Cfare kuptoni me fjalen "balash"?

40 postime 2929 shikime 26 nëntor 2017 në 09:30 e paradites
Ingeborg

Meqenese tek peshku ka shqiptare nga krahina te ndryshme te Shqiperise dua te dije se si e kuptojne ata fjalen “balash”.

Vlonjat

Une e di “laraman” . Bale = lare, njolle, ngjyre
Balash= laraman,

anon64581289

BALASH m.

  1. Kafshë shtëpiake mashkull (zakonisht kalë ose ka), me një balë të bardhë në ballë ose me bala në trup. Kazili dhe balashi. Shaloi balashin.
  2. Njeri me flokët ose me qimet e fytyrës krejt të bardha.
  3. shar. Njeri i paturp, njeri të cilit i ka plasur cipa.

BALASH mb.

  1. Që ka një balë të bardhë në ballë ose bala në trup (për kafshët shtëpiake).
    Ka (kalë, qen) balash. Lopë (pelë, dele) balashe.
  2. Laraman, i përzier me të bardhë e të zi (për qimet, për flokët). Flokë balashë.
  3. fig. mospërf. Laraman, i përzier. Gjuhë balashe.
  • Njihet si kau (si kali) balash dallohet mirë midis të tjerëve, njihet menjëherë; e tregojnë me gisht.

BALASHE f.

  1. Kafshë shtëpiake femër (zakonisht lopë ose pelë), me një balë të bardhë në ballë ose me bala në trup.
  2. Fem. e BALASH,~I 2,3.
Mimoza_llastica

Ste punonte gogla ty kshu ? Lol. Une di qe kata leberit e perdorin, I think :thinking:. He mo balash, bere gje ? LOL

bradland

Kafshe me pulla te bardha dhe te zeza.

varik

Antar i fisit te Balajve?

InkuizitoriMoth

kapo, mos me ngatarro mu me politike sepse jom fuks 5-leksh, dhe fuksat jane thelbi ose nervi i shtetit, dmth jane ne qender, nuk merren me felat majtas dhe djathtas. Perkundrazi, jane felet qe merren me fuksin ose kane nevoje per fuksin.

machitewa

Po “balo”, “balua” a jane e njejta me balash?

Ne Kosove ne kuptimin qe u soll nga fjalori, perdoret gjeresisht “balosh”, dmth dikush me shenje, me pulle, ne balle etj. Kafshe e zeze a e kuqe me ngjyre te bardhe ne balle ose e kunderta. Ka edhe deformim tjeter, “balushë”, psh “e kishte nje balushë ne ballë”.

InkuizitoriMoth

image

zeqo

Partizani i vogel Velo e kish nje Balo.

Manjola_Tirana
Ingeborg

Falemnderit per pergjigjet. Andej nga une vije e njihja kete fjale kryesisht si nofke perkedhelese per kuajt dhe si ofendim per njerezit bardhosh, bjondet.

B-O-H-I-C-A

Ton Balashi, ish-burri i Lula Dukes ( ajo e : Nji-dy-tre-kater-pese …gjyshja) si dhe vllai i vet …Ton Balashi. Yeah, dy vellezer dhe te dy e kishin emrin Toni.

anon64581289

ka mundesi ta perdorin si sharje per bjondat me prinder brune. si me thene BATARD. i perzier ne race.
nga ça zone je ti gruje ?

Ingeborg

Interesante kjo gje. Nuk e dija. Nga Shqiperia e Mesme vij. Bardhesia dhe deri diku bjondlleku eshte dominant ne fisin tim.:blush:

bradland

Qenke nga Sukthi.

anon64581289

BA-LASH = i BAM LAMSH. origjine e ngaterruar.

Ingeborg

Jo. Se gjete.

bradland

S"qenka Sukthi ne Shqiperine e Mesme athere .

zeqo

Nga Librazhdi.

Ingeborg

Atehere kjo eshte nje shenje e perzierjes se rraces. Shqiptaret nuk qenkan autoktone. Popujt homogjene jane ose te gjithe te bardhe ose te gjithe te zeshket.

bradland

Po thote nga Shqiperia e Mesme Zeqo.

zeqo

Po edhe Librazhdi aty afer mesit i bije :grinning:

anon64581289

e ki gabim. hungarezet psh ose finlandezet, jane te bardhe dhe pa qene europiane hiç. tek popujt e veriut sipas nje studimi gjenetik, gjehet me pak se 1.5 % gjene te njejta, gjate 1500 viteve te fundit, ndersa ne shqiperi, me pak se 14 % gjene te njejta gjate 1500 viteve te fundit.

pra ne xhikalozet ngjajme me shume gjenetikisht me njeri tjetrin sesa gjermanet qe duket si bardhosha. ne na nzin ne fakt ne dukje dielli qe e kemi me shumice dhe ngaqe e kalojme kohen me te madhe te dites jashte. eshte nxirje koti, ne ngjyre, jo ne gjen.

Ingeborg

Jo jo. Po beja shaka. Po harrova te ve nje smiley te komenti.

anon64581289

ne fakt s’ka popuj te paperzier, por ca jane me shume e ca me pak se te tjeret. ka qe jane perzier shume heret psh, ka qe jane perzier rishtazi. kur romaket pushtuan francen vune re qe Galet ishin te perzier me kohe. nuk ishte race e paster. (e ka shkruar kete fakt, Çezari ne kujtimet e tija). imagjino tashti francezet e sotem. jane te tejperzier. po keshtu jane gjermanet e te tjere popuj.

zeqo

E shikon qe e gjeta!? po e pohon ne heshtje.

bradland

Ne fakt e kisha nje parandjenje qe eshte nga Librazhdi.

Ingeborg

Jo nuk e gjete.

Ingeborg

Galet jane nje perzierje e popullates neolitike qe erdhi nga Lindja e Mesme 8000 vjet para eres sone me fiset indo-europiane (4000 vjet para e.s.). Ishin popull kelt.

anon64581289

duhet te ishte perzierje me e Dukshme (dmth e fresket) se kjo qe thua ti, ndodhur mijera vite me pare. derisa i ra ne sy dhe Romakut Çezar.
gjermaneve psh prej ngjashmerise se qimes, u dukej vetja si i vetmi popull i paster europian. studimet gjenetike i nxjerrin edhe ata te perzier, bile me shume nga italianet, greket dhe shqiptaret, edhe pse popuj me te jugut.

BeluliXVI

balo apo balash eshte sinonim apo e njejte me laro , larash… zakonisht emertohen kafshet me pulla apo me dy ngjyra.

ne anet tena, baloja eshte me i respektuar, nderkoh laro eshte sharje, ofendim…, ‘‘ik mor laro’’. -edhe ne aforizmat popullore shprehet qarte dallimi ; ‘‘ku le larua te haje balua’’ . -ne kete rast laroja eshte qeni rrugeve ndersa baloja qeni i fisem i shtepise.

p,s @zeqo , ty nuk te falet. une kam pershtypjen se eshte nga Korça apo aty rrotull , pamvaresisht se mund te kete jetuar ne ndonje qytet tjeter te Shqiperise.

anon64581289

vallaj dhe mu me duket si korçare. nga do me qene, te jep pershtypje shume te mira ne fakt. postimi jot Belul i vuri vulen kesaj temes, se shume i plote dhe domethenes.

zeqo

Me qe e zgjidhem çeshtjen e balos, le ta themi, ing eshte andej nga ana jote Belul, saktesisht nga Borshi, :+1:

anon64581289

pse belul nga borshi je ti ? vendi me i bukur i botes.

InkuizitoriMoth

nuk do ishte keq qe larua te pallohej me balua, e te dilte diçka tjeter hibride si sinteze laro-balo. Ne kete menyre zhduket konflikti.

BeluliXVI

jo jo, jam nga Vlora.