Bjeri t'i bijmë sa majtas djathtas

70 postime 6230 shikime 10 shkurt 2018 në 10:42 e paradites
InkuizitoriMoth

Fjalët, përkufizojnë botën, nëse nuk do të kishte fjalë, nuk do të kishim mundësi të flisnim, për asgjë. Por bota rrotullohet, dhe fjalët janë ende aty, fjalët konsumohen, plaken, humbasin kuptim dhe të gjithë ne vazhdojmë t’i përdorim, pa e kuptuar se po flasim, për asgjë - Gaber

Djathta Majta

-Teksti, kënga dhe këndimi Giorgio Gaber (1996)-

Të gjithë ne akuzojmë historinë,
por unë them se faji është i yni,
është e qartë se njerëzit nuk janë seriozë,
kur flasin për të majtë apo të djathtë.

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Të lahesh në vaskë është e djathtë
kurse të bësh dush është e majtë
një paketë Marlboro është e djathtë
kontrabandë është e majtë

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Një supë e mirë është e djathtë
një sahan çorbë është gjithnjë e majtë
të gjithë filmat që bëjnë sot janë të djathtë
nëse mërzisin janë të majtë

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Këpucët atlete të gjimnastikës ose tenisit
kanë akoma shije pak djathtas
por mbajtur të ndotura dhe të pa lidhura
janë prej budallai më tepër se i majtë

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Blu-xhinset që janë një shenjë e majtës
mbajtur me xhaketë shkojnë drejt të djathtës
koncerti në stadium është i majtë
çmimet janë pak të djathtë

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Patatja natyrshëm është e majtë
shtrydhur si pure është e djathtë
pshurrja në shoqëri është e majtë
haleja është gjithnjë në fund djathtas

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Pishina e bukur, blu dhe transparente
e qartë që është pak e djathtë,
ndërsa lumenjtë, të gjitha liqenet, edhe deti
janë prej muti më tepër se të majta

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Ideologjia, ideologjia
megjithatë unë ende besoj se ekziston
është pasioni, obsesioni i diversitetit tënd
që për çastin nuk dihet nga është
ku nuk dihet, ku nuk dihet

Unë do të thoja se bërxolla është e djathtë
sallami është i majtë
çokollata zvicerane është e djathtë
marmalata është ende e majtë

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Mendimi liberal është i djathtë
tani është i mirë edhe për të majtën
nuk dihet nëse fati i mirë ndodhet djathtas
fati i keq është gjithnjë i majtë

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Përshëndetja e fuqishme me grusht të shtrënguar
është një gjest i lashtë i së majtës
ai i viteve 20 pak romak
është prej mutmuti përveç se i djathtë

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Ideologjia, ideologjia
pavarësisht megjithatë ende besoj se ekziston
është të vazhdosh të afirmosh një mendim dhe përsenë e tij
me justifikimin e një kontrasti që nuk ekziston
nëse ekziston kushedi ku është, nëse ekziston kushedi ku është

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Gjithë moralizmi i vjetër është i majtë
mungesa e moralit është djathtas
edhe Papa kohët e fundit
është pak majtas
tani është Djalli që ka shkuar djathtas

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Përgjigja e masave është e majtë
me një vithisje të lehtë djathtas
jam i sigurtë që bastardi është i majtë
biri i kurvës është djathtas

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Një grua e emancipuar është e majtë
e përmbajtur tashmë është pak më tepër e djathtë
por derr pidhi mbetet gjithnjë një joshje
që shkon përshtat si majtas ashtu djathtas.

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Të gjithë ne akuzojmë historinë
por unë them se faji është i yni
është e qartë se njerëzit nuk janë seriozë
kur flasin për të majtë apo të djathtë.

Por çfar është e djathta çfar është e majta

Djathta majta
Djathta majta
Djathta majta
Djathta majta
Djathta majta
Mjaft!

InkuizitoriMoth

Povero grande Gaber, asnje nuk kujtohet me per te; sipas ligjit te rrefimit historik, çdo i madh harrohet mbas vdekjes per te pritur ringjalljen ne madheshtine e vertete.

InkuizitoriMoth

image

Vlonjat

Tiku une mendoj se e majta dhe e djatha me shume se skaje jane nje etape e jetes. Ne pergjithesi “la gente comune” e nis si i majte ne rinine e tij te hershme dhe mbasi martohet e behet me femije e ngrys si i djathe. Persa kohe qe nuk posedon gje, ideali i barazise, vllazerise, i nje shoqerie pa klasa por me nje klase punetore jane idete qe te perfaqesojne dhe justifikojne pozicionin tend ne shoqeri. Por dardha e ka bishtin mbapa do thoshte Nikollaqi i Olimbise!

InkuizitoriMoth

Kjo me teper se etape eshte perseritje ne ameshim i konfliktit shkaterrimtar eter dhe bij, i kushtezuar nga konflikti zanafillor Zot dhe njeri.

InkuizitoriMoth

o peshq qe rrini gjith diten duke diskutu per politike, mire qe nuk komentoni, ndoshta nga halli se ndjeheni te akuzuar nga teksti, por te pakten citoni ndonje strofe qe ju ka pelqyer me teper nga kjo vjershe fantastike.

mu psh me pelqe shum kjo strofa e koshiences ekologjike:

Pishina e bukur, blu dhe transparente
e qartë që është pak e djathtë,
ndërsa lumenjtë, të gjitha liqenet, edhe deti
janë prej muti më tepër se të majta

me se qarte pershkruar dyfelerisht se industria artificiale pa kriter e pishines mbush me mut natyren, lumej, liqene dhe dete.

Pjer

por nese nuk dihet, athere si percaktohet qe kjo eshte e/i djathte e kjo eshte e/i majte.

raqi

Ka nevoje per nje rregullim. Eshte prezzi jo pretti. Dmth koncertet jane te majte por cmimet ( e biletave) jane te djathte.

Nejse! Eshte spjegim madheshtor dhe me vlere jo vetem artisike por dhe shkencore i dallimit midis ideologjive bazike qe i luajten mendjen miletit.

InkuizitoriMoth

falemneres e rregullova. Ne fillim e kisha perkthyer çmim, por meqe vura qe kishte disa versione, plus hoqa disa vargje te pakuptushem ne kontestin albanez, bera nje lemsh. Pastaj vendosa ta ndjek ne video, e ne vend te prezzi degjova preti, lapsus religjoz :grinning:

ja nje strofe e hequr qe e kupton Pjeri:

Canticchiar con la chitarra è di sinistra
con il karaoke è di destra
i collant sono quasi sempre di sinistra
il reggicalze è più che mai di destra.

InkuizitoriMoth

Pjer, nuk percaktohet pra ne epoken ngambrapa, ky eshte nje nga kuptimet e tekstit.

Pjer

pa perktheje kete qe e solle tani

InkuizitoriMoth

jane tre fjale qe jane veshtire te perkthehen poetikisht dhe te kuptohen kontesti i tyre ne boten perendimore ne kohe te qepes.

karaoke = te kenduarit duke ndjek videon me titra

i collant = corape dhe breke bashke per gra (stil modern, i majte)

reggicalze = mbajtese çorapesh per gra (stil klasik, pra i djathte)

InkuizitoriMoth

ahahaaha :laughing:

por gjithe ky eksitim nuk ka lidhje me zhvillimin shkencor, por me nje arketip erotik.

Belul, pa mundohu ta gjesh kte arketip.

BeluliXVI

po lere arketipin se nuk eshte nje… ose me mire ; kjo foto ka shume interpretime si psh forma erotike e Apollos qe na con te diqitura e fotos ; kujto Apollon , bej gati prapamodernen.. :rofl:
e me qe ra llafi te kjo teme , shiko cfare konfirmon shkenca:smiley:

InkuizitoriMoth

ti mund ta lesh arketipin (ne kete rast te penisit), por nuk te len arketipi ty!

Pjer

i modho, çfare eshte kjo arketipi, a mund te ma shpjegosh, se me duket sikur per here te pare po e nigjoj

InkuizitoriMoth

Arketipi i nënës është një shembull veçanërisht i goditur. Të gjithë paraardhësit tanë kishin nëna. Ata u zhvilluan në një mjedis që e përmbante nënën ose zëvendësuesen e saj. Ne nuk do të kishim mbijetuar pa lidhjen tonë me një kujdesues kur ishim vetëm foshnje të pambrojtura. Është e arsyeshme të mendosh se ne jemi “ndërtuar” në një mënyrë që reflekton mjedisin tonë evolutiv: ne vijmë në këtë botë të gatshëm për ta kërkuar nënën, për ta dashur atë, për ta njohur atë, për t’u marrë me të.
Kështu, arketipi i nënës është aftësia jonë e gatshme tashmë për të njohur një marrëdhënie të caktuar, atë të mëmësisë. Jungu tha se ky është një koncept abstrakt, dhe se ne e projektojmë shpesh arketipin në botën e jashtme, zakonisht tek nënat tona. Edhe kur arketipi nuk gjen një person të caktuar të gatshëm, ne priremi të personifikojmë arketipin, pra ta kthejmë atë në një personazh mitologjik librash. Ky personazh simbolizon arketipin.
Arketipi i nënës simbolizohet nga nëna e hershme ose “nëna tokë” e mitologjisë, nga Eva dhe Maria në traditat perëndimore ose nga simbole më pak personale si p.sh. kisha, kombi, pylli apo oqeani. Sipas Jungut, dikush, nëna e të cilit nuk ka arritur të kënaqë kërkesat e arketipit, mund të jetë një person që e kalon jetën e tij duke kërkuar rehat dhe paqe në kishë, ose duke u identifikuar me “kombin” e vet, ose duke medituar me figurën e Marisë, ose duke bërë një jetë afër detit.

Pjer

flm per mundimin, por prap nuk iu afrova te vertetes, a mund te gjesh nje fjale shqipe qe i perafrohet kesaj fjale, dhe te ma japesh shpjegimin edhe me shembuj, flm,

Xixa-g

Si tha ai profesori im i dikurshëm tirons i fakultetit, kur ju drejtua dikujt që bënte sikur s’merrte vesh:

Ndigjo mër çun, ne bojm punën ton dhe sun kena ardh’ ktu me t’rregullu ty për fare!

InkuizitoriMoth

Ja po ta perkthej nga Wiki me pak a shume.

Prejardhja e fjales arche=origjinale, zanafillor; tipos=model, ekzemplar, marke, tipik

Ne filozofi perdoret per ide paraekztstuese dhe primitive, si psh idete platonike qe ekzistojne si ide ne vetvete., ne psikologji perdoret per te tregu idete instiktive dhe te predeterminuara te inkonshit njerzor etj.

Tani trego qe e kuptove mesimin dhe mundimi im nuk shkoi kot duke na treguar idene arketip te fotos se Belulit. Nuk eshte suma, se e di qe aty e ke menjen, kerkoje ne vend tjeter, pastaj lidhe me sumen po deshe.

Pjer

xixa, puna eshte se une nuk bej sikur nuk kuptova, ne fakt une bej sikur nuk kuptoj tek puna (magazina) por jo ketu, dhe i modhi u mundua te ma shpjegoje por dukej sikur fliste me vehten e jo me mua qe e nigjoja per here te pare ate koncept,

Pjer

tani i modho, me sill te lutem shembuj, me nderto fjali me kete fjale qe te arrij te kuptoj se ç’kuptim ka,

Pjer

hajde pergjigje hajde, tamam pergjigje k…
imagjino te jesh ti para shum studenteve dhe te te pyesin per nje gje, dhe ti pas pergjigjes se pare e te dyte, tu nxjerresh penisin, imagjino se çfar fiasko do jete per tya.

Xixa-g

archeopter-
ja po të jap edhe unë një tjetër shembull

po nuk arrite të shohesh se arketipi i kujt është osht ky arkeopteriksi, harram voet e zime qi t’ka dhon nona m’vegjli

bon vaki m’thuj se osht i gjeldetit t’Peqinit

Pjer

i modho, ma nderto dhe nje here shpjegimin e pare, por me shembuj,
mos u merzit se edhe ketu, kur nuk e kuptoj nje fjale, iu them belgjeve te me sjellin sinonimin e asaj fjale dhe shembuj me fjali.

Xixa-g

hej ç’je tu ju bo belgjve t’magazinës ti mor byrazer, zbor për besë, zbor… me kapterr Pjerin

Pjer

“po nuk arrite te shohesh se arketipi i kujt osht”
ketu me rri, ma nderto dhe nje here fjaline duke sjelle nje fjale tjeter sinonim apo te perafert me te.

InkuizitoriMoth

Pjer, fakju banana arketip:

Pjer

qe do te thote …
ketu nis shpjegimi per mua

BeluliXVI

paskesh te drejte ai kur tha ; ‘‘grimca te ardhura nga kozmosi jemi…, zero absolute jemi !’’.:smiley:

gjembi

Mos na mbetet me barre dhe shoferi i Teslas!

Aquamarine

We live in a world of opposites. Nese s’do kishim te majte e te djathte, atehere gjykimi do t’i takonte vec Zotit, me sakte, njerezit do ta pranonin se gjykimi i takon vec Atij.

InkuizitoriMoth

aquamarin, ku ke hum? Thash se nuk do te shifshim mo si disa te tjere qe jan zhduk kohet e fundit.

Njerzit pranojne ose mendojne se gjykimi i takon Zotit, por Zoti nuk gjykon, gjykojne Parimet e Tij. Dmth kush del jashte Parimit eshte sikur del rruga dhe bie ne kanal.

InkuizitoriMoth

Pjer kape edhe i her tjeter archetipin:

image

Aquamarine

Pak a shume cfare desha te thoja. We either do gjykojme nga mendja jone e bombarduar (e ngaterruar) nga multifrekuenca vibe-sh, or do te admirojme bukurine e pamate te Parimeve te padukshme qe mbrojne levizjen me shpejtesi konstante te gjithckaje ne Gjithesi, te Gjallen qe prehet madherisht ne Univers.

P. S: sa here nis ndonje pune intensive zhdukem nga gjihe social media se ndryshe nuk perqendrohem dot, po e shkela nje dite e te futem n’peshk apo diku tjeter, ngec aty. But yes, edhe mua m’kane munguar shume guret e cmuar virtuale. :slightly_smiling_face:

InkuizitoriMoth

Fuksi është i majtë, disidenti është i djathtë,
la figa è di sinistra, il cazzo è di destra.

InkuizitoriMoth

Gjeniu është i bullëzuari në fëmijëri dhe rini që arrin të hakmerret në pleqëri duke bullin si intelektual akademik mbi masat e gjëra popullore që adhurojne Viçin e Artë të intelektit.

InkuizitoriMoth

Figura e intelektualit është diabolike jo sepse ka me tepricë intelekt dhe dijeni, por se ka vetëm intelekt e dijeni, të cilat i konsideron të vetmet virtute me vlere.

InkuizitoriMoth

-Nuk bën ajo shtëpi, parketi është i vjetër dhe kërcet nën këmbë, dëgjohen hapat.
-S’ka gjë, kërcitja e hapave dëshmon që kemi edhe hije akustike që na shoqëron kudo si hija nën diell.
-Edhe pozicioni është i keq, për çudi jehona e zërave të kalimtarëve në rrugë pasqyrohet dhe amplifikohet, duket sikur ata kalojnë pranë dhomë si fantazma.
-Aq më mirë, çudia në fjalë vazhdimisht të kujton se bota tjetër ekziston.

(nga Ditar i një fuksi)

magdalena_tirana

megjithmen

InkuizitoriMoth

Duçja, Fyhreri dhe Sekretari i Parë shënojnë Fundin e Kombit dhe fillimin e Epokës Postmoderne; italiani i fundit është Musolini, gjermani i fundit është Hitleri, rusi i fundit është Stalini, pas tyre ka vetëm globalistë internacionalistë me pashaportë përkatësisht italiane, gjermane dhe ruse, që hanë përkatësisht pastashuta ala matrinjana, salçiçe me birrë bavareze dhe sallatë ruse.

InkuizitoriMoth

“Tragjikja është komike” e Beketit do të thotë që ngjarja më tragjike - Kryqzimi - është ngjarja më komike, gjë që del sheshit në epokën postmoderne - thënë ndryshe Ditët e Fundit - ku qeshet vazhdimisht hahaha, ndërkohë që tragjizmi është gaz drrasë. Kurrë ndonjëherë në histori nuk është prodhuar një sasi kaq stërmadhe humori dhe parodie sa në kulturën perëndimore, nisur nga shek. i kaluar. Rekordin botëror e mban kultura amerikane, ku kudo në kulturë parodizohet dhe ngado në medja buçet hahaha-ja që fsheh tragjizmin e thellë ohohoh e ahahah.

Arb1

I Motho,nje pyetje:Pse mendon se rusi i fundit eshte Stalini e jo Putana?Aq me teper qe Stalini nuk ishte rus.

magdalena_tirana

sepse stalini s’ishte rus

Arb1

E mora pergjigjen.Stalini ishte rusi i fundit ngaqe nuk ishte rus.Hitleri eshte gjermani i fundit ngaqe nuk ishte gjerman.Po Ducja valle,te kete qene italian?

InkuizitoriMoth

Asgjë nuk kuptohet dhe shpjegohet në botë dhe në histori pa pranuar dhe u nisur nga pikpamja providenciale, e cila qendron mbi të gjitha pikpamjet e tjera, ndryshe bota rezulton absurde, konfuze dhe mizore.

magdalena_tirana

#dojadalim

immagine

InkuizitoriMoth

Zbriti shkallët e WC publike nëntokësore që ndodhej mbrapa Komitetit Ekzekutiv, dhe në çdo shkallë që zbriste drita mpakej dhe shtohej era amoniakale e urinës që të shponte hundët, shoqëruar me erën kutërbuese të eskrementit të shtaxhionuar në vite që kishte nginjur deri edhe muret. “Ptuh, çfar ere!” tha me përçmim duke shfryrë me neveri flegrat e hundës. I dha një monedhë 2 lekëshe jevgës plakë veshur me xhub muratori blu të zbardhylët, që mospërfillëse i hodhi një kanoçe ujë majolikës allaturka së përdorur nga të tjerë më parë. Mbylli derën, zbërtheu pantallonat, u ul galiç dhe i skuqur në fytyrë nga sforcimi duke rënkuar me gulçime: “ëh-ëh-ëh”, filloi të shtërngonte muskujt e barkut dhe të ngambrapës me ritëm alternativ derisa ja arriti qëllimit: filloi të jashtëqiste duke nxjerrë currilin e urinës pak sekonda më parë si paralajmëruese për ardhjen e magmës ngjitëse nga thellësitë e rropullive. Megjith imazhin e mjerë që e rrethonte, tamam një birucë burgu ku çdo gjë kishte ngjyrë kafe-verdhane si spirrë dizanterie, deri edhe drita e lëshuar nga një poç i varur në tavan rrezatonte të njëjtën ngjyrë, shijoi çlirimin primordial të jashtëqitjes me dimensione kozmike, shoqëruar me aromën e mutit, që i dukej tepër e këndëshme si parfum perëndie sepse ishte muti i tij, nuk ishte i të tjerëve që qelbej erë.
Duke ngjitur shkallët për të dalë në dritë mbi tokë në ajër të pastërt, i lehtësuar shpirtërisht sepse i çliruar nga nevoja fiziologjike, mendoi me trishtim se saktë e njëjta gjë ndodh me mendimet tona krahasuar me të tjerëve, dhe menjëherë në vazhdim mendoi se në një moment të tillë liberator Sartëri duhet të ketë marrë zbulesën gjigande që përkufizon shkëlqyeshëm shoqërinë individualiste të Oksidentit: Dhjes, pra jam.

(nga Ditar i një fuksi)

Arb1

Një nga perlat e të Mothit,krahasimi që u bën mendimeve tona me mutin tonë.Kjo duhet te jete nje nga te keqijat e njeriut,qe mendimet e veta nuk i bien erë, ose edhe më keq, i bien erë të mirë. Sikur të ndodhte ndryshe,në botë do kishte shumë më pak gomarlliqe besoj.

InkuizitoriMoth

Nuk e di cila është më e mynxyrshme: mospranimi i të së vërtetës, apo pranimi i saj hipokrizisht sa për sy e faqe.

InkuizitoriMoth

Jashtëqet burri me ngambrapen zbuluar ngambrapa ferres, dhe sapo çohet, pa lidh akoma ushkurin, ankohet: “Yfff, çër ere që vje! Kush e boni?”
-Po ti e ke bo or burr, se je i vetmi me brek n’dor!

InkuizitoriMoth

Sipas mendësisë arkaike presokratike elementët primordialë të krijimit të botës ishin katër: dheu, uji, ajri, zjarri (4 rrënjët e qënies, sipas Empedoklit). Ky vizion arkaik përputhet saktë me vizionin shkencor të fizikës moderne që tregon se lënda ekziston në katër gjëndje: e ngurtë, e lëngët, e gaztë, e flakët (gjëndja e plazmës, energjia), dhe të fiziologjisë brëndafutëse të organizmave të gjalla: ha, pi, thith oksigjen, ndiz kalori. Sigurisht edhe të fiziologjisë jashtëqitëse: dhit, shurro, hukat gaz karbonik, humb energji.
Qenia zhvillohet ndërmjet këtyre dy proçeseve fut e qit.

InkuizitoriMoth

-Ti pse shkruan kur nuk fiton gjë?
-Shkruaj për nevojë, e kam nevojë të domosdoshme të shkruaj, njësoj si ti e ke të domosdoshme të bësh nevojën e madhe të parajmëruar nga ardhja e nevojës së vogël.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Synimi progresiv i dizajnit është të përmirsojë funksionalitetin duke asgjësuar materialitetin.

InkuizitoriMoth

La plus grande malice du diable est de faire croire qu’il n’existe pas - Baudelaire

Djallzia përfundimtare dhe më e madhe e Djallit është dëshmi dhe thirrje për Dashuri Universale pa Parime! - i Modhi :smiley:

InkuizitoriMoth

-Pse ke mbiemër krishterë dhe jeni myslimanë?
-Sepse stërgjyshët e mij kanë qenë të krishterë, pastaj u konvertuan në myslimanë.
-Aha e kuptova, jeni nga ata që kanë tradhëtuar fenë.
-Jo fenë, besimin e kishtere; pastaj nuk më duket kaq krim i madh si të tradhëtosh fenë në kuptimin e plotë të fjalës, siç ka ndodh në të dikurshmen ateiste dhe në të sotmen laike.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Të mos bësh kalamaj, fenomen social tipik postmodern, do të thotë të jesh në një vend e të mos të lëvizësh për të shkuar në çfardo tjetër vend, dmth të rrish në vendnumro, paralizë totale, alias situata kulturore postmoderne ku vlen vetëm individi tek pullë si qofte ke daja.
Të bësh kalamaj do të thotë të lëvizësh në kohë dhe hapsirë.

InkuizitoriMoth

Gjithanej dëgjohet: Uf çër vape! Vdiqëm!
Nëse je me shëndet të mirë shpirtëror dhe trupor, ke ngrënë dhe pirë si dhe sa duhet, e nxehta e shkretëtirës është e bukur po aq sa është i bukur i ftohti arktik. Afshi përvëlues i korrikut është gjëndje lumturie puro: diell verbues, plazh, tropik, Afrika, mirazhe. Vuajtja nga damfi i të nxehtit do të thotë se ka diçka që nuk shkon shpirtërisht, që të djeg ferri flakërues brënda; dhe sa më shumë ankohesh, aq më shumë shtohen vuajtjet.

InkuizitoriMoth

Vlera dhe virtuti i vërtetë i intelektualit është të dëshmojë shfaqjen e arkaikes në modernitet, në mënyrën të degraduar ose, akoma më mirë, të zhvilluar më tej dhe përmirsuar. Intelektuali nuk ka gjë tjetër me vlerë në trastë, pa këtë virtut, rezulton mbeturinë toksike të arrogancës infernale, përzjerë me trapllik narçisist.

InkuizitoriMoth

Rasti është mënyra se si na shfaqet Zoti në jetën tonë, të cilin e vemë re rastësisht vetëm kur na paraqitet rasti fatlum, ose për indiferencë nuk e vemë re kur e humbim rastin.

InkuizitoriMoth

Përshtypja e parë për një person të sapo takuar është saktë e vërteta për të si karakter, të cilës nuk para i besohet sepse vjen me shkreptimën e zbulesës (ose intuitës në versionin laik), por më pas fatalisht pendohesh, sepse çfar ndodh më pas vërteton me fakte në dorë pështypjen e parë që nuk është dashur të besohet.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Kush bën kulturë quhet kulturist.:smiley:

InkuizitoriMoth

Globalizmi fiton - në mënyrë pozitive, jo siç ndodh sot - nëse bashkohen në harmoni nocioni i atdheut me të mëmëdheut; por më parë duhen të jenë bashkuar në harmoni nocioni i Atit me të Nënës në shpirtin e atdhetarit mëmëdhetar, ku mami dhe babi vazhdojnë të grinden historikisht për hiçmosgjë si rëndom në sherret shtëpijake dy dhoma e një kuzhinë nuk dalin paret deri në fund të 15 ditëshit.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Ka atdhetarë dhe mëmëdhetarë që grinden në mes tyre, por akoma nuk kanë dalë ata burra dhe gra që janë atdhetarëmëdhetarë.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Zhgënjimi i rivolucionarëve nga Revolucioni ndodh para se të ndodhë si fakt, sepse çdo revolucionar i vërtetë e di në zemrën e tij se çfarë po bën - rebelim prometean kundër autoritetit -, është e gabuar, por ai nuk mund dhe nuk di të bëjë ndryshe në një botë të gabuar që përpiqet ta rregullojë çfarë është shtrembëruar në origjinë të kohëve. Për këtë arsye Revolucioni dhe revolucionari janë të dënuar të dështojnë dhe një revolucionar i vërtetë e di se çfarë e pret kur tajfuni të kalojë. Revolucioni është një ngjarje absurde dhe revolucionari është një figurë absurde, një vetëvrasje potenciale që Majakovski dhe Esenini patën burrninë ta bëjnë reale, ndryshe nga të zhgënjyer të tjerë bythpamukë që vazhduan të jetojnë të vdekur të pakallur (psh Pastërnak dhe Bllok).