Biznesmenë të të gjitha vendeve, bashkohuni (“The young Karl Marx” – film gjermano-belg me regji te Raoul Peck)

52 postime 5035 shikime 2 nëntor 2017 në 10:44 e paradites
STALKER

Hakshe hakshe, filmi do ish dashur te titullohej “Marksi dhe Engelsi i ri” sepse ai i jep hapsire (dhe kohe!) sa njerit aq edhe tjetrit. Dhe kjo per nje arsye te thjeshte: duke i vendosur ngjarjet ne periudhen midis viteve 1844 dhe 1848, në kohën kur gazetari-filozof gjerman 26 vjeçar Karl Marx, per arsye te mbylljes se gazetes ku punonte (çensura prustiane e kohes) largohet nga Boni dhe vendoset ne Paris (bashke me Jenny von Westphalen, gruan e tij me origjine aristokrate), filmi rrefen takimin e tij me ekonomistin Friedrich Engels, te birin e nje industrialisti te pasur gjerman, pronar i disa fabrikave tekstili ne Angli. Asokohe, ky i fundit kish rene keqazi ne dashuri me nje punetore (te debuar!) te fabrikes se te jatit ne Mançester.

Filmi, më shume se biografik, eshte nje «buddy movie», pra nje film qe rrefen miqesine mes dy shokesh (gje qe më kujton «budy movie» të shkelqyer si «Husbands» i Cassavetes (1970) apo « Superbad » i Greg Mottola (2007)

Në pamje te parë, dy shokët ne fjale (Karlin dhe Friedrich-un) gjithcka i ndan : njeri eshte gazetar pa kokrren e lekut ne xhep ndersa tjetri, i biri i nje industrialisti super te pasur. Por nuk rezultotn tamam ashtu… !

**

Në fillim, Marks dhe Engels (respektivisht 26 dhe 25 vjeç) urrehen e xhelozohen keqazi reciprokisht. Por pak e nga pak, mesojne ta vleresojne njeri-tjetrin, e mbi te gjitha, te ndajne nje enderr te perbashket : ndryshimin e botes. Dhe te behen shoke per koke deri ne fund te jetes se tyre. Marksi ka nje personalitet hatashmerisht frymezues (fiks siç flitet sot ne gjuhen e «startup company» : inspiring!!), gje qe Engels e kupton shume shpejt: kur Karli eshte i detyruar te largohet nga Parisi bashke me familjen e tij dhe te vendoset ne Bruksel (qytet ku asokohe, liria e te shprehurit ishte me e madhe se gjetiu ne Europe), shoku i tij po ashtu zhvendoset ne kryeqytetin e Belgjikes. Te dy flasin dhe shkruajne rrjedhshmerisht ne gjermanisht, frengjisht dhe anglisht. Nga eseja në ese, nga udhetimet në udhetime, nga mitingu politik në miting, Marks & Engels e transformoje “nderrmarjen” e tyre te vogel në ‘global franchise’ : nje ‘international success story’ qe sot do ja kishte zili çdo businessman !

le_jeune_karl_marx_2

**

Filmi mbyllet me fillimin e hartimit te Manifestit komunist në 1848, i shkruajtur me 4 duar. Pra ne nje farë menyre, filmi eshte nje rrugëtim qe tregon se «nga kaluan» Marks dhe Engels per tu ulur e hartuar Manifestin e famshem. Në 1847, Marks nuk donte ta bente nje gje te tille (duke qene se ishte i zene me disa artikuj qe duhet te shkruante per «New-York tribune») por Engels, duke pare valen e revolucioneve te 1848 anembane Europes (njohur ndryshe edhe si Pranvera e popujve), e shtyn ate drejt redaktimit te nje teksti te tille. Sigurisht, filmi nuk merr fare persiper tu ndryshoje mendjet atyre qe jane pro apo kunder nje teksti te tille (ata qe jane pro, do e kene gjithmone gati argumentin e tyre : mjafton te heqesh fjalet ‘kapital’ dhe ‘proletarë’ nga Manifesti dhe ti zevendesosh me ‘financë’ dhe ‘rrogëtarë’ per te konstatuar qe aktualiteti i tij eshte intakt (i paprekur) ; ndersa ata qe jane kundra, do te gjejne 1001 argumente per te provuar se kapitali dhe financa nga njera ane dhe proletarët dhe rrogetarët nga ana tjeter, nuk jane e njejta gje).

E megjithate, filmi eshte i dobet. Sepse tmerresisht klasik dhe didaktik. Domethene përtac. Kjo behet edhe më problematike po te kemi parasysh se ai merr persiper te pershkruaje 4 vite nga jeta e dy personave, te cilet e shihnin tejkalimin e kontradiktave vetem nepermjet shperthimit te antagonizmës (kontradiktes) kryesore! Po te kemi parasysh se nje film (i mirë !) eshte nje bashkësi imazhesh qe plotesojne por dhe kundershtohen mes tyre, i bie qe “The young Karl Marx” të jetë, në vetvete, e kunderta e asaj qe merr persiper te pershfaqe (do te ishte njesoj sikur, per shembull, filmat e David Lynch (universin psikedelik te filmave te tij) ta realizonte, te themi, klasiku Clint Eastwood).

Quel gâchis !

5.0

TRAILER:

varik

6 e poshte sja vlen ta shikosh, se skemi kohe :slight_smile:

InkuizitoriMoth

noten 10 neqoftese ka skene porno tu u pallu Xheni!

ka edhe nje alternative antagoniste tjeter, qe eshte frojdiste para Frojdit. Vallaj i modh Engelsi, shum i modh vertet! Dyfelor i modh!

Il primo contrasto di classe che compare nella storia coincide con lo sviluppo
dell’antagonismo tra uomo e donna, e la prima oppressione di classe coincide con quella del sesso
femminile da parte del sesso maschile. La monogamia fu un grande progresso storico, ma
contemporaneamente essa, accanto alla schiavitù e alla proprietà privata, schiuse quell’epoca che
ancora oggi dura, nella quale ogni progresso è, ad un tempo, un relativo regresso, e in cui il bene e
lo sviluppo degli uni si compie mediante il danno e la repressione di altri. Essa fu la forma cellulare
della società civile, e in essa possiamo già studiare la natura degli antagonismi e delle
contraddizioni che nella civiltà si dispiegano con pienezza. All’interno della famiglia, l’uomo è il
borghese, mentre la donna rappresenta il proletariato - Engels.

pallo o borgjez, na pallo si ke bere me mijra vjet. Ne proletaret bejme sikur nuk veme re, se jena duke pa filma me t’pallume, kena pagu paret per bileten.

InkuizitoriMoth

In una rilettura della lotta di classe, il femminismo affermerà che così come l’ideologia marxista aveva individuato nella classe proletaria il soggetto che avrebbe dovuto abbattere il sistema capitalista, spetta ora alle donne compiere la rivoluzione. Nella nuova dialettica di ispirazione marxista, le donne sostituiranno, dunque, i proletari riappropriandosi del proprio corpo, attraverso il controllo della loro fecondità e l’utilizzo delle nuove tecniche biomediche. Lo scopo finale di tale rivoluzione non è solamente l’abolizione dei privilegi dell’uomo quanto la soppressione totale di qualsiasi distinzione tra le classi. Tale processo si potrà dire compiuto solamente nel momento in cui saranno abolite tutte le differenze tra uomini e donne e in cui non avrà più alcun senso parlare di famiglia, matrimonio, madre, padre e così via, in quanto termini che rievocano una realtà storica oramai superata in contrasto con la visione distruttrice di tale ideologia.

https://www.osservatoriogender.it/capire-il-gender/quali-sono-le-origini/

Albano-id

Qe fare mire mund te ishte film televiziv, duke qene klasik.
Ps. Se di a e ke pare mother te aronofskyt, menje misticizem te sforcuar ndoshta, i filmuar me kamera supi.

STALKER

Jo, nuk e pashe “Mother”. Më pat pelqy i fundit i Aronofskit (Noe), por mendoj se ishte nje perjashtim.
Në pergjithesi “Mother” eshte pritur keq (por nuk ishte kjo arsyeja pse e anashkalova).

Sa për “Marksi i ri” eshte fiks siç thua ti: në fakt, eshte pothuaj nje film televiziv, vetem se ndihet nje far kujdesi për tu dukur si fiksion.

korriku

m’u duk goxha i dobet te them te drejten por pare ne kuadrin e punes se nje profesori filozofie (ne Haiti) mund te qendrojne arsyet qe ta shikosh kete film.
Me pelqeu skenografia /ambienti i viteve te kohes i cili ishte detajuar mire: fabrikat e kohes, lagjet e varfera, interioret e shtepive punetore etj. Ndersa ne mjaft raste njerezit qe i jetesonin keto hapesira s’ta mbushnin syrin si te epokes. Me pelqeu skena kur Engels flet dhe bind delegatet ne kongresin e tyre. Edhe metamorfoza e moshes tek cifti Marx dhe pse te 30-at s’jane shume sot por atehere po, ish e realizuar.
Por mendoj se filmi ishte ca konfuz ne qellimin e tij duke ditur se nuk merret me teme te parendesishme. M’u duk tamam nje ilustrim per studente te leksioneve te filozofise ne klasen e presorit-regjisor,

STALKER

Presori-regjizor (në fakt, ai sot punon si regjizor full time) nuk ka arritur të filmoje, pra të mundesoje qe spektatori të shikoje lindjen é nje Mendimi (a thought) në veprim, tipari kryesor i mendimit (filozofise, librave, teksteve) të çifit Marx&Engels. Bast i veshtire, sigurisht, por Godard (për shembull) ja ka arritur para 60 vjetesh të filmoje lindjen e përçmimit tek nje çift (si ndjenje) tek “Le Mépris” (Contempt).
Sigurisht, jo të gjithe quhen Godard, nuk thashe gje jo
:stuck_out_tongue_winking_eye:

korriku

duke menduar pyetjen qe shtron e duke u kthyer e sterkthyer per nje pergjigje perfundimisht mendoj se filmi me teper ka pas qellim biografik (me andrallat familjare, politike, dashurore, ekonomike etj.) sesa ate qe ti percaktove aq mire, lindjen e mendimit.
Dhe ne aspektin e andrallave politike, me shume se mendimin, Raoul Peck merret me perplasjet me idete egzistuese ne leadership te punetoreve, nje lloj perplasje mes fraksionesh (per analogji te perpjekjeve ne levizjen komuniste shwiptare ne fundvitet 30). Si dhe me drejtimin e levizjes se meket proletare alla “All people are brothers”, drejt “Proletare te te gjithe vendeve bashkohuni” kunder borgjezise.
Ne fund fare shohim te dale nga asgjeja, rrufe ne qiell, dhe papritur fare, ideja e komunizmit, a thua autori e merr te mireqene qe ne e dime kush jane e c’kane bere Marx e Engels.

InkuizitoriMoth
Albano-id

ky film duhet te jete pak a shume si qortimet e vjeshtes :thinking:, sa per te hamendesuar se nuk e kam pare.
qemal stafa i ri si marksi i ri tek formeson bindjet e tij politike.
Ps. I hodha nje sy programit te tiff kete vit, asnje film autor, vetem doku, filma te rinje shqiptare, metrazhe te shkurtra dhe filma homazh per viktor gjiken.

varik

Kur do behet ndonje film per enverin dhe nexhmien 20 vjecare?

STALKER

É vetmja merite e filmit eshte fakti i ekzistences se tij, pra fakti qe merr persiper të çpluhurosë nje figure (dmth nje njeri) të transformuar përgjate ketyre dy shekujve të fundit në nje peshe shume të rende për tu mbajtur, mbi të gjitha për shkak të diktaturave (qofte dhe të proletariatit - por diktature gjithsesi, e ka vete togfjaleshi brenda) qe reklamonin vepren e tij. Për me teper qe filmi merret me rinine é tij (Marksi si trashegimtari më bindes i filozofise gjermane të kohes - sidomos Hegelit !!) dhe në kete sens, filmi eshte më shume se i mirëpritur (unë ndaj shkova për ta parë, sepse principi ishte fort interesant - edhe pse për të qene i sinqerte, é dija se ç’me priste). Eshte fiks momenti kur nje filozof tmerresisht inteligjent kupton qe, deri në atë kohe, filozofet veçse interpretonin Boten: kish ardhur momenti qe ata ta ndryshojne ate ! NUK eshte pak !!
Problemi eshte se é gjitha kjo, shume pasionuese në leter, eshte e “perkthyer” më nje gjuhe filmike… nuk ka më akademike: sekuenca skicash-ilustrative të rinise se Marksit dhe kaq.

kapo

image

korriku

Do pare “Qortimet e Vjeshtes”, nje film nga Kristaq Dhamo. E pashe mbreme.
Megjithe veshtiresite e formes, imponimin aty ketu, shumica e filmit eshte aq akuterisht e vertete. Madje edhe jashtezakonisht aktual.
Si eshte e mundur? Ky qe sipas periudhes se ciles i perket hyn ne kategorine e filmit soc-realist, ne fakt eshte realizim i vleresueshem. Ne film flitet per probleme te kohes sotshme me nje parashikueshmeri te habitshme. Faktet me te cilat mbushet “trupi” i filmit vertet jane te lodhshme sepse te shumta, por te gjitha sa thote jane te sakta.
Mbi te gjitha nje thenie: Demokracia juaj pushon se egzistuari sapo njeriu fillon shikon te verteten ne sy"!!
Ka mjaft ngjajshmeri me filmin e kesaj teme, patjeter

korriku

meqe e kerkove vete

gjembi

Me falni per nderhyrjen, si e kerkoi kapo kete? Apo meqe solli dicka kritike per Karlin ja ngjesh turinjve me kengen qe te zgjon cdo mengjes, Internacionalen? S’e mohoj, dhe mua me rrenqethet mishi nga kjo kenge revolucjonare. Sidomos kjo grafika e shkelqyer e videos! Tani duhet I Modhi per ndonje grafike.

korriku

o gjembi , si shpjegohet fytyrat e trumpisteve (si kjo qe sjell kapo psh) jane te shtrembeta si t’iu kene rene me ndonje kopace
vej bast edhe kapo prandaj solidarizohet me trump, fytyren te zhgarravitur do e kete si te ketyre

gjembi

Po futemi ne shtigje te tjera tani. Ku ta fillosh per Dr. Gorken me prejardhje fashiste? Mos te flasim pastaj per neveritjen qe kam per meshkujt me kete lloj mjekre. Por qe kane vdekur miljona njerez ate s’e mohojme dot.

korriku

naten gjembi :smile:

Albano-id

Nuk eshte nga me te miret e kristaq dhamos, ka mjaft probleme, mgjths atmosfera filmike estetika e filmit eshte jo keq.
Shikoi gjurma, film noir (nuar) par exellence, i censuruar asokohe

STALKER

Pakthyeshmerisht !!

ps: jepi nje shanc “Toute une nuit” të Akerman. Eshte… meteor!!

korriku

Qortimet e Vjeshtes flet per Demokracine, ne kohen e “diktatures”, e pabesueshme por ja qe Kristaq Dhamo e ka bere aty
Sa per formen, e thashe, ka veshtiresite e veta. Ama kush nuk i ka sot nga shumica e filmberesve, mezi sa gjenden tituj (boterore) qe ia vlejne nje top-10 a 20 ne vit, apo jo?

Alba2265

karl marx pothuajse nuk shkruajti asgje per socializmin e komunizmin .Ai tha vetem qe kapitalizma do te rrezohet e zevendesohet nga socializmi. te fajesosh marksin per zullumet e leninit , stalinit , maos e dulle djegesit eshte si te fajesosh jezu krishtitn per zullumet e inkuizicionit te papes ne shek XV.

STALKER

Preface 1872:

That passage would, in many respects, be very differently worded today. In view of the gigantic strides of Modern Industry since 1848, and of the accompanying improved and extended organization of the working class, in view of the practical experience gained, first in the February Revolution, and then, still more, in the Paris Commune, where the proletariat for the first time held political power for two whole months, this programme has in some details been antiquated. One thing especially was proved by the Commune, viz., that “the working class cannot simply lay hold of the ready-made state machinery, and wield it for its own purposes.” (See The Civil War in France: Address of the General Council of the International Working Men’ s Association, 1871, where this point is further developed.) Further, it is self-evident that the criticism of socialist literature is deficient in relation to the present time, because it comes down only to 1847; also that the remarks on the relation of the Communists to the various opposition parties (Section IV), although, in principle still correct, yet in practice are antiquated, because the political situation has been entirely changed, and the progress of history has swept from off the earth the greater portion of the political parties there enumerated.

nga 1847 në 1872: në vecse 25 vjet!!

Po në 150?? :grin:

InkuizitoriMoth

me kto mend bam bam bam Stalker, edhe 1500 vjet s’ka per te ndryshu gjo ne thelb bam bam bam, gjithnje ne fuqi hymni partizan “ne ato maja rripa rripa, nje here ma hipe e nje here ta hipa!”

korriku

pak a shume pergjigja e pyetjes mbi c’kishe shkrojtur:

Kjo behet edhe më problematike po te kemi parasysh se ai merr persiper te pershkruaje 4 vite nga jeta e dy personave, te cilet e shihnin tejkalimin e kontradiktave vetem nepermjet shperthimit te antagonizmës (kontradiktes) kryesore!

AL88

Përse të shkosh deri te Lenini, Stalini apo Mao kur është miku i tij i ngushtë:

The next world war will result in the disappearance from the face of the earth not only of reactionary classes and dynasties, but also of entire reactionary peoples. And that, too, is a step forward.” - shkruante Engels gjatë viteve që ishin gjallë të dy. Për herë të parë në histori shpallet një thirrje e qartë për shfarosje masive mbi baza dallimi klasor (këtu do nxehen izraelitët për eksluzivitetin). Imagjino të kishin pushtetin. Përse duhet të ishin më pak të përbindshëm se ata që vijuan më pas në kohë?

Alba2265

Nashi nuk mund Te sillet si shpjegim i ngjarjeve Te nje shekulli me vone , duke marre jashte kontekstit nje fraze Te shkruar ne europen e viteve 1850 ku punetoria mezi mbante shpirtin gjalle nuk kishte asnje Te drejte ,shteti ishte komplet vegel e aristocracies dhe ku cdo njeri me shpirt Te ndjeshem ishte revolucionar .komunistet u perqendruan ne marksin revolucionar qe ishte produkt I rrethanave Te kohes se tij dhe po te ishte vetem per kete ai do Te ishte harruar me kohe si qindra agitators te epokes se vet .

InkuizitoriMoth

jo alba nuk eshte pune kohe, eshte diçka tjeter qe eshte jasht kohes, ose eshte e çdo kohe. Eshte pune emocioni, inoti, urrejtja eshte emocion puro, nuk ka lidhje me rrethanat dhe me interesin, keto te fundit vetem e shtyjne per me vone problemin ose e trasformojne ne sperme ose leng vagine, siç ne fakt bejne komunistet e dafllakut: Godard, Stalker, Korriksja dhe Albanoidi. Por edhe ballistet - si psh kapo, ACDC1, Zeqo - nuk jane me pak ne kete drejtim, keshtu te gjithe te palluar jane, me te maru pallimi, fillon revolucioni, dmth maro derdhja e lengut te seksit, dhe fillon te derdhet gjaku. Mjafton te derdhet diçka, te ndodhe diçka, kjo eshte kryesorja.

Kete fund shekulli eshte shpresuar shume tek suma, por edhe suma nuk na beri zengjin, Siç duket se origjinalisht nuk ka leng, prandaj.

Alba2265

O bandill Te lumte bitha
Ajo I shpjegon te gjitha
Poplli😊

STALKER

Po mos shtypej Komuna në gjak e flake në diten e 72-te të saj, Lenini dhe Trocki nuk do kercenin në bore nga gezimi në diten e 73-te të Revolucionit të Tetorit.
Dhe nuk do betoheshin: “Tani na q.fshi kocken!”
:slight_smile:

Alba2265

Bera sehir ne Netflix nje documentary per leninin.pupu cfare barbarie revolucioni I tetorit ,si vrane familjen e carit duke mos kursyer as femijet e vegjel .dhe PPSh me dulle djegesin ne krye qe edukoi nje brez Te tere me dashuri per ato shtaze me fytyre njeriu .

InkuizitoriMoth

Ashtu eshte Stalker, por çoji arsyetimet deri ne fund, dhe arsyeto me logjike, se nuk je duke analizuar filma snobe ngambrapa pa pike kuptimi sipas zakonit. Historia dhe bota kane kuptim, lere se çthone Godard dhe ngambrapamodernistet franceze. Historia e Rev. nuk mbaroi diten 73-te, pati edhe dite te 74-tert kur Stalini u betua duke kercyer mbi sperme dhe leng zhardine: “O Lenino, o Stalino tani do jua qi un kockat!” Dhe jua qiu vertet, do ja kish qire pa tjeter Leninit po te mos vdiste me pare, kurse Trokit ja qiu e çte qime! I dergoi nje agjent sekret qe u be sekretar i Trockit syrgjyn ne Meksike, dhe qe literalisht i qiu kocken: sekretari agjent i theu kafken me sqepar mu ne tryeze te punes, trute e Trockit u perzjene me kartat qe po shkruante, lapsat, stilografet. (ke nje film per kete ndodhi, e ka pas dhene RAI atebote). E ketij krimineli pijanec me sqepar ne dore, vdekur nga delirium tremens, Stalini i dha titullin hero i BS.

Pra ketu nuk behet fjale per vrasjen e familjes carit, siç thote alba qe shef dokumentare televizive, sepse kjo vrasje kishte nje motiv te brendeshen “tani na qifshi kockat, sepse na i keni qire ne shekuj!”, nje arsye historike, nje shenje simbolike e fundit te nje epoke dhe nje kontest te nje situate ushtarake (bjellogardistet çeke kishin arritur prane katundit ku mbahej e burgosur familja e carit), e as per numra te vraresh qe sjell kapo fuksi ngambrapa qe i duket sikur po numuron paret e fituara ne Kanada. Duhet pa esenca e fenomenit. Ketu behet fjale per vrasje midis kolegesh vellezer, qe banalisht eshte edhe vetvrasje. Dmth flitet per qef per te vrare, per krim puro pa asnje arsye perveç deshires per te vrare njesoj si deshira puro per te qire. Ketu dell llumi i vertete i shpirtit njerzor, te gjitha te tjerat arsye historike, logjike dialektike, simbolike, arsye shtetrore, logjike e revolucionit, situate revolucionare, mesim nga historia, politika e majte, politika e djathte, numrimi i kockave, etj, jane te tera justifikime per t’i qire kocket tjetrit dhe vetes. Dhe kjo ka ndodh para Komunes se Parisit, te cilen e vrane para se te vetvritej, sepse nga kjo pikpamje e tere Historia e Revolucionit Francez eshte nje tragjedi groteske kriminale vetvrasese qe arrin majen e ekspresivitetit ne skenen e fundit: karamanjollizimin e Robespjerit.

Te shohesh kete te vertete ne sy fillon revolucioni i vertete, por kjo nuk leverdis sepse ne dum me vra dhe me pallu, “jo more dashke qe ne te mos pallojme dhe mos vrasim? te mos numurojme kocka dhe te mos qime kocka duke kercyer mbi gjak dhe sperme?, pa shko e lexo se çfar ka thon i modhi Godard: historia montohet nga gjeniu sikurse edhe filmi:stuck_out_tongue:

Ingeborg

Ajo qe ke pare ti nuk eshte gje fare. Shiko nje cike krimet e Stalinit ne Ukraine, genocidi Holodomor, nga ekonomia e ndritur planifikuese. Sa per filmin: I boycott it! S’eshte nevoja me pa filma rreth krimineleve majtiste.

InkuizitoriMoth

po po ingeborgerxhangerxhunnger, eshte nevoja me pa filma skandinave porno me t’pallume djathtas gjith dashuri per njeriun. T’knoqet shpirti! Biles mund te arrish edhe majtas nese ja fut deri ne fund djathtas, sepse Hajdegeri ka thon qe bota eshte rrethore ne esence. Edhe Ajnshtajni kshu ka thon, biles sipas treorise se relativitetit, gjithçka eshte relative, dmth mund t’ja fusesh si te dush e nga te dush, perfundimi eshte njesoj! Gjithçka eshte relative, vetem e pallumja sa majtas djathtas dhe sa ngapara ngambrapa eshte absolute!

STALKER

Paske pare dokumentar te keq (dmth: subjektiv) ; Revolucioni i Tetorit ka qene grusht i paster shteti (me terminologjine e sotme), ku u vrane shume here më pak njerez (fare pothuaj: vetem 6 te vrarë dhe 50 te plagosur!!) , krahasuar me revolucionin e Shkurtit 1917 (rrezimi i Carit dhe shpallja e Rusisë Republikë : 1443 viktima!!) : https://en.wikipedia.org/wiki/February_Revolution

Nëse do te lexosh diçka objektive per Revolucionin e Tetorit, kendo Richard Pipes, profesor ne Harvard, autor teresisht i djathte (ideologjikisht) por qe thote te verteta (te cilat une pastaj i komentoj sipas interesit tim!! - kjo eshte krejt tjeter gje), ne nje liberth te vogel fare:

Three “Whys” of the Russian Revolution

InkuizitoriMoth

ti nga deshira per te thene disa te verteta jasht te vertetave te kafeneve, ben sikur nuk ve re qe alba nuk e ka fjalen per rev. e Tetorit si ngjarje per tu analizuar me vete, por si simbol qe hapi nje epoke me konseguenca, te cilat alba po i intereson t’i komentoje.

InkuizitoriMoth

Historia eshte gjith konsekuenca (te montuara nga gjeniu i modh :stuck_out_tongue:), por ka shum pak esenca, te cilat shmangen nga konsekuencatoret e mdhej qe te shumezojne me shum deshire konsekuencat - i Modhi :grinning:

Tutti i sovrani russi sono autocrati e nessuno ha il diritto di criticarli, il monarca può esercitare la sua volontà sugli schiavi che Dio gli ha dato. Se non obbedite al sovrano quando egli commette un’ingiustizia, non solo vi rendete colpevoli di fellonia, ma dannate la vostra anima, perché Dio stesso vi ordina di obbedire ciecamente al vostro principe - Ivan IV il Terribile

Kjo eshte piktura me sugjestive qe kam pare, me ka bere pershtypje qe femije kur e kam pare per here te pare, pershtpje qe nuk ka ndryshuar aspak ne vite, gjithnje me duket se eshte hera e pare qe e shoh. Kjo pikture deshmon se historia konsekuenciale e Rusise eshte historia esencjale e botes. (kliko mbi foto se nuk duket qarte ideja e imazhit sipas Teorise se Imazhit) :stuck_out_tongue:

Tregon Car Ivanin qe vret te birin per nje sherr banal: “tate m’jep 5 fronga!”

InkuizitoriMoth

he mer Stalker, mer Stalker, ç’mbone me hum nja 2 ore me kte loqen e Harvardit qe e shpjegon fitoren e Revolucionit te Tetorit meqe i dhimte dhemballa Leninit. Ky per te kundeshtu tezen zyrtare komuniste te fatalitetit te Revolucionit, tregon nje anektode qe Lenini u nis per ne Pallatin e Dimrit naten para dites se Puçit, e ndali nje patrulle dhe i kerkoi dokumentat. Lenini, qe per te fsheh fytyren kishte lidh nofllen me shami gjasme i dhimte dhemballa, u shtir si i dehur qe nuk kuptonte gje çfare i kerkohej. Patrulla e la te kalonte, dhe prandaj Lenini beri Revolucionin. Arsyetimi i modh i loqes eshte se sikur patrulla ta kish kap Leninin, atehere Revolucioni nuk do fitonte dhe Rusia do te behej kapitaliste neoliberale. Eshte shume me i vertete versioni zyrtar dyfelor liri-domosdoshmeri, megjithse fals, se kto teori kaqolash qe e nxjerrin historine dhe boten pa kuptim. Ta kom thone qe ti nuk je komunist, je ballist i vesh si komunist, ke vesh breket e kapos dhe zhardines.

Ma mire te kisha bo i xhiro ne mal per te shiju ngjyrat e vjeshtes, se nga kto teori kam ndigju sa te dush nga intelektualet e mdhej disidente ne Tirane atebote. Me miriada ore te humbura kot nga jeta duke degjuar teori handikapatesh ngambrapa.

Kape kte te kuptosh se kush ben biznes Revolucioni Biznesmenë të të gjitha vendeve, bashkohuni - e ke peshqesh nga @urbantelescope:

Lenini, si pranuesi i ndihmës kapitaliste shumë shpejt u diskreditua prej komunistëve të Rusisë, e pas vrasjes së familjes së Carit më 17 korrik 1918 kaloi në ofensivë. Atij i është dashur shpesh të dëgjonte akuzën se ia doli ta rrezojë qeverinë vetëm me ndihmën e parave gjermane, është shprehur ai në një mbledhje të partisë. Po këtë ai nuk e ka mohuar asnjëherë, pranon ai. “Unë dua megjithatë të shtoj se ne me paratë ruse do të inskenojmë një revolucion të ngjashëm në Gjermani.”

InkuizitoriMoth

prit prit Stalker, se “rastesisht” ne te djathte te artikullit ishte kjo fraze e modhe:

THËNIA E DITËS
“Ç’farë është paraja? Një njeri është i suksesshëm nëse zgjohet në mëngjes dhe bie të flejë në darkë dhe në mes të këtyre të dyjave, bën atë që deshiron të bëjë.”
BOB DYLAN

Alba2265

Fraza qe me beri pershtypje ne linkun e Wikipedia:the incompatibility of capitalism and autocracy struck all who gave thought to the matter

InkuizitoriMoth

pranej un plasa duke i thene Stalker qe nuk eshte komunist, sepse te luftosh autokracine fashiste do te thote t’i sherbesh kapitalizmit.

korriku