nga jashte ishte minimale.

Alba2265

http://www.ermenji.org/historia/chap24.html
…Por Sulltani, më 30 të Majit, ua la në dorë atë çështje fuqivet të mëdha. Më në fund, me këmbënguljen e Austro-Hungarisë dhe t’Italisë, të cilat kërcënuan se do t’a rregullonin vetë atë punë, u pranua që Shqipëria t’ishte shtet i pavarur, nën garantinë dhe kontrollin e përkohshëm të fuqivet të mëdha.
Në mbledhjen e 29 Korrikut 1913, Konferenca e Londrës e njohu shtetin shqiptar të pavarur dhe vendosi mbi statutin e tij. Shqipëria do t’ishte një principatë autonome e sovrane dhe do të kishte në krye një princ me të drejta trashëgimore, i cili do të caktohej prej fuqivet të mëdha. Shteti i ri shkëputej fare nga Turqia dhe do t’ishte asnjanës, nën garantinë dhe kontrollin e gjashtë fuqivet të mëdha. Administrata civile dhe financat e Shqipërisë, për një periudhë dhjetëvjetshe, do t’ishin nën mbikqyrjen e një Komisioni ndërkombëtar, i përbërë prej delegatëvet të gjashtë fuqivet të mëdha dhe prej një delegati shqiptar. Ky Komision do t’organizonte të gjitha degët e administratës shqiptare, dhe afati i kontrollit të tij mund të zgjatej edhe për dhjetë vjet të tjerë në rast nevoje. Princi i Shqipërisë do të zgjidhej brenda gjashtë muajve. Por gjer sa të vinte ky dhe gjer sa të formohej një qeveri shqiptare definitive, autoritetet dhe gjindarmëria e vendit do të vihëshin nën kontrollin e Komisionit Ndërkombëtar. Rendi dhe qetësia publike do të sigurohëshin nga një gjindarmëri e organizuar prej oficerësh të huaj, që parashihej t’ishin Suedezë. Por mbasi Suedia nuk pranoi të dërgonte oficerë në Shqipëri, u caktuan Holandezë.
Si shihet, pavarësia e Shqipërisë ishte sa për emër, sepse në të vërtetën ajo mbetej nën kontrollin e fuqivet të mëdha për aq kohë sa t’a donin interesat e këtyre.

dasara

Ambasadat tona neper bote nuk e kishin festuar pavarsine …Si duket jane te zene me diplomacin e hashashit …

gjembi
InkuizitoriMoth

Vlonjat

Nuk e di per boten Dasara por ne Kanada u be e madhe.

dasara

Nuk e di Vlonjat ketu tek ne me duket se nuk e bene sivjet …keshte me thane …gjithashtu dhe ne France nuk e bene …E kishin bere ne Maqedoni e mbase ne ndonje vend tjeter …si duket nuk kane pasur pare …Per rregull duhet ta bejne …shqiptaret vete organizuan neper qytete …por une them si perfaqesim i shtetit me ane te ambasadave jo …i harxhojne paret e hashashit per fushata …

dasara

Avniu eshte i forte Gjembo ,eshte i pashtershem ne krijimtari …

kapo

Gëzuar Pavarësinë Shqipëri !


image
image

image

everybody happy ne kohen e komandantit

sa te jete lala gjoni
hani pini dhe kendoni
kur te vdese lala gjoni
merni canten dhe kerkoni !

varik

Iku koha e bollekut, erdhi koha e tahirove

gjembi

Foto e fundit eshte artistike!

vezhgues

Kam pershtypjen se duhet festuar 4 dhjetori ne nje fare menyre, me korrigjoni nese e kam gabim por:

Shqiperia i eshte dorezuar pa kushte dhe pa rezistence divizionit 2 te ushtrise gjermane ne 9 shtator te 1943 sepse:

GJERMANIA DONTE TA BASHKONTE SHQIPERINE ME KOSOVEN NE NJE SHTET TE VETEM PASI KJO ISHTE E VETMJA MUNDESI ZHVILLIMI SI PER SHQIPREINE ASHTU DHE KOSOVEN.

Gjermanet e quaten kete si SHQIPERIA E MADHE dhe e kishin ne plan qe ti jepnin edhe autonomi. Ushtria gjermane nuk eshte luftuar nga populli shqiptar per me shume lexo ketu:

informacion interesant ka edhe ketu: http://serbianna.com/blogs/savich/archives/25

Zyra e komandes gjermane quhej Deutscher Bevollmächtigter General in Albanien, DGA.
se bashku me komandat gjermane 1030, 1039, 1040. DGA i kishte zyrat ne Tirane, Prizren dhe Struge.
Ne fund te gushtit te 1944, Gruppenführer Fitzthum i bashkoi ne nje strukture te vetme.
Kjo strukture e kishte qendren ne Tirane. Largimi apo evakuimi nga Tirana - Shqiperia ishte i qete dhe pa lufte dhe trupa e fundit e larguar ka ikur ne 4 DHJETOR 1944.
Te gjithe JO-Komunistet shqiptare u larguan se bashku me kete administrate.
per te sqaruar tamam lexo ketu:
http://www.albanianhistory.net/1945_German-Wehrmacht/

Ingeborg

Atehere perse data 4 dhjetor? Sipas ketij burimi qe ke sjelle ne nuk kemi luftuar fare per tu cliruar nga gjermanet!!

vezhgues

konstatimi juaj eshte i sakte, them 4 dhjetor sepse debati keto dite eshte rrotulluar se gjermani i fundit ka ikur ne 29 nendor prandaj kjo eshte data e festes nderkohe qe:

Fighting in Tirana

On 30-31 October 1944, a general assault on Tirana was carried out by the armed bands. Most of the capital city was destroyed in twenty days of street combat. We are of the view that this dramatic worsening of the situation would not have been necessary. It could have been avoided if the authorities had not, for reasons of formality, acceded passively and indeed demanded the dissolution of the Albanian Government. The Administration Group repeatedly pointed out that countries without leadership and organisation by nature always led to anarchy.

The further evacuation from Albania took place without any major fighting. The last German troops left the country on 4 December 1944.

… marre nga http://www.albanianhistory.net/1945_German-Wehrmacht/

Kthupi

Po, keto faqet serbianna, albanianhistory.net njihen boterisht qe jane bibla e historiografise, me mire akoma edhe nga Wikipedia. Gjithe informacionet e sakta per historine boterore dhe ate shqiptare, aty I gjen.

anon64581289

data u vendos qe te ishin te dyja ditet prane. per bukuri te xhestit dmth. dita e çlirimit behej po aq e rendesishme sa edhe ajo e pavaresise. plus qe edhe jugosllavia e kishte me 29 nendor me duket diten e çlirimit.

anon64581289

ça po thu o anal-ist ? te kam thene disa here qe ti s’kupton dot nje tekst te dhene, edhe kur ta shpjegon si ne shkolle, jo pastaj kur te duhet edhe pak imagjinate, se testi eshte i paplote ose çeshtja me e thelle seç duket.

ajo qe them une s’eshte gje antikombetare perkundrazi, ajo qe eshte zyrtare eshte antikombetare. qe me fjalen Komb, mendoj se ka ardh dezinformimi.

InkuizitoriMoth

ajo qe thu ti nuk eshte as kombetare, e as antikombetare, ajo qe thu ti eshte kurreshtare, karare, bythare, karabushare, handikapatare … are … are … are … are …

anon64581289

ik o prift truthare. vetem me debatu s’je ti.

InkuizitoriMoth

me seren tende “un kuptoj ti s’kupton” nuk mund te behet debat, behet vetem are are are are are

anon64581289

pyetjet qe lindin natyrshem nga observimi i kombit shqiptar.

  1. eshte populli i vetem ne ballkan, me baze etnike, qe ka shume besime fetare. tek serbet, boshnjaket dhe kroatet, qe flasin te njejten gjuhe, besimi fetar perben diferencen kombetare. vendet fqinje e kane qe ne flamur simbolin fetar, qe perben faktorin vendimtar te bashkimit, apo te nyjes, te Kombit (Komb = Nyje = Lidhje)
  2. minoritaret qe NUK e mbajne veten per shqiptare, jane te besimit orthodoks. nuk jane gje muslimane.
  3. te gjithe shqiptaret e besimit orthodoks jane asimiluar ne vendet me popullsi te po ketij besimit. vetem ne shqiperi ata nuk u asimiluan.
    nga te gjitha keto natyrshem, mund te mendosh qe orthodokset shqiptare, jane te huaj te shqiptarizuar, prej viteve te izolimit, ose thjesht prej rastesise historike dhe gjeografike. te rrethum nga muslimane kane humbur identitetin origjinal. siç e humben boshnjaket muslimane (te vertete se te tjeret boshnjake jane serb dhe kroate, qe kerkojne bashkim me vendet respektive, s’dun te quhen as boshnjake).
InkuizitoriMoth

gollobordasit jane myslimane.

dihet qe pergjigja kurreshtare are are are do jete: gollobordasit e mbajne veten per shqiptare qe kane mesuar sllavisht me metoden e Nina Potapoves per te lexuar Dostojevskin ne origjinal.

anon64581289

une di qe jane bullgare, dhe flasin gjuhe sllave. çudi po me duket qe qenkan muslimane. muslimane jane dhe gabelet apo romet psh.
puna eshte qe po flas per shqiptaret orthodokse (pyetja qe shtroj a ka te tille apo s’ka te tille ? a jane shqiptaret ortodokse greke te shqiptarizum ? greket i njohin si greke te gjithe shqiptaret e besimit ortodoks) dhe jo ata qe s’hyjne fare tek shqiptaret sepse e dine qe nuk jane te tille qe ne origjine. kane tjeter Etni.

InkuizitoriMoth

provokimi im kerkon te thote qe per keto çeshtje nuk mund te behen teori pergjithsuese sikur me qene demonstrime matematike. Per keto çeshtje ka vetem tifozerira, permbledhur ne shprehjen e Niçe ngambrapes qe ti ke qef aq shume: “nuk ekzistojne fakte, ekzistojne vetem interpretime (sipas qefit te sumes personale) te fakteve”

anon64581289

kur s’ke gje te na thuash ik or koqe ne pune tende atehere. dhe une po du TE NDAJ, jo te pergjithesoj.

InkuizitoriMoth

une sapo thashe dhe te tregova qe kush merret me keto pune me menyren tende rezulton koqe, sepse per keto çeshtje mund thuhet gjithçka dhe ka argumenta per gjithçka, siç ne fakt ndodh midis koqesh diskutante qe nuk kane pune tjeter veçse te interpretojne gjerat sipas interesave te sumes tyre qe ka nevoje dhe deshire t’modhe per koqet e kundeshtarit, dhe anasjelltas.

E kupton tani qe un gjithmone jam i ikur ne punen time per keto çeshtje?

gjembi
Alba2265

na kemi luftuar jo per tu cliruar por per ti mbajtur gjermanet sa me shume ne token tone.pra gjermani don’t t’ia mbathte kamunistat donin ta pengonin te ikte.

Alba2265

congratulations are in order si I thone kauret gjithmone duke presupozuar se shurra do I dale e paster Kristal.

InkuizitoriMoth

gezuar festat maloke e palloshe ne shekuj te shekujve me grindje te vazhdueshme njelloj si 2 bolet e Marlonit!

Alba2265

Our country,…may she always be in the right …but our country,right or wrong…

Manjola_Tirana

nga mot gëzuar të dashur miq

immagine