Fije që nuk priten (Phantom thread – film anglez me regji të amerikanit Paul Thomas Anderson)

87 postime 5612 shikime 26 shkurt 2018 në 08:19 e paradites
anon63896856

“Daniel Day-Lewis eshte aktor teatri keshtu qe nese nje regjizor nuk e terheq nga frenat, ai merr kot si kalë i harbuar!!”

:slight_smile: Fale ketij kali te harbuar shtyhem akoma te shoh filma. DDL eshte per mua marke e sigurt pelqyeshmerie.

Pjer

stalker, ne mos gaboj, sikur kemi patur edhe ne nje film me kete titull; “fije qe nuk priten” ,

InkuizitoriMoth

he mer Pjer, nuk po e kapton qe Stalker ka bere ironi pikerisht me filmin tat duke persmrapçuar titullin, i cili ka qene “Fije qe priten”?

Pjer

po ku marr vesh anglisht une, çuni im e flet anglishten me mire se vete anglezet dhe amerikanet, biles e flet edhe me dialekte te krahinave te ndryshme,

InkuizitoriMoth

çuni im nuk flet se ka nje ves tjeter: vepron! - i Modhi :smile:

korriku

Kjo puna e muzikes qe sherben si lidhese (ne disa rrafshe) duhet te mbeshtese aq me shume rolin e saj si pjese integrale e se gjithes, perkundrejt pritshmerive ndaj PTA-se

Ndesra krahasimi me Dardennet, ose simetria e anasjellte me ta, me sakte, per mua sherbeu per ta pare muziken e filmit ne dialektike perkundrejt debateve te vazhdueshme mbi te, si e keqperdorur nga studiot e hollywoodit, ose ose, e paperdorur dmth e shmangur si nje tipar i kerkuar, si nje klishe nga te tjere (pseudoautore).
Ky konstatim i ketushem dhe percaktim i tij nxjerr ne drite pjesen tjeter te unitetit te dy te kundertave sa i takon asaj, muzikes. It’s a big deal, duhet me thene sepse ai argumenti i mosperdorimit te muzikes ne film me qellimin per te qene film autorial, ishte kthyer ne nje kerkese per se’, gati absurde.

STALKER

Te pelqeu?

STALKER

Si do ja besh tani e tutje, sepse ai ka deklaruar se nuk do luaje më në filma
:stuck_out_tongue:

korriku

Dje pashe nje tjeter (twin peaks) nuk desha ta shoh ende kete, dy ne nje dite eshte shume. I bie qe flas ne teori :crazy_face:

STALKER

:smile:
Ok, por ke fol sakte (pra sikur ta kishe parë)

korriku

Per te folur fole ti se une me cfare ke thene ti u mora. Rrofsh per postimin, filmin e shoh sot dhe atehere mbase sjell ketu ndonjegje te vogel c’mendoj :slight_smile:
(Per aktorin meqe u fol, une nuk e njoh)

korriku

Dardennet duhet te perfaqesojne vertete autoresi te rendesisheme ne kinemane e kohes sone perderisa kinemaberjes se tyre i referohesh jo rralle (Cuori Puri- heres qe shkoi, perseri tashti me PTA, etj. ne raste te ndryshme. )
Per kontrollin e tyre mbi muziken "Le gamin au velo) ishte shembulli me i mire nga gjithe filmat e tyre.

anon63896856

Do te rishoh e gezoj filmat e vjeter. Qe nuk do aktroje me, mbase eshte per me mire.

squarepusher

qe prej '89-es rralle pa nomination si best actor per cdo film. 3 oscars dhe eshte i nominuar perseri per filmin qe ka recensuar ketu Stalker. kam pershtypje se kete vit e merr Gary Oldman ne rolin e Churchill.

squarepusher

Stalker, ky film, edhe pse ne dukje me i thjeshti, me lineari, pa ekzaltime dhe kulmime eshte me i miri i PTA deri me tani per mua qe e konsideroj veten ‘fans’ te tij. muzika e Greenwood edhe e degjuar ndarazi eshte e nje niveli te larte, por e inkorporuar me filmin te le pa fjale.

InkuizitoriMoth

korriku

10 shkronja

InkuizitoriMoth

STALKER

Gje normale (nominimi per Oscar, sa here ai luan ne nje film): sikur qofte dhe faqen e tij wiki (ne frengjsht te pakten) te lexosh, meson se DDL eshte aktor tipik “actor studio”, pra i nje shkolle te caktuar.

Adepte de la « méthode » de l’Actors Studio, Day-Lewis est célèbre pour la dévotion extrême et constante qu’il accorde à ses personnages, les longues recherches qu’il entreprend et l’important temps de préparation qu’il exige pour chacun de ses rôles

Fakti qe ai eshte sqimatar (i zgjedh rolet qe luan, dhe nuk pranon kollaj te luaje nje rol), nuk e ben ate automatikisht ‘aktor te mire’, sepse shkolla ‘actor studio’ (aktori futet teresisht ne rol, pra aqrrin deri aty sa i rren mendja qe eshte vete personazhi qe ai luan: Sander Prosi me nje fjale) sot eshte shume shume e diskutueshme. Qe ai ka patur probleme psiqike qe ne vogëli (gje qe e thote edhe wiki), nuk do te thote qe, qe te jesh ‘aktor i madh’, duhet medoemos te jesh çik si i ‘shkalluar’.

Sa per Akademine Oscar, ajo vazhdon ti bjere kesaj sazeje te vjeter (nominimit te ‘actors studios’, pra fiksimit pas lojet psikologjike) sepse se pari eshte Akademi ultra-konservatore (artistikisht), por sikurse e kemi thene plot here ketu, 3/5 e anetareve te saj jane më se shumti zanatçinj te kinemase, dmth: piktore kostumesh, marangoze dekoresh etj etj, por qe kane vote te barabarte behen shume (shto qe jane pothuaj te gjithe te gjinise mashkullore, mbi 60 vjeç dhe 90% te bardhe - por per keto tiparet e fundit po mbillim nje sy). Pra marangozët e bardhe 60 vjeçare , edhe shume vesh nga kinemaja e vertete s’para marrin)

Filmat ku ka luajtur DDL jane prova qe, edhe pse ai eshte gatuar si aktor i tille, jo gjithmone kane dhene te njejtin rezultat. Sikur te krahasojme qofte dhe dy filma te Paul Thomas Andersonit: “There will be blood” dhe ky i fundit (Phantom Thread). Tek i pari, edhe pse roli eshte nje çik i tille (nje tip megaloman dhe nevrotik ne kulm), DDL eshte nje terrorist i vertete (il surjoue - thote frengu, pra nuk aktron, por stëraktron). Tek ky i fundit, eshte krejt gje tjeter.

Pra varet se si e ‘perpunon’ nje regjizor DDL-ne e famshem. Scorsese, per mendimin tim, eshte i vetmi regjizor ta kete “perdorur” DDL-ne siç duhet: te dy filmat qe ka bere me të ( The Age of Innocence dhe Gangs of New York) jane sh sh te mire (sidmos i pari). Por dhe tek “Lincoln” i Spielbergut ai eshte sh mire.

InkuizitoriMoth

squarepusher

mjaftonte vetem njera per te percuar idene, 4 jane pak redundant

InkuizitoriMoth

cilen do zgjidhshe ti?

squarepusher

ate qe do zgjidhje ti

InkuizitoriMoth

un do zgjidhsha te dyten.

pse nuk e thu tenden, ke frike nga Stalker?

squarepusher

squarepusher is replying…

InkuizitoriMoth

ahahahahaha :grinning:

InkuizitoriMoth

korriku

Ajo muzike nuk mund te ishte ilustruese.
Ajo kishte dialogun e vet ne skenar.
Muzika dinte te ndalonte se foluri ashtu sic Alma kuptonte kur duhej heshtur gjithashtu.
Personazhi i Almes, nga figurat me te arrira ne kinema se fundmi per mendimin tim

STALKER

:pray:

çik me karar, po nejse, sekush te tijen :yum:

(ne fakt, “nuk kafigura ne kinema, sikurse “nuk ka” aktorë. Ka filma. Dmth ka regjizorë. Dmth ka autorë (krijues).
Dhe pastaj, ne nje lexim te trete, “nuk ka” as regjizorë (autorë), por… vetem filma (vepra)

(ps2: por dhe kete e di ti po he)

STALKER

dhe nje pyetje (si pa lidhje me gjithe sa me lart) : e ka pare njeri “Celine and Julie Go Boating” te Jacques Rivette ? (une per vete, jo)

korriku

Kam folur me mendesi Oscars.
Fesivali i Kanes nuk shperndan cmime aktoresh, apo jo meqe ra fjala…
Nuk me kujtohet te kete cmime per performance :smile: ne Kane

Kete film te '70es as une jo, sigurisht qe jo

STALKER

shperndan dreqi shperndan… .

Semundje universale :joy:

STALKER

por meqe rà fjala : nje artist kurajoz si Cronenberg (i fundit president jurie në Kanë, i cili, sipas meje, dha çmime kurajoze dhe jo-konsensuale, dhe te mendosh qe ka qene ne vitin 1999!), ja dha çmimin e performances, mashkull apo femer, 3 aktoreve amatorë: asaj qe luan Rozeten (tek filmi me te njejtin titull te vellezerve Dardenne) dhe dyshes qe luan dy heronjte kryesore tek “L’humanité” (i Bruno Dumont)

por dhe gjithe awards te atij festivali mbeten ME KURAJOZET qe prej 1999-s! Bej hesap vete !!

STALKER

meqe e ke pare filmin, kam nje pyetje skenaristike (por qe ne fakt, ne thelb, ehste pertej skenarit), por nuk guxoj ta bej se ka qe nuk e kane pare ende filmin

keshtu qe si fillim po paralajmeroj :

ATA QE NUK E KANE PARE FILMIN DHE DUAN TA SHIKOJNE NJE DITE, KURREN E KURRES mos ta lexojne debatin e meposhtem :

SPOILER SPOILER SPOILER :

STALKER

pyetja eshte :
sipas teje, heroi kryesor e kuptoi vetem heren e dyte qe e shoqja … ja bente ate marifetin me ke… apo e kish kuptuar qe heren e pare?

InkuizitoriMoth

ky qeka filmi modh, kom per ta pa. Kto jon filma!

korriku

Stalker nuk me lexove, thashe qe kete film francez te 70es as une jo, s’e kam pare.

Mbase e gjej & shoh sot

(Te lexova per cmimet e performances -Kane, cik e papritur. Problemi eshte se nuk mund te hyj me gjate ketu)

STALKER

Po flisja për “Phantom Thread”. Edhe pyetja ime ishte si pergjigje ndaj komentit tënd për kete film

korriku

Me fal atehere.
Heren e dyte duket se u sigurua, heren e pare mund te kish dyshuar perderisa perzuri kujdesjet e se motres … por interesant marifeti si zgjidhje e saj, dikush i jashtem mund ta marre per keq.
Dy njerez aq te ndryshem, zgjidhja mund te vinte vetem prej se shoqes, e cila (e shoqja pra) duhet te ishte sic qelloi te jete. Fundja filmi kesaj i dedikohet, fijeve te padukshme, ekuilibrave te fshehte qe ndertojne karakteret e ndryshem qe arrijne te qendrojne bashke, aq mire shtjelluar tashme ne review.
Nuk kam opinion te forte per pergjigjen qe te dhashe.


Ne fakt e marr mbrapsh punen e se motres fare, Dhe them heren e dyte.

STALKER

Pak rendesi ka motra. As une nuk jam i sigurt nese qe heren e pare apo vetem heren e dyte

Por per mua, ti i ke thene te gjitha me kete fjaline e shkelqyer :

:pray: :pray: :pray:

(vijon)

InkuizitoriMoth

po nuk morrem vesh se kush e palloi grun e ktij qe mbante ekuilibra t’fshehte, dhe si e palloi, mçeftas, apo sheshit. E kam fjalen se shofim gjo ne spektatoret, apo jo? Se çu pa puna me pagu paret kot!

STALKER

Ne fakt NUK eshte pune te pallumje dhe kjo tregon qe :

  1. Ja arritem te mos e zbulojme sekretin e filmit
  2. Te bindim ty te shkosh ta shohesh
  3. Ndofta te te bindim te mos komentosh kur s’ke gje per te thene
InkuizitoriMoth

shife kte te kuptosh qe un edhe kur komentoj kot, ne fakt ja fus plot (si kuptim), nuk jam konseguent si korriksja qe kur komenton kot, ja fut vertet kot (gjithnje):

InkuizitoriMoth

he mer Stalker s’na the: te pelqeu apo jo kotsia filmike e Gaber?

korriku

As une nuk jam i sigurt nese qe heren e pare apo vetem heren e dyte

Ndoshta eshte gabim te fokusohesh ne ate detaj, ne kuptimin qe s’ka rendesi sepse ndonjehere skenat s’duhen marre aq literalisht. Perndryshe, per mendimin tim ishte nje poze ai realizim (hera e dyte). Nuk dua ta mendoj kur dyshoi, porse eshte e qarte qe po, dyshoi ne fund.
Perse shkon pertej skenarit, eshte pyetja ne vazhdim te kerkeses tende fillestare.

STALKER

Mbyllja e filmit shkon pertej detajeve të skenarit (heroi kryesor, a e kuptoi atë gje vetem heren e dyte apo e kishte kuptu tashme qe me heren e pare) sepse nepermjet saj (mbylljes) regjizori flet per shume gjera (ngre jo pak pyetje, etj etj)

Neser. Me kismet :slight_smile:

korriku

me kismet.

STALKER

Pra,
Ne fakt, mbyllja e filmit eshte, ne nje fare menyre, vete filmi (ne kuptimin qe në të jane koncentruar te gjitha ato qe “desh te thosh autori” pergjate 2 oreve). Kjo eshte gje e rralle ne nje film (ne fakt, nuk eshte as merite, as çmeritë, eshte thjesht nje zgjedhje e regjizorit - por qe kesaj rradhe eshte pasoje e drejtperdrejte e skenarit). Ka pas filma te tjere (psh “Vertigo” e Hitchcock, per te permendur nje te famshem) qe e zbulojne sekretin e tij qe nga mesi i filmit, pra nuk e lene per ne fund.
Shkurt: nuk ka formule per kete gje.

Pra: fundi i “Phantom Thread” i jep mundesi filmit te ‘rigjenerohet’, te marre dimensionet e desheruara (nga regjizori, dmth autori i vepres) sepse perndryshe do kishim te benim me nje film te vockel mbi raportet (tashme te para 100 here ne kinema!) midis nje krijuesi dhe muzes se tij. dhe kaq. Ne vend te kesaj, kemi nje fund, nje mbyllje, me skenen e fundit fare-fare: nje e qeshur e madhe (nje “plasje gazi”) midis dy heronjve te filmit qe fshin çdo keqkuptim nga ana e spektatorit (i cili mund te kujtoje se i shoqi do nevrikoset, do ulerase etj etj kur te marre vesh se…). Fare! Asgje nga keto! Pikerisht ketu qendron dhe forca e filmit i cili, ne fakt, nuk eshte emocionues, por me se shumti, destabilizues: ashtu sikurse Reynolds Woodcock kapitulloi perballe Almës, ashtu edhe ne si spektatorë ndofta duhet 'te dorezohemi’ perballe ‘strangeness’ se tij (te filmit pra).

Eshte keshtu sepse, ndofta, si rrallehere ne kinema, monstruoziteti nuk eshte e dhënë apriori e nje personazhi (psh, kur shohim nje film me nje serial killer, e marrim si te mireqene se ai eshte i tille), por ai, pra monstruoziteti, shfaqet (krijohet) pak e nga pak. Ndofta kjo eshte dhe vete pyetja qe shtron filmi: mos ndofta ‘monstrat’ e kane në vetinë e tyre te njihen kollaj mes vedit (dhe ne kete menyre behen bashke) apo eshte dashuria ajo qe transformon njerezit?

Paralelisht me zhbirilimin e nje dashurie-magjistricë, ne shohim nje film qe po ta mendosh mire, nuk e kemi pare ndonjere (ose shume rralle: per shembull, po me kujtohet “The Beguiled” te Don Siegel).

Skenari (mbyllja skenaristike) ne funksion total te filmit.
çdv

Albano-id

Nuk pritej sjellja me sportivitet e reynolds ne fund ndaj marifetit te Almes.
Une nuk e ndoqa me vemendje te madhe po duket se pyetja qe shtrohet ne fund eshte a mos para vdekjes, semundjes behemi me te ndjeshem, me vulnerabel ndaj transformimit. Reynoldsi nursez i propozon menjehere per martese pas helmimit te pare. Sa per ti bere nje qasje psikanalitike
Te njejten skene te shpetimit e hasim te Vertigo e Hitch, ku protagonisti duhet te shpetoje nje Kim Novak joreale nga vdekja, ne menyre qe te lindi dashuria, deshira.
only a dead woman is a good woman, ne invers.

STALKER

ne fakt, ti mund ta therrasesh edhe Bibilush-prej-druri (Woodcock) :joy:
Sikunder Almën mund ta therrasesh edhe Âme (Anima).

(emrat, nje nga gjetjet me te shkeqyera te skenaristit/regjizor)
:slight_smile:

squarepusher

my 2 cents…

Kemi te bejme me neurozen klasike obsesive. Nuk do thoja se behet fjale per dashuri, me shume se sa permbushje e kritereve. Ne fakt Alma qe prej fillimit dhe deri ne fund i nenshtrohet gradualisht disa testimeve derisa arrihet ne nje marreveshje te hapur. Ndersa Reynolds fillimisht shperfaqet nepermjet kompulsioneve dhe asketicizmit te tij dhe gradualisht drejt idese obsesive. Vetem andej nga fundi del qarte funksioni qe duhet te permbushe Alma, ne perputhje me te kuptuarin gradual neper te cilit Almes i duhet te kaloje. Ne vetvete patologjia e saj eshte qe duhet te kryeje nje funksion.

Obsesivi behet i tille, sipas disa teorive sepse deshira e tij eshte te shkele nje tabu dhe kjo tabu ka jo pak te beje me fustanin perfekt te nuserise qe ai do te qendise per te emen. Nuk mbaj mend qe i ati te permendet ne kete histori. Dhe per te lehtesuar kete dhimbje ai ‘ka nevoje te ndeshkohet’ fizikisht. Ne kete kuptim Alma kryen funksionin e konversionit qe vete Reynolds nuk e kryen dot.

Thene thjesht, ky film ka te beje me rrugetimin e dy personave, nuancat qe duhet te shohin, krijimin e nje kodi te pathene drejt krijimit te nje marredhenieje komplementare.

Albano-id

shkurt woodcock eshte nje mazokist i kamuflum. Raporti i te dyve i ka te gjitha keto nuanca qe permende.

squarepusher

Ajo qe dinte me pak nga te tre personazhet ishte Alma (e motra eshte personazh kyc qe na e jep kete lexim). Ne nje fare menyre, filmi eshte ‘The Becoming of Alma’

squarepusher

i kamufluar ne nje fare mase sepse regjizori vendos t’ia heqe ‘masken’ pak nga pak gjithmone duke e pasqyruar tek personazhet e tjera, asnjehere ne menyre te drejtperdrejte apo didaktike.

STALKER

Patjeter ! Me duket é kam thene edhe në review: obsessioni eshte tema qendrore e pothuaj gjithe filmave të PTA. Por kesaj rradhe ai é merr spektatorin për dore, ne vend qe ta gjuaje me gelboqe në surrat (pra me nje varg skenash filmike poshterimi nga te cilat nuk lindte asnje ‘mister’, asnje 'magjí ’ - e kam fjalen për There Will be Blood).
Pra tema eshte é njejte. Vetem se kesaj rradhe, pikeshikimi regjizorial (mizaskena) eshte é duhura

squarepusher

me duhet ta rishoh there will be blood por mesa kujtoj 2 personazhet ishin 2 ane te se njejtes medalje, dmth ne gare per pushtet dhe si e tille e pranon konfliktin dhe perplasjen, dhunen dhe poshterimin.

korriku

10 shkronja

STALKER

po, por opinioni im per “There will be bood” s’ka lidhje me historine. Sic e thashe me lart, ka lidhje me faktin qe ai film, per mua, eshte nje varg skenash filmike poshterimi nga te cilat nuk lindte asnje ‘mister’, asnje 'magjí (pra nuk eshte problemi tek skenari, tek fakti qe ato jane skena poshterimi, por tek mizaskena, tek trajtimi regjizorial)

ps: kam ripare 40 minutat e para para disa muajsh (e jepte nje kanal tv). Impossible !

STALKER

ne fakt, motra eshte po aq personazh kryesor

STALKER

ti qe mban mire mend fundet e filmave: cili film (i ketyre koheve te fundit) mbyllet, po ashtu, me nje te qeshur te madhe? (“plasje gazi”). Nuk po me kujtohet qe nuk po me kujtohet!

STALKER

ahahaha, puna osht me fol per filmin pa e spoiler-izu
:stuck_out_tongue_winking_eye:

STALKER

ore, mos ka dale gje ne kinema andejeza?? :thinking: (apo ç’né, thuaj…)

korriku

Une jam bloze per te mbajtur mend filma, madje humbas mjaft nga shfaqja e tyre, me duhen disa here.

Albano-id

nuk ka dale, dhe te mendosh qe sallat kryesore te nje qendre tregtare, (kinemaja me e ndjekur aktualisht, edhe pse me e kripura, me kokoshka porcion amerikan) kane nje jave shfaqje dedikuar filmave te kandiduar per oskar, nder te cilet mungon ky i mesipermi.
une e pashe te kodi.tv, cilesi jo dhe aq te mire.

InkuizitoriMoth

sa keq me vjen, ju keni thene kaq shum gjera, dhe un s’kam asgje per te thene.

korriku

epo s’mund ta gjeja, nuk eshte pare fare sierranevada. Kjo eshte nje shkak per ta kerkuar e pare, pas 2 vjetesh ne qarkullim rrjeti mund ta kete :slight_smile:

korriku

10 shkronja

korriku

permban spoiler por nje recense shume e mire, ia vlen.

Katror

Stalker, meqe e shoh qe e ke huazuar nikun prej Tarkovskit dhe ke goxha njohje per filmat desha te te pyes nese e ke pare filmin “Satan tango” te Bella Tarr. Kam dy dite qe po e shoh dhe besoj do ta mbaroj kete weekend (filmi eshte 7 ore e gjysem i gjate :slight_smile: ) dhe me ka lene me goje hapur. Do doja te dija se cfare mendimi ke ti nese e ke pare.

STALKER

Mendimin me te shkelqyer qe mund te kem per nje film, sigurisht!
Ka fort mundesi qe ajo të jete kryevepra e Bela Tarr (e them ne kohen e shkuar se regjizori ne fjale vertet eshte gjalle, por ka pas deklaruar para disa vitesh qe nuk do beje me filma, dhe ne fakt nuk ben me).
Bela Tarr eshte nderi dhe krenaria e kinemase hungareze
:pray: :pray: :pray:

InkuizitoriMoth

nuk ben me filma sepse, mbasi beri i dor pare, urren “imazhin” si biznes, fjala “imazh” eshte krijuar nga biznesi thote ku fuksi komunist i Bela Kunit.

ja i ke ktu te gjitha, osht tu qajte per Kullat Binjake qe ishin Qender Botrore e Biznesit, Imazhi i Biznesit. Kte e dishin edhe terroristat, pranej pelltauuu …

Katror

Faleminderit qe ma konfirmove. Eshte per te qare kur sheh qe njerez te tille ndjehen te perjashtuar a te paperfillur ne boten e artit, aq me shume kur shikon se sa bilione dollare hidhen ne hale ne Hollywood. Filmi tjeter qe vjen ne liste pas shikimit te ketij, eshte “Dekalogu” i Krzysztof Kieslovskit qe e kam download tashma ne kompjuter per ta pare . I kam hyre Lindjes me themel. :slight_smile: Nese di ndonje film te mire, ma rekomando te lutem.

InkuizitoriMoth
InkuizitoriMoth
STALKER

Jo, Bela Tarr eshte goxha i respektuar nder spektatorë, dashamires të kinemase e kineaste qe respektojne zanatin e tyre (dhe me kete rast edhe spektatorin).
Nga Bela Tarr mund të gjesh pa shume veshtiresi edhe “Werckmeister Harmonies” dhe “Damnation” apo “The man from London”.

InkuizitoriMoth

film i modh

InkuizitoriMoth

katror nacionalist i djathte, je ne shoqeri te keqe, Stalker komunisti ka share nga nena te gjithe te djathtet e blogut si fashiste. Apo ju lidh sharja e nenave respektive?

nese ti nuk e mban me dore Wikipendian, jam une qe e mbaj me dore:

How do you feel about Trump?

Trump is the shame of the United States. Mr. Orbán is the shame of Hungary. Marine Le Pen is the shame of France. Et cetera.

arb

Film as mish as peshk ,nuk me perfshiu hic(modestisht nuk jam hic ekspert filmi,kjo kuptohet) ! Megjithate me mire se nivelet zhgenjyese te “Shape of Water” ne krahasim me famen e cmimet fituese qe pati ! U ndieva ngushte ne fakt ,kudo reth meje njerez qe u pelqeu “Shape of water” per habine time! Pastaj mendova…bote e ndyre kapitaliste,jane bere njerzit me hije :vulcan_salute::vulcan_salute: !!

STALKER

Vetem për filmat qe s’ka eksperte! Ka shije qe kultivohen (edukohen, perpunohen… etj etj) por të qenit ekspert s’do të thote asgje. Keshtu qe aq me mirë qe nuk pretendon se je ekspert (njoh ca qe mbahen për të tille: shijet e tyre kur therret qameti :scream:). Nje pjese e tyre duhet të jete nga ata qe adhurojne “Shape of water”.
:wink: