Do divorcin? Jo, thjesht e dua tavolinën të pastër

75 postime 11779 shikime 6 qershor 2017 në 05:42 e paradites
bsalaj

Hellen Ellis

Unë njihem si personi që jeton atë që Marie Kondo do ta quante një jetë të rregullt, si me magji. Streçet i mbledh tub si sushi, mbi tavolina nuk kam rraqe dhe kuzhinën e mbaj aq të pastër sa mund të bëja një operacion atje.

Por gjërat nuk kanë qënë gjithmonë kështu. Një herë, kur isha 23 vjeçe, dola nga apartamenti me një pecetë higjenike të ngjitur në kurriz.

Po, ishte e përdorur. Po, më herët atë ditë e kisha hequr dhe e hodha mbi shtrat ashtu si arusha kur flak kockat e salmonit mbi ndonjë gur. Pasi e kisha lënë atje, ma merr mendja se e harrova fare. Ndoshta ishte fshehur. Kishte shumë gjëra të tjera mbi shtrat. Shtrati im dukej si një fushë grumbullimi plehrash.

Ndoshta i kisha hedhur pallton sipër dhe u ngjit pas saj. Dhe më pas unë vesha pallton dhe mora autobuzin për 30 stacione me një lines të ngjitur midis shpatullave. Askush nuk tha asnjë fjalë. Nuk e dija që e kisha në shpinë derisa djaloshi që do takoja më përqafoi dhe pastaj ma shqiti a thua se ndodhej në një spektakël burlesque në ferr.

Ky nuk ishte burri me të cilin u martova.

Burri me të cilin u martova kur hyri për herë të parë në apartamentin tim gjeti thërrime biskotash në divan. Më kujtohet ende fytyra e tij, e habitur, me sytë e shqyer. Më tregonte me gisht nga thërrimet, sikur të më pyeste, “Po ti i sheh këto?”

Unë mblodha supet.

Ai pranoi të ulet. Është në natyrën e tim shoqi të më pranojë kështu siç jam.

Natyra ime është që të lë çdo sirtar e dollap hapur, si një hajdute. Superfuqia ime është që të vendos sa më shumë sende mbi lavamanin e banjës. Po të ma linin mua në dorë, unë do ta lija të vjellën e maces të thahej në tapet, se ashtu hiqet më lehtë. Nëse tekat e përtacit do shiteshin në dyqan, unë do blija shumë të tilla e do t’i mbushja dollapët plot me to, sepse nuk i dihet kurrë se kur mund të të hyjnë në punë.

Por një gjë është ta pranosh një rrëmujaxheshë ashtu siç është, dhe tjetër gjë është të jetosh me të.

Një vit pasi ishim martuar, im shoq më tha, “A do të të vinte keq sikur ta mbaje tavolinën e ngrënies pastër? Është gjëja e parë që shoh kur hyj në shtëpi.”

Ajo që dëgjova unë ishte, “Dua divorcin.” Ndaj e pyeta, “Do divorcin?”

“Jo,” tha ai. “Thjesht e dua tavolinën të pastër.”

Telefonova mamanë.

Më pyeti, “Çfarë ka mbi tavolinë?”

“Oh, gjithçka. Çfardo rrobe që heq nga trupi kur hyj në shtëpi. Qese pazari, ushqime, gota prej kartoni me kafe, zarfa. Dhe palltoja.”

“Palltoja?”

“Po pra, nuk e var pallton në dollap – mos kjo më bën njeri të keq? Ai e dinte se me kë po martohej. Pse u dashka të ndryshoj?”

Ajo më tha: “Helena-Mishelë, për hir të Zotit, ky është problem që zgjidhet kollaj. A e di me ç’probleme përballen gratë e tjera? Me pijanecë, tradhëtarë, varfëri dhe burra që janë të martuar me Atarin.”

“Mami, Atari nuk ekziston më prej kohësh.”

“Helena-Mishelë, ca gra do ishin rrahur me një trastë plot me portokaj po të flisnin si ti. Ti e ke burrin shenjtor, ndaj pastroje atë djall tavoline.”

Dhe kështu, për të shpëtuar martesën time, unë mësova të pastroj.

Duke mos ditur nga t’ia filloj, u ula në gjunjë para televizorit, në Kishën e Xhoan Krofordit, e cila thoshte, “Kurrë mos dil nga një dhomë pa marrë diçka që e ka vendin diku tjetër.”

E pranoj që ishte pak e sertë, por ama dinte si të pastronte.

Dyshemeja krruhet si duhet kur ulesh mbi të këmbëadorazi. Detergjentët duhen tundur para përdorimit. Rrobat në dollap varen një gisht larg njëra tjetrës. Dhe kurrë mos përdor kremastarë prej teli. Kurrë.

Unë të mitë i kam prej druri. Më kushtuan 7 dollarë e 99 centë për një pako me gjashtë copë.

Dhe nuk e lashë me kaq. Për ta vazhduar këtë ndjesi të mirë, pyeta burrin nëse ai do donte t’ia sistemoja dollapin.

Ai më pyeti, “Çdo me thënë kjo?”

I thashë, “Të t’i ndërroj kremastarët plastikë me të drunjtë. Pse ç’kujtove ti?

“Nuk e di. Mendova mos ishte stili i ri të shtunave mbrëma? Dhe duke bërë gjestin e thonjëzave me gishta tha: “Pastrim dollapi.”

Ndryshimi im ishte aq i papritur për të saqë mendoi se po i bëja oferta të reja seksuale. Është e kuptueshme. Shumë nga fjalët e pista mund të zëvendësohen nga nënkuptime krejtësisht higjenike: tunde sallatën, zhyt qesen e çajit në filxhan. Duket sikur fjalorin urban e ka përpiluar Martha Stjuart.

Im shoq hapi dollapin e tij dhe pastaj bëri mënjanë. Ky burrë ka besim tek unë. Ia vara rrobat nga e pra, me precizion ushtarak.

Ai tha, “S’e dija që mund të ishe kaq e zonja.”

U puthëm. Pastaj unë rashë në zakonet e vjetra.

Nuk e di si ndodhi. Ndoshta ishte lënia e një tenxhereje në lavaman për tu zbutur gjatë natës. Apo stiva me libra mbi tavolinën e punës që dukej si turrë drush zjarri. Ndoshta ishte flakja e mbathjeve si të ishin këpucë. Pastaj palltoja më ra nga tavolina, dhe unë e lashë përtokë sepse maceve u pëlqente ta përdornin si shtrat. Atje mbeti, bashkë me teshat e palara, gazetat, ushqime të mbetura nga restoranti (që nuk arritën dot të futen në frigorifer) dhe disa artikuj që duhet t’i kthenim.

Im shoq vazhdoi lojën pa shprehur asnjë fjalë pakënaqësie. Dukej sikur i mjaftonte kujtimi i shtëpisë sonë të pastër e të rregullt, sikur të kishte qënë një nga ato gjërat që i provon vetëm një herë në jetë, si rafting në lumenjtë malorë, apo çmimi Pulitzer. Sigurisht, edhe ai mund të kishte zënë ndonjë gjë me dorë, por përveç dollapit të tij gjithë të të tjerët po shpërthenin e rënkonin sikur të ishin portale për në universe paralele.

I futa frikën vetes duke ndjekur një reality-show mbi njerëzit e rrëmujshëm. Pashë një grua që nuk i shpëtonte dot jetën burrit të saj pasi nuk çante dot përmes koleksionit me qese pazari që kishte grumbulluar në shtëpi.

Kjo nuk do më ndodhë mua. Librat që kisha lexuar ia fala bibliotekës. Rrobat që kisha një vit pa i veshur ua çova dyqaneve me rroba të përdorura. Dhashë edhe mikrovalën, pasi e përdorja sa për të shkrirë djathë, gjë që mund ta bëj edhe mbi sobë.

Pastaj doli libri i Marie Kondos, “Magjia jetë-ndryshuese e rregullit në shtëpi.” Ose, siç e quaj unë, “Ti je ende rrëmujaxheshë.”

Pyetja e madhe që ajo bën është, A të jep gëzim shtëpia jote?

I hodha një vështrim më të gjatë shtëpisë dhe u përgjigja. Kutitë me dorëshkrime novelash të pabotuara kurrë nuk më jepnin gëzim. Këpucët e markave të shtrenjta që nuk i vesh se më vrasin, nuk më jepnin gëzim. Im shoq më rrëfeu se trashëgimia e tij me qëndisma greke dhe pikturat me varka peshkimi që kishte trashëguar nga gjyshja nuk i jepnin gëzim. Ndaj ikën edhe ato.

Mbetëm vetëm ne. Dhe im shoq është më i lumtur. Edhe unë jam më e lumtur. Na doli që mua më pëlqeka shtëpia e rrgullt. Më pëlqen madje edhe të pastroj dhe rregulloj.

Marrja e pluhurave është një shans për meditim. Pastrimi i frigoriferit heq stresin PMS. Rregullimi i shtratit është ushtrim kardiovaskular, sepse që ta rregullsh si duhet krevatin, duhet t’i vish rrotull si peshkaqen. Dhe gjatë gjithë kohës së pastrimit, dëgjoj libra-audio se do më vinte turp të kapesha duke lexuar. Nuk je në qejf për të pastruar tualetin? Dëgjo librin “I huaji erdhi lakuriq” dhe ke për të parë si ikën koha.

E keqja e kësaj është që bashkëshorti im ka krijuar një përbindësh. Unë harxhoj picetat e letrës si një kriminele. Fshesa e korentit ka një fener, të cilin e ndez kur për qejf vendos të fshij në errësirë. Dhe nuk pastroj më me perlat në qafë dhe fundin me pala. Është e zakonshme për mua të vesh një përparëse mbi pizhamat.

Se them, “O unë, o apartamenti. Nuk mund të jemi të dy ngrehur gjithë kohës.”

Pa hezituar, im shoq gjithnjë zgjedh apartamentin.

Ndonjëherë e ftoj të më bashkohet, duke i ofruar detyrat më të vështira a thua se po i bëj ndonjë dhuratë. i them, “ Do të të lë të pastrosh rërën e maceve.” Ose “Do të të lë të krruash djathin nga tigani.”

Im shoq thotë, “Je si një Dona Rid, por dominuese.”

Kurse unë ia pres, “Zhvishu dhe krruaj tiganin i dashur.”

Ai heq këmishën dhe krruan tiganin. Në 21 vjetët që kemi bashkë, natyra e tim shoqi nuk ka ndryshuar.

Unë mbetem një rrëmujaxheshë në trajtim e sipër. Çdo ditë kujtoj veten që të vendos kremin hidratues në dollapin e barnave, të kthej drithërat aty ku e kanë vendin dhe të zbraz plehrat para se koshi të shpërthejë. Duhet ta kujtoj veten që pallotja duhet varur në dollap.

Dhe kur i kryej të gjitha këto, më duket vetja me të vërtetë si magjistare. Sepse tani, ku im shoq vjen në shtëpi, gjëja e parë që ai sheh jam unë.

The New York Times
Ilustrimi Brian Rea
Përktheu Blendi Salaj

Aquamarine

Meshkuj kaq engjellore si burri i ksaj ekzistojne vetem ne perralla. Sidoqofte ciftet bejne mire ta kerkojne divorcin jave per jave…thjesht per hobby, per t’u bere me te mire dhe me te dashur me njeri-tjetrin afterwards.

Presim kurreshtarin te na thote ku fle lepuri i autores dhe si funksionon terheqja e forcave mashkull-femer ne kete rast.

Youk_Nowme

@Aquamarine Shume e zhgenjyer dukesh nga meshkujt. Te sugjeroj femrat. :sunglasses:

Aquamarine

Eeeh dreqin nga mos jem e zhgenjyer. Ka qe e shprehin dashurine ne menyre agresive psh i dashuri ne vend te ‘te dua’ thoshte ‘na cave trapin’, kur i beja presion me divorc bente si shpirti keq ‘po une vdes per ty, po ashtu flas me njerezit qe dua shume’. Allah na rujt. Lol
Ti rrofsh per keshillen, do kisha mbledh mendte po te behesha lesbo, por ca t’i bej hallit qe kam afinitet per gjinine e kundert.

TironciLebetit

Nuk ka Femra heteroseksuale Aqua por femra biseksuale dhe homoseksuale qe luftojne afinitetet e jo afinitetin e vertete. Presioni social e kodet morale jane teper shtypese per tu shprehur lirisht ne ket bote qe jetojme.

Aquamarine

Nuk ka monoteori Tironco, ka biteori, oligoteori e politeori, sekush ate teorine e vet lufton ta monopolizoje. Pa merak se une bej gjithmone ca ndjej. Po ndryshova kah nuk do ngurroj t’ju apdejtoj. Meanwhile i qendroj mendimit se nje mashkull i vertete nuk deshton ta ktheje femren ne hetero, sido qe tjete kjo. Lol

InkuizitoriMoth

dmth ti lebo qeke pederast qe luftoke afinitete, dhe ne nje bote te lire nga kodet morale (ky hyn edhe mos vidh) do te ishe nje pederast (per te mos thene nje emertim tjeter me sinjifikativ, se na heq komentet zhardina) qe do te vidhje tere urinen e Hysni Kapos e çunit sheqeres e danger dunger qe ju çave ngambrapan njerzve ne blog me politikanet shqiptare hajdute dhe kriminele qe nuk respektojne kodet morale.

TironciLebetit

Mashkulli i vertete do e shtype Femren e vertete ne heteroseksualitet por smund te ndryshoje natyren jo-heteroseksuale te femres. Mos u neverit e shqeteso sepse ka ndryshim thelbesor midis natyres jo-heteroseksuale se femres dhe praktikes homoseksuale qe ti e quan ndryshim krahu… kam pas femra qe e quanin STAGE dhe kujtonin se ndryshonin krah cdo 3-4 vjet kur ne fakt ishin femra qe gjenin partnere te ndryshem e jashtezakonisht terheqes seksual. Turpi dhe taboo i ben te shikojne shprehjen e seksualitetit si anormal kur eshte homoseksual…dhe i refereohen si kalim krahu apo faze jete etj, qe jane thjesht perpjekje per tju peshtatur normes e se aprovuares. As ju nuk beni dot perjashtim.

Youk_Nowme

@Aquamarine gjithmone kam qen kurioz nese nje lesbo dhe nje gay do shkonin mire bashke. Flm :joy:

InkuizitoriMoth

pse jo kur nje kryeminister dhe nje president skandinav shkojne mire me njeri tjetrin.

Aquamarine

Tironco, sic e thashe, vazhdo mbush mendjet e njerezve per te monopolizuar teorine tende. Je ne demokraci, je i lire. Une jam okay me ate timen. :slight_smile:

Youk_Nowme

Kam gjysem ore qe kam krijuar profil ketu dhe nuk kuptoj gjysmat e fjaleve qe po degjoj. Eshte normale apo duhet ta mbyll qe tani llogarine? Flisni Shqip jqj. Pse bejne te gjithe si filozofe?

TironciLebetit

Jo i dashur Quiz, Meshkujt jane kryesisht heteroseksual kurse Femrat nuk jane, fatkeqesisht keshtu i ka bo Baba Zoti per ca si ty, kurse per ca si mua, seksualiteti eshte privat dhe nuk ka pse te diskutohet ne prag te Qishave e Xhamive…

Pederast eshte ofendim Quizo, me mire te perdoresh fjalen Homoseksual…

Sa per kodet morale ato jane historikisht relative Quizo, ca i mbijetojne kohes e shume zhduken ne kotesi e idiotesi…nuk duhet te tallemi me kodet morale qe kane pasur te paret tane dhe jane braktisur me te drejte. Shtypja e femres dhe seksualitetit te saj eshte nje nga kodet morale me perverse ne shoqerite ku jetojme.

Aquamarine

E ke marre me nxitim te madh analizen dhe konkluzionet. Slow down se ndryshe do mendojme se je peshkaraq i vjeter. :slightly_smiling_face:

Youk_Nowme

@Aquamarine Jam pjese e disa forumeve (te huaja), por deti nuk eshte kaq i kripur andej.

InkuizitoriMoth

seksualiteti eshte diskutuar edhe para kishave dhe xhamijave, edhe ngambrapa kishes e xhamijave, dmth ne kohen e komunizmit.

Nuk ka ekzistuar kurre dhe nuk mund te ekzistoje kurre nje shoqeri pa kode morale, per kete eshte ilustrues fakti qe pederaste vetepederastohen ne konflikt ne epoken ngambrapa: nga nje ane nuk duan kode morale per seksualitetin, e nga ana tjeter nuk duan t’i vjedhe çuni i sheqeres shurren e hysni kapos.

Nuk ka simas qefit te pederasteve, kodi moral eshte i tere si dekalog.

Cecua

Kjo nuk paskesh shkuar asnjehere te krehe floket te parukieria.

InkuizitoriMoth

Aquamarin,kujdes se bordelloja po mblidhet e tera.

TironciLebetit

Edhe nese eshte diskutuar para kishave e xhamiave, eshte diskutuar nga individe mistike a te fuqishem qe kane perdorur kodin moral per te kontrolluar seksualitetin e njeriut duke e tjetersuar thelbin e njeriut. Ja ti duke me quajtur mua pederast thjesht shton nje heteroseksual si une ne kampin tjeter artificialisht por ky nuk eshte rreziku i vertete…Demi i vertete Quazi eshte qe ti me gjuhe te dhunshme duke perdorur fjale abuzive ndaj nje akti privat sic eshte ai i dashurise, terrorrizon Peshqit me imazhe Sodomie e Perdhunimi e Urinimi ne PUBLIK qe ata ta lene vetem Ty diskorsin seksual me besim si nje Prifti para Qishtar, e te mos guxojne te shprehen se anatemohen ne menyre te turpshme.

bsalaj

Jeni te mirepritur ta ekspoloroni ceshtje e seksualitetit duke hapur tema enkas. Kjo eshte per punet e shtepise, keni ndonje mendim? Faleminderit.

Une jam dyfish brenda temes, po bej punet e shtepise (Peshkut).

Cecua

Nje prurje shume e lezecme blendo. Artikell qe shko pertej pastrimit te therrimeve ne rastin e saj, e te tharjes se kenetes morale ne rastin tat. thx!

TironciLebetit

He mo xhaxhi Blendi e shikon si prishen temat nga Administratoret ne peshk sidomos kur jepen me mburrje shembujt e tyre personale.
Fjalet kyce ne kete Teme jane si me siper: LOVE, MODERN, DASHURI, CIFT, MARREDHENIE…dhe xhaxhi Blendi thote eksploroni ceshtjen e seksualitetit duke hapur teme enkas. Me pak fjale une kuptoj qe per Blendin seksualiteti nuk eshte pertinent per Martesen ndersa punet e shtepise po.
Me pak fjale seksualiteti ne Shqiperi ne rastin me te mire te Blendit eshte taboo per martesen, ndersa ne rastin me te keq si ne rastin e Quazit po aq i denueshem sa vjedhjet e fondeve publike nga politikanet Shqiptare. Fatkeqesisht seksualiteti shihet tek ne ende si deviacion nga norma qe eshte aseksualiteti e moraliteti seksual aka impotenca.
Nderkohe Aqua permendi me gjysem zeri qe sigurisht do i suleshin …se si funksionon terheqja e forcave mashkull-femer ne kete rast… qe une do e perifrazoja pak ndryshe…CFARE BEN KAQ MIRE KJO FEMER NE KREVAT QE MASHKULLI I BINDET SI SHELEG QOFTE NE PUNET E SHTEPISE…

Saturni

Cfare rastesie e kendshme te lexosh kete tregim.Sepse une po kaloj te njejtin problem.Kur u ndava nga e dashura,si zemermire qe jam,ne vend qe te dilte ajo nga shtepia qe ishte ne emrin tim,dola une.T’i bie shkurt,para nja dy muajsh u ktheva dhe ajo shkoi te shtepia e dashnorit te ri.Po meqe ajo shtepi eshte e vogel,gjysmat e gjerave i ka lene ketu.Une vete kaq aq shume gjera,sidomos rroba,saqe me duhet edhe nje shtepi tjeter.Kam falur ca rroba e kam hedhur ca gjera,po prape rremuje.Puna eshte qe une jam rritur ne varferi dhe rroj me friken se ato kohe mund te kthehen prape,keshtu qe duhet t’i ruaj gjerat per rainy days.Qenka njefare lehtesimi te mesoj qe nuk qenkam i vetmi qe kam kete problemin e rremujes nga gjerat e shumta.Ma merr mendja po gjeta nje grua e zgjidh ajo problemin.Sidomos po e gjeta me para:P

InkuizitoriMoth

jo sipas meje, por sipas Librit qe ka edukuar gjysmen e planetit deri ne dukjen e fundit te epokes nga mbrapa, Libri e ka kthyer majmunin e lebetitur ne njeri te lebetitur.

Dekalogu ka funksjonuar sepse eshte nje i tere, te dhjete urdheresat jane te lidhur me njera tjetren. Konkretisht urdheresa mos vidh! dhe urdheresa mos pallo gruan e tjetrit! reduktohen ne nje te vetme mos vidh!, sepse duke pallu gruan e tjetrit i ke vjedh pasurine me te madhe qe ka tjetri.

Por siç duket per njeriun e lebetit dhe kurreshtar te epokes ngambrapa nuk vidhet ose pallohet gruja, vidhet dhe pallohet lavatriçja qe i la breket. No problem!

(ja ku hyme prap ne teme, meqe po flitet per punet e shtepise)

TironciLebetit

Por kur gruaja eshte e pa-martuar Quazi i vidhet virtyti Kombit??? Ti me shoket e tu qe ne kohe te Majmunit keni tentu ta ndrydhni Femren ne cdo menyre se e shikoni Seksualitetin e saj si gjon me te ndyre ne bote dhe e keni atrofizuar kete seksualitet ne kornizen apo vorrin e Marteses. Sigurisht perderisa e trajton nje akt dashurie homoseksual te denueshem si vjedhjen e fondeve publike a rryshfetin. E keni kap rob e skllaveruar femren e i keni dhene formen tuaj te Mashkullit duke i sulmuar seksualitetin.

InkuizitoriMoth

Un me shoket e mij, bashke me Mojsiun, nuk jemi mare me ndryshimin midis pederastise dhe lezbizmit siç ben ti me shoket e tu lesbo dhe pede duke marre me te mire lesbiket, por zbatojme urdherin mos kryej tradheti bashkeshortore!, dmth barazi e plote gjinore, ose sipas teje dhe shokeve te tu shtypim njesoj edhe seksualitetin e burrit pederast edhe gruas lesbike, e sublimojme seksualitetin, e Sublimierung-ojme seksualitetin.

ACDC

Shume shkrim i bukur.

Aquamarine

Ngelen duke shpik teori per te justifiku deshirat per orgjira. Te tjeret shpikin nicks dhe direkt me etiketa ne dore. A thua se s’kuptohen kush jane. O ti, you know me, yes I know you very well, mos le nam. Lol

Dranja

Para ca ditësh lexova për nja dy cuca që e kishin kthyer në biznes qeverisjen e shpisë, koncept i huazuar nga Amerikanët, që janë mbështetur vetë fort te Japonezët, etj.etj. Vijnë në shpi dhe ti marrin me rradhë, letrat, rrobat, tenxheret, etj. dhe ta zbrazin et ta sistemojnë shtëpinë kundër pagesës. Teoria në bazë të kësaj është: sa më pak gjëra, aq më kollaj ti sistemosh dhe aq më i lumtur. Rregulli në objektet rreth teje sjell rregull në kokë.

TironciLebetit

Aqua nuk jane teori por gjetje shkencore qe nuk mund te pertypen nga Moral Mbajtesit e shoqerise apo asfiksuesit. Kur dy femra bejn dashuri me njera tjetren nuk quhet orgji dhe shpesh jane ene brenda Marteses e bojne ene pune shtepie. Por Seksauliteti i nje femre mund te shprehet njesoj si me nje femer ashtu edhe me nje mashkull sepse marrin kenaqesi ne te njejten zone erogjene.

Po mir me Aqua, te famshmen Janis Joplin qe ndonese vdiq aq e re krenarisht ka pasur aty tek 600 te dashur meshkuj dhe mbi 800 te dashura femra, e klasifikon heteroseksuale apo homoseksuale??? E shikon pra qe ene kto te shamet Pederast jane thjesht ofeza qe duan te klasifikojne e roberojne seksualitetin si ckan bo kto 2000 vjet.

Aquamarine

Ca lidhje ka Janis Joplin. Une fola per vete, thashe mos na bej teori se s’jane te gjithe si ty qe do 3she apo si Janis me bilanc pozitiv ne favor te femrave qe mund te jete po aq rastesor sa fakti qe ka dhe njerez qe ndjehen hetero e s’i ndjell hic gjinia e njejte. Ti tashi na qan hallin, e keni nga presioni moral thua, e nderkaq shpalos teorine tende iluminuese shkencore. Po prape s’me tundojne, ik prishi mendjen ndonje femre te zhgenjyer qe kujton se ia ka kush borxh ndjenjat qe ka investuar ke meshkujt.

TironciLebetit

Provove teorine time qe as ti nuk i ke shpetuar Topitjes e Shtypjes Sociale dhe tmerrohesh nga mundesia qe cfare po them mund te jete e vertete PA QENE OFENDUESE, dhe pa patur te beje me ty personalisht.

Femra eshte e denuar te mbaje mbi shpine ate lloj dogme, qe lidh ato fije qe thurrin stofen rezistuese te shoqerise ndonese kjo dogme eshte shpikur per roberimin e femres duke e sulmuar tek seksualiteti.
Strofullen e gjen tek Gjuha ku gjen si gjithe Frikacaket …Anormalen sipas kornizes qe ta kan shtrenguar rreth kokes ku une jam partizan orgjie nderkohe qe klasifikohem me siper ene si Pederast…kategorizime qe evitojne realitetin, por lene diskutimin ne erresire te paprekur.
Lufta per te kategorizuar shprehjet e seksualitetit si Anormale e Devijime con ne denime gjuhesor si ajo e Pederastise e Sodomes a Orgjive Romake.
Te kuptova e faleminderit qe harxhove kohe me mua.

InkuizitoriMoth

mir o lebo nuk je pederast, na fal per perdorimin e keq te fjales, ti je gej ne perdorimin e mire te fjales si ne rastin e atij birit qe i tha te atit un jam gej, dhe baba ju pergjigj ti je … me kuptimin e keq te fjales, sepse gej eshte ai kengetari i moth.

edhe partizan orgjie nuk je, je partizan kenaqsie kolektive ne grup qe çliron femrat nga gjuha e frikacakeve qe i shtypin nepermjet gjuhes, ndersa trimat i çlirojne duke i lepire kolektivisht me llape.

Manjola_Tirana

urime per nikun e ri Oidriso

InkuizitoriMoth

aha ahaha sa i modh qe je, isha nervoz nga beteja me titanet e peshkut, e me hiken nervat komplet! ahahaha

TironciLebetit

O Quazi, ty te lumte bashke me shoket e tu e Moisiun, se ja u keni nxi jeten femrave kto 2000 vjet sa urrejne vetveten. Une skom pune qe te cliroj Femrat thjesht du me i kuptu sa kontroll keni ende ne mendjen e tyre pasi Ja keni pushtuar mitren e ja u keni kthy thjesht ne objekt shumimi me shonce te larta vdekshmerie gjate lindjes, pasi ja u keni mbush menien qe Maria mbeti me barre pa bo gjo, pasi keni luftu qe jeta e Femres fillon me martesen dhe mbaron me martesen…keshtu do shkoj kjo pune qe kur te flasim per martesen do flasim per punet e shtepise…
Tani luften do e humbni avash avash, bashke me Moisiun, se Femra ka vite qe e ka morr ne dore sistemin e saj riprodhues e prandaj spushoni Tirada ndaj Masturbimit e nga mbrapa modernes se ju vjen Plasja qe spermatozoidet e deleve do hupin kot prapa mbrapa…Do vije dita qe Femra kudo do celebroje Seksualitetin e vet pa nocione si devijime apo perversitete edhe kur flasim per nje akt human seksual qe mund te mos i pelqej gjithekujt.
Me kto kodet morale ndalonit me ligj 90% te praktikave seksuale nemartese deri dje…po kan mbetur edhe ca akoma.

kapo

YY[quote=“bsalaj, post:1, topic:2659”]
Natyra ime është që të lë çdo sirtar e dollap hapur, si një hajdute.
[/quote]

“It is my nature to leave every cabinet and drawer open like a burglar”

nuk eshte ndonje mekat por duhet te thuhet kur shkrimi eshte perkthyer me Google Translate

InkuizitoriMoth

ajo dite eshte larg, do vije mos u be merak, po do pune derisa te pastrohen trute e çlirimtareve seksuale nga shurra e hysni kapos qe i ka hudh çuni sheqeres.

Prit i here se tere sistemi i gjuhes e kemi tiranizuar per te shtyp femren, jemi ne qe e kemi bere “kurve”, kurse ju do ta çlironi duke e bere “puntore seksi” sex worker me tre turne tek semafori.

Jepi llapes jepi, vazhdo, ishalla te shof edhe ty tek semafori ne kuptimin e mire te fjales.

Elba

Burri qe ulet mbi therrime biskotash …!!!

edhe nikoqirja qe ankohet per maskilizem ??!!!???!!

How about te perveshesh menget e te pastrosh pislleqet e tua zonjushe perpara se milingonat , kakarroqet sic i thone shqiptaret ne amerike , ( karkaleca buke) , apo cimkat te ta mbushin shtepine , pse jo edhe morrat , edhe te mos presesh qe burri apo kushdo qofte , apo akoma me keq femija yt neser pasneser te jetoje ne ate jete mizerje qe ke zgjedhur.
Jeta nen psillek eshte nje depresion i gjalle qe mbart depresion te vjeter ndoshta por edhe riprodhon depresion te ri.

Pisllek dmth jete pa organizim, pa higjene, dhe aspak e shenetshme. Atehere me mire jeto ne rruge

bsalaj

Sigurisht qe nuk eshte perkthyer me Google kapo. Urdhero perktheje me Google Translate dhe na trego se cdo te dale.

Nuk e kuptoj kritiken se s’na the asgje konkrete.

kapo

“eshte ne natyren time” duhet … dhe jo "natyra ime eshte qe …

tjeter…"Maybe I threw my coat over it and it stuck. …"Ndoshta i kisha hedhur pallton sipër dhe u ngjit pas saj … duhet te ishte "Maybe I had thrown her coat over… mgja nuk eshte ndonje mekat I modh se Pjero nuk din fare anglisht.

jps

Ja c’fare thote guglli:

“Është natyra ime të largohem nga çdo kabinet dhe sirtar i hapur si një hajdut”

Heres tjeter mos u krruaj me kapon!

dafne

mos e merr ngat zemres , zemra ! nje proze poetike me tone romantike dhe fund te lumtur , me syzheun qe femren ta ngit ne epiqender te te vrojturit ne kontrastet zi e bardhe.

loje hesapi, loje fjalesh e punesh,

Saturni

Ne fakt Kapo,edhe me mire do ishte “e kam si natyre”, ose edhe me mire thjesht “e kam zakon”,po kjo nuk do te thote qe Blendi e ka perkthyer me google,po qe nuk eshte,dhe nuk besoj se pretendon te jete,perkthyes profesionist.Pavaresisht se duhet falenderuar per mundimin,ndryshe nga ti qe e shumta qe ben eshte copy paste i fjalimeve te kumandarit.Po kete shembullin me pallton pse e solle,duket sikur tregimi eshte ne shqip e po mundohesh ta perkthesh ne anglisht.Po nese e ke fjalen per kohen e foljes,e kryera dhe e kryera e thjeshte mund te perdoren edhe nderkembyeras,nuk me duket se eshte si rasti i gazetareve qe i qine nenen se kryeres se thjeshte.

bsalaj

Pershentje Saturn. Nuk jam perkthyes profesionist. Po te mendoj disa nga mjeshtrat e perkthimit qe kam njohur, as do doja te permendesha perkthyes amator. Kjo eshte perkthyer per ndonja 30 a 40 min. Me nje te rame. Dhe pa nje redaktor aq te nevojshem. Natyrisht, Google was not involved. :joy: Flm.

Mund t’i flasesh mjaft mire te dyja gjuhet por zanati i perkthyesit nuk qendron aty, kam pershtypjen.

anon64581289

ngaqe i eshte burrit superiore. s’ka nevoje ta beje. pranej dhe nuk e ndan.

Saturni

Pershendetje Blendi!Ne fakt,edhe po te ishte involved google translate,nuk do te ishte mekat.Eshte thjesht nje mjet per te lehtesuar pune.Po te ishte ne tekst “Today is Sunday” p.sh.,sakte do ta kishte perkthyer besoj.Puna eshte ta komandojme ne mjetin,jo mjeti ne.Sigurisht njohja e gjuheve mire eshte kusht i nevojshem,jo i mjaftueshem.Secila gjuhe eshte pak a shume nje univers me vete,ti mund t’i njohesh mire keto dy universe,po perkthimi eshte si te thuash njefare perplasje e ketyre dy universeve dhe ti duhet te dish si ta besh kete perplasje me sa me pak deme.Per kete duhet njohur teoria e perkthimit,po besoj as kjo nuk mjafton.Duhet edhe talenti ma merr mendja,ashtu sic dikush nuk mund te behet vertet shkrimtar i mire vetem duke lexuar libra per artin e te shkruarit.

kapo

sa te mundna saturno, sepse copy paste oshte metoda ma e mire kur je ne orar te punes :blush:

anon64581289

Soyez régulier et ordonné dans votre vie, afin que vous puissiez être violent et original dans votre travail.

Gustave Flaubert

nje shkrimtar i vertete, te gjithe temen qe kjo ka dash me shtjellu, me lume fjalesh, e thote me vetem nje varg.

ps: per me teper eshte shume veshtire ta perkthesh ne shqip, se te dyja fjalet Régulier dhe Ordonné do te thote i Rregullt ne shqip. por ne fakt nuk eshte rregullsi per te njejten gje, Régulier eshte te punosh ne menyre te vazhdushme, rregullisht, (activité régulière), ndersa ordonné eshte te punosh me rregull, mos punosh rremujshem. etj.

Saturni

Hajt te befte mire kafja o Kapo,se ma bere zili dhe po shkoj t’i fus edhe une nje filxhan,po une jam jashte orarit te punes:)

anon64581289

teksti eshte i qarte, kot griceni ju te perkthimit. po t’ja thoni perktheni ate tekstin ne frengjisht qe kam vene une, une s’mundem dot psh, se shqipja si ka nuancat.
dhe jo vetem shqipja por edhe fjalori i frengjishtes se sotme, fjalen Violent e ka vetem ne kontekst negativ. ndersa Floberi s’e ka ne kontekst negativ. dmth dhe me e kuptu ne frengjisht duhet gjet fjalor i mire. jo botim i sotem.

aleko

Kapo aq di aq ben. Eshte sherbetor i thjeshte ose sic i thone “punetor i partise”.

Saturni

Mos keput kopace kot,merru me me pak gjera,per shembull me etimologji.Aty je njesh.Mos u hap si vaji ne lakra.C’do te thote “perkthimi eshte i qarte”.Perkthimi duhet te jete i sakte,jo vetem kuptimisht,po edhe strukturalisht ne kete rast,domethene duhet bere kujdes te mos perdoren strukturat e “gjuhes burim” ne “gjuhen target”,sic thuhet teknikisht.C’te shtyn te mendosh se duhet te leme kete gje per te cilen po flasim,per te folur per ate per te cilen do ti qe te flasim?Po hajt,po ta bejme kete nder,meqe kemi pak kohe.E para,mos mendo,te shkojme prape te Kapoja,se gjuhet jane copy paste i njera-tjetres.Sic thuhet,gjuhet e presin realitetin ne menyra te ndryshme,qe mund te thote per shembull qe ne kete rast aty ku frengjishtja e “pret realitetin” me dy mbiemra,shqipja e “pret” vetem me nje.Por ne rastin qe solle,eshte e vertete qe duhen gjetur dy mbiemra,por perseri per arsye strukturore,jo kuptimore,per hir te paralelizmit (ka dy mbiemra ne fjaline e pare,duhet te kete dy ne te dyten).Me vone mund ta shoh me mire kontekstin dhe te te jap nje pergjigje.Perndryshe,mbetet e paperkthyeshme,ose “lost in translation”.Une vete po mendoja dje per shembull,si mund te perkthehej ne shqipe ajo qe tha nje gazetar i CNN-it per nje nga ata te ekipit te Trapit ne konference shtypi per nje pyetje qe i ishte bere:“He responded,but didnt answer”

anon64581289

perkthim i qarte do te thote qe permiresimi nuk shton, nuk rregullon, nuk e ndryshon kuptimin e tekstit.
“eshte ne natyren time” apo “eshte natyra ime” apo “mu ka bo zakon” apo “e kam si natyre”, nuk i ndryshon azgje tekstit ne fjale, qe per me teper jam i sigurte qe se keni kuptu hiç se ku asaj i rref çekani.

sepse qe ta kuptosh duhet te jesh si ajo krijues, te kesh te njejtat halle.

ps: dhe ate tekstin ne frengjisht e solla, qe ata qe njohin frengjishten te kuptojne edhe shkrimin lart, se per çfare ben fjale. problemi eshte i njejte, POR vetem Floberi i ka dhene zgjidhje, ajo shkrimtarja nuk e ka zgjidh veç sa i ka ardh verdalle atij.

ps 2: perkthimi sipas meje : jetoni me rregull dhe rend, qe vepren ta keni me force dhe origjinale.
jo si ajo gruja shkrimtare qe jetonte ne rremuje, per hir qe forcen ta rruante per vepren e saj (jo ta konsumonte per pune koti, pastrim shtepie psh). kurse perfundimisht nga jetesa ne rregull dhe pasterti arriti te pakten, qe burri mos te terhiqej nga tavolina rremuje por te shikonte ate te paren. e pati edhe ajo dmth nje fitore te vogel.

qe ta kuptoni ku i rreh Floberit tani; po marr shembull Pikason qe ne pamje dhe ne studio jetonte ne rregull te plote, nuk kish pamjen e nje piktori me kominoshe me boje, qe do me tregu ne te parin prezantim qe pikturon. violencen dhe origjinalitin e kish neper Vepra, Pikaso, jo ne pamje dhe ne shtepi ku ishte nikel.

Saturni

Per ate me thene te drejten,nuk kisha dyshim,vetem nje gjeni si ti i kupton te gjitha dhe te gjithe shkruajne vetem qe ti kuptosh ti,po ja qe gjeniun nga trapi nje vije e holle e i ndan dhe ne rastin tend kjo vije eshte gati e padukshme.Ja per shembull,per punen e qartesise,une e kuptoj se cdo te thuash me ate “azgje”,po nuk do te thote se eshte e sakte dhe se nuk mund ta permiresosh ne nje redaktim te trete te postimit.Ashtu sic keput dokrra kur mundohesh te shpjegosh regulier,ai e perdor per nje njeri,ti e perdor activite,per dicka qe behet rregullisht.Perkthimi yt nuk e jep ate kuptim qe nje gjeni si ti ka kuptuar se eshte ajo qe do te thote Floberi,pa permendur pastaj ate “me force”,qe me e pakta duhej te ishte “e forte”.Megjithese ti prape nuk arrin te besh dallimin mes kuptimit e perdorimit.Prandaj thua edhe ate gomarllikun tjeter qe duhet gjetur nje “fjalor i mire”,jo fjaloret e sotem.

anon64581289

Ik tani te temat politike, se ketu zhvlersohesh ne çdo fjale qe thu.

InkuizitoriMoth

Nese google translate perkthen fjalen “fuks 5-leksh” me fjalen “agjent i sherbimit inteligjent”, fjalen “sherbetore” me fjalen “puntore shtepijake”, fjalen “baxhelle” me “puntore seksi”, fjalen “bythqi” me fjalen “gej”, fjalen “pallim” me fjalen “akt seksual”, fjalen “handikapat” me fjalen “i afte ndryshe”, fjalen “shurrufull” me fjalen “urine acidi acetik”, fjalen “bordell” me fjalen “shtepi publike”, etj, etj, kjo më kujton një shprehje popullore të vjeter:

Nëse e quan bishtin këmbë, sa këmbë ka një kalë? Katër; sepse bishti mbetet bisht.

anon64581289

S’eshte shqiptare kjo shprehja me bishtin por vjen nga ndonje gjuhe ne te cilen fjalet bisht dhe kembe jane te peraferta.
Per te mos thene qe eshte shprehje pa thellesi, me siguri nxjerre nga ndonje sketch estrade.
Sepse per disa kafshe, disa lloje majmunesh psh, bishti eshte dhe dore apo kembe ne perdorim. Bile me i vlefshem.

InkuizitoriMoth

un e kam cituar nga nje shkrim ku kam bere kete koment:

Aquamarine

O Elbe…po eshte perralle moj. Ka edhe moral ne fund. Eshte e gjitha ezaxherata. Cifti paraqiten te dy zhulca pertej limitit tw mendjes se shendetshme. Ajo ben pis, burrin e saj s’e shqeteson kjo gje. Te ishte njeri normal s’do e qaste fare kete femer. Po thelle thelle ka qene edhe ai pisanjos e thashe dhe njehere, kto lloj raportesh nuk ekzistojne ne realitet. Por tregimi synon te ilustroje bukurine e perpjekjes per te bashkejetuar lumturisht. Lumturia fshihet tek Perpjekja per tjetrin dhe veten.

anon64581289

s’njifke artista ti. Jetojne keshtu shumica. Edhe ne veshje jane te shrregullt me qellim, te duken neglizhente. Floke te pa krehur, kemisha te pa hekurosura, pantallona te grisme apo te arnuara, etj. Moda e ketij tipi ka ardhe prej tyre.

InkuizitoriMoth

Aquamarin, yll fare je!:star::bouquet:

Pjetermustakuqi

si thojshin qe thojshin te hujt per ne? - shqiptaret lahen nje here ne jave dhe pstrojne shpini cdo dite.
ne jemi brezi qe e kishim detyre “punt’e shpise” sic quhej pastrimi,pasi prindrit ishin ne pune. duheshin rregullu krevati,shkund qylimat,ra me fshese dhe lecke shpise,marr pluhurat etj. nese jo hanim shpulla kur kthehej mami nga puna.
rezultati;sot gjene burra 45 vjecare qe jane gjendje ti bejne punt e shpise me mire se grate. beht fjale per ata qe u rriten neper qytete.

anon64581289

ja ke kalu dhe bibles per moral me kete rreshtin. te ishte kjo e vertete, nuk ndaheshin gjysma e çifteve sot, por perpiqeshin se nga kjo do te dashuroheshin me shume. perpjekja per femijen edhe mund te te bej te lumtur, po jo per burrin, se s’e ke gjo. burra mund te kesh disa gjate jetes.
ajo shkrimtarja duke filluar te pastroje, shpetoi divorcin (fjala qe eshte dhe ne titull) dhe jo lumturine. shkrimi eshte moralist (shkrimet e dobeta jane te gjitha moraliste, edhe komentet e dobeta ketu te peshku), t’i shtyje lexuesit e gazetes ku eshte botuar te perpiqen te shmangin divorcet, se kur kjo shkrimtarja iu fut pa problem pastrimit, per te plotesuar tekat e burrit, pse jo dhe femrat e tjera me pak te komplikuara.
ajo qe nuk na shpjegon shkrimtarja eshte per çfare i hyn asaj ne pune burri ? t’i beje hyzmet ? normalisht ajo mund t’i thoshte per tavolinen - pastroje vet po e deshe te pastruar. i rritur je.

InkuizitoriMoth

hajdarkurreshtar,

Bibla dhe librat e shenjte ne pergjithsi, japin me teper se moral, japin te verteta, parime dhe modele per tu ndjekur, dhe keto te verteta, modele, parime nuk varen se çfare bejne çiftet qe ndjekin te verteta, parime, modele te Bordellos.

Nuk gjykohet dot nje nivel me i larte nga nje nivel me i ulet, perveçse duke ulur nivelin aty ku je vete.

salben

lol
Perrallat me magjistare cudiberes qenkan e verteta.
Fatkeqesia me e madhe eshte se nje pjese teper e rendesishme e njerezve e beson vertet kete.

InkuizitoriMoth

krishterimi eshte baze e qytetrimit perendimor dhe per pasoje baze e lagjes se Komunes Parisit me çfare permban rob shpie.

Kjo eshte nje gje e thene nga gjysma e personaliteteve te kultures perendimore tradicionale, dhe pranuar ne menyre te heshtur nga gjysma tjetrer, me perjashtim te disa psikopateve qe kane marre pjese me arme ne dore ne Komunen e Parisit.

Edhe vete Marksi mbante Jezuin si model te qytetrimit perendimor, ndersa tere teoria e liberacionit, lindur ne Evrope dhe kryesisht perhapur ne Amerike Latine, konsideron Jezuin si model liberator i masave te shfrytzuara popullore. Vetem loqet shqiptare elitare jane ne nivelin e luftetareve te Komunes Parisit.

anon64581289

Napoleoni tha per Kuranin : qeka me pak qesharak nga bibla. bibla eshte liber qesharak dmth. dhe kete se kam shpik une.
por tjeter vend e kisha llafin.
Bibla thote kur te godasin nje faqe, jepu tjetren. pra vuaj, sakrifiko, bindju fatit tend, etj. ti thote bibla vertet mund te vuash mbi toke, por do te shperblehesh ne parajse (jeten e pertejme dhe te pafundme). ndersa ai qe ta shkakton vuajtjen tende do te dergohet ne ferr, dhe atje do te vuaje per jete te jetve.

pra as bibla nuk ta siguron lumturine mbi toke, neqoftese kete nuk e ke per risk. ndersa Aquamarine po thoshte qe mjafton te sakrifikosh dhe e ke lumturine. a nuk te duket me kollaj tejkalimi i Bibles nashti ?

anon64581289

librat fetare dhe feja vete jane moral, ta mbajne njeriun nen fre, te mos leshoje moralisht e te degradohet shpirterisht. pasi mund te demtoje te gjithe shoqerine ne te cilen ky individ jeton. morali te shton durimin dhe shpresen (fijen qe s’keputet).
gjithashtu keta libra mundohen te shpjegojne te pashpjegushmen, pjesen e universit qe ne nuk e njohim dot dhe as nuk kemi per ta njohur dot. se na tejkalon.
shkenca ben te njejten gje, mundohet te shpjegoje edhe ajo ligjet universale. por qellim ka TREGTINE, dhe jo MORALIN. kjo ben qe vendet te cilat perkrahin shkencen, degradojne shume me shpejt, se ato qe perkrahin dogmen fetare. keta ecin me rritem me te avashte.

nashti chi va piano vo lontano e sano, thone taliont.

salben

Une s’kam asgje me kodin moral qe e ka cdo shoqeri, edhe paganet, edhe komunistet ateiste, dhe qe fete e kane adoptuar ashtu si gjithe te tjeret. Kodi i sjelljes nuk ka lidhje me fene. Mund te ekzistoje dhe pa te per bukuri.

Problemin e kam me perrallat me magjistare me te cilat indoktrinojne femijet, si dhe te rriturit dredharake (qe duan t’ia dredhin fatkeqesive nese i luten magjistarit qe ka gjithcka ne dore) dhe me te rriturit budallenj qe hane cdo gje nga frika e nga paaftesia per te menduar.

Problemin tjeter e kam qe pasi deshton me dredharaket dhe budallenjte, feja perdor nje kercenim mizor kunder frikacakeve, me kercenimin e hapur qe u ben njerezve, ate “po nuk bere ca them une, do te te qr do te te djeg ne flake perjetesisht e s’ke per te gjetur rehat”. Eshte kanosje e kercenim i qarte.

Dhe e kuptoj shume mire se sa me shume fakteqesi t’i ndodhin njeriut, sa me i pamundur te jete qe t’i zgjidhe gjerat vete, aq me te shpeshte e ka te perfundoje ne dore te fatit, here per semundje, here per zgjidhje hallesh, ndaj dhe eshte me e lehte qe ai njeri te dorezohet e te besoje te magjistaret cudiberes. Ndaj dhe feja gelon ne varferi e injorance.

Por problemin me te madh akoma eshte qe keto arme te fuqishme psikologjike qe kontrollojne mendjen e njeriut, pervetesohen kryesisht nga drejtues perverse, te eger e shkerdhele, qe jane te tille sepse s’e kane per gje te kapin njerezit ne fatkeqesi e t’i kercenojne me shantazhe mendore qe t’i venen nen kontroll. Keta jane me te ndyret e njerezimit, me imoralet. Ironikisht, bejne para duke predikuar moral.

anon64581289

ka moral e moral daje. kodi moral i feve eshte hierarqik, te tjeret e kane fisnor, et te tjere e kane shoqnor, mbi baze barazie. forcat e natyres jane po ashtu hierarqike. me i vogli rrotullohet rreth me te madhit (pra eshte i varuar prej tij), tek yjet. nuk ka gje barazi. se ndryshe s’do kishte univers.

si dhe ti ben moral neper komente. i ke pra ato koti, te pa vlera. si ky shkrimi i kesaj shkrimtares siper.

Br3dharaku

eshte e cuditshme por fatkeqsisht e vertete qe idiotet kane me shume gjera per te thene se cdo njeri tjeter me mend ne koke. Dhe kohen e kane gjithashtu me bollek. Se c’mund te thone per kete subjekt e cdo subjekt tjeter qe nuk eshte permendur me pare @salben dhe @anon64581289, vetem nje zot e di, ai i ppu-se!

Alba2265

Eshte metafore se e drejta triumfon shkabe …meso ta kendosh biblen ne menyre analitike dhe jo descriptive .

InkuizitoriMoth

Neqoftese Stalini eshte figure diabolike, atehere Napoleoni eshte figura diabolike pararendese e tij, njesoj si Revolucioni Francez ishte pararendes i Rev. Tetorit, sepse Stalini ishte produkti perfundimtar i Rev. Tetorit (ku as mori pjese), njesoj si Napoleoni ishte produkti perfundimtar i Rev. Francez, te cilin Napoleoni e pa me cinizem (si specialist altilerie quante injorant te artit ushtarak komandanti e trupes ushtarake qe perballonte turmen civile te kryengritesve, si i pazoti te perdorte topat per te shpartalluar turmen). Stalini ishte seminarist, nuk ka bere shkolle tjeter, pra baza e kultures se tij ishte Bibla dhe produktet e saj

Pra çfar mund te beje figura satanike para deshmise se Zotit perveç se te zgerdhihet si qesharak?

Por Napoleoni ka fol ndryshe ne fund te karrieres te zgerdhire me fund te zgerdhire ne nje ishull te shkrete. Kur zbriti nga kuverte e anijes qe e shpuri ne ishullin Shen Elene, rastesisht qelloi te binte kembana e kishes, ai u zgerdhi dhe tha pak a shume:

- Çudi, un me nje Armate me ushtare humba me gjithsejt, kurse Ai me 12 predikatore pushtoi boten!

Bibla çfar nuk ka thene, Bibel eshte edhe Testamenti i Vjeter ke shkruhet edhe e kunderta “sy per sy e dhemb per dhemb”. Vetem analfabetet reduktojne tere Biblen ne vetem nje shprehje te Jezuit, i cili ka thene shume gjera, edhe kontradiktore nese nuk ve re kontektstin. Psh ka thene edhe qe “un nuk kam ardhe per paqen, por kam ardhe per shpaten”.

Gjithashtu, nje besimtar nuk ndjek si robot çfar shkruhet ne Liber fetar, por ndjek sepse çfar shkruhet sepse e eksperimenton dal vivo si te vertete kur e ndjek.

Siç kam thene shum here te tjera pa u lodhur: niveli moral i bordellos implikon edhe injorancen ne te njejtin nivel.

Manjola_Tirana

536282281_1322018005961916_4000247535953400163_n