Eqerem Çabej: Pse bota na quan Albania dhe origjina e emrit Shqipëri
Pse bota na quan Albania dhe Pjeri Albanie🤔?
sido që te jete,jemi i vetmi popull vendas,ne gadishullin ilirik. sllavët jane nga uralet,dhe te ashtuquajturit grek,jane nje përzierje, shqiptarësh te gjysëm asimiluar dhe kaukazianesh. teorira pastaj ka sa te duash
mire qe sna quajne albanistan
une mendoj se te treja emertimet: Albani, Arberi dhe Shqiperi spjegojne natyren malore te vendit. -Albani ka per baze fjalen Alpe.
-Arberi, ne Gjermani kemi mal qe quhet Arber . dhe Arber eshte mali me i larte i krahines se Bajernit… https://nl.wikipedia.org/wiki/Großer_Arber
-ndersa Shqiperi ka ne baze fjalen ‘‘iper’’ ashtu sikurse fjala '‘hiper-aktive’’ , apo shqip themi s-iper, pra dicka e larte. kemi gjithashtu edhe gadishullin Iber-ik. nje gadishull ne vetvehte eshte mal.
Po jo s’e s’jemi vetem ne, kinezet , gjermanet etj. per maskim mbase.
…edhe greket, edhe holladezet.
Doja te kopjoja dhe citoja vetem nje citat nga fjala e gjuhetarit tone, mirpo teksti i gazetes TEMA nuk mund te markohet fare! Si i behet tani ku komentuesi don te sjelle nje fjali, nje citat nga artikulli ne fjale, por nuk mundet???..
E kemi kete huq, ne dhe perenia. Ai qen jermani na prish cik pune se naiher na del nje rrote perpara.
Na nxorre mallin e profilit 
jo jo une nuk bej spjegime pellazgjike… dmth, spo them qe keto fjalet jane shqip.
E ka lene hapur kete teme Eqeremi qe ne 72 dhe kuptohet qe do rri dhe ca e hapur. Per t’mos thene qe nuk do mbyllet kurre.
Nese lundrojme pak ne fantazi konspirative, mbase mund te heqim nje paralele dhe me rastin e Kosoves sot, ku po i jepet shume peshe quajtjes kosovar ne vend te shqiptar/shqiptar Kosove. Pra termi shqiptar mund te jete “sponsorizuar” nga turqit me qellim per t’i vecuar ata qe ngelen nga ata qe iken.
Jo jo, as une nuk thashe qe levroni te njejten nen-fushe te albanologjise 
Cabej kete hedh poshte, qe s’ka gjasa qe Albania te jete prej terrenit malor. Fare mire mund te kete lidhje me alba (ita.) qe dmth agim ne shqip meqe per ta ne perfaqsojme agimin e diellit (jemi ne lindje)
Cabej i hedh poshte te gjitha, ose me sakte thote qe asnje nga keto nuk ta mbush mendjen tamam, keshtuqe debati eshte akoma i hapur.
Per nje gje thote Cabej qe nuk ka shume vend per diskutim: qe “shqip” eshte quajtur gjuha qe ne krye te hereve. E kjo gje m’u duk interesante ne fakt.
po kjo nuk shpjegon faktin qe arbereshet qe u zhvendosen ne Itali nuk i njihnin termat shqip ose shqiptar
Nuk e shpjegon, dakord jam. Por ne fakt i gjithe shkrimi nuk m’u duk shume i vlefshem, me gjithe respektin e vleresimin per Cabej. Ai hedh poshte teori ekzistuese, por nuk shton ndonje teori tjeter. Edhe kjo e gjuhes shqipe, qe eshte quajtur “shqip” e jo arberisht apo tjeter, nuk me duket se e shpjegon pse. Ose nuk e kam lexuar me aq vemendje.
jo, jo. Ate pershtypje me la dhe mua. Prandaj me krijoi pershtypje qe diskutimi i tij mbase nuk ishte paraqitur i plote
Cabej e hedh poshte, por jo me bindje.
eshte nje fakt ama: te huajt, historikisht, kur i rreferohen Shqiperise theksojne faktin qe eshte nje vend i ashper dhe malor. duke qene se keto emertime mund ta kene zanafillen qe ne kohen Romake, eshte gjithashtu fakt qe romaket kur emertonin nje vend , benin nje pershkrim te koncentruar topografik te natyres apo relievit te vendit…
Puna eshte qe Cabej ka 36 vite qe ka vdekur dhe, sic thote edhe @pemaa me lart, ka qe ne 72-shin qe e ka lene pezull kete muhabet. A nuk ka patur diskutime te metejshme ne lidhje me kete gje gjate ketyre 30 viteve te fundit? Jam shume kurioze per kete gje, dhe e pranoj qe nuk jam shume ne dijeni me keto zhvillime.
-ska as gjase as kuptim kjo qe thua per faktin e thjeshte se turqit i quajne shqiptaret ‘‘arnaut’’ dhe Shqiperine, ‘‘Arnavutluk’’. pra turqit nuk e njohin emrin shqiptar , por vazhdojne dhe u flasin shqiptareve ne emrin e tyre mesjetar: arnaut= arbane= arvanit, sepse ashtu i njohen kur erdhen ketej pari.
Belul:
- S’me ke kuptuar. Kur thashe “sponzorizuan” e kisha fjalen per perdorimin e brendshem ndermjet shqiptaresh.
- Arnaut eshte fjale me baze arabe qe s’ka lidhje me arber.
nje zgjidhje per shembull mund te ishte qe postuesi ta memorizonte citatin nga artikulli i temes dhe ta rishkruante germe per germe 
Mirë me arën që e bëmë (Ar’bën etj), po me shpendin (shqipen, shqiponjën), si qëndrojmë? Na e vuri, apo ia vumë? (emrin)
dhe cila eshte baza arabe e fjales arnaut ?
jo mor vlla, arnaut dmth arber, por thuhet me nje ndryshim fonetik sipas gjuhes turke. ashtu sikurse greket e thone fjalen arber sipas menyres se tyre; arvanit… qe akoma me ne lashtesi e kane thene arvanon.
Türkler ise “Arvanit” kelimesini “Arnavut” olarak telaffuz ettiler ve bu telaffuz günümüze kadar ulaştı.
Nga Wikipedia https://tr.m.wikipedia.org/wiki/Arnavutlar
E kuptoj c’do te thuash po arnaut s’me duket sikur ndjek ate linjen e zhvillimit qe ka ndjekur praktikisht cdo gjuhe tjeter. Psh kemi alban-arbanas-arvanit dhe pastaj arnaut. Vetem nese turqit e kane marre nga greket dhe e kane “korruptuar” si fjale, ose shkurt e kane mesuar mbrapsht qe ne fillim. Edhe kjo ka mundesi.
Kurse per hipotezen e origjines arabe te fjales (fjale turke me origjine arabe te kuptohemi) thuhet (po burimin nuk po e gjej dot se e kam lexuar disa vite me pare) se ka kuptimin e “dikujt qe nuk zmbrapset”, e perdorur ne lidhje me betejat. Mua kjo me duket me e sakte duke marre parasysh namin qe kemi 
"dikujt qe nuk zmbrapset
eshte fjal perse , dhe kuptimin e ka afresisht sic the ti …
Te pakten me programin e printerit tim arrij te kopjoj nga faqe qe nuk te lejojne te kopjosh tekstin duke klikuar me te djathten dhe seleksionuar “printo” qe te dergon direkt tek preview nga e cila mund te kopjosh çfare kerkon te citosh. Ka dhe nje menyre tjeter: te ndryshosh destinacionin e dokumentit nga printeri tek nje dokument pdf nga ku mund te kopjosh po ashtu.
Ndryshe mund t’i besh screenprint tekstit dhe ta sjellesh si foto.
Nuk eshte vetem Shqiperia e cila ka adaptuar emrin e latinizuar jashte , shume vende te tjera e kane perdorur adaptimet etnografike. Psh greket te cilet e kane emrin elini, Ellas jashte kane perdorur emrin e latinizuar Greko…shembulli i El-Grecos. Po te shikosh greket e Italise (Kalabri) te cilet cilesohen (dhe vete-cilesohen) si “Griko people” apo dialekti Griko. Me gjithe respektin e vecante per Cabejin, se kjo teoria se vetem shqiptaret dhe Shqiperia… eshte kthyer ne teper bajate. Cdo komb , popull i eshte adaptuar rrethanave dhe rasti i Arvaniteve ne Greqi e tregon me qarte kete fenomen.
Nga ky artikull i Cabejt s’kuptova asgje. Tani ose artikulli nuk eshte i plote ose dhe vete Cabej s’ka arritur dot shpjegimin e qarte per kete. Gjithmone kam qene kurioze te di pse kemi te huajt na njohin me nje emer ndryshe nga si e therrasim ne shtetin tone.
Vjen nga latinishtja “scipio” walking stick , shkop, hu me dy kembe .
"Pse bota na quan Albania dhe origjina e emrit Shqipëri"
Tashti kjo temë është e hedhur si kuriozitet, enigmë apo gjeagjëzë? Megjithatë ndër vite kam vënë re që tek “Peshku” ka edhe astronautë…