Deputetët deklarohen si të pastrehë në Tiranë, përfitojnë 500 deri 1100 euro në muaj, ISP-Kuvendit: Hetim për pagesat fiktive!

46 postime 2987 shikime 9 tetor 2017 në 07:02 e pasdites
gjembi

Instituti i Studimeve Politike ka ngritur një shqetësim serioz përsa i përket jetesës dhe akomodimit të politikanëve shqiptarë në vend. Sipas ISP-së deputetët ndonëse kanë banesa të tyre në Tiranë(banesa të dyta, të treta, madje edhe pronarë ndërtesash me apartamente, etj) ata shpallen si të pastrehë në kryeqytet pasi deklarojnë një vendbanim tjetër, kryesisht në zonat e largëta elektorale dhe me këtë veprim ata përfitojnë financiarisht. ISP thekson se me këtë veprim ata përfitojnë trajtim të veçantë financiar për udhëtimin e strehimin që shkon në konvertim nga 500 deri 1100 euro/muaj.

“Të paktën deputetë, ndonëse kanë banesa private në verifikueshme në Tiranë (banesa të dyta, të treta, madje edhe pronarë ndërtesash me apartamente, etj), deklarojnë në Kuvend një vendbanim tjetër, kryesisht në zonat e largëta elektorale. Me këtë veprim ata përfitojnë trajtim të veçantë financiar për udhëtimin e strehimin që shkon në konvertim nga 500 deri 1100 euro/muaj. Pra, përmes deklarimeve formale (certifikata e regjistrim në zonat elektorale) ata zyrtarisht quhen të pastrehë në Tiranë dhe trajtohen si të tillë, megjithëse posedojnë në Tiranë apartamente, vila apo banesa të tjera private e familjare. Absurdi, sipas të cilit me taksat qytetare paguajmë shtrenjtë me çmime hoteli deputetë që flenë në shtëpinë e tyre të dytë/tretë private, meriton vëmendje dhe reagim institucional të menjëhershëm”, deklaron ISP.

Më tej sqarohet nga ISP-ja se kjo është një shkelje flagrante e ligjit dhe kjo gjë nuk hetohet pasi nuk ka një praktikë aktuale hetimore.

“ISP vlerëson se kemi të bëjmë me spekulim në deklarim dhe shkelje flagrante të ligjit, përvetësim të paligjshëm të pagesave për akomodimin etj, vepër penale për të cilin çdo qytetar tjetër në RSH mund të penalizohet me burgim. Në rastin e deputetëve që kanë bërë deklarime të tilla, nuk ka pasur hetim dhe nuk ka praktikë aktuale hetimore. Rregullorja e Kuvendit dhe ligji mbi Statusin e Deputetit nuk përcaktojnë mekanizma verifikimi, por marrin të mirëqenë deklarimin e vetë deputetit, – duke proceduar direkt me pagesat mujore.”, thuhet nga ISP. (J.V/Shuplaka)

Artikulli origjinal: http://shuplaka.com/deputetet-deklarohen-si-te-pastrehe-ne-tirane-perfitojne-500-deri-1100-euro-ne-muaj-isp-kuvendit-hetim-per-pagesat-fiktive/

Vlonjat

Pse nuk i nxjerrin me emra keta shkerdhatat, hajdutet ordinere? Te q… gazetaret dhe institutin vq! Mfs!

zeqo

U duhet edhe ndonje e shkoqur per kafe.:coffee:

Vlonjat

Po vella po. U duhet ndonje leke xhepi se helbete takojne ndonje shoke dhe e qerasin. E do burri ndonje ndonje te thyer ne xhep!

zeqo

E kush do i ndaloje!? do thoshte bradi! shoku yne.

Vlonjat

Po kshu eshte kur zgjedhin deputet njerez te varfer monetarisht dhe shpirterisht. Ka plot shqiptare qe pavaresisht se nuk jane te pasur nga ana monetate jane shpirterisht te ngopur ! Ata duhet te zgjedhesh, se ata nuk ia kane me hile popllit! Po kush degjon e lexon thuaj!

zeqo

Ata qe thu ti vlonjjato le ta mbajn me shkume, nuk i hy ne pune njeriu aty, kapitalizem i eger ne albanje😀

Alba2265

ka filluar prape avazi bythecares"nga marsi do te kete arrestime te bujshme"

zeqo

Nga marsi! hell no, i thone prill maj pjeshkes mos ju ndaj.:worried:

gjembi
  • shko te artikulli original
  • ne fund eshte letra origjinale e ISP
  • ka 3 faqe, emrat jane aty. Kliko “next”
Edison

Nga kushe kane mesuar valle?

Vlonjat

Thashe se mos behej fjale per ndonje nga ato letrat e famshme qe dalin ndonjehere ketu :wink:

aleko

Perpara se tu japin leke per akomodim/strehim duhet tu kerkojne edhe faturat e fjetjes ne hotele apo motele dhe mbi bazen e diteve te fjetura u jepet edhe dieta ushqimore. Nese nuk dorezojne dokumentet justifikuese nuk marrin as leket. Eshte shume e thjeshte, cfare ka ketu me per te diskutuar?

Patrioti

Me poshte eshte lista emerore qe ka artikulli origjinal - shtepite/apartamentet e dyta ne Tirane nuk permenden.

Ky lloj mashtrimi nga “ligjvenesit” shqiptare duket se ka tradite. Nja dy legjislacione me pare, per te njejten mashtrim u akuzua ne shtyp as me pak e as me shume po kryetarja e kuvendit.

gjembi

Pra te gjithe deputetet e zonave te tjera pervec Tiranes.

TironciLebetit

Po Pandeli Majko me Ministrin Pango u kapen duke vjedhur energjine elektrike ne apartamentet e tyre lluksoze. Perderisa ai vend MORALISHT te ndershmin e quan Idiot kurse Hajdutin te Zote keto lajme nuk duhen te kualifikohen si LAJME TE HABITSHME.

dasara

O per dashnoret …

TironciLebetit

Dashnoret i cojne neper MOtele sepse kan frike mos u perplasen tek apartamentet me njona tjetren gabimisht.
Apartamente jane pastrim i paster paraje qe shteti ska ctu beje sepse jane perfshire te gjithe ligjevenesit.

dasara

Po pra se i kane te vetet pallatet prandaj nuk i vene taksa, kush ka me shume se nje shtepi siç eshte jashte …i pasuri aty nuk paguan asgje …dikush nuk ka ku te fusi koken e te tjere kane nga 20 apartamente …po te vendoseshin taksat nuk do kishin fuqi ti mbanin kot pa shitur …çmimi do binte dhe do blenin dhe fukarenjte …por i kane te vetat thuaj …prandaj nuku bejne gje …i mbajne ashtu te bllokuara …mos u ngopshin me shtepi e dashnore …

Vlonjat

Hahaha ku te shkoi mendja :joy:. Vallai tani qe e rimendoj ka kuptim kjo qe thu ti :grin:.

del-ta

nga 1 janari do të taksohen pasuritë e patundshme në shqipëri

Pjer

Ngjarja eshte interesante, ka plot material per Portokalline :laughing:

zeqo

Ty te duket portokalli po do paguash takse per ate studion aty ne Durres qe e perdor nje here ne tre vjet, nuk te fal palloshi, ka vendosur te beje shtet.

Pjer

E para Zeqo, une shkoj dy here ne vit, qe do me thene dy here tek studioja ime.
E dyta, ai (Palloshi) , me sistemin e ri te taksave, thjesht po zbaton udhezimet/idete e mia.
E treta, une jam pregatitur per kete gje e te tjera qe do vijne.
Mua me vjen keq, qe ai gomar , me ka prere pêrseri dritat tek studioja, po ben pikerisht ate gje qe bente Buall Mavria, sa here une e kritikoja rende.

TironciLebetit

Merhumi, Disidentet si puna jote Pjerin, i internonte a i fuste koqen e plumbit.

Salih Qenefi me Gjigandin opozitaret si puna jote i lene pa ajer kondicioner e drita, kur i kritikon rende.

PO ecen Shqiperia perpara djema ja shifni se si trajtohen ne Durres opozitaret e Cartur.

gjembi

Meqe u prish tema, si e shpjegon ti qe Pjerini nuk vuajti asnje nga keto?

TironciLebetit

Po ti o Gjembi mua me gjete te me besh nje pyetje kaq te veshtire???

gjembi

Ke te pyes, @Vlonjat? Ate s’e pyes dot se e di qe s’e ka me sy te mire @Pjer

TironciLebetit

Jo, as une nuk e pyes Vlonjatin se rrezik Vlonjati me Erion Miushin ja heqin dritat tek apartamenti ne Durres Pjerinit dhe ja rrasin Salih Qenefit e Gjigandit si cdo gjo.

Nashti Pjerini e kuptoji qe ishte anti-komunist i paepur ne kohe te Merhumit, shume e shume vjet me vone …fizikisht … kur ishte ne Belgjik dhe kerkonte azil. Ky ishte momenti syhapes per Pjerinin kur u bind prej perkthyeses se emigracionit dhe nepunesit te emigracionit se ai ka pasur nje dhunti anti-komuniste qe nuk e kishte ditur gjate vuajtjeve te tija nen rregjimin. Pjerini ishte opozitar ne hije e po piqej si kokrra e fikut ne Shtator …ashtu avash avash deri ne stadin qe si disident anti-komunist nuk e pirdhte mo Enver Hoxhen…
Nderime disidenteve si ay se mos te ishte per te ne do kishim ende ne Kancelari Ramizin me Lenken
@espana Ligjevenesit nuk vjedhin tendera sepse nuk jane ne qeveri ose nese Kokedhima vidhte tendera nuk i vidhte si ligjevenes por nga leshimet e ministrave.
Petja i Leshelise, shkolleshumi, ditet e fundit ne Qeveri kerkoji qe tenderat e koncesionet te kalonin per aprovim ne Parlament qe te kishin mundesi edhe parlamentaret te ngjynin Gjishtin…por Gjigandi nuk pranoji sepse tenderat jane eksluzivitet i Qeveriut e duhet te mbaje pergjegjesi ligjore pa u mcef ne aprovimin parlamentar…

espana

Pasi vjedhin cdo tender tani vjedhin dhe rrogen. Luftojne dhe korrupsionin keta kryehajdutet.

aleko

Ti nuk e kritikon por vetem e shan. Apo mos valle sharja dhe kritika jane e njejta gje? Sa per dritat kot nuk ti kane prere. O do kesh para pa paguar KESH-it, ose mund te jete edhe ndonje gabim njerzor. Te merej palloshi me te gjithe si puna jote do ishte eveniment i pa pare boteror.

Vlonjat

Shiko patrioto ( edhe @gjembi) se ja e kam share une kete qiveri nuk e ka share asnjeri, bile bile dhe kur te tjeret benin letra per ndonje vend pune! Dhe une i kam thene gjerat troç. Por nga ana tjeter une nuk mund te shpif apo te bej gjera qe nuk jane korrekte.
Tani une kam nje dyshim more zoteri. Mos kane harruar njerzit te paguajne dhe jane me vonese dhe ia hedhin fajin qiverise? Se jane mesuar ne kohen atij Burrit qe ishte han pa porta shteti. Kam fryke se esht kjo arsyeja. Aq me teper qe ay i gjati nuk para shqetesohet shume se kush e shan.
Ose ose do ta kete bere kete pune shoku Mehmet me koken e tij se une me ate “tjetrin” nuk dime gje!

zeqo

Eh koha e atij burrit nuk vjen me (besoj ketu po aludon per Buall Mavrine!) tani ka çeçua biçak😀 popull qe merr vesh vetem me dru.

Vlonjat

Nuk e di kush eshte ky Bualli Zeqo! Une njihem me VIP-a more zoteri. Te lutem shume nashti.

zeqo

Po pse kur u be Llazi aq VIP?

Kthupi

Po qe se s’kane nje cati mbi koke si puna e Demos, te na thone, te organizohemi, te mbledhim ca leke e t’u paguajme qerane 1-2 muaj sa te stabilizohen. Gjynah te ngelen ne mes te 4 rrugeve, goxha deputete.

Vlonjat

Llazi me Kozmain po bejne investime te papara dhe po punesojne me shume se 600 veta. Tani vertet u ndihmuan nga “shoqeria” por prape ata VIP- a kane qene qe ne kohe te komunizmes. Ja pyet ate shokun tone me nenshtetesi gjermane qe nuk do me e shit vilen veç per inat :rage:.

Vlonjat

Opo ca qereste tu japim se e ngrene vete shtepine ata.

TironciLebetit

Patrioto, qe Pjerini eshte i dhene pas lekut kete e di Partia prandaj e quan veten te persekutuar ne kohe te Merhumit…ai numeron centet tek qoftet dhe birrat…10 cent apo 7.5 cent lart e jo faturat elektrike te Gjigandit.,qe po si pagove per 6 muaj ta heqin korrentin… Eshte Cingun dhe i persekutuar i rregjimit se nuk e ka lon me bo leke.

Tani…Deputetet e Gjembit @gjembi jane tu grabit Italion Mafioz Kamorristin e jo te mos ja kajn nonen Shqipes se Shkrete… I ka morr 78 mije evro Zengjini Italionit plus i ka vjedh ene i Audi…ore une sun e di kush nuk vjedh aqe

zeqo

Ncncnc ja kush kane qene deputetet e palloshit (dhe ka akoma), prandaj i zuri goja lesh Lulit per dite tu thene te njejten gje , po asnjeri s’ja ve veshin😀

TironciLebetit

Zeqo, BoLi eshte shoku i Qadres se Lylit…po tani e qun Lylin Kamunist…turp mer Milioner qe vjedh makina e merr para me mashtrime…

Pjer

Gjembo, nuk desha ti pergjigjem aludimeve te kota te Tironcit, por meqe e paskeni prekur te ter kete çeshtje, po ju pergjigjem po me pyetje;
Si shpjegohet qe viti 1990-91, e gjeti Shqiperine me plot disidente, qe me ne fund arriten te shprehen edhe publikisht hapur, se ne mes miqsh shpreheshin edhe ne kohen e merhumit.
A mos tregon kjo gje se ai diktator, nuk ishte dhe aq diktator sa e kujtonim.
A nuk jane keto fakte, edhe kunder vete budalliqeve te Tironcit ;

Une dhe shum te tjere qe jane gjalle, a nuk tregon se perceptimi jot Tiroco eshte i gabuar. Dhe e dyta une nuk jam nga Durrsi por Tirona. Dhe nuk kam dale neper tribuna per te deklaruar apo mburrur per aktivitetin tim disident. Vete fakti qe asnje nga ju s’di gje per disidencen time dhe flet kot, tregon se nuk kam dal neper tribuna si shume te tjere qe mburren dhe marrin persiper gjera qe nuk i kane bere.
Nese une flas ketu tek Peshku, vetem tek kjo dritare, ku e permen kete fakt, kete e bej se ju konsideroj miqt e mij, dhe mendoj se kjo gje duhej t’ju obligonte te pakten per par respekt ndaj meje.

Danieli001

Vetingu fillon nga Parlaluja nese doni te keni rezultatet e pritura… Si cdo gje tjeter punet behen me mballoma…

Fikret

O i rafte kablli korrentit munke togza sandaleve ktynvet :frowning: