Edhe une first love e kam patur me nje parfum qe e perdorte mami im, D&G Feminine, i cili per mua mbetet on top, dhe asnje s’ka mundur ta zevendesoje. Tani qe nuk prodhohet me, I feel like a widow, dhe parfumet i blej me volum te vogel 25-30 ml, ngaqe i nderroj shpesh ne perpjekje per ta rigjetur veten serish me nje parfum signature sic ishte D&G Feminine. Ky eshte nje prodhim i 1999, nga ku spikasin notat florale te zambakut te ujit, jaseminit dhe miskut. Te jep ndjesine e butesise, te pastertise, te ngrohtesise, ka jetegjatesi te larte 7-8 ore dhe duket sikur lekura inhales and exhales kete arome e cila vjen si nje muzike e bute dhe me kalimin e kohes nga zemra e saj e fresket, florale kalon ne bazen e saj te embel dhe kremoze. Eshte si te thuash e qete, por zeri i degjohet, fresh and clean but sexy, dhe ne fund te dites duket gati angelic. Ky parfum i paperkufizueshem ne nuhatje te pare, i ka te gjitha karakteristikat poshte siperfaqes dhe te ben te mendosh gjate per te. Me la heartbroken si perfundim, por shpresoj qe D&G te na e risjelle sic risolli kete vit Light Blue in Capri.
Me eshte dukur interesant kete pranvere Karl Lagerfeld For Her, edhe ky pak musky ne baze, por me nje shkrirje te lezecme te trendafilit me manjolen dhe nje note metalike ne first opening. Shume i mire per perdorim te perditshem. Jetegjatesi e mire. Nuk kundermon shume (per mua ka shume rendesi qe parfumi te pershtatet me lekuren qe te duket sikur e emeton lekura dhe jo si mbivendosje e nje esence kundermuese). Me krijon imazhin e nje lovely lady ne pune te vet, qe deshiron te mbetet anonime.
Love Chloe. Arome qe e kerkon dhe e kerkon dhe nuk te mjafton, por do ta ndjesh gjithmone e me shume teksa ajo transformohet ne zemren e saj prej purple flowers, ku spikasin iris dhe lilac te ndjekura nga nje powdery base qe eshte e balancuar, krijon nje arome unike, romantike dhe nostalgjike. Ka nje element retro dhe nuk e di pse ndjej dicka si bajame, si kanelle qe e ben emocional kompozicionin. Eshte arome mirepritese dhe me duket me charm e prezence.
La Vie est Belle Lancome – vetem 1 muaj me zgjati deshira me kete. Eshte e forte, shume sweet, e gezueshme, ka nje element karakteristik si praline qe i ndan nuhatesit ne 2 grupe: ose e duan shuume, ose nuk e suportojne dot fare. Po te mos ishte aq mainstream do me kishte zgjatur me shume dashuria. Por eshte good for parties and nights out.
Hypnose Lancome — e kam perdorur para 8 vitesh, dua ta riblej prape. Ka nje ere cingeritese, qe me duket shume e mire ne winter nights. Eshte e fuqishme, por jo e ashper; me perberes vanilje por jo too sweet, as e ngrohte. Cold and sexy. Loud and polite.
Accord chic Yves Rocher – e kam marre se fundmi, interesante, me cmim te lire madje, s’kisha blere ndonjehere parfume te Yves Rocher, edhe pse gjithe kozmetiken e kam blere aty. Ka perberes rreshire, iris, incence, kombinim jo i zhurmshem, me nota klasike dhe ia vlen per perditshmeri ne dimer,
@Adi Edhe pse i fiksoj me veshtiresi emrat e aromave per meshkuj, La nuit de l’homme, me ka pelqyer shume. @squarepusher Vetiver i Guerlain, eshte shume i famshem, por une ia kam harruar eren, s’e kujtoj per qamet. Kur te kaloj serish nga parfumeria do ta rikujtoj, se po me vika cudi qe s’e mbaj mend faree. 