Zhdukja e Remzi Hoxhës pas kontrabandës me Arkanin
Gazeta Shqiptare
19 Maj 2008
Në modulin e fundit të zhvilluara në nëntor të vitit të kaluar, me brezin e parë të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike ku isha një ndër të seleksionuarit, (Arben Lagreta) një temë që ngjalli mjaft interes ishte ajo e të kërkuarve nga ish-Jugosllavia në Tribunalin e Hagës.
Siç u mësua, lektori i huaj kishte mëse një dekadë që ishte funksionar i rëndësishëm në Bashkimin Evropian. Nisur nga ky fakt mendova t’i bëja një pyetje të drejtpërdrejtë, dhe konkretisht: A duhet të shkojnë në Hagë për thyerjen e embargos ndërkombëtare ndaj ish-Jugosllavisë së Millosheviçit përgjegjësit kryesorë shqiptarë të kontrabandës shtetërore të naftës që u bë në vitet 1993-96?
Për të mos i lënë shteg skepticizmit të lektorit i shpjegova me pak fjalë se në atë periudhë, gjysma e djathtë e rrugës nacionale që shkonte, të paktën nga Shkodra drejt Pikës Kufitare të Hanit të Hotit ishte “e pikturuar” me gjurmët e naftës dhe se kishte ditë kur kalonin edhe me dhjetëra autobotë të tillë drejt këtij destinacioni.
Lektori shtangu jo nga habia por nga vështirësia për të dalë nga situata. Ndërhyrja e moderatorit të vëmendshëm duket se i erdhi për shtat zyrtarit të BE-së i cili duket se u çlirua nga një pozicion që nuk e dëshironte. Natyrisht, jo nga padijenia e kësaj historie e cila vijoi me vite në Shkodër, në këtë “lagje” që e mbuloj me informacion prej mëse një dekade. Kolegët që kanë qenë prezent në këtë modul të zhvilluar në Tiranë, besoj se nuk e kanë patur të vështirë “të lexonin” atë që shtjellova më lart.
“A është në dijeni Këshilli i Evropës për këta “lektorë” që kanë frikë tu përgjigjen pyetjeve të mirëfillta politike, dhe aq më tepër në një shkollë studimesh politike? A e dinë këta të fundit se janë taksapaguesit evropianë që mundësonin këto shkolla nëpërmjet financimit të Këshillit të Evropës?”, mendoja duke çuar ndër mend rreth 600 pjesmarrës të rrjetit të Shkollave të Studimeve Politike të vendeve të Lindjes në Universitetin e Verës për Demokraci që u zhvillua në Korrik 2007 në Strasburg…
1994, Arkani në Shkodër
Vetëm pak kohë pas takimit të shumëpërfolur ndërmjet ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha me homologun e tij malazez Momir Bulatoviç në fund të vitit 1993, në kufirin shqiptaro-malazez nisi vrullshëm kontrabanda e naftës drejt ish-Jugosllavisë.
Burime të mirëinformuara pranë shërbimeve sekrete shqiptare të asaj kohe bëjnë të ditur se në këtë periudhë kur komuniteti ndërkombëtar izoloi me embargo ish-Jugosllavinë, UDB-ja riaktivizoi rrjetin e saj që vepronte prej kohësh në Shqipëri.
Qëllimi ishte i qartë; furnizimi me karburant i makinës së luftës në Bosnjë dhe Kroaci, në favor të xhelatit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.
Pikërisht në këtë periudhë, në Shqipëri u krijua me ngut për realizimi e kësaj kontrabande ndërmarrja “Shqiponja”. Po sipas burimit të mësipërm, Zeljko Raznatoviç ose siç njihej rëndom në Jugosllavi me pseudonimin Arkani, ka hyrë e ka dalë si në han në Shqipëri, kryesisht nga pika kufitare e cila për ironi e ka emrin Hani i Hotit. Ai ka qenë i ngarkuar direkt për linjën e transportit të naftës drejt Jugosllavisë. Kështu bëri edhe në fillim të vitit 2004. Pasi ka darkuar dhe fjetur në një hotel të Shkodrës në prani të disa përfaqësuesve të SHIK-ut të asaj kohe dhe një të qeverisë së Shqipërisë, Arkani ka vijuar të nesërmen itinerarin e tij drejt Jugut i shoqëruar prej tyre me një eskortë makinash.
“Komandanti i 200 tigrave” ka vizituar edhe Vlorën dhe Sarandën ku edhe është ndalur në një lokal… Ndërsa ditën e 3-të dhe të fundit, ai ka vijuar rrugën e kthimit nga Elbasani dhe më tej, duke kaluar kufirin shqiptaro-maqedonas në pikën e kalimit të Qafë-Thanës. Qëllimi i kësaj vizite, jo si shumë të tjerat e zakonshme të zhvilluara pre tij, ishte sigurimi i vazhdimësisë së furnizimit me naftë të Jugosllavisë. Për këtë kontrabandë ka dëshmuar para pak vitesh edhe vetë ish-Presidenti i Malit të Zi, Momir Bulatoviç në librin e tij me titull “Pravila Cutanja”.
Filmimi i Arkanit, zhdukja e R. Hoxhës
Por vizita e mësipërme e Arkanit në Shkodër si dhe itinerari i tij kryq e tërthor Shqipërisë ndonëse nuk u mësua, ashtu si dhe herët e tjera nga publiku, u regjistrua në një pjesë të mirë të saj në Shkodër nga një person. Është fjala për biznesmenin shqiptar Remzi Hoxha. I ardhur që në fillim të viteve ’90 në Tiranë nga trojet shqiptare të Maqedonisë si pasojë e përndjekjes nga regjimi i atjeshëm, Hoxha ishte një kuadër i zbulimit të UÇK-së, e cila në atë kohë ishte ende në ilegalitet. R. Hoxha e njihte mirë Arkanin jo vetëm për ekspozimin e tij në konfliktet e armatosura në Kroaci dhe Bosnjë, por edhe për faktin e thjeshtë se ishin të paktën formalisht, nënshtetas të të njëjtit shtet.
Në këtë mënyrë, me shkathtësinë dhe inteligjencën e tij, Remziu arriti që të maskohej dhe t’i shpëtonte vigjilencës së shikasve për ato sekuenca filmike që regjistroi.
Por, fatkeqësisht, ky fakt i pazëvendësueshëm nuk do të ruhej gjatë. I irrituar për ato që shikoi dhe regjistroi, R. Hoxha do të raportonte menjëherë. Nuk dihet se kë zgjodhi Hoxha për t’i treguar edhe filmimin që i kishte bërë Arkanit teksa darkonte dhe bisedonte për shtatë palë qejfe me funksionarë të lartë të SHIK-ut në Shkodër. Por fakti që tashmë dihet publikisht, është se në tetor të vitit 1995, Remzi Hoxha u rrëmbye nga oficerë të SHIK-ut në Tiranë për të mos u parë më. Logjikisht ai duhet të jetë prerë në besë nga funksionari qeveritar, deputeti apo shikasi që zgjodhi për “kreun e patriotizmës shqiptare” për ta denoncuar këtë fakt. Madje, me siguri, duke i treguar edhe provën. Si pasojë, rrëmbyesit e tij, të urdhëruar nga lart, i kanë kërkuar Hoxhës të gjitha kopjet e filmimeve që mund të posedonte duke ushtruar tortura çnjerëzore ndaj tij. Po ashtu, nuk dihet nëse Remzi Hoxha kishte kopje të tjera dhe pikërisht këtu duhet kërkuar edhe shkaku i zhdukjes së tij. Sepse po të ishte gjallë ai mund ta bënte prezent këtë fakt ose së paku do të dëshmonte në mungesë të filmit të zhdukur nga inkuizitorët e tij. Ndërkohë, familjarët e Remzi Hoxhës kërkojnë prej vitesh eshtrat e njeriut të tyre e cila mori me vete sekretin më të madh dhe më të turpshëm të shërbimeve sekrete shqiptare për shekullin që sapo u mbyll. Duke u ndjerë prej vitesh të tradhtuar dhe të nëpërkëmbur, bash nga drejtuesit e “shtetit amë”. Çështja e zhdukjes së Remzi Hoxhës i është caktuar si detyrë shtëpie për zgjidhje qeverisë aktuale të Shqipërisë që nga viti 2006 nga Amnesty International.
Në vend të mbylljes
Duke iu rikthyer rreshtave të parë të këtij investigimi të nisur prej disa muajsh, insistoj të shtroj të njëjtë pyetje, tashmë publikisht: A i duhen dorëzuar me hir apo me pahir Carla del Pontes dhe kolegëve të saj në Tribunali e Hagës drejtuesit e viteve ’90 të qeverisë shqiptare? Skandali i mësipërm i shekullit që sapo është mbyllur ka brenda afera të pallogaritshme fitimesh kolosale, pabesi ndaj embargos së vendosur ndaj ish-Jugosllavisë nga komunitetit ndërkombëtar si dhe përkrahjen e qartë ndaj ish-diktatorit të Jugosllavisë Sllobodan Millosheviç. Kontrabanda në fjalë ndikoi jo pak në rritjen e numrit të përgjithshëm të të vrarëve dhe të gjymtuarve në Bosnjë dhe Kroaci, që shkojnë në disa qindra mijëra. Dhe përkundrejt kësaj maskarade, firma “Shqiponja” u pat mbyllur me një vendim absurd i cili diktonte moskontrollimin e dokumentacionit të saj (!). Të paktën për atë kohë kur u urdhërua që të hartohej…
Marrë nga “Koha”, Maqedoni

19 May 2008 @ 11:24 pm
“Remzi Hoxha”, Koldashi: Sefgjini, një nga urdhëruesit
Gazeta Shqip
19 Maj 2008
Ish-shefi i bazës vëzhguese të SHIK-ut: Biznesmenin e dorëzuam në dalje të Tiranës. Eprori im drejtonte operacionin
Arben Sefgjini, ish-drejtor i SHIK-ut në Tiranë, është personi që ka urdhëruar operacionet për rrëmbimin e Remzi Hoxhës, Ziso Kristopulit dhe Avdyl Loshajt. Në emisionin “Exclusive” në “Top Channel”, Avni Koldashi ka treguar të gjitha detajet e dosjes 13-vjeçare, e cila endet në organin e akuzës. Ai pretendon se vetëm ka zbatuar urdhrin e eprorëve dhe nuk ka pasur kurrfarë dijenie se me ç‘motiv janë “rrëmbyer” viktimat
Së bashku me Arben Sefgjinin, Budjon Meçen dhe Ilir Kumbaron akuzoheni për rrëmbim e zhdukje personi. Sa i implikuar jeni në këtë histori?
Së pari kjo akuzë është shumë e pabazë, pasi është çështje e hetuar për mua. Së dyti nuk ekziston një grup dhe e treta, trajtimi që i është bërë është një trajtim ordiner. E katërta, që është më kryesore, sepse në akuzën për mua është shtuar një person që në vitin 2003 nuk ka qenë i përfshirë në këtë akuzë, pasi unë nuk e njoh fare. Që në vitin 2003 kjo çështje është veçuar për mua dhe unë nuk kam qenë pjesëtar i këtij grupi. Tani, në lidhje me akuzën që ngre organi i procedimit penal, përkatësisht Prokuroria për Krime të Rënda, thuhet që personat Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi dhe Budjon Meçe, përkatësisht me detyrat zv/drejtor i SHIK-ut në Tiranë, kryetar i degës së parë, shefi i bazës së vëzhgimit dhe inspektor i degës së parë, me njëri-tjetrin kanë rrëmbyer, torturuar dhe zhdukur një person dhe tre të tjerë i kanë rrëmbyer e torturuar. Për sa i përket kësaj akuzë, akuza në radhë të parë është pa themel, sepse kjo çështje është hetuar nga organi i procedimit penal, pra nga Prokuroria e Tiranës, e monitoruar nga ish-prokurori i Përgjithshëm.
Në vitin 1995, atëherë kur ishit shef i bazës së vëzhgimit të Tiranës, si u përfshitë ju në lidhje me rrëmbimin e Ziso Kristopulit dhe Remzi Hoxhës?
Në detyrën e shefit të bazës së Tiranës e di që kam marrë pjesë edhe vetë në shoqërimin e disa personave. Kjo, kryesisht, kur është parë e nevojshme që në shoqërim duhet të jetë edhe shefi. Fillimisht do të flasim për Ziso Kristopulin. Unë nuk e kam njohur Ziso Kristopulin përpara asaj periudhe si person, pasi nuk kishte arsye ta njihja. Më kërkuan në Drejtorinë e Tiranës. Ka qenë diku nga muaji tetor i vitit 1995. Aty ishte drejtori dhe zv/drejtori, pra Mehmet Hoxholli dhe ka qenë zv/drejtori Arben Sefgjini. Dhe pasi u përshëndeta, më thanë se kemi një person që duhet ta tërheqim nga Saranda për bisedë operative, por meqenëse rruga është e largët dhe mund të ketë probleme, larg qoftë një aksident, mund të ketë një konfrontim në rrugë. Më thanë se ishte e nevojshme që të shkoja unë, meqenëse isha më i njohur me problemet, pasi isha më i aftë se inspektorët dhe se veprimtaria ishte e sigurt. Dakord, u thash unë.
Detyra ishte që unë të merrja kontakt me kryetarin e Sarandës dhe do të ishin ata që do e sillnin personin e ne do e bënim transportimin nga Saranda për në Tiranë. Mora dy punonjës, në makinën e bazës dhe e pajisëm me targa shtetërore, për vetë daljen jashtë shtetit, që të evitonim kontrollet rrugës. Shkuam në Sarandë. Atë natë shkuam vonë. Të nesërmen mora kontakt unë me kryetarin e Sarandës të Shërbimit Informativ. Ia bëra prezent atij. Më pas unë nuk u mora ditën e fundit. Shkuan dy punonjës të mi, e morën dhe e sollën para hotelit ku isha unë. Shkova në dhomë se kishim rrobat e ndërresat. Në makinë ishte shofer i bazës i quajtur Besim Datja. Makina ishte një makinë “Audi 80″, tip i vjetër, unë isha në vendin e parë. Kam pasur dy inspektorët, që janë të njohur nga organet e hetimit. E pyeta se nga ishte, ç‘arsim kishte, jo për arsye hetimore, por për ta njohur.
Dhe më pas erdha në Tiranë. E lashë në makinë me dy inspektorët dhe u futa në bazën e vëzhgimit. Mora në telefon zv/drejtorin, z.Arben Sefgjinin, dhe i thashë: “Zoti Arben, unë problemin e kam kryer dhe jam me dy inspektorët”. Më kujtohet se më tha se jam jashtë Tiranës dhe do të lidhesha me drejtorin e Drejtorisë së parë pranë Shërbimit Informativ Shtetëror i cili quhej Gëzim Kupe. Mora në telefon inspektorët e informacionit dhe u thashë se jam Avni Koldashi dhe kam një problem me drejtorin Kupe dhe jam i autorizuar nga zv/drejtori i Tiranës. Ata më thanë se nuk ishte dhe më dhanë numrin e shtëpisë në Durrës. Ja bëra prezent problemin dhe më tha se në moment do të njoftonte kryetarin e Lezhës dhe do ta dërgonin për në Lezhë. Jemi nisur me të njëjtin grup. I thashë: Meqenëse ka ndodhur një problem, për të cilin është e nevojshme prezenca juaj, ju duhet të udhëtoni me ne. Kur kemi shkuar nga territori i Krujës, a i Kurbinit erdhi makina që na dha sinjal, makina e kryetarit të Lezhës. E informova si ishte problemi. Po, më tha, më ka thënë drejtori i drejtorisë së parë. Kemi shkuar në bazën e Vajinit. Unë, me thënë të drejtën, nuk e kam shoqëruar brenda. Kam qenë deri te dera. S‘ishte e nevojshme të shkoja. E kanë marrë dy inspektorët. Unë e dorëzova Zison bashkë me dy inspektorët e mi, bashkë me shoferin, në bazën e Vajinit. Ishte prezent, sipas urdhrit që mora nga eprorët, kryetari i SHIK-ut të Lezhës. Ne kemi dalë prej aty.
Komunikuat me z.Sefgjini?
Jo. Jo. Me kaq ishte e mbyllur dhe unë nuk di gjë.
Sa ditë pas Ziso Kristopulit u rrëmbye Remzi Hoxha?
Më kërkuan në drejtori, përkatësisht zv/drejtori Arben Sefgjini, i cili mbulonte problemet operative. Dhe më tha se z.Avni është një person i cili duhet tërhequr për bisedë operative. Problemi, mesa mbaj mend unë, më tha se është i rëndësisë së veçantë, sepse mund të kryhej ndonjë akt i paprecedent. Më tha se ishte e domosdoshme ta gjenim atë ditë dhe ta tërhiqnim në bisedë. Nuk më përmendi emrin e Remzi Hoxhës, pasi unë këtë person nuk e njihja me emrin Remzi Hoxha, por më tha se ky person është marrë në vëzhgim. Domethënë, sektori operativ këtë person e ka vënë në vëzhgim. Vëzhgimi nënkupton mbikëqyrjen e fshehtë fizike. Sefgjini më tha se ishte një person me pseudonim. Kaq, më kujtohet. Numri i vëzhgimeve është shumë i madh dhe na duhen inspektorë që e kanë pasur nën vëzhgim, që ta njohin, sepse ne nuk e njohim. Unë shkova në bazë mora dokumentacionin. Gjeta pas pseudonimit se në çfarë date është marrë. Sipas dokumentacionit, në këtë datë gjeta inspektorët e vëzhgimit që e kanë pasur në vëzhgim Remzi Hoxhën.
Pse e kishin mbajtur nën vëzhgim?
Gjeta persona që e kishin mbajtur nën vëzhgim. I thirra në zyrën time edhe u thashë: Shikoni, problemi është se kërkohet një person që të identifikohet dhe nga baza kërkohet ndihma jonë, nëse dihet se ku ndodhet, pikat që frekuenton, vendin e punës. Ju e dini më mirë, pasi ky është mbajtur nën vëzhgime treditor. Ne nuk njiheshim me veprimtarinë përse akuzohej, nëse ai dyshohej. Procedura jonë ishte kjo: për sa kohë që është në vëzhgim, hartohej material. Mbi këtë procedurë vinte tek unë dhe me një dokument të sekretuar kalonte në arkivin përkatës të Drejtorisë së Tiranës. Më pas, nga arkiva e tërhiqte sektori operativ. Inspektorëve u thashë se duhet të shkonin dhe të merrnin kontakt me zv/drejtorin Arben Sefgjini. Madje më kujtohet se më parë i thashë: z.Arben, unë nuk kam makinë të bazës. Pastaj më mori në radio dhe më tha të dilja para bazës. Aty do kisha një makinë të drejtorisë dhe të vija se kishin një problem. Në këtë kohë dola dhe pashë makinën tip gri, “Fiat tipo”. Ishte makina e degës së dytë. Jo makina e degës së parë, ku ishte Ilir Kumbaro, por makina e degës së dytë. Ishte një person tjetër kryetar dege. Shoferin e mbaj mend, ishte shoferi Shpëtim Pasholli. Më thotë zv/drejtori Sefgjini, se ishte identifikuar vendi i këtij personi që do të merrnim dhe do të shkonim bashkë me atë. Do ishin edhe disa inspektorë dhe makina të tjera dhe atje do të vendosej se kush do të shkonte për ta tërhequr. Kemi udhëtuar në drejtim të Rrugës së Frigoriferit, jemi afruar në një distancë ku ishte identifikuar. Në radio kërkohej nëse personi ishte brenda. Është marrë konfirmimi se personi ishte brenda. Atëherë po me radio u lajmërua se makina filan duhej të afrohej. Pra, duhej të afrohej makina ime. Jemi futur në oborr. Na thanë në radio se duhej t‘i thoshim që duhej ta merrnim për sqarim. Ai erdhi në makinë. Ishte hera e parë që unë e pashë personin. Ishte një person rreth të dyzetave. Nuk komunikova me të. As ai nuk komunikoi. Ata i thanë se bëhej fjalë për një bisedë operative.
Si jeni prezantuar? I keni thënë se jeni persona të SHIK-ut?
Jo. Këtë nuk mund ta them, pasi mund të ishim paraqitur si persona të SHIK-ut, mund të ishim si punonjës të policisë kriminale. Këtë nuk mund ta them dot.
Pra ju e morët Remziun në afërsi të Frigoriferit…
Nuk ishte dhënë istruktazhi nga unë. Personin që ishte marrë unë nuk e dija se ishte Remzi Hoxha, apo se me çfarë ishte marrë. Nuk kishte ndonjë reagim agresiv apo të kishte kundërshtim. Pra ishte një njeri që as nuk foli, as ne nuk komunikuam me të. Kuptohet se kishte makina të tjera në operacion. Se ishin dy apo tre nuk e di. Po që kishte, kishte. Arben Sefgjini, i cili drejtonte operacionin, tha se duhej të nisej në drejtim të “Zogut të Zi”, nga rruga e veriut. Kemi kaluar “Zogun e Zi” dhe deri në institut na tha se duhej të ndalnim makinën dhe personi duhej t‘i kalohej kryetarit të degës së parë, z.Ilir Kumbaro. Kanë ardhur dy makina të tjera. Më kujtohen si fytyra inspektorët e degës së Ilirit. Edhe unë kam dalë nga makina. Ka ardhur Iliri. I thashë: Ilir e dëgjove? Po, më tha. Është urdhër i zv/drejtorit. Do na japësh leje se ne jemi sektor operativ. E mori kryetari i degës së parë Ilir Kumbaro dhe ne u kthyem për në Tiranë. Në radio mora urdhrin që të shkoja së bashku me një inspektor, në prezencën e një inspektori të degës së parë, që quhej Qerim Tanku dhe të kontrolloja makinën e personit që u mor për bisedë operative përpara punishtes ku kishte vendin e punës. Edhe duhej t‘u thoshim punëtorëve se ishte marrë për pyetje të shpejtë, me sa di, nga policia kriminale dhe do të kthehej sapo të mbaronte bisedën.
Keni lëvizur me urdhër?
Patjetër, me urdhër lëvizej. Ka dalë nga automjeti inspektori, Qerim Tanku, bashkë me dy inspektorët e vëzhgimit. Unë kam qenë më këmbë dhe shoferi në makinë. Kanë kontrolluar makinën për ndonjë material që i interesonte sektorit operativ. Nuk e di nëse gjetën apo jo. Përfundoi kontrolli i makinës dhe u thamë punëtorëve se personi do të kthehej. Jam larguar direkt dhe më ka lënë shoferi i degës së dytë, Shpëtim Pasholli, pranë bazës. Kam mbaruar punën në orarin që përfundon çdo ditë dhe me çështjen Remzi Hoxha jam njohur pas arrestimit të vitit 2003, gjë të cilën e kam sqaruar. Me z.Sefgjini nuk kam pasur komunikim pas punës.
Për sa i përket dosjes “Remzi Hoxha”, dua të bëj me dije se nga unë, Avni Koldashi, nuk ka ekzistuar asnjë veprim në kundërshtim jo vetëm me ligjet, por as dhe me përmbushjen e detyrave të funksionit tim dhe nuk ka ekzistuar asnjë verim jo vetëm me ligjin, por as dhe me normat morale më të vogla. Pra nuk kam asnjë shkelje. Nuk kam asnjë thyerje. Unë thjesht kam kryer shoqërimin e personave, i cili ka qenë i urdhëruar nga eprorët e mi. I motivuar në zbatim të ligjit dhe funksioneve shtetërore që unë kisha, duhet të deklaroj: Këto që thashë, janë thënë në vitin 2003. Nuk kisha arsye që të dija më shumë, pasi ishin sektorët e tjerë që i dinin. Për sa i përket këtij segmenti që unë e kam kryer, kjo ka qenë e qartë dhe s‘ka pse të ndihem fajtor për këtë segment.
Familjarët e Remzi Hoxhës pretendojnë se ka persona të tjerë përgjegjës për zhdukjen e të afërmit të tyre, mes të cilëve akuzojnë edhe z.Bashkim Gazidede. A ju duket e drejtë kjo akuzë?
Familjarët e Remzi Hoxhës në radhë të parë kanë një të drejtë. Tani unë në pozicionin e të akuzuarit e shikoj këtë akuzim karshi meje krejt të pabazë dhe pa themel, po ashtu dhe tendencioz. Por nuk mund të mos flas edhe për familjarët e Remzi Hoxhës, pasi është vetë çështja e përfshirë me ta. Unë nuk e di nëse z.Gazidede ka pasur dijeni për çështjen e Remzi Hoxhës, apo nuk ka pasur. Kjo është çështje e vetë z.Gazidede dhe e organit të procedimit penal në Shqipëri. Unë e përsëris se, Arben Sefgjini është personi që ka urdhëruar për shoqërimin e tyre. Këtë nuk kam arsye ta mohoj, pasi ajo është bërë në formën zyrtare.
Për sa i përket personit tjetër, Ilir Kumbaro, e di që është ai i cili bashkë me sektorët e vet e ka marrë personin nga makina jonë për bisedë operative, gjë e cila është vërtetuar nga disa faktorë. Unë flas hapur dhe shkoqur. Flas troç. Problemi është ky. Unë nuk jam fajtor, po penalizohem padrejtësisht dhe jashtë çdo norme dhe çdo ligji. Nëse ka persona të tjerë, drejtësia le t‘i gjejë…
20 May 2008 @ 11:46 am
Pse s’i bie njeri shkurt e te thote qe Remzi Hoxhen e ka vrare Sali Berisha sepse kishte filmuar prova qe do t’i kishte ne qafe gjithe jeten e do ta kishte ngrene e ne gjykata nderkombetare?
Te gjithe ata qe ju ka dale emri tani i ka ne vendet me kyce te shtetit dhe per me teper Sali Berisha vazhdon ti mbroje. (Sefgjini eshte ala drejtor i tatimeve)
Shume rrotull i bien kesaj ceshtjeje.
20 May 2008 @ 1:35 pm
Teoria e kontrabandes se naftes si shkak per vrasjen e R. Hoxhes nuk qendron ne kembe. Per kete pune Shqiperia nga te gjithe vendet fqinje me Jugosllavine eshte me pak fajtori. Nafta qe eshte futur kontrabande ne ish-Jugosllavi nepermjet Shqiperise eshte pike uji ne oqean ne krahasim me ate qe eshte futur nga Rumania, Bullgaria, Hungaria. Mos beni si virgjeresha apo moralista. Mjafton te themi qe ne kufi me Rumanine jo vetem qe kalonin autobotet me nafte, por edhe ishte ndertuar nje tubacion artizanal per kalimin e naftes. Kontrabanda kurre nuk eshte respektuar 100%. Per shume njerez te papune (kujtoni periudhen e krizes ekonomike) ishte e vetmja shprese. Ne ate periudhe jane futur shume valute, e vyer per ekonomine tone. Ne ate kohe kane ngrene buke (dhe mire biles) zonat kufitare me Malin e Zi, po edhe zonat kufitare me Greqine (nga u fuste nafta) duke filluar me ish kryetarin e bashkise Gjirokaster (i panjohuri per kohen Bashkim Fino). Kush eshte nga Gjirokastra e di per cfare e kam fjalen! Po gjithashtu kane ngrene buke zona e Fierit e Ballshit qe sillte naften vendase.
Historia e Arkani-t ne Shqiperi mund edhe te jete e vertete, por mua me tingullon si legjende qe R. Hoxha si deshmitar ne kete takim, te kete paguar me jete. Mbetemi ne boten hipotezave. Duke shpresuar qe pergjegjesit te ndeshkohen, ajo qe askush nuk shpjegon, as deshmitaret, as vete prokuria, eshte: Pse u rrembye Remzi Hoxha?Pse prokuroria nuk jep motivin e ketij rrembimi? Po pati ndokush ndonje shpjegim te qendrueshem, jo roman thriller si artikulli me siper, eshte i lutur ta sjelle.
Pershendetje
20 May 2008 @ 1:46 pm
Pardon doja te thoja, Anti-Kontrabanda
20 May 2008 @ 2:42 pm
Hunter, fakti qe eshte futur kontrabande dhe nga vende te tjera s’do te thote qe c’fajsohet Berisha apo ndonje tjeter. Ajo qe ka me teper rendesi bile eshte rrjeti i UDB-es ne Shqiperi…dicka qe une kam permendur dhe me pare ke ajo tema me Ramiz Aline. UDB-ja kishte nje rrjet te gjere ne Shqiperi…dhe SHIK-u i Berishes ishte nje institucion teresiht i kompromentuar nga maja deri ke thembra. Jane vrare njerez o zotri! Jane shitur ke Serbi! Jane shitur ke Serbi si agjentet Shqiptar ne ish-Jugosllavi, si pjestaret e UCK-es.
Vizita e Arkanit ne Shqiperi eshte pohuar nga DISA persona…perfshi ketu edhe ish-shefin e SHIK-ut ne qeverine e meparshme.
Ktu ka pas nje tradheti te RENDE…qe s’ishte vetem kontrabanda e naftes dhe e armve me Serbine…por me me rendesi ishte shitja e sherbimit informativ Shqiptar ke Serbi. Rrjeti i UDB-es ne Shqiperi ishte dhe mbetet i gjere…duke perfshire dhe antar te qeverise se sotme dhe…grate e tyre
Besoj e dini per ke po flas…dhe besoj e dini se dosja e saj ke Sigurimi ishte sa nje liber.
Vrasja e Remzi Hoxhes dhe te tjerve ishte vetem nje pjese e vogel e luftes anti-Shqiptare te kryer nga SHIK-u i atehershem dhe nga vet Berisha dhe…Azem Hajdari (qe hiqeshe si patriot i flakte por qe ishte dhe Azemi i pranishem ne ate takim ne Shkoder me Arkanin). UCK-ja luftohej jo nga Serbi…por nga SHIK-u. Ne kohen e Berishes nuk lejoheshin baza apo veprimtari te UCK-es ne Shqiperi…dhe ne te pakten nje rast eshte sulmuar nje baze e UCK-es ne kufi nga forcat e SHIK-ut ne bashkpunim me forcat e FARK-ut te Bujar Bukoshit (qe ishin po ashtu me te interesuar ne kontrabande me Serbin).
20 May 2008 @ 2:59 pm
Konkretisht, si?
I shitur edhe ai fshatari nga Bajza apo Kopliku, qe me varken me 2 bidona nafte, kalonte Bunen naten, se i kishte vajtur mendja per nje makine te re ?
20 May 2008 @ 4:51 pm
Hunter…thash shitja e sherbimit informativ ke Serbi. C’pune ka kjo me fshatarin e Bunes? Mire qe bene kontrabande…megjithse perseri ne rang shteti ky mbetet nje akt kriminal. S’ishte vetem mairnari i Bunes…ishte kompania “Shqiponja” e Sali Berishes dhe Azem Hajdarit…ishte nafta shteterore…ishte shteti pra!
Por ajo qe eshte me shqehtesues eshte shitja e SHIK-ut dhe me shume ke Serbi. SHIK-u bente punet per UDB-en ne ate kohe…pjestar te UCK-es vriteshin…emrat ju dorzoheshin UDB-es. Jo vetem ata te UCK-es por edhe rrjeti informativ i Sigurimit ne Kosove e me tej…ju shit Serbit sapo erdhi “demokracia” U vrane e u zhduken me dhjetra e qindra persona…sepse u shiten emrat.
Ky eshte nje akt anti-kombetar…eshte tradheti. Dhe te mendosh…se ata agjent te Serbit qe ishin ne Shqiperi me pare…dhe qe njiheshin nga Sigurimi…jane AKOMA atje…se nuk i preku njeri dhe dosjet e tyre u “zhduken”…ashtu sic u zhduk dosja e Sllobodankes.
20 May 2008 @ 5:28 pm
…Konkretisht, si?
I shitur edhe ai fshatari nga Bajza apo Kopliku, qe me varken me 2 bidona nafte, kalonte Bunen naten, se i kishte vajtur mendja per nje makine te re ?..
———-
Hunter \Pergjigjen per Shqiponjen ta ka dhene Grupi, une do ti shtoja edhe ndihmen e dhene ne kete kontrabande nga SHIK dhe Forcat e rendit.
Mua nuk me intereson se cfare ka bere Rumania apo Bullgaria apo tartakuti me brire Mua me intereson fakti qe shteti im ka shkelur ligjet kombetare e nderkombetare, me intereson fakti qe kemi nje politike dhe nje shtet te koruptuar. Me intereson fakti qe shteti im ka zhdukur njerez per te fshur kete korupsion dhe perosnalisht jam nje nga ata qe jane torturuar nga SHIK dhe Rendi sepse kam kundershuar finacimin nga shteti te kesaj kontrabante. Prandaj te lutem mos luaj me plaget e familjes Hoxha mos luaj me plaget fizike dhe morale te miat per kete ceshtje. Mos te lutem se edhe tani kur shikoj police me kujtohet Nikolin Thana ne pranveren e 1994, kur me ulurinte nga jashte qelise ku isha une duke me tundur nje dosje te fallsifikuar “ketu ta kam dosjen”, ndersa K/SHIK thoshte “mira ja bete Pse cu be ai te na shkoj kundra” Me kujtohet i ashtuquajturi “Katani” dhe grushtat e rojeve te tij dfrejt fytyres time, me dhembin shenjat e plageve ne fytyre edhe sot kur hapet kjo teme. Deri sa me detyruan te jap doreheqjen nga posti qe kisha. Dhe nuk isha vetem une ne te njeten jave ishin dhe tre drejtues te tjere rrethesh qe u arestuan nen te njetin skenar. NJeri prej tyre u nenshtrua kerkeses se SHIK, ndersa tjetri perdori nje mik te madh ( sot minister) te PD per te dale nga situata.
Keto Hunter jane plage te medha, me te medha se militantizmi jot partiak, per PD e Bershen e koruptuar, me te medha se jusitfikimi i ndonjerit se me kete kontrabnate u pasuarua shqiperia.Kur ne fakt me kete kontrabante u renua shqiperia. Kjo kontrabante eshte zanafilla e 97 e Ontrantos, dhe kulmi zanafilla e Gerdecit. Te lutem Hunter mos shkruaj ne kete teme nese ke vendosur te jesh militant, se vertet komentet e tua dhembin shume. Miqesisht shume miqesisht, duke te rene ne gjunje ta kerkoj kete
20 May 2008 @ 5:37 pm
Grupi, teoria qe lidh zhdukjen e Remzi Hoxhes me kontrabanden e naftes ne periudhen 94-96 nuk qendron ne kembe. Eshte shume e dobet. Ta siguroj une. Ti gabon edhe te pika ku thua “nafta shteterore”. Kontrabanda e naftes me Jugosllavine ishte e praktikuar nga te gjithe vendet kufitare me to. Europa e dinte shume mire dhe e toleronte duke pasur parasysh gjendjen e veshtire ekonomike te shteteve dhe dobesine e shteteve. Kontrabanda e naftes asnjehere nuk ka perbere kercenim per shtetin shqiptar dhe gjithashtu nuk mund ta quash tradheti kur njerezit mundonin te mbanin frymen gjalle.
Tjeter pune ajo qe thua ti me lidhjet UDB-SHIK-UCK. Kur thua “SHIK-u bente punet per UDB-en ne ate kohe…pjestar te UCK-es vriteshin…emrat ju dorzoheshin UDB-es. Jo vetem ata te UCK-es por edhe rrjeti informativ i Sigurimit ne Kosove e me tej…ju shit Serbit sapo erdhi “demokracia” jane fjale shume te forta. Jane akuza shume te renda. Une nuk shoh ndonje motiv interesi te UDB-se. Ti ndoshta di gjera te tjera, prandaj te lutem ti thuash.
Prokuria qe akuzon ish pjestaret e Shik-ut nuk jep arsye konkrete. Sikur eshte mister….
Edhe nje gje. Nuk duhet te jemi NE qe te denojme askend. Ate pune ta beje gjykata, por ta bejne mire. Duhen prova konkrete, para se te hedhesh ne burg nje person. Pa dashur te paragjykoj, historia shqiptare (kujto kohen e komunizmit) eshte plot me deshmitare fallso.
Prsh
20 May 2008 @ 6:06 pm
Do deshiroja te me sqaronte ndonjeri qe eshte me kompetent, se si eshte e mundur qe Berisha agjent i UDB-s d.m.th. ne ate kohe i Milosheviçit,Milosheviçi armik i SH.B.A.-s e Berisha mik i SH.B.A-s.
Keto Amerikanet o jane te trashe o fort te zgjuar.
Pika tjeter eshte se si eshte e mundur te shkruhet se Arkani ka qene ne Shqiperi pa thene asnjeher diten kur ka qene.
Duke lene dyshime sepse Shqiperia duke qene nje vend me porta te shqyera, si per Arkanet po ashtu edhe per ato qe kerkonin ta arrestonin.
Duke kujtuar qe per policin Gjermane ka qene njeriu me i kerkuar.
Nejse, ne Shqipatret jemi mesuar te besojme te pamundshem.
20 May 2008 @ 6:15 pm
Ka vite qe qarkullon kjo histori ne gazeta, por aktiviteti i Hoxhes po theksohet vetem keto kohet e fundit. Eshte e vertete ajo qe thote Hunter qe prokuroria nuk po thote se perse SHIKu e ka marre Remzi Hoxhen ne rradhe te pare…
Deri para 1997, eshte e vertete se jane ndjekur, jane arrestuar dhe jane penguar pjestaret e UCK’se ne territorin shqiptar. Kjo nuk eshte bere thjesht per interes te UDB’se, por ka patur nje presion me te madh nga diplomacia dhe sherbimet e shteteve europiane (kryesisht Anglia dhe Franca). Per reference mund te lexoni librin e fundit te Miranda Vickers me ate autorin tjeter, Peter smth..
Nga ana tjeter nese UDB mund te kete penetruar SHIKun nuk eshte dicka shume e pabesueshme duke patur parasysh gjendjen e institucioneve shqiptare ne ato vite qe u shkaterrua cdo gje ne emer te reformes. Kjo nuk eshte e pazakonte ne boten e spiunazhit dhe biles edhe CIA ka patur shume probleme te tilla sidomos ne fillimet e saj kur ishte infiltruar thuajse e tera nga sherbimet Ruse dhe Europiane te cilat ishin me te vjetra ne ate pune. Grup, kur te kesh kohe lexo Legacy of Ashes nga Tim Winner (ne mos gaboj)
Mua me vjen cudi me nje fakt tjeter…me faktin qe Sefgjini dhe Gazidede jane punonjes te administrates shqiptare. Ne anglisht problemi quhet “liability” (nuk e di si ta perkthej ne shqip). Edhe nese ata jane persona shume te zote qe i bejne pune Saliut, jane big liability, dhe mund te parashikohej shume lehte qe do te dilnin gjyqe te tilla. Prit cfare tjeter do dale per Gazideden. pse ka qejf Saliu te eci ne fushe te minuar.
Per mua kjo puna e Remzi Hoxhes eshte nje “Gerdec” i atyre viteve. Dicka qe u krijua nga vete institucionet e asaj kohe dhe ju mbeti vete ne dore, dhe tani nuk mund ta mbulojne…
20 May 2008 @ 7:50 pm
Mendoj se problemi i lidhjeve UDB - SHIK, Berihsa - Arkani jane hamendje ose mbase fakte qe nuk ka mundesi apo deshire te provohen. Faktet qe dihen jane
1 Remziu u mor nga SHIK dhe pas kesaj ai eshte zhdukur Te fundit qe kane folur me te duket te jete SHIK. Keta quhen Person of interest per hetusine.
2. Dihet qe Berisha ka bere kontrabante Nafte ne periudhen kur remziu eshte zhdukur.
3. Dihet qe Remziu vinte nga nje troje ku kjo kontrabante nafte eshte kryer.
4. Dihet ketu roli i Shqiponjes si firme (perosn juridik) i themeluar nga PD me drejtues Mitro Celen
4. Dihet qe shik ka persekutuar njerez per punen e kontrabantes se naftes.
Pra duke bashkuar keto pika te le te besosh se SHIK ka gisht ne zhdukjen e Remziut. Nuk jemi hetues por llogjika ketu te con
Nuk heq aspak dyshimin ( e perseris DYSHIMIN) qe ka pasur nje lidhje Berisha Arkani apo SHIK UDB. Lidhje keto qe jusitfikohen jo vetem me mundesine e inflitrimit te UDB brenda SHIK, por edhe me interesat personale te individeve breda PD dhe SHIK per perfitime personale, apo me strategjine e forcave fetae ekstremiste te udheheqeura nga Gazidete per percarje te kombit tone. Keto jane vetem dyshime dhe lundirimi ka te drejte, aspak nuk ka prova per keto ka vetem hamendje ose fakte qe nuk porvohen apo nuk ka deshire te provohen. Problemi eshte se me keto hamendje ne shtojme mjegullen e paditurise dhe mbulojme ngjarje reale
20 May 2008 @ 9:19 pm
Parvarsisht nga kundershtimet qe ju djema shfaqni ketu, nje gje eshte e rendesishme per drejtesine shqiptare (nese do te punoje e pavarur ne kete çeshtje) , pranimi nga Avni Koldashi (ish shef i bazes vezhguese te Sherbimit te fshehte shqiptar), se Remzi Hoxhen e ka marre SHIK-u, me urdher te Arben Sefgjinit, (nderkoh qe ky i fundit e ka mohuar te kete marre dhe njohur R.Hoxhen).
19 Maj 2008
“Remzi Hoxha”, Koldashi: Sefgjini, një nga urdhëruesit
Gazeta Shqip
19 Maj 2008
Ish-shefi i bazës vëzhguese të SHIK-ut: Biznesmenin e dorëzuam në dalje të Tiranës. Eprori im drejtonte operacionin
Arben Sefgjini, ish-drejtor i SHIK-ut në Tiranë, është personi që ka urdhëruar operacionet për rrëmbimin e Remzi Hoxhës, Ziso Kristopulit dhe Avdyl Loshajt. Në emisionin “Exclusive” në “Top Channel”, Avni Koldashi ka treguar të gjitha detajet e dosjes 13-vjeçare, e cila endet në organin e akuzës. Ai pretendon se vetëm ka zbatuar urdhrin e eprorëve dhe nuk ka pasur kurrfarë dijenie se me ç‘motiv janë “rrëmbyer” viktimat….
Sa te gjejme ne shqiptaret se per ke punojne segmente te caktuara te politikes dhe SHIK-ut shqiptare , do te ishte mire te gjenim se kush e vrau kete shqiptar dhe shqiptare te tjere dhe perse. Te tjerat gjera vijne vet pastaj, pikpyetjet e tjera.
20 May 2008 @ 10:04 pm
“Nafta qe eshte futur kontrabande ne ish-Jugosllavi nepermjet Shqiperise eshte pike uji ne oqean ne krahasim me ate qe eshte futur nga Rumania, Bullgaria, Hungaria. Mos beni si virgjeresha apo moralista.”
Hunter,
Degjo ketu dhe degjo mire. Sali Berisha, ka pushuar njekohesisht gati te gjith drejtoret e Albetrolit. Kush nuk ka firmos per mbushjen e boteve pa destinacion eshte pushuar nga puna. E ka filluar nga drejtoria e pergjithshme ne Tirane dhe e ka vazhdu gjer poshte ne Ballsh. Kjo eshte edhe periudha e erret e atij arqollogut tone kokebardh qe sado kerkon ti largohet e ti fshihet e ndjek nga pas e ashtu do ta ndjeki gjer ne varr.
Leri pordhet e fshatareve me bidona.. Shiku dhe policia siguronin kalim te sigurte te karvaneve gjer me 100 bota!!!
20 May 2008 @ 10:27 pm
Ne kohen e xhaxhit ,te pakten dihej se ishte diktature dhe haje ,…por ne kohen,e ketij xhaxhi Saliu ne 97` qe te thoshte demokraci,dhe perfundoje(n)perfundon ne shkerdhatokraci ..!! te vrasin naten dhe te qajne,diten..!
Mjer ai qe iken! Shiko Gerdecin dhe fol kush eshte Saliu!
20 May 2008 @ 10:47 pm
Quhet “spoil system” aq me teper kur behet fjale per ndryshim regjimi. Sidoqofte, nuk e di as ti vete se cfare po flet. Lexo se me mire cfare shkuajta.
20 May 2008 @ 11:13 pm
Nuk mbroj Salen o SHIK-un, por e kam te veshtire te marr informacion te sakt nga shtypi per shume raste ( ne kete rast per Remzi Hoxhen) se krijohet nje imagjinate e gjithanshme, sa nuk arrin te kuptosh ku eshte e “drejta”.
Duke u mbeshtetur tek informacioni qe marrim nga masmedia Shqiptare,ka nje paqartesi qe te jep pershtypjen se e bejne qellimisht.
Perseritet fraza tri o kater here, pa dhene nje detaj, si ne kete rast mbi dyshimet se Arkani ka qene ne Shqiperi, nuk jepet nje date, s’po them e sakt por te pakten javen qe ka qene , muajin,.
Per takimin e presidentit Berisha ne 1993, ka qene me Jukanoviçin o jo Bulatoviç.
20 May 2008 @ 11:44 pm
Hunter,
Po deshe te degjosh e te mesosh atehere degjo. Kondrabanda nuk ishte sporadike por e mir organizuar. Ata qe u pushuan, ne fillim u joshen dhe kur kundershtuan u pushuan. (Une te tregoj ato qe di dore e pare e ti me trego teorira ndryshimesh pushteti) Ka pas disa raste kur grupe Tropojanesh kane dale nga rreshti dhe jane perpjek te krijojne ‘biznesin’ e tyre me 1 ose disa bote. Ata e dine se c’kane hequr.
25 May 2008 @ 11:51 am
në fillim perëndia të merr trutë… pastaj