Diskutime te Lira - Shtator 2020

139 postime 4954 shikime 1 shtator 2020 në 04:33 e pasdites
gjembi

Mirseerdhët tek tema e diskutimeve të lira për këtë muaj. Këtu mund të diskutoni pak a shumë çfarë të doni, sidoqoftë duke ndjekur udhëzimet e faqes.

gjembi

Pjero, e hapa para se te na… kujtosh ti.

InkuizitoriMoth

jepi Stalker per virusin ne Suedi se gjith Shqipria osht duke te lexu!

STALKER

Epidemia mbaroi në Suedi. Pa maska e pa karantinë ! Modeli social-demokrat suedez (kohezioni social, në terma te tjere) triumfoi mbi modelin social-fashist kinez. Frika tashme vlen vetëm per te shitur neser-pasneser vaksinen, te cilen askush nuk ka deshire ta beje (edhe pse, në princip, personalisht nuk kam asgje kunder tyre). Republika ka qene dhe do te jete e qytetarit dhe jo e eksperteve dhe gazetarucëve : poshte tirania mediatiko-mjeksore.

Yeriho

E gjithe jo histori me virusin e tmerrshem me ka nxitur te rishikoj rehatine ne te shoqeruar kafen (2-3 filxhaneshe t-) e mengjesit me leximin e gazetave. Eshte e pashpjegueshme qe njerez qe shkruajne per nje publik adult trajtonin vrapuesit dhe kembesoret qe dilnin per qejf si kriminele. Histerine e kam dalluar tek gazetat dhe gazetaret e majte vecanerisht: ec e kupto!

Njoh te pakten dy vete qe kane pasur reperkursione te renda shendetesore nga mosmarrja e sherbimeve mjekesore ne kohe per shkak te covid-it: imagjino sa e sa njerez do te kene frike te vizitohen kete dimer dhe sa e sa te tjereve do t’iu refuzohen sherbimet rutine. Me ngjan qe po jetojme nje mini epoke mesjetare!

InkuizitoriMoth

pse kur pjerdhin qytetaret pse te mos pjerdhin kush mund te pjerdhe? Paskan pjerdh dy intelektuale republikane kunder ditatures, he me ju lumte, bereqet, bereqet. Nje dite do jemi te lire, ne do fitojme kunder fashizmit!

InkuizitoriMoth

Un se kuptoj i her, pse kinezet durojne diktaturen e gazetaruceve? Kapi me vlla me shkelma nga redaksite, sepse Republika s’ka nevojne per shume llafe, ka nevoje te madhe qe te beje nevojen e vogel nga taraca mbi koken e kalimtareve, dhe t’ju kulloje ne fytyre, pastaj nen maske, derisa ta lepjne me llape, e kur te shohin me zemrim drejt qiellit, qytetari t’ju thote: “Jo mer vlla se me kap per shurre e me hudh poshte”.

STALKER

Në kohe te veshtira (te turbullta, trazitore…) gjithmone ka nje permbysje vlerash (deri diku, sigurisht). Por ka. Per shembull, nuk eshte fashist (populist…) ai qe eshte kollajshmerisht i identifikueshem si i tille.

E keshtu me rradhe…

STALKER

Ose nje shembull ilustrues, jo deryrimisht nga epidemia:
Facebooku “eshte progresist”, “voton per demokratet” etj etj etj, jemi dakort apo jo ? E pra FB qe prej 19 gushtit ka censuruar me qindra faqe te ashtuquajtura anarkiste apo antifashiste (It’s going down psh), diçka qe fundja vete Donald Trump nuk do mund ta bente kurre (per shkak te Amendamentit te Pare te Kushtetutes amerikane).

Facebooku e ben ! (in their private capacity - siç thuhet rendom :wink: )

InkuizitoriMoth

Kriteri per te kuptuar fashistet ne kohe te turbullta ku s’kuptohet asigjo (nje lesh kuptohet edhe ne kohe te kthjellta):

Kush eshte kunder suedezeve eshte fashist. Vetkuptohet se kush eshte prosuedez, eshte komunist

InkuizitoriMoth

Kriteri se kush eshte loqe, edhe pse intelektual i nderuar qe di sanskritisht:

Kush permend termat komunist dhe fashist jashte kontestit te kohes kur sistemi fashist dhe komunist ishin ne fuqi, eshte loqe megjithse zoteron njohuri albanologjike per te pas zili

.

kapo

Lagja

Populli i lagjes ecte gjithmonë rrëzave, gjithmonë ngadalë, gjithmonë kryeulur.
Lagja administrohej nga “Këshilli i Lagjes”, një tufë spiunash, hordhi burokratësh, kopè edepsizash, që “qanin hallet e popullit” sipas orientimeve të partisë, dhe interpretonin në mënyrën e duhur letrat anonime që dikush dërgonte në dëm të dikujt, jo për të zbardhur jetën e vet, por për ta nxirë jetën e tjetrit.
Kryepolici i Lagjes, ose “i plotfuqishmi”, ishte një dëng me mish që endej nëpër lagje gjysëm i shkopsitur, si masovik, si popullor, si i afërt me njerëzit.
Polici i Lagjes ishte një qurravec pisanjos që më tepër se frikë apo urrejtje të ngjallte neveri dhe mëshirë.
Për tu ruajtur prej spiunave vepronte mekanizmi misterioz i frikës së të gjithëve ndaj të gjithëve.
Spiunat që as fshiheshin as shpalleshin, ata që vigjëlonin sjelljen e banorëve, antenat e televizionit, ndjekësit e modës, devijimet nga “mësimet e partisë”, ishin pensionistat. Ata mutër ishin edhe dibranë, mirditorë, fierakë, por më së shumti lebër që mbaheshin për “veteranë të luftës”.
Në prag festash policia mblidhte aleatët e vet, kurvat, pijanecët, sherrxhinjtë, dhe i mbante disa ditë në burg mos helmonin “festimet” me sjelljet e tyre të pahijshme të pirjes së rakisë dhe bërjes së qefit.
Sigurimi e dinte që disa banorë të Lagjes dëgjonin fshehtas Zërin e Amerikës. Por, meqënse përmes infiltrimit të agjentëve, Zëri i Amerikës ishte faktikisht Zëri i Sigurimit, atyre që e dëgjonin atë radio nuk u jepte fort rëndësi. Sigurimi nuk ishte aq budalla sa të burgoste pse dëgjoje Sigurimin.
Rrobaqepsja e Lagjes, kjo pararojë e përhapjes së modës perëndimore, jeta e së cilës kalonte në teh të briskut, ishte një heroinë që luante me disa porta. Që klientat të kënaqeshin dhe zarar të mos bëhej, duke aplikuar një strategji që nuk e bëri kurrë të njohur, virtuozja e tegelave, nga monarkisti i hemendësuar te spiuni i fshehtë, ua bënte qefin të gjithëve që përpiqeshin të visheshin pak më mirë se me kominoshe.
Për një zonjë të hirshme që kalonte kryelartë mespërmes Lagjes si Monica Bellucci, pa e njohur aspak, pa ditur asgjë rreth saj, thoshin se ishte kurvë.
Kurva cilësoheshin gjithashtu të gjitha vajzat e bukura pa asnjë përjashtim.
Matanë rrugës jetonte një përkthyes që punonte në një shtëpi botuese. Hiqej si i çmendur. Bënte vrap çdo mëngjez. Mbahej disident. Jepte e merrte libra gjysëm të ndaluar si “Apologjia e vërtetë e Sokratit” etj. Ja kishin frikën këtij tipi të çuditshëm. I afroheshin me drojë. Më vonë doli se nuk kishte qënë aspak i çuditshëm, por thjesht spiun.
Diku në thellësi të lagjes banonte një djalë që mburrej se e kishin kapur disa herë duke u arratisur. Të gjithë e dinin se po të kapnin 1 herë duke u arratisur, të rrasnin për gjithë jetën në burg, dhe nuk mund të tentoje për herë të dytë ose të tretë. Megjithatë të gjithë bënin sikur i besonin historitë e arratisjeve të tij. Edhe ky doli spiun.
Një jevg që banonte në një barrakë, u zhduk disa vite. Më vonë u muar vesh se pasi nuk kishin gjetur një më të saktë, brunin e besuar të partisë dhe sigurimit e kishin çuar shofer në në një ambasadë në Indokinë.
“Klubi i Lagjes” ishte një barrakë e pisët plot me spiuna që bënin si të dehur. Që tavlla prej llamarine e duhanit të mos vidhej, e mbërthenin mbi tavolinë me një gozhdë në mes. Për ta zbrazur këtë tavëll, pastrusja nuk përmbyste tavolinën, por me prekje të lehtë dhe të shpejtë me gisht e rrotullonte tavllën si rrotullohet balerina. Gjatë rrotullimit tavlla flakte bishtrat e cigareve dhe mbeturinat mbi dysheme dhe mbi rrobat e pijanecave. Në Klub, ku puntorët, intelektualët, nëpunsat, ushtarakët e Lagjes zbraznin gjysmën e rrogës sapo e merrnin, një herë në javë ose dhe më rrallë mund të pije një birrë të qelbët.
Me surretërit plot vrraga dhjami bërxollash derri, mes duhmave të rakisë dhe gromësimave të mishit, frekuentuesit e Klubit mund të shihnin përtej xhamit ndonjë siluetë femre. Brenda në Klub këmbë femre nuk shkelte.
Çfarë ishin “dyqanet e lagjes”, rradhat e përgjumura, pritjet cfilitëse, ngritjet që me natë, shitëset e ngathëta, raftet bosh ? është pyetje së cilës i nënëshkruari nuk merr përsipër ti përgjigjet, ja lë imagjinatës së lexuesve, vetëm rekomandon pamje nga filmat për epidemitë e kolerës në qytetet mesjetare.
Kur në ndonjërin nga dyqanet e lagjes tregëtohej diçka e rrallë, për shembull gjizë për të hequr urinë apo lesh për të thurur triko, banorët i thoshin njëritjetrit me sy të zgurdulluar “ka dalë gjizë” ose “ka dalë lesh”, në atë mënyrë sikur “gjiza” dhe “leshi” të ishin ushtarë kazerme që u ishte dhënë nga disa orë deri në 1 ditë liridalje.
Për të vjedhur lëveret e ndera në katet e epërme hajduti hidhte mbi lëvere një mace. Macja, pasi e mbërthente lëveren me kthetra, binte poshtë bashkë me lëveren.
Për të vjedhur biçikletën që ndodhej e lidhur në trotuar, hajduti pyeste nga poshtë dikend që ndodhej lart në dritare ose në ballkon; E jotja është kjo biçikleta ? Kur përgjigja ishte “po”, hajduti priste kavon ose këpuste zinxhirin, i hipte biçikletës së vjedhur, ikte duke fërshëllyer melodinë e këngës “Mokra heroike” me muzikë nga Koqe Loqa dhe tekst nga Fahri Balliu.
Lagja ishte arena kartilagjinoze ku ndesheshin “lëngu” njerëzor me “kockën” diktatoriale.
Heraherës që pa gdhirë mespërmes Lagjes kalonte një kamion i zhurmshëm që quhej Skodë. Përbindëshi prej llamarine vinte merrte familjet dhe rraqet përkatëse për ti degdisur në baltat e internimit. Duke ndjekur me sy kamionin e llahtarit, e para gjë që të vinte në mendje ishte ti luteshe Zotit të mos vinte në shtëpinë tënde. E.Y.

InkuizitoriMoth

Fashist me perkufizim eshte (ka qene dikur) kush ishte i krishter pa besuar ne Zot. Kurse komunist ishte kush pretendonte te ishte me teper se i kishtere pa besuar ne Zot.
Tani nuk ka me as fashiste e as komuniste, por ka vetem me ner me thone demokrate qe dalin prej ngambrapes se Marlonit si material ne forme cilindrike ngjyre boj kafe. Merde skandinav me nje fjale.

korriku

Shtrimi ne spital nuk eshte karantine mer cfare bertet kot me kot

STALKER

Po, Suedia ka një nga % me te larta te vdekshmerise në bote per 1 miljon boanorë (e 11 në liste) dhe më te larten nder vendet nordikë (me te njejten dendesi popullate etj etj)

Por :

  1. Perpara saj, ka plot vende me % më te larte se ajo (peruvianet, belget, anglezet, italianët, amerikanet kane pothuaj dyfishin e numrit te vdekjeve per 1 miljon banorë, gjithe duke aplikuar karantinë ! )

  2. Kete pozicion, te 11-in, ajo e ka

  • pa karantine
  • pa maska (as në autobuz, metro apo dyqane)
  1. Epidemia mbaroi në Surdi

Gje qe provon inefikasitetin, te pakten, te karantines.

(ben gabim te madh qe flet per shifra se i ke kundra. Dhe nuk po te permend qe gripi i dimrit 2017, në vendin ku jetoj, i ka marre jeten më shume njerezve (te moshuar) se corona në 2020 !)

STALKER

Ka shtrim dhe SHTRIM në spital : kur ngré nê shkalle planetare nje panik e paranoje te tille (karantina nga më absurdet, mediatizim deri në çmendí i nje dhe vetem nje teme te vetme në 24/24 dhe 7/7) doemos qe infektimi perceptohet si murtajë apo kolerë.

Nurembergu eshte pak biles.

InkuizitoriMoth

kjo eshte e vertete deri ne nje fare mase, por t’i nuk llogarit qe edhe ti vete me psheretimat e tua je pjese e ketij paniku dhe paranoje.

InkuizitoriMoth

e ne vend qe te psheretish, na e spjego racionalisht pse e gjithe kjo gurgule?

korriku

sqaro c’lidhje ka shtrimi ne spital me karantinen!

InkuizitoriMoth

sqaro ç’lidhje ke ti me Tarkovskij qe eshte i krishtere!

kapo

image

Alba2265

ne kete rast ka qene Israeli ai qe ka refuzuar te njohe kosoven …

InkuizitoriMoth

tjeter shembull qe bota eshte absurde dhe qe njerezimi po udheton flashback ne zorre te trashe te Krishtit come back home pa qene ne gjendje te sqaroje se çfare lidhje ka midis spitalit dhe karantines, Izraelit dhe Kosoves, Islamit dhe Krishterimit, Tarkovskijt dhe David Lynch, pellazgut dhe albaneze di merda.

Astrit_Tazo

ia futi trump filorusi sa krahu kosovareve

i dha serbise te drejtat per biznes dhe per liqenin, qe ia kishin mohuar shqiptaret deri tani me ndihmen e demokrateve, dhe kosoven e trajtoi si vend te lindjes se mesme.

turp e njollosi kosoven palla e trampit pas gjithe perparimeve qe kishte bere si komb me demokratet

se ku e pa trumpi paqen ne lindjen e mesme me kosoven vetem qafekuqet me copa ari ne vend te trurit e dine

ishalla vjen Biden ne pushtet qe ta ndaloje kete perparim te serbise dhe rusise ne kosove e ballkan

varik

99% e shqiptarve votojnë Trumpin. Kam parë edhe njerëz pa letra që lënë kokën për të. Jemi popull i trashë me pak llafe.
Na ka lënë më dëme të mëdha komunizmi

Alba2265

Eliot Engel qe ishte nje nga perkrahesit me te medhenj te shqiptareve ne Kongres humbi ne primary .ne vend te tij u zgjodh nje brother qe rrezik nuk ia ka degjuar emrin kosoves .President ke Trump qe e di kosoven ne lindjen e mesme e jo ne ballkan.keto 20 vitet e shkuara kane qene te arta per shqipot persa i perket perkrahjes nderkombetare por i shperdoruan duke vjedhur e duke prere gurmazin e njeri tjetrit…

InkuizitoriMoth

qe komunizmi na ka lene me deme te medha edhe ne ballisteve, je ti vete deshmia me e qashter, qe mbas ca muaj pushim vjen e komenton te kunderten e çfare ke komentuar me pare.
Dhe nuk eshte se je fenomen e veçante, tanime kjo eshte bere praktike per intelektualet e mdhenj, konsideruar vlere si inteligjence e modhe meqe ekziston shprehja e modhe: “vetem budallejte nuk ndryshojne mendim”. Ndersa inteligjentet intelektuale tradhetojne edhe baben e nonen e tyre, jo vetem po qe nevoja, por edhe per luks, ta provojme i her edhe felen ose bolen tjeter çfar shije ka.

Alba2265

Para komunizmes shqipot ishin popull i bute , i mencem , i kenduar , i pasur qe edhe nordiket e kishin zili :joy:

Astrit_Tazo
del-ta

këto janë rezultatet e politikës së -vilajeteve-! kjo janë pasojat e palestinizimit të çështjes shqiptare. hapi i parë duhet të ishtë krijimi i një shteti shqiptar në ballkan,pastaj bisedimet me këdo!
ne jemi bërë si bregu perendimor me rripin e gazës! vete rripi vetëm për bisedime dhe ka shpresa për fituar ndonjë gjë.
serbia ndjek modelin çifut. kombinim i diplomacisë me forcën. interesa dhe ideologji kombëtare. jo broçkulla ndërkombëtariste dhe shpresa prej qurraveci,se mund ti vijë keq dikujt për ne! mëndësia e jevgo-palestinezit nuk përkrahet kurrë.
mungesa e të djathtës kombëtariste po e shkërrmoq dalngadalë kombin, edhe aq, të copëtuar shqiptar.
shqiptarët,ideologjikisht,si në bregun perendimor,ashtu edhe në rripin e gazës qeverisen nga një përzierje muçnanoje me halilmatosh!

InkuizitoriMoth

po Marlonin ku e le, pse se permend kryesorin?

STALKER

U mallkua modeli suedez per 3 muaj rresht (biles vazhdon te mallkohet). Vetem se ‘per cudi’, nderkohe u beme te gjithe Suedi !

varik

Une s’kam qenë ndonjëherë pro Trump. Kam thënë që e bija dhe gruaja e Trump Jane shumë fuckable

InkuizitoriMoth

Pro kujt ke qene? Apo s’ban mend me çin ke qene? Me siguri me modelin suedez ke qene, po nuk e ma mend.

Alba2265

thuhet doable. :smiley:

Alba2265

Nese mendon se mund ta besh me mire kete dil atje ne shesh te mejdanit e tregoja si benet ky muhabet .
Keshtu duke kredhur sufllaqe e duke bere komente Nga divaniI behen gjeostrategjiste te gjithe .

Alba2265

Damn Kosova sapo hengri gol .

varik

E shijshme = e qishme

kapo

25 prill data e zgjedhjeve te reja…
Duhet domosdoshmerisht pasi qytetaret te ndeshkojne rilindjen te dielen
…te henen e 26 prillit, tu bllokohen pasaportat:
Edi Rames
Balla…siç ma kujtoj Agim Xhafka me te drejte kete harrese…:slight_smile:
Erion Veliajt
Ahmetajt
Gjiknurit
Beqajt
Tahirit
ministrave
kryebashkiakeve…
Dore dhe mbi llogarite, pasurite…
se mo na lene shendene e ikin…
Nuk ka gjasa te shpresojne se kane ujdisur rehatine me pasardhesit pas humbjes…

kapo

Ekuacioni i Trump;
Fitoi Kosova, Serbia, rajoni, Izraeli, per te qene ai fituesi i madh me 4 nentor.

Si e ke emrin?
Aleksander Vuçiç
Emri i mamase?
Zvetlana
Çfare pune ben?
President i Serbise
Eshte e vertete qe ke kerkuar ndarjen e Kosoves?
Jo, ma kerkoi vllau im Edi bashke me ate “mikun” tend ketu ne SHBA.
Po ti pse pranove?
Me genjyen.
E di ti pse e bombarduam Serbine?
Jo
Qe Kosova sot te drejtohet nga Avdullai jo nga ty
image

gjembi

Beji fresk Trumpit nga Lindja e Mesme.

Alba2265

ca gjera kapo una rri mejtohem e si jap dot dum .Psh pse duhej te futej ne deklarate hezbollahu duke pranuar indirekt tezen serbe te kosoves si vater e terrorizmit islamik nderkohe qe kosovaret jane poplli me proamerikan i evropes .

Yeriho

Ouch :crossed_fingers: te jene mire Dua dhe Anwari…

Alba2265

Ne Shqiperi e Kosove eshte rritur ndjeshem numri I talenteve futbolliste .Kjo eshte ana pozitive.
Ana negative eshte se futbolli luhet me 11 vete e cfaredo kombinacioni qe te besh disa lojtare teper te talentuar do te mbeten ne stol .kjo pjese nuk po pertypet mire tek nje pjese e shqipove

Alba2265

Po shohim Andorra 2.0 …Asnje rast per be , vetem bjeri ti biem topit per 90 min.Kosova me 10 mungesa krijoi gjithe ato raste me greqine …

machitewa

Ne Kosove e kemi instalu sistemin e komandanteve te paprekshem edhe ne futboll.
Kemi “yje” qe s’kane dale ne fushe qe 1 vit, vendin ne 11she te pare e kane me tapi. Te tjeret qe luajne rregullisht, nuk inkuadrohen sepse nuk e kane dajon komandant :slight_smile:

Alba2265

Edhe me trainerin zvicerian ky muhabet?

machitewa

S’ka gje ne dore zvicerani.

Zvicra se pari per shume vite loboi neper shtete te shumta kunder pranimit te Kosoves ne FIFA e UEFA. Pastaj votoi hapur kunder Kosoves.
Sivjet zvicra ishte faktor kyq qe kampioni i Kosoves u eliminua me rezultat zyrtar.
Mbreme patem gjysmen e ekipit joprezent, prape pershkak te zvicres se ketij zviceranit.

Si ekip kosova ka kapacitet deri ne tre 11she solide, ndersa zvicerani s’ka kapacitetin te levize asnje nga parazitet.

kapo
Alba2265

Berisha dukej lojtar teper i shpejte nuk e di pse nuk e ka perdorur me pare , dhe ky ishte veprimi me i diskutueshem i challandes.nuk jam dakord me gjestin e berishes pas golit , por ai duket ne forme te mire .megjithate duhet thene se kosova edhe ne dite te keqe e jashte forme , luan me mire se Shqiperia e cila megjithese me trainer talian e tre cerekun e lojtareve ne Serie A prape luan si ekip kooperativash te kohes Dulles .

InkuizitoriMoth

Sidoqofte Rama eshte lojtar me i mire se Berisha se eshte me i ri ne moshe e me i zhdervjellet.

Alba2265

Mbiemri berisha ne Kosove eshte Ekuivalenti i Smith apo Johnson qe e mbajne gjysma e kaureve :joy:

machitewa

Traineri challendes ka pase ne dispozicion 5-6 muaj qe te sigurohet se ekipin do ta kete te plote ne keto dy ndeshje. Kudo jashte Kosoves ka mund te organizoje lojen me greqine. Sic u be fare lehte kunder moldavise ne Parma.

InkuizitoriMoth

bjeri ngambrapa Sorosit kapo bolja, lumsi ti qi bo qef e knoqesh tu i ra ngambrapa.

Alba2265

Kjo eshte kompetence e federates .Edhe una nuk e kuptova se pse ndeshjen e dyte nuk e bene ne Parma .Tani qe ndeshjet behen pa tifoze nuk ka rendesi se ku zhvillohen .

kapo

“Dobiçi shokë dobiçi,
me të ngrënë e me të pirë,
në diell a në dëborë,
kudo me bile në dorë”.

Dobiçi

Çfarë të bësh me dobiçin që ta lënë te pragu ose në prehër, ta mbash, apo ta lësh ? Ta mbash, të vjen turp. Ta hedhësh, të vjen keq. Mbajtja apo hedhja nuk janë të vetmet alternativa. Kqyre mirë dhuratën e pakëndshme prej mishi. Nëse dobiçi që ta kanë ngecur nuk ka bile por vërrë, s’ke ç’e do, të nxjerr telashe, mos u merr me të, hidhe. Nëse të kanë llocur dobiç me bile, mbaje. Pas pak bilja do bëhet bole, do bëjë punë të mëdha, do korrë suksese për vete dhe për Kombin. Dobiçi, ai me bile që do i bëhen bole, si bir pasioni ngjizur kushedi se në ç’hotel a motel mes britmave të qefit, është pakrahasimisht më i shkathët, më energjik, se ne të tjerët ngjizur me gromësima dhe shurre mëngjezi. Mos e lër te pragu. Fute pra dobiçin brenda. Merre me doreza llastiku. Mbështille me një gazetë nga ato që ekzistojnë por nuk lexohen. Fute në torbë. Torbën me dobiç brenda shko lerja në prag njërit që ka nisur të shkruaj librin “Dobiçllëku ynë në shekuj”. Ja, ta solla lëndën e parë për librin tënd, thuaji. Bëj libër të mirë ! Provo përmes librit tënd dhe dobiçit që të solla, rolin e pashmangshëm të dobiçave në historinë tonë. Binde miletin se dobiçat jo vetëm s’duhen vrarë, por duhen mirëmbajtur dhe rraca e tyre duhet përtërirë. Se botën nuk e çojnë përpara qurranjosat dhe moralistat por dobiçat dhe dobiçllëku. Bëj çmos të hapet fakulteti i dobiçologjisë me padagogë dobiçologë të famshëm që ti mësojnë rinisë dobiçllëkun akut, dobiçllëkun vizionar, dobiçllëkun liberal dhe atë konservativ. Se Fati i Kombit varet për së pari nga numuri i dobiçave dhe sofistikimi i dobiçllëkut. Jo më kot Dante Aligieri i ka kushtuar dobiçit vargjet me bukuri të pashoqe; “Dobiçi shokë dobiçi, me të ngrënë e me të pirë, në diell a në dëborë, kudo me bile në dorë”. Gjetja e një dobiçi nuk është fatkeqësi si thonë disa që skanë haber nga jeta. Dobiçi i gjetur në prag, në prehër, apo kudo tjetër, është mbarësi, është Fat. Dobiçi është mbijetues i madh. Sfidues madhështor. Tani që të mirat që gëzojmë falë dobiçëve dhe dobiçllëkut janë bërë një realitet i prekshëm nga të gjithë, të merren masa që dobiçllëku të përhapet si dhe sa e meriton. Rëndësi e veçantë tu kushtohet dobiçërve që gazetat, radiot, televizionet ua fusin shqiptarëve përmes veshit, syrit, trurit, hundëve dhe të tjerave vërra. Dobiçllëku duhet mësuar nëpër libra që tregojnë me saktësi me dobiçin çfarë të bësh, dobiçin ku ta lësh, në kazan, në trotuar, në përrua, në ferrë. Një ditë në vit të quhet “Dita e Dobiçit”. Të shpallet ditë feste kombëtare dhe të jetë pushim. Ti thuhet ndonjë kolektivi punonjës andej nga Gjiri i Patokut ose Bytha e Derrit të shpalli iniciativën mbarëkombëtare “Dobiçi çështje e të gjithë popullit”. Mos pyet nëse dobiçi që ta ngecën është i gjallë apo i vdekur, i larë apo i përgjakur, me apo pa kordon ombelikal, i përshtatshëm ose jo për tu birësuar, i plotëson apo jo kushtet për trafikim organesh. Dobiçin kurrë mos e braktis. Dobiçin gjithmonë mbaje, gjithmonë merre, gjithmonë ushqeje. Sidomos sot kur dobiçi dhe dobiçlliku përbëjnë kuintesencën e rracës tonë, dhe Shqipëria është bërë e tëra një Dobiçhane ku gjithçka që bëjnë dobiçët e kudondodhur, në veshët e shqiptarëve vjen si muzika e Paganinit, e sofistikuar dhe bosh.
E.Y.

InkuizitoriMoth

e pra kapo bolja po t’i bish nga mbrapa Soros as dobiç nuk te del. Vazhdo bijini se i bini bukur Sorosit ngambrapa 30 vjet me radhe, se edhe ai nuk ua le thate. Keshtu te dy felet u knoqet tu bo qef me njoni tjetrin.

Alba2265

Nje pietje tjater nga salla:pse fusha e stadiumit fringo te ri $85 milione dukej si fushe lagje?

InkuizitoriMoth

I her Leibnici mbajti nje diskurs ne sallonin gjermon te sinjora Bertinit lidhur me idene e tij te “Parimit te Padallushmërive”, qe nuk ekzistojne ne bote dy gjera barabar te ngjashme midis tyre. Te nderuarit oborrtare dama dhe kavaliere te pranishem ju futen punes te kerkonin per te gjetur ne kopshtin e keshtejlles dy gjethe te padallueshme midis tyre qe te hidhnin poshte tezen e Laibnicit.

Obortaret e sotem nuk kerkojnë te gjejne dy gjethe te ngjashme, por si ngambrapamoderne kerkojne 2 bole te ngjashme, dhe kane arrit ta hedhin poshte tezen e Lajbnicit sepse kan gjet se 2 bolet trokellitese te Marlonit jane krejt te ngjashme. Fata Morgana signora Bertini i ka prek 2 bolet e Marlonit me shkop magjik komunist dhe dy bolet jane bere liri, barazi, vllazeri.

Alba2265
kapo

“Pakicat si të Shishtavecit që bota i ka pasuri kulturore kurvi i përdorte për spiunime.”
image

del-ta

Edhe yp xhixhi sllavokomunist???
Dobardan!!!
U vjen keq për sllavët???

gjembi

E mbani mend kur Rama “mbylli” vendin dhe nxorri dhe autoblindat neper rruget e Tiranes per covid-19? Sot, qe ka shume me teper raste se atehere, buzeqesh pa maske ne nenshkrimin e Liges Unike.

Alba2265

"…Janë spiuna. Spiunonin sidomos ata që vinin të arratiseshin. Si shpërblim për spiunllëkun dhe vigjilencën u jepnin punët më të mira në Kukës, sidomos në tregëti. Kurrë nuk janë persekutuar nga shqiptarët, kurrën e kurrës.

-Si e kanë kërkuar azilin në Angli Shishtavecalinjtë ? Ma thuaj të lutem skenën para nëpunësit të emigracionit ?

-Shoku Riçard, tovarish David, Gospodin Uilliam, jam goran, jam bullgar, jam sllav, jam maqedon, flas sllavisht, më jep azil politik. E meritoj azilin. Shqiptarët janë vrasës. Kemi frikë mos na therin pas bombardimeve të Sebisë nga NATO, domethënë pasi na bombarduat ju gospodin Xhejms, ju shoku Xhon, ju tovarish Kevin, pra dua të them se azilin e meritojmë plotësisht.

-Kaq të keq janë ?

-Janë shumë të këqinj. Kanë përvojë spiunimi që e përcjellin brez pas brezi. Pakicat si të Shishtavecit që bota i ka pasuri kulturore kurvi i përdorte për spiunime.

-Në cilën gjuhë spiunonin poliglotat e spiullëkut; bullgarisht, serbisht, maqedonisht, shqip ?

-Atë nuk e di, ndoshta gollobordçe. Ç’më bëre të qesh me këtë pyrtje. E ç’rëndësi ka gjuha. Mjaft të mos kërkojnë azil në Londër duke shpif për shqiptarët, se lan nam…"

Astrit_Tazo

dangall, ishe sezon gripi, po te ishte lene hapur do te ishim bere si italia e spanja, ku nuk kishte vend ne spitale dhe vdisnin njerezit si miza. Angazhohej ushtria per te varrosur kufomat. Ose edhe mw keq mund te ishim bere, si amerika. Tani ka me shume se atehere por spitalet nuk jane dynndur, eshte nen kontroll dhe pa karantine. Ne mars-prill vetem me karantine mbahej nen kontroll. Dhe kur te vije sezoni tjeter i gripit prape ka gjasa te shtohen, por nje pjese e mire e popullsise eshte pajisur me antitrupa ngaqe e kane kaluar pa simptoma. Ndersa ne mars nuk kishte njeri me antitrupa.

Alba2265

A e perdor masken kur i ben pompino qeveriut ? :joy:

gjembi

Dangall i sateme, ka ikur apo jo virusi?

Astrit_Tazo

ti robo te lodh se ke kufizime me te kuptuarit, edhe kur behet fjale per gjera shume te thjeshta
ushtrine e angazhuan te gjitha vendet e qyteteruara te europes ne ate sezon gripi, ne kohe pandemie
ndryshe nga shba-te qe e angazhonin per te vrare e rrahur popullin
ne vere maska mbahet me detyrim ne vende te mbyllura, jo ne vende te hapura

Alba2265

Ky si duket lexon blogun tone :smiley:

korriku

detyrimin e percakton ligji, ligjin e percakton kuvendi, kuvendin e ka ne dore Rama…
si i bie … qe Rama ben ligje per qejf te vet… apo jo

maska do mbajtur nonstop ne ambiente te hapura per shkak te te papritures qe karakterizon levizjen e njerezve. Dr. Faucci ka dhene si shembull rastin kur kembesori ben nje kthese te menjehershme ne rruge dhe perplaset me tjetrin ne ecje e siper.

Rama s’eshte shembull per gje te mire ne ate vend dhe s’presim qe ky njeri te sforcohet jape mesazh pozitiv per te mbajtur maske. Ndonese per brekushet dhe atletet nuk perton.

Alba2265

Alternativa e Rames vitin tjater eshte me e mire ,Meta krieminister e Berisha President :joy:

varik

Ai i ben pompinot me bythë :smile:

Alba2265

Bytha juj hante nat’ për nat’ përshesh me kos. U bo bytha juj me ngrën male mishi dhe gjysmën e drekës me ja hedh qenit.

Bytha juj e mbyllte shtëpinë me një bravë që hapej me një cop tel se brenda s’kishte asgjë me vjedh. Tani bytha juj ka instalu kamera jashtë e brenda shtëpisë pamjet e të cilave bytha juj i ndjek me celular nga çdo vend i botës ku bytha juj ka vajt për biznes ose për qef.

Bytha juj kishte vetëm fotografinë e pasaportës që ja kishte bërë policia. Tani bytha juj i bën vetes gjithato selfie.

|0x0

Bytha juj e shurdhonte bythën tuj me librat e kurvit. Bytha juj tani bën promuovime me ceremonira me ujë të gazuar dhe kikirika për libra që s’lexohen edhe po të kesh durimin e derrit.

Bythën e juj e digjte behari, e kallkanoste dimri. Tani bytha juj ka instalu ngrohës korenti në banjë mos me u plevitos, dhe kondicioner në garazh.

Bytha juj mezi arrinte me tren për dhjetë orë në Pogradec. U bë bytha juj me i ra kryq e tërthor botës ku t’i doj bytha byths tuj.

Bytha juj ishit ngordhalaqa. Tani bytha juj jeni barkderra që po shkoni me u dobësu nëpër klinika të shtrenjta ku bëni sauna të nxehta dhe hiqni dhjamin me shiringa.

Drejtori i ndërmarrjes ku bytha juj bënte sikur punonte, kishte një FIAT polak shkatarraq që nuk arrinte kurrë në Elbasan sepse te Tuneli i Doktorit i digjej guarnicioni i testatës. Tani bytha juj keni nga dy makina e tre fuoristrada.

Bytha juj dergjej nëpër shtëpi si furriqe pulash që bythës juj i dukeshin të mëdhaja sepse bytha juj s’kishte orendi me i mbush. Tani bytha juj keni shtëpi e vila në Itali, Francë, Angli, Amerikë.

Bytha juj mezi qepnit një palë pantallona te rrobaqepsja e lagjes me pesqint frikëra. Bytha juj tani veshjet sintetike i refuzon, dy herë një këmishë nuk e vesh, çorapet e mbathura një herë i hedh në plehra.

Bytha juj kishit nëpër shtëpia gjthsej nja tre a katër llampa elektrike sa për mos me e ngatërru natën gjyshen me gruan. Por bytha juj nuk ankohej atëhere nga korenti. Atëhere bytha juj thoshte korenti është drita e partisë që na vjen nga hidrocentrali i kurvit. Bytha juj për korentin ankohet tani që në shtëpi ka instaluar paisje me dhjetra kilovat.

Bytha juj ishit ca zhulsa që bythën e juj e lanit një herë në muaj me kanaçe pranë furnellës me vajguri ku zjente grosha në tenxhere pa kapak. Tani bytha juj lahet, madje bën dhe seks, nëpër vaska me hodromasazh sa herë në ditë j’u do bytha juj.

Bytha juj pinit kafe çikorje. Bytha juj tani nuk pi kafe po s’qe mishelë e kokrrave të 35 kafeve nga 15 vende latino amerikane.

Bythës tuj s’i thoje dot gjysëm fjale se direkt të spiunonte. Tani bytha juj i jep bythës ton leksione pluralizmi dhe qytetarie.

Spektaklet televizive kanë ca rregulla. Bytha juj s’pjerdh për ato rregulla. Bytha juj nëpër spektakle nxjerr vetëm femra lakuriq që nuk merret vesh ku fillon bytha e ku mbaron cica, ku ka ikur leshi e ku është fshehur breka.

Bytha juj psoniste nëpër ca dyqane të qelbta ku një herë në muaj shitsja spiune që të zgjaste një cop mish apo një lugë gjalp të shihte në sy mos bëje ndonjë xhest pakënaqësie. Tani bytha juj bën shoping nëpër supermarkata ku gjen dhe blen edhe fijen e qimes së leshit të bythës së gjyshes së pellazgut i cili para mijëra vjetësh shpiku pluralizmin, institucionet, dhe të gjitha kollajllëqet e tjera që sot i gëzon bota dhe bytha juj.
Edison ypi

Alba2265

Një vend të cilit kufijtë ja kanë pikturuar të tjerët, nuk respekton të vetmin Mbret, krijoi dhe duroi diktaturën më kriminale dhe më të ndyrë në rruzull, u vuri dinamitin kishave dhe xhamiave, duartrokiti burgosjen, pushkatimin, varjen, e klerikëve, urren punën, rreh gratë, braktis Atdheun, zejet më të dashura ka hajdutllëkun dhe spiunllëkun, ja fal paret Sudes, prodhon hashash për gjithë botën, industrinë më të zhvilluar ka krimin në familje, shpall trima frikacakët, ngre në qiell mediokrit, shan e mallkon më të mirët e vet, mban për dëshmorë halabakët vrasës, nuk meriton më tepër se hukubeti ku është katandisur.
Edison Ypi

InkuizitoriMoth

Një vend që nuk kupton madhështinë e modhe të të Modhit :smiley:

kapo

Bytha juj e shurdhonte bythën tuj me librat e kurvit.

gjembi

shkaba nuk e kupton qe edhe po te jesh jashte, nese je me afer se 2 m prape duhet te mbash maske. Dmth ai e kupton por punedhenesi nuk i jep pagesen.

kapo

Populli duke dëgjuar udhëheqjen. Miting në Kombinatin “Çeliku i partisë” Elbasan, 30.10.1981.

Astrit_Tazo

wow, gjithe keta te punesuar qe mbeten rrugeve sapo erdhi berisha dhe nisi te plackise edhe tullat e fabrikave nderkohe qe cuni i tij bredh neper meksike me femra

Yeriho

Epo ja bdonje shembull timin: ca adoloshente talleshin ne fillimet e epidemise: kolliteshin mbi njerez sepse eshte argetuese… Ndonje rast tjeter: turiste qe ne kulturen e tyre te kollitesh pa vene doren perpara nuk i komplekson*… perkundrazi te kolliten ne fytyre.

Maska edhe sikur 50% ta parandoloje infektimin ne kohe epidemie,mire eshte.

*nuk gjykoj sepse ne fund te fundit akt natyral njerezor eshte

kapo

Ministrja e re e Arsimit, thonë se doktoratorën e ka 70 për qind të vjedhur.
Kjo është më e “ndershmja”. Ka të tjerë që e kanë doktoratorën 100 përqind të vjedhur. :woozy_face:

varik

te pakten nuk bredh ne meksike me meshkuj :slight_smile:

Alba2265

Inshallah I kane vene dinamitin se helmoi dynjane .

InkuizitoriMoth

bereqet, bereqet! Sa me teper qelbsinlleqe ndodhin ne Shqiperi dhe ne bote, aq me shume komentues dhe komente ka.

Astrit_Tazo

shyqyr qe u derdh gjak qe te zgjoheshe ti dhe hijenat e tjera :slight_smile:

korriku

100% te vjedhur Tufa, ne krye te institutit tuaj

kapo

Ore, këta shokët e “drejtësisë së re”, kanë ndërmend të nisin ndonjë hetim për këtë gjobën e 150 milion eurove që do u paguhet dy firmave të huaja? Peshk i madh duket! :smile:

image

del-ta

Le ti marrë xhozi e ti çojë në shtëpi të saj! Ose në shqup,të luli!
Se,pd-ja,parti afganësh ështe,
Me votat e afganëve,iranianëve, grekëve,jevgjëve, dhe çdo lloj “pakice”, mendore,do vinë në pushtet ,
Gënjejnë edhe veten këta e vetquhen të djathtë🤓

Alba2265

Shkelja me kembe ,perbuzja e me te dobetit e pompinot ndaj me te fortit e me te pasurit eshte nje virtyt I rralle I races pellazgjike iliro arberore.

InkuizitoriMoth

edhe ndertimi ne dore te Marlonit. I forte vallahi, i forte osht:

gjembi

Taulant Muka zbulon perseri (shoket e shkabes):

STALKER

Social-fashistet kineze po pergatiten per lufte (me Indine, me sa duket).
Do lene kockat, kërmat : asnje lufte jasht kufijve të tyre nuk kane fituar në histori (kujtoni luften kunder Vietnamit në 1979) :

Alba2265

ne 1979 sapo kishin filluar modernizimin .

Astrit_Tazo

ja dhe trump barazoi kosoven viktime me serbine vrasese
e cuditshme se si e merr per te mireqene faktin qe e ka publikun totalisht idiot e injorant
dhe me kete hamendesim fitoi zgjedhjet, ndersa demokratet budallenj vazhdojn dhe i trajtojne robt si njerez me kapacitet per te menduar, qe e dine qe ne kosove s’po vritet njeri dhe qe kosova s’ka vrare njeri

Astrit_Tazo

uau, gjembesira paska zbuluar qe vizat e tabelave te pabarazise ne shqiperi qenkan njesoj si vizat ne kine. zyrat statistikore ne kine i rendiskan te dhenat njesoj si ne shqiperi.
o cope mishi trudhjere qe nuk u bere nje here njeri, po rrote kari ngele. seriozisht. nuk hyjne tabelat e statistikave zyrtare te kopjet, o vemje qe kot sa ben hije ne kete toke. ato perdoren per ilustrim ne cdo ide dhe ne cdo shtjellim. idete dhe shtjellimi po te jene njesoj quhen kopje, o gjysmak, jo te dhenat statistikore. Po te bej nje detyre kursi une me aksidente dhe te nxjerr tabelen e instat per numrin e aksidenteve per 100 mije banore ne shqiperi, vetem sepse edhe italia ka nje tabele aksidentesh per 100 mije banore, ajo eshte kopja e? qr cfare idiotesh mban ky dhe

Alba2265

Zogu e ke vene re qe shifrat jane identike ?

korriku

shkrim shume i mire. defensiv jo ofensiv, flet per lufte te imponuar nga fqinjet qe yshten ne pretendimet kufitare me Kinen prej amerikes. Flet per betejen morale si prioritet te pare.

InkuizitoriMoth

ne boten moderne ka prioritet morali, bile ç’ne prioritet, vetem imorali ekziston, eshte vete zot e vete shkop. Pranej superioriteti i popullit imoral suedez.

gjembi

Pse kerkon kaq shume nga shkeraba qe te mund te shohe se vetem kane ndryshuar emra shtetesh dhe jane bere qytete? E pse nuk qenkan All Asian Countries = All Albanian cities?

Ministrja e Arsimit. Ironia nuk eshte gje per shkeraben.

STALKER

Akoma në ate stad janë. Po takove nje (nje !!) kinez të vetem sot të të thote “dua të rri në Kine” (dmth, jap jeten për Kinen), pritmë koken.

ps: jam 101% e sigurt qe të rralle duhet të jene ata kryetare shtetesh qe ti kene punet (me ata qe e rrethojne) më keq se Xi

STALKER

Gerontokracia e kapitalizmit globalizues do shembet njesoj siç u shemb gerontokracia e Bashkimit Sovjetik në fund të viteve '80: Covidi, streha e saj e fundit, heret apo vone do të kthehet në varrmihesin e saj. Çeshtje kohe.

InkuizitoriMoth

. :rofl: . :rofl: . :rofl:

varik

une kam nje kinez te puna, dhe e kam pyetu: po nisi lufate usa kine, per ke do luftosh
per kinen me tha

kapo

Lulzim Basha do ta ketë të vështirë", Dashamir Shehi mesazh të fortë shqiptarëve

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i bën thirrje shqiptarëve të reflektojnë përpara se të votojnë vitin tjetër në zgjedhjet parlamentare.

“Rama ka për qëllim të përçajë opozitën. Ndërkombëtarët besoj se e kanë kuptuar tashmë pas 7 vjetëve se kush është. Nuk besoj se këtu ka ndërkombëtarë të rinj, aq më pak amerikanë të rinj, se dosjet janë atje. Nuk besoj se kur vjen një ambasador i ri e fillon nga zero. Shqiptarët e kanë kuptuar, asnjë investim s’ka, të huajt u larguan, të largohen dhe shqiptarët. Shqiptartë duhet t’i vënë gishtin kokës. Unë i ftoj shqiptarët të reflektojnë me gjakftohtësi, të bëjnë një bilanc te soba e vetë, çfarë i ka bërë ky Edi Rama në këto 7 vjet? Nëse rezulton se i ka përmirësuar jetën një gisht, 5%, le ta votojnë. Rrogat vetëm të drejtorëve janë rritur, që blejnë vila, nuk po them se dhe ata të parët nuk kanë bërë. Ne nuk premtojmë mrekulli, ne premtojmë një shtet normal dhe kjo është shumë e vështirë se ky vetëm PPP ka lënë 2 miliard borxh, jo më 6-7 miliard.Shqiptarët do të shlyejnë 20 vjet borxhet e këtij. Kushdo që të vijë do ta ketë shumë të vështirë”, shprehet Shehi për Ora News.

STALKER

Kina, vendi qe me demek e mundi virusin :joy:

(Radio France International : Studentet kineze revoltohen perballe izolimit te Qyteteve Universitare (Campuseve)

Alba2265

Stalker a je ti apo dikush qe te ka vjedhur password e flet me emrin tend?:blush:

korriku

Kina virusin e mundi.
Nuk e ka eradikuar por e ka nen kontroll.
Kina ka informacion per cdo vater te re dhe reagon me shpejtesi dhe eficence per ta vene nen kontroll potencialin per perhapje.
Karantinat lokale ne Kine jane te rralla dhe gjithnje strategjike. Ato shoqerohen me testim te pergjithshem te popullates se karantinuar, qe pasohet me gjurmim e izolim.
Jo si budallenjte e perendimit qe shqyhen per te drejta njeriu, dhe pse s’ka vend politika por protokolli i pandemise.
Kina tashme problem ka importimin e infeksionit. Konretisht nga Mianmari ku epidemia doli jashte kontrolli kohet e fundit. Kina se fundmi mbylli kufirin me Mianmarin dhe rajonet ne kufi ju nenshtruan karantines dhe protokollit te testimit te pergjithshem. Pas disa javesh sipas protokollit rajoni do clirohet nga kto masa dhe no more new cases.
S’ka vuxhut perendimi te beje dicka te tille kurre. Ta mbajne me shendet zhvillimin ekonomik.

STALKER

Nuk te kuptoj per cfare e ke fjalen. Qe ne fillim kam qene kunder karantines

Alba2265

E pata fjalen qe ti ke pas qene simpatizant i Kines .

InkuizitoriMoth

mjer ata qe kane kujtese, e lumsi ata qe s’majne men çfar kan honger mrome. Dmth lumsi intelektualet e mdhej qe i rrotullojn bolet e Marlonit simas qefit, duke ndrru pozicionet si t’i’u teket suma.

InkuizitoriMoth

alba, a shef verdalle neper bloqe ndonje shprehje origjinale?

STALKER

I ciles Kinë ?

InkuizitoriMoth

Poshte pleqte e Stokolmit qe kontrollojne bote nepermjet çmimit Nobel!

Poshte Gerontokracia suedeze!

Alba2265

shoh plot shprehje origjinale por ne krahun e kundert te mencurise :joy:
Thenien time mos e merr per kapital, se e pata me shaka .Eshte nje fraze qe me ka mbetur ne mend e lexuar diku e nje shkrimtari i cili cdo gje thoshte zbuloi se ishte thene para 3 mije vjetesh, keshtu qe e vetmja shprehje origjinale qe mbeti prej tij ishte :mallkuar qofte ai qe e ka thene para meje :smiley:

Alba2265

This too shall pass .Njerezimi si majumune e si homo sapiens ka 3 milione vjet ne kete dynja nga te cilat vetem ne 80 vitet e fundit ka patur derman ndaj viruseve .

InkuizitoriMoth

Alba,
shprehja nuk me vjen shum per hosh sepse jam akuzuar me keqdashje dhe pa te drejte nga intelektuale t’mdhej te Peshkut (jo prej teje sigurisht), qe nuk jane pare te puqin bashke me teper se 2-3 fraza, se shkrimet i kopjoj ne internet, nderkohe shkrimet e mia i konsideroj origjinale, te pakten si pretendim, sepse kujtdo i ndodh te lexoje nje gje, e magazinon ne pavetedije, dhe kjo gje t’i dale ne drite mbas shume kohe me veshje tjeter (keshtu funksionon Tradita). E ne kete kuptim nuk ka shprehje te re. Por ky eshte nje proces i pjeseshem, nuk kryhet ne kete menyre i gjithe krijimi, perveç vjedhjes se pavetedijsnme ka edhe origjinalitet (keshtu funksionon Revolucioni). Pastaj eshte edhe muhabeti i stilit, qe “njeriu eshte stili” (keshtu funksionon Providenca), muhabet pak me i komplikuar qe e kam shtjelluar here tjeter.
Edhe kjo pune e shkrimtarit qe ke lexuar eshte pak me e komplikuar, ne fakt eshte e vertete por vetem pjeserisht, sepse gjera te reja te pa thena me pare ka thene psh Sokrati, Moisiu, Jezui, ose Ajnshtajni, te gjithe revolucionare komuniste. Perdorur keshtu kallup eshte tamom nje shprehje reaksionare, bllokon çdo te vertete ne kohen e Keopsit. Ne te vertete ka Progres, dmth ka te re ne histori. Ne mos gje tjeter, eshte vetedija per situaten e re qe ka edhe te vjetren brenda, qe ngrihet ne nivel me te larte vetedije.

Kristofor Kolombi pashkësh thene:

Mallkuar qofshin vikinget qe zbuluan Ameriken para meje! :laughing:

InkuizitoriMoth

Alba,
ja psh me kete koment origjinal me siper un do shkruaj nje shkrim te kopjuar ne internet.

kapo

Kur vdiq Dulla partia vendosi që të ngrinin buste për nder të tij ne disa qytete. Një bust do të ngrihej në Korçë, një në Vlorë, një në Gjirokastër dhe një në Shkodër. Për këtë skulptorët filluan të merrnin mendimin e qytetareve. Kur pyetën korçarët ata i thanë se Dullen e duam të duket i pashëm dhe i ri. Gjirokastritet e deshën të zgjuar, të fortë e të qeshur. Vlonjatet e donin trim dhe të ashpër. Kurse kur pyetën shkodranët si e donin, ata u përgjigjën: “Bëjeni si të doni, vetëm të gjallë mos e bëni më”.

InkuizitoriMoth

dafne

goja tu thaft , parajse ,parajes . flej ,ha ,pi kur te duash ,ishte ajo kohe …

sa me mall e kujtoj …

STALKER
InkuizitoriMoth

Stalker, ky zezaku mulat tamom sikur me qene çuni i Katrorit, paska kulture imazhi. Si sfond te diskursit te vet ka perdor nje murales mbi tulla te boleve te rrumullakta te Marlonit :rofl:

gjembi