A do te zhvillonte dot zgjedhje parlamentare sot Shqiperia?

96 postime 4169 shikime 8 prill 2019 në 06:18 e paradites
puxha

A zhvillon dot zgjedhje shqiperia sikur te zhvilloheshin sot, me kete perberje te parlamentit, me kodin Aktual zgjedhor (https://www.osce.org/sq/albania/159511?download=true) ?

Me konkretisht, neni 29 p.sh. qe percakton perberjen e komisioneve me te vogla zgjedhore, thote qe 2 nga anetaret propozohen nga “partia opozitare parlamentare”. Cila eshte kjo parti sot dhe cfare ndodh nese kjo parti nuk propozon gje?

Astrit_Tazo

Ish opozita, PD dhe LSI, presin qe te nderhyjne nderkombetaret e te kerkojne negociata me patjeter, si heret e tjera, ku te kerkojne prape ndonje KQZ e ndonje ministri. Por kete here e kane marre prere nga nderkombetaret, dhe nga Rama, qe nuk do te perdoret metoda e lashte, ajo e krijimit te krizave sa here qe ka zgjedhje, e sa here qe ka vota nga BE per anetaresime, me shpresen qe ta detyrojne tjetrin t’u jape dicka ne negociata. Dhe kjo eshte gje e mire, sepse duhet te marre fund nje here e mire metoda: “O i huaj, po s’erdhe ta detyrosh kete ne qeveri te me jape dicka, do t’i ve flaken vendit, sic ia kam vene me pare, dhe ty do te te hapen telashe”

Keshtu qe ose do te detyrohen te ulin hunden, ose deputetet qe jane tashme opozite, mund t’i vazhdojne zgjedhjet me nje parti te tyren. Nese po mendoni se nuk kane kohe te krijojne parti te re, dhe se partite nga te cilat kane dale i kane cregjistruar, atehere zgjidhja mund te jete Partia Konservatore, a si quhej? Partia Konservatore (ndoshta) ka nje deputet ne salle, kryetarin e saj. Mbaj mend qe e pashe ne lajme qe tha se ishin ne koalicion me PD dhe moren nje deputet tani qe te tjeret dhane doreheqjen. Ai gezonte qe ishte lideri de fakto i opozites. Nese i bashkohen deputetet e tjere, jane parti opozitare, e pandikuar nga Berisha.

Opsioni tjeter eshte te perpiqen me cdo kusht te shkaktojne dhune, me shpresen idiote se populli do t’i mbeshtese. Kete mund ta besoje vetem nje diktator qe ka 30 vite ne pushtet dhe ka rrjedhur nga trute. Dhe fatkeqesisht PD eshte ne kete situate. E gjitha varet pastaj se sa buidallenj do te terheqe me vete diktatori i rrjedhur ne grahmen e tij te fundit.

puxha

Problemi eshte se kjo partia Konservatore apo nje hipotetike e sapo-krijuar nuk ka njerez mjaftueshem per te populluar komisione zgjedhore ne gjithe vendin. Prandaj praktikish situata do bllokohej. Po thuhet qe do ndryshoje kodi keto muaj per te ndertuar komisione jo-partiake, pra te pavarur, por sjam i sigurt a mund te behet kjo, pasi duhet ndryshuar kodi zgjedhor…

Astrit_Tazo

per zgjedhje lokale besoj se gjenden komisionere lokalisht nga kandidatet, nuk besoj se ka te beje shume partia.

del-ta

Eshte regjistruar vetvendosja ne gjykaten e tiranes. Make albania great again, filloi

Alba2265

Kur ka qene albania great ?:blush:

puxha

Mire dakort, por kodi zgjedhor eshte bere me baze partish qe jane prezente ne parlament me te pakten 1 perfaqesues!

del-ta

Pd-ja ka marre fund si parti. Bashke me te edhe procesi i afganizimit te shqiptareve.
Do gjendet zgjidhja teknike per votime.
Alba,gadishulli ilirik eshte toke shqiptare. Ne fillim trojet e pastra shqiptare(dardani,maqedoni,mal i zi, greqi-pa pjesen turke),pastaj trojet e zaptuara nga sllavet. Do ndjekim modelin çifut,megjithese nuk jemi akoma si ta. Tani per tani jemi si palestinezet per shkak te pd-se.

ACDC

Do te kenaqemi me rezultate 99.99% per kandidatet socialiste…

varik

ne kohen e mbretit genc

Pjer

ai Kodi Zgjedhor, me aq sa pashe, me gjith ato nene, veshtire se e lexon njeri, por thelbi i saj qendron tek Komisioni Qendror dhe komisionet ne qendrat e saj, qe do te thote qe keto komisione te mos jene partiake me shume se sa civile/qytetare.
dhe pa ndryshuar kete Kod , veshtire se do te kemi zgjedhje te rregullta.
ketu ne belgjike, une kur shkoj te votoj, shoh
1 person tek dera e shkolles, qe mban rregullin e futjes nje nga nje,
1-2 person tjeter qe iu jep drejtim njerzeve se si duhet te shkojne e ku duhet te shkojne, ne cilen dhome.
4-5 persona te komisionit, ne tavoline, qe te marrin e te japin, karten e identitetit e fleten e fotimit.
ti voton ne kabinen e votimit, e del, e aty 1 person tjeter te drejton se si mund te dalesh, apo te mos pengosh te tjeret.
kur mbyllet votimi, po keta njerez numurojne fletet duke kaluar dore me dore, ndersa ne votimin elektronik, numurimi eshte automatik.

InkuizitoriMoth

image

STALKER

Matthew Palmer ka ardhur në Shqipëri, ka disktuar rreth 90 minuta me kryeministrin për rajonin , Kosovën, Marrëveshjen e Prespës, etj, dhe për dhjetë minuta, e ka sqaruar kryeministrin se SHBA, ja ka bërë të qartë Lulzim Bashës, qysh në muajin Shkurt, qëndrimin e ashpër për vendimin që ka marrë, por ai ishte justifikuar se nuk e kthente dot vendimin se kishte një orë që e kishte vendosur.

:grinning:

kapo

Institucionet janë plot me ish-sigurimsa, 519 vetem në polici

puxha

Pse kaq arkaike mo ja dhjeva t’ëmen, ku ju rreh pushka mor xhanëm…

“gadishulli ilirik” dhe “troje te pastra shqiptare” thote njeri - ore ne cfare dreq domaini ekziston ky term “gadishull ilirik”?? Tjetri thote “me gjithe keto nene kete kodin nuk e lexon njeri”, dhe mbjell keshtu dembelizem, duke treguar qe vetem ai ne fakt nuk e lexon dot. Pastaj perrla “institucionet jane mbushur me ish-sigurimsa”… ore … ore nuk i hyn ne xhep askujt se ne cfare shekulli BC i ka ngelur ora nje poeti te hidheruar me, cfare nenkuptohet te me thote mua termi ish-sigurims dhe si lidhet kjo me faktin se keta jane ne institucione? A ka ndonje domethenie aty? A ka ndonje domethenie logjike ne keto gjera qe shkruani apo qe lexoni? A po dime me mbledh 1shin me 1sh me, apo jo? Une ju solla kodin, dhe thashe mos e kishte lexuar njeri apo merrte njeri kohen ta lexonte. Pervec kodit nuk kemi gje tjeter, vetem fjalen e shkruar. Po si mund te kete nje vend me kaq pak rrespekt per gjene e shkruar. Nuk e kam me ju ketu, se e vizitoj kete blog pothuajse rregullisht, dhe madje prej vitesh, por te vjen shume keq kur shikon se edhe nje kod themelor si ky i zgjedhjeve eshte nje “botim i mundesuar nga OSCE”. Nje kod i cili eshte ndryshuar cdo 3 vjet… pa kuptim!!
Po si ka mundesi ne ate vend jane ‘pa fund’ juristet dhe studentet e jurisprudences, dhe nuk degjon nje njeri te besueshem te te shpjegoje se cfare mutin po ndodh me ate parlament, teknikisht, qarte dhe sakte? Cfare eshte kjo diarre totale audio-vizive qe emetojne “mediat” e ketij vendi, qe nuk kane me kuptim te quhen media, po larva gazetarie.
Si ka mundesi te katandisesh kaq pa dinjitet sa te vije nje burre nga jashte qe nuk merret vesh se cfare profesioni ka, si ky Palmer qe permendni lart, dhe te na ri-beje shtetin si para 107 vitesh?

ACDC

Nuk ka si te behen zgjedhje te rregullta ne nje vend ku shteti vazhdon te jete punedhenesi me I madh.

Kjo per arsye e thjeshte se pala humbese do te ngelet pa pune dhe kryetari i pales humbese duhet te jape
doreheqjen.

Rama u betua se po humbi zgjedhjet ne 2009 do te jepte doreheqjen,por jo vetem qe nuk e dha por qendroi derisa u zgjodh KM.

Basha po ben te njejten loje me humbjen ne 2017.

Dhe keshtu do te vazhdoje kjo pune per te pakten edhe 50 vjet te tjera.

ACDC

Talk is cheap-thone.

Kur u perballen meAOC dhe NGD e saj po keta thane-“Jo,jo se shkove shume larg”

Kapitalizmi gjithmone eshte reformuar dhe do te vazhdoje te reformohet por jo nga idiotlleqet e AOC,Kori Buker me shoke.

ACDC

Le te mos merremi me cic-mice dhe me ctha njeri e ctha tjetri.

Se pari duhet ti meshojme pergjegjesise personale financiare,pastaj le te kerkojme te tjerat.
Nuk e di per juve por une per vete perpiqem ti minimizoj blerjen e gjerave qe nuk i perdor dhe qe nuk i perballoj ti paguaj.
Kur njerezit te mos blejne gjera qe nuk i paguajne atehere duhet te fillojne dhe te ankohen per te tjeret.

Se dyti,fajtoret duhet te denohen.
U be nje krize financiare ne 2008 dhe a u denua njeri ne SHBA?
Jo!Vazhdoi business as usual u morren disa masa gjysmake u shperndane tallona per te varferit dhe ndihma per bankat dhe u mbyll muhabeti.
Askush nuk perfundoi ne burg,por akoma vazhdojne te merren me mustaqet e Celos.

Se treti,degjova dje se njerezit nga Amerika Latine po vijne ne SHBA se Trump nderpreu ndihmen.
Nga sa degjova kjo ndihme ishte 1.3 miliard $ per nja 3-4 vende.
Vertet mendoni se ato 1.3 miliard$ do te ndalojne fluksin?Se do te ishte naivitet te mendohet se 1.3 miliard$ te rregullojne punet ne vendet e Amerikes Qendrore.
Te gjithe dime se ndihmat qe proklamohen perfundojne ne xhapat e 10-15 veteve ne Washington dhe ne vendet ku duhet te shkojne dhe vetem 10% e asaj qe proklamohet shkon ne destinacion,ne disa raste edhe me pak.

Ne kete rast njerezit e thjeshte te te dy vendeve fajesojne njeri-tjetrin.
Ata qe japin ndihmen me te drejte thone “ne ju dhame miliarda $ ndihma”
Por edhe ata qe marrin ndihmen kane te drejte te thone" qe nga ato miliarda asgje nuk erdhi ne destinacion".

Nuk mendoni se ka ardhur koha te behet reforme pikerisht ne keto gjera?

Cdo njeri qe eshte kryefamiljar,kur ka veshtiresi financiare, ne fillim pret shpenzimet e teperta dhe ju kerkon pjestareve te familjes te mos shperdorojne kot.

Nese kjo mase nuk eshte e mjaftueshme atehere kerkon ndihme.

Shteti eshte si familja.

Por pushtat politikane kane shpikur “luften e klasave” dhe per cdo problem qe hasin thone do te rritim taksat.
Nderkohe qe masat qe ju eshte shplare truri entuziazmohen,pavaresisht se ne kete rritje taksash ata do ta paguajne faturen me rritje cmimesh dhe infacion.
Vendosni disipline finenciare ne shtepi,pastaj rritni taksat apo beni gjera te tjera.

Kjo vlen per te gjithe politikanet e te gjitha ngjyrave.

Alba2265

Bank of America e beri $20 ne ore pagen minimale.

ACDC

Le ta beje edhe 500.
Eshte biznes privat dhe ben si te doje.
Kjo nuk zgjidh problemin e pergjegjesise financiare te secilit.
Ata qe jane te papergjegjshem do te vazhdojne te blejne gjera qe nuk i perballojne.
Gjithashtu kjo mase as nuk ngre dhe as nuk ul ne situaten ku ndodhet SHBA dhe Perendimit.

Nga tregimet e emigranteve te pare del se ata kane kursyer shume dhe kane punuar jashtezakonisbt shume.
Keshtu arrihet suksesi dhe jo me lemosha qeveritare.

STALKER

Patozi theksoi se opozita duhet të futet në to ose në të kundërt do të dalë jashtë sistemit politik. Sipas tij, nëse Basha vendos bojkotimin e zgjedhjeve do t’i dhurojë Ramës një minierë

http://abcnews.al/situata-politike-sipas-astrit-patozit/

gjembi

Mund ta nxjerresh shqiptarin nga shqiperia, por nuk ja nxjerr dot nga zemra idhujt politike.

STALKER

:slight_smile:

STALKER

Pyetja neutrale :joy: e gazetares se baraztundur të televizionit Lesheist Ora News dhe pergjigja e Palmer :

Nertila Dosti, Ora News: Z. Palmer, cili është qëndrimi zyrtar i Shteteve të Bashkuara mbi krizën aktuale në Shqipëri dhe përgjegjësinë e palëve, dhe a duhet qeveria të pranojë kërkesat e opozitës për një qeveri tranzicioni dhe zgjedhje të parakohshme?

ZV/NS Palmer: Qëndrimi ynë zyrtar është se Shqipëria ka një qeveri të zgjedhur sipas rregullave, është një partnere e Shteteve të Bashkuara, me të cilën punojmë mirë dhe ngushtë. Përsa i përket pikpamjes sonë mbi zhvillimet politike, i përket klasës politike që të negociojë brenda vetes. Mendoj se do të ishte fatkeqësi për opozitën nëse nuk do të kërkonte mënyra për t’u rifutur në procesin demokratik, përfshirë edhe, më të afërtin, qershorin. Se si zgjidhet ky process, se si zgjidhen mosmarrëveshjet, kjo është në dorën e partive politike dhe udhëheqësve të partive politike për t’u zgjidhur. Në rrugën e saj përpara, Shqipëria ka mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara. Institucionet e qeverisë janë funksionale, janë legjitime, Shqipëria nuk ka problem në marrjen e vendimeve, në miratimin e ligjeve, dhe unë kam besim se kjo qeveri do ta çojë vendin drejt një të ardhmeje europiane, do të jetë në gjendje të vazhdojë të veprojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në zbatimin e reformës në drejtësi, në kryerjen e vetingut që është i rëndësishëm për t’u dhënë shqiptarëve besimin në administrimin e drejtësisë. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse, përfaqësuesit e votuar, dhe zyrtarët e qeverisë së Shqipërisë për të përmbushur këto qëllime dhe objektiva.

ACDC

Keshtu thoshin amerikanet edhe per qeverine e Sali Berishes 2009-2013…qeveri legjitime,opozita te marre pjese ne parlament etj.
Nderkohe qe Rama thoshte “qeveria nuk eshte legjitime” dhe bllokonte ligjet qe kerkonin 3/5-tat.
Vari lesh!
Pune shqiptaresh qe kur jane ne opozite bejne namin se nuk jane ne qeveri,kur jane ne pozite bejne namin me vjedhje.

STALKER

Ka marrë pjese në parlament opozita asokohe. Bojkotonte dhe kthehej. Zgjedhjet vendore të 2011 nuk i braktisi (biles “humbi” Tiranen) dhe shkoi me nje kembe në ato të pergjithshme në 2013.

Po të kete bithe, Palaçoja të bojkotoje zgjedhjet vendore të qershorit :blush:

TironciLebetit

Cpret o Kaposh kur opoziten dhimokratike e kan pushtu komunistat e ruset…cte boj ameriqia e vorfen…ja po mundohet ti rigrupoje me Rudina Hajdarin dhe ballistet e Alimadhit te djathtet, por me Duken socialiste te krimit dhe Mehdi Trafikantin e droges dhe gerdecit do merrni votat e te djathteve Kaposh? E tha gjigandi …Noc Frrokun do merrni. Ta thote Spahiu me poshte…kur te braktis amerika te mbetet Bregu i Lumit dhe Cizmemadhja


kapo

Miku i Ramës, Erdogan, nënshkruan marrëveshje ushtarake me Rusinë

image

TironciLebetit

Miku i Rames e Salukut e Bishtukut Erdogani. Po Kumandari na futi ne konference Islamike o Kaposh e ti paske probleme me Erdomutin. Nejse mo ja u ngacmo Erdomutin Shqiptareve te besimit islam ne shqypni e Kosove e Maqedoni…ta vuna i foto kur erdhi kombetarja turke ne shqypni e si e prisni kalamojte e kolegjeve turke e futbollit 3 jave ma pare me flamur turk e skipetar vllaznit turq. as Italinionin e Musolinit se kena prti kshu si Erdoganin

Arban

Cthote Grande Kapo per kete? Apo si cdo PDhist mban veten me gajret. Mire qe erdhi Grande Kapo, se kishin mbetur vetem te barastundurit.

STALKER

Nonetheless, do doja sinqerisht qe PD mos futet ne zgjedhjet lokale (ta shohim nje here sa i vlen lekura partise qe “po te donte e merrte pushtetin me 200 laçianë” ).

ACDC

Po te mos futet ne zgjedhje lokale rezultati del si në kohen e Enverit 99.99% per kandidatet e frontit socialist.
Do na nxjerrin mallin e kohes se Enverit keto zgjedhje pa opoziten.

STALKER

ah jo, rezultati mund te jete 100% (nese do jete kandidat i perbashket i koalicionit te PS).

ps: kane kaluar më shume vjet qe nga koha e Enverit se sa vete koha e Enverit.
ps2: Une kam zbuluar nje kusherire 9 vjeçare qe nuk kish degjuar kurre per Enver Hoxhen.

ACDC

Po pra ka ardhur koha ta rikujtojme ate kohe.

STALKER

ok, rikujtoje :slight_smile:

korriku

PD ose te thyhet, dmth reformohet.
Ose te mbetet jashte sistemit sic rasti e solli.

Hyrja ne zgjedhje sic eshte do perzgjase fatkeqesine qe kemi 3 dekada e terheqim zvarre dhe e quajme akoma ‘tranzicion’ (por pas tere ksaj kohe eshte gjendje e vertete: e ka emrin prapakthehu)

ACDC

Gjate ketij tranzicioni PD ka qeverisur per 13 vjet dhe PS per 16 vjet.

Nuk ka faj fare PS per zgjatjen e ketij tranzicioni dhe deshtimet e njepasnjeshme si shtet?

Anetaresimet e Shqiperise ne organizatat euroatlantike jane bere gjate kohes se PD.

Tani qe PS ka te pakten 6 vjet qe mbreteron,as nje kapitull bisedimesh nuk eshte hapur,nderkohe qe serbia me 1000 probleme etnike dhe gjeopolitike ka hapur e mbyllur shume kapituj bisedimesh.

Te fajesosh vetem PD,apo me keq te gezohesh se vendi nuk ka opozite,eshte driteshkurtesi.

InkuizitoriMoth

Kot e keni Enveri nuk harrohet kurre, as nga 9 vjeçaret qe nuk i kane degjuar as emrin, e as nga minus 10 vjeçaret qe nuk kane lindur akoma. Enveri eshte Baba, dhe baben e kemi pergjithmone ne zemren tone (dhe bolet e tij ne sumen tone), edhe kur nuk e njohim si 9 vjeçare qe nuk i ka degjuar as emrin, edhe kur akoma i kemi bolet e tij ne sumen tone si 50 vjeçare. Zemra dhe bolet e babes jane te trashegueshme, me te trashegueshme se pronat dhe paret e babes qe mund te behen byk ne bixhoz dhe ne kuplara.
Enveri do harrohet kur nje Babe po aq i modh do heqe bolet e Enverit nga suma jone, dhe do te zevendesoje Enverin ne zemren tone.

Ju po beni perpjekje te deshperuara te kujtoni bolet e Enverit nepermjet boleve te Sales, por aha fatkeqsisht bolet e Enverit jane nje madhesi e rendit me te larte se bolet e Sales. Tashme e keni shum me te modhe vrimen, jua ka bo dallap Enveri, nuk e mushin dot bolet e Sales.
Ne maloket e PD-se po munohemi tua bejme qefin, por nuk mundemi me teper, kaq jane fuqite tona.

korriku

ju te trampit i bini ca shkurt llogarive, harron qe 1 mandat PD-je ka pas borxh te coje nja 10 prapa e ca vite anash, ec e merre veten… Vetem reforma ne drejtesi i mori 4 vjet qysh nga nisja per te zhbere llumin ne drejtesi e kushedi kur mbaron… pa llogaritur reformat per administraten, per pronat e gjithe handikapet trasheguar nga madatet tuaja, shqiperia e gjitha nje hale e madhe…
Nga qeverisjet e ps keni trasheguar futjen ne organizatat perendimore, kurse mandatet e Pd lane trashegim zhberje te shtetit mos flasim civilizim e moral se eshte teper

ACDC

Ne cilen qeverisje?
Ate 8 vjecare te skafisteve te Fatos Nanos?
Apo kete 6 vjecare te drogaxhinjve te Edi Rames?

Pjer

puxha, po ti vete e ke lexuar gjith ate çarçaf burokratik te panevojshem.
une vete lexova pak, e budalliqe te kota nuk me kishin zene syte
edhe sikur perle te jete ai kod sipas militanteve, lind automatikisht pyetja;
pse ndodhin gjith ato abuzime, manipulime e vjedhje ne zgjedhje,
pra kjo gje tregon se diçka nuk shon aty, pra gjendja dhe rregulli duhen ndryshuar,

STALKER

Patozi :

“Në politikë çdo gjë ka zgjidhje. Si mundësi shikoj që Lulzim Basha të pranojë që ky ishte një gabim dhe të japë dorëheqjen, e të shpëtojë Partinë Demokratike. Besoj që Basha ia ka kaq borxh Partisë Demokratike, që të mos sakrifikojë PD së bashku me veten, në këtë qorrsokak. Mospjesëmarrja në zgjedhje është një akt ekstrem politik, i cili nuk gjen kurrë asnjë portë të hapur në Perëndim dhe Lindje. Zgjedhjet lokale janë shumë më të këqija se zgjedhjet parlamentare. Zgjedhjet lokale, nuk ka kurrë zgjedhje të parakohshme. Ai që merr mandatin, e çon deri në fund.

korriku

rrofsh, por PD e reformuar per mua eshte vetem Edi Rama
sa per socialistet… me ramen asaj force i ka humb vula.
Megjithate le te mos kerkoj kaq shume, edhe Patozi a Selami sh. mire do ishin

puxha

Kam lexuar disa pjese dhe me eshte dukur interesant edhe pse nuk jam i fushave shoqerore apo specifikisht juridike, se ne fund te fundit Kod rregullator eshte. Djalli siç e dime eshte tek detajet, p.sh. marrim nenin 11:

Neni 11
"3. Askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin për të votuar në kohën e mbylljes, sipas procedurave të parashikuara në këtë Kod. "

Pyetje: Po nese rradha eshte 100 metra dhe vazhdon jashte objektit ku zhvillohen votimet, ku percaktohet limiti?

Pastaj me vone p.sh. Neni 106 - Votimi thote:

Neni 106
4. Anëtarët dhe sekretari i KQV-së votojnë pasi kanë votuar të gjithë zgjedhësit e pranishëm në qendrën e votimit brenda orarit të mbylljes së votimit. Rregullat e përcaktuara në këtë nen zbatohen edhe për votimin e anëtarëve dhe sekretarit të KQV-së.

Nje lexim naiv te thote qe anetaret e KQV-se votojne te fundit, po kjo nuk eshte e sakte. Ata mund te votojne edhe ne mes te orarit te votimeve, “pasi kane votuar te gjithe zgjedhesit e pranishem

Pra nuk me duket aspak carcaf burokratik i panevojshem, por i shkruar mire, ndoshta mund te ishte shkruar edhe me mire. Per pyetjen tende: une nuk e di cilit rast i referohesh se e ke pak ne pergjithesi, por manipulimet ne process mund te vijne nga shume drejtime, kryesisht ose sepse kodi eshte shkruar keq, ose eshte shkruar mire dhe zbatohet keq. Ne praktike me shume kjo e dyta kam besimin, po hedh bast ketu, dhe ne kete rast duhet qe njerezit ta Lexojne, sidomos te perfshiret.

Arban

Pse nuk ta nxori mallin e Enverit doktor Mortja ne 1996-n ty? Apo te eshte futur thelle … malli per Enverin.

Arban

Ka filluar edhe Karenti te behet I barastundur. Fajin e kane te dyja thote, po me shume PS-ja, se ka tre vjet me shume. A thua ashtu behen hesapet, me vite. Le po kur thote PDhi e futi ne organizatat nderkombetare. Ashtu eshte, PDhi e futi ne konferencen islamike qe Karenti e ka shume qejf. Se te jete per ne NATO, dihet se kush e futi. Kush e gjen lidhjen mes nje tregtari ortodoks si Karenti me doctor Rrumpallen dhe kreshiksin besimtar islom Gazidede.

puxha

Ose tjetra

Neni 105 - Paraqitja e zgjedhësit në qendrën e votimit
Pika 1, dh) zgjedhësi timbroset në dorën e majtë nga një anëtar i caktuar me vendim të KQVsë
me një lëndë të posaçme, të dukshme me shikim të lirë dhe që nuk hiqet për jo më pak
se 24 orë, me qëllim shmangien e votimit më shumë se një herë dhe më pas i jepet fleta e votimit. Në rast se zgjedhësi nuk pranon të timbroset me lëndën e posaçme, atij nuk i jepet fleta e votimit dhe identiteti i tij mbahet shënim në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KQVsë.

Pra sipas kesaj pike, KQV mund te perdorin lende qe hiqet per me pak se 24 ore, dhe jane ne rregull me ligjin ! :smiley:

Astrit_Tazo

PS nuk shkonte ne Bruksel te qellonte me gure politikanet shqiptare e te huaj sic shkoi Berisha. Pranoje, kur eshte ne opozite PD vepron 100 here me keq se cdo armik i mundshem kunder vendit. te djathtet kane qene historikisht jo-patriote. e kane shitur vendin per dy leke, qe nga zogu, toptani e deri te berisha. kancer antishqiptar dhe antipatriotik. mire-keq, te majtet te pakten kane pasur atdhedashuri. Basha ka takuar deri partite neonaziste per te vepruar kunder Shqiperise. Berisha ka furnizuar me nafte deri tanket serbe qe bombardonin shqiptaret.

ACDC

…dhe Nano takohej me Mikloshevicin në Krete…
Te majtet nuk kane atdhedashuri.
Thjeshte kane mentalitet vilajeti dhe keshtu e shikojne Shqiperine,si vilejetin e tyre.
Per vete kane mentalitetin e vezirit e vilejetit dhe ashtu sillen…si vezire jo si udheheqes.

InkuizitoriMoth

te majtet nuk kane atdhedashuri, por kane memedhedashuri, dhe perkundrazi, te djathtet nuk kane memedhedashuri, por kane atdhedashuri.

Pra jane nda detyrat e kalamojve, njeri pallo nonen, tjetri baben! Te kenaqur te gjithe!
Kusuri i tako Marlonit.

Astrit_Tazo

Si vilajetin e shqiptareve, jo si placke qe t’ua japin te huajve per te bere qef personal.

puxha

Sa argument kot ky “ne kohen e ketyre apo atyre jane firmosur kjo apo ajo marreveshje”. Po pse beni sikur nuk e kuptoni qe te hysh ne nje organizate si NATO nuk eshte iniciative e jona, por e NATOS, pra NATO te ben ftesen, dhe ti i pergjigjesh. Pra pse shitet si te ishte iniciative e jona? Maksimumi i kreditit eshte qe je treguar i gatshem dhe deri diku serioz ne pergjigjen tende, po ne fund te fundit kur te do NATO, te merr dhe te fut ne organizate, kaq.

Astrit_Tazo

ore ne nato nuk u futem thjesht se donte bota, por sepse nga nje shtet katastrofe si ai qe la Berisha ne 1996, ku te rinjte kishin si opsion vetem krimin, te majtet per tete vjet bene nje shtet me kompani qe punesonin te rinj, qe nga vodafone e deri te supermarketet e huaja, pa permendur mediat. Berisha as mediat nuk lejonte deri ne 1997. Dhe deri ne 1997 berishen as ambasada amerikane nuk e takonte, jo me ta fusnin ne NATO. Por keto i harrojne keta.

puxha

Ky eshte arsyetim sipas se cilit disa kushte duhet te piqen qe te anetaresohesh diku, dhe pastaj shembujt qe ti jep nxjerrin se PS-ja ishte kontributori kryesor qe keto kushte te piqeshin per NATO-n. Ndersa une them qe te pakten ne rastin e NATO-s, nuk ka domethenie pothuajse fare se cfare ben njera apo tjetra parti ne pushtet, ata zgjodhen nje moment arbitrar dhe bene ftesen, dhe ne u futem. Sepse NATO te ben pjese te nje tregu ushtarak te madh, dhe nga kjo pikepamje nuk i intereson shume “klima e biznesit” apo stabiliteti social apo niveli i korrupsionit etj etj. NATO eshte ne themel institucion Ushtarak, i cili te trajnon dhe pastaj te perdor. Ama asgje e keqe deri ketu.

Ne teme tjeter dhe meqe ra fjala, PD-ja sot eshte nje parti qe po t’ja vizitosh faqen e web-it nuk ka asnje gje konkrete te shkruar, pra parti pa program. A ka patur ndonjehere dicka te publikuar ne ate faqe, qe kur ka mberritur interneti?

Albano-id

te lindurit pas 90 nuk e kane idene minimale te kohes se enverit, ose ne rastin me te mire kanje nje ide te vagullt si dicka diktatoriale negative, e vjeter.
Mund te jete dhe gje e mire dhe e keqe ky fakt.

Pjer

te falenderoj qe ma solle Nenin 11 ketu, e megjithse nuk jam specialist i fushes se ligjeve, them se ligji eshte shume mire, biles me duket si i kendejshmi :grinning: perendimor.
per pyetjen qe ben po te sjell nje eksperience belge ;
po mbyllej orari i votimeve, mirpo media dhe kontrrolloret e qendrave te votimit, po njoftonin se kishte akoma njerez qe po rrinin ne radhe dhe po vinin akoma.
qeveria, duke qene se nuk mund te dilte kundra ligjit, ligj i cili eshte pak a shume si ai i siperpermendurit, hyri ne bisedime urgjente me partite pjesmarrse ne votime per te marre nje mendim prej tyre, se nese mund te lejoheshin disa qendra votimi te rrinin edhe 1 ore me shume hapur, dhe pasi morri okejn nga partite, dha direktiven qe ne ato qendra votimi qe kishte rradhe, te lejohej edhe 1 ore me shume hapur.

ti me sjell Nenin 106 , nje Nen qe per mua eshte i pa rendesishem
se kur duhet te votojne antaret e qendrave te votimit, kjo nuk i prish pune kujt, dhe me teper nuk eshte pjese e abuzimeve.
duhet ta kerkojme tjeterkund lepurin e abuzimeve dhe manipulimeve.
pyetja kardinale qe shtrohet eshte ;
a jane te gatshem dy krokodilet, te ulen se bashku me partite e vogla te interesuara, per ndryshimin e Kodit Elektoral ne interes te demokracise.
pra te mos i fusin hundet me, te rrijne larg, sa me larg nga komisionet e zgjedhjeve, nga qendrat e votimit.
e thene shqip dhe perendimorçe; te pirdhen nga komisionet e votimit, dhe kete detyre ta marrin njerez te ndershem, pa parti, administratore te rregullt te shtetit.
partite apo koalicionet, te dergojne nga nje vezhgues, por jo percaktues

Pjer

ligji ketu, me duket i rregullt, e besoj se shume pika jane ne rregull, po nuk çalon problemi ketu, se psh, ne shum vende perendimore nuk para perdoret kjo lloj metode me boje, se mjafton vetem regjistrimi i kartes se identitetit, dhe nuk bo vaki te paraqitesh dy here, se ha gjobe.
pra vetem nga ky fakt, kuptojme se lepuri fshihet tek komisioni i qendres se votimit, jane ata te piset qe ndodhin keto pislliqe.
Po te zgjedhim psh, nje komision ku te kete perfaqesues ;
1 nga pozita,
1 nga opozita,
1 nga partite e vogla,
1 nga shoqeria civile,
1 i pavarur,
1 nga populli, lagjia aty, njeri i njohur per integritet e ndershmeri,
1 nga studentet i/e ndershem,
me siguri qe do te kemi zgjedhje te rregullta, dhe kur te filloje numurimi, (nese eshte jo elektronik), te filloje nga jo partiaket, por nga studenti/tja, i pavaruri, personi i shoqeris civile, e me pas te kaloje fleta tek perfaqesuesi i partive.
Edhe ai kufiri i arritjes se 2,5 % per tu futur ne parlament, nuk me duket i drejte, kjo gje i privon nga perfaqesimi partite e vogla, prandaj une do te isha per uljen e saj ne kufirin prej 1% .

Astrit_Tazo

ate qe thua ti e kam te qarte fare mire nga menyra se si u futen ne BE Rumania, BUllgaria, Estonia, Lituania e Letonia qe ne ate kohe nuk ishin me mire se c’jemi ne sot, dhe per nga numri i vrasjeve, si Lituania, si Estonia, jane me keq se Shqiperia.

Por eshte e vertete qe bashkepunimi me boten jashte vjen kur ka stabilitet ne vend, dhe ate stabilitet e sollen te majtet nga deri ne 2004, ndersa Berisha beri cmos qe ta prishe, qe ne vitin 1998 me grusht shteti, me sulmin ne komisariatin e policise se tropojes prape nga viti 2000 ne mos gaboj. PAstaj prape me protestat ne vitin 2001, si dhe me protestat e tjera deri ne 2004, dhe majde dergoi tropojane te protestojne ne bruksel kur takohej Nano me te huajt per marrveshjen e stabilizim asocimit, dhe qelluan me gure hotelin ku ishin te huajt dhe nano.

Rama, nga viti 2005 e deri ne prill te vitit 2009, kur u be pranimi ne NATO, nuk beri asnje proteste, dhune jo e jo.

korriku

po aty, konkluzioni

puxha

O zoteri ky ligj qe thua ti “me duket ne rregull” une sapo te provova qe eshte shkruar me negative te dyfishte, gje qe mohon kushtin qe thoni ju. Pra po ta lexosh ne shqip thote qe “boja mund te iki per me pak se 24 ore” dakort jemi me gjuhen?
Keto komisione qe nderton ti jane pa baza. Shiko cfare ndryshimi ka nje njeri i pavarur me nje ne “shoqerine civile”? Pastaj cfare ndryshimi ka nje “i pavarur” me nje “nga populli”? Ti e diqe te pavarurit jane “nga populli” apo jo? Po e le ketu.

Keto komisione jane themeluar qe ne komisionet me te vegjel per te qene sa me perfaqesues politikisht. Por keto perfaqesi kane lista, pra teserja e partise ty te ben kandidat per keto komisione. Nese nuk ke kandidate ti nuk perfaqesohesh dot as ne zgjedhje sepse nuk ke numrat e duhur ose nuk i mibilizon dot. Prandaj Basha duhet patjeter te pranoje te depolitizoje komisionet, pra ti marrin ne duar njerezit, “populli”.

Pjer

ketu nuk po te kuptoj, çfar kushti po them une ?

i pavaruri, nuk ka ndryshim nga nje i popullit, thjesht te zgjidhet nje figure jo partiake dhe i njohur per asnjanesine/neutralitetin e tij.
e kupton, qe sikur komisionet e qendrave te votimit, te fuksionojne keshtu te pakten (siç them une), do te kete nje permisim ne krahasim me komisionet e gjeri-tanishmet.
une nuk them se do arrihet persoshmeria, por ama do kete permisim, dhe puna/eksperienca qe do vije e do provohet, do na mesoje me teper se si ta permisojme me tej kete pune.

puxha

Po, ne vije te pergjithshme jemi dakort qe duhen ndertuar komisione teknike. Ndersa per Nenin 105 edhe njehere, per timbrimin ne doren e majte, thelbi eshte se duhet thjesht me lexu tekstin e ligjit, asgje me shume, dhe teksti duhet te ishte “që nuk hiqet për më pak se 24 orë”, por ne fakt eshte shkruar që nuk hiqet për JO më pak se 24 orë

Pjer

puxha, ky teksti qe ti permen ketu, nuk ka shume rendesi

ketu une nuk shoh noi gjo tragjike, ti kapesh pas nje gjetheje, nderkoh qe e interpreton kete gjethe si nje peme.
votimet, nuk zgjasin me shume se 12 ore, keshtu qe teksti nuk ka aspak handikapte.

Pjer

puna eshte, se ; kur do behet komisioni qendror i zgjedhjeve dhe komisionet e qendrave te votimit, apolitike.

kapo

Jo vetëm protesta, opozita zbulon planin ‘B’ për të ndalur mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho që nuk përjashton as futjen në grevë të ish-deputetëve dhe simpatizantëve, për të evituar organizimin e ‘zgjedhjeve farsë’.

"Të gjitha format e mundshme në varësi të zhvillimeve politike do të merren në konsideratë” :v:

puxha

Disa “mendime te pakrehura”:

  1. Opozita nuk ka thelb pozitiv, ne kuptimin filozofik. Mungesa e thelbit eshte mese evidente besoj duke pare tezen negative qe ka ngritur, pra kunder qeverise, por pa peshe.
  2. Opozita nuk ka besueshmeri - kjo sepse kryetari i saj aktual ka kaluar disa pozicione zyrtare ne te cilat nese nuk ka demtuar, ka treguar paaftesi domethenese, kujto ketu vetem staniacionin qe shkaktoi ne bashkine e tiranes, pa hyre te ne te thellat e 11 janarit, kohe kur ky i fundit ishte ne krye te ministrise se brendshme, apo tenderin e rruges se kombit, kur ishte minister transportesh (ketyre seriozisht qe nuk dua apo kam interes t’ju hyj, po pati durim ndonjeri, bujrum). Figura tjeter qe e njollos, eshte ajo e te shoqes se presidentit, e cila buron nga LSI, nje parti qe u kthye ne zyre nepotizmi dhe krajonismi per vite rrjesht, duke pothuajse shkaterruar meritokracine ne aparatin shteteror pergjithmone. Fatmiresisht ky fenomen in asaj periudhe po luftohet. Presidenti jone aktual, eshte moralisht i kapitulluar, qe pasi u kap mat me video-pergjimin e 7%-shit te famshem; afere te cilen si me magji e fitoi ne gjyq duke pretenduar se ishte montazh. Pra ne jetuam ne boten e cudirave per ca kohe, dhe Iliri na tregoi qe vrima e lepurit shkonte edhe me thelle, aq thelle sa…nuk kishte hyre ndonjehere aq thelle.
  3. Opozitat ne ballkan po duken arkaike. Ndoshta ka ardhur koha te shikojme nga kina, te kuptojme qe shteti eshte me eficent me nje force, sesa me dy. Demokracia parlamentare e kesaj forme pra eshte nxjerre menjane, si fenomen i dores se dyte.
  4. Opozitat ne ballkan, duke operuar si orkester me njera-tjetren, ne kushtet kur dirigjenti eshte i padukshem, te bejne te mendosh, dhe te dyshosh se dirigjenti nuk eshte pozitiv.
puxha
  1. Media, ne momentin kur pranon qe “eshte” pushtet, pra ka pushtet, duhet te pranoje qe ka edhe pergjegjiesi. Gazetaria me integritet profesional dhe moral eshte dicka qe studiohet, nuk ka nevoje ta shpjegoj une (qe nuk kam lidhje per me teper) ne nje forum ne internet. Ceshtja eshte se gazetaria ne shqiperi per momentin eshte ne krize gjithashtu, prandaj si rrjedhoje gjithashtu me besueshmeri te ulur, dhe pse jo aq sa opozita.
InkuizitoriMoth

nuk merret vesh ne komentin tend nese flet ne pergjithsi si koncept, apo per situaten reale, sepse i perzjen te dyja. Dhe duket jo pa qellim. E ke fjalen qe te eleminohet opozita e sotme e djathte, apo opozita e pergjithsi? Dmth te eleminohet e majta kur te jete ne opozite.

puxha

Duket jo pa qellim, por ne fakt eshte pa qellim, sic e shkruajta ne krye, mendime te pakrehura; pra pa ndonje lidhje. Por qe ta sqaroj qendrimin tim: opozites reale te sotme i uroj rimekembje/riciklim/ringjallje/rifreskim te mbare, pa asnje paragjykim. Ndersa pika 3 eshte per ne pergjithesi si koncept. Dhe nuk po them “te eliminohet” apo zgjidhje-dhenese te ketij tipi, sepse nuk do ja lejoja vetes kete lloj gjykimi, pasi nuk kam edukimin e duhur. Eshte thjesht observimi se opozita si domosdoshmeri eshte jo gjithmone e natyrshme, sepse disa probleme apo stade zhvillimore ndoshta nuk kane nevoje per opozite, ne sensin qe nje opozite e panatyrshme e ngadaleson arritjen e nje qellimi vital. P.sh. nese sot ka rene zjarr ne Notre Dame, nuk besoj se eshte ngritur nje komision partiak me perqasje te ndryshme se si ta perballojme zjarrin.

InkuizitoriMoth

Nuk e kisha fjalen per qellim te bere kastile, qellimi ndonjehere eshte i pavetedijshem. Psh po te ishte i majte, atehere do te ishte ky rast. Tani nuk eshte nevoja te tregosh se çfar je, nuk ka pike rendesie per mu. Nxirri vete perfundimet.

Ndersa persa i perket propozimit nuk eshte kaq kollaj te behet realitetet, sepse i bie te prishet nje sistem, dmth te prishet Evropa, sepse demokracia eshte nderhyrje e Evropes ne Ballkan. Kur te prishet Evropa - me kete stil ka per t’u prish patjeter - atehere do te duket sa kollaj eshte.

puxha

Qellimi i pavetedijshem nuk mund te jete i imi, sepse une e thashe qellimin tim. Pastaj si mund te kete pavetedija qellim? Qellim eshte interpretimi qe i ben vetedija (jote ne kete rast) veprimeve qe i ve ne kontekst. Te kesh qellim do te thote te kesh vullnet; a mund te pretendosh qe psh zemra qe rreh ka vullnet? E pastaj nevoja per te futur njeri-tjetrin ne shportat “majtas” dhe “djathtas” vetem sa e shterpezon fillin.

puxha

Une kam thene edhe me lart se PD-ja sot eshte nje parti qe nuk ka te publikuar (ne internet te pakten) asgje konkrete per asnje ceshtje. Kjo gje mbeshtet tekstualisht mendimin e “pakrehur” 1, i cili thote se opozita nuk ka thelb pozitiv, pra ka krijuar vakum idesh. Eshte shnderruar ne nje organizate te pa-vlere, dhe cdo artikulim qe i del eshte delirant dhe i pabazuar ne logjike.

Pjer

nje gje nuk morrem vesh puxha , a do kemi komisione apolitike ne keto zgjedhje, apo do vazhdoje e njejta kong.

puxha

Nuk tha njeri qe levizja drejt nje modeli Kinez eshte perparim, te pakten nga pikepamja e te drejtave te njeriut une nuk mendoj qe ka ndonje gje per tu mesuar nga Kina, madje perkundrazi.

puxha

Nje artikull i sjelle ketu me lart shkruante kete (cituar plotesisht, per KZAZ-te e zgjedhjeve lokale):

Janë konstituar KZAZ-të në 10 qarqe të vendit, ndërkohë që nesër do të vijojë plotësimi i tyre edhe në Tiranë dhe në Durrës . KQZ ka emëruar njerëz jo politikë që kanë aplikuar për t’u anagzhuar pasi gjysma e anëtarëve që mungonin nga PD dhe LSI nuk kanë dorëzuar emrat e komisonerëve. KZAZ janë komisione të nivelit të dytë në procesin e administrimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Kaq kam lexuar dhe une, dhe me kaq eshte e paqarte se si po mbushen keto komisione. Se keto nuk i cilesoj teknike, pasi jane pjeserisht me njerez apolitike, pjeserisht nga PS-ja. Pra nese behet me “mbushje” nuk kemi gje ne vije them une.

InkuizitoriMoth

prap po ngatrron tekstin me kontestin. Mu me intereson teksti, jo konteskti, dmth Kina dhe PD, as me rref fare per kinera dhe amerikera dhe pedera, dmth nuk me interesojne mendime te perleshura.
Por e keqja eshte se nuk ka tekst, prandaj nuk krifet leshi.

Pjer

i ketij mendimi jam dhe une, prandaj do ishte mire ajo skema ime,

puxha

Per momentin kjo qe ka ndodhur mund te kete interpretimin me te afert sipas pikes 5 se Nenit 29 te kodit, Per perberjen e KZAZ-ve:

Neni 29
5. Nëse partitë politike të shumicës parlamentare dhe të opozitës parlamentare, që
kanë të drejtë të paraqesin kandidatura për KZAZ, nuk e ushtrojnë këtë të drejtë në afatin e
përcaktuar në pikën 2 të nenit 28 të këtij Kodi, kjo e drejtë u kalon automatikisht partive që
vijnë në radhë me numër vendesh në Kuvend pas të parave, brenda grupimit përkatës. Kur
kjo nuk është e mundur, propozimet bëhen sipas pikës 1 shkronja “a” të këtij neni. Nëse
edhe këto parti nuk propozojnë anëtarë, KQZ-ja emëron kryesisht anëtarët e KZAZ-së deri
në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje.
Anëtarët e emëruar kryesisht qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e anëtarëve të
propozuar nga partitë politike, sipas këtij neni. Zëvendësimi duhet të kryhet jo më vonë se 30
ditë nga dita e zgjedhjeve. Në rastin e zgjedhjeve të parakohshme, zëvendësimi kryhet jo
më vonë se 5 ditë nga dita e zgjedhjeve. Procedurat për përzgjedhjen dhe trajnimin e
shtetasve që mund të emërohen kryesisht përcaktohen nga KQZ-ja me udhëzim të veçantë.

Pra i bie qe keta jane kandidate te emeruar nga KQZ, qe mund te jene cfaredo, sepse eshte e pa percaktuar. Pra qe te shkosh tek ajo qe themi ne, komisione teknike, duhet ri-shkruar kodi :smiley:

Pjer

po, (se sa do fikja kompjutrin e do shkoja te flija), kjo pika ketu (neni 29) s’me duket mire, dhe mendoj se duhet te abrogohet e te vendoset nje nen i ri, qe ua heq fuqine partive per te vendosur dhe numuruar.

Pjer

une flej i modho, por kam hallin e nje pyetje shekspiriane, qe puxha shtroi ketu;
A do te zhvillonte dot zgjedhje parlamentare sot Shqiperia, me kete kod e keto komisione politike ?

InkuizitoriMoth

Kjo pyetje eshte per estrade.
Pyetja shekspiriane qe duhet te shtroje puxha eshte:

a ka akoma vlere zgjedhja parlamentare perveçse per te vene ne gjume njerzit qe te shohin endrra te bukura me flutura kraheshkruar me shifra buxheti?

Pjer

varet si e sheh, disa gjojna i shoh dhe une si per estrade, por ketu, tek kjo çeshtje kardinale, ka akoma kohe dhe vlere per te ndryshuar diçka per mire.

InkuizitoriMoth

vertet varet si e shef, por ka nje pikpamje qe ja vlen te shihet me teper se te tjerat.

Neqoftese “varet si e sheh” konsiderohet relative, dmth demokratike parlamentare, atehere çeshtje kardinale mund te jete: çfar forme duhet te kete parlamenti, ovale apo katrore? Varet si e shef, psh nje arkitekt e shef si kardinale shekspiriane dilemen: forme rrethore apo katrore.
Pra “varet si e sheh” eshte pergjigje per estrade demokratike e pyetjes sheksipiriane: kush eshte kuptimi dhe vlera e demokracise? Parja? Zvicra dhe Amerika kane pare sepse kane demokraci dhe ne meqe na duhen pare duhet te kemi demokraci si Zvicrra? Pallimi? Ne demokraci pallo dhe pallohesh sa te dush, kurse ne diktature nuk na lene me pallu.

Pjer

e qe te ndodhi keshtu edhe ne Shqiperi, duhet te kemi komisione votimi si ne Zwicer, pra (rrotullohemi e rrotullohemi) vijme aty ku e nisem, tek zgjedhjet, tek kodi i zgjedhjeve, tek komisionet e zgjedhjeve.

InkuizitoriMoth

nga çfar dua te them ti akoma nuk je nis, pale te arritesh aty ku je nis.

Kush e ka menjen tek parja, as niset, as arrin, sepse ka arritur ne momentin qe ka nisur - i Modhi :smiley:

InkuizitoriMoth

Pjer, kape ket tek tema e letersise, çmimit Nobel i mungo vera ne tavoline: