Eurovizion - 2018

153 postime 8499 shikime 8 maj 2018 në 03:39 e pasdites
squarepusher

Performanca e Eugent Bushpepës në gjysmëfinalen e parë të Eurovision Song Contest me te cilen kualifikohet per ne finale.

(perditesuar)

squarepusher

Bushpepa i intonuar si gjithmone, me aftesi vokale dhe teknike te larta. Kenga eshte medioker (one direction - story of my life me vjen si ndikim) dhe teksti megjithese ne shqip eshte i pakuptueshem per shkak te anglishtezimit artificial te theksit te fjaleve shqip. Po te ishte konkurs zeri, Bushpepa do e fitonte pa dyshim. Skeptik nese Shqipëria e kalon gjysmëfinalen.

Albano-id

kenge pa karakter, monotone, si christmas tune, intro e kendshme. Bushpepa ja beri qoken gjithsesi. Paraqitja skenike nuk me pelqeu shume, pak statike, veshja dhe koreografia teper e thjeshte per eurovizion.
60 perqin kalon.

squarepusher

Fyromi paska dale nga katunarizimi qe e karakterizonte, paska ardhur me prurje me moderne :grinning:

squarepusher

ndersa Kroacia kendon me seriozitet per ‘roses and horses in the rain’ :joy:

p.s. ku je Fiqo? we need you now

squarepusher

nga vendi qe jep Wiener Wurst dhe Conchita Wurst, nuk pritshim pop gospel. mire Austria.

machitewa

Shqiperia s’po shkeputet dot nga çirrja ne eurovision.
Mbeten duke shqyer fytin kot, prej aurela gaçe etj, duke lemerisur publikun e mos kaluar as gjysmefinalen.
S’po gjindet dot nje kenge qe kendohet.

squarepusher

Greqia vjen ne greqisht, meqe s’marr vesh asnje fjale, por me kapi veshi fjalen Separo, po imagjinoj qe kenga eshte nje ode per Qeparonë :grin:. boring

squarepusher

kete radhe e ke gabim, Shqiperia kendoi ne nota te larta, nuk u corr.

squarepusher

Finlanda nuk ka me frike… se nga cfare s’e kuptova. cope-cope.

machitewa

Still. Aty aty eshte me çirrjen.

Gjithsesi hallall Gentit per vokalin.

Kam pershtypjen te pakten 5 kenge shqiperia ne eurovision i ka identike, ndryshojne vetem kengetaret. Stili identik, hyrje e bute, perfundim duke shqyer fytin.

Hiq ukrainen dhe finlanden, ne 15 vitet e fundit kane dale fitues zerat e bute dhe te qete.

squarepusher

Zvicra pse ankohet kaq mor aman? blood diamonds … ma va

squarepusher

Irlanda e dashka finalen me cdo kusht, dhe ka per ta marre. lavish

Pjer

bjellorusia mu duk kandidat per finale, bukur,

squarepusher

tipologjia e kengetareve duket se perseritet, kenget ne te shumten kane qene cope-cope, vec Nishliut qe ka cuar kenge me plot fjalen.

squarepusher

kjo cuca e Qipros e cau rrugen per ne finale me te gjitha asetet. kenge e kendshme.

Albano-id

keto kacurrelset si eleni fourreira vetem per eksport i kemi.
Pse nuk cuam dhe ne ndonje kacurrelse tjeter ekzotike qe di me dredh belin, i kemi kaq me teprice.

gjembi

The uploader has not made this video available in your country.

:frowning:

squarepusher

te sigurt per kualifikim:
rep ceke
izraeli
bullgaria
fyromi
qipro
armenia
zvicra

Albano-id

edhe estonia, ta bente mishin puckuriza sopranoja.

squarepusher

blame Canada :grin:

korriku

Bjellorusia dhe Estonia sivjet m’u duken mire pare klipet online.

squarepusher

na e sjell ndokush tekstin e kenges shqiptare, ta dime per ca malli behet fjale

korriku

eurovisioni e bllokon jutubin per ameriken, viti i dyte ky

machitewa

Një pritje e gjatë, e ëmbël e zjarrtë
Ca hapa trokasin si zemër këtë natë
Unë ndjek ritmin e saj
Dy duar që zgjaten përpijnë në ngrohtësi
Ky mall që të djeg nuk njeh kufi as largësi
Si më magji hëna shikimet përpin
Më sjell vegimin tënd

Lot i patharë ndriçojë këtë natë
Sonte kumbo prej shpirtit pa fjalë
Vetëm një çast dhimbja të më ndalë

Ky lot i patharë një ditë do shterojë
Nga puthjet e zjarrta që ëndërroi
Në atë çast dhimbja do ndalojë

Dua të hesht në këtë natë i shtrirë në këtë shtrat
Ku ëndrrat hyjnore shërojnë çdo plagë
Të shoh portretin e saj
Momentet kalojnë, sekondat nuk falin
Orët pasojnë por ndjenjën se ndalin, jo

Si më magji hëna shikimet përpin
Sytë tanë puqën sërish edhe pse është fantazi
Jetën do ta fal ty

Lot i patharë ndriçojë këtë natë
Sonte kumbo prej shpirtit pa fjalë
Vetëm një çast dhimbja të më ndalë

Ky lot i patharë një ditë do shterojë
Nga puthjet e zjarrta që ëndërroi
Në atë çast dhimbja do ndalojë

Do ndalojë

squarepusher

:grinning: paska qene kenge dashurie

korriku

ngelem duke bere kenge per dashurine ne distance

machitewa

Mirë qe s’doli Mall columbie :smiley:

Albano-id

keshtu nga jashte te jepte pershtypjen si balade trimerie per hajredin pashen :grin:

squarepusher

hajredinin kur te cojme moza ahmetin me dhimbje kreje :joy:

gjembi

Amerika thuaj. Une s’jam ne Kanada. Na bete lemsh.

Albano-id

keshtu e shprehim dashnine ne shqipot, me agresivitet, pompozitet akutesh dhe frazash; te dua moj qene.
Sikur ta dija qe do kalonte eleni, formule fituese.
Kaloi dhe bushpepa, sic u parashiku

squarepusher

po ta vesh re me kujdes eleni duket n’cik si iluzion optik, dmth me pak gjera krijoi iluzionin e bollekut. qofsha gabim :grinning:

squarepusher

‘ka mjaft gjasa’ nuk eshte tamam parashikim albano. kalon/s’kalon quhet. :grinning:

nejse, bravo zerit te Bushpepes, i cili me sa pashe e ka kenduar dhe me mire kete kenge live. duhet te kene kujdes orkestraxhinjte tane qe mos t’ia mbysin zerin ne fillim te refrenit.

Albano-id

patjeter, pervec kenges e performances qe kishin ingredientet minimale te duhur e arriti dhe fale imazhit prej vajze hot ngacmuese dhe mesdhetare.
ajo qe ke thene ti mjaft sakte iluzioni i bollekut eshte esenca e suksesit ne eurovizhon, it’s just an illusion

Albano-id

me standartet e mia ka gjasa eshte pothuaj e sigurt :smile:

squarepusher

e kisha ne kete kuptim

gjembi

Ahhh i paske rene nga… Kanadaja.

Mimoza_llastica

I don’t like it! Nuk me jep asnje ndjesi kur e degjoj. Biles po ta japi radio e zejme, do nderroja kanal.

Pjetermustakuqi

Bravo Genti! Ekselent. Perfaqesimi me dinjitoz ever.

Kthupi

Shyqyr qe s’je ne juri ti.

Ti Moza ne fakt ke treguar shenja qe nuk je shume e ndjeshme per muhabetet e zemres. Robte vuajne ti i fut nje lol.

Albano-id

Nga cila krahine eshte me origjine ky Genti, kot pys

Mimoza_llastica

Ou, kur kshu? Se une e njoh veten per te ndjeshme, :stuck_out_tongue_closed_eyes:

Pjetermustakuqi

Pse te intereson, kot me e dite?

Pjetermustakuqi

Ndër herët e rralla, në interpretimin e këngës, një artist shqiptar në Eurosong, është aq preçiz pothuaj njësoj si produksioni në studio. Kjo tregon jo vetëm stabilitetin e tij artistik, por edhe pjekurinë e një këngëtari i cili nuk tutet në një skenë që jo pak herë ka gjunjëzuar edhe emra të njohur të tregut europian.

Shkeputur nga nje status i “annamedia”, portal i Gjebrese.

Yeriho

Shkarko hola. Eshte super.

InkuizitoriMoth

jepi dajak, sepse arti dhe karti dajak do!

del-ta

kënga ishte monotone ,por të tjerët ishin më keq,kështu që e meritonte fazën e parë!
qiprua kaloi me një jevgë meksikane nga fshatrat e levanit:rofl: entela u fut në ujë dhe doli eleni,ndërsa ferra :zipper_mouth_face:u bë furreirra! 80% e opinionit në gre-qi nuk i la gjë pa thënë meksikanes! e zbuluan para ca muajsh që ishte shqiptare dhe e bënë rezil! nuk dinte ca të thoshte shoqja e albës:expressionless:

Dranja

Shumë i mençëm qenka teksti. Edhe malli ndalon një ditë.

gjembi

Komentet e tua racisto shoviniste jane perhere te qelluara.

Alba2265

Epo kur u ndane kaq na rane .kombet e tjera jane bekuar me vegla prodhuese ne me vegla memedhetare pellazge ilirike patriotike :blush:

del-ta

gjëmb,janë të vërteta! ky muhabeti i racizmit është mbulesa e çensurës në demokraci. tani 99,99% e popullit jevgun e quan jevg! ne si tja bëjmë ? rom-ak dhe egjiptian? do ankohen ata të vërtetët:rofl: dmth nga muç në much:star_struck:!!

Albano-id

ka nje disavantazh kenga e ketij, versioni i prere 3 minutesh eshte me pak emocionues dhe sjell me pak cilesine e vokalit se sa versioni 4 min e gjys. Me versionin e plote do mund te bente figure edhe me te mire mendoj

Aquamarine

Klithmat e Gentit nuk jane klithma te semura si nga ana teknike dhe ne aspektin e permbajtjes muzikale sic mund te kete klithur ndonje kengetar/e tjeter ne eurovizion. Eshte problem qe kompozicionet e krijuara per bukuri t’Zotit shumekujt mund t’i duken pa vlere, pikerisht se jane krejt normale, nuk shprehin devijanca emocionale, por tregojne permes tingujve realitetin e nje dashurie te zakonshme, ku subjekti nuk pretendon te shprehe ndjesi te sforcuara pertej spektrit emocional te mireqene. Suksese Eugentit, e meriton cmimin me te mire.

Aquamarine

Ou pse shqiptare ajo elena? Nuk e dija qe e kishim ‘katunaren tone’*

*sqarim per kush e eshte i ndjeshem ndaj termit katunar, e kam fjalen shqiperia eshte si nje katunx i vogel, ku kush del jashte katundit, komentohet gjere e gjate me biografi e me the te thashe. :slightly_smiling_face:

Arban

Per pyetjen e Albanos, meqe Pjetri me mustak te kuq nuk u pergjigj:

Ky Keli do jete ndonje emigrant deshtak qe ka mbet rastesisht brenda vendit. Si guxon thote Shqiperia ka bandite

Alba2265

ka per te fjetur ne dysheme mavria se gruan e ka patriote me ferman si delta jone :blush:

Yeriho

Be best!

Albano-id

nuk e di pse ky artikull me kujtoi kengen e grupit “minatori” “shfletoj gazeten”.

Arban

Ne fakt nuk e lexova te gjithe artikullin, po me Minatorin me kujtove qe ka qene grupi im i parapelqyer. Kam pasur nje shok kosovar dhe ai me dha nje kasete te tyre. Ishte fillimi i viteve 90, sa kishin filluar magnetofonat. E degjoja cdo dite nga 5 here kaseten. Me shume me pelqenin “Babai im eshte minator” dhe sigurisht, Mihonia, pavaresisht se e huazuar.

Pjer

ne gjysem finalen e dyte, sot, kenga me e bukur dhe prezantimi me i bukur mu duk Moldavia.

Arban
pemaa

Kenge e mire po shume e gjate. Do sherbente me mire si kenge hyrese neper seri/kartona ose gjera te tilla. Po gjithsesi une them do synojme vendin e peste.

Aquamarine

Sot apo neser eshte finalja?

dasara

Sonte –
Kush mund te na tregoje ndonje link se nuk jam ne shtepi…

squarepusher
korriku

sa hyra cfare shemtie nr. 16
Australialand bere njesh me Trumplandian muzikalisht

korriku

Irlanda + 1
u be per ta levduar, kete prurje melodioze relativisht tmerreve qe u dhane ne skene der tani
obobo qipro

Pjer

u zgjat shume, ora po shkon 12 e nates dhe rezultatet e para, akoma s’kane filluar.

squarepusher

suedia, cekia dhe portugalia kishin sjelle kenge. te tjeret gimmicks/kitsch. ne mes te dyjave do fusja kengen e Shqiperise qe eshte kenge por dhe pak gimmick.

p.s. parashikoj kengen shqiptare brenda 10-shes.

korriku

2 pershendetjet nga Salvador Sobral nje surprize e bukur

perfaqesuesja jone s’para me intereson, si shqiperi flas
tifo bej per Estonine, Portugaline, edhe Suedia
harruar Italine

Albano-id

Suedia gjithnje nder te paret, nderkohe qe kenget e vetme qe u mbahen mend jane ato tw Abba. Sikur i nxjerrin kenget me linje prodhimi qe ti pershtaten common sense.
Budallek te fitoje izraeli, kenge budallaqe. Austria duket si trendi i fituesit kete vit.

korriku

fitoi budallalleku Izraeli
jo se kishte alternative te forte afer, me sa quhet alternative qipro

Albano-id

me sa duket fituesi i vjetshem ishte nje perjashtim nga rregulli i eurovizhon.
kenga shqiptare ishte ku e ku me lart se kjo e izraelit. Po eleni e ndezi te pakten, si me qene night club. Jane dy kenge antiteze dy te parat.

squarepusher

Mos u nxito per Suedine, gjysma e kengeve me te cilen je(mi) rritur dhe qe i mban mend domosdo, jane nga artiste suedeze. Kane po ashtu nje nder skenat underground me te mira ne Europe.

Albano-id

po e pranova qe kane industri per muzike pop. Jane mjeshtra te sampling
roxette suedez kane qene, po.

squarepusher

jo vetem pop pra. e njoh goxha muziken indie suedeze dhe jane ‘top notch’. :wink:

Albano-id

Cfare transformimi nder vite perfaqsimi i israelit, nga dyshja simpatike me motive nacionaliste te kenga feministe joserioze e pules se majmur.

STALKER

Nje here (vetem vjet) ra daci në kos (fitoi é vetmja kenge é mirë). Kete vit, ‘e vetmja kenge e mire’ doli pothuaj e fundit
:grinning:

STALKER

Dhe sa për piket (qe nuk kanë të bejne kurrfare me cilesine - me perjashtim të rastit kur bie daci në kos) : jurite profesionale (qe vleresojne 70% gjeopolitikisht 30% artistikisht) deri diku e vleresuan jo pak Shqiperine (edhe pse, e vetmja juri qe na dha 12 pike ishte ajo e nje vendi të sterlarget, amà myslymon dhe turkofon: Azerbaixhani).
Votat e spekatoreve pastaj (90% gjeopolitike) provuan sa të vetem jemi: edhe pse në finale mungonin pothuaj të gjithe fqinjet (deri dhe Greqia mungonte!!), piket e marra nga telespektatoret ishin shume here me të ulta se ato të jurive. Qe dmth: nuk morem fare vota gjeopolitike (qe sapo thame se perbejne 90% të atyre të publikut).
Shkurt, edhe pse nuku ‘meritonte’ me shume, Bushpepa nuk mund të dilte me mire: edhe kaq, besoj se u arrit vetem fale vokalit të tij (qe sigurisht, impresionon)

STALKER

Ahahaha, kjo puna e bollekut: në nje interviste, kjo ‘katunarja jone’ (tm: aquamarine) thosh qe kish arritur ate qe fundja e enderron cdo njeri: të kishte 3 shtepi! (shifra 3 nuk eshte rastesi: nje shtepi për perdorim, nje tjeter si ‘shtepi të dyte’ dhe nje e trete, ‘si bollek’)

Bolleku si iluzion ‘realist’ :blush:

InkuizitoriMoth

po qytetari Godard sa shtepi ka?

Aquamarine

Une s’e degjova Israelin po nga prezantimi i shlurter qe i bene te gjitha kengeve ajo tipja dukej si deficente. Eurovizion hesapi, nejse gaz e hare ne Tirane paskan dale mileti me tullumbaca e flamuj ylberore, festojne te lumtur me brohorima duke ecur me bicikleta.

InkuizitoriMoth

aquamarin, tani e kuptova qe nuk je ti qe ke dhene intervisten.

Albano-id

kishte goxha vende qe na dha dhane pike me ane te jurise profesionale, nga 10 pike, hungaria nje prej tyre. vota ishte mjaft e haperdare kete vit, nuk kish nje favorit, asnje kenge nuk dilte dukshem mbi te tjerat.
Ndersa vota e publikut pritej qe nuk do na favorizonte, pastaj vota e publikut albanofil duhet te jete ndare disi edhe nga pjesmarrja e 3 shqiptareve. Ne pergjithsi nuk na votojne shume fqinjet.
Italise pah ja shpetoi dinjitetin vota e publikut. Kompromisi kish bere te veten. Po te pakten ishte kenge me nje mesazh jo egoist. Kenget e tjera ne suazen e eurovizhonit, arratisje nga realiteti. Kenga hungareze me pelqeu, ishte e ngashme me kengen e bushpepes. Habi qe nuk fitoi me shume.
Cila kish 3 shtepi, bufja e izraelit.

Yeriho

Mjafton nje Eurovision qe evropianet ta shfaqin mire veten cfare jane: pese-vjecare kopeshti.

Aquamarine

Meqe jemi ke keqkuptimet e ke degjuar kete kengen per gayn e keqkuptuar?

Kte duhet te kishte cu italia ne eurokontest

STALKER

Vetem ate qe i ka lene baba ! (dhe atje jeton)

InkuizitoriMoth

nuk ka pare me ble shpi tjeter si Aqua, apo si? Apo eshte i keqkuptuar?

STALKER

3 shtepi ka ‘katunarja jone’. «Qipriotja ».

squarepusher

a mund ta zgjerosh me tej kete ide?

InkuizitoriMoth

Aqua, jo eshte hera e pare qe e degjoj, dhe si shpjegim i transformimit nga pikpamja psikologjike eshte i sakte, si raport i prishur midis nenes dhe atit etj.

Ta kam thene dhe here tjeter, un mundohem te mos degjoj gje nga mediat, synoj te mbrohem nga informacioni, jo te marr. Psh Eurovizionin nuk e di sa dhjetra vite qe nuk e shoh me. Informimi im i vetem eshte compiuteri, komandoj une se çfar te marr si informacion, nuk lejoj te komandojne te tjeret ne shtepi time. Zero TV, zero radio, degjoj radio kur jam duke i dhene makines vetem programe kulturore te RAI 3 qe i kane niveli te larte, pa idiotsira seksi ha ha ha, pa reklame. Çensuroj ideologjine qe kane here pas here, çar te besh, nuk ke gje puro fare.

Aquamarine

Kenga e Gentit me duket e ndertuar mire me fraza fluide qe shkrihen bukur me njera-tjetren, nuk ka distension ne lidhjen e ideve mes tyre, nuk ngec mendimi si tek kenga e Rones qe eshte kenge krize e krijuar ne 3 te nates dhe pastaj i eshte dhene dora e dyte pas 2 javesh (mjafton te shohesh qe pas gjithe asaj ulerime te frikshme vjen fraza pa pike logjike “se kete gje me se miri di ta bej tani”, eshte shume krize ajo kenge dhe vleresohet pikerisht prej shprehjes se asaj krize ekzistenciale, nderkaq jo cdo cdo krize te con drejt perndritjes, ka kriza qe te fundosin ne sketerre). Pervecse eshte e ndertuar mire, nga ana ekspresive percjell emocione shume te bukura e te shendetshme, e percjell emocionin e dashurise qe ndjen njeriu i zakonshem me vetpermbajtje emocionale dhe pozitivtet ndaj ato klithmat e Gentit nuk te trondisin per keq por te bejne te buzeqeshesh me dashamiresi. Do thuash ti po sa kenge te tilla jane bere s’na solli dicka te re ky. Po shume me mire te perseritet me variacione te vogla nje teme e zakonshme se kto thatesirat emocionale ne perpjekje te pashprese per t’i dhene shpirt krijimit. Aty ku ka semundje nuk ka shpirt. Ky eshte mendimi im.

Albano-id

ajo eshte katunare greko-shqiptare.

Albano-id

futja kot, me fal per shprehjen. Kenga e gentit ish shume e thate pa thellesi, si e ndertuar per te nxjerr thjesht ne pah notat e tij te larte. Kenga e rones i reziston kohes mjaft mire, ka art mrena. mund ta kendoje kushdo dhe bart emocion

squarepusher

e kuptoj ca do te thuash me te tjerat por ngec tek e njejta pike.

Ingeborg1

Komenti eshte paksa kontradiktor: Meqenese nuk te pelqejne prezantimet prej jevgu, gay, calamani, dreqi e flama, normalisht duhet te te kishte pelqyer pikerisht Danimarka. Per mendimin tim performimi me i bukur optik…sepse ishte dhe patriot. Nje himn ndaj kultures se tyre vikingase: burra me lesh (e jo te qethur si femra), me ze te thelle, me cifla debore si simbol i klimes se ftohte skandinave, me sfond anijesh…ne bord asnje femer apo njeri me ngjyre. Ta kishin kenduar ne gjuhen e tyre do kishte qene akoma me mire.:grin::slightly_smiling_face:

korriku

Eurivision u paraqit me dobet kete vit se viti i shkuar, i cili ky i fundit qe me dobet se paraardhesi (pavaresisht se beri te mundur nje ngjarje te rralle ku fitoi cilesia me Salvador Sobral). I fundit edicion me permbajtje te meritueshme besoj ka qene viti 2015. Para tij patem eurovision qe nxori fitues Konciten e Austrise. E keshtu me zigzake e prapakthehu procedon cilesia e kenges ne ket event qe gjithe e me teper i lihet rinise, konkretisht millenials, e qe reflekton pervecse pergatitjen e ketij brezi, edhe pergatitjen e kontinentit per evropen e bashkuar, me gjeopolitiken ne votime qe arrin te munde idealin e perbashket qe eshte kenga e cila nuk ka pse te njohe influenca politike.

Mendoj do kishin bere mire te fillonin me voten popullore para veridktit te votes “profesionale” te jurise. Permbysja e fjales se jurive pati nje efekt te erret sa i takon kredibilitetit te vleresimit aty…

Nuk kam te qarte ate punen e perfaqesimit hungarez, seriozisht, kur u be fjale per ‘kenge e mire’

STALKER

Korrik, dua të them qe me pelqeu shume Hungaria, por shume shume amà (pra për mua ishte po aq e bukur dhe e interpretuar me stomak sa dhe kenga e vjetshme e Portugalise). Qe, gjithmone sipas meje, i bie të ishte e vetmja qe ja vlente. Shume biles.

STALKER

Je gabim. Rusia kish çuar nje handikape (shume handikape biles), por qe nuk doli as në finale, é le më të fitonte

STALKER

Po si shpjegohet atehere qe nuk shikon eurovizion dhe vjen e flet për të ketu? (pa llogaritur filma etj etj për të cilet vjen e flet po ashtu pa i parë). Nese ke kohe me shkrujt për eurovizionin pa e parë atë, me mirë jepja ate kohe shikimit të tij.

STALKER

Votat (sidomos ato te publikut) jane ende mazhoritarisht gjeopolitike. Por kete vit çoç u ekuilibruan, sepse mungonin shumica e vendeve ekzotiko-eurovizhioniste (Greqia, Rusia, vendet e Ballkanit, te Kaukazit…etj). Dhe u duk sikur ishin me asnjanese

ps. paska shkrujt Zaimi nje post ne fb; ka thene fiks te njejten gje

Pjer

Konga fituese mu duk si kong kalamojsh

korriku

po ta jap te drejten paradhenie sic shume here sepse rregulli me ty eshte se vertetohesh me kohe.
per momentin besoj e kenduara ‘me zemer’ e hungarise eshte me teper pjese e zhanrit te kenges sesa artistry. Jam dakord qe eshte nje devijance nga tendenca eurovizion njelloj si Sabral vjet.

InkuizitoriMoth

Stalker, po si shpjegohet qe un s’kam fol fare per eurovizion, e ti me akuzon se kam folur?

Apo quan te folme per eurovizion pyetje se sa shpia ka Godardi ne temen e eurovizionit? Apo sa shpia ka Aquamarin?

Apo qe them qe kam dhjetra vjet qe nuk shof eurovizin, por shof vetem vizion € eurosh?

Me trego nje koment qe kam bere per film qe nuk e kam pare. Por jo te me tregosh nje koment qe kam pyet Aquamarin se sa shpia ka? ne nje teme filmi qe se kam pare.

STALKER

Eshte njesoj si ne kinema: s’ka zhanre (ose me sakt: te gjitha zhanret jane ne rregull me veten e tyre). Hard-rock ose jo, ata kendojne me shpirt (biles ka nje detaj interesant : ashtu si Rona Nishliu, edhe ata kenduan më mire (me natyrshem, më ‘me shpirt’) ne gjysem-finale, se sa në finale - pa dyshim per shkak te peshes se pergjgefjesise qe ka finalja).
:slight_smile:

STALKER

Ndofta me ka filluar Alzaimeri por ti shkruan ne te gjitha temat e filmave te rinj, biles komenton shumicen e komeneve te komentuesve. Nje me nje

del-ta

kush u ankua mor aman! alba e djatht; e obamës! unë nuk shoh ndonjë sharje apo ofendim. jo se ka ndonjë problem,po lufta ndaj ‘‘shfaqjeve të huaja’’ me ankesa nga ‘‘komuniteti’’,kur ska ofendime personale por vetëm këlndvëshrtim ndryshe nga linja ‘‘liberal-global’’,sesi të duket!

InkuizitoriMoth

Stalker, ndoshta te ka filluar godardizmi qe eshte me keq se e permban brenda Alzaimerin. Un nuk them qe nuk kam komentuar ne temen e eurovizionit dhe filmat e kinoditarit, por them me gjej nje koment per nje kenge te eurovizionit ne radhe te pare. Pastaj gjej edhe nje koment per film te kinoditarit qe se kam pare, siç ti me akuzon.

Deri sa ti gjesh keto dhe te vertetosh akuzen tende, mbetet qe ti vuan nga Alzaimeri, edhe nga godardizmi duke bere filma pa bere filma.

Te kujtoj se ne kete teme te eurovizionit kam bere pothuaj 10 komente, por asnje per ndonje kenge te tij. Dmth eshte tjeter gje te komentosh ne nje teme per eurovizionin ose ne nje teme te kinoditarit, dhe eshte tjeter gje te komentosh kenge dhe filma qe si ke pare ne temat perkatese.

squarepusher

ju lutem, mos devijoni temat. keni hapesiren e diskutimeve te lira apo dhe posten private per shkembime personale.

korriku

do bere perpjekje ta tejkaloj aversionin per Hard Rock duke pas parasysh cfare thua.
te pakten ne kinema njelloj kam arrit ta tejkaloj paragjykimin per gjinine horror


Lloshi

kur do e kuptojn shqiptaret qe sfitohet me t’uleritme. nejse eurovizioni esht shum dobet.

Pjetermustakuqi

Pashe nje interviste te saj te BBC dhe ajo theksoi faktin qe ishte gjykuar per shkak te pamjes, biles tha qe kishte qene duke kenduar ne nje dasem, nderkohe kishte degjuar nusen duke folur ne telefon, qe ankohej se si nuk kishin gjet nje kengtare with good looking.

STALKER

Dobet dobet por edhe ndonje moment magjik disaminutesh e kish :slight_smile:

STALKER

Pallavra. Eshte zeri i korristeve qe vazhdon të kendojne :

Aquamarine

Po tani c’te them. Degjoje disa here kengen e Rones dhe do kuptosh histerizmin e ulerimes dhe vargun pa lidhje me ate ulerime “se kete gje me se miri di ta bej tani”, vere veten ne ate pozite te cmendur dhe reflekto rreth trajektores se asaj melodie. A nuk eshte cmenduri? Do thuash ti prape, po c’te keqe ka se eshte cmenduri se eshte art i bukur per shijen e holle. E keqja eshte se s’ka asgje te vertete aty, pavaresisht se pretendon te thote shume. Kenga e Gentit nuk eshte se ka shume pretendime ne ate cfare shpreh, ndaj dhe na ben te buzeqeshim me miresi kur e degjojme.

Aquamarine

Hic nuk t’fal per shprehjen :stuck_out_tongue_winking_eye:Eshte kenge pa barriera ajo, jo cdo gje qe i reziston kohes vlen, varet sa rendesi i japin :wink: ne c’gjendje psikoemocionale duhet te jete dikush qe krijon nje kenge te tille? Ve re se shumica e pelqyesve te asaj kenge jane meshkuj, jo se ne femrat s’jemi te zonja te vleresojme, por meshkujt impresionohen me shume nga vorbullat mendore te pranishme tek ajo kenge, sepse e tille eshte si krijim, mendore, pa shume shpirt.

korriku
Aquamarine

Ouu…te tilla histori dasmore nuk para ndodhin as ne Shqiperi ku bullizmi eshte hobby i shumices se njerezve. Nese ajo don te dobsohet, ta beje per shendetin e saj mbi te gjitha, dhe per te ndihmuar vokalin. Nese s’don, te vazhdoje te beje funny songs me pula :joy: funny ishte se tani e pashe por jo per cmim te pare, sepse eshte kenge pa heroine.

squarepusher

jam dakord qe ekzekutimi vokal ka probleme dhe se eshte jashte mundesive vokale te Nishliut. kompozimi nga ana tjeter ben diferencen.

Aquamarine

Une them orkestracioni e ben diferencen. Anyway, it’s nice te diskutohet per muzike shqiptare. :slightly_smiling_face:

squarepusher

orkestrimi i suus eshte me i pershtatshem se sa ai i mall, kjo e fundit orkestralisht nuk e di ca eshte, nje balade 80’s classic rock, 90’s pop rock, apo boyband pop (specifikisht One Direction).

STALKER

Te me falesh qe nderhyj dhe po aq të më falesh qe do jap nje mendim personal (ja lejoj vetes meqe ketu anonime jemi të gjithe) por në opinionet e tua, ti të jep pershtypjen se (do e them frengjisht, sepse keshtu e mendoj ekzaktesisht), tu ne connais que ta propre émotion. Qe do perkthehej pak a shume “ti u beson vetem emocioneve të tua”. Sigurisht, nuk dua të them kurrsesi se njeriu nuk duhet tu besoje emocioneve të veta, por ka gjithmone nje ‘pjese’ dyshimi, nje pjese tjeter qe shkon gjithmone paralelisht me besimin tek emocionet personale dhe qe i ve ato pothuaj në menyre inkoshiente në dyshim. Biles me shume me besimin tek emocionet, ka të beje me nje far akomodimi me vetveten, me natyren emocionale të gjithsecilit (për ta karakterizuar: nje jetim do duhej të prekej vetem nga histori (narracion) muzikor, letrar, filmik, vizual etj etj qe ka të beje me vetminë é femijerise. E perseris, po e them në menyre të thjeshtezuar).

Gjithmone nese me lejon. Përndryshe, kerkoj falje paraprakisht.

STALKER

Biles tek fjalia në frengjisht, theksi eshte tek fjala propre émotion. Pra emocionet e tua të njemendtëta. Sigurisht, ato perbejne pjesen me të madhe të emocioneve, por nuk janë të vetmet. Ka dhe dicka qe lidhet “me të tjeret”, në sensin e vendosjes se vetes në vend të te tjereve (se jo të gjithe janë jetimë - për ta tekstualizuar me shembullin e melartem; pra jetimi, duhet të dale cik nga historia e tij personale, për te perqafuar emocionalisht gjithe boten, dhe jo vetem narracionet qe i evokojne historine e tij personale)

Cik e veshtire me é shpjegu tamam…

Aquamarine

Stalker, faleminderit qe shkrove gjate. Ne fakt une e ve shume ne dyshim veten ndryshe nga c’jap pershtypjen, i bej zborin dyshimit se kjo eshte menyra e vetme qe te zhytem ne thellesi te gjerave, shtrese pas shtrese. Kushedi sa here e kam degjuar ate kenge ne perpjekje per te marre vesh si kane dale nga nentoka ata tinguj pa dashur ta paragjykoj e as te prekem. Mund edhe te te ngaterrojne komentet e mia te shpeshta te meparshme ku predikoj Te miren. Emocionet jane universale nuk jane te njerit e te tjetrit ndryshe s’do kishim histerike qe bertasin ne psikiatri. Puna eshte te kuptosh nese dikush ka krize funksionale, dhe kjo nuk eshte e lehte te kuptohet. Ndaj nje rruge qe propozoj une eshte kendoje vete ate kenge (jo domosdoshmerisht me ze) 1 here 2 here 5 here dhe pyete trurin tend ca ndjen e si e percepton cdo varg. Mbas heres se 5ste nuk do prekesh si heren e pare, por do fillosh te dialogosh me kengen, po fitove do thuash me vete " e pur Aquamarine i njek vetem koken e vet just like me tashti".

Mimoza_llastica

Aqua, ajo kenge nuk percjell asnje lloj emocioni, mallit si feeling as qe behet fjale, me te shku mendja ne nje moment / ndjesije te ngjashme kur dikush te mungon. Nuk I pershtatet shpirtit tend te vuajtur prij malli te ta ngroh sado pak muzika. Sta kap veshi po fare mi, fare. Biles ta shton merzitjen e t’ngre nervat, ne vend qe te bej komfort me gjendjen tende emocionale. Buzeqesh thua ti. Pu pu pu, sic duket kembanat e mallit bikan ndryshe per ty, :smile: P.s. si perfundim kush fitoi?? Se kam qene ne vacation e skam pas kohe me check, lol

korriku

me mire mos ta dish kush fitoi

InkuizitoriMoth

Shpetum edhe kesaj radhe, na rane veshet rehat. Tani kemi Godard, çar ka thone Godard per myslimant. Ka thone Godard se myslimante kane shpik shkrimin.

Hajde koqe hajde, dhe nje festival i tere me gjith gazetare e media i shkon ngambrapa ketij profeti te pjerdh nga trute qe nuk di asgje nga historia e shkrimit.

Aquamarine

Po eshte rock mi moza, rocku i ka keto keqkuptime qe shkruan ti. Dhe e kendon nje mashkull, jo nje femer qe te beje ashtu sic thua ti. Ta trajtosh mallin ne ate menyre pa u permbytur ne deshperim, eshte si nje lloj procesi alkimik (e kthen plumbin ne ar) qe i ben ndjenjes vuajtesi, ndaj une e vleresoj ne kete aspekt. Sa per aspektet e tjera une nuk jam fanse e rockut dhe nuk kam ndonje deshire te mbaj kenge te tilla ne telefonin tim, kjo s’me pengon ta vleresoj si kenge per ate cka shpreh. Nejse ti dhe stalker kujtoni se nuk empatizohem me ndjenjat e kengetareve, po dale se ka radhe puna, nuk shihet direkt ana sociale e kenges se i bie te mos ia kesh vene veshin fare, ose te kesh degjuar vetem tekstin, keshtu qe edhe ty si stalker te rekomandoj degjim 2x5 here seciles kenge ne mengjes dhe mbremje pas buke, t’ju futet njehere kenga brenda si muzike e te reflektoni mbi formen, permbajtjen e procesin e te menduarit nepermjet muzikes, pastaj te empatizoheni me vuajtesin jetim, ate qe ka mall, apo ate qe thote u prish bota, nuk ka me dashuri. Asnje s’preokupohet shume per te gjykuar mesazhin e prurjes artistike.

InkuizitoriMoth

aqua, qe ta kuptoje Stalker kete, duhet me ja perkthy me Teorine e Imazhit. Ndryshe nuk keni per tu marre vesh kurre.

InkuizitoriMoth

@korriku, a e ke pa kete film te Godard qe quhet L’Argent de proches?

Dans sa jeunesse un cinéaste suisse a eu les mains baladeuses. Non pas qu’il les laissait traîner le long des courbes de la gent féminine, il se plaisait simplement à les plonger dans les poches des autres, ou plutôt dans leur porte-monnaie. Le coupable, Jean-Luc Godard himself. Interrogé par un hebdomadaire allemand à la veille de recevoir à Berlin un prix récompensant l’ensemble de son oeuvre - ce sera samedi à l’occasion des prix du cinéma européen - l’un des bigs gourous de la Nouvelle Vague a laissé entendre que, plus jeune, il chapardait. Et pas que des piécettes. Du lourd, des billets. En assez grand nombre pour aider, par exemple, son copain Jacques Rivette à financer son premier film. Ce fou qui n’avait rien d’un Pierrot, ce magicien des images et du son qui se fendit de quelques titres qui resteront gravés au fronton du cinéma a avoué que « c’était nécessaire » ou, en tout cas, que cela lui semblait l’être. « J’ai même volé de l’argent à ma famille », a-t-il déclaré sans que ses lunettes ne tremblent de honte. « J’ai fauché pour voir des films et faire des films. » C’est François Truffaut qui doit se bidonner au Paradis des cinéastes à l’idée que comme lui, Jean-Luc a fait Les 400 Coups. Mais ne le savait-il pas déjà ? En tout cas plus besoin d’engager un Détective, il y a prescription. Et puis la voilà qu’elle est bonne l’anecdote pour la métamorphoser en film. Il pourrait s’intituler L’Argent de proches.

Mimoza_llastica

Lol muzika e mire deperton te ty me degjim te pare, a goood song! Listen to this. Maybe u will understand what I am talking about, let me know ca efekti pate, te pershndes me ket rast, 1here vetem degjoje, lol. https://youtu.be/kPBzTxZQG5Q

Kthupi

S’fituam gje as kesaj radhe e? Ky sikur e tundi sallen thane mediat, beri Evropen te flase shqip. Evropa kurve e tregoi veten perseri, me te futme edhe ketu, ngaqe jemi shqiptare. S’na do Evropa mo xhan, s’e di pse i vardisemi kaq shume si me e pas me premio.

Yeriho

hem… le te themi qe eshte subjektive gjeja.

korriku

English lyrics

Mimoza_llastica

Kur behet fjale per preference individuale, ketu po flasim per cmim gjoja. Hapni veshet mire, lol

Ardian_Hoda

kenge mediokre me asgje shqiptare. keto lloj kengesh por edhe zerash (zerin e ka famoz por jo per shume kenge te gjate) jane shume te perdorur dhe te vjeter…plus qe vetem 10% te popullsise i pelqejne. kurre nuk konkurron dot me kulturen e te tjereve…duhet te japesh ate shqiptare dhe qe me pak tradite e nderhyrje pops …mendimi im…pastaj veshja dhe levizjet e atyre te bandes ishin per te qeshur…dje e degjova ne interviste bushpepen dhe ndryshova pak mendim…mu duk cun i thjesht i zgjuar…jo sic te jepte pershtypje veshja…ha ha dhe lloji i kenges…mu per vete mpelqeu : moldavia, serbia, franca…etj
ai shqipo i italise, zerin e ka te mire po kenga shume e thjeshte per euro…kurse ajo qiprojtja ishte yll po konga jo ndonje kushedi per deri aty ku arriti…kurse ajo konga suedeze ishte e shplame fare…

Albano-id

ka nje humnere mes te vertetes subjektive dhe asaj objektive, sic thote dhe te skena e famshme e kafes godard

Aquamarine

Cik e veshtire se ndoshta s’mund te jete i sigurt ne ate qe thote. Aty ku s’ka fjale per te shpjeguar dicka, ka paqartesi ne te kuptuarit e saj ka thene NN.

Aquamarine

Yeriho po thote eshte subjektive kjo pune, ty te prishet mendja me degjim te pare, mua s’me mbushet mendja me degjim te pare, kam nevoje per te dyte e te trete. Ja ndonje tip paragjykues do thoshte kenge per adoleshente per kete here without you. Une spo them ca mendoj se kam frike se do duket sikur flas vec sipas eksperiencave personale.

InkuizitoriMoth

kom un i song t’modhe evropiane i cik e veshtire per tu kuptuar sepse midis subjektit dhe objektit ka nje humbetire, ka thon Godard:

Aquamarine

As kjo kenga nuk i pershtatet shpirtit te vuajtur nga dhimbja :stuck_out_tongue_winking_eye: kompozitori s’ka qene dhe aq empatik
Why does it hurt so bad
Why do I feel so sad
Thought I was over you
But I keep crying
When I don’t love you
So why does it hurt so bad
I thought I had let you go
So why does it hurt me so
I gotta get you outta my head
It hurts so bad
Oh it hurts so bad baby

My life’s been better
Since the day I left you boy
I must admit life’s been kind to me
I went and did the things I said I would boy
I found someone who loves me for me
Haven’t had much drama since the day that we split boy
My heart’s never been more at ease
And when I think of all the things you put me through
Leaving you has been the best thing for me

So why does it hurt so bad
Why do I feel so sad
I thought I was over you
But I keep crying
When I don’t love you
So why does it hurt so bad
Baby I thought I had let you go
So why does it hurt me so
I gotta get you outta my head
Hurts me so bad

“Never again” that’s what I said to myself
I never want to feel kind of pain again boy
Just when I think it’s over
Just when I think it’s through
I find myself right back in love with you

machitewa

32 shtete mbeten prapa Shqiperise, por dukej qarte qe evropi me neve e kishte inatin. UK qe furnizon me hite gjithe boten, as qe dukej ne liste…

PS. atyre italianëve qe dhane zero vota, haram mishin e bardhe

Yeriho

S’e njoh veten te jem kushedi tip paragjykues, por per arsye subjektive (shije) dhe objektive (kriteret e muzikes se mire*) kjo kenga e postuar me ngjan fiks sic e ke pershkruar ti.

*subtiliteti mungues tek teksti (emocionalitet qe kalon ne patetizem) tonaliteti i zerit, mungesa e ritmit, variacionit dhe tranzicionit te bukur te tingujve, etj.

P.s. s’kam asnje inat me zhanrin.

Aquamarine

E kisha me shaka emertimin paragjykues, se zakonisht gjykimet ne muzike cilesohen si paragjykime (per shkak se justifikohen ca si shume me shijen).

korriku
Arban

Ka humor te hidhur perfaqesuesi i kombit kosovar.