Gati për makinat elektrike?

58 postime 7011 shikime 10 gusht 2017 në 03:39 e paradites
bsalaj

Model 3 erdhi (po vjen) çka e sjell Teslën në çmim të krahasueshëm me shumë mjete të tjera të kategorisë “sedan”. Por kur vë në peshore edhe shpenzimet e eliminuara të karburantit, vajit, filtrave dhe 10,000 bullonave e hekurishteve të tjera që një makinë ka, leverdia bëhet më e prekshme. Meqë ra fjala, Tesla ka vetëm 12 pjesë lëvizëse, 60% efikasitet krahasuar me 10 - 20 % tek mjetet më efikase me motor me djegie, bën gati 600 km me një rimbushje dhe bateria zgjat më shumë se pjesët e tjera. Një analizë e pavarur maste 6% rënie në performancën e baterisë pas 322,000 km. Motorin e ka sa një shalqi dhe ndodhet mes rrotave të pasme, bateria e vendosur poshtë e bën ngarjen shumë të sigurtë. Për shpejtësi në start krahasohet vetëm me makinat ultrasportive.

Tesla ende nuk ka hyrë në Shqipëri, sido që distancat e shkurtra dhe ndotja haluçinante e ajrit nga makinat me naftë dhe nafta me solar, i bëjnë makinat elektrike shumë të nevoshme. Chevy po shet një veturë elektrike 5000 usd në Kinë që duket si një Smart dhe ka çmim të lehtë.

IMG_7380

Në Shqipëri kam ngarë VW e-up për 1 javë. Krejtësish elektrike, është një makinë e këndshme për në qytet. Një mbushje baterie arrin 160 km, por ka vetëm dy a tri pika karikimi. Sidoqoftë VW mund të karikohet edhe me një prizë si e lavatriçes. Ngarja është shumë e këndshme dhe pse e çuditshme fillimisht në mungesë të zhurmave të zakonshme të motorit.

IMG_7382

Por hyrja e makinave elektrike veç vështirësive logjistike mund të hasë edhe luftën e fshehtë nga bizneset e hidrokarbureve, ndotës të tmerrshëm por financues të mirë fushatash. Deri tani në frontin e makinave elektrike unë nuk kam dëgjuar asnjë projekt konkret nga asnjë drejtues por koha nuk mund të ndalet dhe nevoja që Shqipëria ka për t’i shpëtuar tymrave vrasës nuk mohohet dot. VW dhe Policia e shtetit bashkë me OSHEE, kanë vënë në qarkulim patrullat me Golfin 7 elektrik të VW, e-Golf. Çmimet janë ende ca të larta pasi e-Golf shkon diku tek 40k euro, por do bien. Me disa teste që kam bërë, shumë të apasionuar pas makinave në Tiranë kanë njohje të mirë të zhvillimeve dhe shprehen entuziastë dhe të gatshëm për kalimin nga djegia e brendshme tek makina elektrike. Me distancat e shkurta, diellin e shumtë që mund të përdoret në pikat e karikimit dhe energjinë elektrike që prodhohet nga uji e jo nga qymyri, Shqipëria do ishte një vend shumë i mirë për këto mjete. Unë për vete kam rënë brenda me to, por nuk po përdor shprehjen, më ka zënë qymyri.

Edvini

Gjithmonë gati!

bradland

Jo nuk jam , Makina pa jete qe cdo 100 km do i frysh ne b…

bsalaj

Pothuajse 600 km me nje mbushje. Sa km ben nje Audi me nje serbator? PS. Karikimi i baterise eshte falas. Mbushet 100% per 20 min.

salben

tesla nuk ka karikim falas

salben

Sa me shpejt te futen, aq me shpejt bien cmimet. Eshte e ardhmja e s’ka pse te mos behet.
Nje gje qe e mirepres te keto elektriket, pervec mungeses se karburantit te shtrenjte, eshte trapcarja me mekaniket.

Cdo pjese ka nga 100 mrroklla e gomina qe vetem prishen, dhe ngaqe ka aq shume makina, serviset ne Shqiperi nuk e kane ate nevojen per mbijetese, ndaj nuk te ofrojne sherbim sic meriton. Edhe servisi me i humbur ne fshatin me te humbur ka nga pese makina qe presin radhen.

E keqja eshte qe me hyrjen e elektrikeve, shume prej tyre do te mbeten pa pune. Do te hapen ndoshta pune te tjera, por ka shume, shume servise ne Shqiperi e shume te punesuar, e te gjithe kane pune plot. Pa harruar dhe ata qe shesin pjese kembimi ne dyqane e varreza. Po hyri elektrikja me shpejtesi te madhe, me shume do te prishe se sa te rregulloje pune.

bsalaj

Tesla ka karikim falas.
Expanded Free Supercharge to new Owners.
Thank you ma’am. May I have another?

Model 3

Model S, Model X
https://www.google.com/amp/amp.timeinc.net/fortune/2017/05/20/tesla-free-supercharging/%3Fsource=dam

aleko

Permiresimi i cilesise se ajrit eshte nje sfide boterore. Ne Tirane cilesia e ajrit eshte mizerje, gje qe con detyrimisht ne perkeqesim te shendetit vecanerisht me organet e frymarrjes, per te mos shkuar me tej tek elementet kancerogjen qe kane grimcat e karbonit qe emetojne makinat vecanerisht ato me diezel, i cili eshte surogato sepse eshte vete shteti qe e lejon per aresye koruptive importin e karburanteve jo ne standart si dhe me pas perzjerrjen e tyre me solar e ku di une se cfare mbeturinash te tjera hidrokarburesh. Keshtu, qe ti ke te drejte kur thua qe do te jete e veshtire futja e makinave elektrike. Vete qeveria do te behet pengese pasi pasi pushtetaret fitojne nen dore me mijra euro nga keto pazare te ndyra.

Muni

Shume shpejt do shiten me cmime konkuruese dhe me shpejt se ç’mendojme do gjejne perdorim edhe Shqiperi. Te rejat e teknologjise per konsum nuk kane patur ndonjehere problem te hyjne ne Shqiperi edhe pse te shtrenjta per xhepin tone. Nuk jemi aq te varfer sa mendojme…
Gocat Shqiptare mund ta pershpejtojne procesin duke simpatizuar djalin e ri green, qe te vetmet tymra qe i ngelen jane pordhet dhe cigarja. Imagjinoni te rinjte me makine me nafte e pa dashnore.

bsalaj

Muno, jam me ty. Kjo makine ia vlen edhe shpenzimin fillestar ekstra sepse ka shume leverdi ne kursimet e sherbimeve (te panevojshme per te). Edhe ju ne amerike do shpetoni nga mekaniku qe ta mat koken me pe.

Por jane edhe makina qejfi. Ne kete video e krahasojne me nje nga Audit me te mire qe ekzistojne RS-7 dhe del shkelqyeshem.

urbantelescope

Per mendimin tim debati i makinave elektrike eshte i njejte me debatin e roboteve te sexit ose sex dolls,sado mund te jene te mira ne parim por serish nuk jane te njejta me origjinalen
motorr me djegie/njerez dhe rezultati mbetet ne dore te zgjedhjes personale te njerezve , depertimi ne treg eshte i ngurte per shume arsye.

Makinat elektrike mund te ulin ndotjen ,por serish bota sot nuk eshte ende gati per ta kaluar prodhimin e energjise nga djegia e gazrave/fosileve e impianteve berthamore totalisht ne energji te paster.
Keshtuqe me shume mbetet tek bindjet individuale, drejtuar ambjentalisteve si target market.
Eshte dukuri pak a shume e njejte me veganet.

bsalaj

@urbantelescope Kjo ishte e vertete ndonja 10 vjet me pare. Autoprodhuesit me te medhenj ne bote jane te shokuar nga cfare Tesla ka arritur. Ne 2012 Daimler (Mercedez) bleu 10% te Tesles per 50 milione dollare, ca muaj me vone Toyota bleu 2.5% te Tesles, per po 50 milione (tani cmimi ishte rritur). Tesla prodhon baterite per makinat elektrike te Toyotas dhe Mercesezit. Ata mbeten te mrekulluar dhe donin te beheshin pjese. Loja ka nisur plak.

urbantelescope

Gjithmone korporatat e medhaja nuk i lejne ti shpetojne raste te tilla , dhe 50 Milione dollare nuk jane asgje as per Daimler e as per Toyotan.

Ideja ime eshte qe ndoshta mund ti sherbeje njerezve green, por kur ti e karikon makinen ne nje prize ku energjia te vjen nga djegia e gazrave/fosileve , thjeshte ndikon ne nje 0.0000001 % te ndotjes globale.

Elon Musk do te beje monopol te se ardhmes , meqenese ka dhe panelet solare , i inkorporon me makinat elektrike , dhe ne te ardhmen padyshim qe do kene me shume perdorim. Por Shqiperia mbetet jashte , ne duhet te forcojme ligjet dhe emetimet e gazrave duke filluar qe nga pika e Koalidimit kur me X leke ta kalojne makinen edhe pse kullon bloze nga marmita e deri tek fabrikat. Interesante ishte shpallja e tenderave nga OSSHE , per krijimin e plantacioneve solare , kur kemi gjithe kete diell ia vlen , me mire se ta blejme energjine nga jashte.

ps: Adminet e rinje mu duken pak te njeanshem , duke marre parasysh gjuhen dhe idete qe hedhin ketu ne peshk , shpresojme mos te kthehet edhe peshku ne monopol drejtimi :stuck_out_tongue:

bsalaj

Edhe ne rast se energjia vjen nga tecet me qymyr reduktimi i emissions (nese do perdorinim makina elektrike) do ishte rreth 50%. Por ne rastin e energjise diellore apo hidrike (sic e prodhojme ne elektricitetin), reduktimi i ndotjes do ishte edhe me i ndjeshem.

Ky dokumentar i National Geographic tregon me shume:

TironciLebetit

Nderkohe Tesla muajin e ardhshem pritet te shpalle Kamionin e saj te pare elektrik qe ti bjere ane e mbane Uesejt. Te paret si gjithmone, ky kamion do jete pa shofer por me autopilot qe do te ule kostot e larta te kompanive te kamioneve ne vend. Problem si gjithmone mbeten fuqia e baterise per te mbuluar hapesira te gjata me mjete autonome.

Fjala

Them se do behen popullore shpejt. Kompani si Uber, Zipcar do cajne shtegun se kane leverdi nga teknologji e tille.

Fjala

Ket po mendoj dhe une. Gershetimi i ketyre dy teknologjive ka per ta ndryshuar lojen krejt.

urbantelescope

Kjo vlen vetem nese behet kalimi i te gjithe automjeteve ne makina elektrike, thua qe shqiptaret i tradhtojne benzin/audin/bmw/vw tradicionale ?

Ketu ndotja eshte e perqendruar ne Tirane , 1 milione banore, mijera makina ne levizje cdo dite si nga qyteti e si nga rrethet , normalisht qe do jete i larte niveli i ndotjes. Pyetja eshte sa te gatshem jane shqiptaret te presin ne rradhe per ta karikuar makinen , se mire VW qe testove ti e karikoje me prize lavatriceje por Tesla ka bateri dhe priza te vecanta. Duhen minimumi 10 ne Tirane , e ne cdo hyrje dalje autostradash e rrugesh kryesore, keshtuqe zbatimi mbetet ne dore te qeverise. Nese do bente ndonjefar marreveshjeje me Teslan per te futur perdorimin e gjere te ketyre automjeteve ndoshta do ishin gati njerezit , por deri tani mbetet trend , cool , green.

InkuizitoriMoth

TironciLebetit

Tani jashte fanfares publicitare, kjo ide po punohet edhe nga Damler a Mercedesi prej 2 vitesh, per sa i perket Kamione autonome.

Tesla nderkohe eshte kompani me humbje te perhershme, ka bere investime te gabuara ne fushen e energjise solare, duke i blere kompanine solare ne prag falimenti te baxhanakut a kunatit. Mbetet nje kompani Okulte, qe nese nje Princ i Kalter si Apple nuk e ble dhe e heq nga publikja…mund te Falimentoje…

kapo

Musk himself will tell you that market cap has more to do with future potential than current fundamentals.
Still, there are ample reasons to doubt: Electric vehicle adoption remains extremely low; Musk still has his fingers in many pies; and, most of all, the company still hasn’t proven it can manufacture cars en masse, even as it’s about to release its first mainstream vehicle. But when you’re dealing with a guy who just reused a rocket, you can see why some might be willing to invest so highly in pure potential
image

BeluliXVI

po te shikosh zhvillimet e fundit ne industrine e makinave apo ligjet e reja qe kane ndermarre shume vende Evropiane ne lidhje/ pasoje e ‘‘akordit per klimen’’ , makinat eletrike do jene e ardhmja… jo shume e larget. -p.sh ne Hollande vjet ne parlament kaloi ligji per ndalimin e shitjes se makinave me energji fosile dizel/ benzine nga 2030-2035… (si i do i veje halli atyre obligacioneve te CO2, me ja dhjefsha temen ?! na morri me qafe makroekonomisti)… nderkoh Volvo nga 2019 do prodhoje vetem makina elektrike apo hibride, ndersa Volkswagen nga 2020 do nxejre modelet perkatese ,te fuqishme, te makinave elektrike… Volvo ka gati modelin qe do konkuroje Teslen dhe qe nuk kushton me shume se 40 mije $ .
he per he, ‘‘problemi’’ qe kane makinat elekrike jane bateria sepse eshte eshte edhe pejsa me e shtrenjte qe e ben makinen te shtrenjte, por edhe fuqia e tyre , me nje bateri ben rreth 300 deri 500 km… po duke pare zhvillimet e shpejta , inovacionet , ne vitet e ardhshme, patjeter do dalin bateri reja me kapacitet me te larte por edhe te lira, per rrjedhim edhe makina elektrike me te lira.

megjithate, cudi eshte kur mendon se si do ndodhi gjithe ky ndryshim radikal ne 15 apo 20 vitet e ardhshme… une psh : sapo bera nje udhetim te gjate me makine Hollande- Albanie retour, gati 5 mije km ; kalova 7 shtete, 7 dete e 7 male.:smiley: , autobane pa mbarim… dhe pashe vetem 1 makine Tesla diku prane Vienes.:smiley:

urbantelescope

Kjo eshte pjesa ku per mua calojne keto konceptet e teknologjise se se ardhmes.

Zevendsimi i krahut te punes njerezor me robote , dhe teknologji te pavarura.

Ku do perfundojne kamionistet , taksistet , cashieret nese teknlogjia fuqizohet dhe implementohet nga korporatat e medha ? Eshte nje hendek shum i madh sot ne bote , kur ke ende fise tribale qe s’kane pasur kontakt me boten e zhvilluar per qindra vite, ke vende ne zhvillim , vende te prapambetura dhe ne fund Silicon Valley e Wall Street :stuck_out_tongue:

InkuizitoriMoth

e kujt i plasi, ne korporatat bejme ligjin kudo, edhe ne Peshk :stuck_out_tongue:. Kamionistet te bashkohen me fiset tribale dhe te gjejne menyren per tu ushqyer ne xhungel. Ka banane plot neper peme, pa leke, pa pune, ha pi rri. Qe nga revolucioni industrial ne Angli kjo pune ka ndodh, çdo novitet teknologjik ka derguar puntoret ne shtepi.

TironciLebetit

Teknologjia ne Parim eshte e pashpirte dhe fryma jote njerezore nuk ka kuptim. Teknologjia njef Konkurencen dhe Parane per te financuar cdo ide te cmendur per ZOT MBI TOKE. Kjo rredh nga ndjena esenciale e mbijeteses, sepse tekonolgjia vdes e falimenton me shpejt se cdo gje fale konkurences teknologjike.
Kamionistat barkderra do kthehen ne fillesa, do pine birra e do dalin ne gjah per drere, kurse Kashieret nese jan kuruar per veten do gjejne nje shkope metalik vertikal dhe do rrotullohen lakuriq duke prere para si banka kombetare

zeqo

Urime Tori.

urbantelescope

Se dija qe ishe korporate apo je thjeshte i ekzaltuar nga ngrefja ne pergjegjesi po nejse.

Kur ndodhi revolucioni industrial , ndryshoi procesi i industrise , krijoi bum ekonomik ,rritje te standartit te jetes per te gjithe. Ndersa ky revolucion qe permenda une njerezit i heq fare nga ekuacioni , mbeten vetem 10 kollare ne krye.

@TironciLebetit Zhvillimi i teknologjise do jete dhe fundi i njerezimit.

TironciLebetit

Do te jete fundi i njerezimit apo fundi i njerezillekut, sepse ne ekuacion NJerez prape do te kete.
Une fokusohem tek thelbi i mbijeteses qe eshte i njejte si per Njerezit ashtu edhe per krijesen e tyre Inteligjente teknologjike…Mbijetese e eger me cdo kusht dhe cmim.

Cecua

Gredienti i ndryshimit nuk do te jete i njejte ne te gjitha vendet. Ndaj dhe vendet e botes se dyte e te trete do jene konsumatoret me te medhenj te energjise se perftuar nga djegia e fosileve.
Ndonese, vende si Tunizia sot gjenden ne majen e shtizes se prodhimit te energjise elektrike nga centrale diellore.
Aq i papritur eshte ky ndryshim ne vendet perendimore, sa toyota e mazda u gjeten komplet te papergatitur kundrejt inovacionit te Tesles, Nissanit, Chevit, Fordit, MB, BMW e Honda (kjo e fundit se shpjeti do te hedhe ne treg makinat me hidrogjen) etj dhe u detyruan te bashkojne forcat per te mbijetuar ne tregun e ardhshem. Toyota mendonte se do te mund te hiqte nja 30-40 vjet me makina hibride. Por firmat e tjera e parakaluan dhe e lane goxha prapa.
Nejse, asgje nuk krahasohet me nje V12.
Nje Chevy bolt i ri $30000. Per $30000 merr nje Benz S 600 te 2007 dhe $6000 karburant. Duke pas parasysh se cmimet e naftes do te vazhdojne te rrijne posht, e ne mos do te shkojne akoma me posht, Benzi eshte nje no-brejner.

InkuizitoriMoth

vazhdo diskutimin me te tjeret per revolucionin industrial ne xhungel, se un jam ngref ne pergjegjsi, dhe tash e tutje merrem vetem me nivelin e korporates.

Kthupi

Duket qe s’e ke lexuar VQ. Jane parashikuar keto gjera aty para shume vitesh. Edhe ti Belul qe shqetesohesh per obligacionet, e di se ku mund ta gjesh pergjigjen po ben sikur s’e di.

urbantelescope

@InkuizitoriMoth Fiku osht i omel kur je siper e ha qyl , po thyhet dega e bie thyen qafen :wink:

@TironciLebetit Njerezilleku do e haje i pari , por edhe ata qe do mbeten s’do jene aq te sigurte ta garantoj. Gjithesesi keto jane skenare tragjike , sci-fi por po eci me keto hapa do i shohim realitet ne mos ne femijet tane.

@Cecua Po nuk pati politika rrenjesore nga qeverite , V12 aty eshte s’luan nga vendi , e cdo makine tjeter me nafte/benzine.
@Kthupi Kalova prane nje xhaje sot qe shiste libra rruges, e pyeta e ke VQ , mu pergjigj kush e ka shkruar , nje Pjer Thomas i thashe , a po s’'kam nga ata te jashtmit tha :stuck_out_tongue:

Muni

Makina ime eshte si gjyshet e vjetra labe qe arrijne nje moshe ku nuk semuren me deri sa te vdesin ne gjume :))
Volvo duke filluar nga 2019 do prodhoje vetem elektrike. Ndryshimi do ndodhe me shpejt se ç’kujtojme.

anon57625673

S’i lexova të gjtha dhe do iki në punë, por makinat elektrike kanë të ardhme. Do kishin dhe të shkuar, nëse gjigantët e naftës si Arabia Saudite s’i sabotonin. Dihet që Arabia Saudite e mbante çmimin e naftës në pikën e duhur: sa më të lartë, por aq të ulët sa të mos e ngrinin kokën makinat elektrike. Tani asgjë s’varet nga ata. Ata po shesin naftë për bukën e gojës tani, dhe s’kanë asgjë tjetër për të shitur, plus unrest brenda vendit.

Edhe sikur energjia elektrike të prodhohet nga nafta e qymyri, prapë ia vlen. Përqindje e kovertimit të naftës në TEC është disa herë më e lartë se përqindja e konvertimit në makinë me naftë. Pastaj, makinat elektrike janë më të lehta, dmth harxhojnë më pak energji të tërheqin vetveten zvarrë nëpër dynja. Kushtojnë shumë më pak për t’u prodhuar. Çmimi në këtë moment është më i lartë vetëm se tregu është akoma i vogël, dhe për çmimin e baterisë, për asgjë tjetër. Litium që duhet për këto bateri ka pa fund, dhe tanimë as litium s’është më i pazëvendësueshëm.

Thjesht me unifikimin e tregut të energjisë që bëjnë makinat elektrike, çmimi i naftës duhet të bjerë njëherë e përgjithmonë, kundër parashikimeve se duhej të ngrihej me rrallimin e naftës.

Dhe makinat hibride si Prius përfundimisht ia vlejnë. Dikur ishin qesharake, tani janë shumë serioze. Përqindja e konvertimit nga naftë në elektricitet në energji mekanike është shumë më e lartë se përqindja e konvertimit nga naftë në energji mekanike. Plus makinat më të lehta që kursejnë energji, dhe më të thjeshta për t’u prodhuar, me më pak pjesë të lëvizshme.

Do vijë dita që nafta s’d’ia vlejë të nxirret nga toka.

BeluliXVI

aman o prof Ilia ti ik ne pune,po mos e fik kompjuterin sic ben Pjeri…

-e ke gabim qe mendon keshtu ! qe thua ti prof Ilia , Arabia Saudite, dhe vende te tjera te gjirit, kane fituar para te madhe fare prej dekadash nga shitja e naftes. duhet te jesh shume naiv te mendosh qe ata nuk kane investuar nje pjese te mire te ketyre parave, kudo ne Bote: ne banka, ne ndertime, e ne te gjitha llojet industrive dhe tregjeve, deri edhe ne sport (per reklame kjo) , madje kane investuar edhe ne zhvillimin dhe prodhimin energjise alternative qe nje dite dote zevendesonte energjine fosile sipas parimit te thjeshte: ‘epoka e gurit nuk mbaroi se mbaruan gurjet’'.:smiley:

Kthupi

Po se s’ja the emrin e sakte. Po t’i thoje Pjerin Thomai mbase te gjente nje kopje. Megjithate mos u lodh shume se do dali versioni 2.0 nga viti tjeter.

Une kam degjuar qe ne Shqiperi po i modifikojne makinat qe te furnizohen me energji alternative, vaj gjelle, gaz te lengshem etj. Jo ne mase kuptohet, por qe kane filluar njerezit te adoptojne teknologji te tjera vec naftes.

squarepusher

modeli me i fundit i Tesla ngjante me shume nje kabine teknologjike me 4 rrota. eshte nje ecje me shume drejt adoptimit te teknologjise dhe automatizimit te veprimeve. e ardhmja duket mjaft e rehatshme dhe do kete pune me bollek per inxhinieret e teknologjise. sigurisht do behemi dhe me shume pertace kur jemi ne timon.

Albano-id

Edhe energjia elektrike qe prodhohet nga hecet nuk eshte krejt e pademshme, transformob krejtesisht lumenjte dhe gjithe floren qe eshtw e lidh me to, duke reduktuar speciet e ndryshme.
Energjia eolike sje ajo djellore do perbenin nje alternative te mire po do duhej njw koordinim me iire ne rang qeverish. Me trumpin qe do me qene i pari, nuk behet gje.

anon57625673

Të gjitha ato pare fluturojnë më shpejt se ç’mendon ti. 1 inflacion. Nëse po dridhet Norvegjia, komb i civilizuar, se i shkuan paret për lesh, Arabia Saudite s’ka asnjë shpresë.

Pjer

Urbano, Shqiperia i ka te liberalizuara ligjet per investimet, filloi qysh ne kohe te Nano-minimafiozit, e liberalizoi me tej Buall Mavria dhe e pasoi me tej Palloshi, keshtu qe çdo investitor, mund te investoje pa frike dhe biles pa marre kontakt me administratoret apo pushtetaret, se pikerisht aty do fillojne telashet dhe pagesat nendore.
Eshte vendosur kendej nga ne (peco-grosset e Brukselit) qe makinat elektrike te futen gjithnje e me shume por me limit. Ne fillim ato hibrite qe kane kohe, ku kane favorizime ne taksa, e me rrathe, avash-avash, nuk mund te nxjerrin jashte loje ter industrine aktuale te makinave me benzine e dizel. Me dizel eshte rene dakord qe te mos favorizohet me, me qellim qe njerzit ti kthehen makinave me benzine apo hibride (benzine+elekrik, benzine+gaz) .

Br3dharaku

I nderuar, nje si ju duhet te dije qe makinat e sotme qe perdorin diesel jane me eficente dhe me te mira per mjedisin se shume makina qe perdorin benzine.

urbantelescope

Ti pret qe ti bjere ne mendje Elon Musk per Shqiperine ?!!!

Ajo qe thashe une ishte hipotetike , nese do behej nga qeveria nje politike e atille , marreveshje projekt pilot.

Mesa di une modelet e fundit te Benz , Audi , BMW , qe jane dhe markat qe perdoren me shume ne Shqiperi te gjitha me motorre nafte jane , por kane emision EURO 4/5.

Ndersa benzine, jane vetem motorrat e medhenje sportive 3000 e siper , v8 , v12 , te cilat kane edhe taksa shtese.

Pjer

I nderuar, po eshte e kunderta, s’paske kuptuar gje, eshte pikerisht mbeshtetja ndaj makinave hibride, qe rrit vleren e obligacioneve te CO2, paketa/diferenca qe sherbejne per ulje taksash, subvencionime, investime, etj.

Pjer

I dashur, te njejte gje e kam menduar edhe ne forme pyetje, se; Pse makinat me benzine perfitojne benefice financiare para atyre me dizel, kur ndotja MUND te jete njesoj (plus-minus) , mirpo ja qe keshtu e kane vendosur peco-grosset. Ndoshta perpunimi i metejshem qe i behet naftes/petrolium, duke nxjerr benzinen, mundet te kete ndikuar ne kete vendim.
Mua personalisht me pelqen makina me dizel per shume arsye, dhe shumica e emigranteve keshtu thone, mirpo ja qe erdhi koha te mendojme per makina hibrid. Per elektrik 100% , eshte pak heret, edhe per infrastrukturen kendej ne perendim, jo me per Shqiperine qe nuk behet llaf. Mirpo Blendi yne , qe e dua fort, fluturon me … s’po e them se e kupton vete.

Edvini

Dizeli ka grimca ndotëse më shumë që ndikojnë në shëndet. Emetime karboni njësoj lëshojnë, por nafta nuk digjet aq mirë sa benzina dhe shkakton më shumë grimca të dëmshme për shëndetin. Bëhet për shëndetin në qytete e jo për emetimet.

Pjer

Te njejten gje e kam hamendesuar dhe une Edvino, megjithse nuk jam specialist i lendeve djegse.

BeluliXVI

i nderuar, nuk jam vetem une dhe pikerisht kjo eshte ‘‘thembra e Akilit’’ ne teorine tende; askush nuk e ka kuptuar mekanizmin e gjenerimin pa limit, si ujte e detit, te obligacioneve CO2 ne miljona, miljarda leke/euro, invesime madheshtore etj… kete fakt e ke pranuar shpesh vete nga diskutime te ndryshme qe ke pasur qofte ketu te peshku, por edhe me bashkbisedues te ndryshem gjate promovimit te librit.
natyrisht, pergjigja jote lakonike ; ‘‘e rregullon bursa ate pune’’, apo sugjermi praktik ; ‘‘vraje, vraje mendjen’’… (ri)lexo librin, vertikalisht, horizontalisht, arabçe nga e djathta ne majte’’ etj, nuk ka ndihmuar aspak ne te kuptuarit e ketij mekanizmi.

Pjer

Ke te drejte i dashur, jo te gjitha elementet thuhen ne pazar. Jane thene aty tek 50% , se bashku me Intervisten e shekullit, por nga aq sa jane thene, ekonomistet e vertete kuptojne vazhdimin e pjeses tjeter.

Br3dharaku
  1. diesel sot perpunohet shume me teper se para disa vitesh.
  2. makinat qe perdorin diesel sot jane adoptuar qe te minimizojne ne maksimum emetimet ne mjedis (sot ke BlueTec).
    3, energjia e perftuar nga djegia e diesel eshte 10-15% me e madhe sesa e benzines qe dmth se djeg me pak
bradland

Benzine vlla benzine , qe kur te kalosh tek stacioni i autobusit ti shikosh fundet e grave perpjete , nga gezimi :wink:

Vlonjat

Do kesh kaluar nga ajo autostrada ne breg te detit se te ajo tjetra qe kalon qafe me qafe maleve te kroacise dhe malit te zi kalojne keto elektriket, pajtonet dhe kuajt me çizme meksikane. Here pas here mund te hasesh dhe ndonje kembesor. Me ekollogjik nuk gjen.Natyre e gjalle vella😀.

anon63896856

Gati kam qene gjithe jeten.

BeluliXVI

na nje te fundit direkt nga terreni (vlonjat).:smiley:

diku ne nje restorant buze detit ne Vlore nje vajze tiranse pyet kamarjerin vlonjat gjithe naze e delikatese (pordhe medemek), o çun a eshte i fresket peshku ? -ça thua., i fresket fare motra, sa te pa ty ngordhi, tha vlonjati…:smiley:

Vlonjat

:joy::joy::joy: po ta punesonin kete vajzen te gjuante peshk, kishin per ti bere 200k euro per tre muaj!

Vlonjat

Na sill ndonje batute apo barcalete nga qyteti se kemi kohe pa qeshur.