Zhgarravinë për K101

Stafi dy-vetesh i blogut mbi marketingun konsumerizem101 kritikon me vend website shqiptare qe jane bloze ne nje seksion te quajtur “Muri i Turpit”. Por vete faqja e k101 mund te kritikohet, gje qe Gjergji dhe Niku e kerkuan vete para ca ditesh. Zhgarravina me poshte eshte nje sprove per t’i gjetur te metat sitit te tyre.

Kritika per k101

  1. Logoja e faqes eshte nje koncept i lezetshem: gjynah qe realizimi eshte i dobet. Teksti “konsumerizem” mezi dallohet, dhe pershkrimin ne anen e djathte te kutise (tekst i bardhe) nuk lexohet fare. Edhe gershera eshte ide shume e pershtatshme per faqen, po nuk dallohet po nuk e studiove faqen per ta kritikuar. Seriozisht.
  2. Pershkrimi i kategorive eshte me shkronja gri ne sfond te kuq. Pothuajse e palexueshme ne disa monitora.
  3. Data ne anglisht. S’eshte gje e madhe, por as per t’u rregulluar nuk eshte veshtire.
  4. Vazhdo. Cfare vazhdon? Pse te vazhdoj? A nuk vazhdon faqja poshte kur e ben “scroll”?
  5. Kjo eshte pjesa pak me amatore e faqes. Sidomos ai copetim i cuditshem i logos se Peshku-t. E keqja eshte qe dhe na njihni mer jahu…
  6. Nuk e shkruaje dot me shkronja pak me te medha kete “konsumerizem101.com”? 200px font do ishte me mire. Se jo per gje, po ne qe shkojme shpesh tek faqja nuk e kemi idene fare se ku po vemi… A thua mund te ishte me mire qe te zmadhoje logon, e ta zvogeloje URL-ne?

Observime te tjera:

  • Personalisht, mendoj se kombinimet e ngjyrave te faqes jane pak te forta. Bluja dhe e kuqja ta marrin mendjen, dhe per me teper e bejne te veshtire qe fotot te sherbejne si pika hyrese (entry points).
  • Burimi RSS nuk punon tek Bloglines. S’e kam testuar me gje tjeter, ama.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

7 Komente

  1. gjergji thotë:

    19 October 2006 @ 12:12 pm

    Po ti, na gjen t’vegjel e na rref? :D

    Ne fakt, ke te drejt. E keqja eshte qe as une as Niku nuk para marrim vesh nga PHP (shtoji asaj edhe CSS) edhe te dy “ngelim ne klase.”

    RSS ma vun ne dukje edhe disa te tjere qe shpesh ne motore kerkimi del kodi XML i RSS Feed te faqes ne vend qe te dali faqja. Pas disa ditesh shkulje flokesh e kerkesash per ndihme te papergjigjura neper forumet e Sourceforge, ngrita duart perpjete dhe thash “…keshtu le te mbese, shpirtin shejtanit nuk do ja fal!”

    Jam kurjoz te di si mund ta ekzekutoj me mire logon?

  2. Blendi thotë:

    19 October 2006 @ 12:57 pm

    Penar is harsh man! :P Por nje gje eshte e sigurte ama, qe permbajtja e faqes eshte goxha me cilesore se grafika, pra komplimente une e lexoj rregullisht konsumerizmën. :)

    Gjergjo, ajo e kuqja eshte icik e forte per mendimin tim (teper aktive), dhe kur kombinohet dhe me blune e ndezur behet pak e tepruar. Shiko kombinime ngjyrash qe nuk terheqin vemendjen nga permbajtja.

    Mendoj se logoja eshte e shkelqyer si ide, nese nuk e permirson dot vete mund te luaj une pak me te qe te behet e lexueshme, (me then te drejten une nuk e kam lexuar dot).

    Ato bannerat per njoftime dhe peshkun do t’i zevendesoja me text te thjeshte, logot perkatese jane te huaja per k101 dhe stonojne.

  3. LlTako thotë:

    19 October 2006 @ 2:49 pm

    Une e kam thene gjithnje, duhet nderruar grupi drejtues :p

  4. Cheney thotë:

    19 October 2006 @ 5:24 pm

    jepini ca templeta ‘mambo’; jane shume te lehta per tu implementuar..

  5. blete thotë:

    19 October 2006 @ 6:52 pm

    ky qenka vertet muhabet per geeks. LOL.
    Nga une vetem komplimente. Rendesi ka permbajtja, jo paraqitja ka thene dikush i mencur qe nuk ia kujtoj emrin.

  6. gjergji thotë:

    19 October 2006 @ 9:54 pm

    Blendi, po te dergoj logon qe kam.

    Me ngjyrat po luaj, ..me formen e faqes s’ma mban t’ngaterrohem se po e prish fare pastaj.

    p.s: Llukani edhe pa pire akoma kafen e mengjesit vrer vjell! :D

  7. LlTako thotë:

    20 October 2006 @ 4:44 am

    E kishte fajin pikerisht mungesa e kafese, nuk shtyhet dita pa te :)

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com