Best movies for 2017

134 postime 7884 shikime 29 dhjetor 2017 në 12:58 e pasdites
korriku

Paterson = i mahnitshem (per mua, abstrakt e metafizik) ndersa Billy Lynn’s e kam ne kategorine e ngushte te filmave me te mire.
Me shume do njihemi ne vazhdim, kuriozitet per filmin (i pervitshem?) e B. Dumont.
Jackie dhe Split :+1:pare heret kete vit, per pak harruar …
Me behet sh. qejfi per Paterson dhe Billy Lynn’s

Pjer

i dashur STALKER, te uroj per punen qe ben, por filmat gjermane, sikur nuk jane ne lartesine e duhur.

InkuizitoriMoth

jam kurioz Pjer, sa filma ke pare nga lista? (dhe jo vetem per ty)

Pjer

aty tek 30% apo 1 te 3-ten.

InkuizitoriMoth

nuk te besoj! edhe sepse u vonove shume te pergjigjesh.

Pjer

u vonova se pokontrrolloja kanalet e tv, se tani filluan filmat, dhe nuk po dija ke film te shikoja.

InkuizitoriMoth

e sa filma ne TV jane nga te 20 filmat e listes Stalker?

squarepusher

kete vit nuk kam pare dhe aq shume filma, disa i kam filluar dhe lene pergjysme (split, jackie, the big sick, etj). Nga ata qe kam pare vecoj:

Call me by your name
Get Out
Three Billboards Outside Ebbing, Missouri

honourable mentions:

Baby Driver dhe The Killing of a Sacred Deer

dishonourable mention:

numri 3 ne liste :stuck_out_tongue_winking_eye:

STALKER

top10 sipas “Sight & Sound”:

sipas “The New Yorker” :

STALKER

9EB7068A-2238-4971-84F9-0BF92D658262

Albano-id

Kete vit paskam pare pak me teper nga lista, madje nja 3 ne cinema, paterson, jackie, fai bei sogni.
Wester nuk gjendet gjekundi, shpresojme qe ti nxjerrin ne qarkullim ne janar, se dhe tony erdman ne ate periudhe doli pak a shume vjet.
Per aq sa kam pare lista me duket mire, te pakten ne 10 e pare. Ndoshta do shtoja certain women, per aftesine qe ka rregjizori per te te filmuar me epmati personazhet e veta, boten e tyre te brendshme.
Mbeten per tu pare nje pjese e mire e filmave, francezet hong e me rradhe.
E merituar dyshja e filmave te pablo larrain. Neruden nisa ta shoh para disa kohe dhe nder te tjera mu duk mjaft poetik e psikedelik.
Vitin tjeter pres me teper freski nga kinemaja autor, me teper billy lynn e western.
Ps. E mira e ketyre filmave eshte qe planet e tyre filmike te shoqerojne per me teper se nje vit.

InkuizitoriMoth

kete vit si çdo vit tjeter per Natale mbas do dite pushimi, u merzitem tu nejte n’shpi, ku shkojm, ku t’shkojm? Hajt po shkojme ne sinema, te pakten aty kalojme dy ore te enderritura duke ngrene pop corn para ekranit. Gjurmova ne web filmat ne sinemate afer, gjithçka byk, filma pa vlere, komedira, sentimentalizma, i vetmi i hajrit dukej remake i policorit “Vrasje ne Orient Ekspres”.

Lexova kot sa per te kalu kohen nje recension te filmit, qe nuk e kuptova mire sepse bente nje krahasim si me i keq si film se varianti i famshem i meparshem qe nuk me kujtohej mire. Pranej lexova nje tjeter recension qe thoshte te kunderten, pastaj nje tjeter … edhe nje tjeter, sallate demokratike truni fare. E lash fare.

Por me pas duke mendu shtrire ne divan per interpretimet e ndryshme, mu duk se kapa nje fare rregulli, e ju futa leximit prap. Vura re nje gje interesante - qe e nxjerr kritiken nje qelbsinllik i tere, por edhe nje vlere nese di ta çfrytzosh (dy fele si gjithnje) - se çfare nje kritik e quante te mete ne film, kritiku tjeter e quante merite (prap dy fele sume kritiku). E kjo per çdo gje te filmit, mekat se tani nuk kam ruajtur citimet, se ja vlente te behej nje shkrim kritike mbi kritiken e sumes kritikut. (sigurisht per t’ja dhi Stalker qe nuk denjon te diskutoje me mu)

Per ilustrim vetem nje aspekt: ngjarja ne variantin e pare zhvillohet e mbyllur ne nje vagon treni me qellim per te shoqeruar idene klaustrofobike te romanit. Ndersa ne variantin e tanishem regjizori e zhvillon ngjarjen edhe jasht vagonit; njera fele kritike ankohej se ka dale jasht temes klaustrofobike, ndersa fela tjeter lavderonte pikerisht se ka çliruar ngjarjen nga klaustrofobia e vagonit.

Taksirati i 10 eurove per te pa se si osht suma tamom ne salle te sinemase.

varik

Une veten 2 kam pare nga ata filma. Filnat europiane si shikoj dot me sy.
Gjermoni eshte per makina, gjynaf me i ra ne qafve me u kerku me ba edhe filma te bukur.
Francezit po i falim ca komedi, por filmat e tjere te shtyjne ne vetvrasje. Anglezet i kane filmat si motin, po ju pelqeu moti i tyre, eshte problemi juaj.
Italiane fantozin e filmat bardhezi kane, kinemaja aktuale te ben te qash.

Per kinema te mire duhet investuar 50 vjet. Te ja leme hamerikunit them une, tjeret sja kane haberrin.

korriku

listen per kete vit e kryeson perseri nje film gjerman madje gati gati e njejta autore po te kujtohet se produksioni i Western eshte nga Maren Ade. Nuk eshte per t’u marre lehte emri i kesaj gruaje dhe nuk dime te kete te tjere emra gjermane domethenes ne filmin autorial per vitin.
Paterson dhe Billy Lynn e shpreha dakordesine e forte per renditjen ne pelqimin e tyre. Jackie eshte interesant per ekspresionizmin qe i jep filmit (per mua) nje lloj skizofrenie si natyre te tij. Nuk mendoja se mund te radhitej kaq mire por teresisht dakord. Do kisha dashur Fai bei sogni te ishte aty afer tij. Split e meriton vendin ne 10she si nje film i nendheshem edhe formalisht (2 heronj/anti-heronj). Dhjeteshen tjeter s’kam c’them pasi Neruden nuk arrita ta perfundoj, gje qe duhet ta planifikoj.
Good Time duhet te jete ne net, besoj, por harruar te kerkoj per te. Do e kerkoj patjeter.
Sfide mbeten filmat evropiane , Sang-soo dhe 10shja e dyte (qe e solla me copy/paste) per tu gjetur.

  1. “My happy family” – film gjeorgjian me regji te Nana Ekvtimishvili et Simon Gross
  2. “Get Out” – film amerikan me regji te Jordan Peele
  3. “The fits” – film amerikan me regji te Anna Rose Holmer
  4. “Neruda” – film kilian me regji te Pablo Larrin
  5. “Fai bei sogni“ – film italian me regji te Marco Bellocchio
  6. “Nje diell i bukur i brendshem” – film francez me regji te Claire Denis
  7. “Gabriel and the Mountain” – film brazilian me regji te Filippe Barbosa
  8. “La Villa” – film francez me regji te Robert Guédiguian
  9. “120 BPM” – film francez me regji te Robin Campillo
  10. “L’intrusa” – film italian me regji te Leonardo Di Costanzo
InkuizitoriMoth

Stalker, e pashe dje me 10 € imazhin e plote te sumes kritikut te filmit “Vrasje ne Orient Ekspres”, por pashe nje imazh sume akoma me interesante gratis pa pare fare.

Kur mbaroi filmi dhe ne ekran filloi muzika e shoqeruar me titrat, ca çou ne kembe per te vesh pardesyte, e ca akoma ulur duke pa ekranin me sy te topitur, degjova komshien perbri vajze e re qe tha:

-Shiko, shiko qenkerka film i Agatha Christie! (kishte lexu titrat)

I’u pergjigj shoqja e saj:

-E kush eshte kjo Agatha Christie?

STALKER

The fits eshte film i shkeqyer ! (dhe mund ta gjesh tashme ne rrjet)

korriku

(korrigjoj) si te mos ishte ne net ky film amerikan, po e shoh sot
Nga top-10 e 2016 ende s’jane pare dot filmi indian, vietnamez e irakian. Dyshoj se mund ti gjej ndonjehere, sic ka ndodhur me keto kombesi edhe per listen 2015 - ketu merr kuptim “Te gjithe filmat lindin te lire e te barabarte” :star:

Ndersa toplist e Cahiers dhe Sight & sound, u komsumua pak ne fillim te Dhjetorit ketu.
Te dyja Sight & Sound dhe New Yorker preferojne te parin Get Out :confused:
New Yorker ka “Slack Bay” te Dumont te 5tin ne 10she, por gjermanit Western as nami as nishani aty.


me vjen keq per “The fits”, mendoj vlen jo me shume se konkuruesit e zakonshem te Sundance. Ndoshta jo aq fshikullues sa Get Out (ndaj liberalizmit white) por mjaftueshem pozant me pesimizmin e parashkruar te tij. Vleren kryesore e mban heroina si karakter. Mungesa e muzikes ishte qellim ne vetvete. Skena me e bukur ish konfrotimi me vellain per pune te vetheve (skenat e Tony-t me djemte e me vellain shume mire ne pergjithesi). Filmi vlen nese shihet ana e tij si himn per body fitness, gjithashtu aspekti anti-feminizem :+1:. Intriga ishte pretekst per te krijuar ket narrative rreth heroines, por nje pretekst pa shije.

InkuizitoriMoth

Stalker, pse ke kaq frike te jesh subjektiv ne Topet e tua, sipas Topes (ose feles) te peshkopit t’modh fashist George Berkeley (prej tij e ka marre emrin universiteti homonim) çdo gje eshte subjektive, ashtu si sipas Topes subjektive te Marksit çdo gje eshte materiale.

Subjective idealism is the monistic metaphysical doctrine that only minds and mental contents exist. It entails and is generally identified or associated with immaterialism, the doctrine that material things do not exist. Subjective idealism rejects dualism, neutral monism, and materialism; indeed, it is the contrary of eliminative materialism, the doctrine that only material things, and no mental things, exist.

Arban

Stalker, na thua dot ndonje film te bukur per Vit te Ri qe mund ta gjejme ne youtube?

STALKER
STALKER
STALKER
STALKER

edhe ky i melartmi (film i bazuar mbi nje roman te Dikensit) ishte per ty Arban

STALKER
STALKER
STALKER

masterpiece from '80 :

InkuizitoriMoth

stalker, per kuriozitet pse me rekomandove kete film? Vetem kuriozitet, jo se du me diskutu me tej.

Edhe per arsye se nuk do e shoh kete film qe te mund te kuptoj persene e rekomandimit, nuk shoh me keto lloj filmash, dhe shoh shum pak filma, pothuaj hiç.

dasara

He pra se ky u lumturua qe i fole :slight_smile:

InkuizitoriMoth

lumturia nuk vjen nga e folmja dhe diskutimi, vjen nga pallimi, nga gabimi i shtypjes! - i Modhi :grinning:

Stalker, amon fol me mu mer burr vetem per inot te Zanes qe eshte fashiste nacionaliste! Ne jemi te dy komunista, te kuq jemi!

dasara

Ti je i zgjut mo i kap gjojnat , Zana prej Shkodre …njef gjithe banoret e vjeter te Tirones …
nuk je nga Tirona ti …se po te ishe do e kishe kuptu qe s’jam Zana …

InkuizitoriMoth

kurse ti nuk je banore e vendit te Ironise, nuk e njef ironine. Eshte Stalker komunisti qe tani ti ke shum qef me bo i dor muhabet, qe te ka akuzu ty se je Zana fashistja.

korriku

Good Times is a true movie.
Mbyllje pertej cdo pritshmerie :heart_eyes:
Safdie bro’s kujtojne pak stilin e Cassavetes.

STALKER

Sepse: ne si spektatorë, rrembehemi përgjate 90 minutave nga aksioni, nga narracioni. Dhe fundi vjen si për të na kujtuar se “filmi” ka qene gjetiu (si ajo shprehja “luhej gjetiu filmi”). Biles skena e fundit na kujton se ndofta heroi kryesor i filmit nuk eshte ai i luajtur nga Robert Pattinsoni por… vellai i tij!
Dhe aty i biem në të se eshte film për dashurine vellazerore. Dhe themi se mbyllja ishte “pertej cdo pritshmerie” (se “nuk e pritnim”).

“Good Time” is a pearl (si Crystal, ajo çupeza e vogel ne film)

STALKER

Biles ne nje fare menyre, e vetmja diference e vertete midis dhjeteshes se parë dhe të dyte të listes se filmave të mi për 2017-n eshte: 10 të paret janë ata qe do doja ti rishikoja nje ditë (filmat qe adhurojme nuk shihen, ata rishihen).
Good Time eshte njeri prej tyre.

korriku

Biles skena e fundit na kujton se ndofta heroi kryesor i filmit nuk eshte ai i luajtur nga Robert Pattinsoni por… vellai i tij!
Dhe aty i biem në të se eshte film për dashurine vellazerore

pikerisht keshtu, pikerisht keshtu…
…magjia e kinemase :innocent:

korriku

:star_struck:
sa mire

InkuizitoriMoth

oh, kjo eshte nje Ngjarje per tu shenuar!

Arban

Shume faleminderit Stalker, po nuk e di pse kaq te rende. Une e kisha fjalen per ndonje komedi, si tip Vitiriu qe eshte.

InkuizitoriMoth

Stalker eshte rende se parjen e filmit e ka detyre partie nga Zhizhek Kokoshka.

Nese do komedi, “film te lehte me kalu kohen”, kjo eshte nje nga me te medhate, ndoshta me e modhja komedi ekzistuse, dhe tragjedite nuk i vijne as tek maja e themres. Film for ever, dhe eshte bere me kete ambicje, te jete pergjithmone, dhe ja ka arritur qellimit. Nuk e di sa here e kam pare, e megjithate vazhdoj ta shoh. Ka nje dashuri per Francen qe sublimohet ne dashuri per driten mesdhetare, nga mjegullnaja e hirte angleze.

Eshte detyre me e pa kete film, jo per tu bo i moth, por as i vogelth nuk je nese se ke pare akoma.

Arban

Rrofsh, e kam pare dy here. Kjo eshte per pushime vere ne fakt. Si per rastesi, pashe nje film tjeter te Mr. Bean-it, qe ne fakt e kam pare edhe ate nja dy here, are Jonny English. Pashe edhe nja dy komedi romantike me marken e ku di une cfare quhet te “Hallmark”

InkuizitoriMoth

ne kete sekuence eshte tallja me e madhe qe i eshte bere ndonjehere regjizorit te filmit autorial, siç e quan korriksja.

I’m nothing, nothing, nothing, nothing, nothing, nothing, nothing…NOTHING :rofl:

varik

Po te luash me ‘metal gear solid’ do shikosh titrat me ‘Hideo Kojima’ pak a shume si te ky filmi

Albano-id

ti e pelqeje kete si aktore, mos gaboj

STALKER

Edhe te lehte, edhe në YouTube, edhe gjel deti, edhe … edhe …

:joy:

ps: mos e humb “To live and die in L.A” ! Pa më të voglin dyshim, filmi më i mirë i Friedkin (ose te pakten baraz me “Sorcerer” ose “Cruising”)

Albano-id

friedkin i killer joe dhe exorcist, pse jo, qenka dhe ne youtube. megjithate nuk do preferoja ta shifja nje film ne ekran kompjuteri

InkuizitoriMoth

ne vend qe te shofim Ngjarjen, shofim Filmin, nuk ke pulen, ha sorren! (Sorrosin)

squarepusher

jo ush, po gomor :smiley:

InkuizitoriMoth

:smile: ahahahaha je i modh, e more edhe ti me ne fund titullin i Modh :grinning:

squarepusher

hah, e refuzoj me miresjellje titullin.

por shtoj dhe qe ndermjet subjektit dhe ngjarjes ka domosdo nje film. (per me teper gugllo phantasy)

InkuizitoriMoth

nuk e kuptova, por gugllimi neser, tani duhet me bo nani, teper vone. Naten!

InkuizitoriMoth

tani, ne freskine e panjolle te mengjezit, me duket se e kuptova pa gugllu se çfar deshe me thon.

ne parim kjo eshte e vertete, por ne realitetin e epokes ngambrapa nuk eshte me keshtu, ose me sakte i behet yzmet qe te mos jete keshtu me çdo kusht. Arti modern (brenda edhe filmi) ka vene ne dyshim kete trinitet te nderlidhur (subjekt, phantasy, ngjarje), nuk ka subjekt, me efekt domino nuk ka fantazi (film), nuk ka ngjarje si qellim final, te zhduket Ngjarja. Motivacioni: aman na lini rehat ne qelbsinllekun tone!

Kte ve re, megjithse ne menyre konfuze kamuniste dhe ne fushe te politikes demokratike, edhe shkrimi i temes se alban-oidit, ku kam komentuar vetem une, albanoidi komenton vetem per phantasy me “idet” e tjere:

Pamundësia e ngjarjeve përballë gjendjes së pashpresë - #3 nga InkuizitoriMoth

Nga pikpamja providenciale - per te cilen tani nuk pjerdh njeri si obskurantiste fetare, megjithse eshte e vetmja qe gozhdon problemet - te mos kete ngjarje do te thote te mos kete Ardhje te Dyte. E per kete qellim jane mobilitzuar te gjitha forcat pa qene nevoja per Teori Komploti me Sorros e çfare tjeter e ketij lloji vari hejbet, te cilat nuk eshte se nuk ekzistojne, por ne pilaf jane edhe gjasme kundeshtaret e tyre, kush prej budallallekut, kush prej snobizmit e kush prej interesit. Por edhe hero dhe i zgjute me qene, s’ke nga lu, me shejtonte ne te njejten barke je, je ene ti shejton.

Meqe jemi ne temen e filmit, nje prej shejtonve me te hidhur, ki parasysh qe ishte edhe i krishtere (aq sa mund te jesh ne kete kohe), ishte Felini qe e kishte kuptuar mire kete. Filmi i tij i fundit “Intervista” donte te lajmeronte Fundin e Filmit, dmth fundin e Ngjarjes per nje regjizor. Nuk besoj se e ke pare.

Ja nje sekuence e modhe nga ky film i modh, qe ilustron muhabetin njekohesisht me epoken ngambrapa, duke fut ne muhabet literalisht edhe culon ngambrapa, va fa in culo.

STALKER

Hidhe në ekran TV

korriku

Good Times jep efektin edhe sot pese dite me pas gjithnje permes mbylljes se tij.
Benny Safdie luan mrekullueshem por pertej lojes se tij merita qendron tek ideja.
Krahasoja me lart me Cassavetes, por shoh gjtihashtu aferi (tematike) me Coppola-n e 1969es -The Rain People me teme dashurine & gjendjen jo shendoshe menderisht.
Mbase jo e sakte por dalloj nje si fryme te '60-'70es ne filmat e vellezerve Safdie, frymen kathartike (katharsis) te periudhes.
Ne kete menyre paralelja me After hours te Scorsese shkon jo vetem per strukturen e intriges, por edhe _kohen_si epoke realizuese.
ps. Dimer i shtrenguar mjaft keto jave ketej si zymtesia aktuale politike e vendit

STALKER

Ka 3 mjeshtra qe ‘vigjelojne’ mbi «Good Time » : Cassavetes, Scorsese dhe Sidney Lumet

korriku

Sidney Lumet mos gaboj e ke permendur lidhur me l’Avventura te Antonionit
korrigjoj - falje, konfuzion i Sidney Lumet me Samuel Beckett

Arban

Po c’ta dua te rende, nuk mjafton rendimi i stomakut. Une nisa te shoh nja dy qe i gjeta ne youtube duke kerkuar me “new year movie”, po i lashe as ne mes jo, ca ne perpara mesit. Ose jam plakur, ose jane vertet shume skematike, ajo vajza e hutuar “who has dated only jerks”, ky princi i kalter qe shfaqet ne jeten e saj ne periudhen e holidays (ishalla sme qorton ACDC qe nuk thashe Xmas). Te keqen e filmave te socrealizmit.

Arban

Rrofsh Albano, po ate kerkoja, thjesht nje film nga keta te konsumit, po edhe ata me duken boze tani.

korriku

Sleuth - ky teater -film me vetem 2 personazhe filmuar ne ambiente te kufizuara dhomash shtepie eshte ne gjendje te te mbaje terhequr para ekranit per me shume se dy ore :open_mouth:

varik

Edhe filmat porno e kane ate aftesi

korriku

pikerisht pse eshte e kunderta zoteri

STALKER

Nje nga 2-3 filmat me te mire te Mankievitz !!! :heart_eyes:

STALKER

Në dore e ke. Ja psh, une naten e vitit te ri bie pothuaj pa ngrene dhe gjithmone para ores 12 (gje qe s’me ndodh KURRE qofte dhe nje dite te vetme te vitit)
:slightly_smiling_face:

STALKER

Nese nuk gabohem, edhe A lettre to 3 wives e ke pare tashme

korriku

jo, nuk e kam pare. por kjo qe ndodhi me Sleuth ndoshta do te thote se ka ardh momenti i Mankievitz se patjeter eshte ne liste. Tek Sleuth anglezet jane ne elementin e tyre te kinemase. I dyti anglez i mire per mua menjehere pas The Queen :slight_smile: .

InkuizitoriMoth

e kunderta e nje filmi porno (porno trupore kamasutra), nuk eshte e thene te mos jete fela tjeter kamasutra shpirterore, e prandaj te dy felet film trup-shpirt te mbajne terhequr para ekranit per me shume se dy ore, e te dyja felet plus brima, te mbajne para ekranit shume e shum ore, pafund ore, derisa t’knoqet shpirti fare.

STALKER

Ty do te te pelqeje ku s’ka me te shkoje “A letter to 3 wives”

korriku

dallohet stili i Mankievitz, por sic edhe konfirmove, Sleuth ishte me i arrire

Arban

Une jam tradicionalist dhe nostalgjik. Nuk ta di mire moshen (megjithese nga ca te dhena te terthorta qe me ka dhene dikush ketu, me duket se je me i ri se une), po kur me kujtohet sa e lumtur ka qene ajo dite e Vitit te Ri prej te ngrenit dhe programit te televizionit, thjesht si nje dite e zakonshme sot, nuk mund te mos ha me shume e te mos shoh me shume TV se nje dite e zakonshme sot. Do te me dukej padrejtesi e zemerguresi ndaj vetes sime te dikurshme. Per kete ndjenje drejtesie e empatie i bej hallall ca dhimbje stomaku e ca kile me teper.

korriku

e madhja Frances McDormand - the star :star: at Fargo - Coen Bros, costarring w/Matt Demon at Promissed land -GVS , mori Best Actress in a Drama Motion picture dje ne Golden Globes cmim qe ia dorezoi fituesja e vjetshme po aq e madhe Izabelle Hupert

STALKER

Amà filmi në të cilin luan, me të gjitha gjasat eshte nje hiç i madh/i vogel (si dhe filmat pararendes të regjizorit) ku forma (derizioni, me demek si shkelje syu ndaj vellezerve Coen dhe kalimi i kendveshtrimit nga njera palë tek tjetra) ka për qellim të vetem të kenaqe të gjitha palet (permbajtja) : hajt mo, ça t’bojsh, cilado qofte lufta (perpjekja për nje kauz), ajo eshte déjà é humbur

Albano-id

Mu me habit story telling qe ka hollywoody, pashe molly’s game, (bazuar ne nje histroi te vertete) me kete aktoren mjaft te mire, por asnje impresion ne imazhe, asgje e re per tu shenuar, vetem kronike, rrefim i thjeshte. Televizioni media, ka ndikuar mjaft ne menyren e te berit filma.

Fikret

No StarWars? :frowning:

korriku

Isha tifoze e Francis McDormand perballe Merryl Strip-es, ne nominim, por gjithashtu e pelqej McDormand. Si thua ti tek review e “In Brudges”, mire qe ishte Colin Farrell qe nuk u merzita nga filmi

Per filmin nuk pata ide e as pritshmeri :slight_smile: Golden Globes eshte nje familje me Oscars, produkt nga Hollywoodi i kodres …

korriku

LaLa land-i fituesi i vjetshem i globes “u zhduk pa lene gjurme”


filmi i huaj ket vit u zgjodh puna e Fatih Akin dhe kuriozitet…
Vjet u zgjodh Elle i Verhoeven po s’jam gabim, qe perben nje vendim te respektueshem patur parasysh c’jane Globes.

STALKER

Ai eshte filmi i fundit i hajrit qe ka bere ai regjizor. Qe prej tij, Akin rreshton hiçet njeri pas tjetrit.

Ky qe u zgjodh si filmi me i mire i huaj ishte ne Kane ne konkurim per palmen e Arte. Nje tmerr (dhe turp) i vertete.

ps: Lala land i qafshim hallin, meritonte te pakten nje 6 çalamane. keto te ketij vitit jane beterr e shkaur beterrit

korriku

:scream: :scream:

thank you anyway

STALKER

Regjizor i Molly’s game na qenka skenaristi i facebookut (The Social Network) dhe filmit per Steve Jobs. pastaj na paska punuar per TV (seri seri seri seri seri…)

Ca t’presesh nga nje “artist” me CV te tille… :frowning:

ps: desha me shkrujt diçka per serite TV, edhe pse nuk shoh pothuaj asnjehere te tilla; Pretekst u be Twin Piks i fundit; por mukajeti…

anon63896856

Hapju Stalker. Ka ndonje vertet te mire.

squarepusher

per skenarist s’ke c’i thua, eshte mjeshter per regjizor s’e di.

korriku

besoj kalon klasen dhe ndoshta nje 6
"I, Tonya"

Albano-id

. Kane dale pak ne mode keto filma me rednecks,me pelqeu me teper logan lucky pak muaj me pare. I, Tonya tenton tee jete pak fshikullues.
Pashe a letter to 3 wives, kisha kohe pa pare nje klasik.

STALKER

Te pelqeu?

Mankievitz vinte nga bota e teatrit por me perjashtime te rralla, nuk bente “teater te filmuar” por cinema te vertete!

korriku

nje pershtypje te perzier me la, disa gjera mire te tjera jo aq. Logan lucky nuk e gjeta ne cilesi te mire imazhi, por mendoj pavaresisht tematikes, stili dhe cilesia per te dy keta nuk benin ndryshim. Po t’i shohesh krahasimisht me Billy Lynn (si produkt amerikan), jane ku e ku ne diference.

korriku

letter to three wives, kishte pak ritem te larte per mua (po te llogarisim se bazohet ne kryesisht dialogje)
Me elegant ishte ndertimi i Sleuth, dialogjet i kompensonin edhe te tjere elemente

STALKER

Sonte ne nje emision per filmat e rinj në radion «France Culture » flisnin per Molly’s Game. Me beri pershtypje qe jo vetem insistonin se eshte film me zero mizaskene (psh, në ndryshim nga «The Wolf of Wall Street » i Scorseses, karakteri gati antropologjik i te cilit ndihmonte ta shihnim filmin me sy kritik në raport me heroin kryesor - nje qelbesire e vertete, tek Molly’s Game nje gje e tille mungon), por deri dhe skenari, ne fakt, eshte bloze (qofte edhe sikur të marrim si te mireqene faktin se nje skenar mund te vleresohet ndarazi nga filmi - në fakt gje e pamundur dhe e pallogjikshme). Sipas kritikeve, skenari eshte aq rendshem psikologjik sa qe kjo e fundit, pra psikologjia, pengon spektatorin te dalloje se çfare mund te jete prej politikeje ne gjithe kete meselé: regjizori/skenarist behet njesh me heroinen në obsesionin e saj per te fituar me cdo cmim duke mos mbajtur fare distance nga ajo (pra nga héroina). Njesoj sikur Scorsese te behej njesh me Ujkun e Wall Street-it. Sipas tyre, ilustrimi me flagrant i kesaj gjeje eshte fundi i filmit, ne te cilin shihet heroina, ne krahet e nje babai monstruoz i cili eshte krenar se femijet e tij jane ‘winners’

Albano-id

Per mua ai film persa i perket skenarit. perpiqet te misheroje endrren amerikane te tia dalit mbane me cdo cmim, individualizmin te ngritur ne ideologji. Po kjo paradigme ka arrit majen qe me steve jobs, ne fakt, eksporti me i modh.
Nga ana mizanskenes nuk ofron asgje, antikinemaja, antikrishti :yum:
3 wives me pelqeu. Megjithse verehet ndikimi i te kaluares ne teater te autorit, si rendom ne ato vite, ka momente teper autentike kinematografike, montazhi dhe mizanskena si ne rastin kur kalon treni dhe shkakton dridhje qe japin dramaticitet, dhe ja arrin te ndertoje prototipet e cifteve.

STALKER

Pikerisht, kjo thuhej dhe ne biseden rreth filmit: duke qene regjizor debutant (por mbi te gjitha, qe nuk merr vesh nga regjia, nga mizaskena), Sorkin nuk arrin te mbaje distancen e nevojshme me heroinen e tij (sic ja arrin psh Scorsese). Dhe pikerisht per shkak të skenarit ultra-psikologjizues (te cilin e ka shkruar po vete !!). Dhe keshtu bie në te njejtin batak me heroinen (biles njeri nga komentuesit tha: qe Sorkin nuk merr vesh nga kinemaja, u mor vesh, por fakti qe produksioni e ka pranuar edhe si regjizor eshte prova me e mire se ka qene ai qe eshte imponuar «me cdo cmim »).

Eshte e ‘habitshme’ se si perhere (po perhere amà !!) skenari (permbajtja) dhe regjia (forma) jane sa te pandashem as edhe shkojne paralel (O per mire o per keq).

InkuizitoriMoth

nuk eshte e habiteshme fare, dhe pa thonjza fare, konstatimi i ekzistences se dy feleve te kudondodhura. E habiteshme eshte vetem fakti qe marksizmi (Marks, Zhizhek, Godard) dhe izma te tjera ateiste te djathta demokratike te ketij kallepi, megjithse pranojne ekzistencen dyfelore permbajtje-forme, bejne sikur nuk vene re kriminalitetin e tyre kur asgjesojne felen e shpirtit dhe brohorasin per felen e trupit (materies). permbajtje-forme eshte e njejta gje si shpirt-trup, veçse e shprehur ndryshe.

Por edhe kjo nuk eshte e habiteshme, sepse njihet mire se se krimineli nuk ve re krimin e tij. Ben sikur nuk e ve re se ashtu osht i pune. :wink:

Pune e qelbët per te mbajtur ndergjegjen te pastert.

korriku

“Minnie and Moscowitz” eshte nje perle (si floket e arte te Gena Rowlands dhe Seymour Cassel).
Interesant si Cassavetes ka gjetur menyren per te dale me mbyllje e cila gjithe duke qene e preferuara per publik te gjere (nje mbyllje perralle, sic thote Minnie: movies set you up with expectation but reality is not there), eshte po aq organike dhe po aq autoriale/individuale.
(U be kohe e duhen ripare punet e tij)

STALKER

Kam pas kujtu se e ke pas parë!
Film i shkelqyer. Siç dinte të bente Cassavetes (regjizor qe ka pas shenjuar SHUME vitet 70-80: zihej bé per koke te tij nder kinofile asokohe).
Duke te lexuar dhe me hypi zilia për ra ripare. Lum ti qe e pe recently : i’m jalous

korriku

Me vjen keq qe s’ke pas folur per “Jeanette, l’enfance de Jean d’Arc” te Dumont. Sapo u pa dhe do ta kisha me lart ne top 10 tendin. Bruno Dumont paska vertet shume per te thene, dhe me kete pune ai hyn ne grupin e regjisoreve te mi me te preferuar, ever!

korriku

Guess whom the Google Doodle is about today…

STALKER

j’ai rien compris

korriku

Eastwood ka nje pune te re, me teme marre nga ditet e terrorizmit ne paris, degjova

STALKER

“The 15:17 to Paris”

Treni Bruksel-Paris; ushtaret amerikane luajne vete rolin e tyre (The film stars Stone, Sadler and Skarlatos as themselves)

Lind pyetja: meqe terroristi eshte gjalle (ne burg), pse mos luante dhe ai rolin e vet? :joy: :joy:

korriku

Ne nje reklame e pashe, ordinary people doing extraordinary things, thosh Clint-i
Besoj do jete ne gjurmet e American Sniper, s’eshte e thene me Eastwood kesaj here, mbase.

kottesque

***Best movies of 2017

gjembi

Pse ndalon vetem te terroristi? Edhe pasagjeret e tjere, edhe makinisti i trenit, fatorinot, etj.

STALKER

Ndalova tek terroristi sepse edhe shumicen e personazheve te tjere dytesore, i ka gjetur (psh, ambulacierët etj).

Vetem terroristin nuk ka futur ne rol :joy:

squarepusher

:grin:

imagjinoj Eastwood duke i thene terroristit “urdhro, ja ku e ke skenarin”*

duket interesant si ekperiment dmth rikrijimi i nje ngjarjeje traumatike. te shohim si do perkthehet ne film.

*me kete intonacion

korriku

Meqe tek eastwood, ne nje perpjekje retrospektive timen, pashe J. Edgar, sic edhe thote review-ja, i shkelqyer

STALKER

Ishte ironi nga ana ime; ishte per te theksuar GAFEN e paparë te Eastwood (dhe producenteve qe kane mbeshtetur nje sipermarrje te tille imorale dhe naive!). Por filmi eshte nje shembull tipik qe konfirmon se, edhe nje artist (regjizor, ne rastin konkret) i talentuar dhe plot cilesi te padiskutueshme njerezore, thyen rendshem dhembet (filmi thuhet se eshte nje tmerr i pakaperdishem!!) kur angazhohet te misheroje bindjet e tij te politizuara (Eastwood perdor ushtaret e vertete në rolet e tyre per te himnizuar madheshtine e Armates Amerikane - per kete mjafton te shohesh Trailer-in e filmit).
Ndaj dhe thash : kur qenka keshtu, pse mos marrim edhe terroristin per te luajtur rolin e tij në film ?

Triste… , très très triste.

korriku

kjo mendja ime thote, gjasat jane jo vetem bindjet e politizuara por edhe ato kulturore, te Eastwood-it si amerikan (usa vs. BE, usa vs. 3rd world i.e. Middle east, etc). Kur ta shohim, ne shkurt e ka per te dale…

eshte e qarte se Clinti nuk di te dalloje aq mire ne disa gjera, edhe pse eshte deri madheshtor ne te tjera

STALKER

Aq ‘interesant’ eshte eksperimenti sa nje prej tre ushtareve, mori aq superxhiro (pra aq shume ju duk vetja super-hero nga historia e trenit) sa hengri ca thika për shkak sherresh për pune pjeshkash. Dhe Eastwood vazhdoi heroizimin me mjete të tjera (rikrijimi i ngjarjes me të njejtet personazhe)
:joy::joy:

Albano-id

duhet pare se gjithsesi eastwood nuk duket aq naiv, megjithse mjaft konservator e patriot politikisht.
Por kam pershtypjen ky film ka per te bere mjaft leke, se faktori evrope ben leke ne us.

STALKER

Sapo dola nga filmi (Eastwood-it ja kam bere gjithmone qokën).

Film tmerresisht i panevojshem dhe pothuaj pa asnje ide (ide kinematografike jo e jo). Ose me nje idé te vetme : vajzat europiane jane kurva :grinning:
Serizisht !

45% e 90 minutave te filmit eshte fëmijëria dhe rinia e 3 çunave: asnje interes dhe e nje merzie per të dale nga salla e kinemase; pastaj, 45% eshte turizmi i çunave ne Itali, Gjermani dhe Hollande («National Geografic » i ha munë asaj pjese :joy:: 30 minuta cliché turistike) dhe 10% ne fund eshte skena e trenit (skene e mire, po dreqi e mori, mos ish e mire dhe ajo, ç’ngeli :grinning:).

Filmi eshte pritur keq ne France. Salla ishte pothuaj bosh (edhe pse kinema nga ato me kokoshka). Besoj se pakkush ka deshire te shohe nje film qe rinderton nje histori qe tashme e njohin të gjithe (95% é publikut shkon në kinema duke u nisur nga historia, ngjarja qe ajo tregon). Shto qe s’ka movie-star në film (meqe protagonistet luajne rolin e tyre të jetes).

Por dhe kritika é ka pritur nuk ka ku të shkoje me keq. Për nje arsye të thjeshte: ndryshe nga 99% é filmave të rinj qe dalin në kinema, “The 15:17 to Paris” nuk u shfaq paraprakisht për shtypin (2-3 jave perpara) : Warner Bros. distributori i filmit NUK pranoi të organizonte séanca spéciale (si zakonisht me filmat é rinj) për gazetaret dhe kritiket. Me siguri, arsyeja ka qene mediokriteti (në fakt, nuliteti) ulerites i filmit i shoqeruar, për dreq, nga nje deshire e paperballueshme e Eastwood për të realizuar nje film qe noton rëndshem në ujra predestinimi kristik (e qe në fakt i jep filmit nota gati qesharake).
Keshtu qe shtypi francez é zbuloi filmin njekohesisht me spektatoret, pra të merkuren qe shkoi, dhe u lemeris nga nuliteti i tij (nderkohe qe, tradicionalsiht, shtypi francez historikisht i ka adhuruar filmat é 87 vjecarit).

Nuk besoj se në USA filmi do kete sukses komercial (por ndofta dhe po: kush po e merr vesh!). Amà “telefoni arab” (komentet e spektatoreve) nuk besoj se do jene të mira (varet pastaj edhe nga marketingu qe do shoqeroje filmin)

4.0

STALKER

Se harrova : terroristi ne film nuk shfaqet vecse 3-4 minuta dhe nuk eshte vecse nje siluete é mortifikuar dhe kaq.
:joy:

korriku

segmenti publicitar kishte Clint, qe ne disa sekonda interviste, theksonte: ordinary people doing extraordinary things’. Clint-i duhet te kete deshtuar ne pershfaqjen e ‘ordinary people’. Ndoshta prej publicitetit te kerkuar (qe eshte nje fakt).
sa per vajzat europiane, eshte folur me shume se nje here per puritanizmin amerikan (i demonstruar rendshem se fundmi me levizjen kunder sexual harassment iniciuar ne Hollywoodin liberal).
Ndersa eastwood-i nje republikan devotshem i bie te jete akoma me shume koherent me veten ne kete pike.
E aq me teper American army.

Albano-id

film dokumentar dmth. ne teori eshte interesant, po amerikanizmi i tij duket mjaft influencues.

STALKER

Nuk ka ndonje glorifikim të Ushtrise amerikane në fakt (zaten as tek “American Sniper” nuk eshte se kishte nje të tille por mungonte pikeveshtrimi nga ana tjeter e konfliktit, dmth pikeveshtrimi i irakianeve për ushtaret amerikane por nejse, eeeee për kaq “pakogje” jemi mesu me Clintin.
Kesaj rradhe ka glorifikuar predestinimin kristik (“e kish shkruar Perendia - Jezui ne kete rast - qe të ndodhte keshtu”). Ka plot skena përgjate 90% të filmit qe tregojne se heronjte é filmit ishin të zgjedhurit e perendise (mbi të gjitha ai qerosi, Spencer Stone qe eshte pothuaj heroi kryesor i filmit, për me teper qe zezaku, në fakt, nuk eshte as ushtar asgje, thjesht shok i dy të tjereve.
Psh, ka nje skene qe, kur ishte në gjimnaz, mesuesi é pyet Spencer-in “po mirë, ça do besh ti në rast të nje ngjarjeje të paparashikueshme?”. Ose nje skene tjeter Spencer, kur ishte në shkolle për ushtarak, eshte i vetmi qe (s’po e them); shto qe të tre, kur ishin kalamaj, studionin në nje shkolle private (dmth fetare).
Shkurt muhabeti, Clinti do të na thoje qe “keshtu ishte shkrujt për ta”, se ishte e natyrshme qe po shkonim drejt nje “Epifanie ke treni”. Lere Lere :joy:dhe filmi mbyllet deri dhe me nje lutje

Shkurt, kesaj rradhe Clinti é ka me Jezuin. Unë s’kam asgje kundra në princip, po humori ka çik kufi…
:grinning:

STALKER

Në fakt, problemi eshte se me pretekstin qe ata janë ordinary people (asgje të keqe deri ketu), eshte vete filmi qe duket ordiner. Dhe në fakt, eshte ordiner dhe i merzitshem ku ska ku të shkoje.
Edhe tek “Sully” dakort, heroi ishte ordinary people, njeri i zakonshem, por brenda filmit kish konflikt, kish mister. Tek “The 15:17 to Paris” zero konflikt, zero mister. Në vendi të kesaj, siç thashe me lart, nje obsesion debil dhe krejt i pajustifikuar me predestinimin kristik dhe kaq.
Film koti - kur thone kalamajt

korriku

nga fotografia Spencer Stone eshte ca ndryshe nga dy te tjeret. Ndoshta PTSD, simptome e zakonshme per veteranet

korriku

al bano, ne nje sit qe komunikuam ndodhet “Yourself and Yours” i Sang-soo i topten 2017 te kinoditarit. Ka probleme me sync. te titrave por une bera si bera, e pashe, sot.

STALKER

Kam frike se nuk eshte pune PTSD-je, por thjesht sepse Spencer duket çik trap per nga natyra :grinning:

E them kete sepse ne kete historine e trenit, po ta mendosh mire (le qe duket edhe ne film), keta çunat nuk eshte se bene ndonje gje realisht te madhe qe te prodhoje stres post-traumatik.

Konkretisht: kur terroristi del nga haleja e trenit brenda te ciles po armatosej, tek dera e saj pret nje pasagjer tek te 40-at (i vetmi qe plagoset rende ne ate ngjarje, pasi merr nje derro plumbi ne gjoks) i cili, pak minuta më pare i thote te shoqes se dikush eshte futur ne banjo dhe ka çerek ore brenda. Kur terroristi del nga WC, pikerisht, eshte ky burri tek te 40at qe perpiqet i pari tja heqe kallashin nga dora; dhe me pas ha plumbin.
Po ashtu, eshte edhe nje tjeter pasagjer qe perpiqet ti imponohet terroristit.

Kur vjen momenti qe ky i fundit hyn ne vagonin ku jane 3 djemt amerikane, ka diçka interesante. Ne konferencen per shtyp, Spencer ka thene qe, kur pame se terroristit nuk i funksionoi arma (gun jammed), ju hodhem siper.
Clinti, per ta dramatizuar çik ngjarjen, e ka treguar skenen sikur Spenceri i hidhet terroristit 2-3 sekonda para se ai te konstatoje qe kallashi i ben shkrepje boshe (gun jammed). Vazhdimi pastaj dihet.

Clint Eastwood eshte regjizor i apasionuar pas heronjve te heshtur (dhe mire e ka!!); per me teper qe disa nga filmat e kesaj natyre i ka qare (“Sully”, “Jersey Boys”); ca te tjere ç’ka (“Amerikan Sniper”, “Invictus”), dhe ndonje si puna e ketij “The 15:17 to Paris” e ka çuar per lesh. Por ndofta nuk eshte dhe aq faji i tij: si duket, nuk eshte se kish shume lëndë per te bere nje film te mire, pra heronjt nuk ishin aq te heshtur (ose siç thash ne nje mesazh te melartem: ne film mungon totalisht konflikti, misteri)

Albano-id

mos, na dhe spoiler ,:wink:
mbaj mend te gran torino, ka nje skene te fundit ku merr pozicionin e krishtit. ke pas bere nje review interesante dhe per ate film.

STALKER

S’ka perëndi (s’ka anti-spoiler) qe e shpeton “The 15:17” :grinning:

Gran Torino ishte film qe me bente nevrik, por s’ka gje, amà kish konflikt brenda vetes (brenda vete filmit); pozat kristianike te Clintit me irritonin, por kur e kam riparë filmin me vone, me se shumti me kane bo me qesh

Albano-id

ka bere goxha filma ky, kur e mendon, edhe si numer, jo te keqinje te gjithe, mystic river,po ashtu me konflikt e dramatik.
une do ta shof vetem per kuriozitet, se keto atentatet terroriste nuk i ndjek me, me ka humb filli

STALKER

Ky biles SHUMICEN e filmave i ka sh te mire!

po te beja nje top15-Eastwood shpejt e shpejt, do ishte pak a shume kshu:

  1. The Bridges of Madison County (1994) - masterpiece
  2. A Perfect World (1993) - masterpiece
  3. Honkytonk man (1982)
  4. Jersey boys (2014)
  5. Sully (2016)
  6. Play Misty for me (1971)
  7. J. Edgar (2011)
  8. Absolute power (1996)
  9. hereafter (2011)
  10. Midnight in the garden of good and evil (1997)
  11. Unforgiven (1992)
  12. Mystic river (2002)
  13. True Crime (1998)
  14. Million Dollar Baby (2004)
  15. Sudden impact (1983)

filmat me te mire, Clinti i ka bere ne vitet 90

korriku

flm sh. per shpjegimimin mjaft te imet.
kjo qe ka bere Clint (modifikimi i historise), pervec arsyeve qe lidhen ngushtesisht me ate vete (pasioni pas heronjve te heshtur), perkon edhe me nje kulture qe eshte ngritur ne usa - rrembimi dhe tjetersimi i ngjarjeve te realitetit- me justifikimin e teorise se individit te suksesshem.
Shume faleminderit per shpjegimin dhe listen :star:

STALKER

ah ah ah… . Na hape pune, por per ti rene shkurt, Godard ka kohe qe e ka thene ne menyre metaforike (dhe jo vetem) : problemi i vertete i USA eshte fakti se s’kane Histori (ose e kane shume te re) e per rrjedhoje, u duhet te shkojne gjetiu per ta kerkuar (Vietnam, Irak…). Deri dhe emrin e kane te huazuar : Amerikat (Americas) eshte emri i gjithe kontinentit amerikan, verior dhe jugor, por ja qe eshte USA qe e ka bere te vetin kete emertim.

ps: po ta vesh ré, tek filmi “Che” i Soderbergut, ka disa fragmente nga arkivat e Mbledhjeve te OKB-se se vitetve '60. Aty fjalen e merr edhe Fidel Castro dhe ai, kur flet ne emer te vendeve te Amerikes Latine si Kuba, Kolumbia etj etj, thote :“Ne, shtetet e Amerikës, … etj etj”. Biles nje gje e tille sjell konfuzion tek spektatori sepse duket sikur Castro flet ne emer te Shteteve te Bashkuara te Amerikes
:wink:

korriku

“Che” e kam ne plan, se e gjeta ne net.

squarepusher

Bird i '88-es eshte gjithashtu nje nder te preferuarit e mi nga Eastwood.

STALKER

nga te paktit filma te tij qe nuk e kam pare asnjehere

korriku

Pak kisha pare nga lista. Por Breeeze, Flags of our fathers, dhe Letter from Iwo Jima, mungojne, dhe e di qe i ke rekomanduar si te mire.

STALKER

te tre i kam pare ! Domethene qe i kam harruar ! Domethene qe Eastwood ka bere POTHUAJ VETEM FILMA TE SHKELQYER ! Domethene qe te tre meritojne nje vend midis vendit te 4 dhe 7. Domethene qe duhen spostuar te tjeret. Domethene qe kjo puna e listave ka te mire vetem rikujtimin e filmave dhe kaq
:smiley:

ps: nga ‘frika’ qe mos harroja disa te cilet nuk i kemi permendur kurre (si psh Jersey boys apo Midnight in the garden of good and evil - ti do marrosesh pas ketyre te dyve) kisha harruar ata qe kishe permendur
:face_with_raised_eyebrow: :star_struck:

korriku

10 shkronja

korriku

10 shkronja