Anonimati - pjesa e tretë (Adam ku je?)

47 postime 2624 shikime 15 mars 2021 në 07:42 e paradites
InkuizitoriMoth

Para shumë vjetësh, kur sapo kishte filluar epoka e blogjeve, hyj në një blog ku në krye të faqes home ishte shkruar si moto: “Nuk ka më anonim se anonimi”. Atëherë unë komentova: “Më anonim se anonimi është ai që i tregon pashaportën policisë”. I zoti i shtëpisë e hoqi në çast komentin dhe me bllokoi - i Modhi :smiley:

Anonimati si e drejtë e njeriut përdoret pozitivisht në social si status lirie për të thënë lirisht të vërtetën pa u ndikuar aspak përgjatë thënies për rrezikun e pasojave që rëndom shoqërojnë thënien e të vërtetës. Fatkeqsisht përdoret edhe negativisht, e mira dhe e keqja i ndan një fije farfuruese, shpesh anonimati shpërdoret me keqdashje fshehur si kaçak mbas ferre llap e llap pa pasur pasoja për çfar thua, aq më keq kur shpifet. Në fakt virtualiteti për vetë natyrën e tij - prani vetëm shpirtërore dhe mosprani fizike - përmban potencialisht mundësinë e keqdashjes edhe për jo anonimët. Muhabeti bëhet ndryshe kur je i pranishëm fizikisht, sepse sy për sy me debatuesin ekziston gjithnjë frika se mund të hash ndonjë lapër turinjve për ato që thua.

Kështu kuadri i statusit të anonimatit zgjerohet, në kuptimin që nuk mjafton sistemimi i tij ligjor; si në çdo rast ligji nuk mjafton ose mund të shpërdorohet nëse nuk shoqërohet nga përgjegjshmëria dhe motivacioni për mirë. Dekalogu i anonimatit mund të përmblidhet në vetëm një urdhëresë: Në jetën virtuale shprehu sikur në jetën reale!

Kuptimi i anonimatit është shumë më i thellë se i kuadrit ligjor për përdorimin i tij në virtualitet - ose edhe në realitet si në rastin e Elena Ferrantes dhe Banksy -, sepse edhe në rast se komenton me emër dhe mbiemër, je askushi nëse fjala jote nuk ka peshë në publik. Ka akoma më tepër thellësi për tu zhytur në kuptim: edhe një person publik mund të jetë anonim, në kuptimin anonim i ndërgjegjes, dmth është pa ndërgjegje, bën gjëra për të cilat e vret ndërgjegja. Iluminuese në këtë rast është shprehja shqip: nuk e desha veten! në rastin kur je i ndërgjegjshëm që ke bërë një të pabërë. Nuk e desha veten! është ekuivalente me: nuk e njoha veten!, hapu dhe të futem, të gjitha shprehje që përshkruajnë gjëndjen e anonimatit si humbje e identitetit dhe personalitetit origjinal.

Në Zanafillë kur Zoti pyeti Adamin mbas rënies: Adami ku je?, nuk ështe se Zoti i gjithëditur e kudondodhur nuk e shihte Adamin sepse ishte mçef mbas nick-ut në ndonjë blog, pyetja ishte retorike me kuptimin: A je në vete?, ose: Nuk po të njoh më!, sepse Adami i rënë kishte humbur identitetin origjinal si bir i Zotit; njësoj përdoret nga prindët në rastin e një fëmije haram: Nuk e njoh për tim bir!

Parë anonimati ose identiteti nga pikpamja providenciale si më sipër, muhabetet rreth identitetit kombëtar ose identitetit evropian duhen bërë ndryshe nga më parë, sepse ndryshojnë prioritetet.

pjesën e mëparshme e gjeni këtu

Mirejam_Tirana

mund të jesh anonim edhe kur komenton me emër dhe mbiemër, sepse je askushi,

InkuizitoriMoth

:slightly_smiling_face:

Zequa

Sa bukur flisni ju poetet🤔

InkuizitoriMoth

shko ore Zequa ne “Diskutime te lira” se po te pret zeqo

r.v

@Zequa ca do behesh kur te rritesh?

InkuizitoriMoth

zeqouasi do te rritet kur nuk do hajë më bukë lepurushi, por do hajë shqip:

InkuizitoriMoth

Veprat më të vyera dhe më universale në histori të njerzimit mbeten anonime jo vetëm si autorsi, por edhe si vepra. Autori origjinal është anonim (nuk duhet të dijë e majta jote se se çfar bën e djathta jote) dhe vepra origjinale nuk rrëfehet dot sepse nuk kuptohet dot dhe nuk mund të durohet dot sakrifica origjinale për të krijuar. Rrëfehet dhe njihet aq sa mund të durohet, përbën parimin bazë për të edukuar kalamjtë. Autori origjinal mund rrëfejë veprën dhe sakrificën e tij, dmth mund të dalë nga anonimati, vetëm para një publiku të rriturish, gjë që mbetet akoma utopi.

InkuizitoriMoth

Nobody (Zequa):
-“It’s always the best who are the first to go”

Jack Beauregard (zeqo):
-“Which means you ain’t going nowhere”

:smiley: :smiley: :smiley:

r.v

I Motho me ne fund gjeta pak kohe te lexoj temen tende, dmth kohe reale se kohe per te len ndonje koment kshu 5 min e gjejme me lehte. Realisht me pelqen si teme. Ne fillim te “epokes se internetit” (mbase keshtu do kujtohemi mbas 100 vitesh apo me teper nga gjeneratat qe do vijne), ne hynim ne rrjet per perqasje drejte ideve edhe opinione te tjera qe vinin nga njerez te thjesht si ne, larg nga prozhektoret ndricues te cilet gjithmon perpiqen te ruajne “etiken” edhe te ishin politikisht korret. Normalisht te lundroje ne rrjet para 2 dekadash ishte edhe nje " escape" nga bota reale, ashtu si Neo tek Matriks i cili diten ishte Mr. Anderson edhe ne dark kthehesh ne Neo. Botes “reale” ju deshen gati 2 dekada po fal deviancave, tashme ne tek dera e shpelles sone duke na bombarduar me " Ads", duke na shfaqur pa deshiren tone video te emisioneve televizive qe mbase ne nuk do donim ti shihnim kurre etj etj. Ne nuk jemi me anonim nuk do ti duheshin me shume se disa ore dikujt qe do kishte nevojen per. te njehur identitetin tend qe ta zbulonte ate me detaje. Ne lidhje me Adamin un them beje kaloje si teme eshte teme ka goxha debat .

InkuizitoriMoth

bravo r.v., me ne fund nje koment nga Tjetri si ne kohet e lashta te Peshkut nen shkrimet te mia.
Kur e pashe ne fillim nje koment kaq te gjate u fryksova se kujtova se mrena ne koment do ishin greku me syze dhe turku pa brekushe :smiley:, po shyqyr paske prek tema teknologjike.
Falemneres per sugjerimin per Adamin, te njejten verejtje pak a shume me ka be ne privat edhe nje lexues tjeter klandestin, qe shkrimi ka nje mbyllje parazitare (hoqa nje fraze te fundit). Meqe u bene 2 vete nga populli qe e kerkojne, duhet me e pa kete pune, duhet me e bo kete teme, megjithse une e kam perserit deri ne lodhje muhabtin e Ademit te rene, e cila per me teper eshte teper ngacmues dhe shqetesuese per intelektualet e medhenj qe nuk merren me gjojna t’vogla, e qe kujtojne se shpetojne nga shqetsimi ekzistencial duke quajtur fundamentalist te marre ke i ngacmon plagen me qellim sherimi.
Do te bej shkrim lidhur me identitetin kombetar dhe ate evropian ne raport me identitetin si person.

InkuizitoriMoth

muhabeti i anonimatit me kujtoi nje ndodhi te lashte te kohes sapo ishte krijuar skuadra e futbollit “Shkendija” te Insitutit te Kultures Fizike Vojo Kushi. Lojtaret ishin te gjithe te rinj, studente te Insitutit, dhe skuadra pati sukses te menjehershem ne popull brenda vitit.
Njeri prej ketyre lojtareve ndalon nje vajze ne rruge “me leje nje minut”, formula e atehershme per t’ja lyp femnave. Vajza i thote:
-Ik mor djale shiko punen se nuk te njoh!
Djaloshi i’u përgjigj:
-Si mër nuk më njifke ti mu, un jom dhjetshi i Shkëndijës?! :joy:

(per te shiju tamom anonimatin ne kete rast, duhet me pas parasysh qe atehere grate ne pergjithsi as ja kishin idene futbollit, stadjumi kishte vetem 30 mije meshkuj, asnje grua)

Zequa

Eva ku eshte?! Vk Adamit​:grinning::grinning:

InkuizitoriMoth

Ne Zanafille pershkruhet qarte qe paberen e beri Eva e para, pastaj infektoi dhe Adamin, i ngjiti Covid. Pra formalisht Adami ishte më në vete se Eva, prandaj Zoti i drejtohet Adamit qe ta sjellë në vete sepse kishte më tepër mundesi se Eva që të hante pykë.

Eva është, duket sikur nuk është sepse nuk është fare në terezi. :slightly_smiling_face: (osht tu pa Shkendijen ul ne stadiumin Qemal Stafa me 30.000 burra persiper)

zeqo eshte, duket sikur nuk eshte sepse Zequa nuk eshte ne terezi. :smiley: (osht tu pa futboll amerikon ne Nju Xhersi me 30.000 feministe persiper)

Zequa

Ncuq, osht tu pallu😀

InkuizitoriMoth

zeqo i thuaj Zequas se nuk eshte si thote ai, feministet per kete pune kane dale qe te tregojne qe jane ato qe u “bejne ashtu” tifozave te futbollit amerikon.

InkuizitoriMoth

Isha i her ke Piazza della Signoria ku degjova nje albaneze qe po thoshte ne shqip per skulpturen e Davidit:
-Ah sa e mrekullueshme qe eshte!
-Jo mër se nuk eshte ndonje gje kushedi se çfare! - ja prita une.
-Po ti kush je, kush po te njef? - me tha ajo.
-Si mër nuk më njifke ti mu, po un jom i Modhi qe komentoj ke Peshku!

r.v

Varet ca ka pelqy ajo nga skulptura :rofl::rofl::roll_eyes::roll_eyes:

InkuizitoriMoth

dihet çfar ka pelqy, ate qe te pelqejne edhe ata qe merren me diskutime politike bolja majtas dhe bolja djathtas, greku pa syze dhe turku pa brekushe.

r.v
  1. Nuk eshte nevoja te na e kujtosh çdo 2 minuta.
  2. Une spo flisja per politike tek kjo tema.
  3. Si i krishter qe je, nuk mund te gjykosh njerzit
InkuizitoriMoth

3 . Nuk jam i krishtere, dhe i asnje denominacioni fetar tjeter, dhe njerzit i gjykon ligji, parimi, plus ndjehen te gjykuar nga ndergjegja e tyre.
2 . Nuk jam kunder politikes, jam kunder “politika ne plan te pare”, dmth qe edhe kur nuk flet per politike, je duke fol per politike.
1 . Nuk jam

InkuizitoriMoth

Individi sado të jetë i përsosur është një gjysmagjel, dmth një gjysëm mendje (gjysmenje sipas folkut tirons), një trap handikapat tepër i rrezikshëm (potencialisht) për atë vetë e për të tjerët rreth e përqark.

r.v
  1. Ka ndonje rast kur ndergjegja edhe ligji ndryshohen ? Nqs po a do e cilesoje te drejte?

Me vjen keq per kete.

Kete se vertetoj dot :rofl: :rofl: :rofl:

InkuizitoriMoth

e kam sqaruar ne pjese e katert se si dy hemisferat e grekut pa syze dhe turkut pa brekushe enden te lire në hapsiren e pavërtetsisë te anonimatit.

r.v. je merzit tu bo muhabet per bolet e marlonit me loqet e “Diskutimeve te lira” dhe vjen ketu te besh muhabet intelektual per krishterimin?

r.v

Mua do me interesonte me shume ti pergjigjeshe pyetjes se 4.

InkuizitoriMoth

Hajt s’po ta prish qefin po te pergjigjem tu rrejt menjen me shprese se ti do behesh djale per smari ne te ardhmen, do jesh ne rregull te pakten me piken e politikes qe se ke permen fare, e do te braktises diskutimet e lira te boleve te Marlonit.

Pika 4 qe ke per zemer ti, ka lidhje me piken e krishterimit, keshtu po i pergjigjem te dyjave.
Une nuk jam i krishter se tani edhe sikur te dush nuk mund te jesh dot i krishter, sepse krishterimi ka marre fund, vazhdon per inerci ne pak raste, dhe per hiprokrizi ne nje çik me teper raste. Kurse kusuri i mbetur vazhdon per indiference, vari hejbet bej çfare te teket, Jezui na i ka fal te gjitha mekatet, vetem kujdes ligjin dhe karabinieret ne cep te rruges.
Qe te pergjigjem tamom pa keqkuptime, desha te di kur ti thua “ligj” e ke fjalen per ligjet e legjislacionit dhe kushtetutes, apo parime fetare? Se ka nje lidhje midis tyre, dmth fese dhe politikes, perkatesisht Parimit dhe Ligjit. Kjo eshte edhe nje perforcim pse une urrej me te gjithe forcat e ndergjegjes sime krishtere :stuck_out_tongue: venien “politika ne plan te pare” dhe venien e fese ne plan te fundit, bile ne asnje lloj plani, ne hava fare, ne maje te katedrales se shen Pjetrit.

r.v

Nuk e di kujt ju referove ti si “ligj” sepse ti ishte i pari qe e permende, edhe mendoj qe e ke patur ne kontekstin e legjislativit, edhe mendoj qe pyetja ime lidhesh me kete term

InkuizitoriMoth

tani e ke te qarte, apo do formulosh ndryshe pyetjen?

r.v

Pyetja ime ishte shume e thjeshte.

Nqs “normat”. ose “ligji” ndryshojne me kalimin e kohes atehere i bie qe dicka qe ka qene e gabuar me pare nuk eshte me tani. Si e vlerson ti kete??

InkuizitoriMoth

s’do mend, sepse ka progres ne bote (ani pse te shoqeruar me regres), e ka kuptim te flitet per progres te vertete, jo rritja e perqindjes progresive te perdorimit te prezervativave ne demokraci.
Konkretisht ne Amerike sot te vene ne karrike elektrike nese ben veprime garibi kow-boj duke shtene robve me kobure si nje shekull e gjysem me pare. Ne ato kohe nje vrasje konsiderohej e ligjeshme mjaft qe te mos qelloje pas shpine, pa paralajmerim, sot eshte i pamendueshme kjo ligjshmeri.

InkuizitoriMoth

r.v., po ti si e vlerson kete? Une fola per t’i bo qefin zotnise tate, fol ene ti dy fjale sa per te bo adetin e diskutimit te ndersjellte.
Apo je i krishtere dhe nuk te shkon sipas midese progresi ne politike me brekushe pa syze?

r.v

Une i krishter jam edhe besoj ne norma edhe rregulla absolute por gjithesi kjo eshte per nje diskutim tjeter. Normalisht “normat” edje " ligjet" ndyshojne si te jete vafti. Njerzit ne te gjithe historine jane te prirur te vijne rrotull rreth vetes me po te njejta situata. Normalisht sot te cojne ne karrige elektrike po to besh si kau-job edhe eshte e jashtligjshme por mbas 100 vitesh do behet prap e ligjshme. Ashtu sic ishte e ligjshme fjala e lire ne Romen Republikane dhe pastaj te prisnin koken ne emer te Perandorit dhe pak me vone te vinin flaken per te ndricuar rruget e qytetit se pranojne besimin e krishter dhe pak me vone te digjshin po te mos ishe i krishter. Nqs nuk ka “norma” dhe “ligje” absolute ska per te marr vesh asnjehere i pari te dytin edhe anasjelltas

InkuizitoriMoth

jo ky eshte i njejti diskutim, sepse krishterimi beson ne norma dhe rregulla absolute, por qe keto ligje dhe norma jane ne hava ne qiej metafizike, kurse ne praktiken tokesore veprojne ligje qe ndryshojne sipas qefit, historia njerzore nuk ka kuptim e as qellim. Historia njerzore eshte futja kot, ne kohen e Neandertalit kishte pllaka guri ku ishte shkrujte Dekalogu dhe formula mc ne katror. Ne fund fare do vije apokalipsi dhe r.v. me shoke do boje i xhiro ne hava me anije kozmike UFO-sh me shofer Krishtin.
Mbas ketij pohimi kuptova shume nga ty.

r.v

Nuk qendron si diskutim sepse ti flet per Iphone edhe une flas per Android. Ne teresi duket te njejte sepse kryejne te njejtin funksion por ne detaje kane 2 gjera qe nuk mund te krahasohen pasi nuk kane asgje te krahasushme sepse jane 2 bote te ndryshme pa asnje pike te perbashket

InkuizitoriMoth

po po e di, po i njejti muhabet gjithnje, dridhe like. Sa i ve te krishteret para pergjegjsise te kesaj bote, hopla shprehja “ka thene Krishti qe mbreteria ime nuk eshte e kesaj bote”, qe te justifikojne sjellen e tyre ne bordellon tokesore, pallohuni o te krishtere ne bordello me Marlonin, se do te shpetojme kur te cofim e te shkojme ne qiell me Jezusin (me “s”) qe eshte zoti qe ka bere token per Iphone, ndersa qiellin per Android.

Krishterimi e ka bere te pamundur çdo diskutim duke ndare çfare eshte e pandashme.

r.v

Para çfare pergjegjesie me vure ti mua qe e drodha mhb une?

InkuizitoriMoth

shko, shko e meru me loqet e “Diskutime te lira” derisa te vije shoferi i anijes kozmike Android, mos u merr me toksoret qe udhetojne me Iphone.

r.v

Tpaska hy frika mduket. Quhet kriza e ekzistences kur e mendon vetem si nje grimce e cila humb ne vorbullen e mijevjecareve viteve.

InkuizitoriMoth

me mire te hyje fryka se te hyje palloshi i marlonit ne tru e mos dish çfar flet. Por fajin e kam un qe gjithnje kam shprese aty ku s’osht per t’pas

r.v

Pendohu i Moth se Mreteria e Qiejve eshte afer…

InkuizitoriMoth

o ngambrapakrishtere, sa rri e humbet kohe ne blog tu u mor me bolet e Marlonit lexo me mire romanin e krishtere “Krimi dhe ndeshkimi” te te sqaroje prifti katunit çfar dua te them.

r.v

Faleminderit per sugjerimin. Ndonje liber-sugjerim per token e sheshte?

InkuizitoriMoth

Cfar rendesie ka si eshte Toka, ka rendesi qe bolja e Marlonit te jete e rrumullaket. Shko se po presin shoket e tu te rrumullaket tek tema e sheshte “Diskutime te lira”.

InkuizitoriMoth

Kur isha kalama, ëndërroja të kisha një melhem magjik që të më bënte të padukshëm. Pastaj kur u rrita, fillova të shkruaj dhe doja të isha i suksesshëm. Tani që jam bërë i njohur do të doja të kisha një melhem që të më bënte të padukshëm - Kundera