Mirseerdhët tek ky version i ri i Peshkut pa ujë. Më poshtë po ju paraqisim ndryshimet kryesore të sistemit të ri:
- ndryshe nga sistemi i mëparshëm, Peshku tani është gjithmonë live, dmth nuk keni nevojë të rifreskoni faqen për të parë postimet e reja, ato afishohen vetë, automatikisht
- tani faqja është optimizuar për celularë e iPad
- mund të anëtarësoheni e identifikoheni me Facebook, Google ose me një adresë emaili
- sa më shumë të merrni pjesë në faqe, aq më shumë aftësi do t’ju akordohen (ju lejohen më shumë veprime dhe të drejta në faqe)
- sistemi i ri ju lejon të gjurmoni dhe të njoftoheni për temat që ju interesojnë (me email ose në shfletuesin tuaj)
- ca tema mund të bëhen wiki, dmth, tema që do të mund të mirëmbahen nga i gjithë komuniteti
Ndryshime strukturore##
Ndryshimet kryesore nga faqja e vjetër e Peshkut janë kryesisht këto:
- Për të postuar artikuj nga shtypi apo faqe të tjera mjafton të vendosni lidhjen drejt artikullit. Prandaj ju ftojmë të mos bëni më “copy/paste” të artikujve të plotë. (Citimet i inkurajojmë.)
- Për pyetje të gjera përdorni, si më parë, kategorinë Pyetje. Për pyetje në lidhje me Peshkun pa ujë kemi krijjuar një kategori të re, Meta.
- Fusha e postimit të komenteve dhe postimeve është më e thjeshtë. Në të mund të përdorni sistemin Markdown, që është i lehtë e goxha praktik. Mësoni si t’a përdorni në 60 sekonda.
- Anëtarët e faqes së vjetër do të duhet të krijojnë një llogari të re
- Nga faqja e re mund të merrni njoftime me email ose me “desktop notifications”. Gjithashtu, së shpejti do të publikohet dhe një aplikim për telefona iPhone ose Android që të merrni njoftime dhe në celular.
- Komentet dhe temat e faqes tani mund t’i pëlqeni me një buton “zemër” dhe po ashtu mund edhe t’i sinjalizoni kur e teprojnë. Lexoni udhëzimet e faqes për më shumë detaje.
Kjo temë do të updejtohet vazhdimisht. Si gjithmonë, përdorni komentet nëse keni pyetje.
Versioni i vjetër i faqes është tek arkivi.peshkupauje.com
Ky qenka nje peshk fringo i ri. Ja ta shohim se c’eshte ne gjendje te beje. A mund te hedhim foto?
Po, fotot hidhen ose me “drag and drop”, ose me butonin e ngarkimit
.
Bravo cuna/ goca! Keni bere pune shume te mire.
ne pamje te pare duket thjeshte/bukur/paster. pergezime!
Edhe ky opsioni i pelqimit te komentit jo I keq. Shmang ato + qe gjembi I do aq shume
Mua e-maili i para 6 diteve me kishte perfunduar ne spam. Faqja e re (apo duhet quajtur aplikacioni tani
) duket shume mire.
Ja te futet ndonje qe shan ketu tani te testojme edhe sinjalizimet 
mrrina dhe un.
Ja ta shofim nga darka sa te maroje z.Trump show 
Poshte Qeverria 
më pëlqen! po pse duhet të postojmë me të paktën 20 shkronja
E zeza me duket më shik. Najs.
Ne mobile eshte so much win.
Edhe unë me dyshim e kam këtë minimumin 20 shkronja, por besoj se do të ulë pak trafikun e komenteve të tipit:
Për këto, është ajo ikona e zemrës që funksionon shumë mirë. Nqs do përgjigjes me koment, duhet të kesh diçka për të thënë. Min. 20 shkronja në atë rast më duket normal.
Ah, dhe më duket se eviton edhe komentet që përmbajnë thjesht një lidhje… apo një emoji.
Po flamujt jane hequr qe te mos kete me diskriminime te pabaza? 
Ah, desha t’i mbaja po teknikisht nuk arrita dot. Efekti anesor i mosdiskriminimit na ben mire, sidoqofte.
tani e kuptoj dhe me pelqen kjo zgjedhje.
nuk u lidhet me google account - thote error se gjasme nuk e paskam lene une
Ok, do e testoj edhe une me Google. Flm.
Tani njeri nuk do kete mundesi te shaje emigrantet 
Deri tani e vetmja gje qe, mendoj une, mund te sjelle coroditje, eshte mos mundesia per te shfaqur komentet poshte komentit. Pra nese i pergjigjem komentit te dikujt, nuk do kuptohet se cilit koment po i pergjigjem.
Ke të drejtë. Po dhe ato përgjigjet brenda përgjigjeve ishin bërë çarçaf të gjata…
jo pra se pergjigjet shfaqen edhe poshte komentit tend, edhe poshte fare
Perse me del si faqe e pasigurte?
Çfarë po përdor për ta hapur faqen?
Jam me celular google chrome
Qeter pyetje, nje si flamur principate ne ane te profilit te blendit, squarit peshkut cfare tregon? Faktin qe jane admine?
Ah, ne celular me Chrome, ka ca probleme çertifikata e sigurisë. Besoj se do rregullohet, avash avash.
Fusha e komenteve eshte vari qillon; teper e gjere hapsira qe ze nje komente. Tjeter, mua me duket e bardhe teper e forte - nuk do qe keq sikur te kishte ndonje night mode.
Keto shenjat e “me pelqen” “sinjalizo” etj sikur te ishin cik me te vogla mire do ishte… sepse zene edhe me shume vend se vete teksti i nje komenti…

Night mode eshte ide e mire. Megjithese, tani aparatet kane vete Night Mode (psh. iOS 10 ka night mode, qe zverdh ndriçimin e telefonit).
ngrije pak zerin dhe afrohu te receptori, o zeqo!
ok gud. po pse duhet me patjeter 15 shkronja? me 14 sbehet gje!
Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.
Pertoj me i lexu udhezimet. Do ti qe i lexova duke shkruar kete mesazh:joy:
Mirmroma, te gjitheve. Peshk i ri me peshq te vjeter sikur nuk shkon. Duhet me shume oksigjen qe larvat e reja te shtohen.
Ishte me i mire i vjetri, aq me teper qe ketu jane fshire antaret dhe postimet.
Me pak fjale kjo eshte nje humbje e madhe
Asgjë nuk është fshirë nga faqja e vjetër. Është e gjitha tek adresa arkivi.peshkupauje.com.
Po pse nuk e importuar databasen te versioni ri ?
Tani i bije te fillojm cdo gje nga 0
Dy gjera te vogla.me jep mesazhin faqe jo e sigurte. Te dyten e harrova. 
Chrome po shtoj edhe disa fjal kot se vetem chrome nuk ma lejon si mesazh
Ka nje problem me Chrome ne celular. Chrome ne desktop duhet te punojë mirë.
Ky format eshte perfekt per iPad/tablet, kurse ne cell e gjithe pjesa djathtas nuk del (shtypi/pyetje/komentet e fundit). Humbet disi komoditetin e te pasurit gjithcka para syve.
Po, kjo eshte e vertete. (Nje opsion ne telefon eshte seksioni “Të reja” ku eshte e gjithe lista e postimeve dhe përgjigjeve të reja.)
Por, ne fakt, jam duke u munduar te gjej nje zgjidhje teknike qe per telefon celular, kollona e djathte t’i bashkohet asaj qendrores.
Hahaha, dede o dede… mesazh per zeqon dhe bredhin😂
Duam peshkun e vjeter, please…
zeqo “qenkesh lyer me jeshile qe te mos e njohim na”
Pjerin, ballçekanin, etj s’po i shikoj akoma te new fish pa water!?
Pergezime! Siti vizualisht goxha mire.
Edhe nje pyetje tjeter nga salla, keto fotot ne te majte te nickut si shkarkohen! se jam içik bizi tashi per sërç.
Kush rregjistron xhaxha Pjerin ka i shishe uthull te vjeter falas
ra ky peshk (i ri), e u ripame.
Urime !
@Kelt @Pjetermustakuqi a keni akoma probleme me sigurine? Bera nje ndryshim ne konfigurim, qe rregulloi nje problem me Firefox, mbase rregullon dhe problemin tuaj.
Peshk, ajo qe tha momo qendron, une per vete vetem celin perdor, merreni pak ne konsiderate kete sygjerim.
hidhi nje sy menyse lart ne te djathte, duhet te kesh nje opcion “pamje per desktop”. provoje nje here
E provova une ate por nuk funksionon mire. Ajo pjesa e komenteve behet shume e ngushte e nje fjale ndahet ne disa rreshta, nga nje apo disa germa ne rresht. Nuk di a shpjegohem mire.
po ta kthesh ekranin horizontalisht eshte shume me mire
Pjeri mer Pjeri ku eshte, pa te gjitha rregullohen.
Nuk me del gje nga celi, me duhet te ndez kompiuterin me vone.
Po, eshte me mire, por nese ke nje cel me ekran te vogel (si une iphone 5) ne nje fare menyre faqja eshte me e madhe se ekrani, e nuk ngushtohet qe t’i pershtatet ekranit. Nuk e di nese ky eshte faji i cel.
@peshku problemi me certifikaten e sigurise duket se eshte vetem me chrome per android. e provova me browser tjeter dhe gjithcka ok.
sa me i madh ekrani, aq me mire duket
Po 16a pse? Nderkohe peshku po me sugjeron nje zemer te mbush nr e shkronjave:))
nuk do kemi me pa censure?
do rrosh me gjate squar sa do e sillja kur ti si me e shpejte e kishe prure 
E thashë edhe më sipër dhe po e përsëris. Ndreqeni këtë seksionin e komenteve: bëheni më KOMPAKT. Duhen shfletuar 20 faqe per te lexuar 10 komente.
po ja, per te bere dallimin nga Beluli i I i peshkut I, autentik.
keshtuqe mu kujtua Luigji i XVI dhe e vura BeluliXVI…
Perfundoi dhe misioni anti-emigrant i shkabes ne peshk. Gjej shpejt nje kauze tjeter, o shkabe! 
rrofsh peshku, tani dalin ne te djathte edhe temat e tjera per cel perdoruesit.
Me ket rast doli dhe fitira e shkabes.
@zeqo @Momo @squarepusher tani versioni per telefon perfshin te gjitha temat, dmth, edhe ato te kollones djathtas. (e bera me nje arnë tani per tani, po me vone do rregullohet ne menyre më permanente).
Peshku dikur pa uje, sot me sistem te ri ujesjellesi 
Ta gezoni!
Persh nga Kosova
Me ket rast doli n’drite dhe fitira e shkabes. 
Eshte gallate se ka edhe zemra
Une jo me.
pjetri kur te zgjohet nga gjumi, do na thote
Ops qenka pergjigjur pjetri,nuk e pashe.
Admina edhe me explorer ne cell me del si faqe e pasigurte.
Explorer ne cell? Telefon Windows?
Si t’kane pas quajt ty dikur? 
Jo eshte samsung galaxy s5 neo, kam dy motorra kerkimi, chrome dhe explorer
Hajt peshkim te mbare😀.shume bukur ky peshku i ri…ujrat kristal fare.
Kur poston nga celli shume annoying qenka.ben Te clickesh pergjigju te levis butoni sa lart e Poshte me t’ik deshira me u pergjigj pastaj.
E keni lajmeru gjo _*oidriso-n qe ka dal peshk i fresket ne pazar ? Kushedi i rrehet menia dhe na ri-nderon me ardhjen e vet. Koran sa me shume koran.
Me cilin telefon? (Po qe se eshte android me thuaj dhe versionin te lutem.)
Fillimi i mire gjysma punes. Sapo u njoftova qe fitova titullin ’ Basic User ’ ! Making Myself Great Again.
Suksese peshkut…( te ri ) …ndyshimet duken pozitive …me pare identifikoheshe nga me flamur shteti nga ku shkruaje …tani ben nje zgjedhje te lire personale … besoj do kete me shume femra se ishte be si xhami …me ne fund u lirua de email im …( jam bllokuar 3 here brenda nje dekade te egzistences peshkut per ceshje konceptetimi dhe po te njejtin nickname) …temat ne ““peshk”” kane qene gjithmone ne lartesine e duhur , por debati kishte shume sofizma nga nje qark i mbyllur antaresh te vjeter…shpresoj qe peshku i ri te jete me teper gjithperfshires dhe i kendshem…suksese…
Pjerit i duhet te gjeje nje kompjuterist t’a regjistroje.
Sa i bukur qenka peshku i ri! Urime. Me gusta mucho. Te shikojme sa do rezistojne pa u ringjallur gjithe ata peshq te vetevrare qe na dhane lamtumiren ne shenje proteste tek peshku i vjeter. Hajdeni guys, it’s warmer in here. Mos deklaroni qe po suicidoheni pls, nese po vdisni per pak attention, we need you, pls don’t do that, fish life is beautiful. Jam e bindur qe edhe Pjer do t’ia dali me sukses, regjistrimi eshte me i thjeshte se me fik kompjutrin. 
do te ishte mire qe sfondi te ngjyrosej disi,komentet te ishin ne një vend me te dukshem dhe me ngjyrë tjeter
Shajeni pra se nuk qenka femer.
Sa te mesohemi,por eshte nje faqe shume e haperdare. E meparshmja ishte me e perqendruar. Sikur nuk me mbush…
Po me faqen e vjeter ç’patet?? Kjo duket shumë e shplarë, nuk e di.Apo “e reja” kështu është përherë, pak e vështirë me e penetru? 
Me mungojne linqet e gazetave ditore . Ndryshe gjuthcka ne rregull ne pamje te pare.
I kisha ruajtur lidhjet drejt gazetave tek një faqe pak e fshehur. E rivendosa tek kollona matjas, nën lidhjen Mediat shqiptare online, që është një faqe wiki të cilën mund t’a përditësojë i gjithë komuniteti.
Bravo . Pergezime per punen.
Peshku i vjetër kishte një rubrikë “Të zgjedhura”, ku postoheshin edhe krijime origjinale. Kjo më mungon tek i riu.
Te shofim a eshte e vertete ajo proverba, peshku luspat i nderron, po zakonin s’e harron.
jane ca detaje te teperta lol. sa kohe zgjati leximi ?!
kush e ka tagrin ta shenjoj nje postim si te papershtatshem? p.sh. kisha nje diskutim me nje idiot, dhe komenti i tij nuk u cilesua i tille, ndersa i imi po.
Admin, c’i keni kto kufizime te pergjigjeve ne kohe mer? Eshte nei glitch apo the new policy, apo thjesht ner personal?
Si duket akoma bejne prova teknike me neuronet tona. 
Mund te na thone adminet sa anetare ka peshku i ri dhe sa ka pas i vjetri .Per transparence dhe kuriozitet kjo.
Do te ishte mire qe udhezuesi per peshqit pa uje te vihej ne Hyrje te Parlametit shqiptar
Sillu mirë, sidomos kur nuk je dakord
Kur nuk je dakord me diçka, mund t’i përgjigjesh. Por ki kujdes, mos kritiko personin, diskuto idenë. Dhe evito:
sharjet
epitetet
sulmet ndaj karakterit të një anëtari tjetër
përgjigjet ndaj tonit e jo përmbajtjes
__
Nuk do te ishte keq 
Pergjigjet ndaj komenteve duhet te jene ne nje vend. Nese keni problemin e hapesires qe nxene mund ti fshehni dhe ta lini ne deshiren e lexuesit ti hape ato. Sic e ka Facebook. Gjithashtu lajmerimet per pergjigjet ndaj komenteve do rrisnin ndjeshem aktivitetin ne peshk.
I forte je qe lexon fb e Atij.
Thjesht e dija qe freshistet i pergjigjen cdo komenti dhe shkova te ajo.faqe per ta marre si shembull.
@Tirona-4ever limitet janë për “anëtarët e rinj”. Sa më shumë merrni pjesë në faqe, aq më shumë lirohen limitet. (Janë “features” të këtij sistemit të ri, dhe më duket se ndihmojnë që anëtarët të mos e teprojnë.)
@Neuer siti i vjetër kishte afërsisht 200-300 anëtarë aktivë gjatë një muaji. Për shifra totale pastaj, kishte 7000-8000 anëtarë.
@edison, nëse një postim ka disa përgjigje, ka një buton që hap përgjigjet ndaj tij. Shiko Neuerin më sipër. Si Facebook pak a shumë, vetëm se duhet shtypur butoni.
Nuk di ta kem tepru nei her. “Anetar te rinj” me duket se jane te gjithe ketu. Nejse une as du me i diskutu rregullat, po te pakten bejiini ato publike ke “fletorja zyrtare”. Pastaj robi shef e bo.
Sapo fitova statusin “editor”, para nje dite “basic user”. Peshku i ri te ben te ndihesh i rendesishem me gjithe keto dhurata. 
P.S. Vertet po me pelqen shume siti. Pune gjigante keni bere!
Urime dhe lavderime paska marre boll peshku, ndaj te kaloj tek disa (mos)sqarime dhe pyetje. Kollona kryesore majtas qenka e perzier, politike, ekonomi, letersi, etj. keshtu duket edhe kollona me e vogel djathtas! 1. A nuk do te ruhet nje lloj ndarje ne tematike? E majta per “popullin” dhe e djathta per “intelektualet”? Si tek faqja e vjeter?!.. 2. A nuk do te jete me e nevojshme te duket data dhe ora e komenteve? 3. Si mund te postohet thjesht dhe pa komplikime ndonje artikull dhe shkrim? Sepse nuk dallohet as edhe nje kutize! Qenka si tek plehrat e fshehura qe do na sjellin te huajt! Apo edhe ketu eshte ecur me udhezimet e te huajve!?..
Ah, edhe nje pyetje: Mire se nje artikull i dikushem preferohet me link, dhe cdo kush e hap dhe e lexon po pati interes, po nje shkrim -pas dergimit- del automatikisht tek peshku apo -si tek peshku i vjeter- do te shihet me pare nga adminet? flm ne parathenie.
Pjer, nese po na lexon dhe po mundohesh per te disaten here te regjistrohesh te peshku:
Kjo qe po te ndodh nuk eshte konspirim i peshkut kunder teje. Gjasat jane qe:
- Mendon qe pseudonimi dhe paswordi jane te njejtat si te peshkut te vjeter
- Nuk te vjen e-maili nga peshku per lidhjen e registrimit
Nese keto me siper jane te vlefshme, atehere regjistrohu ose nese je regjistruar shiko tek opsioni “spam” i mesazherise.
Voilà.
Te lutem.
Ose Pjer ka ngecur tek peshku i vjeter, i cili eshte akoma aktiv…
I feel very bad per Pjerin! Flm qe kerkon ta ndihmosh! Zoti te ndihmofte edhe ty!
:)) Ndoshta ai po ben qejf me shume se kurre te i vjetri.
Rasta, Pjer u regjistrua që të premten, llogarinë ia aktivizova unë, dhe i thashë dhe me email që e aktivizova. Po kam idenë që është mërzitur pak që kërkesa e tij që faqja të ruhej siç ishte nuk u mor parasysh… shpresoj që t’a kalojë këtë hendek së shpejti.
@Peshku
Urime dhe lavderime paska marre boll peshku, ndaj te kaloj tek disa (mos)sqarime dhe pyetje. Kollona kryesore majtas qenka e perzier, politike, ekonomi, letersi, etj. keshtu duket edhe kollona me e vogel djathtas! 1. A nuk do te ruhet nje lloj ndarje ne tematike? E majta per “popullin” dhe e djathta per “intelektualet”? Si tek faqja e vjeter?!.. 2. A nuk do te jete me e nevojshme te duket data dhe ora e komenteve? 3. Si mund te postohet thjesht dhe pa komplikime ndonje artikull dhe shkrim? Sepse nuk dallohet as edhe nje kutize! Qenka si tek plehrat e fshehura qe do na sjellin te huajt! Apo edhe ketu eshte ecur me udhezimet e te huajve!?..
Ah, edhe nje pyetje: Mire se nje artikull i dikushem preferohet me link, dhe cdo kush e hap dhe e lexon po pati interes, po nje shkrim -pas dergimit- del automatikisht tek peshku apo -si tek peshku i vjeter- do te shihet me pare nga adminet? flm ne parathenie.
si nuk pyeti kush per heretikun,pervec meje ?! Kjo tregon degradimin e peshkut. :))
Tani tiku ketu eshte,po sa t’a zbulojme. 
Ka nje problem me njoftimet e perditesimit, apo edhe me vete perditesimin. Jam me laptop tani, perdor Firefox. Del njoftimi qe ka nje apo me shume tema te reja apo perditesuara, e kur klikoj aty nuk del asgje. Faqja e pare vazhdon te jete njesoj qe prej 2 oresh, nderkohe qe tek komentet dalin vazhdimisht komente te reja.
Update. Tani qe po e shoh, tema fotove nga protesta nuk me del fare. A mund te kem bere ndonje gje qe ta kem hequr ne nje fare menyre? Ta kem fshehur?
Falemnderit per pergjigjen paraprakisht. Keni bere nje pune shume te mire, dhe akoma me te mire qe merreni me durim me pyetjet tona 
Tiku po ben qejf andej nga peshku i vjeter. Vete zot e vete shkop 
Nje gje nuk arrita ta kuptoj, kete foto nga e gjetet, se une nuk vura foto? Dikur e kam perdorur kete foto, por si e perzgjodhet? 
eshte foto dhe emri qe ke ne adresen tende te gmail a google +
U c’u kenaqa me keto cmimet qe me vine njera pas tjetres! Si ato lojerat e Zynges, kur luan ne fillim. S’e kupton nga te vine gjithe ato te mira 
I kam patur dikur, por jo tani.
Mua më del. Edhe kur e shoh faqen si anonim në Firefox. Ka mundësi që kur je tek faqja të kesh shtypur opsionin “Pa njoftime” që e heq nga listat. Shko tek faqja e artikullit: Fotografi nga protesta e 1 tetorit - #112 nga Pjetermustakuqi dhe poshtë fare në fund, po pe butonin “Pa Njoftime”, klikoje dhe zgjidh “Normal”.
Problemi me njoftimet e përditshme ështue drejtë, dhe ka të bëjë me ndarjen e ca temave tek kollona djathtas… do gjejmë një zgjidhje.
- A nuk do te ruhet nje lloj ndarje ne tematike? E majta per “popullin” dhe e djathta per “intelektualet”?
Ndarja tani është mes kryesoreve, dhe Shtypit, Pyetjeve, etj.
- A nuk do te jete me e nevojshme te duket data dhe ora e komenteve?
Aty janë, vetëm se datat janë relative, jo absolute.
- Si mund te postohet thjesht dhe pa komplikime ndonje artikull dhe shkrim?
Në faqet ku ka lista artikujsh (në faqen e parë, në faqet e kategorive, etj.) ke nje buton sipër, djathtas “+ Temë e re”. Për këtë punë është.
…po nje shkrim -pas dergimit- del automatikisht tek peshku apo -si tek peshku i vjeter- do te shihet me pare nga adminet?
Do te shihet me pare nga adminet. Me kalimin e kohes ama, anetaret qe postojne shkrime te mira qe s’kane nevoje per redaktim do te mund te postojne direkt, pa nevoje per aprovim.
E pashe,e pashe po kendellet duke ba muhabet me Din Hyken,po edhe ktu do jete po ka ndrru uniforme. Na fiken ato flamujt, se na orientonin me diktu naj njanin qe mcifej.
Kjo paska qene, sapo e rregullova. Rrofsh!
Pershendetje Kapitaliste
!! Urime admin per punen !! Isha mesuar te shihja link e shtypit shqiptar ne te djathte… do te ishte mire te kthehej perseri ne plan te pare te faqes per mendimin tim,keshtu peshku vizitohet edhe nga njerez qe nuk preferojne te komentojne por vetem ta ndjekin ate ne distance… e me kete rast lexojne edhe shtypin!
pershendetje shok!
Aty eshte, icik me poshte, nen Referencë. Dhe lista e shtypit eshte nje faqe wiki, qe komuniteti mund te perditesoje.
ok…e vura re! flm ! Jam perseri i mendimit qe nese eshte mundesia te rikthehet versioni i vjeter per shtypin ose i ngjashem me te ! Te shpjegoj…ne shqiperine kapitaliste eshte gjithmon ne rritje perdorimi i internetit nga njerez ne moshe,e jo vetem per te folur ne Skype,njerzit informohen,lexojne komente e kalojne kohen. Nje menyre e thjeshte e ne plan te pare i shtypit do ti bente keta njerez qe te mos kerkonin me shume reth e rotull,tek peshku mblidhen te gjitha,shtypi,komenti,komenti i komentit,e zgjedhura…etj etj ! Nejse…mendimi im ky…
Nëse e ke fjalën për rubrikën “Të tjera nga shtypi” që gjendej tek kolona e mesit, ajo tashmë përmblidhet tek kategoria shtypi.
Hmm. Ne fakt, mendimi im per pasqyrimin e shtypit te dites ka ndryshuar. Me pare, seksioni i shtypit ate kishte si qellim, por ama tani nuk ia vlen me qe te bejme pasqyrimin e shtypit. Me mire te bejme nje seleksionim te gjerave qe ia vlejne te lexohen, sesa te perserisim te njejtat gjera qe perseriten nga njera media ne tjetren. Dmth, le te kemi me pak lidhje, por lidhje me te sakta.
Dua ta fshi te gjithe komentin dhe s’mundem. Ky po do ishte nje fuksion i mire. S’e di a e ka Discourse. Ky koment ishte per Penarin e jo per Bleten. Por ngaqe s’lejohet tiered comments, del sikur eshte per Bleten.
@gjembi cascading comments jane, eshte nje buton “X pergjigje”. Po ta klikosh te dalin pergjigjet sipas perkatesise.
Faleminderit andri. Duket sikur eshte vetem nje nivel. Dmth mund t’i pergjigjesh dikujt por personi tjeter s’te pergjigjet dot me ty etj. - sic ishte tek sistemi i vjeter.
Po perpiqem te sjell nje link artikulli. Zgjodha kategorine “shtypi” dhe me thote “500 internal error”
Eh, jane ca lloj URLsh që ngecin tek shtypi… mund te ma nisesh me mesazh.
u publikua
ishte postuar 3 here. me sa duket i merr komandat edhe kur jep error
Dakort. faleminderit @peshku dhe @squarepusher
iniciative shume e mire, urime… nje koment/sugjerim kam per faqen e pare: sikur te hiqeshin rrathet prane cdo postimi qe tregojne postuesin fillestar/me te shpeshte etj. nuk do kishte ndonje humbje mendoj dhe faqja do dukej goxha me e paster 
@puxha ka dhene nje sugjerim mjaft te mire. Per te qendruar ne te njejten linje, edhe une kam disa sugjerime, te cilat nuk e di sa realizohen teknikisht:
-
Kur i behet refresh faqja duket goxha me e ngarkuar se versioni i vjeter. Duhet me shume se dyfishi i kohes qe te hapet e kjo bie vecanerisht ne sy kur je me celular. A ka ndonje menyre qe te “lehtesohet”? Mendoni se duke hequr cikerrima* te vogla do ndihmonte?
-
Sa here postohet nje koment i ri, ajo teme del ne krye te faqes. Kjo e ben faqen te jete vazhdimisht “ne levizje” dhe e ben te duket kaotike dhe e lodhshme per syrin. A ka mundesi qe temat te rrine te palevizshme si ne versionin e vjeter?
-
Kur je tek komentet apo mesazhet dhe je me celular, eshte shume e bezsdishme te shkosh ne krye te faqes. Duhet rreshkitur me gisht derisa te mbarojne te gjitha komentet/mesazhet. A ka ndonje mundesi te shtohet ndonje gje e ngjashme me ate butonin si tek versioni i vjeter qe te conte direkt ne krye te faqes? Ose te jete mundesia qe te jete gjithmone i dukshem nje buton qe te con ne faqen kryesore te peshkut (pa qene nevoja te shkosh “back” vazhdimisht).
*Cikerrima mund te jene keto stemat qe jepen, informacioni qe jepet per cdo anetar si psh koha e leximit, sa pelqime ka marre, e te tjera gjera te ngjashme…
Ti thuhet te hiqen cikerrimat po ata per ato cikerrima u be e gjithe kjo faqe e re… Cdo cikerrime sado e vogel ne dukje do na japin jete dhe do u japim jete te tjereve.
Une mendoj se peshqit mund te bejne edhe me disa cikerrima me pak, nese kjo do e ndihmoje faqen te ngarkohet me lehte.
@puxha Ok, po e provojmë pa ato ikonat e anëtarëve tek faqja e parë.
@Momo refresh është i ngadaltë, po si në mobil ashtu edhe në desktop, nuk ke nevojë të bësh refresh shpesh. Arsyeja pse është i ngadaltë, është sepse ky sistem i ri ka goxha kod që të hapë përmbajtjen e faqes pa ringarkuar gjithë faqen.
Disa sugjerime përdorimi:
- kliko logon e faqes për të shkruar tek faqja e parë kur je në një artikull ose për t’a rifreskuar (kjo eviton refresh-in në 95% të rasteve, sidomos në celular)
- kur je në një artikull, poshtë ka një navigator, klikoje dhe më pas do shikosh dy butona “sipër” dhe “poshtë” që të çojnë përkatësisht tek fillimi dhe tek fundi i një teme
- ne desktop, po të klikosh titullin e temës, shkon po ashtu tek fillimi i artikullit
Ja dhe një foto me shigjeta sa për ilustrim për versionin në celular:

Ju e bete qe e bete, te pakten bejeni orgjinal si keta ketu https://www.sitepoint.com/community
Opsioni I c’regjistrimit , mbylljes se llogarise , as ne kete version nuk qenka I mundur …
U bere pishman ti Alba qe diten e dyte pse erdhe? 
njerezit ashtu si kane te drejten per tu regjistruar kane edhe te drejten per tu c’regjistruar.
Epo peshku ka plane mujore sa hyjne dhe sa hyjne jo sa hyjne dhe sa largohen. 
Rrofsh @peshku!
Problemi eshte qe kur jam me celular kam zgjedhur ate “desktop view” (qe te shoh edhe kolonen djathtas), ndaj dhe nuk me del as logo e peshkut dhe as ai butoni per t’u ngjitur lart.
Duhet te zgjedh tani midis cokollates dhe akullores se te dyja nuk mund t’i kemi 
Anija e vjeter po fundoset ngadale. Ca shoke na kane ngelur aty. Cojuni nje barke shpetimi dhe ca slavaxhente nqs pranojne te hypin,pasi kane qellu kokeshkrete dhe nuk po duan t’a braktisin.
Tek butoni i profilit tënd kliko ikonen e ingranazhit ose “Preferencat”, dhe pastaj ne fund fare ke nje buton per te fshire llogarine.
A ka një mënyrë të thjeshtë për të parë vetëm një bisedë? Domethënë vetëm përgjigjet ndaj një komenti. Për momentin unë e shoh duke klikuar tek skeda e personit, tek përgjigjet në këtë temë dhe duke hapur përgjigjet poshtë. Problemi është që përgjigjet poshtë hapen vetëm në një nivel.
Leave them alone Hahahahahahahaha
Përshëndetje, nuk me vine me njoftimet me RSS qysh nga kalimi te sitit te ri. A janë me aktive?
dhe urime për punën e bërë me sitin e ri.
Peshku i vjeter ka qene gjinia mashkullore, diskret si ajfoni. Peshku i ri eshte gjinia femerore, i komplikum si androidi.
e kujt ka qene ajo ideja e dekoratave? pse trumbetohen aq me gaz ato stemat e marra…fituat reader, fituat read guidelines? kurse per log out e keni doren e lehte, nuk ndjehet fare…ju jeni shkeputur.
Duhet dhe nje dekorate sa here shkeputesh 
Ah, kisha harruar t’ju bëja ridireksionin. Tani duhet të punojnë. Nëse jo, do të të duhet të azhornosh adresën RSS, që tani është: https://peshkupauje.com/latest.rss
Ruajini dekoratat se do vij dita do shiten sa frengu pulen. Do thoni kam qe anetar i peshkut qe me 2016, si kamunistet e 41shit, a demokratet e 90tes. 
Une su futa dot me llogarin e vjeter …me hapi nje te re …
Mgjth nuk kuptoj dhe aq shume nga keto pune …
urime… do te na duhet pak per tu mesuar (flas per vete se Shkaben e kemi te kenduar :P)
Me kaq dekorata i bi qe ti la pjatat e z. Trump, pranej turfullo Fiqo prej inotit.
Ne rregull tani, vine lajmet dhe komentet.
Keto dekuratat e peshkut me kujtojne kopeshtin.nese e degjon edukatoren ke nje yll,nese nuk zihesh me shoket ke dy yje 
Faqja e vjeter ishte shume me praktike, nuk kish pse te shtoheshin kto gadget qi ne fund nuk i japin ndonje vlere te shtuar
personal stats. bien ndesh me privatesine e anetarit.
Besoj jane implementuar per te qene faqja self- sustainable ne biznes.
gjithashtu, mes gjithe Like -simboleve qe ka, mund te ish zgjedhur dicka tjeter, “zemrat” ruajini per adoleshentet.
peshku,
si behet venia e fotos prane nickut?
pashe tek profili e nuk gjej se si mund te behet proçedura.

Klikon tek ajo mrroklla si ne figure, dhe tek faqja e preferencave qe hapet, kerkon per ‘Foto e profilit’.
Flm se edhe une nuk e dija si te vendosja foton e profilit
Heretiku erdhi, tani ka mbet Pjeri, dini i hykes, ballçekani, dhe bradi, agroni tr edhe mund te kete hyre, po do ta zbulojme. duhet te ecim me kohen. ja ti fut nje te qethur se me jane bere lesht si te bobit.
kush esht ky heretiku qe erdhi?
sa t’jem un ktu, nuk guxon kembe heretiku t’vije!
jo Tiku, Zeqo… ketu ja thone Tori.
po Belulo… Tani i bije te jete Tori,.!? haha
ashtu eshte ha ha, por gjasme sepse brenda vlon inoti hi hi hi, squari u hakmor sepse talla lesht e krese te t’modhit Bob Dylan, Beluli sepse e nxorra luftetar te lirise se fjales jevge, zeqo sepse quajta Trumpin “tum”.
Shum nolt peshku i ri, shum nolt!
hahaha, tamam ashtu eshte. zeqos mire ia ben.
cuditerisht zeqo, prezenca e Dinit ndihet. te tjeret jane pak te rendesishem.
o Tiku… dmth Tori.
, kur isha kete behar per pushime ne Albanie, degjoja nje reklame ne radion e makines qe luhej 100 here ne dite…
-reklama ishte per qumeshtin e markes: “la voce del padrone”.
, “Lufra”…
- nashi kjo fjala luf-ra ne vetvehte eshte pak si e diskutueshme, nuk ja dime prejardhjen, por dime me siguri qe ne Vlore luf-a, eshte sinonim per kurven ordinere.
…po nejse, ne reklame ishin disa femije qe i mburreshin njeri tjetrit se sa here pinin kete qumeshtin me emer te cuditshem.:D, merrnin shume energji… njeri thosh, une kur pi qumesht , nuk mbahem, behem si bolide e Formula 1… -ça bolide thua ti more, tha femija qe quhej Roni, -une kur pi Lufra behem ai avion… prandaj qe ketej e tutje do me therrisni: Roni avioni…
-a ben te therrasim edhe ty: Tori montatori ?.
Ben Belul ore ben, si nuk ben, kshu bohet i dor muhabeti ne peshk.
Ky eshte stili per te grric sumen me sukses me tjetrin.
Edhe ne peshkun tjeter keshtu fillonte gricja, e bitiste me t’pallume rob shpie e ku t’ma kesh.
square, as i keni harru te vjetrat, dhe as keni mesuar te reja!
Biles jeni ma keq se dikur, ne fillimet e Peshkut vjeter nuk ndodhte qe moderatore e administratore te kruheshin kot me kot me perdoruesit si po ndodh tani.
E keni nda menjen, nuk mund te rrini pa i dhene te drejte Ilia Tolit.
Edhe une e mora gjemb, sa e lumtur jam o zot
Kane dashur te thone besimi ndoshta
Mund te jete dhe bismilah 
Lumturine e ke ne nivelin 1 apo 2? 
Se keta adm. zakonisht e flasin shqipen si anglishten jo si arabishten apo turqishten 
Une e kam tek 2, mezi cpres 3 nuk di si do ndihem
Ne fakt eshte “biçim niveli 2” 
Kam besim se do te ndjehesh e lumtur ne nivel te 3. Nuk e di a eshte e llojit “ne fuqi te trete”.
Nuk kam ndonje eksperience me biçima 
Edhe ti andri e kishe marre ate bicimin, se ky peshku i ri i tregon te gjitha, 15 veta jane qe e kane marre…
Une kam tre, ti akoma te dyshi!?
Po mua pse s’ma kane dhene akoma? Dhe nga kuptohet qe e ke marre? Pse me diskriminime? 
Ti ne fakt e meriton stemen “anetar i mire” aquamarine. Nuk di nese per t’u besuar*, por qe s’fyen kend e qe s’grindesh me kend, etj.
*peshku, jemi ne 2100, dy vjet pas apokalipsit, dhe ne ppu na testoni nese jemi apo jo njerez, ndaj dhe na gjykoni si te besueshem apo jo?! 