Gazetari serb i pergjigjet Mustafa Nanos

58 postime 2708 shikime 18 shtator 2017 në 10:22 e pasdites
InkuizitoriMoth

po pra ktu luhet e gjithe loja, ne titull, pyetja shtrohet: kush eshte me i rendesishem xhepi apo zemra?

Per kte te jape pergjigje Muç Nano dhe ky gazetari serb qe i ngjan Mishel Piccoli, ose te pakten te na jape pergjigje, me detyrim e percaktim, Belul djali.

del-ta

kjo për ata që kishin dyshime se ku konstistonte përjekja e muçnanistëve,sorrosistëve,mapoistëve internacionalistë por të djath-të:heart_eyes:. muç-ziu po kërkon ndihmë nga njerëzit e gruas së skënderbeut! del edhe saliu nga pozita e vështirë për liri-sllobodankën! ça ka më shumë skënderbeu që e kishte grun sllave?? ne po vazhdojmë traditën or tie! ç’të keqe na bënte serbi xhanëm!

BeluliXVI

-dollibashi… me ke gjetur prape mo ?.:smiley:
hoe the fuck eshtw Michel Piccoli dhe a ka te bej me zotni Behgjet Pacolli ?.:stuck_out_tongue: -nuk e njoh sinjor Piccoli joo, njoh vetem ; pronto ! sinjor Paçeli…:joy:

po kjo foto qe ke sjell qenka e modhe fare; sikur e kane bere te kooperativa e bashkuar e Bubq-it duket… ja ai ne te majte, fshatar i lumtur, tëpkë Pandi Raidhi…aka Haki Çobani qe sapo ka mare tapine e tokes., -qasi shoke…shoke te kendojme…:rofl:

InkuizitoriMoth

:laughing:, po po me kujtohet mire ajo pjese, kur Pandi ulet kembekryq mbi toke duke kenduar pop muzik, dhe puth plisin e dheut nga qefi qe mori tapine. Tamom si majmun me dukej!

Mishel Piccoli e ke ktu tek Gjenerali i Kadarese ne rolin e priftit. Nese ke durim per 2-3 minuta do te shoç Betin ne pishine.

Oh sa e lehte je ti Beti!:laughing:

Pjer

Siç duken bathet djema, po fryn nje ere e ngrohte ne marrdheniet ndermjet shqiptarve dhe serbeve, apo duhet ta kem gabim. Ne fakt ne Letrat e mia drejtuer autoriteteve shqiptare -para 15-20 vjetesh- i meshoja pikerisht kesaj gjeje, permisimin e marrdhenieve me serbet per efekt turizmi dhe qe ata ta kuptojne se nuk shtyhet duke i menduar armiq komshinjt.
Me korrigjoni ju lutem, se mos e kam gabim.

ACDC

Para 20 vjetesh Kosova ishte Serbi o Pjer dhe Sllobodani as qe kishte ndermend te permiresonte marredheniet me shqiptaret.
Mos ja u kerko shqiptareve permiresimin,por serbeve.
Shqiptaret kane bere cfare kane pasur ne dore te permiresonin marredheniet,bile kane kaluar deri ne perkulje, por nga pala serbe nuk ka erdhur ndonje sinjal pozitiv.
Serbet nuk duan te te shohin me sy ti akoma fajeson shqiptaret per marredheniet shqiptaro-serbe.

Keshtu qe si gjithmone, ke ngaterruar adrese.

Pjer

E ke gabim, ku po i fajsoj shqiptaret e mij. E kam thene ne komente te meparshme, çeshtjen e historise ndermjet dy vendeve dhe popujve, ardhjen dhe dyndjet e sllaveve ne shekullin e 6-7 , dhunen dhe terrorin, qe kane ushtruar ata ndaj shqiptarve, mirpo ka ardhur koha tu ofrojme doren per marrdhenie te mira ne interes te perbashket.

Br3dharaku

gabim e ke, i nderuar. Shkrimi eshte thjesht nje satire dhe refleksion i asaj qe perjetohet sot ne Serbi, ku ndryshe thuhet e ndryshe behet, ku reklamohet perendimi po njerezit afrimin e kerkojne me Rusine etj kontradikta si keto.
Nuk mjafton nje shkrim i nje kolegu serb i Nanos per Nanon qe te dalim ne konkluzion se “po afrohemi”

Ja si i pergjigjet vete ai kesaj qe aludoni ju, i nderuar:

Pjer

Po pra i nderuar, ato fjale te serbit (qe ke nenvizuar), tregojne psikollogjine e njerzeve te thjeshte, te popullit, gje qe tregon se ata (turmat) e kane gabim.

Br3dharaku

jo ata (turmat), i nderuar por ne, perfshire dhe ju.
Ju sapo thate qe nisur nga ky shkrimi, menduat se po fryn nje ere e ngrohte ne marrdheniet shqiptaro-serbe.
Edhe ky gazetari serb, kete thote. Qe shume njerez, e shohin kete leterkembim gazetaresh si relaksim te situates (qe ngelet ajo qe eshte, pra e tensionuar). Dhe keto ai i quan budallalleqe lagjesh

Pjer

Po pra i dashur, ai (gazetar a intelektuali serb) quan “budalliqe lagjesh” konceptin e atyre, te atyre.
E ke kuptuar/kapur ndryshe Bredharako.
Ai thote se po i futet kesaj loje, bashkbisedimi, vertet per t’ju pershtatur mendesive te reja, por, por, por, -shih- thote ai, -se çmendojne serbet.

ACDC

Po doren ja u kemi ofruar dhjetra here dhe jo vetem doren ne fakt por edhe shpinen ju kemi ulur.
Cfare tu bejme me shume?
Shikoje fajin nga ana tjeter se ne skemi faj.

Pjer

Po e di i dashur e di, nga ç’ane eshte faji, por tani , le ti lejme keto erera te ngrohta te perfshijne dy vendet, se interesi eshte edhe i joni. Ketu nuk kemi humje, perkundrazi …

Br3dharaku

e keni lexuar vertikalisht, i nderuar

Aquamarine

O Pjer rregulloji ato figuracione, ca eshte kjo “ere e ngrohte”, s’ka kuptim, era kur fryn o eshte e ftohte, o eshte fllad i fresket qe te qeteson kur koha eshte me diell, por ere e ngrohte?? Del sikur ka kontiminacion negativ me nder teje…:nauseated_face:

Pjer

Jo i dashur, e kam lexuar me vemendje horizontalisht, mirpo shum shprehje -gjate leximit- iu merret tjeter kuptim nga ç’ka dashur te thote autori. E kete gje e kam vene re edhe me VQ ku shum syresh i kane kuptuar tjeter per tjeter ato qe une kam shprehur/shkruar.

Pjer

Akua, s’ke provuar noi her fllad te ngrohte :grin:

Aquamarine

Kam provu Luciferin Pjer, qe erdhi kete vere n’Albanie, diell pervelues plus avuj te nxehte…nuk e di nese do t’i shkonte emertimi fllad i ngrohte…flladi me sa di te freskon.

Pjer

Per ne te europes veriore, kur shkojme ne shqiperi ne maj apo pas veres, ne tetor-nendor, e ndjejm ate eren e ngrohte, ne fakt shqiptaret aty nuk e ndjejne, thone; - sikur po fryn pak, sikur u freskua ca :grin:

zeqo

Aqua, Pjeri e merr shtysen nga ky filmi, mos e keqkupto!

Aquamarine

Paske receptore te vecante Pjer…cfare tjeter ndjen si te ngrohte?

Pjer

Asgje tjeter e dashur, te gjitha pjeset e tjera te trupit i kam te ngrohta.

Aquamarine

U ky filmi me xhevdet ferrin qe punonte ne miniere, dilte i lare kërrc, i paster xixe aty n’film…i lumturuar pa mase nga era e ngrohte e thellesive te minieres :sweat_smile:

zeqo

Nuk i ikte shpirti nga minjera aq ne dashuri kish rene😂 sa edhe gonin shokun e ngushte qe gjute goca me motor guzi e beri hasha😁

Pjetermustakuqi

E kam pas pa kte filmin me Mastrojanin dhe Pikoline. S’na pat ngjit fare si film.

Kthupi

Doren :wink:

InkuizitoriMoth

Te gjitha filmat dhe teatrot me skenar nga Kadareja kane qene deshtime, shume me poshte se romanet origjinale. Dhe nuk e di perse. Ndonse Stalker mund te na thote ndonje gje, ai ka nje teori lidhur me kete, e ka ne pergjithsi, jo vetem per Kadarene.

BeluliXVI

mendoj se Pjetri ka dash te thote qe realizmi shqiptar i ‘‘Gjeneralit…’’ eshte shume me i mire se ky produksioni italo-francez.

InkuizitoriMoth

ka pak rendesi kjo per çfare desha te them une per deshtimin ne pergjithsi.

Mbaj mend nje drame skandaloze televizive shqiptare te Gjeneralit.

BeluliXVI

ka deshtime, por nuk mund te thuash per te gjitha deshtim. fundja krahasohen dy gjini te ndryshme, nje liber / roman me nje film apo drame… detyrimisht i veshtire krahasimi.
-por mund te thuash qe filmi nuk percolli apo nuk arriti nivelin e librit.
bie llafi, filmi ‘‘gjenerali’’ i Anagnostit, apo Balle per Balle, jane realizime te mira, pamvaresisht se nuk jane ne nivelin e librit.

InkuizitoriMoth

desha te them se skenari i librave te Kadarese eshte shum i mire, dhe natyrshem pret nje film niveli, por kur vjen puna per te realizuar konkretisht eshte nje fiasko, pavarsisht krahasimit relativ midis fiaskove. Kjo siç duket se fantastikja e Kadarese nuk shkon me realizmin e filmit. Megjithse kjo ide nuk me duket se mban. Un nuk e gjej dot, megjith diskutimet e bera ne vite.

Mos harro se versioni i filmit qe kam sjelle ka artiste niveli: Mastrojanin dhe Piccoli, ajo qe luan Betin nuk eshte me pak, e megjithate eshte nje fiasco niveli.

ACDC

Te gjitha smund te thuash.
Emblema e dikurshme ka qene film i mire.

Alba2265

realizimi I gjeneralit me Sander Prosin e pjeter gjoken ka qene realizimi I mire.balle per balle eshte pordhe me rigon qe te gajasen brezat e ardhshem .

InkuizitoriMoth

tani jeni duke diskutu relativisht per shijen e marmalates fikut qe me pelqe mu!.
3 persona qe komentojne per filmat e Kadarese, e çdonjeri pelqime te ndryshme. Kurse un e keshja llafin gjetke.

Per vete mu nuk me ka pas pelqy asnje lloj marmalate marka Kinostudjo Shqiperia e Re, perveçse relativisht. Nuk kam pa nje film Kinostudjo ne kinema, dhe as ne TV ne shtepi. Te gjitha i kam pa rastesisht ne shtepi te tjereve ose diku tjeter ne publik rastesisht, zbor, aksion etj. Dhe kjo jo per disidence, sepse ne fakt jom fuks (kapo e ka kuptu prej kohesh), por sepse ishin te dobet si filma. Ishin artificialisht patetike dhe fals teatrale, kjo e fundit sepse te gjithe aktoret e mire te filmit vinin nga teatri, dhe nga nje teater pa tradite, gje qe nuk ndodhte psh me kinematografine sovjetike qe, me te njejtat difekte, mbeshtetej sidoqofte mbi nje tradite. Psh ne 10 minutshin e filmit te romanit Bulgakovit qe kam sjelle te tema e Çmitizimi i Djallit, shihet evidenca e teatrit psh te Çehovit. Eshte tjeter lloj gjeje, sovjetiket nuk mund t’i quash dava katunaresh, megjithse jane katunare ne krahasim me Hollivudin e ACDC-se qe i pelqen “kapuçonet e zinj” si marmalate.

BeluliXVI

une i mbetem idese qe krahasimi liber - film/drame, eshte si krahasimi molle me dardha. filmi ka te tjera yçkla , nderkoh libri i le shume vend imagjinates…
bie llafi, kur lexon te libri; “ishte terren i veshtire, moti i keq e binte vazhdimisht shi”… kjo fjali e shkurter eshte shume e fuqishme ne liber ! pervec pershkrimit te relievit qe te nguc imagjinaten dhe misterin , permbledh si te thuash edhe gjendjen , problemet dhe turbullirat ne koken e heroit kryesor, gjeneralit ; qe e benin ate te ndihej e dukej here i lodhur, here depresiv e here psikopat alkoolist.:smiley:
nderkoh ne film eshte e pamunder qe regjizori ta jap kete ne te njejten menyre sic edhe ne liber… shume shume do japi disa plane e skena te gjeneralit duke hecur neper gerxhe , rruge te keqija e baltosura nga shiu i forte.kaq.

cfare na mbetet ; une them qe duhet ndare libri nga filmi. nese sheh nje film, nuk duhet ta mendosh librin. keshtu mund krijosh nje gjykimin me objektiv mbi filmin.

anon63896856

Jam me pak e inklinuar te besoj qe ka lidhje mes islamizmit dhe regjimeve gjenocidiale se sa qe ky njeri eshte i demtuar nga trute. Islamizmi i tij duhet te jete nje rastesi, nje filozofi dhe menyre jete qe as vete nuk e kupton.

Arban

Ashtu jam edhe une i inklinuar te besoj qe nuk ka lidhje, po jam i inklinuar te besoj qe as ti nuk e kupton filozofine dhe menyren e jetes qe predikon islamizmi yt a i “liberaleve”, ithtereve te “drejtesise shoqerore” a ku di une si quhet takemi yt, domethene “islami i vertete”.

machitewa

Personalisht me erdhi shume mirë per kete foton e jazexhiut. Agjende e paster dhe transparente. Ketu e tutje ky eshte totalisht i pademshem.
Neve po na mbysin jazexhinjte e kamufluar si partiote e te mbeshtjellur me flamur kombetar.

InkuizitoriMoth

un nuk krahasoj librin me filmin, por skenarin me filmin. Ka libra te mire, por qe nuk mjel dot prej tyre skenar te mire. Ndersa skenaret e Kadarese jane shum te mire, realizimi byk fare. Ky eshte problem qe nuk kap dot.

ACDC

Tek filmi i Mastrojanit episodi me plaken Nice eshte qesharak.
Duke ditur qe ai episod ka qene edhe pika kulminante ne film dhe ne liber,ne vesionin italian ai eshte kaluar ne 10 sekonda.
Keshtu qe filmi ska patur sukses sado qe Betin e bukur e kane futur vend e pa vend.

del-ta

i bie që mbas olsi arixhiut,të vejë nexhmedin spahiu me matoshin e robellin. po lista është goxha e gjatë.

anon63896856

Islamistet nuk njohin komb ne pergjithesi, nese pastaj e ke fjalen per myslimanet shqiptare qe kamuflohen si patriote eshte ceshtje tjeter dhe ngre probleme te tjera.

anon63896856

Me pelqen lehtesia me te cilen supozon per islamizmin tim. Jepi tastjeres dhe shkruaj, sic thone.
Ironine tende do ta shijoja po te mos shperfaqje aq banalisht injorance dhe siperfaqesi ne komentin tend . Ne cfare kuptoj pak nga Islami, si shoqe e trashe e Gjembit (qe eshte po ashtu e trashe), eshte qe nuk praktikohet njesoj ne te gjithe boten: shembulli me imediat jane shqiptaret perkunder sauditeve ( le te themi) qe e praktikojne me rreptesi. Apo shqiptaret s’jane myslimane?

ACDC

Nuk jane muslimane shqiptaret ose me sakt nuk jane muslimane 90% e atyre qe nunurohen per muslimane.
Ata jane muslimane taksash,pra qe u kthyen ne muslimane qe te paguanin me pak por qe stergjyshin e tyre e kane te krishtere.
Mos ngaterro muslimanet aksidentale shqiptare qe po kthehen tek feja e te pareve me nje 10% kolone turq qe zemren e mendjen e kane ne Arabi dhe qe ferkojne duart sa kryhet ndonje sulm terrorist ndaj Perendimit.
Fatkeqesisht kemi edhe ne kete forum shume kolone turq.

anon63896856

Nuk mund te flas me perqindje sic flet ti, e as me bindje per myslimane taksash apo myslimane qe po kthehen te feja e te pareve. Kulturalisht, ne menyren se si organizohemi ne shoqeri jemi goxha te ndikuar nga Islami, edhe pse praktikohet shume me pak se c’mund te jete praktikuar para nje shekulli. Nuk di per fene e te pareve, por shqiptaret (sic edhe evropianet e tjere) kane ecur drejt sekularizmit dhe materializmit ne detriment te fese.

Arban

Do te kisha ndier nje satisfaksion autentik dhe do te isha i inklinuar te besoja ne dijen dhe thellesine e gjykimit tuaj, nese nuk do te ishte lehtesia ekstraordinare me te cilen supozon islamizmin e atij tjetrit, sidomos te dikujt (qe, kerkoj pardon per supozimin, ka kredenciale “islamike” me te forta se tuajat), por eksepcionalisht nese do te perceptoja ne menyre adekuate se c’lidhje ka komenti i meparshem me ate te mepassshmin, per mospraktikimin njesoj te islamit ne te gjithe boten. Pres te me hiqni injorancen sic priste Cekja t’i hiqnin tullacllekun.

InkuizitoriMoth

Rasta kape i çik kte foton artistike ngambrapa:

anon63896856

Arban, o ka qene mengjes shume heret qe e ke shkuar kete lemsh ose ka qene darke. Duke lexuar dhe mirekuptuar qe mendja nuk eshte optimale ne keto momente te dites, mirepres kthejim te metejshem, ose jo xhanem nese formati do te jete njelloj kaotik.

Cecua

Shko e pyt islamistet e arabise saudite. Feja e tyre eshte nje shtojze e kultures / kombit te tyre. Eshte normale qe “musulmaneve” ane e mbane globit tu kerkohet ta dorzojne kombesine te dera e xhamise. Keshtu funksionojne perandorite.

Aquamarine

Jo per te ushqyer anti-islamizmin e thekur qe ke ti, por padashur me kujtove nje histori…:smile:
Nje shoku im me at’ fillim ne Gjermani bente masterin dhe lante pjatat mbasdite. E sic e tregonte lodhej shume i binte bretku duke punu aty n’kuzhine, kur nje dite ne kulmin e punes nje koleg pjatalares kosovar, ne nje muhabet qe gradualisht po shnderrohej ne debat te nxehte i thote ktij: “po s’je pre synet nuk je shqiptar” :joy::joy: hahah ca kriteri, ktij shokut tim sa s’i ra pika…nuk e mori fare me humor…“desh i leshova te gjitha pjatat n’toke” me tha.

ACDC

Anti islamizem te thekur…
Po si mos jesh anti islamist kur kjo fe,pasi na perdhnoi nja 500 vjet, na e shtyu pavaresine nja 70 vjet me pas fqinjeve dhe tani po na pengon te hyjme ne BE ku e kemi vendin?
Si e shtyu pavaresine?
Ja duke vrare kreret shqiptare ne Manastir ne 1831, dhe duke emeruar ne vend te tyre kolone tip Olsi Jazexhiu, besnike te Portes se Larte.
Ato shfaqe ne sheshin Skenderbej ku falet namazi jane skandaloze fare…

Nuk eshte islami per shqiptaret,eshte mish i huaj.

Aquamarine

Po minoritet jane praktikantet ne Shqiperi o Acdc…ku na pengon per anetaresimin ne BE? Te shqetesoi ty qe u falen ne shesh per Bajram…futja kot. Ne kemi 100 halle si komb, dhe shqiptaret se kane mendjen aty.

Pjer

Ne fakt, une po te isha qeveritar, te pakten do i ndaloja ato pellitjet ne ora 4-5 te mengjezit te hoxhave, pellitje qe lemerisin jo vetem te huajt, por edhe shqiptaret qe punojne e studiojne dhe duan te flejne te pakten deri ne ora 6-7.
Hoxha, me kongen e tij arabisht, nuk e kupton se keshtu behet njeri dhe fe e urryer nga njerzit.

ACDC

Ate po them une jane minoritet por Rasta me ca shoqe te tjera ketu na paraqesin sikur shqiptaret jane fanatike islamike.Vetem ca kolone turq jane fanatike islamike ne Shqiperi.
Megjithate fatkeqesisht edhe BE na njeh si komb musliman,ndonese % e muslimaneve fanatike ne vendet e tyre eshte shume me e larte se e Shqiperise dhe duam apo nuk duam ne kjo damke, nuk na ndihmon ne integrimin europian.

anon63896856

Shif, shif, ashtu i paraqesim?

Arban

Rasta, mos eshte si puna e doktorin me gishtin?