Identifikohu



Regjistrohu

“Zezakët tanë, armiqtë tanë”

Ky artikull u perkthye dhe botua tek Peshku fillimisht në nëntor 2007. Ky eshte  nje perkthim tjeter, i kryer pa dijenine e perkthimit te pare, jo per ta dubluar. Per shkak te zhvillimeve te fundit mendojme se eshte e rendesishme te risillet ne vemendje sesi ky njeri e ka shkruar kete artikull para percaktimit te statusit, ama ato qe ai ketu permend - zemerimi subliminal i humbesit, urrejtja me kenaqesi dridhese, statistikat e urrejtjes se adoleshenteve - mund te ndihmojne shume per te kuptuar reagimet e serbeve, sot. Po ashtu, ne kete avull metalurgjiko-mediatik humori te zi per te shitur gazeta me cinizem filistin, eshte kaq e cuditshme te lexosh kete artikull kaq esell e shqeto, te shkruar prej nje serbi, kunder te cileve, edhe vete ne kemi fantazmat tona.

***

Shkrimtari serb Vladimir Arsenijevic përshkruan marrëdhënien shkatërrimtare të patriotëve të tij ndaj shqiptarëve.

Për të gjithë ish-jugosllavët, por veçanërisht për serbët, shqiptarët e Kosovës ishin thjesht “zezakët tanë”. Ditët e sotme, sidoqoftë, ata janë konsideruar armiqtë kryesorë të Serbisë, - një mit i shfrytëzuar në mënyrë të pamëshirshme nga politikanë nacionalistë, edhe teksa kryheshin negocitatat mbi të ardhmen e provincës jugore serbe të Kosovës, e cila ka qenë nën administrimin e UN që nga 1999. Në rast së dikush në Europën Perëndimore pyet sesi ka mundur të ndodhë kjo, mund t’ua them unë, pasiqë e kam parë dhe dëgjuar këtë histori të shfletohej në vendin tim.

Vendi që kisha për të timin, ish- Jugosllavia, ishte etnikisht dhe kulturalisht një vend jashtëzakonisht i larmishëm. Marshalli Josip Broz Tito e kish bërë zakon ta quante këtë larmishmëri “melting – pot”, “poçja e përzjerjes, shkrirjes”. Në realitet, megjithatë, kurrë nuk ndodhi kështu. Pas vdekjes së Titos larmishmëria e vendit u instrumentalizua në mënyrë tragjike; vendi u nda nga pikëpamja shoqërore, si edhe etnikisht dhe kulturalisht në nëngrupe, me një hierarki regjionesh më mirë ose më keq ekonomikisht.

Jugosllavia e post – Titos, kështu u bë një vertikale europiane* proverbiale.

Në majë të kësaj vertikaleje, në kufirin e largët verior me Austrinë ishte republika më e përparuar ekonomikisht, Sllovenia. Në një farë kuptimi Sllovenia qëndroi “lart” në mënyrë permanente në atë që ishte atëherë, atdheu i përbashkët. Më poshtë nëpër Kroaci, Bosnjë – Hercegovinë dhe Serbi në qendër, e Mal të zi e Maqedoni në jugun e largët, - “e ulta” kronike e ish – vendit tonë. “Sa më në jug, aq më të mjerë” (”Sto juznije to tuznije”) ishte një shprehje popullore që përdorej për të përshkruar shkallën nëpërmjet të cilës u drejtua një degë specifikisht jugosllave e racizmit, gjithmonë dhe kryesisht kundër atyre që ishin një shkallë më poshtë: gjeografikisht dhe ekonomikisht. Kështu, sllovenët tregonin pakënaqësinë që kishin ndaj “kushërinjve të tyre nga fshati”, dembelëve ose të dështuarve të republikave të tjera, e kryesisht ndaj kroatëve; kroatët nga ana e tyre u drejtoheshin serbëve; dhe këta të fundit fitonin kënaqësi duke ua shfryrë këtë maqedonasve dhe malazezëve. Me bosnjakët, nga ana tjetër, si popull që ishte në qendër të Republikës së Jugosllavisë, talleshin të gjithë, nga të gjitha anët.

Por tamam në fund fare, vinin shqiptarët të cilët jetonin në provincën jugore serbe të Kosovës. Gjuha e tyre nuk ishte me prejardhje sllave. Ata ishin më të varfër nga të gjithë ne. Kultura e tyre ishte e ndryshme. Në përzjerjen e llojeve të ndryshme të jugosllavëve ata, si grupi etnik më jugor, ishin dënuar të luanin rolin e të përjashtuarve absolutë.
Çdo gjë që pjesa më e madhe jona, në ish – Jugosllavi deklaronim të dinim rreth shqiptarëve ishte një grumbull klishesh ofenduese. Përgjithësisht në mënyrë tallëse iu referoheshim si “Siptari” ose “shiptarët”. Në rast se nuk i urrenim haptas, ishte sepse nuk e konsideronim se ia vlenin aqsa për urrejtje. Edhe në kohët tona më të mira, nuk ka patur kurrë një dialog mes “tyre” dhe “nesh”.

Shqiptarët e Kosovës ishin për ne thjesht një turmë primitivësh, në pjesën më të madhe të rasteve dordolecë komikë, ata që për amerikanët e bardhë quheshin Xhaxha Tomi ** . Në fjalë të tjera, ata ishin zezakët tanë. Megjithatë, tamam siç ekzistenca e shqiptarëve të përçmuar shumë pak e përshkoi ndërgjegjen e jugosllavit mesatar të kohës së Titos, ashtu edhe racizmi kulturor i asaj kohe, duket për perspektivën e sotme, pothuaj i padëmshëm i krahasuar me urrejtjen violente, kriminale ndaj shqiptarëve që i zuri serbët pasi vdiq Titoja dhe pas valës së parë të “shqetësimit” në Kosovë, në fund të shekullit të 20. Kjo ndjenjë u bë në mënyrë të veçantë intense përgjatë kohës së nacionalizmit lulëzues në të gjitha republikat, gjatë tiranisë brutale të ekzekutuar nga Slobodan Millosheviç, i cili mori përsipër të ndante pamëshirshëm shtetin e përbashkët. Gjatë 1990 politikanët dhe media poashtu nisën të përdornin termin derogativ “shiptarët”, një etiketë që iu ngjit atyre duke i bërë përherë e më tepër objekt të paranojës sonë. Shpesh e më shpesh, njerëzit nisën të flisnin për ta sikur e vetmja arsye e ekzistencës së tyre ishte “thërrmimi dhe anihilimi” i , “ne, serbëve”.
Një nga legjendat që qarkullonte në versionin e Milosheviçit të lajmeve ishte miti historik që pakashumë ishte: “ Njëherë kishte shumë më pak shqiptarë sesa serbë në Kosovë. Por me kalimin e kohës, (nëpërmjet një mrekullie që nuk na është shpjeguar politësisht! – notë e autorit, V.A.) ata erdhën në Kosovë përmes kufirit shqiptar dhe thjesht u ngulën në vendin tonë, mu përpara syve tanë, pa kërkuar fare leje.” Të aftësuar me atë që në sytë tanë ishin aftësi kafshërore pozitive, ata zhvilluan determinacionin kolektiv të milingonave dhe për më tepër, të pjellurin si lepujt. Viriliteti i tyre i pakontrolluar dhe shkalla e tyre e lartë e lindjeve na bënin të dridheshim, e në të vërtetë në rrudhnim buzët me përçmim. Në të njëjtën kohe, serbët ishin të inkurajuar në mënyrë konstante të rrëfenin publikisht urrejtjen e tyre ndaj “shiptarëve”. Asnjë serb nuk konsiderohej i vlefshëm në rast se nuk gëzonte këtë urrejtje. Kështu propaganda zyrtare gjatë kohës së Millosheviçit, e mbështetur padyshim nga media, i deklaroi “shiptarët” të ishin armiqtë arketipalë të serbëve; me të vërtetë, pa këtë armiqësi vetë ekzistenca e serbëve do të ishte praktikisht e pamendueshme. Ku do të ishte Batmani pa Xhokerin e tij? Tani “shiptarët” nuk ishin Xhaxha Tom-ët patetikë. Përkundrazi. Ata ishin transformuar në demonë të rrezikshëm, të tmerrshëm, me të cilët nuk mund të merresh, duke qenë se ata ishin persistent në misionin e tyre të zaptonin territorin tonë historik, të zhgrapnin prej nesh Kosovo Polje - n, Fushë – Kosovën, “djepin e kulturës sonë”, të vidhnin mitet tona, të na grabisnin atë që na përkiste ne, “me të drejtë historike”

Të vendosur që të merrnin hak me këta “shiptarë” njëherë dhe përgjithmonë, presidenti ynë Millosheviç pati një plan fantastik. Në perandorinë e tij të zymtë të së keqes, varfërisë, urrejtjes etnike dhe superinflacionit, armata e policëse i ndihmuar edhe nga mass media u lejuan të kryenin diskriminime dhe poshtërime kundër shqiptarëve të Kosovës, të pashoqëruara me sanksione. Shqiptarët do të mund të liroheshin ose arrestoheshin në mënyrë arbitrare, t’u shkatërrohej prona, familjet dhe fshatrat. Të çliruar nga çdo përgjegjësi dhe të inkurajuar nga mbështetja popullore, presidenti pa mëdyshje vendosi planin e tij në veprim, duke sjellë dhunë dhe shkatërrim në fillim mbi Kosovën e më pas mbi gjithë territorin e ish Jugosllavisë. Pas Marrëveshjes së Dejtonit në dhjetor të 1995 pati një armëpushim të vogël, por në 1999 spiralja e dhunës e ktheu më në fund Millosheviçin andej pra nga ishte nisur, Kosova.
Megjithatë Kosova ishte poashtu vendi që do të vuloste fatin e Millosheviçit pas 13 vjet udhëheqje shkatërrimtare. Kur forcat e NATO – s nisën të hidhnin bomba mbi fajtorin kryesor, Serbi – Mal i zi, në fund të Mars 1999, pati shkatërrime në infrastrukturë dhe qindra viktima civile. E ajo që pasoi ishte fundi i pushtetit serb në proincën e Kosovës. Në të njëjtën kohë, rolet e ekzekutuesit dhe viktimës, u ndërruan edhe njëherë në këtë vend të pafat. Pati një eksod mijra serbësh dhe romësh dhe një hakmarrje nga fitimtarët; edhe një herë sërish, viktimat ishin në mënyrë eksluzive civilë të pafajshëm. Shpresa e ndonjë normaliteti ndërmjet serbëve të zakonshëm dhe shqiptarëve, e të bashkëjetuarit në një të ardhme të parashikuar, u fik.
Millosheviçi kishte luajtur një lojë kaq mjeshtërore sa vetëm një epilog ishte i mundshëm: Tribunali i Hagës për krimet e luftës në ish – Jugosllavi. Megjithatë, edhe atëherë, Millosheviçi arriti t’i shpëtonte atij vendi ku mund të vihej drejtësia, duke kaluar një infarkt kardiak. Duke i shpëtuar drejtësisë ai na la ne të gjithëve me pyetjen e fajit. E megjithatë edhe thjesht kjo arsye, duhet t’i ngarkojë qytetarët e Serbisë me faj dhe turp, e pranojnë apo s’e pranojnë.

Disa vjet më përpara, media serbe raportoi për muaj me rradhë mbi varret masive, të vdekurit e të cilave ishin identifikuar nga ekspertë të mjekësisë ligjore si shqiptarë të Kosovës. Një nga imazhet më të tmerrshme ishte ai i një kamioni frigorifer përmes të cilit gra shqiptare-kosovare, fëmijë dhe pleq u hodhën në Liqenin Perucac, afër grykëderdhjes së lumit Derventa. Në ekranet tona ne pamë trupa të veshur me rroba, gjysmë të dekompozuar, duke i nxjerrë nga uji, dëgjuam rrëfimin tronditës të shoferit të kamionit të cilit i ishte urdhëruar të transportonte të vdekurit jashtë Kosovës, në mënyrë që të mbulonte krimin. Në atë kohë, një televizion nga Beogradi jepte pamjet e një njeriu që bënte banjë i pashqetësuar në këtë liqen të bukur, nga ujërat e gjelbra të të cilit trupat sapo ishin nxjerrë. Kur gazetari e pyeti nëse kjo e shqetësonte apo jo, burri thjesht tundi kokën ndërsa uji i kullonte nëpër trup. Duke shkelur syrin në mënyrë të pafajshme, ai qeshi në mënyrë lakonike, pa nga kamera dhe tha pa iu dridhur qerpiku: “ Që të jem i ndershëm me ju, unë nuk e besoj se ajo gjë ka ndodhur fare,” dhe u zhyt sërish në ujë.
Ky burrë është i çmendur, mund të mendoni ju. Por aktualisht, ishte tamam e kundërta. Reagimi i tij është tërësisht i kuptueshëm. Qytetarët serbë kanë kaluar një dekadë larje truri nga politikanë dhe media që qëndron pas tyre, një dekadë mësimesh sesi gënjeshtra e vazhdueshme mund t’I bëjë njerëzit t’I besojnë gënjeshtrat e tyre. Njeriu që lahej thjesht e kishte fituar atë mjeshtëri.
Mohimi është një nga cilësitë e reja qëndrore serbe. Është kaq e re saqë nuk kemi as fjalë për atë, dhe ata që e kuptojnë se ç’po ndodh përdorin fjalën angleze. Denial. Ky mohim, kjo ftohtësi përballë vuajtjes njerëzore, kjo paaftësi për të shprehur empatinë më rudimentare, tregon që ne si shoqëri jemi në tokën e askujt. Ndonjëherë duket sikur ne nuk donim t’I shpëtonim tajfunit të të kaluarës. Çështja e statusit të Kosovës, dhe së paku po aq e rëndësishme, marrëdhënia jonë e ardhshme me shqiptarët e Kosovës, është një nga pyetjet më vendimtare nga të gjitha, dhe ato mund të përdoren si një masë e pjekurisë sonë politike. Arsyet përse ne u qasemi në mënyrë konstruktive janë më të thella. Shoqëria e sotme serbe është e lodhur ndaj politikës. Është e lodhur ndaj luftrave të humbura, e stërlodhur nga varfëria kronike dhe nga ndjenja që serbët duhet të shohin veten ose si fajtorë ose si viktimë. Ka frikë nga ndryshimi dhe i fshihet përgjegjësisë.
Në fjalë të tjera, ngjarjet kanë bërë të mundur që pikëpamja jonë mbi shqiptarët e Kosovës do të qëndrojë e pandryshuar për shumë kohë që do të vijnë. Në pakënaqësinë tradicionale aty është shtuar vetëm zemërimi subliminal i atij që ka humbur, i cili është ajrosur me vetë-mëshirim dhe e shoqëruar me idenë mistike në fund të fundit je me të drejtën. Në të vërtetë, humbja e pashmangshme e ish-provincës jugore serbe të Kosovës në qarqe të caktuara të shoqërisë sonë perceptohet si ekuivalenti për Apokalipsin. Jo shumë kohë më parë qëndra e Beogradit u plastifikua me postera të dizenjuar për t’u tallur me ne: “Nuk ka Serbi pa Kosovë!” Por kushdo që e thotë këtë është duke gënjyer, dhe shumë njerëz thelbësisht e dinë këtë – sepse pavarësisht të gjithave po bëhet përherë e më evidente se statusi i Kosovës po bëhet përherë e më marzhinal dhe periferik për jetën e përditshme të serbëve. Në fakt, shumë qytetarë – rinia jonë në mënyrë të veçantë – të zhgënjyer nga të gjitha anët, duket se kanë vendosur që ata thjesht nuk besojnë në asgje, më, njësoj si ai burri që lahej pranë liqenit.

Por ç’mund të presim nga një brez i cili është rritur mes luftës dhe shkatërrimit, i ushqyer me një politikë të urrejtjes së hapur, i cili nuk mund të marrë një vizë për t’u njohur me vende dhe kultura të tjera? Fatkeqësisht, jo shumë. Të rinjtë tanë kanë nisur të urrejnë sërish, pa frenime, me një kënaqësi dridhëse. Anketime në studentë shkollash janë të mjaftueshëm për të të ngritur qimet e kokës përpjetë – dhe ata ta konfirmojnë përshtypjen që të vjen na jeta e përditshme. Më shumë se 30% e nxënësve të shkollave të mesme në Serbi besojnë se “nuk duhet të bëhen miq me shqiptarët, as nuk duhet t’I vizitojnë”. Pothuaj një e treta e të rinjve beson se kinezët – i vetmi grup relativisht i madh i të huajve – duhet t’u hiqen lejet e rezidencës edhe në rast se i binden ligjit. Çdo një në tre adoleshent mashkull dhe çdo një në dy adoleshente femër i përbuz njerëzit që janë homoseksualë dhe të infektuar me HIV.
Mendimi i suksesit të frikshëm me të cilin shoqëria kontemporane serbe ka deformuar mendimet dhe ndjenjat e të rinjve të bësh të përjetosh konvulsione. Mbase zgjidhja është të presësh në mënyrë stoike dhe të tregohesh i durueshëm. Mbase kemi nevojë vetëm për shpresën se do të rritet një brez i ri nën rrethana më paqësore dhe më të shëndetshme. Ndoshta e vetmja gjë që na ngelet ne është që stërnipat tanë, do të jenë fëmijët tanë të vërtetë.

* Shënimet e theksuara me të zezë janë sipas origjinalit.

** Uncle Tom : Xhaxha Tomi, është term përkeqësues për cilësimin e një Afro – Amerikani i cili perceptohet inferior dhe i nënshtruar ndaj figurës autoritative të amerikanit të bardhë.

Vladimir Arsenijevic lindi në 1965 në Pula/Kroaci. Novelat e tij që kanë fituar disa çmime janë përkthyer në shumë gjuhë. Ai jeton në Beograd.

Artikulli fillimisht u shfaq në gjermanisht në “Die Zeit”, në 20 shtator 2007.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

16 Komente »

  1. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Shkurt 2008 @ 5:00 pm

    Oh my God, cfare artikulli perle!!!!

    Duke pa kete derexhe te serbeve kupton me mire veshtiresite qe e presin shtetin kosovar.

    Peshq, ja u rekomandoj fort kete shkrim! Per mua ishte shume informativ dhe edukues.

  2. shqipeou Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Shkurt 2008 @ 5:12 pm

    Ku mund ta gjejme artikullin ne Anglisht?

  3. Dajoshi thotë:

    23 Shkurt 2008 @ 5:23 pm

    Ne fillim hezitova ta lexoj se mu duk i gjate, por rekomandimi i emigrantit ma mbushi mendjen. Vertet frymemarres. I perpiva cdo rresht, ne njefare menyre te ben te te vije keq per kete komb te infektuar rrezikshem, me shume pak shprese per kurim ne te ardhmen e afert. Kur qytetaret e Beogradit jane kaq te indoktrinuar, magjino provincialet e Mitrovices dhe te tjeret.

  4. Pjer Thomas thotë:

    23 Shkurt 2008 @ 8:28 pm

    Ne mos gaboj, ky artikull me duket se eshte lexuar dhe nje here ketu tek Peshku. Ose ndoshta mund ta kemi lexuar tek Shekulli.

  5. Dalmati Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Shkurt 2008 @ 9:18 pm

    Shqieou, ja ku e ke artikullin ne Anglisht.

  6. Dalmati Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Shkurt 2008 @ 9:20 pm

    Më falni per gabimin!

    http://www.signandsight.com/features/1582.html

  7. shqipeou Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Shkurt 2008 @ 9:22 pm

    Flm

  8. Qafir Arnaut thotë:

    23 Shkurt 2008 @ 10:43 pm

    Citati i shekullit

    Në atë kohë, një televizion nga Beogradi jepte pamjet e një njeriu që bënte banjë i pashqetësuar në këtë liqen të bukur, nga ujërat e gjelbra të të cilit trupat sapo ishin nxjerrë. Kur gazetari e pyeti nëse kjo e shqetësonte apo jo, burri thjesht tundi kokën ndërsa uji i kullonte nëpër trup. Duke shkelur syrin në mënyrë të pafajshme, ai qeshi në mënyrë lakonike, pa nga kamera dhe tha pa iu dridhur qerpiku: “ Që të jem i ndershëm me ju, unë nuk e besoj se ajo gjë ka ndodhur fare,” dhe u zhyt sërish në ujë.

  9. Qafir Arnaut thotë:

    23 Shkurt 2008 @ 10:45 pm

    Keta me ngjajne me gjermanet qe i kishin furrat e ‘pjekjes’ ngjitur e gjalle ne bote nuk besonin se kishte femije qe piqeshin aty. Eshte ironike qe Shkizmatiket perdorin lidhjet e Shqiptareve me regjimin nazist gjerman per te diskretuar shqiptaret.

  10. Perparim Hysi thotë:

    23 Shkurt 2008 @ 11:40 pm

    Ky eshte intelektual i kohes:i kthiellet,i drejte,per t’u marre si shembull nga te gjithe ata pseudointelektuale qe me pene e fjale,u prijne skalioneve ultra-nacion shoviniste;u prijne kokave te ndezura nga nje urrejtje perverse,te pashoqe.Ai”burri qe zhytet(sa mire te mos dilte me!) s”eshte i vetem,por alteregoja e te gjithe ketyre shoveneve radikale,qe,mjerisht,nuk jane te pakte.Ne se themi se peshku qelbet nga koka,ky proverb i shkon per shtat Koshtunices e Co…,te cilet as me shume dhe as me pak jane po ne llogoren e Miloshevicit,Sheshelit,Mlladicit(ky i fundit”ka humbur si gjelpera ne kashte?!”).Megjithate,kjo skorte ultrashovene emori leksionin.Po nuk e kuptuan dhe tani se”Kosoven e humben njehere epergjithmone”,atehere mendoj se u shkon per shtat ky proverb tjeter,qe thote:”Ujku e hengri gomarin dhe ai thoshte:ishallah jam ne enderr!”.Morali i ketij proverbi eshte i lexueshem:endrrra u be zhgjenderr.Kosova e fitoi pavaresine dhe kokat e ndezura nga nje urrejtje e paprecedente,le te kafshojne gjuhen.Apo le te”zhyten”ne ate liqenin”per te mos besuar”.ARSINEJIVIC!TE DUA.TE LUMTE PENA!

  11. Tironsi thotë:

    24 Shkurt 2008 @ 1:00 am

    Te gjitha shume te verteta, por ne Serbi pervec 30% qe nuk beson fare eshte dhe nje 30% tjeter edhe pse e pranon qe Serbia ka kryer masakra ne Kosove, thote qe dhe shqiptaret kane bere boll dhe me kete lajne ndergjegjen. Lidhja shkak pasaoj per ta nuk ka pike rendesie.

  12. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Shkurt 2008 @ 1:27 am

    Si mund ta komentosh kete artikull?!

    Trishtim, trishtim… vetem trishtim…

    Urrejtja eshte… vdekje.

    Simpatia ime shkon per autorin, mbi te gjitha sepse serb.

  13. avocados Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Shkurt 2008 @ 4:04 am

    Brilant!
    qenka shume i ngjashem me nje episod tek “Ra ky mort e u pame” nje bisede ne tv francez, midis IKadarese dhe nje shkrimtari serb shume te njohur ne europe por te papranuar nga Beogradi. Nje moment kur shkrimtari yne e pyet: a te shqetson ty nacionalizmi shqiptar? Shkrimtari serb( se kujtoj emrin tani) i pergjigjet duke buzeqeshur: Jo, aspak, mua me shqeteson nacionalizmi serb….

    Të rinjtë tanë kanë nisur të urrejnë sërish, pa frenime, me një kënaqësi dridhëse. Anketime në studentë shkollash janë të mjaftueshëm për të të ngritur qimet e kokës përpjetë – dhe ata ta konfirmojnë përshtypjen që të vjen na jeta e përditshme. Më shumë se 30% e nxënësve të shkollave të mesme në Serbi besojnë se “nuk duhet të bëhen miq me shqiptarët, as nuk duhet t’I vizitojnë”. Pothuaj një e treta e të rinjve beson se kinezët – i vetmi grup relativisht i madh i të huajve – duhet t’u hiqen lejet e rezidencës edhe në rast se i binden ligjit. Çdo një në tre adoleshent mashkull dhe çdo një në dy adoleshente femër i përbuz njerëzit që janë homoseksualë dhe të infektuar me HIV.

  14. shqiptari thotë:

    24 Shkurt 2008 @ 10:32 am

    Nje shkrim mbreselenes. Si ky shkrimtar ka dhe shume te tjere te cilet jane te ndergjegjshem per padrejtesite qe serbet kane bere ndaj shqiptareve te Kosoves, por qe nuk kane guximin te shprehen.
    Ia vlen qe te shperndahet sa me gjere ne qendra opinionformuese ne bote. Bota ne fakt di pak per te mos thene asgje per cfare kane bere serbet. E vetmja here qe mesuan dicka, ne fakt shume trgjike,ishte spastrimi etnik ne mars 1999, para dhe gjhate bombardimeve te NATO-s, por dhe kete ka filluar ta mbuloje pluhuri.

  15. MIDIS SKAJEVE « Peizazhe të fjalës thotë:

    24 Shkurt 2008 @ 7:46 pm

    […] botuar në Shekulli më 2 korrik 2006, por që sot fare mirë mund t’i kushtohej guximit qytetar të një Vladimir Arsenijevic-i […]

  16. wondered Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Maj 2008 @ 10:04 am

    shkas nga nje shprehje ortodokse ku thuhet ” mjeti justifikon qellimin ,qellimi justifikon mjetin ”
    nuk dua te shaj ketu asnje fe , por e them kete me bindjen e plote se ky eshte themeli i naciolizmit te lodhur serb , ose grek te cilit cuditerisht urrejne
    ” Te Zotet e Shtepise ”
    per mendimin tim c’do lloj diktature , nacionalizmi i tepruar dhe deshirat per hakmarrjen jane te kota , ndersa per kete shkrimtarin serb , them se me te vertete meriton emertimin qytetar i botes .

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.