
3 maj 1808, Francisko Goja, viti 1814

Ekzekutimi i Maksimilianit, Édouard Manet, viti 1868

Masakër në Kore, Pablo Pikaso, viti 1951

Ekzekutim, Yue Minjun, viti 1995
pjesën e mëparëshme e gjeni këtu

3 maj 1808, Francisko Goja, viti 1814

Ekzekutimi i Maksimilianit, Édouard Manet, viti 1868

Masakër në Kore, Pablo Pikaso, viti 1951

Ekzekutim, Yue Minjun, viti 1995
pjesën e mëparëshme e gjeni këtu
Te kater veprat e postit paraqesin ngjarje te verteta historike ne kohe pothuaj gazetarske dhe ne menyre gazetareske per kohen kur jane bere.
Kuadri i fundit, Ekzekutim i Yue Minjun, lidhet me revolten e Sheshit Tiananmen, dhe është shitur në Sotheby’s të Londrës për 4,1 milion euro, çmim rekord për pikturën kineze bashkëkohore.
1234567890
1234567890
1234567890
Ky ne foton poshte eshte Yue Minjun autor i vepres Ekzekutim te paraqitur e fundit ne shkrimin siper. Te gjithe tabllote e tij kane turinj qe qeshin ne situatat nga me te ndryshme, por qe jane i njejti turi. Ne fillim bente fytyren e Budes qe qesh, me vone bente vetem turin e tij, pra portretet ishin te gjitha autoportrete.
Eshte me tamam fjala e urte arberore:
Kush qesh, qesh me turinin e vet!

Prej kohësh nuk shihja më çezma që të ftojnë për të pirë ujë pa paguar para në cep të rrugës. E kisha harruar ekzistencën e tyre derisa, ndonjë 1 vit më parë, ndesha një çezmë që derdhte një curril ujë në një pellg me myshk jeshil. Ky imazh mu duk revelatë ekologjike që tregon se njerzimi ka akoma shpresë.
Kur të taposet edhe çezma e fundit, atëherë dije se njerzimi ka marrë fund.
(nga Tu bo i dor muhabet)
Çmendinat i mbyllën (legge Bassaglia) kur panë që e gjithë bota është një çmendinë, ose ndoshta e kuptuan më vonë.
Nëse realiteti nuk është ai që duket, si i bëhet të dallohet realiteti nga dukja, cili është realiteti dhe cila është dukja? Gjuha është e pafuqishme deri edhe për të ekspozuar disa probleme radikale pa rënë në absurd.
S’ka aspak rëndësi se dikush të lëvdon, dhe ka pak rëndësi se kush është ai që po të lëvdon.
-Italia është vend muti, vetëm këtu tek ne vonohen trenat, në të gjithë Evropën trenat funksionojnë si kronometër, nuk humbin sekondën.
-S’ke faj, ankohesh për disa minuta vonesë, s’ke jetuar në vend kake ku turma me burra, gra e fëmijë, ulur në çimento të stacionit presin me përunjësi trenin që s’dihet vjen apo s’vjen edhe nesër. Mosmirnjohja në rend të ditës!
Italia eshte vend muti per shume arsye…
he na thuaj disa nga arsyet, ose me mire te gjitha arsyet.
etj etj etj…
Nuk te ve faj qe ti je i dashuruar me Italine sepse ke kaluar shume kohe atje normalisht eshte shtepia jote tashme…
nuk problem dashurie, nuk pelqej fort termin “dashuri” (i pelqen Marlonit dhe te bukurave sinjorina). Une kerkoj te jem mirnjohes, parapelqej termin “mirnjohje”, gje qe s’para pelqehet ne pergjithsi.
r.v., shif çer ka nodh ne Itali me trenin italion, vend muti:

ka edhe me, vend bajge lope:

Këndvështrimi i përparimit ose progresit ka dinjitet dhe vërtetësi të barabartë me këndvështrimin e konservatorizmit, thënë reduktuar sipas politikës klasike: përkatësisht këndëvështrim i të majtës dhe i të djathtës, mendësia racionale dhe ajo iracionale (2 bolet e Marlonit). Në historinë e njerëzimit, e keqja dhe e mira shkojnë dorë për dore, me fjalë të tjera nëse është e vërtetë se në ditët e sotme rrohet më mirë për shkak të përparimit, është po aq e vërtetë që në të njëjtën kohë rrohet më keq për shkak të degradimit që sjell me vete përparimi i përqendruar kryesisht në interesa materiale, trupore, etj, duke shpërfillur interesat morale, shpirtërore, etj. Pikërisht këtu këmbëngul kritika e konservatorizmit kundër përparimit, shembulli më banal: pikërisht në shekullin e kaluar kur përparimi fitoi si kurrë në histori, bënë vaki krime e tmerre të papara në histori: 3 Luftëra Botërore, kampe përqendrimi, lager, gulagë, etj.
Situata në fjalë është e paqartë dhe ambige, dhe të gjithë peshkojnë në turbullirë aty ku ju intereson ose ku marrin rrogën, si progresistë ashtu dhe konservatorë, si të majtë ashtu edhe të djathtë. Ekziston edhe një “palë” e tretë - e frymëzuar nga filozofitë e absurdit: bota është absurde, ambige, e papërcaktuar, e pakuptimtë etj -, e cila rri në shtëpi ditën e votimeve.(nga romani 2 bolet e Marlonit)
Kush dërdëllit që çmenduria është vlerë intelektuale dhe artistike duke sjellë shembujt klasikë Van Gogu, Poe, Niçe, nuk e ka provuar se çdo të thotë të vuash nga depresioni ose nuk di çfarë flet sepse është snob, dmth është vetëm i çmëndur pa qenë artist.
-Kot e ke që përpiqesh të më mbushësh mendjen, për çdo gjë njëri thotë njeri thotë kështu e tjetri ashtu, nuk merret vesh asgjë, as që du me e dijtë për këto gjëra, është pa pikë kuptimi të mbash anë.
-Ti i bie me dorë andaj justifikohesh njeri thotë kështu e tjetri ashtu; ngaqë nuk bën asgjë thua që s’ka kuptim asgjë. Vërtet nuk ka kuptim asgjë, por njeriu i jep kuptim kështurit dhe ashturit duke thënë, zgjedhur e vepruar kështu ose ashtu.
-Kush është poeti më i modh n’botë sipas teje?
-Poeti modh i modh n’botë, e jo vetëm sipas meje, është Artur Rembò, i vetëquajturi Profeti Largpamës dhe Shenjtori, i cili në moshën 21 vjeçare braktisi poezinë dhe Evropën, brodhi nëpër botë derisa përfundoi në Etiopi, ku merrej me trafik armësh, fildishi dhe skllevërish. Kur nëna e tij i shkrojti në një letër se në Paris tashmë ishte bërë i famshëm si poet, ai ju përgjigj: Merde pour la poésie!
Pra Largpamësi i modh ushqen njerëzimin, artistët dhe letrarët e uritur për art, poezi dhe bukuri.
-Me thirri dje në telefon e më tha që ta ndihmoj për nje provim në matematikë, Dakord, por kur e ke provimin? - e pyeta. Pasnesër - mu përgjigj. Si nuk e kupton xhanëm që unë nuk mund të bëj të ditur të tjerët tak-fak me shkop magjik!
-Po ta kuptojë këtë nuk ka nevojë për ty për sqarime matematike.
Intelektual me pëkufizim quhet ai që bën vazhdimisht pyetje “pse? pse? pse?” pa ja ditur fare për përgjigjet.
Qenia ekstrakomunitar në botën e parë është krejt ndryshe nga qenia banor i botës së tretë.

Një atë gjenial bllokon bijtë tij me fuqinë e tij, sepse në hije të një lisi nuk rritet as bari. Meqë trashëgohet brez mbas brezi potenciali i gjenialitetit, por jo qenia gjenial që është vepër edhe e rastit dhe kontestit të kohës (vetkuptohet janë gjëra të patrashëgueshme), ka rrezik dhe është shumë e mundur që bijtë e gjenisë, në përpjekjen e natyrshme për t’ja kaluar atit, ja kalojnë atij duke bërë të njëjtën gjë që ka bërë ati, por me shenjë negative sepse nuk jepet mundësi tjetër ose nuk kanë takat t’ja kalojnë atit. Shëmbujt janë me thasë.
Duhet të futet në lojë mamaja për të shpëtuar situatën, me kusht që të mos jetë artiste e modhe gjeniale, por shtëpijake gjeniale.
Vetëm një pordhanjos kokloqe gërthet në sheshin historik të qytetit: “liberta! liberta!” para një polici indiferent që garanton me ligj të drejtën për të protestuar.
Personi top-model në bashkëkohësi është hibridi tragjiko-komik: pensionist vesveseli me kalama kapriçoz; thënë artistikisht instalacioni: protezë kauçuku që thith një biberon; thënë konceptualisht shprehja: papërgjegjsia totale dora vetë.
Fjala shqipe “i paZoti” e jep kuptimin më mirë se çdo gjuhë tjetër.
Por mbi të gjitha, a ka ekzistuar ndonjëherë? - tha Njëri
Natyrisht, është një figurë historike - ja priti Tjetri
Jo, në të vërtetë asnjë tekst historik nuk e përmend - tha Filoqylsi
“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”
Nëse yllësia nuk gjëndet në hartat tona, atëherë nuk ekziston - tha shefja e arkivit të Galaksisë (citim me kujtesë, ndoshta filmi Star Trek)
Me ngjarjet e fundit të katraurës no-vax dhe yes-vax pak nga pak edhe më koqet po kuptojnë se në politikë loqet djathtas dhe majtas përplasen dhe trokëllijnë pa pushim në histori, në shoqëri njësoj si nëpër brekë (struktura e botës është e njëjtë), duke u shtyrë dhe zënë vendin njëri tjetrit për lavdinë e madhe të Atij që rri në mes, i ngref në diktaturë dhe i shkref në demokraci.
Të gjitha ato që ndodhin rreth nesh janë mbeturina amballazhi pa vlerë, me të cilat mbështillet lumturia jonë (ose fatkeqsia jonë, varet sipas rastit).
Paratë afrojnë pranë gjërat dhe njerzit e interesuar që gravitojnë rreth nesh duke shtuar kokëçarjet kur jemi pa para dhe moskokëçarjet kur i kemi me bollëk.

Nuk krijon dot pa pasur një raport me një person, qoftë ky person çfardo, ose edhe person negativ; çdo krijim - edhe ai më abstrakti, psh në matematikë - lind nga një raport me tjetrin që ngacmon ekzistencën tënde, përndryshe sterile.
Nuk di si është mbajtur në këmbë - dhe vazhdon të mbahet - miti fals i Romantiçizmit: gjeni krijues në vetmi të plotë. Apo helbete, vetëm gjërat false mbahen në këmbë.