Budallai Tarantino hedh një gur në lumë, 100 të mençur përpiqen ta nxjerrin
tarantino nuk me pelqen ose me sakt e nuk igjej nje vecori qe te me mbaje (dmth filmat e tij). Jackie Brown me ka pas pelqyer por filmat e tij i gjej kaq te ndryshem nga nj-tj. Megjithese ti ke folur dikur per vecorite e ketij regjisiri dhe e ke 'zbardhur sekretin e tij"
Aq me shume s’me pelqen si njeri. Duket sikur do/ deshiron te jete pjese e kinemase vetem pse di aq shume nga historia narrative e Hollywoodit. Asgje tjeter. Kjo pune e tij te kujton ata fansat e rreziksshem te yjeve ( cfaredo arti, sporti) qe pretendojne qe yjet t’i pranojne a duan sepse iu kane ndjekur cdo hap e iu dine cdo fakt sado banal e minor nga jeta e star-it. Tarantino do qe te hyjene radhe e para te kineasteve sepse eshte nje stalker i jetes e punes se tyre. kaq.
Nje shumice njerezish ne amerike flet per filmin, e kupton filmin, ne menyre hollywoodiane tamam si Tarantino e madje jetojne si ne nje planet hollywoodi. Budallallepsje totale
Ky e ka qa me kill bill
Hmmm, kam ripare rastesisht disa fragmente te Kill Bill 1 ne TV krejt rastesish para pak javesh. Më ka ardh turp per te… (por sigurisht ky eshte vetem mendimi im).
Dhe nese e kam memorjen ne rregull, Kill Bill 2 te pakten, per hater te natyres disi më melodramatike (ta themi keshtu), me ka pas pelqy qe kur e kam pas pare asokohe disi çik më shume se i pari, por per te dy kam opinion pothuaj te keq
Per ata qe s’e kane pa : Kurseini paret per akullore a per gjo tjeter. Me mori edhe mu zoti trute dhe shkova me e pa me familjen. Thuj shyqyr qe i kane bo karriget si krevat dhe ia rrasi vllai nja i ore e gjys gjume ( se osht nja tre ore e ca i gjate ) Me film i merzitshem s’e bo nona. Ka qene i llaf : bathe -bathe po i kokerr. Te llafepistsha mu ne Tarantino …
Ti e lexove vete ne anglisht nje fragment nga intervista e tij… . C’a t’thush… 
rastisa pata pak javesh nje interviste me 3 heronjte + regjisorin s’ka rendesi cili intervistonte (nuk kushtova rendesi), Leo DiCaprio qendronte aq lart nga te tre dhe jo pse fliste pak, por seriozisht: pak e sak (kur thote populli).
Nje moment Brad Pitt zbuloi me nje te qeshur shitmendese se s’kish pare kurre ‘Gone with the wind’, atij konfirmimi iu bashkua MargotRobbie (te ciles deri diku mund t’ia fal), kur per cudi konfirmoi edhe Tarantino. Nderhyri DiCaprio: seriously you guys!!? seriously??.
Do thuash, epo filmat jane pafund e s’kane te mbaruar. Por varet shume cilet ama. Ndoshta ai film i kushtohet nje femre/gruaje dhe paragjykohet nga tematika, dhe nuk di c’vend ze Victor Fleming ne kinema por sikur vetem per rendesine historike filmi eshte vlere.
DiCaprio rrinte ku e ku me lart te treve ne biseden e tij megjithe Tarantino perfshire. Kam pershrtypjen se kinofilia e tij ishte evidente, qofte edhe ne nderhyrjet e mencura qe u pa te bente aty. Me beri pershtypje.
te flm. ty qe me ke kthyer mendjen per te, edhe t’u vertetua edhe nje tjeter opinion… 

Une normalisht duhet te kisha dale nga kinemaja qe pas 15 minutave te para (sport qe e aplikoj jo rralle, per me teper qe kam aboné vjetore ne kinema), por duke qene se shquhem per mazohizem ne kete fushe, e pashe te gjithin. Sepse diçka me thosh se filmi do ‘permiresohej’ ne fund (pa dyshim qe ne fund, Tarantino do i fuste nje skene ultra te stilizuar dhune, siç di ai, dhe doemos qe do ‘impresonohesha’). Dhe ashtu ndodhi (kjo puna e fundit).
Në fakt, Tarantino ka dash me bo si regjizor i fisshem (si b… e qut), pra me bo nje film ‘kinofilik’.
Nuk di a ishe akoma zgjut, por filmi ndahet ne dy pjese: 2/3 e para (me pak se nja 2 ore) dhe 1/3 (pjesa e dyte: “6 muaj më vone” - në film), cik me shume se 45 minuta.
Pjesa e pare ka montazh jo pak ‘te çuditshem’, por pikerisht Tarantino ben sikur eshte regjizor i talentuar pra qe nuk ka frike se "mos-merzitet-spektatori". Ka disa gjera interesante ne fakt, “ne teori”, per shembull dualiteti mes dy aktoreve (njeri origjinali, tjetri dubluesi i tij), gje qe ofton dy rrafshe te ndryshme pothuaj paralele ne film (realja/irealja, skena e xhirimit/realiteti) etj etj. Por te gjitha keto jane gjera qe plot regjizore te tjere i kane bere tashme, ne filma qe i adresohen nje publiku shume here më modest se ai i filmave te Tarantinos: ketij te fundit, sikur nuk i shkojne shume kesi gjerash, sepse duken si te sforcuara. Dhe qe nga ai moment, filmit i humbet misteri (per mua kinemaja eshte mister, dhe, po nese nje gje e tille humb gjate shikimit te tij, nuk ja vlen… ). Sigurisht, edukimi i syrit eshte kapital (pra eshte i domosdoshem), por ky eshte tjeter muhabet.
Pjesa e dyte (ose fundi, per ti rene shkurt, pra qe nga momenti kur lexojme : “6 months later”) eshte sigurisht e arrire sepse eshte puro aksion (aty e ka me kollaj Tarantinua), por tashme eshte shume vone… (bath bath po i kokerr… qe thua ti
)
edhe pse jashte teme: nuk ka sot per sot aktor me te mire hollywoodian se DiCaprio.
Por edhe Brad Pitt eshte shume mire ne kete film, me siguri sepse, duke qene per nga natyra megalloman (e kunderta e Dicaprios), Tarantino enkas i ka dhene rolin e nje looser-i !!
Gje qe e kthen lojen e tij, pra te Brad Pitt, më bindese, me pak pordhace (ta themi keshtu).
Por e perseris: tek filmi ne fjale, problemi nuk eshte tek aktoret, biles perkundrazi, jane ata qe i japin ca vlera filmit
s’besoj se nevojitet por meqe ish lexuar, ne vazhdim te ‘jashte teme’…
po pjesa e pare mjaft w ngadalte, edhe une nuk u entuziazmova. Te vetmet shkendija ishin paralelet aktor dublues, nje lloj miqesie e sinqerte dhe skenat e xhirimeve te filmave brenda filmit, si ne filmat e kiarostamit me shoke, under the olive tree etj.
Do ta rishihja kete film vetem per ate cka di te thote Tarantino me vertetesi per hollivudin meqe eshte nga brenda.
U habita paksa mbi urrejtjen e tarantinos per kulturen hippie apo 69 ne pergjithsi qe shfaqet ne film. Teorikisht nuk e ka keq.
Ai eshte budalla ne fakt (per kete punen e hipive qe eshte sigurisht sic thua ti : i ka filmuar si syte e vet qe ti pellcasin
) : jo se i urren realisht (kuptohet, ai inatin e ka me vrasjen e Sharon Tate, nuses se Polanskit), por ngaqe eshte budalla (po ta mendosh mire, Tarantino eshte shume, po shuuuume amà amerikan : dmth goxha pa kulture dhe gati débil), eshte hakmarre duke i filmuar sikur te ishin mostra. Po ti shih si filmon femrat: te gjitha trecereku lakuriq (ose marifeti duke filmuar kembet e tyre).
Por une mendoj se nuk duhet me ja marre shume per baze… , pra pak a shume si ajo shprehja «fale Zot se nuk di se ç’ben »

Sa per ate «teorikisht nuk e ka keq », e kuptoj se cdo të thuash : don te thuash qe, po ta kish marre seriozisht ngjarjen (dhe jo ne second degree), vitet 69-70 mund te ishin pare me sy kritik, sidomos ne raport me sot !! Por harrojeeee !! Pfffff, as qe behet fjaleeee !! Tarantino NUK KA PIKEN E IDESE te épokes qe jetojme ! (lexo intervisteń ne anglisht ne review : eshte shume domethenese!). Pra nuk ka si ta vendosi 69-n ne perspektiven e sotme (ashtu po, do ja vlente). Tarantino di vetem, psh qe nazistet (nazi, sic i quan ai ne filmat e tij) jane te keqij (bads guys)
dhe kaq. Biles shume dhe kaq - do thoshte vete Tarantinua, pse ça duhet te di me teper ? - do perfundonte habine e tij

mire e ka Tarantinua, pse ça i duhet me teper nje komunisti?
e kisha lexuar intervisten tek review-ja por shpetoi pa thene: nje idiot me brire nga te zakonshmit e perkedhelur prej konsumizmit amerikan.
Ka nje kategori te gjere njerezish jo te rinj ketej, madje moshe e mesme e tutje, me te njejten mendesi per boten tone si Tarantino, krejt jashte realitetit. Kur i ndeshnim ne fillimet tona ketej, ishte nje habi shoqeruar me venie ne loje. Them se hobi tjeter i preferuar i ketyre duhet te jene filmat vizatimore.
mendova se i filmonte nga kendveshtrimi i 2 protagonisteve superamerikan, konservatore. Pare ne kete prizem del si tip parodie.
Po keshtu doja ta shifja une filmin si kritike pasi dhe tarantino fokusohet mjaft specifikisht te kjo periudhe por nuk ndodh.
Antonioni te zabrieskie point vetem me skenen e orgjise ne shkretetire arrin te parashikoje vatjen per lesh te gjithe levizjes kulturore te asaj periudhe, ndersa ketu nuk kuptohet tamam se cka dash me thene tarantino, me i thurr lavde amerikanizmit te atyre filmave b-movies apo te nxirrte fajtore levizjen hipive nepermjet masakrimit qe u ben, apo ceshtje nostalgjie tip make america great again. Perndryshe Eshte nje kendveshrtrim mjaft bardhezi e personal dhe si i tille nuk te le shije te mire.
Duhet tw jete keshtu sic thua ti, une mendoja se ajo nazi bad guys ishte element stilistik, por tarantino e beka pa dashje 
Do vecoja gjithsesi skenat ne sheshin e xhirimit dialogjet e di caprios me vajzen e vogel aktore qe kane njefarw humori e ironie.
Jane dy gjera : revizionimi i historise (vrasja e Hitlerit tek Inglorious apo mosvrasja e Sharon Tate tek ky i fundit) nuk ka ndonje gje te keqe, ne vetvete, biles i jep filmave te tij dicka te ngazellueshme (fundja vetem ne kinema mund ta vrasesh Hitlerin, dhe, why not ?!! ).
Ndersa se si e filmon ai ngjarjen («si e vendos kameren » - si te thuash) eshte tjeter gje. Ketu hyn padija (inculte - thote frengu).
Ka nje detaj qe nuk te le te gabosh: ‘detaji’ kur Tarantino filmon personazhe te huaj (jo amerikane). Psh te fejuaren italiane te DiCaprios. Kooooomplet cliché !! Nje italiane nuk mund te jete vecse histerike, egocentrike, e çmendur etj etj etj.
Mendoj se fakti qe Tarantino nuk ben filma me temen e sotme flet shume. Qe do te thote : edhe kur ben filma me teme te se kaluares, ata mbesin VECSE ne kuadrin e asaj kohe : asnje rézonance me te sotmen. Asnje ! Thjesht stilizim i nje epoke (western tek ‘Thé hatefull 8’, fashizmi (nazi, sic thote ai) tek inglorious, rracizmi tek Django) dhe kaq.
O ho ho , me nje fjale. Ku rafsha mos u vrafsha.
pikerisht, ka mjaft cliche ne film. Brad Pitt psh filmohet me mjaft empati si cowboy ndersa sharon tate si nje femer e lakmuar e kaq.
Ose skena me Bruce Lee (po ashtu i huaj, pra jo amerikan ) : edhe pse skena nuk eshte e keqe, Tarantino nuk ka mundur ta ndaloje veten qe ta pershfaqe ate si tip karagjozi !

Nuk di se c’ka menduar i gjori Polanski kur ka pare filmin (ai ka kaluar nje periudhe sh sh te rende asokohe : imagjino te gjesh gruan tende shtatzane ne muajin e 9 te masakruar ne shtepi - llahtar).
Mua me duket se dhe ate ai e filmon si llaçke. Dakort, revizionon historine per hater te saj, por mënyra si ajo shfaqet ne ekran, per mua ishte ‘si pune torollaçke’
po ashtu shfaqet vertete si torollacke mendjelehte, e dashuruar pas vetes kur shef veten ne kinema: tarantinade, te dale ku te dale.
Nga ana tjeter duket sikur don te beje fajtore kulturen e dhunes qe ka hedhur rrenje nepermjet b-movies te kultura amerikane per masakren qe realisht i behet sharon tate. Besoj ky ka qene celsi i skenarit; roli i medias dhe kinemase ne plazmimin e nje shoqerie, njesoj si me rolin qe kane pop starer e medias televizive sot ne ndergjegjen e te rinjve dhe menyren si i shohin gjerat.
Ironikisht Hipit ne film edhe pse ideologjikisht kunder banorve te hollivudit, ishin ndjekesit me te medhenje te nje seriali te dhunshem hollivudian ikone.
Eshte dhe problemi i stilizimit : duke qene se forma kryesore e représentation Tarantinian eshte ‘second dégrée’ por, duke qene se nganjehere gjerat jane serioze (Sharon Tate ka qene njeri prej verteti, ka pas te afermit e saj, te dashurit e saj, në rastin konkret Polanski, qe per me teper eshte gjalle!), keto dy gjera bejne nganjehere qark te shkurter. Pra, stilizimi (second dégrée) dhe realiteti jo gjithmone shkojne bashke, pra mund te bashkejetojne, pra mund te kaperdihen nga spektatori. Une mendoj se Polanskit si ka ardh hiç, po hiç ama mire, kur ka pare gruan e tij (fundi tragjik i te ciles nuk ehste «nje llaf goje ») te representuar ashtu. Mua per vete (dhe une nuk kam arsye personale, por vetem etiko-morale) nuk me la hiç shije te mire…
ka pas mjaft perplasje me tarantinon ne fakt me sa kam lexuar per sa i perket reprezentimit si nga te afermit e sharon tate dhe jackie chan
Ketu ke te drejte. Por kjo nuk zgjidhet me stilizim, pra me second degree. Aq me pak me nje mbyllje PO ASHTU VIOLENTE, dhe po aq e stilizuar si dhune !!
Aaaa ! Nuk e dija kete !! Nga ty po e mesoj
Kjo e fundit, ne gusht te 1969-s, në muajin e nente te shtatezanise, u gjend e vrare nga disa anetare te sektit te kriminelit kalifornian Charles Manson
Polansky-n sikur e kane perndjekur fantazmat e Rosemary’s baby, qe krijoi 1 vit me heret 1968
Rolin e te ciles ai donte t’ja jepte gruas se tij, Sharon Tate, por producentet nuk pranuan…
(muziken e atij filmi, si shume rralle, jam i zoti ta riprodhoj me ze ose fershellime në cdo moment qe mund te ma kerkojne)

mos gaboj e ke lisuar ne 10 soundtrack-et e preferuara
por vertet shume ‘creepy’ kjo ngjarje aq me shume me cfare sapo shtove…
Njelloj Rosmary’s baby eshte horror shume ‘creepy’ (po aq sa i bukur)
Ne fakt, historia e reagimeve te te afermve qenka e vjeter, pra qe diten qe filmi u shfaq ne festivalin filmit ne Kane, në maj.
E shoqja e Polanskit (aktore vete, dhe sh e mire ne fakt), ka réaguar ne Instagram qe ate dite, duke u shprehur se Tarantino ka bere nje film qe neperkemb jeten e te shoqit te saj.
E sakte. Ka patur sy per’ ta pare menjehere qe nuk eshte ‘pune homazhi’ (sic pretendon regjizori), por denigrim, tallje menderje. Qofte dhe pa vetedije (per me teper qe ka sh mundesi qe te jete keshtu)
nuk eshte hera e pare qe ndodh ne art kjo pe te Sharonit, kjo eshte nje gje mjaft frekuente per raste te njohura si Sharoni, por edhe te panjohura, sepse nuk tregohen te gjitha andrallat personale. Arti ka aftesi profetike, kush kruhet me te, pa i dijte mire gjerat, e ha keq. Frymzimet e mdhoja artistike paguhen te gjitha nje me nje.
Uuuuu po, e kam pas bere ketu (ke Peshku vjeter). Nuk besoj se gjehet më… (do isha kurioz ta rishihja)

keshtu vazhdoni kruhuni me artin si Polansk koqja, e mijra koqe te tjere te ketij lloji.
Ka nja dy-tre tregime Edgar Poe koqja lidhur me sa me lart. E megjithse e dinte kete, prap e ka honger ne jete ashtu si kishte treguar profecine ne tregimet e tij.
Budallai i modh hidhet artistikisht ne lume, e 100 koqe te vegjel e ndjekin pas me breke e kanatjere.
pare/lexuar ketu:
Heu ! Po ti rrofsh !! Sa pune te mire paska bere kompjuteristi - do thosh Pierr

rosemary’s baby soundtrack, ka pas bere pershtypje edhe mua
Alors que les critiques se révèlent très positives, Emmanuelle Seigner n’a, elle, pas hésité à critiquer le dernier film du réalisateur américain sur Instagram.
!!
Di se per çfare flet ajo, ndaj ka reaguar qe ne krye te heres.
Di (se ç’flet) sepse:
- eshte aktore qe ka luajtur per herë te pare ne nje film te nje regjizori qe quhej Godard
- e ka te interesuarin (Polanskin) bashkeshort

i eshte kundervene kritikes qe ditet e para, bravo
ku osht task forc pedofili me dy cica, e ka zon kanceri dhe SIDA ne çdo cice:
Ne peshkun e vjeter ka patur mjaft prurje edhe te komentet, me sa mbaj mend.
Ana-h e ka pas hap si teme.
paska qene nga rubrika e pyetjeve
jashte teme
Top5 i filmave me teme Hollywoodin:
1. Mulholland Drive (regjia: David Lynch, 2001)


2. Sunset boulevard (regjia Billy Wilder, 1950)


3. Singing in the rain (Stanley Donen, 1952)


4. Maps to thé stars (David Cronenberg, 2014)


5. A star is born (George Cukor, 1955)


Hollywoodi po me kujton qe ka dhe lista me filma me Los Angeles si qytet jo vetem si sfond, por si personazh më vete në nje film:
top10 filma me Los Angeles:
1. Mulholland Drive (regjia david Lynch, 2001)

2. Sunset Boulevard (regjia Billy Wilder, 1950)

3. Inland Empire (regjia David Lynch, 2006)

4. The barefoot Contessa (regjia Joseph Mankiewitcz, 1954)

siç ka edhe…
top10 filma në New York :
1. West side story (regjia Robert Wise, 1961)

2. Taxi driver (Martin Scorsese, 1676)

3. Once Upon a time in America (regjia Sergio Leone, 1984)

4. Manhattan (regjia Woody Allen, 1979)

5. Two Lovers (regjia James Gray, 2008)

6.I’m a legend (regjia Francis Lawrence, 2007)

7.Cloverfield (regjia Matt Reeves, 2008)

9. Midnight Cowboy (regjia John Schlesinger, 1969)

10. Shadows (regjia John Cassavetes, 1959)

kete per NY e paskam pas bere dhe nje here tjeter: 
dhe duhen shtuar:
11.Inside Llewyn Davis (regjia nga vellezerit Coen, 2013)

12.Go gets some rosemary (regjia vellezertit Safdie, 2010)

13. Good time (regjia nga vellezerit Safdie, 2017)

14 Amerika – rapport de classes -Kafka - (regjia: Straub & Huillet, 1984)

15. The king of NY ( regjia: Abel Ferrara, 1989)

Stalker, po pate mundesi dhe deshire, na jep listen e 5 top policor muvi.
ka 3 nën-zhanre filmi policor:
I. filma me gangsterë (ose me serial-killer) - qe ka ne qender nje gangster
II. filma me dedektivë - qe ka ne qender policin ose dedektivin -
III. film noir - qe ka me se shumti si pikeshikim ate te viktimes (edhe tematika e filmave ‘femme fatale’ eshte shpesh e asociuar me kete nen-zhaner)
per filmat noir e kam pas bere nje liste:
per dy nen-ndarjet e tjera çik me vone
top10 filma me gangstere:
1. Once Upon a time in America (regjia: Sergio leone, 1984)

2. Casino (regjia: Martin Scorsese, 1995)

3. A history of violence (regjia: David Cronenberg, 2005)

4. Roberto Succo (regjia Cedric Kahn, 2001)

5. Dr Mabuse, der Spieler (regjia Fritz Lang, 1924)

6. The Goodfather 2 (regjia: Francis Ford Coppola, 1974)

7. Pulp Fiction (regjia: Quentin Tarantino, 1994)

8. Ghost Dog : the Way of the Samourai (regjia Jim Jarmusch, 1999)

9. King of New York (regjia: Abel Ferrara, 1999)

10. Sonatine (regjia: Takeshi Kitano, 1993)

falemneres, megjithse me interesojne shume policoret me kuptimin e vertete te fjales, dmth me intereson menyra se si zbulohet krimi (ose nuk zbulohet ne kto modernet),pra me intereson inteligjenca njerzore. Duhet te jene ato me dedektiv, siç i quan ti.
Kurse kto te tjeret ju bej bisht, jane shume brutale, vrasje presje etj. Njesoj si ju bej bisht atyre qe kane seks shqeto. Eshte e njejta gje, eros-thanatos, nuk ben mire per shendetin.
vetkuptohet pse me pelqejne filmat policore, sepse jam i zanatit, kam qen fuks 
harrova me thene qe me pelqejne shume edhe fantashkencoret, pranej je i lutur edhe per nje liste top film fantashkencor.
Jane filmat ‘me dedektive’, policeskët.
Neser me kësmet
top5 filma me dedektive (film policesk) :
1. Memories of murder (regjia: Bong Joon-ho, 2003)

2. Fargo (regjia: vellezerit Coen, 1996)

3. Mystic river (regjia: Clint Eastwood, 2003)

4. Blood work (Clint Eastxwood, 2002)

5. The private life of Sherlock Holmes (regjia: Billy Wilder, 1970)

top10 filma fantastiko-shkencor:
1. 2001, A Space Odyssey (regjia: Stanley Kubrick, 1968)

2. La jetée (regjia; Chris Marker, 1962)

3. The Abyss (James Cameron, 1989)

4. Robocop (regjia: Paul Verhoeven, 1997)

5. Artificial Intelligence: AI (regjia: Steven Spielberg, 2001)

6. Interstellar (Christopher Nolan, 2014)

7. Metropolis (regjia: Fritz Lang, 1927)

8. Arrival (regjia: Denis Villeneuve, 2016)

9. Minority report (Steven Spielberg, 2002)

10. Alphaville (regjia: Jean-Luc Godard, 1965)

11. War of Words (regjia: Steven Spielberg, 2004)

si dhe plot te tjere si “Matrix”, “Brazil”, “Star Wars”, “Gattaca”, “The Children Of Men”, “Twelve Monkeys”, “Blade Runner”, te gjithe “Planet of the Apes” (si psh Rise of… etj etj), “gjeresisht” te pelqyer por qe per mua, ncuk
Falimneres Stalker, sidomos per policoret, megjithse duhet me t’thon se m’ke hap i çike pune me i pa. Je tu mbo edhe mu kinofil.
Por mund te bejmeedhe nje liste me qytetet qe kane frymezuar kinematografine (ose thene ndryshe: qyteti jo si sfond ne film, por si personazh “më vete”).
top 50 : NJE QYTET, NJE FILM :
LOS ANGELES : “Mulholland Drive” (regjia: David Lynch, USA 2001)

PARIS : “Les amants du Pont neuf” [The lovers on the Bridge] - regjia Leos Carax, France 1991

ROME : “Roma” (regjia: Federico Fellini, Itali 1972)

LISBONË : “In the white city” [dans la ville blanche] - Alain Tanner, Portugali 1983

BUKURESHT: “I do not care if we go down in history as barbarians” (regjia: Radu Jude, Rumani
2018)

MEKSIKO : “Batalla en el cielo” [Battle in Heaven] - regjia Carlos Reygadas, Meksikë 2005

NEW YORK :" Once upon a time in America" (regjia Sergio Leone, USA 1984)

BEIRUT : “A perfect day” (regjia: Hadjithomas & Joreige, Liban 2006)

BUENOS AIRES : “Ronda Nocturna” ( regjia: Edgardo Cozarinsky, Argjentinë 2005)

STAMBOLL :“Uzak” (regjia : Nuri Bilge Ceylan, Turqi 2002)

SARAJEVË : “Ulysses’ Gaze” [To Vlemma tou Odyssea] - regjia: Theo Angelopulos, 1995

BARCELONË : “Todo sobre mi madre” [All about my mother] - regjia Pedro Almodóvar, Spanje 1999

KUALA LUMPUR :I Don’t Want to Sleep Alone" (regjia: Tsai Ming-Liang, Malajzi 2007)

LONDËR : “Blow-up” (regjia; Michelangelo Antinioni, Angli 1966)

vijon
i nderton listat me lehtesine me te madhe si te ishin hicgje.
Dhe me kollajllekun qe i prodhon sikur nuk bejne pershtypje, u bene listat ‘a dime a dozen’ kete vere
ose me duken mua ashtu per shkak te lodhjes se ne terezi s’jemi gjithnje
them do intrigohesha me shume po te ishin vetem lista titujsh pa ato ilustrimet
sidomos me kete te fundit liste 50eshe te ze ankthi
tek kjo pra lista 50eshe Kuala Lumpur e I don’t want to sleep alone me pelqen shume e do e kisha me lart.
Ne listen e filmave me dedektive, 1shi dhe 2shi per mua luftojne me grushta per vendin e 1re. Te faleminderit dhe ndjese per nderprerjen e ndjekjes. Nga ana tjeter gjithe keto lista paskan efekt psikologjik si me siper, kush e dinte.
Fargo eshte i shkelqyer fare-fare falë ironisë (e kam pare disa here kshu qe e mbaj mend mire)
Qe ne fillim ai fillon me nje tabele rrenacake, goxha ironike per te qene e vertete:


nderkohe qe me kujtohet shume mire qe credits ne fund te filmit thone mire e bukur se historia eshte puro fiksion (jo rastesisht filmi ka fituar Oscar per skenar origjinal në 1997).
Pra ka nje deshire te vullnetshme nga ana e regjizoreve-vëllezer per ti ‘perkundur’ spektatoret me idene se filmi eshte nje ngjarje e vertete (apo s’vdes spektatori amerikan per ‘tru story’
) , e per ta zgjuar me pas, gjithmone spektatorin, permes skenave te nje dhune te paparë, te shkaktuara nga akte krejt banale dhe te rastesishme: bora skuqet literalisht nga gjaku, dritat e kuqe te kerreve verbojne literalisht ekranin etj etj:

Sa per listen e filmave frymezuar nga nje qytet (ose, 'filma-ku-qyteti-eshte-personazh-më-vete’), ajo eshte me teper se subjektive, sepse per te njejtin qytet, mund te kete dhjetra filma. per me teper qe, disa te tille si Lisbona apo Roma apo New Yorku jane hatashmerisht kinozhenikë (siç ka njerez fotozhenikë, ka dhe qytete kinozhenikë) dhe eshte pothuaj e pamundur te zgjedhesh vdetem nje (per shembull, per Romën hezitova midis Fellinit dhe “Caro Diario” te Morettit (ne te cilin, po ashtu, Roma eshte literalisht personazh qendror!!). Ose Lisbona (fare mire per te mund te vija “Perpara rini” (Juventude em marcha") te Pedro Costas (per periferine ultra kinozhenike te atij qyteti).

E keshtu me rradhe…
vazhdim:
top 50 : NJE QYTET, NJE FILM :
TOKIO : “Street of shame” (regjia: Kenji Mizoguchi, Japoni 1956)

ÇIKAGO : “The Dark Knight” (regjia Christopher Nolan, USA 2008)**

ASTANA : “Chouga” (regjia: darezhan Omirbayev, Kazakistan 2008)

SINGAPORI : “Be with me” (regjia Eric Khoo, Singapor 2005)

NANTE : “Lola” (regjia: Jacques Demy, France 1961)

HO CHI MIN VILLE (Qyteti Ho Shi Min) : “Big father, small father and other stories” (Phan Đăng Di, Vietnam 2016)

PNOM PENH : “Diamond Island” (Regjia; Davy Chou, Kamboxhia 2018)

MEMPHIS : Mystery train (regjia: Jim Jarmusch, USA 1989)

TIRANA : “Tirana viti zero” (regjia: Fatmir Koçi, Shqiperi 2002)

ALGJER : “Më mirë Romën se sa ty” (regjia Tariq Teguia, Algjeri 2008)

BERLIN : “Possession” (regjia: Andrei Zulawski, Gjermani 1981)

vijon
si s’e kam pare Perpara rini, me eshte dukur i veshtire se tenrova ne fillim fare. Ilustrimi sjelle nga ty - nje foto e papare…
Nuk ndjek dot ne listen e gjate por mund te ndaloj aty ketu ku ndalon dhe syri.
tek Dedektivet, Memories of a murder eshte sh i bukur dhe u kuptua puna e Fargos vendi 2te
vazhdim:
top 50 NJE QYTET, NJE FILM :
NAPOLI : Viaggio in Italia (regjia: Roberto Rossellini ,Itali 1954)

SHANGAI : “I wish, I knew” (regjia Jia Znag-ke, Kinë 2011)

PATERSON : “Paterson” (regjia: Jim Jarmusch, USA 2017)

CHENGDU : “24 City” (regjia: Jia Zhnag-ke, Kine 2008)

ROTERDAM : Spetters (Paul Verhoeven, Hollande 1979)

KALKUTA : “Mahanagar” (The big city) - regjia: Satyajit Ray, Indi 1963

HONG KONG : “Chungking Express” (regjia; Wong Karwai, Kinë 1994)

FENGJIE : “Still life” (regjia: Jia Zhang-ke, Kinë 2006)

RIO DE ZHANEIRO : L’Homme de Rio [The Man from Rio] - regjia Philippe de Broca, Brazil 1964)

MANILA : Insiang (regjia: Lino Brocka, Filipine 1976)

MIAMI : “Miami Vice” (regjia: Michael Mann , USA 2006)

-RECIFE : O Som ao Redor [Neighboring sounds] -regjia: Kleber Mendonça Filho (Brazil, 2012)

SAN FRANCISCO : “Dirty Harry” (regjia: Don Siegel, USA 1971)

TAIPEI : “Taipei Story” - regjia: Edward Yang (Tajvan, 1985)

TEHERAN : “Ten” (regjia: Abbas Kiarostami (Iran, 2002)

TORINO : “Profondo rosso” - regjia: Dario Argento Itali, 1975

VENECIA : “Summertime” - regjia: David Lean (Itali 1955)

VJENA : “The Third Man” (regjia: Carol Reed, Austri 1949)

u bene shume, une nuk mund t’i shoh te gjithe keto, bile as mund t’i lexoj titujt, u lodha rruges.
megjithate jam kurioz per Mosken dhe Pjeterburgun (kujdes se mos vesh ndonje film qe i pelqen edhe Putinit qe eshte kryetari i shtetit me kinofil qe ekziston)
Prej ketij filmi kam njof Pavian, e kushedi sa here kam bere plan ta vizitoj kur kam kalu afer ne autostrade, por kur vjen momenti nuk behem mukajet, ndoshta se e di qe do te gjej nje gje tjeter, ose me keq, qytet medioker, si gjithe te tjeret.
grand muzik
tu bo sullaco ne jutub, ndesha ne keto komente:
Marcello Carboni
Un film veramente irrispettoso nei confronti dell’originale di Godard
Ken Dux Unlimited
anche Godard non è mai stato molto rispettoso nei confronti di amici, colleghi e dei fan dei suoi stessi film. GODARD è un F-A-S-C-I-S-T-A.
dmth sado te jesh ekstremisht nje gje, me siguri do te dale ndonjeri qe eshte me ekstrem se ty, e natyrshem do te akuzoje se je ne ekstremin e kundert.
Pra perkatesia politike (dhe jo vetem) eshte nje iluzion, realiteti eshte njeriu eshte vetem si qen bir qeni ne bote (nese i perket nje grupimi, por edhe nese nuk i perket, gjithçka varet se çfare ndjen).
Me siguri qe kete fraze me siper do ta kete thene Godard si i modh qe osht.![]()
Godard me siguri osht i modh, por akoma nuk e kemi gjet: osht fashist i modh apo komunist i modh?
meqe e pashe, konfirmoj cfare thua per aktoret. i japin vlere filmit. gjithashtu Brad Pitt ne loje te mire.
nuk e bera do lidhjen sidoqofte per neperkembjen e jetes se roman polaski e sharon tate
film i gjate shume per ate qe thote.

