Çfarë do ndodhte nëse të gjithë do bëheshim veganë?

55 postime 6000 shikime 11 qershor 2017 në 02:23 e pasdites
Reni

Çfarë do ndodhte nëse çdo person në Tokë do fillonte një dietë vegane – pa qumësht, mish, mjaltë apo çdo ushqim tjetër të prodhuar nga kafshët? Kjo është një pyetje shumë hipotetike, por shumë e përshtatshme për kohën ku jetojmë.

Ideja që njerëzit të fillojnë dietë vegane mund të duket ekstreme, por në dekadën e fundit, numri i njerëzve vetëm në Mbretërinë e Bashkuar që ndjekin një dietë të bazuar tek bimët është rritur me 340%. Tani ka mbi 500.000 britanikë veganë. Interesi për këtë dietë të tillë është rritur kudo pranë nesh. Mund ta ndjejmë që nga nxjerrja e produkteve të bulmetit pluhur në supermarkete deri numri në rritje i njerëzve të famshëm që e përkrahin, si Liam Hemsworth apo Natalie Portman. Për shkencëtarët, politikanët dhe ekonomistët, ideja e të ardhmes si veganë duket interesante, dhe një prej aryseve më të mëdha është vetë ambienti.

Frigoriferi vështirë se mund të duket një mjet ku mund të luftoni ngrohjen globale, por a e dinit se ushqimi është përgjegjës për më shumë se ¼ e gjithë gazeve serë? Për më tepër, mishi dhe produktet e bulmetit prodhojnë edhe shumicën e karbonit. Kombet e Bashkuara thonë se bagëtitë nëpër ferma shkaktojnë 14.5% të të gjithë gazeve serë të krijuara nga njeriu. Për krahasim, kjo shifër shumë e lartë tejkalon edhe gazet që nxjerr çdo makinë, tren apo anije në këtë planet.

Të jesh vegan jo domosdoshmërisht do të thotë se po ushqeheni në mënyrë të shëndetshme. Mund të hani ushqime pa vlera, dhe të lini pa marrë lëndët e rëndësishme ushqyese, qoftë nëse po hani mish apo jo. Për shembull, dietat vegane përmbajnë pak kalcium, vitaminë D, hekur, vitaminë B12, zink apo acide yndyrore omega-3. Në të njëjtën kohë, shumë produkte vegane përmbajnë shumë vaj ananasi, i cili ka shumë yndyrë të ngopur. Thënë kjo, është e lehtë të gjeni ekuilibrin e duhur për dietën tuaj, por duhet të jeni të ndërgjegjshëm se çfarë po hani.

Dieta e një konsumuesi mishi kërkon 17 herë më shumë sipërfaqe toke, 14 herë më shumë ujë dhe 10 herë më shumë energji se sa dieta e një vegjetariani, sipas një studimi të botuar në The American Journal of Clinical Nutrition. Kjo ndodh sepse ne përdorim një pjesë më të madhe të tokës për të rritur të korrat për të ushqyer bagëtitë, më shumë se për njerëzit. Nga pothuajse 5 miliardë hektarë tokë bujqësore në gjithë botën, 68% përdoret për bagëtitë. Pas 50 viteve, Kombet e Bashkuara parashikojnë se do ketë 10.5 miliardë nerëz në planet, dhe që të ushqehemi të gjithë, do na duhet t’i përdorim më me efikasitet burimet ushqimore që kemi.

Por ku do shkonin të gjitha kafshët? Nëse nuk rrisim më kafshë, çfarë do ndodhte? A do zhdukeshin ato, apo planeti do mbushej plot? Shumë kafshë fermash nuk do kishin më destinacion pjatat tona dhe fermerët do ulnin pjellorinë teksa kërkesa për mish do bjerë. Shumë tipe kafshësh do ktheheshin në botën e tyre të egër.

BBC - https://www.bbcgoodfood.com/howto/guide/what-would-world-look-if-everyone-went-vegan

Bleta

Bota ska mjaftueshem ushqim per te qene vegan gjithe dynjaja, po te shtosh dhe kafshet vegane. Sipas ketyre shkencetareve cfare do hane eskimezet?

Mimoza_llastica

Do ishim t’gjjithe t’ngordhur. Pa energji,pike fuqie :stuck_out_tongue: hani mish se zoti prandaj i krijoi, ti hame ne ato me mish t’bute. Lol

Vlonjat

Tani keq na vjen per qengjin, kecin e me rradhe por mishi na mban ne jete. Ndryshe do na thyeshin kockat si kunja shkrepse.

Vlonjat

Nuk eshte cudi, edge ketej pjesa me e madhe e vegan-ve jane gay apo lesbike. Mos me pyet pse se nuk me ka interesu.

Aquamarine

Dieta vegane kerkon nerva dhe perkushtim kohor…a jane gayt me te ngeshem thua?
Apo veganet jane njerez tmbyllur ne vetvete?

Vlonjat

Ndoshta, mund te jete nje shpjegim. Po te shikosh gay/lezbiket jane zakonisht cifte pa femije, te perkushtuar drejt karieres dhe mireqenies personale. Nuk kane detyrime te tjera sikunder nje çift i zakonshem ( burre +grua+ femije) dhe kane nje kohe te pakufizuar per veten e tyre. Mbas kesaj hyrje te gjate, te vij te ajo qe ngrite: po nje diete e tille kerkon kohe, perkushtim, orare te pandryshueshme, disipline, $$$ etj etj.

dafne

te jesh vegan , nuk do te thote qe je tip i mbyllur per rrethin , as gay, e as jashte norme , por shkalla me e larte e vetedijesimit si qenje ne raport me qenjet e tjera qe ndan habitatin .
E gjitha filloj si shenje vetedijesimi e nje grupi te caktuar njerzish por qe shume shpejte morri permasa te medha si revolte ndaj keqtrajtimit te frymoreve tjere ne sherbim te njeriut ne te ushqyer , qe per te arritur rendimentin ndaj kerkesave te tregut , pershpejtuan procesin teknollogjik deri ne dhunim e keqtrajtim te kafshes .
Te praktikosh menyren e te ushqyerit vegetarian apo vegan nuk ka as nje pasoj per shendetin . eshte e vertetuar shkencarishte , bile .

dafne

kam pershtypje qe boten dhe formen e te jetuarit te te tjereve neper bote e njeh vetem nga shtypi i verdhe dhe efekti i tv .!!!

Saturni

U shtofshin veganet sic u thoshkerkeshin tani.Une njoh nje jordaneze vegane.Sec merr pjese edhe ne nje si klub veganesh.Kur kam pare nje fotografi te saj te para dy vjeteve,kam shqyer syte,nuk kam dyshim se ka qene njeriu me i shendoshe ne Jordani.Dje postoi nje foto,ku sec thoshte,per here te pare ne jeten time 35-vjecare po vesh nje bluze me vija horizontale,dicka te tille.Mbaj mend edhe nje dokumentar te BBC-se te para shume koheve.Ai dukej me i ri se c’ishte e me the e te thashe,po kur iku te doktori ky i tha qe kockat i ke si te nje rakitiku.Mire mish,po qumesht e veze pse nuk hane,nese nje arsye eshte mbrojtja e kafsheve.Madje kush ka lexuar ndonje liber baze per ekonomine,e di qe kur nuk ka kerkese per dicka,ajo degradohet ose zhduket.Mund edhe t’i leshojne pulat e lopet ne natyre e te jetojne ne gjendje te eger ne fakt,po nuk e di a do te sillte shtimin a pakesimin e tyre,le qe edhe do demtonin te korrat.Pastaj,ne po perpiqemi e nuk po zbutim dot njerezit,duhet te egersojme kafshet tani.

Vlonjat

Pershtypje te gabuar.

InkuizitoriMoth

Qe gay jane ne perqindje te larte vegane eshte çeshtje kulturore. Kultura vegan lidhet me kulturen ekologjike, feminizmin, te majten klasike, seksin e lire, magjine, heretizmin, levizjen hipi, dmth ajo qe quhet ne pergjithsi kulture alternative, nje kulture e shtypur ne histori, e qe nxjerr koken gradualisht ne historine moderne.

According to the 2006 Hindu-CNN-IBN State of the Nation Survey, 31% of Indians are vegetarians, while another 9% consumes eggs. Among the various communities, vegetarianism was most common among Jain community and then Brahmins at 55%, and less frequent among Muslims (3%) and residents of coastal states.

InkuizitoriMoth

anon63896856

Disa kultura e kane per tradite dhe iu ecen mbare. Per veten time kam mbajtur diete te tille pa mbajtur diète ne kuptimin qe ka qene thjesht préférence ushqimore te évitoja keto produkte. Cfare ka ndodhur eshte qe dieta ime ka qene e bazuar kryesisht ne zarzavate, karbohidrate, arra, fasule, etj., dhe per pasoje kam pasur nivel te ulet énergjie, metabolizem te ngadalte, etj. Ka mbase nje vit qe kam intégruar mishin dhe bylmetrat dhe mund te them qe per nga energjia jam krejt tjeter, perballoj nivel me intensiv dhe te shpeshte aktiviteti fizik. Nuk di cfare do te ndodhte nese do te beheshim te gjithe vegane por kam idene qe si kafshe do te ishim me pak dinamike dhe eficente.

Vlonjat

He mo si te duket shqiperia? Po sheshi?
Kete menu-n e ka perkthy ndonje kompetent nga ato 2-3-4 milionshit qe ka shqiperia apo ndonje me te squti se keta 2-3-4 milionshat i ka shku mendja te google translate? Ne te dy rastet eshte per tu pershendetur😁.

InkuizitoriMoth

do ta lexoj meqe e rekomandon ti, por tani nuk kam kohe. Shkurt pse e solle?, i hodha nje sy por nuk kuptova gje.

Aquamarine

Nuk ka ndonje gje te vecante. E lexova ngaqe fliste per letersine e gjelber, hera e pare qe e ndeshja si term. Pjesa tjeter pastaj…eshte inati qe s’i del Mozes me Kadarene, e qe aludon se Ismaili e ka penguar edhe te marre trofeun ne Razem.

InkuizitoriMoth

aha, ne fillim mu duk si fenomen sinkroniciteti, sepse sapo po diskutoja ne temen e permbysjes se klases se vjeter politike ne France nga Makron, te njejten gje qe rrek Moza me brezin e ri te shkrimtareve qe do te permbyse brezin e vjeter.

dafne

pune organizmi dhe gjeni ,si duket , gjerat jane specifike nuk mund te pergjithesohen ,
perkunder meje qe me te vertet duket mbleserenese kjo dijeta vegane , ndoqa recept nga punimet shkencore te universitetit te Hauardit dhe perveq renjes ne peshe , pastrimit te organizmit nga toksinet kurr me energji dhe elan nuk kam ndjere se ne ate forme te te ushqyerit .Sa qe erdha ne perfundim qe titanen vertet kane egzistuar ( fal formes se te ushqyerit qe natyra duhet te ju kete ofruar )
p.s.
si duhet nuk keni praktikuar si shtese
Natriumin , Kalciumin, Kaliumin , Magnezium dhe shume vitamine tjera ,ndryshe nuk arsyetohet plogeshtia ?

Manjola_Tirana

do na hante uku

InkuizitoriMoth

kjo qe ke ndjere ti, ndjehet normalisht kur agjerohet. Gjithnje behet fjale per nje organizem te shendetshem dhe relativisht ne moshe te re…

Ne fakt dieta vegan eshte ne vetvete nje diete agjerimi sepse eviton gjysmen e ushqimit normal. Sigurisht jo qe te kompesosh mungesat duke ngrene pa kontroll brumera, se ne kete menyre i bie te shendoshesh me teper.

titanet hane karrota?! :smile:

anon63896856

Ka goxha studime kontradiktuese ne fakt; nuk mund te pergjithesojme dot.

Te gjitha qe permend kane qene ne rregull dhe e vetmja vitamine ku kam pasur deficence ka qene vitamina D. Dhe meqe ra fjala, kjo deficence eshte shume e perhapur tel veganet dhe vegjetarianet pikerisht per shkak te dietes. Nje nivel i ulet i saj ndikon ne nivel te ulet énergjie, muskuj te dobet, depresione, etj.
Per shumicen e njerezve ushqimi i pasur ne proteine eshte mundesuesi me i mire per énergji te mjaftueshme per te perballuar rendesat fizike qe kemi ne jeten e perditshme.

Edvini

• Një person që ushqehet me dietë me bazë shtazore, ka nevojë për 13 152 m2 tokë të kultivuar në vit, kurse një vegjetarian/vegan ka nevojë vetëm për 674 m2 tokë të kultivuar në vit.

Edvini

Pyetje dhe fakte mbi veganizmin
Statistika
• 7 miliardë kafshë të fermave theren çdo vit vetëm në SHBA.
• Ka mbi një miliardë lopë në Tokë me një peshë totale më të madhe se të gjithë njerëzit të marrë së bashku. Ky numër i madh mbahet artificialisht, për të furnizuar kërkesën për mish.
• Dietat me produkte shtazore janë të mbushura me yndyra të ngopura, teprice proteinash dhe kolesterol që shkaktojnë sëmundje zemre, hemorragji cerebrale, dhe 50% të vdekjeve në SHBA.
• Një person që ushqehet me dietë me bazë shtazore, ka nevojë për 13 152 m2 tokë të kultivuar në vit, kurse një vegjetarian/vegan ka nevojë vetëm për 674 m2 tokë të kultivuar në vit.
• Mishi nuk përmban ndonjë element ushqyes që nuk mund të përftohet me një cilësi më të lartë nga bimët.
• Nëse nesër të gjithë amerikanët do të bëheshin vegjetarianë, rreth 810 000 km2 territori mund të riktheheshin në pyje. Imagjinoni sa tokë do të kursehej sikur shumica e globit të kthehej në vegjetarianë.
• Vetëm sasia totale e jashtëqitjeve që prodhojnë kafshët e mbajtura në ferma në SHBA, është 20 herë më tepër sesa sasia e jashtëqitjeve që prodhon i gjithë njerëzimi.
• Sistemi tretës i njeriut nuk është i përshtatur për mish. Zorra e një kafshe mishngrënëse është e shkurtër (2-3 here gjatësia e bustit të tyre) dhe e lëmuar në brendësi, kurse zorra e njeriut është 12 herë më e gjatë se busti i njeriut, dhe me rrudha në brendësi. Mishngrënësit kanë acid gastrik shumë herë më të fortë se të njeriut. Në zorrën e gjatë të njeriut, mishi dekompozohet dhe bëhet toksik për trupin.
• Një nga argumentet e shpeshtë që dëgjohet nga ata që ushqehen më një dietë me bazë shtazore, është se vegjetarianët/veganët vuajnë nga mungesa e hekurit i cili sipas tyre gjendet vetëm në mish. Në bazë kalorish, spinaqi ka 14 herë më tepër hekur sesa një filetë bifteku. Produktet shtazore kanë mangësi në vitaminë C, e cila nevojitet për përthithjen e hekurit.
• Kafshët në ferma, ushqehen dhe me mish e mbetje shtazore përveç misrit e sojës. Lopët e derrat ushqehen me mbeturina peshku, mishi, antibiotike, e ilaçe. Pesticidet dhe helme të ndryshme transmetohen nga mishi që përdoret për ushqimin e lopëve e derrave, tek njeriu.
• American Journal of Clinical Nutrition and the Food and Nutrition Board (Revista amerikane e të ushqyerit klinik dhe Bordi i ushqimit e të ushqyerit, rekomandojnë të hahet vetëm 2.5%-6% të kalorive të konsumuara, si proteina për të plotësuar kërkesat e trupit. Është e pamundur që me një dietë vegjetariane të biesh nën 9%. Një amerikan tipik merr 28% të kalorive si proteina shtazore dhe 12% si proteina joshtazore. Mbidoza e proteinave është shkaku kryesor i osteoporozës.
• Kafshët e rritura në kushte ferme, kanë 30 herë më shumë yndyra të ngopura sesa kafshët që mbaheshin në kullota natyrale.
• Qumështi i lopës është për viçin jo për njerëzit. Një foshnje njeriu ka nevojë për 5% të kalorive të tij/saj në formën e proteinave. Qumështi i lopës ka 15% të kalorive të tij si proteina.
• Pulat në ferma, ushqehen me pesticide të fuqishme, të cilat vrasin larva insektesh edhe kur ato bien në kontakt me glasat e pulave.
• Një fakt historik na tregon se kur Aleatet i bënë bllokade detare Danimarkës gjatë Luftës së Parë Botërore, danezët u detyruan të hanin vetëm perimet që mund të mbillnin në vend duke u bërë kështu vegjetarianë me detyrim. Niveli i vdekjeve të popullatës gjatë kësaj periudhe ra me 34% në krahasim me më parë.
• Një dynym tokë e kultivuar me spinaq, jep 26 HERË më tepër proteina sesa po të përdorej për prodhim mishi.
• Dieta vegjetariane/vegane është kura më e shpejtë për kolitin ulçerativ.
Burimi: studime të ndryshme nga universitete perëndimore.

Edvini

Mund të flasim shkencërisht, ose mund të flasim sipas dëshirave e pasioneve. Ashtu siç mund të flasësh shkencërisht për dëmet e duhanit me një duhanpirës, por nuk do të thotë që për të shkenca ka kuptim.
Prandaj zgjidhni në cilën mënyrë do ta bëni diskutimin, me shkencë apo me qejfe?

Edvini


Artikulli në anglisht.

Arban

Ja thelbi i muhabetit nga ky artikull qe solle, dhe qe eshte me e arsyeshmja:

“But fortunately, the entire world doesn’t need to convert to vegetarianism or veganism to reap many of the benefits while limiting the repercussions.
Instead, moderation in meat-eating’s frequency and portion size is key.”

Formula magjike: gjithcka me moderim.

Edvini

Po, prandaj mos hani mish përditë, por vetëm një copë në dy javë.

Arban

Ose perdite, po nga pak, jo nje kofshe te tere qengji per shembull.

InkuizitoriMoth

ja ku erdhem prap te fakti qe shok enver ka qene profet vegan! per inot te kapo fuksit te demokracise qe ben dosje sanskrite.

Xixa-g

Sa me inot e paske morr’ me kto vegan’t…

Zoti t’falt ( ai qingjave t’pjekun m’hell - me t’përmbronshmet kukurrec - vallahile!)

Nga ana ime, asnjiher’ s’kom arrit me e morr vesh: - ku ju flen lepri ktyre vegans’ve:

1- me mbrojt planetin m’rrezik nga kafshet e hellit dhe t’byftekut, që po shtohen si miz’ e lisit?

2 - me mbrojt kafshët e keqtrajtueme nga mishngronsit e babzitun?

3 - me mbrojt gjon’ e gjall n’përgjithsi nga njeriu i papërgjegjsuem?

4 - me mbrojt vetë rracën e njeriut të pandërgjegjshëm, të papërgjegjshëm - pra të pafan’ ?

Po qe e din përgjigjen, t’lutna na i jep !

P.S: hudh nji sy anej kah kasta e përmysme…

Aquamarine

Ose… porosit sufllaqe normale, jo sufllaqe dopio mish dopio pite.

Cecua

Viganet u shtofshin si mizat e lisit. Sikur i vetem te mbetem, do ta coj gjer ne fund luften me mishin.

Aquamarine

Ceco… vegan qenke… s’do ma merrte mendja. t’jep pershtypjen sikur rri gjithe diten me meze perpara.

Edvini

E di pse i ke dhëmbët e qenit?

Aquamarine

S’kemi vec dhembe qeni kaninus lupus afamatus kemi edhe dhemballet e tagjise (molari 8, qe poplli ndryshe i thote dhemballa e pjekurise), te cilat sipas evolucionit jane rudimente qe i kemi trashegim nga barngrenesit.

del-ta

veganët nuk bëjnë dot seks!:grinning: janë me probleme shpirtërore,duken si pleq,nuk mbushin mirë.

Cecua

Keqkuptimet jane te zakonshme ne peshk. Cecua te ha dhe llapen e syrit…

InkuizitoriMoth

si ne çdo çeshtje tjeter, edhe ne kete rast jane dy fele ne konflikt qe bejne te pamundur te dale e verteta. Ne fakt ne kete rast nuk di shume, kom ca intuita personale, dhe pres ndonje iluminim te rastit prej ndonjerit ose lexim te ndonje libri.

Nje gje eshte e sigurte, qe proteinat dhe karbohidratet jane dy fele per te cilat natyrshem ka nevoje. Dhe tjetra: ne shkallen jerarkike te qenies kafshet qendrojne me lart se bimet, keshtu ushqimi nga kafshet i perket nje niveli tjeter me te larte energjitik.

Por kjo implikon konsum me te ulet si sasi te mishit qe eshte me cilesor, gje qe nuk ndodh ne realitet, dhe reagimi anti-mish vegan eshte kundervenie e natyrshme dhe pozitive si ekulibruese, plus qe eshte nje menyre agjerimi qe duke dobsuar dhe debilituar trupin e nxjerr ne pah me superior shpirtin. Kjo eshte arsyeja e veganizmit te kultures indiane. Veganizmi i Steve Jobs prejardhet nga kultura hipi pergjate nje qendrimi ne Indi.

anon64581289

do beheshim po aq budallenj sa kafshet qe ushqehen me bar.
psh diferenca e zgjuarsise ndermjet nesh dhe majmunve eshte, se majmuni ngeli te banania, ndersa neve filluam te hame njeri-tjetrin. pastaj te tjeret me rradhe. kjo na zgjuarsoi, se te kafshosh dike ne shpine, mund te lesh dhe leshte ne aksion. duhet pra qe sulmin ta mendosh mire qe ne fillim.
kafshet qe hane bar, s’kane pse mendojne se ka plot nga ky ne toke. para syve e kane. asnje rrezik marrin dmth.

InkuizitoriMoth

me teper se qeni dhe hajdari, kafshon tigri ne shpine!

pra kafsha me superiore eshte tigri ka thene Darvini.

anon64581289

jo lali prap tregon mangesi llogjike. tigri eshte i fuqishem, duke qene i tille merr edhe rrezik me pak kur sulmon, ngaqe ka trup te fuqishem, dhembe te mprehet dhe te gjate, nofulla te forta, etj. qeni po ashtu eshte i pajisur me mire nga natyra per kete lloj sulmi. njeriut i duhet ZGJUARSIA qe te arrije e te kete rezultat, dmth te kete mish te haje dhe jo ta hane ate.

ke pak qeliza gris, veshtire e ke me mu.

Arban

Une zakonisht i perdor gjerat pa pyetur shume pse i kam.

Arban

Cecua e kishte fjalen qe do te vazhdoje luften dhembe per dhembe me mishin, qofte me dhembet e qenit, ashtu edhe ata te tagjise.

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

dafne

tek une , vetem per te:
2
3
tjerave pika , tymi le te ju del …ha,haha

dafne

e vertet ,
qellimishte nuk e permeda qe mos te zgjerohej pytja rreth preardhjes se kesaj vitamine dhe nga mirret sepse pra del tek nderlidhja e ushqimit shtazore .
mengjithate mund te zevendsohet dhe me tableta hiq pa e cenu te drejten e frymorit tjeter .

InkuizitoriMoth

Çfarë do ndodhte nëse të gjithë do bëheshim veganë?

do të ndodhte fela tjeter:

Do bëheshim të gjithë kanibalë!

dafne

te ndaluara i kam pasur , akoma bile i kam
pandaj nuk hy tek titanet, fakteqesishte ,
idiote neutrocistja ,

BeluliXVI

do tu hynim ne hise kafsheve vegane dhe do pakesonim ushqimin per to, me pasoje deri zhdukjen e disa llojeve te tyre… nderkoh qe nje efekt tjeter po te kafshet do te ishte, zhdukja e kafsheve te cilat sherbejne si ushqim per njeriun sepse nuk do te na duhen me.
-keshtu do krijohet nje situate surrealiste : edhe barin do tja hame deles ne, nderkoh mishin e deles, e bulmetin e saj nuk duam ta hame me. automatikisht njeriun me delen tashme jane konkurente. pse jo , armiq !

pra qumeshti jo, djathi jo, mishi jo e jo… -atehere cfare na mbetet nga delja ?! -thundrat., briret (kur eshte dash) e sidomos… leshi vlla ., lesh do thosh Darvini qe ka folur per raportet ne boten bimore dhe shtazore , lidhjet organike (jetesore) mes llojeve qe sherbejne si ushqim per njeri tjetrin.

keshtuqe pyetja, mendoj une, duhej te ishte : cfare do thosh Carls Darvini nese te gjithe do beheshim vegane ? -po Dino Sauri ?!