Acquamarin, ti i ke hallall komplimentet e mia, e ke kap sakte thelbin e fenomenit, nderkohe qe te tjeret merren me leshin kaçurrel te vrimes ngambrapa te zhardines.
Kjo qe thu ti eshte sakte çfar e ka thene per here te pare kryedekadenti ngambrapamodern Flober ne ditarin e tij (liber qe duhet lexuar patjeter per te kuptuar zhvillimet moderne te artit, dhe jo vetem). Flober ziu thote pak a shume qe çfar ndodh ne jete nuk i ben pershtypje asgje, eshte fare i pandjeshem per ngjarjet reale, ndersa te njejtat ngjarje ne art e prekin, emocjonojne, deshperojne etj. Dmth qe arti qendron mbi realitetin, dhe jo vetem kaq por art i thith linfen realitetit, prandaj artisti ndjehet bosh, i kote, pa kuptim, absurd etj, njesoj si Sinjora Bertini: “Me eshte merzitur ky shkelqim bosh”. Ky eshte kuptimi i shprehjes se famshme te Floberit “nu som dy trop” (ne ndjehemi te tepert), zhvilluar me tej nga Sarteri.
Pikerisht kete kerkoi te korigjonte Avangarda duke shkaterruar artin stil Flober dhe per ta bere artin nje me jeten. Por ne vend te rregullonte vetullat i nxori syte, e qelbi fare, dhe prandaj era e qelbur e sumes se artistes se modhe qe i mban ere zhardina, por na e servir edhe ne.
Meqe ti ke per moto “buke e kripe dhe muzike”, nese nuk e ke lexuar, futi i berdaf “Sonata e Krojcerit” te Tolstoit, ose nese e ke lexuar, shife perseri ne driten e ketij muhabeti, dhe ndoshta kupton qe arti (muzika ne kete rast), nese i korruptuar, e ka korrupsionin brenda qe ne ngjizje do re mi fa sol la si, pallimi vjen nga pas, vjen ngambrapa, siç ndodh ne roman.
Pastaj ne kete muhabet futet edhe Platoni, por besoj se kaq eshte mjaft.