Cili do ishte itinerari më i mirë për të vizituar plazhet e jugut të Shqipërisë?

20 postime 4666 shikime 30 maj 2017 në 06:11 e paradites
AdaGranger

Pershendetje,

doja te dija mendimin tuaj: cili do ishte itenerari me i mire per t’u ndjekur nese dua ti tregoj shoqes time gjermane jugun e Shqiperise? E di qe Shqiperia ka plot vende te bukura por kemi vetem 3 dite kohe ne dispozicion.
Ndonje eksperience personale qe perfshin menyren me te mire dhe me te lire per transport, fjetje dhe ushqim do ishte shume e mirepritur! :slight_smile:

varik

Nese shoqja eshte gjermane, do keye benz. Ti blej naften dhe ja, iku trasporti.
Shko ne dhermi, 150 euro nata me mengjes te perfshire, e mos e luj bythen vendi per 2 jave. Do knaqesh.

Heidi

Ne kushtet kur do ju duhet te jeni te varur nga transporti dhe koha e shkurter ne dispozicion mendoj se nje ide mund te ishte qendrimi ne Ksamil.Hotelet i gjen me 40 Euro/nata . Transporti publik me eshte dukur i volitshem ne Ksamil.Mund te qendroni ne Ksamil dhe te viztioni Butrintin, Saranden dhe disa plazhe shume te bukura qe ndodhen afer si Pasyrat , Pulebardhat etj

Nje alternative tjeter mund te jete qendrimi ne Vlore qytet (mqs ne darke ka gjalleri dhe mund te dilni per te pire dicka) dhe gjate dites mundet psh qe nje dite te besh udhetimin me anije per ne Sazan dhe Karaburun.Nisja mesa mbaj mend behet nga Radhima.Per te shkuar deri atje mund te merrni taksi.Nuk di te them nese ka ndonje mundesi transporti publik.Nje dite tjeter mund te shkoni ne Gjipe dhe nje dite ne Dhermi.Ne Llogora mund te beni edhe hedhjen me parashute,por per kete duhet paraprakisht te rezervosh me shoqaten e aeronautikes.

aleko

Ne cfare periudhe do ikesh? Keni makinen tuaj apo transport publik? Me trego dhe oren e nisjes dhe vendin nga do nisesh, psh nga Tirona, apo Durresi, apo Kukesi.

AdaGranger

Jemi me shume tipa te cadrave dhe bukes me djath e domate! :slight_smile:

AdaGranger

Ne fakt edhe mund te sigurojme nje makine, por nuk e di sa e rrezikshme mund te jete per nje te huaj te ngasi makinen ne Shqiperi.:confused:

varik

Ne dhermi ka edhe kamping. Mbaj mend se pak mtra larg hoteleve ishte nje tip pylli me cadra.

Jugu nuk eshte per pabuksat. Nese skni shume leke, shko ne velipoje/shengjin/durres, sa te ben nata ne jug, aty merr nje dhome per nje jave

AdaGranger

Sa i zoti qenkeni me venien e epiteteve, zoti Varik…

varik

Se kam vene une, por kam ik ne jug jam anku per cmimin e me kane thene pabuks

zeqir

Shko ne korfuz, ngjitur me jugun jane, me lire me paster sherbim me i mire. nese ka qejf per ta tymos ndonje joynt shoqja aty ke edhe tragetin per sarande cdo dite

Alba2265

Nese s’keni shume leke shkoni ne greqi turqi apo spanje😬

squarepusher

disa plazhe te cilat mund t’i frekuentoni gjenden ketu: http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=300051
rreth tyre ka dhe plazhe me te vogla te cilat mund t’i vizitoni lehtesisht pasi distanca qe te duhet te pershkruash eshte e shkurter.

vecse makina eshte e domosdoshme per te levizur ne menyre te pavarur.

bradland

Ka mundesi te dime afersisht moshen , gjatesine dhe peshen ju lutem ? Kane shume rendesi ne Itenerarin qe une di .

del-ta

tjetra thot dua ndonjë info për shqipërinë,kurrizdalët i thonë ikni në greqi e turqi! me gjithë këtë mllef dhe inferioritet që kanë disa,unë habitem si nuk i ka zënë kanceri akoma!:scream:

anon64581289

nje çift parizian (te pa shoqeruar me shqiptare) paten kete itinerar, Tirane > Vlore > Himare > Sarande > Korfuz (kthim) 1 jave.
mesazhi tyre final : Au revoir l’Albanie :blue_heart: - un pays à découvrir, un joyeux bordel (pas trop) organisé, des paysages à couper le souffle, des gens avec le cœur sur la main. Dépaysement garanti !

bradland

Di gjo njeri se si perfundoi kjo puna Itenerarit mo , nga i ra , me ke i ra , etj…etj…

bradland

Ndonje te re per itenerarin ?
Jo per gjo por ditet kalojne shpejt .

AdaGranger

Pati nje ndryshim te vogel ne itinerar por si perfundim u kenaqem shume. Vendet kryesore qe vizituam jane keto: Kepi i Rodonit, Kalaja e Petreles (kisha planifikuar Shpellen e Pellumbasit por filloi nje rrebesh), Uji i Ftohte ne Vlore, Llogara, Dhermi, Jale, Plazhi i Pasqyrave (qe ishte nje mrekulli pervec plehrave qe kishin lene aty) dhe Mali i Dajtit me teleferik. Sigurisht nuk harruam te shihnim edhe finalen e Champions me ca birra edhe pse humbja e Juves ishte shume e paperballueshme per mua! :stuck_out_tongue_winking_eye:
Tani mund te flini te gjithe te qete! :stuck_out_tongue:
Have fun! :slight_smile:

bradland

Me kismet vitin tjere tani :slight_smile:

Pjer

Jan de Smet Albanie Vakantie Land, klikoni tek Google.