Do jete mengjes , e une do vij patjeter
Mbi xhaketen time do kene rene petale
Nga lulet e kumbulles vjeter
Nga lulet e thanes tharet.
Ahere , ti s’do jesh zgjuar akoma
Une do vershellej te dashuren kengen tone
Ti cele heret moj bajame
Do vershellej ngadale-ngadale
E s’do prish gjumin tend te bukur
E do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur
E kur nga gjumi te zgjohesh
Do shohesh romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh
Ti cele heret moj bajame
( Dritero Agolli ) BACA IM.
Ne jete reale te arrestojne per stalking po e bere kete marifet 
kjo eshte krijuar ne tjeter jete/kohe kur stalking nuk ishte “hobi aq e perhapur” si sot
ky me poshte eshte shkeputur nga nje njoftim per mbrojtjen e familjareve nga cyber cons qe morem ne pune:
Remind your parents who were raised to be polite, trusting and financially responsible, that they are attractive targets, particularly if their memories are fading.
kjo eshte krijuar bash ne kohen kur te arrestonin nese Pavel Korçangini te shikonte nga xhami i dritares se ishe duke pare me kanoçe tek dyshi i jugosllavit filmin Stalker te Tarkovskijt.
Eh asokohe edhe ne ne Cerrik city shihnim " elektrik blu " me llafe te ndyrta. Hahahihihihuuu
korrikse, meqe ja katunare si Driteroi, dhe i ke kerkuar Stalker se perse regjizoret e mdhenj te Trashivudit nuk bejne film me teme ekologjike, kape kete film te Razi Ibrahimit sipas kerkeses se degjuesve:
Epo cfare nuk ben inglizi …
Kjo ngjan ca me tjetren poezi, te famshmen “ketu s’do jem do jem larguar… ne raft te librave” etj
Peci Kondra, nuk besoj se behet keq nese e kaloni ndonje teme pa kritika pa lidhje.
o Gjemb, nuk thu shyqyr qe Peçi Kondra thote ndonje gje kontra pa lidhje, ndryshe nuk do kishe asnje koment ne teme? Apo do komente me te shame gabelesh brenda temes si ne temat politike?
Vete vjersha eshte e mbushur me figura letrare pa lidhje .une u habita kur pashe emrin e driteroit .nejse kush jam une qe jap mejtime .
Korrikse, me çin e ke ironine me mu, me folesin ne filmin qe solla, me bukurine e botes, apo me bukurine amerikone te klases se mesme qe perdor plastiken per kontraceptiv ne kundeshtim me mesimet e Gretes qe ka konceptin e gabuar ç’na duhet shkolla?
Thone se dielli I ka oret e numeruara tani e tutje
xhatani, me gjithe respektin per shkrimtarin tone te nderuar dhe popullor, kjo vjershe ngjan si nje vjershe nga nje student, si nje fillestar,
Pjer, ate dite frymzimi ka qene nen efektin e rakise se kumbulles.
Ti e di si ekspert qe je se frymzimi poetik dhe vizionet e qarta varen nga cilesia alkoolike.
e levdojne shume si poetin me te mire tonin te kesaj kohe, po per mu s’asht asihere poet ma i mire se Xhevahir Spahiu,as se Fatos Arapi, as se Ndoc Gjetja.
Per mue Agolli asht R. Burns i letravet shqype.
Per mua Baca Dritero , eshte , Josiv Brodscki , Lui Aragon , Borgez , dhe nje nga 5 me te miret ne Ballkan. Kaq. Dhe pike muhabeti. Ju urdheroj te bindeni.
Per mendimin tim, mendimi i njeriut vjen kur don ai te vije, jo kur duam ne. Pa provoni te mos mendoni, nuk e beni dot, sepse mendimi “vjen”.
xha tano, driteroi ka bo nje kryeveper , e cila quhet; " shkelqimi dhe renia e shokut zylo " , plot humor dhe shpotites ndaj sistemit se athershem,
botuar ne revisten Hosteni?
pastaj si arrinte te shpotiste edhe veten e vet me hosten, meqe ishte nje prej funksionareve drejtues te sistemit? Apo keshtu jane kryeveprat, bejne salto mortale me rrafishate autogol me hosten.
Te lumte Pjer. Me siguri xhatani nuk e njeh ate veper te Agollit. Ajo ishte shkendija qe te beri ty te kthehesh kunder sistemit te athershem?
jo jo, ka qene Marksi shkendija, sepse Marksi ka thene: "Une nuk jam marksist! (pyet Stalker po te dush)
Te gjithe vijne rrotull per te zgjidh kete problem filozofik:
Si behet e mundur qe 2 bolet e Marlonit, hem jane te ndara, e hem nuk jane?!
(deri edhe vete problemi i ka 2 bolet brenda, osht tamon Mise en abyme, qe eshte teknike kinematografike, edhe per kete pyt Stalker po t’dush)
jo jo “problemi filozofik” eshte zgjidhur me kohe te pakten nga materializmi dialektik, lexo Uniteti dhe kontradiktat e te kundertave
shum e vertete, prandaj ndryshe nga Marksi une jam marksist, dhe ndryshe nga Stalker dhe Godard, jam diçka me teper se marksist, prandaj jua bej njerzve mendjen pordhe, dhe nuk arrijne kurre te me kuptojne bolet e Marlonit.
(per te bere drejtesi tamom, shif Hegelin per unitetin dialektik te te kundertave, kapitullin e kam harruar se nuk lexoj me filozofi, nuk ben mire per shendetin, mise en abyme do te thote literalisht dhe realisht i vene ne humnere)
shembell tipik i mise en abyme

Titulli i vepres:
Salvador Dali from the Back Painting Gala from the Back
perkthimi:
Shpetim Daliaj ngambrapa duke pikturuar Galen ngambrapa 
Keshille:
mos ndani autorin nga vepra siç bejne demokratet e medhenj ngambrapa 
Kete e besoj. Nuk ka pas si te thote se nuk kishte dale Marksizmi ende. Edhe Jezusi nuk ishte Jezuit, as i krishtere.
Na e nxore Alben demokrate te madhe ngambrapa. Alba ngambrapa vetem zametet dhe ftohjen ka, se demokratizmin e ka ngapara.
e ka thene vertet, ja ka thene Lafargurt:
ce qu’il y a de certain c’est que moi, je ne suis pas marxiste
sidoqofte Marksi si figure nuk eshte pa lidhje me çfare ndodhi me pas, teknikisht dhe shpirterisht. Teknikisht: nuk eshte se vetem “shkrujti libra”, ishte krijues i Internacionales se I-re. Kurse iternacionalja e Jezuit pati vetem 12 antare, dhe qe e treguan veten frikacake te poshter, e lane vetem mjeshtrin. Ndersa shpirterisht ishin njesoj te dy pergjegjes per Levizjet qe krijuan dhe i dhane shtyse.
Keshtu edhe Jezui ka qene i krishtere pjeserisht, ate qe ka pas te mire krishterimi eshte merite e tij. Psh ti flet me ironi per jezuitet, por Urdheri Jezuit ka shkolluar tere Evropen. Jezuitet jane ne fakt themeluesit e shkolles laike qe tallet me fete, dhe shkollaret qe “lexojne libra” duhet t’ju jene mirnjohes.
Alben nuk e nxjerr une demokrate, Alba rezulton demokrate ne baze te perkufizimit te demokracise.
Ose nuk me ke kuptuar tamam ose nuk jam shpjeguar mire. Nuk fola fare me ironi. Por sipas logjikes time si gje e trashe qe jam jane ndjekesit e dikujt i vene emer “levizjes”. Krishti nuk tha “ju qe me ndiqni jeni te krishtere”.
nuk te kam quajtur kurre gje e trashe, te pakten sa je bere admine, sepse jam fuks servil, nuk jam disident rebel kunder autoritetit. Pavaresisht nga problemet, moskuptimet dhe keqkuptimet qe mund te kemi bashke.
Ne shqip “jezuit” nuk ka kuptimin vetem te pjestarit te urdherit jezuit, por edhe “hipokrit i pabese”, me dy fytyra. Gje qe perputhet me pjesen negative te krishterimit, e sidomos te postkristerimit, krishterimit te sotem, dmth ngambrapakrishterimit. Prandaj edhe keqkuptimi im.
Jezui, nese vertet ishte Mesia, dmth Shpetimtari, nuk vinte te krijonte nje fe te re. Aq me teper kujt t’i thonte qe ta ndiqte kur vdiq vetem i braktisur nga te gjithe? Krishterimi si fe eshte pasoje e nje deshtimi, dhe Krishterimi ka vlere vetem si premtim i Ardhjes se Dyte. Mirpo deri tash, duke gjykuar nga çthone mediat dhe intelektuaret e shquar, verdalle duket vetem Marloni i adhuruar nga ngambrapakrishteret.
Nuk e di , me te degjuar e kam. Por thone qe Jezusi ishte coban nga kastoria , dhe ca tregtare egjiptiane e shiten si skllav ne Jerusalem. Bile e ndruan me nja dy sixhade arabe, nga ato me mozaike qe shtrohen ne sallonet mondane te arisokaterve… Pastaj kaluan vite e vite , ne mos shekuj dhe shkrimtaret qe tentuan Cmimin Nobel , e sajuan si lider fetar , dhe vune emer e pasuri , qe femijet e tyre te studionin ne kolegjet ushtarake , me kollona te larta , sa per pak te merren mend , ose te ze gjumi top. Ja kshu ja.
un e kam degjuar qe e shiten si skllav ne Devoll ca tregtare greke nga Follorina per dy damixhane raki.
Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri
Pushteti i fjalës është i veçantë
Gatuan male dhe kakërdhi.
Epo ja thash me vete. Po bej dhe une nje cik si historian , se ktu Tek ne behesh cte duash , mjafton te Kesh pak fantazi…sidomos kur je tjetersuar Pak nga rryma te brendshme dbe te jashtme alkoolike cilindrike.haha
vete e keni fajin nuk ditet te manovronit ne kushtet e reja demokratike qe kollonen e distilatit te naftes ne Cerrik ta modifikonit per te prodhuar distilate alkolike nga bersia e panxharsheqerit si ne Maliq.
Uzina e cerrikut ishte rafineri , pasi nafta vinte nga kucova a patosi. Pra ishin pa fat.
o xha tani, pse identifikohet vendlindja me mamane, dhe jo me baben qe identifikohet me Sulltanin?
pse alabaket shajne nga nona (edhe peshqit), dhe jo nga baba?
Pse poetet i kendojne mamase, dhe jo babase?
Eh o biri I’m I vogel , kureshtar , abrash dhe sy patrembur. Nese ti deftenj ato “pse” e shumta , ahere PSE te jetojne , misteri , bashke me miliarda pikpyetje qe sundojne sot boten dhe rruzullin ? Sepse ato e bejne jeten e jetueshme , packa varferise , dhe aq me teper Tradhetise , e cila edhe pse e ndyre , serish per ndokend leshon embelsi , rehati , dhe dashuri flagrante. Keshtu o biri I’m I vogel , capken , kureshtar , me pikpamje panshqiptare… Te sjell nje buqete urimesh nga epiqendra e qendres se CERRIKUT.
jo eshte e kunderta, varferia, vuajtja dhe tradhetia ekzistojne sepse ekziston misteri.
Nuk eshte se dituria (eliminimi i misterit) e vetme do te sjelle lumturine si mendojne intelektualet e mdhenj, por eshte me shume rendesi si nje prej tre komponenteve kryesore.