Dragonjte

26 postime 15435 shikime 28 janar 2017 në 02:34 e pasdites
varik

Tek pjesa e fundit e enigmes, nje plak flet per djalin e tij qe i paska lindur dragua. Ne dokumentar nuk merret vesh shume mire se cfare ai nenkupton me kete term, por ne folklorin tone shqiptar shume here eshte perdor termi dragua per meshkuj te fuqishem.

A mendoni ju se behet fjale per keqformime e mutacione te ketyre femijeve, apo qe ka dicka tjeter (psh nena e tyre e ka bere me nje repltilian)?

Pjetermustakuqi

Eshte nje lloj bysytnie ne veri per meshkuj dragonj ,qe eshte pak a shume ekuivalente me shtriga per femrat, po qe u mveshin me shume cilesi te mira se te keqija

machitewa

Dragoi (drangua) ishte foshnja e lindur me krahe (flatra).
Mbaj mend qe tregohej se si filanit njehere i kishte lindur femija drangua por i kishte vdekur sepse nuk e kishte mbajtur sekretin. Pra ne 7 vitet e para te jetes askush nuk duhej te dinte ekzistencen e dragoit perveq prinderve.

varik

Edhe ky plaku flet per dicka te ngjashme. A mund te behet fjale per mutacion gjenetik apo tjeter gje?
Cfare ndodh me keta persona kur rriten?

machitewa

Behet fjale per krijesa mitologjike, mendoj.
Jane ekiivalenti i zanave te malit, jo shtrigave sic tha pjetri me siper.

Pjetermustakuqi

Se pashe vedeon dhe nuk e di se ne c’kendveshtrim e trajton,por ajo qe thu ti krijesa mitologjike kane mbrrit deri ne ditet tona ne forme besytnie. Dhe per femrat thuhet filanja eshte shtirige per meshkujt dragu. Si duket njerez rrufjane per arsye te ndryshme shfrytzonin gojdhanat per te perhapur thashetheme se filani eshte dragu apo filanja asht shtrige dhe amplifikohej aq shume thashethemi sa gjithe fshati fillonte dhe e besonte.

machitewa

S’kam degju te shahet dikush “burr drangue”, as “si zane mali”.
Shtriga e ka ekuiv shtriganin ne mit.

varik

Shiko videon. Plaku thot qe i ka lind djali dragua. E ema e ka la fshegurazi derisa e kane pare femijet ne lum, dhe i eshte mbytur.

Pjetermustakuqi

Nuk thashe se shahet,thashe madje qe i m’vishen cilsi pozitive dhe e pata fjalen per ditet e sotme,jo per legjenden. Ndersa per zanen nuk me vijne fakte qe eshte misheru te nje femer ne ditet e sotme,vetem kur perdoret si metafore per te shpreh konsiderate te larte per bukurine,ndersa se filan femere ne fshat eshte shtrige ne kuptimin literal,vazhdojne ta besojne edhe sot. Dhe per meshkujt dragonj besohet se diten jetojne si njerez te zakonshem naten shendrrohen ne dragonj.

Pjetermustakuqi

Po dicka e tille do jete. Ka lind me anomali deformime dhe injoranca ka ba punen e vet.

machitewa

Deformime fiziologjike, qe s’kane lidhje me dragonjte etj.
Fetusi thjesht rritet normal, po faza evolutive e tij stopon ne momentet fillestare (nje shok imi gjinekolog me thoshte se ka pase raste qe foshnja ka formen e krokodilit).

Cecua

Nuk ka femije dragua, por ka popull injorant.

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

The Ancient Reptilian Varikaret:

Aquamarine

Me duket e cuditshme, ngaqe kam degjuar edhe 2 raste nga disa te njohurit e mi qe kishin pasur ne rrethin farefisnor fenomene qe flisnin pikerisht per te njejten gje, per bebe qe kishin lindur me krahe dhe nuk mund t’I shikonte askush pervec nenes, perndryshe vdisnin (dhe qe I kishin pare njerezit e kishin vdekur). Nuk kam degjuar te kete studime per keto… nese mund te percaktohet si anomali zhvillimi apo variacion anatomik, dhe pastaj te klasifikohet ne baze te origjines, genetike (e trasheguar) apo ambjentale (maternale) apo me mekanizma te paqarte (ku mund te konsiderohet edhe nderveprimi midis faktoreve genetike&ambjentale). Anyways me pelqen shume miti I dragoit, nje kafshe e fuqishme fluturake qe leshon flake nga goja, me duket krijese fantastike.

Aquamarine

Femiu sirene

varik

Qenka i moth, si ti

Aquamarine

Flatrat qe pershkruajne keta ne video nuk kane lidhje as me scapula alata (kondicion i njohur). Gjynah qe s’jane marre ne studim dragonjte :confused:

varik

Ai plaku flet edhe per nje substance jeshile qe linte ne tesha. Nese behet fjale per deformime fizike, se kuptoj ca lidhje ka faktinqe keta femije duhet fshehur a mbajtur sekret.
Injoranca ka tr veten, por mbase dicka te vertete e ka.

I mothi inkuzitour do e lidhte me djajte, me siguri

Aquamarine

Per kuriozitet per djersen me ngjyre
http://emedicine.medscape.com/article/1072254-overview#a4

Lidhja me vdekjen po ta shikonte dikush, veshtire te kuptohet, sidomos kur ke mungese informacioni, por e degjon vetem te rrefyer me pak fjale, si ne kete rast. Megjithate nuk dihet a eshte i kufizuar vetem ne Shqiperi ky fenomen. Nuk mund ta paragjykojme si te pavertete pa pasur mjaftueshem info, ashtu sic nuk mund ta quajme femijen direkt dragua apo krijese mitologjike nisur nga nje rrefim i thjeshte si me siper.

Pjetermustakuqi

Si puna e spiderman-it, keta detyrohen me tregu sekretin kur i’u duhet me nderhy per te shpetu situata.
Ka mundsi qe realizuesit e ktyne filmave ta kene marre spunton nga mitet tona. :grin:

Aquamarine

Nese ju ka marre malli per t’paberat e Zeusit

Eda_gr

Shumica e botes beson ne faktin se Maria e virgjer 7zan dhe Jesus biri i zotit. Por nuk beson ne histori te treguara nga njerzit qe i kan jetuar. Dhe kto (gojdhana) ne koh dhe vende te ndryshme kan te njejtat informacione dhe te gjitha historit thon po te njejten gje per kto krijesa

Kaso

A ka mundesi te hapesh ndonje teme te re ne kete blog? U perpoqa te hap nje teme per vdekjen e Papes por asgje nuk ndodhi.