A je gati të mos kesh më makinë vetjake?

99 postime 7579 shikime 28 qershor 2017 në 06:03 e paradites
bsalaj

Kthimi nga servisi i makinës, pas mbushjes së kondicionerit me gaz ishte shumë më i pranueshëm sesa vajtja deri atje, nën përvëlimin 38 gradë të diellit mbi Tiranë. E parkova me ngazëllim të veçantë kur gjeta një vend bosh pranë pallatit. Kur gjej një vend kaq të mirë më vjen të mos e lëviz më kurrë. Golf-in tim Mk.4, e kam patur besnik. Në vite më ka shërbyer mirë, edhe pse, veç çmimit ekonomik, ka kushtuar edhe një djall e gjysmë për riparime e pjesë pas ca difektesh fatkeqe. Këtyre kostove u duhen shtuar edhe ato të mirëmbajtjes, karburanti, siguracioni, taksat, etj.

Një miku im që më do të mirën disa herë më ka cytur të blej një makinë të re, më dinjitoze se një VW 15 vjeçar për një “njeri të njohur” si unë. Puna është që makinat e reja kushtojnë mijëra euro, e ato që më pëlqejnë mua shumë, kushtojnë me dhjetra mijëra. Si investim më duket i tmerrshëm. Imagjinoj që tani sesi edhe me makinën e re shkëlqyese, do ndihesha po aq i lehtësuar tek gjej një vend parkimi, dhe do bëja çmos ta ruaja vendin sa më gjatë, duke mos lëvizur makinën. Në këtë mënyrë do isha duke stacionuar me frena dore, mijëra euro të fituara me vështirësi, që mund t’i përdor më mirë në tjetër mënyrë.

Ky është problemi kryesor që kam me shpenzimin e madh për një makinë: Jetoj në një zonë qendrore të Tiranës dhe nuk e përdor më makinën çdo ditë prej 2 vjetësh. E nxjerrim fundjavave kur duam të shkojmë diku, përndryshe, sa më pak aq më mirë. Duhet ta them, cilësia e jetës më është rritur që kur mora biçikletë. Trafiku në Tiranë është çmendarak dhe stresi në timon është diçka që çdo lexues që e ka provuar, e njeh fort mirë. Unë mund të mbërrij diku, shumë më shpejt, shumë më lehtë me biçikletën time, nuk më kushton asgjë dhe bën mirë për shëndetin.

Studime të kryera në disa prej qendrave akademike më prestlgjoze në botë tregojnë se në 15 vjetët e ardhshëm vetëm 20% e njerëzve në metropole modern do të blejnë makina personale. 80% e atyre që sot kanë makina, në të ardhmen do të përdorin shërbime si abonimet, të cilat do të lejonin dikë të paguante një shumë mujore për të përdorur një makinë vetëm atëherë kur u duhet. Shërbimi do funksiononte me paketa të ndryshme (si celularët) ku secili zgjedh atë që i përshtatet më mirë. Në këtë mënyrë njerëz si unë do kishin shansin të merrnin makinën e duhur në fundjavë, pa lidhur jetën me të, dhe pa paguar për gjithë kostot që një makinë sjell.

Në qytete të mëdha si NY apo San Francisco, të cilat ngjajnë me Tiranën kur vjen puna tek vonesat në trafik, shërbime si UBER apo LYFT lejojnë njerëzit që me anë të telefonit të thërrasin një makinë, e cila vjen brenda 3 apo 4 minutash dhe i çon atje ku duan. Hapi i rradhës do jetë eliminimi i shoferëve. Makinat autonome po vijnë. “Jemi në prag të ndryshimit më të beftë, më të thellë dhe me më shumë pasoja në historinë e transportit. Deri në vitin 2030, kur do kenë kaluar vetëm 10 vjet nga aprovimi zyrtar i mjeteve autonome, 95% e miljeve të udhëtuara nga pasagjerët amerikanë do jenë kryer nga mjete autonome elektrike të cilat klienti i thërret sipas nevojës. Pronësia e këtyre mjeteve do t’i takojë flotës që e disponon dhe jo individëve. Ky lloj modeli biznesi njihet si Transporti si Shërbim (Transport as a Service, TaaS).” - RethinkX: Rethinking Transportation 2020-2030

Mund të duket si ekzagjerim, të flasësh për Shqipërinë në të njëjtat fjali me qytetet që konsiderohen sot djepe të teknologjive të reja, por fakti është që të gjitha novacionet në transport ndodhin më lehtë atje ku nevoja është më e madhe, pra atje ku trafiku është më i rënduar. Nëse parashikimet e ekspertëve janë të sakta, makinat me pronësi të përbashkët do të bëjnë që numri i autoveturave në rrugët e amerikës të zbresë nga 247 milionë në vitin 2020, në 44 milionë në vitin 2030. Imagjinoni një Tiranë me 5 apo 6 herë më pak makina pas 15 vjetësh. Kjo jo vetëm që do të zgjidhte problemin e trafikut, po do të bënte që shumë nga hapësirat të cilat tani i dedikohen lëvizjes (rrugët) dhe parkimit të makinave, t’u ktheheshin njerëzve për përdorim të tjetër lloji. Do kishte më shumë hapësirë për transport publik dhe biçikleta. Shumë më pak smog dhe hekurishte midis banesave. Për shkak se makinat e së ardhmes do jenë në përdorim të përbashkët, ato nuk do qëndrojnë gjatë në një vend, por do jenë vazhdimisht në lëvizje. Ekspertët parashikojnë që këto modele të vetëdrejtohen dhe të jenë lehtësisht të riparueshme - pjesët këmbehen në vend - e duke qëndruar në rrugë për dhjetra milionë kilometra, përgjatë disa dekadash.

Waymo po teston shërbimin e transportit përmes mjeteve pa shofer në Phoenix, AZ.

Kini parasysh gjithashtu se 96% të kohës, një makinë e kalon e parkuar. Mjeti është në lëvizje për vetëm 4% të kohës kur e kemi në pronësi. Në 5 deri në 10 vitet e ardhshme, lëvizja me makina elektrike me përdorim të përbashkët do të jetë 4 deri në 10 herë më e lirë se blerja e një makine të re familjare. Sipas Business Insider, një familje amerikane do kursejë rreth 5600 USD në vit, duke mos blerë makinë por duke i përmbushur të gjitha nevojat për transport me modelet e reja të së quajturës_sharing economy_. Ford, autoprodhuesi i madh amerikan është përgatitur për këtë ndryshim shkëputës në transport. Që tani, Ford nuk po flet më për veten si një prodhues makinash i thjeshtë, por si një kompani që ofron “zgjidhjesh në transport”, duke ofruar mënyra të reja pronësie të përbashkët dhe abonimi për modelet e reja që po nxjerr në treg.

Në përmbledhje, shpenzimi i miliona lekëve për një makinë të re, kur ajo do qëndrojë e parkuar për 96% të kohës më duket marrëzi. Sa miliona euro shpenzojmë çdo vit për hekura luksozë e shumë të shtrenjtë nga Gjermania? Opsione të shumta në Shqipëri ende nuk ka, por problemet dhe nevojat duhet të na çojnë drejt zgjidhjeve. Në një qytet si Tirana, që e vuan mbingarkesën e makinave në rrugët e qytetit dhe rrugët e frymëmarrjes, modelet moderne të transportit që gërshetojnë risitë teknologjike dhe format e reja pronësisë duhet të vijnë sa më shpejt.

Ka endè shumë të panjohura, por një pyetje më mbetet e fundit. A do ishte në gjendje shqiptari/a (përfshirë dhe mua) të heqë dorë nga ajo ndjenja e bukur e të qënit pronari i vetëm i një makine? A nuk është automjeti gjithashtu një status dhe identitet? Po ndjesia e duarve në timon, zhurma e motorit, aroma e makinës së re a nuk janë të forta? (Kjo ndjesi ndoshta do të zbutet sepse makinat autonome nuk do kenë timon apo pedal gazi). Po a nuk është makina një hapësirë personale?

Dhe më tej, a mos ia fus kot, kur bëj argumenta ekonomike me shifra të vogla, ndërkohë që adoleshentët në bulevard ngasin Porsche që kushtojnë më shumë se një apartament? Ndoshta. Por ndoshta jo. Ndoshta ka nga ata në lexim që mund të shohin se e ardhmja e transportit mund të ofrojë për problemin tonë të madh një zgjidhje pothuajse magjike. Do ketë natyrisht vend edhe për të apasionuarit e makinave klasike dhe të ngarit të makinës manualisht, por këto do jenë artikuj luksi, siç do jetë dhe Golfi im.

Blendi Salaj
http://peshkupauje.com

Lidhur me temën:

Makinat do ndryshojnë shumë në vitet që vijnë. Njëri ndër ndryshimet më dramatike: Me gjasa, ti nuk do kesh një automjet vetjak. Për shkak të bërjes së rrugës bashkë me njerëz të tjerë dhe prezantimit të makinave vetë-drejtuese, i gjithë modeli i pronësisë së automjeteve po përmbyeset, dhe shumë shpejt nuk do ngjajë fare me atë që ka qënë për mbi një shekull. - Wall Street Journal: The End of Car Ownership

Grafiku tregon sesi mosha mestatare e atyre që blejnë makina të reja sa vjen e ngrihet. Pra të rinjtë po blejnë më pak makina se të rinjtë e 15 vjetëve më parë. - WSJ

Por makinat personale nuk do të zhduken, sigurisht. Disa kishin parashikuar se brezi i ri do të shkëputej nga zotërimi i një automjeti përfundimisht, por kjo nuk ka ndodhur. Në fakt, 30% e të gjitha makinave të reja të shitura vitin e fundit në ShBA janë blerë nga njerëz nën moshën 36 vjeçare, duke provuar se Millenials nuk janë aq të lehtë për t’u kuptuar. -
Chicago Tribune: Why aren’t millennials buying cars? They are, despite record prices

STALKER

as kam patur, as kam e as do te kem ! :dromedary_camel:

salben

Sic do te zhvillohen opsionet qe lehtesojne transportin alternativ per te eliminuar makinat,
do te zhvillojne dhe prodhuesit e makinave opsionet per te pasur nje makine.
Makine do te kene prape te gjithe. Qofte dhe vetem per fundjave.
Asnje alternative nuk ta jep pavaresine qe te jep makina jote.
Po s’e perdore dot ne trafik, do te thote qe do ta perdoresh atje ku s’ka trafik.
Po qe do ta kesh nje makine, do ta kesh se s’ben. Sidomos ne vende me plazhe afer, si Shqiperia.
Nuk e zevendeson asgje ate udhetimin buze detit e kthimin brenda dites ne qytet, atehere kur do ti dhe jo atehere kur niset autobusi.
Si perfundim, do te kesh edhe biciklete, edhe makine.

Muni

Ne pritje te se ardhmes nje sherbim si Zipcar do ishte shume eficient per Tiranen. Ta kesh te ‘tenden’ vetem kur te duhet me vertet dhe jo sa per t’ja bere vrruumm te bulevardi pa çader.

bradland

Blendo degjo vllain tat , personalisht nuk njihemi por kam rrespekt , Humbja e Bojaxhiut nuk eshte katastrofe , mblidhe vetem vlla se ke jeten perpara , ja na shiko neve te PD -se sa shpejt e morem veten , behu pak i forte , cjane kto pyetje ?

Arban

Me ne fund e gjeta nje si vetja. Une as nuk di t’i jap makines. Po c’te besh, detyrohesh te thithesh ajrin e ndotur nga pordhet e te tjereve.

InkuizitoriMoth

The End of Car???

jo more, po si more do te funksjonoje shoqeria? Si more nuk do te udhetoje me Marloni mbi trupat e njerzise?

dafne

Zot mos e bene ! Une dhe ne shitoren e lagjes te blej cigaret shkoj me makine , lere me tutje…

bradland

E ke larg shetitoren e lagjes ?

dafne

pak po , 150 m

Vlonjat

Blendo po te jetoja sot ne Tirane dhe punen ta kisha brenda unazes nuk do te mbaja makine. Do isha i lumtur te ecja perdite. Prandaj ec rrugeve dhe trotuarve te Tiranes sa te kesh fuqi.

Cecua

Gati nuk jam, por jam koshient per ndryshimet qe duhet te vine. Larmia e ndryshimeve ama me ben optimist se do te kete vend edhe per entuziastet e makinave.
Une kam 6 makinave qe sherbejne per pune te ndryshme ne vende te ndryshme. Shumica fatkeqsisht jane nje barre e nevojshme. Njera eshte nje projekt restaurimi i plote qe e kam nis vete (dhe shpresoj ta perfundoj vet nga fillimi ne fund), nje SL 450 i mes viteve 70. Pas ketij ne linje fle nje BMW e vjeter seria 3, qe pret te transplantohet me nje impjant elektrik. Kjo per Arbanin, qe me te drejte nuk duro pordhet tona.

Blendo, nese “Rilindja” do te kete mend, per mu, mund te bej kollaj, shume kollaj, 2 gjera. Konvertim te autobuzeve ne elektrike, duke ul masivisht ndotjen ne Tirane, dhe pse jo nja 2 linja autobuzesh elektrike veri-jug. Kuptohet nese nuk do ta bejne si me sheshin, me firma tip 2N.

Ca me tej, e ardhmja e afert duket premtuese. Po flasim per avione personale me ngritje vertikale nen $100000 etj. Pra te apasionuarit do te kene akoma me shume lodra ne dispozicion.

Vlonjat

Paskemi te njejtin pasion per sl. Kam kohe qe bluaj ne mendje nje projekt per nje sl por me te voneshem 84-90. Deri tani jam ne fazen e gjahut.

squarepusher

po te kesh punen, kopshte, shkolla, spitale, dyqane, park, kafene, etj ne nje rreze prej 10 minutash ne kembe, s’ke cfare e do. per fundjavat mund te perdoren makinat me qira. per emergjenca, eshte pak problem, por ke taksite.

Cecua

Nga vitet 80, ke 560-ce plot. Ke dhe 380-ce, po merre 560-ce po e ndave mendjen. Behu gati te perveshesh menget ama.

Cecua

Gjer me nje fare pike ke te drejte, sidomos per ne Tirane. Por per mu makina eshte indipendence, pervec qefit. Nga ana tjeter ka rastis qe e kam kyc ne mes te trafikut e kam mbaru pune ne kembe. Jam kthyer me vone per ta marre.

squarepusher

parkimi eshte bere shume problem. do ta hiqja me gjithe qejf kete qe kam ne kembim te nje biciklete, vetem per shkak te parkimit.

Vlonjat

E di e di, kam lexuar pak. Edhe sikur me pak km te jene prap plakja ben punen e saj. Ndaloi para ca muajsh aty para punes nje 70-80 vjecar me nje 380 ngjyre vishnje shume i mrembajtur. Nuk donte per qamet me.e shit. Nejse endrra vazhdon.

korriku

nje kompani qe koordinon makine-qiradhenie & qiramarrjen mes njerezve, shoh te jete se fundmi modeli i rregullimit per udhetime e transport per millennials se bredhin shume, s’u rrihet ne nje vend.
Per vete dihet rrofte transporti publik. Jam expert :sunglasses: per te gjurmuar nderlidhjet mes linjave dhe formave te ndryshme te public transportation ne qytet po e po, por dhe me tej

bsalaj

Eshte ajo ndjesia e te qenit lakuriq kur nuk ke makine. Eshte shume kulturore, dua te them. Makina eshte liri, sidomos tek meshkujt lidhja eshte romantike. Nga ana praktike mendon per ndonje urgjence, dhe ne e nxjerrim rregullisht ne fundjave, sidomos ne vere. Po ta kisha nje mundesi abonimi, qe me garanton kur te dua une e per sa kohe te dua , nje mjet cilesor, sipas kerkesave te rastit, do isha i lumtur te mos e mbaja fare makinen. Se qiraja mund te jete pak shtrenjte, por dicka si kjo, me abonim, mund te ishte nje kosto e pranueshme vjetore, ne vend te nje makine. Transporti publik ka permiresime te ndjeshme, shtime linjash, shume njerez me thone se ka permiresim, por ende nuk eshte i atij standardi sa t’i besosh levizshmerine 100%.

InkuizitoriMoth

Kthupi

Ja nje ide biznesi psh, nqse nuk ekziston ne Shqiperi.
Kur nuk kisha makine s’ja ndjeja mungesen, por qe kur mora makine eshte vertet ajo pavaresia qe te jep, qe e di qe e ke gati kur ta duash. Per vende te vogla ose te ngjeshura si qytetet europiane ose si Nju Jorku ku makina paraqet me shume nje bezdi dhe kosto shtese, nuk ka c’te duhet makine. Shumica e shoqerise sime ne Nju Jork jane pa makine. Une e perdor per ne pune se me shkurton kohen krahasuar me transportin publik, perndryshe s’kisha pse ta mbaja.

squarepusher

kur po i sugjeroja nje mikut tim qe per te ndihmuar renien ne peshe, mund ta bente rrugen pune-shtepi ne kembe, me pa i habitur dhe me tha " edhe te me shohin te gjithe qe jam pa makine? s’ka shanc"

Arban

Aq mashkull jam o Blendi, sa do doja te isha ca me pak, po lidhje romantike me makinen?! Jo or mik, ka plot femra bota per romanticizem. Allah, allah, edhe kjo na duhej, me rene ne dashni me makinen. Prit kur te fillojme te bejme edhe dashni me makinen. Jo me vone se dje pashe videon e nje freak qe se cfare po bente te ai, si quhet, tubi i skapamentos, a cfare eshte, se as pjeset e makinave nuk i di. Ku ka si liria qe te jep ecja dhe bicikleta. Katnaret si shqipot, kinezet e amerikanet perdorin makina. Shiko qytetaret e vertete, si hollandezet e danezet.

salben

hollandezet e danezet i kane vendet e tyre te sheshta. Bicikleta nuk te lodh fare.
Eshte zgjidhje e natyrshme. Ne TR, kudo ta kesh shtepine, ka nje fare pjerresie qe te lodh ne njerin kah.

squarepusher

tirana ne te shumten ka pjerresi graduale. imagjinoj ne kruje do ishte pak problem

STALKER

E kam degjuar edhe une kete ne Shqiperi. Ma ka thene nje kusho.
Mu deshen rreth 30-40 sekonda qe te besoja se e kisha degjuar mire…

Shqiptaret (nje pjese e mire) jane per gjynah. Dhe po i peshoj fjalet :disappointed_relieved:

salben

Shto pjerresine, shto dhe vapen. Ne Holande e ne Danimarke nuk ben aq vape sa ketu.
Nuk eshte e lehte te dalesh me biciklete per ne pune ne TR.
Nuk po them qe eshte pjerresi qe nuk perballohet, por nuk krahasohet me vendet e sheshta e te fresketa si Holanda e Danimarka. Kam perdorur biciklete ne TR dhe nese rrugen e ikjes e ke te lehte, kthimin e ke te rende. Nuk duket me sy pjerresia, por e ndien ne pedale.

squarepusher

vapa dhe shiu bashke

Gerion_Treska

Ne fakt ne Shqiperi ende jane te paket ata qe e kuptojne funksionin e makines. Per ne kulturalisht ndjesia e pronesise na shton jeten. Dhe akoma me keq kur eshte prone e perbashket nuk dijme ta ndajme e aq me teper ta mirembajme. Do te duhet kohe, mbase 1 brez qe te ndryshohet ky perceptim mbi makinat. Ne i kemi shenje statusi social makinat, bicikletat jane status me vehte por prape makina mbetet mbret ne Shqiperi, Alternativat ne artikull jane eficente dhe shume te nevojshme se po te mos ishin nevoje s’do te ekzistonin, por ne Shqiperi gjithcka qe ka te beje me heqjen dore nga pronesia vetiake per te kaluar ne dicka utilitare te perbashket duket sikur e kemi pak alergji.

G

Arban

Nuk eshte ceshjtje relievi, po kulture. Tirana nuk eshte Nepal. Me ankohej nje shoqja ime se e bija edhe per nje stacion me larg te unazes do merrte autobuzin. Ne Amsterdam bicikletat ua kalojne makinave, kurse ne Pekinin po aq te sheshte, makinat ua kane kaluar prej kohesh bicikletave.

squarepusher

ama Stalker, kur je ne makine xhami i perparme te ofron nje eksperience po te duash kinematografike. dhe pak muzike ne sfond.

STALKER

Me kusht qe ti japë Karostami.
Por ai nuk eshte më dans ce monde…

aleko

Lexoje dhe nje here se nuk ke kuptuar gje. Nuk behet fjale per autobuz por per share vehicules. Pra sa here te te doje bytha te dalesh me makine do shkosh ta marresh ne nje parkim aty afer

squarepusher

ndjesia e pronesise eshte filogjenetike, sic jane dhe shenjat e statusit social. dmth jane universale por me ngjyrime perkatese sipas kulturave lokale.

salben

lol, lexoje ti per here te dyte, se je ti ai qe s’e ka kuptuar. Makinave qe thua ti i jam drejtuar qe me tre rreshtat e pare.

bsalaj

@Arban, po e perdor pak lirshem fjalen. Por ka studime qe provojne nje prirje per te qene me pak racional se grate kur vjen puna tek ajo qe makina perfaqeson per ta.

aleko

Te udhetosh me biciklet ne tirane do te thote se je dakort qe te gjymtohesh minimalisht. POr me e keqja eshte ndotja e ajrit nga gazrat e mkinave dhe qe je i detyruar ti thithesh. PRa ekspoimin ndaj semundjeve kaceroze e ke ne nje shklalle te larte.

salben

si qenka makina mbret vetem ne Shqiperi kur ne shumicen e vendeve te botes kane nga nje per koke ne familje? E gjitha varet nga vendi ku jeton. Kush jeton ne qendra qyteti andej, me punen afer, nuk perdor makine. Kush jeton larg punes, kane secili nga nje makine dhe andej.

Edhe ne TR, kushdo qe e ka shtepine 20-30 minuta ne kembe larg punes, shkon ne kembe.
Ose dhe me biciklete. Makinen e nxjerrin vetem per fundjave.

Por pjesa me e madhe e banoreve te tiranes i kane vendet e punes me larg se aq, ndaj dhe trafiku.
Harroni qe ke lagje te tera, me te medha se c’eshte vete tirana brenda unazes, dhe qe jane shperndare ne te katerta anet e kryeqytetit, duke nisur qe nga fresku rreze dajtit, yzberishti, unaza e re, lapraka, kodra e diellit, kinostudio, fresk, shkoze, kamze, depo e ujit, vilat gjermane. Dhe ne secilen prej ketyre lagjeve, transporti me i pershtatshem mbetet makina. Autobusi merr tmerresisht shume kohe dhe me biciklete eshte e pamundur te levizesh cdo dite me pjerresine qe ka qyteti. Vec kesaj, shume kompani po i zhvendosin zyrat jashte tirane, ne zonen industriale pergjate autostrades tirane-durres.

Rasti i Blendi Salajt qe edhe mund ta zevendesoje makinen me biciklete, eshte faktikisht pakice.

Gerion_Treska

Duke ju referuar "por prape makina mbetet mbret neShqiperi’ ka ngjyrim si pozitiv edhe pak ironik.

Argumentat qe ju jepni patjeter qe qendrojne dhe gjithashtu shfaqin edhe menyren se si ne i marrim vendimet si shoqeri. Kryesisht Tirana, ne opinionin tim, nuk avantazhon asnje mjet transporti si privat edhe publik. E vertete, autobuset jane te avashte, bicikletat te rrezikshme dhe jo gjithkund me korsi te dedikuara, motorri qeveri me vehte, makina mbetet nje zgjidhje. Por per kete te fundit infrastruktura qe kemi nuk e perballon dot numrin super te madh te popullsise se makinave ne rruget tona, keshtu qe krijoheet trafik. Gjithashtu, duke u nisur nga vetja, ne nuk i planifikojme ne avance gjerat sic duhet dhe kjo duket. Politika qe kam ndjekur kryesisht ka qene merr shtepi me qera sa me afer punes (kur punen e ke brenda qytetit, ne te kundert mund te marresh ne periferi). Dhe me ler te te them se ka funksionuar. Edhe une si Blendi po e perdor shume rralle makinen ne qytet dhe nese do te kishte nje nga alternativat e artikullit do te isha shume i hapur me laps ne dore te beja llogarite e te shikoja si me del,

Gjithsesi mendoj se lidhet shume me kulturen tone si shoqeri, ceshtja e makines, shtepise, jeteses ne komunitet.

salben

Une mendoj se nuk ka lidhje kulture, thjesht lidhje nevoje dhe mundesie.
Ju e lidhni makinen vetem me te shkuarit ne pune. Jeta nuk ka vetem pune shpi si emigrant beqar.
Jeta ka femije qe cohen ne kurse noti apo futbolli tre here ne jave, neper pishina jashte tirane apo fusa sportive. Dikush tjeter e con te kopshti zoologjik, dikush ne dajt. Shumica derrmuese e banoreve te Tiranes kane te aferm jashte tirane qe i takojne regullisht, te pakten nje here ne muaj. Edhe ata qe nuk jane familjare, por te rinj moskokecares, prape kane plazhe, klube, restorante, aktivitete sportive e argetuese ne ane te ndryshme te tiranes ne te cilat mund te shkojne ne ore te vona te nates, qofte me te dashurat, qofte si shoke. Dhe transporti publik te kushtezon shume.

Arban

Si ka thene ai i gjori, emigranti beqar Ardian Klosi ndjesë pastë: shqipot i trajtojnë makinat si trajtonin dikur kuajt.

Arban

Ja edhe ti emigrant beqar je, po jeten nuk e ke vetem pune-shtepi. Sapo te permenda edhe vende te qyteteruarish qe perdorin gjeresisht bicikleten. Apo edhe danezet e suedezet jane te gjithe emigrante beqare qe nuk kane Dajt ku te shkojne.

Vlonjat

Para shume vitesh kur jetoja ne Tirane, punoja me dike qe dinte te ngiste makinen, kishte mundesi te blinte por nuk e bente. Ne vend te kesaj, paguante ne ate kohe 300000 leke/ muaj nje taksi dhe sa here qe kishte nevoje e merrte taksia dhe e çonte ku te donte ( perfshire dajtin, petrelen dhe prezen si vende per te ngrene). E kishte te abonuar. Tani ndoshta nuk e ke mundesine te marresh ti vetem nje taksi qe te te marr dhe te te sjell (shtepi-pune-shtepi) por nqs beheni 3-4 veta qe keni intinerar pak a shume te njejte ndoshta eshte nje alternative deri sa te vijne keto opsionet e tjera. Gjithesesi nuk dua te ma kuptosh sikur po i jap zgjidhje apo mendje nje problemi tend. Doja thjesht te te tregoja nje tjeter eksperience.

STALKER

Beteja per shpetimin e biosferes eshte ekuivalente me betejen per Njerezimin -Humanity- e Bashkuar (universal), e kunderta e Njerezimit te ndare (i cili nuk njeh veç konkurencen, garen dhe per rrjedhoje luften, dmth vdekjen).

Beteje do te thote revolucion. Fukushima padyshim qe nuk ishte vecse nje paralajmerim. Borgjezia boterore, e cila nuk eshte e afte as te stopoje rritjen e températures planetare me +2°C, ka lindur si fenomen kombetar (fiks si borgjezia shqiptare sot) keshtu qe, si klase sociale, nuk e zoteron në vetvete universalizmin e per rrejdhoje, ajo nuk eshte e nuk mund te jete e afte ta vedose veten ne nivelin e vetem te nevojshem dhe koherent: në ate te biosferes.

Kujt i mbetet ky mision ahere ??

Arban

Problemi nuk eshte thjesht te nevoja e makines, po te pordhet e shqipos. Ne te gjithe njohim, besoj, familje me nga 3-4 makina, ose me keq edhe nje person , thjesht per hapje bythe (nuk po them per Bamen kete, qe i ka ne vende te ndryshme :slight_smile: . Per nevoje ja hajde mban nje familje nje makine, kur te jeni dy veta qe mund t’ju duhet ne te njejten kohe, merr nje taksi a autobus, se nuk u be qameti. Si do thoshte ai Ypi, deri dje (ose ne kohen e Kurvit sakte sakte) …

bradland

Shqiperia nuk te ofron asnje lloj mundesie qe te mos mbash makine , para nja dy javesh isha ne Bodensee , koha qe shume mire pak e pazakonte per kete stine , bera nja tre dite xhiro me Biciklete , rreth 150 km , ka infrastrukture mo vlla , te papame rruget e bicikletave sidomos pjesa e Zvicres ku rruga e bregut te Liqenit dredhonte midis fshatrave dhe prape perfundonte ne breg .

https://www.bodensee-radweg.com/

salben

Beqari emigrant nuk ka gjyshe e gjysher per te cuar ne tre-kater doktore, nuk ka nga 4-5 dasma, fejesa, ditelindje e varrime ne vit, nuk kane teze e dajo e kusherinj per te takuar e per te ndihmuar here pas here sepse mund ti kene femijet e vet ne emigrim e skane njeri afer. Ata i kane lare duart nga detyrime te tilla familjare dhe as shoqerine smund ta kene aq te gjere sa dikusj qe eshte lindur e rritur me njerezit qe ka rrotull

Arban

Ti o vella je marksist, gjithcka e sociopolitizon. Po shikoje pak nga prizmi psikologjik: sikur gjithkush prej nesh te kishte copen e vet te qiellit, dhe une ta kisha te paster, se nuk e ndot me tymin e makines qiellin tone te perbashket; sikur te kishim secili copen tone te rruges, dhe une ta kisha te lire, se nuk e ze rrugen e perbashket me makinën time, a nuk do mendoheshim me mire para se te blinim nje makine.

Arban

Une shkoj e vij ne Shqiperi, e kam mbijetuar pa makine.Kur me duhet te coj mamane per vizite, porosis komshiun me taksi ose marr xhaxhain,po ca me pak, se ai nuk merr leke dhe ja, u zgjidh, Perse duhet te blej lopen kur ka qumesht ne pazar. Per dy-tre here ne vit. O ka pasur dikur shoqeri e lidhje farefisnore, te hyra e te dala, o nuk ka, jo si tani, dhe kane bere shume mire pa makina. Rruget te qeta, ajri i paster. Tani ju rrofte makina te bytha dhe qijani nenen ajrit, sic ia keni qire natyres me ndertimet

bradland

Po per dashnoren si ja bo ti me.

Arban

Dashnoren e kam te gjelber si veten. Bicikleta te dy.

bradland

Paskeni bicikleta me rrota te trasha athere .

salben

Po as une nuk blej makine kur shkoj diku dy jave per pushime sic vjen ti

Arban

Une nuk thashe vij per pushime. E ska lidhje fare sa vij, me ato teprime per te cilat po bej fjale.

STALKER

Jo jo, marksizmi nuk eshte veçse nje pjese (e se teres). Per shembull, Vernadsky ishte pothuaj bashkekohes i Marksit por nuk ishte i tille (edhe pse i dolen nje me nje te gjitha). Ka te beje me dialektiken ne fakt (por muhabet i gjate…).
Sigurisht qe edukimi ka rolin e tij por problemi eshte se borgjezi mund te “mendohet mire para se te bleje nje makine” (te citova), por ne fund, do e bleje (per arsyet historiko-sociale qe shpjegova me lart).

salben

Ore mire e ke ti, robt mbijetonin dhe pa lavatrice.

Ingeborg

Nuk e diskutoj qe vapa ta shpif dhe ne ecje madje te bezdis me shume po duhet ta pranoj qe ju ne Tirane prape se prape keni klime me te mire per bicikleten se Hollanda e Danimarka, me perjashtim te rasteve kur permbyteni nga shiu. Ketu ku jam une pjesa me e madhe e perdor bicikleten me se shumti ne pranvere e vere. Fillon nje epidemi bicikletash ne keto stine, po ne dimer pastaj gjermanet e kane shume qejf makinen hehe…

Arban

Edhe une po them se eshte dicka me e thjeshte. E di ate teorine ekonomike te quajtur “Tragedy of the commons”, pak a shume tragjedia e se perbashktes". Ja ajo funksionon edhe ne kete rast, ka te beje me natyren njerezore.

InkuizitoriMoth

Sigurisht i mbetet kurvareve misioni, sepse edhe Vernadsky kurvar sovjetik ishte, pallonte ne natyre. Komunizmi rus dhe nazizmi gjerman (qe ja qifte nonen Godardi) kane filluar si levizje ekologjiste antiborgjeze romantike, jane bij te romantiçizmit. E dihet si me pas ja qine nenen borgjezise, gjithashtu borgjezia ja qiu nenen atyre qe ju qiu nenen, e tani kemi mbritur qe te gjithe ja kan qire nenen njeri tjetrit, e s’ke çfar ben tjeter, vetem te vazhdosh t’i biesh fyellit ne nje brime siç ben ti rikthim i ameshuar i te njejtes.

Arban

Po mo. Edhe do jetonin edhe me mire tani po te perdornin vetem nje, e jo dy e tre per pordhe. Amerikani e do makinen sa me te madhe, se me te ndien krenari, a thu se po krenohet me ate gjene. Si tha teto Ollga: Kane shitur gomeret e kane blere bicikleta, Ashtu jeni edhe ju, katnare qe keni rene ne makina.

Ingeborg

Eshte ne fakt edhe ceshtje kulture, ai vend qe e ka ne kulture bicikleten nderton edhe pedonale ekstra per ate mjet qarkullimi. U bene kaq vite ketu e nuk shikoj (shume rralle) asnje afrikan apo shamiqare ti japi bicikletes. Nje pjese e madhe e shqiptareve madje as nuk di ti japi asaj.

STALKER

E kam thene edhe here tjeter ketu: ne Kine, kur evokon ndotjen e papare te ajrit, te thone (sigurisht, jo pa cinizem): po ju ne Perendim u tallet me bicikletat tona te dikurshme!

ps: Il faut savoir ce qu’on veut dans la vie -thote frengu*

  • (qe ne anglisht, edhe pse pa patur peshen e nje aforizme, perkthehet : In the life, it is necessary to know what one really wants) : o do ta llesh me biqikletat e 1 miljard frymeve, o do heqesh pasojat e ndotjeve (te 1 miljard frymeve)

Dialektike !

STALKER

Po, fashizmi eshte romantizem militant. Komunizmi jo

Arban

Jo mo, eshte ceshtje relievi. Nuk i ke pare malet e Tiranes? A ngjiten dot ato. Vetem po te jesh alpinist.

Ingeborg

Po ik aman se ne dimer te gjithe duan makinen. Ju flisni sikur nuk e keni provuar dimrin ne europen qendrore e veriore. Rri e pret autobuzin e than ftohtit ne -5 grade…eshte kenaqesi ne fakt.

Arban

Po flasim per Tiranen. E nuk eshte puna e dimrit, po e them edhe nje here e teprimit, pavaresisht se njeriu si te mesohet, Se justifikime gjen sa te duash: ne dimer ftohte, ne vere vape, ne pranvere poleni, ne vjeshte bien gjethet. Se harrova. Une jo kam pritur autobuzin, po edhe kam ecur ne -15 grade. Asnje problem.

salben

Robo, kur je mesuar pa makine, s’te duket e domosdoshme.
Kur e mban sikur gjashte muaj, ia sheh leverdine.
Budalleku eshte te perdoresh makine per ne pune nese e ke gjysme ore ne kembe, ose nese e ke shume larg dhe ke rroge qe nuk e justifikon karburantin deri atje. Por te mos kesh makine fare, nuk ia vlen.Zgjidh shume gjera qe pa makine do t’i lije t’i beje per tre-kater rruge me autobus, ose nuk do t’i beje fare. Nuk e con dot gjyshen apo prindit me taksi ne dy tre institucione brenda nje paraditeje, apo ne dy tre spitale e farmaci brenda dites, te presesh sa te mbaje radhen te secila, e pastaj ta cosh te tjetri. Do te beje nga nje pune ne dite ose do te paguaje qimet e kokes me taksi. Do te kufizoheshe shume.

Cecua

Ne beizhing kish falimentu firma e bicikletave me qera. Nuk i mblidhte dot me, perhapur bicikletat si orizi ne dasmat shqiptare.

Arban

Po ate po te them robi, te moderimi, te mosteprimi.

Saturni

Teoria dyfelore.Po une e kisha te ajo qe gjerat mund te rregullohen.

Saturni

Aspak.Tani sic ndodh kudo,behet mode,po tregu ben seleksionimin.Ca do mbijetojne,ca do falimentojne.

InkuizitoriMoth

mu me behet qefi qe ka shqiptar qe ka lexuar, ose te pakten permend Vernadskin, por nuk mjafton kaq. Komunizmi rus, ka nje substrakt shum me te thelle se gjermani, dmth komunizmi marksist, substrakti eshte kozmizmi rus ku Vernadsky eshte nje prej perfaqsusve kryesore, por jo kryesori. Kurse kozmizmi gjerman degradoi ne nazizem, ne fillese grupe te rinjsh bridhnin neper pyje lakuriq. Prej ketej prejardhet komponenti i fuqishem ekologjik i Gjermanise se sotme, perfaqsuar edhe ne politike, kryesisht me ngjyra te majta.

Edhe ne France ka diçka te ngjashme, por fenomeni eshte elitar. Un nuk kam nga te bej tere historine e kozmizmit, komunizmit, ekologjizmit. por te kujtoj vetem se Zhan Zhak Rusoi i mesoi Robespjerit si te qarkullonte me biçiklete (edhe Godardit me vone).

Cecua

Fakt. Bile e kish dhe bbc a cnn para nje jave. Patem relata shume te ngushta per disa muaj dhe mbaj mend te ma kene treguar per humor perpara disa muajsh. Kur e pash ne lajme u gajasa.

Saturni

Po pra.Ate qe po them.Nje kompani ka falimentuar.

Ingeborg

E kisha fjalen qe autobuzet ne nje klime te tille nuk jane te perpikte se duhet te udhetojne me kujdes, se mund te rreshqasin, ti nderkohe pret e pret. Kur ecen ne -15 grade nuk eshte keq se nxehet trupi nga levizja, ajo dihet. Per mua eshte me praktike makina ne tilla situata. Ne kete moment qe po shkruaj do dal perjashta e do marr bicikleten, ka vend per dyja.

Pjer

Sidoqofte djema, e ardhmja eshte e transportit publik, te gjitha qeverite ne bote po financojne drejte ketij transporti, duke i hapur driten jeshile edhe transportit privat publik.

salben

E mqrf, bicikletat e Ecovolis ne Shqiperi nuk i vjedh njeri sic i paskan vjedhur ne Kine. Se per te share Shqiperine jeni te vetmit.

Albano-id

Makina eshte stres ne Tirane por mbetet ende transporti me i shpejte pmvsh trafikut, te ruan nga kapricot e motit, kur ka ca rrebeshe dhe sidomos kur ke punen larg.
Kohet e fundit ne ka pelqyer puna q eshte bere me autobuzet, kane rritur shpejtsine e levizjes dhe mbulimin gjeografik ne tirane, kjo thnx to lali eri :yum:
Po kam pershtypjen qe po bie disi perdorimi i makines, per shkak te disavantazheve.
eshte dhe faji i pjeshkave se te shohin me percmim kur je pa makine, por jo vetem, edhe kur kete e ke te lodhur dhe jo seksi, kendveshtrim provincial, po hajt mo, te gjithe shkodrana nuk behen.

gjembi

Pse nuk cuditem?

Fikret

Vallaj ka ca dite qe me pelqen makina, ama ka ca dite te tjera kur se du

Kthupi

Si puna e mishit.

Fikret

Idem si puna e mishit

InkuizitoriMoth

O Darwino, o fashist, ta qifte nonen Stalker:

Thomas Robert Malthus (1766-1834) nel Saggio sul principio di popolazione, pubblicato nel 1798, affermava che ogni venticinque anni la popolazione cresceva secondo una proporzione geometrica (1, 2, 4, 8, 16, 32, 64, 128, 256…), mentre la quantità di cibo secondo una proporzione aritmetica (1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9…); quindi, mentre la popolazione raddoppia, le risorse alimentari mostrano un aumento molto più modesto. Di conseguenza, da lì a 300 anni la proporzione tra popolazione e risorse alimentari sarebbe stata 4.096 a 13. Secondo questa affermazione le risorse non sarebbero state sufficienti rispetto alla crescita rapida della popolazione e, quindi, era essenziale intraprendere una seria lotta alla sopravvivenza. Malthus riteneva che si dovesse arrestare questa rapida crescita della popolazione; a tal fine le carestie e la malattia erano i due strumenti principali di controllo della popolazione. La fame, le epidemie, ma anche lo sterminio dei neonati e le guerre avrebbero contribuito a tenere sotto controllo la popolazione, bilanciando in questo modo la popolazione e le derrate alimentari. Malthus propose provvedimenti da adottare nei confronti delle coppie meno abbienti per evitare che si riproducessero, che si tradussero in Inghilterra in leggi come gli “ospizi” speciali per i poveri dove veniva impedito alle coppie sposate di concepire, allo scopo di ridurre la crescita della popolazione meno abbiente.

Nella sua autobiografia Charles Darwin scrive: Nell’ottobre del 1838, ossia quindici mesi dopo aver iniziato la mia indagine sistematica, mi capitò di leggere per diletto il Saggio di Malthus, ed essendo ben preparato a comprendere la lotta per l’esistenza che trapela ovunque dall’osservazione continua delle abitudini di piante e animali, tutto a un tratto mi colpì che, in tali circostanze, le variazioni favorevoli tendevano ad essere preservate, quelle sfavorevoli ad essere eliminate. Il risultato sarebbe la formazione di nuove specie. Avevo finalmente una teoria con cui lavorare (Darwin, 1859).
L’origine della Specie Darwin ammise di aver accettato appieno le idee di Malthus: Non c’è eccezione alla regola secondo cui ogni essere organico aumenta naturalmente a un ritmo così elevato, che, se non distrutto, la Terra sarebbe presto coperta dalla progenie di una singola coppia. Anche l’uomo di lenta riproduzione si è raddoppiato in venticinque anni, e a questo ritmo, in meno di mille anni, non ci sarà letteralmente posto per la sua progenie (Darwin, 1859). Darwin descriveva così la teoria di Malthus della selezione naturale: Dal momento che vengono prodotti più individui di quanti ne possano sopravvivere, deve esserci per forza una lotta per la sopravvivenza, un individuo con un altro della stessa specie o con individui di specie diverse, o con le condizioni fisiche della vita. È la dottrina di Malthus applicata con una forza diversa all’intero regno animale e vegetale.

InkuizitoriMoth

o Stalker, a do ta sjell çfar ka thene Marksi per Darwinin? Vetem se ka nje problem, nuk ke per te dit se kujt duhet me i qi nonen si fashist me pare! Jane t’gjith fashista po te dish te besh lidhjen.

Albano-id

Duhet bere si qinezet me moratoriumin e kalamajve, jo me teper se nje makine per familje.

Albano-id

Ee, Kush me mire se kiarostami e ka perdorur makinen ne cine.

Fikret

Po te kushtojne riparimet sa kushtojne knej, do e kishe ble me nji kembe makinen e re Blendo :slight_smile:

Kthupi

Makinat e reja nuk ja vlen barra qerane, i kane cmimet e larta pa ndonje arsye. Sa e nxjerr nga dyqani i bie vlera pa i vene asnje milje. Vetem po e more nga dhjetori me cmim te ulet, eshte periudha me e mire per te blere makine te re. Per raportin me te mire kosto/perfitim, makina duhet te kete nja 30,000 milje ne te.

InkuizitoriMoth

çmimi ka gjithnje nje arsye po te dish ta shkoqitesh. Nje makine e perdorur nuk ka garanci qe nuk ka problem te fshehur, plus qe kilometrazhi manipulohet.

Pastaj eshte edhe problemi moral qe kushton, makina eshte si gruaja, te re e ben sefte ti, e perdorme e kan pallu te tjeret me pare, e ka pallu ronshem Abbas Kiarostami dhe Godardi.

Prandaj parja ka veti magjike, mat çdo gje me kandar farmacie.

Kthupi

Nuk thashe qe makina e re nuk ka vlere, por per mendimin tim, bazuar dhe nga eksperienca personale dhe informacione te tjera cmimi i nje makine te re eshte fiktiv, nuk perfaqeson vleren e makine a. Ketu ne SHBA psh po te blesh nje makine te re, sa ta nxjerresh nga dyqani ne rruge e te kthehesh prape e t’i thuash “Nderrova mendje, a ta kthej prape, ma blen pas?” Shitesi ta blen te pakten $2000 me pak. Pa I vene ti asnje milje. Ketu e kisha fjalen. Gjithashtu nje makine e re e cila ne shtator kushton ta zeme 30,000 USD, ne dhjetor e merr per 20, 000 USD ose me pak. E njejta makine pa asnje ndryshim. Ndryshimi I vetem eshte qe dalin modelet e reja dhe shitesit duan te hapin vend ne oborr per te futur makinat qe do shiten vitin tjeter.

Sidoqofte qe te mos dalim nga tema, po te kisha opsionin qe te kisha makine ne dispozicion ku e si ta doja pa patur gjithe telashet e mirembajtjes dhe siguracionit, do preferoja ate me mire.

InkuizitoriMoth

pikerisht ketu e kisha edhe un llafin kur thashe qe ka çmim çdo gje, jo vetem llamarinat dhe km e motorit:

Pastaj eshte edhe problemi moral qe kushton, makina eshte si gruaja, te re e ben sefte ti, e perdorme e kan pallu te tjeret me pare, e ka pallu ronshem Abbas Kiarostami dhe Godardi.

anon63896856

Bravo. Eshte kenaqesi ta nisesh atje.

bradland

Bicikleten ne Bodensee pjesen e Zvicres , makinen Menton - Nice , vetem se tek kjo e fundit te kepusin me gjoba , prape ja vlen.

gjembi

Edhe bicikleten e ke me goma te trasha? :smiley:

anon63896856

Mua me sjellin rrethanat te shkoj andej nga Neuchâtel ku eshte gjithashtu mire per te bere biciklete (natyre gjithandej). Fatkeqesisht bej vetem fundjaven, keshtuqe s’me takon te bej me shume se 50-60 km.