Dita e fundit e punës për Majlinda Bregun

31 postime 4996 shikime 8 shtator 2017 në 10:04 e paradites
bsalaj

Sot ishte dita e fundit e punës për Majlinda Bregun, e cila përkon me ditën e fundit të Shkollës Verore Europiane, një iniciativë e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë, Prezencës së Bashkimit Eurpian në Shqipëri, Fondacionit Soros dhe Fondacionit Friedrich Ebert.

Shkolla verore është një iniciativë që synon të aftësojë ekspertë të fushave të ndryshme për procesin e negociatave me Bashkimin Europian. Pritet që Shqipëria shumë shpejt t’i hapë negociatat, të cilat ndahen në shumë kapituj. Do negociohet për gjithçka, dhe Shqipëria duhet të arrijë nivele europiane që nga liritë, drejtësia dhe rendi social, deri tek ushqimi i pulave, sasia e peshkut që do zihet çdo vit, kushtet në shkolla e të tjera gjëra boll të hollësishme. Negocitatat tona para hyrjes në BE janë të ngjashme me ato që pritet të bëjë Britania, në dalje. Shumë të komplikuara. Kanë zgjatur me vite për vende si Kroacia, Çekia apo Hungaria, dhe e njëjta pritet edhe për Shqipërinë. Çfarë negociohet nuk rinegociohet më. Ndaj shkolla europiane kërkon të aftësojë sa më shumë individë për këtë proces.

Nga mënyra si e trajton Majlinda shkollën verore duket se është si “fëmija” i saj. Të cilën i duhet ta lërë tani, duke uruar më të mirën, por pa qënë e sigurt për fatin e saj. Sepse, siç ju thashë, siç ajo vetë tha, sot ishte dita e fundit. Pas kësaj është “e papunë”. 8 vjet si Ministre e Integrimit dhe 4 të tjerë si Kryetare e Këshillit të Integrimit në Kuvend, ndahen këtu me shtetin shqiptar. E gjithë përvoja dhe memorja institucionale e grumbulluar ikën. Krijohet një mungesë jo vetëm në PD por edhe në institucionet që kanë të bëjnë me integrimin, të cilat tani marrin më shumë rëndësi se kurrë. (Ende nuk dihet se ç’do ndodhë tek ne tashmë që Kryeministri vendosi ta shkrijë Ministrinë e Integrimit brenda Ministrisë së Jashtme.) Në fakt përvoja dhe vlera e krijuar nuk humbet, sepse znj. Bregu mundet fare mirë ta shfrytëzojë këtë njohuri për të ofruar konsulencë private, por i humbet shtetit shqiptar.Është një fenomen që përsëritet në qindra raste. Ikën një palë, vjen një palë. Çfarë është nxënë deri këtu zhduket si kështjellë rëre.

Shkruaj sepse shqetësohem nga ky fenomen, ku rasti i Znj. Bregu nuk është as më flagranti. Humbja e investimit në njerëz, fillimet dhe rifillimet nga e para, duke zeruar punën e shumë viteve nuk mund të vazhdojnë, - them unë - por në Shqipëri vdesin të shtypin Erase & Rewind. Këtu njerëz të pashquar në profesione ende katapultohen, të aftët largohen. Në administratë nuk ka vend për profesionistë karriere. S’ka karrierë. Je në mëshirë të humorit të drejtorit të rradhës. Në tatime, në dogana, spitale… Shiriti fishihet. Memorja aq e çmuar flaket. Perla derrave. Tani për vendin nis një periudhë shumë e rëndësishme negociatash financiare dhe ekonomike shumë të forta. Është gjithashtu një kohë me mundësi investimesh, për ato vende që kanë aftsinë të thithin fondet e BE-së. Shqipëria këtu nuk e shtyn dot, as me shkelje syri, as me kërcënime, as me përgjërime. Këtu, o di, o s’di, dhe në traditën institucionale shqiptare, ne nuk mbajmë mend asgjë nga dje. Një kosto që ne si qytetarë ia paguajmë politikës shumë shtrenjtë prej shumë vitesh.

Kthupi

Per sa kohe qe shteti eshte punedhenesi me i madh e persa kohe njerezit kapen per bolesh cdo 4 vjet duke ju tundur “vend pune ne administrate” ose si premtim ose si kercenim ne kembim te votes, kete lloj sjellje do shohim. Shko puno 4 vjet a me pak , trajnohu, merr eksperience, harxho parate e njerezve, pastaj vjen tjetri pas 4 vjetesh dhe cikli rifillon. Ai qe hiqet nga puna hedh shtetin ne gjyq e fiton dhe ja dhe ca para re tjera te hedhura poshte.

Ti Blend shikon vende si Kroacia dhe Hungaria ku negociatat jane zgjatur per shume vjet, por shqiptaret si mentalitet dhe kulture nuk jane aq shume afer me keta, fatkeqesisht. Me mire shiko nga Turqia qe aplikoi ne 1987, u njoh si kandidat ne 1999 dhe filluan negociatat ne 2005. Ne shume aspekte jemi me prane Turqise sesa Europes, dhe Europa e di kete. Fatkeqesisht nuk kemi bere asgje per te provuar te kunderten. Progresi merr nje cike me shume kohe per t’u zhvilluar ne Shqiperi, packa se filozofet e nderuar vendas nuk duan ta pranojne dhe thone “jemi mire”.

bsalaj

Verejtja qe ben per krahasimin me Kroacine, qendron, nese per ata ishte 6, per ne do jete me gjate. Noshta 10, por nuk desha ta them.

kapo

varet se nga cfare krahine je zotrote ,se ne nga Korca kena ken ne Europe since 1931

Kthupi

Nuk ka asnje te keqe te pranosh problemet apo edhe t’i ekzagjerosh pak kur kjo nuk behet me synimin per te share, por per te rregulluar difektet. Per te perdorur nje analogji futbolli; Belichick ka skuadren me te mire ne futboll vit per vit dhe ju thote “losers” gjithe sezonin. Vetem kur fitojne SB ju thote qe ishin fantastike. Kapet me detajet, i fryn ne maksimum qe lojtaret te mos rrine rehat e te nenvleftesojne asgje, por te duan te jene perfekt e te arrijne sa me shume. You can’t argue with results. Per mua asgje nuk eshte e paarritshme, por Shqiperia nuk e ka luksin te jete complacent (s’po me vjen fjala shqip per kete) dhe ta marre shtruar. Ketu do jemi e do shohim, por me kete ritem, Serbia do hyje ne BE para Shqiperise dhe po ndodhi kjo, ky do jete turp se serbet bene gjenocid ne mes te Evropes. Qofsha i gabuar.

urbantelescope

Te vjen keq ta pranosh por Serbia si dhe Kroacia jane shume me te zhvilluara se ne , me shume po anojme te konkurojme me Bosnjen dhe Maqedonine.

bsalaj

Nese kete do ta permbledhnim me ate shphrehjen qe thote se detyra e qytetareve eshte te jene kritike te qeverisjes, natyrisht, jam dakord. Pastaj, kush jam une te dal kunder Belichick? :smiley:

urbantelescope

Kjo eshte politika dhe gjuha me te cilen duhet te fliste qeveria shqiptare, mos te qendronin gjithe jeten inferiore lepihu macronit lepiju merkelit e ishalla po hyjme ne BE , kur gjysma e shteteve te kene dale nga BE. Degjojme perrallat e Federica Mogherinit do hyni do hyni , kismet. :unamused:

varik

kjo eshte per krieministre mer jahu

Kthupi

Shpresoj qe s’e ke me gjithe mend.

Patrioti

Majlinda nuk eshte teknokrate, eshte politikane te cilen luli vendosi ta nxjerri ne pension. Nuk mendoj se iku nje dije e pazevendesueshme per negociatat.
Po negociatat vete kur do fillojne? Kur do mbarojne? Ca leverage ka Shqiperia ne negociatat me EU, pervecse bythlepirjes.

Ne AL, sa here qe ka bajram mbushet sheshi me njerez qe ngrejne bythen perpjete. Se fundmi i kishin vu edhe ca TV e perde Skenderbeut. Nji fare fondacioni Maarif do hapi nje “universitet” ne Tirane. Exporti numer nje i AL vazhdon te jete mariuana. Keto jane ca gjona kshu qe me vine ndermen kur folet per negociatat, jo Majlinda. AL duhet me bo detyrat e shpise njehere.

korriku

dallim i nevojshem ky, mes teknokrates dhe politikanes.
Gabim i shtetit nese eshte investuar per dijen e integrimit, tek Bregu, meqe perfaqeson nje politikane.

urbantelescope

Me gjithe mend e kam pse dyshon ?

Kemi 15 vjet qe e degjojme perrallen e BE, BE po del fiasko e ne e gjemojme nga mbrapa , une personalisht si besoj e as nuk dua t’ma prezantojne si program qeverisjeje antaresimin ne BE.
Te kishte qene situatata ose perqasja pozitive , do e kishin gjetur rrugen per te luftuar korrupsionin dhe te plotesonin te gjitha kushtet qe kerkon BE , s’kushton asgje te ngrihet nje strukture paralele me specialiste te jashtem e ta shihje pastaj vetingun sic duhej. Pse se bejne ?!
Se iu intereson , se Shqiperia eshte lavazhi i financimeve te huaja , fondacioneve e projekteve te ndryshme, po te ishin burra te mire , Vlahutin s’do kishte blere vile 1 milione euro qe vitin e pare si perfaqesuese e BE ne Shqiperi.

Serbit q*ji nonen , po jepi hakun , me i ane Rusin me i ane SHBA se e di rendesine e vete gjeopolitike ne rajon,kurse ti je prostituta e Ballkanit , kush hap portofolin me ate shkon , dhe ne fund s’te merr asnje se i ke lujt fen ke 30 vite e han majtas djathtas.

Pjer

Ti si gazetar ke te drejte ta pyesesh Palloshin se pse ky ndryshim kotsekoti.

bradland

E ku eshte lajmi ktu ?

Kthupi

Kush t’i beje keto? BE? Tjeter cfare duhet t’ju beje BE? Kur mesuesi te jep detyra ne klase, pret qe te t’i beje mesuesi apo t’i besh vete?

urbantelescope

Nese do donin realisht , e gjenin rrugen , ti venin para pergjegjesise studentet qe si bejne detyrat, e jo thjeshte te vejne mungesat, por ty te duket sikur Evropa po te pret me krahe hapur e s’po i japin drejtim keta “nxenesit” tane, dhe te rajonit.

Si tha Dacic, sot ka vende ne BE , qe po ti kerkohej plotesimi i standarteve dhe i kushteve nuk do hynin dot ne BE.

Cfare Bashkimi Evropian na qeka ky , paragjykues ,perzgjedhes ?! Kjo eshte politika qe kane ndjekur me shekuj, nese do kishte burra Shqiperia , do kishte cuar ne gjykatat e Strasburgut ose ECJ te gjitha vendet sot anetare te BE e ti kerkonte demshperblim per traktatin e Londres , sic po kerkon Polonia sot 1 Trilion $ demshperblim nga Gjermania.

Po nuk behet ajo se ndryshe nuk ka si vjen madam Vlahutin , McAllisteri e te plotesojne CV e karrieres e te shkepin llogarite bankare.

urbantelescope

Lajm s’ka po i paska bere pershtypje Blendit , meqe ka qene ulur ngjitur zonjes Bregu ne te njejtin panel :stuck_out_tongue:

bradland

Blendi ka qellu dhe cun i urte :wink:

urbantelescope

Dime gje ne te shkretet, keto jane ceshtje te thella si japim dot zgjidhje ne , se s’na financon as Sorosi jo per gje :smirk:

bradland

Nuk e besoj , por edhe nqs do ishte e vertete SORROSI do ishte me fat.

urbantelescope

Eshte ai lloj fati qe po e ngjyve gishtin s’te shohin me syte , per lek shet dhe baben…

Kthupi

Aaa jo, te rren menja profesor… E para rregulloni vendin per vetem tuaj, jo per Evropen. Si ne Evrope, si jashte saj, permiresimi i infrastruktures, ulja e korrupsionit etj. jane gjera qe duhet te doni t’i beni vete, per te miren tuaj e te brezave qe vijne, jo pse ua kerkon Evropa. Hyrjen ne BE jeni ju te Shqiperise qe po e shihni si zgjidhjen e gjithe problemeve tuaja, nderkohe qe per mua personalisht Shqiperia me mire te qendroje jashte BE, por muhabet tjeter ky.
E dyta Evropa nuk pret njeri me krahe hapur, kane ikur ato vite kur Evropa bente ftesa ndaj vendeve, sic ja beri Greqise. Per me teper askush nuk po pretendon qe anetaret e BE jane si vellezer. Shiko c’po perpiqen te bejne bankieret franceze dhe gjermane ndaj anglezeve tani pas Brexit. Te gjithe mendojne “what’s in it for me?”.

Edhe cfare pastaj se tha Dacic ashtu? Kush e llogarit Dacicin? Ai neser mbase thote edhe qe na lini ne serbeve te hyjme po jo shqiptaret se jane kriminela. I duhen marre per baze?

urbantelescope

E para s’kam titull profesor , e as nuk po te jepja leksione , ke te tjere ketu me doktoratura e studime shkencore me vellime te botuara.

E dyta ta thashe po si ke kushtuar vemendje qe as une s’jam partizan i endrres se bashkimit europian, se po e shohim qe s’ka me vlere dhe fuqine qe ka pasur , ata qe i besojne jane te njejtet qe nisen per azil politik ne 2017 dhe ata qe bejne programet e fushatave zgjedhore.

Ndoshta Dacicin e llogarisin me shume sec ta merr mendja ty , po gjithesesi te pakten e ka aq burreri sa ti dale zot popullit dhe zgjedhesve te tij. Evropa do marioneta , heq mallin e periudhes se kolonive e luan tani me antarsimet ne BE.

Kujton ti se jane te paster e te ndrritur kudo ne BE qeveritaret , s’ka korrupsion ?
Cfare ka me shume Rumania , qe para 1 viti pushtoi sheshin me protesta kunder korrupsionit , nderkohe qe ishte pjese e BE , apo Bullgaria. Farsa e BE sherben vetem per te rritur ekonomine gjermane , dhe per te ulur influencen e Rusise ne vendet euro lindore , por ti qe je ne poziocion me strategjik si vend , s’te perfill njeri se je anetar i Konferences Islamike , ta kane vene pullen e zeze per te miren e Evropes sic thote dhe ish kolegu i Bregut tek ky artikull i vjeter

http://www.respublica.al/2016/06/15/shqipëria-nuk-duhet-të-dalë-nga-konferenca-islamike

Dhe nderkohe vazhdojne e vazhdojne projektet si ky i Blendit , fondacione , investime, koncesione fantazem , qe xhirojne e pastrojne miliarda euro e dalin te gjithe te fituar , ne kurriz te popullit. REPUBLIKE BANANE :banana::albania:

Kthupi

Jo une s’te ngaterroj ty me ndonje profesor, eshte batute nga filmi "Dora e ngrohte"

urbantelescope

Jam shume i ri per ti ditur keto batutat , provoje me Pjerin se ai ka nostalgji te thelle :stuck_out_tongue:

Kthupi

Blendo, e pyete znj. Bregu si i ka planet? Do hyje ne asistence?

urbantelescope

Ia vlen te lexohet , Lolita rri rri thote ndonje gje me mend

Me realist se qasja e Blendit “iku Bregu e ne na mori lumi”…

ACDC

Cdo vit qe shkoj ne Shqiperi me shume dhe me shume me ngjan me nje Turqi te vogel.

varik

Majlinda tani behet analiste si preçi i zogut per 4-8 vjet e pastaj prap ne parlament e ke

anon63896856

Lolita si portal femeror paska botekuptim goxha simplist per femrat aq sa te beje te mendosh qe nuk i ka qejf.