Zbarkon sot në Tiranë “Rally Gumball 3000”
Nga Armand Maho
Gazeta Tema
2 Maj 2007
Është një eveniment që ndodh rëndom në vende të tjera të botës, por në Shqipëri vjen për herë të parë. Bëhet fjalë për “Rally Gumball”, një paradë e makinave më luksoze të botës, por ajo çka e bën më të veçantë është se pronarët dhe shoferët e këtyre makinave janë yjet e kinematografisë, modës dhe spektaklit.
Ministri i Turizimit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, me rastin e organizimit të këtij evenimenti, ka dalë dje në një konferencë për shtyp, ku ka sqaruar dhe momentet e veçanta të ceremonisë së organizimit. Pango u shpreh se rreth 25 përfaqësues të njohur të spektaklit botëror do të ndalojnë në Shqipëri përgjatë garës së tyre të përvitshme. “Ky aktivitet do t`i japë një dritë të re imazhit të Shqipërisë edhe si një destinacion i ri turistik në Evropë, - tha ministri i MTKRS-së z.Pango.
Rreth 250 përfaqësues të njohur të kinematografisë, muzikës, artit, medias elektronike dhe ekranit në tërësi nga SHBA-të dhe Evropa, të shoqëruar me makina luksoze do të ndalojnë në Shqipëri, përgjatë garës së tyre të përvitshme. Ky kalvar i gjatë automobilistik do të shoqërohet dhe nga mediat më me zë të SHBA-ve dhe disa nga ato evropiane etj. Ky aktivitet organizohet nën kujdesin e veçantë të kryeministrit Berisha, MTKRS, në bashkëpunim me ministritë e tjera dhe grupin “Really Albania 4 x 4”.
Sipas ministrit Pango, ministritë si ajo e Integrimit, e Punëve Publike, e Punëve të Brendshme dhe e Mbrojtjes, prej afro një muaji janë angazhuar për të krijuar të gjitha kushtet optimale për një organizim sa më dinjitoz të ketij aktiviteti të rrallë”.
Pritja
Makinat do të hyjnë nga pika e kalimit kufitar të Qafë- Thanës dhe përgjatë gjithë rrugës deri në Tiranë, çdo pesë kilometra do të mbikëqyren nga policia rrugore. Në Tiranë miqtë specialë do priten nga fëmijë të veshur me kostume popullore dhe më pas, në orën 16.00, do të jepet një koncert për nder të tyre. Pango u shpreh se ardhja e tyre në këtë kohë është një promovim më shumë për turizimin në Shqipëri. “Është një prelud i veçantë për hapjen e sezonit turistik në vend, gara e makinave “Rally Gumball”. Ky aktivitet do t`i japë një dritë të re imazhit të Shqipërisë edhe si një destinacion i ri turistik në Evropë”, - tha ministri i Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve.
Policia shoqëron makinat Rally
Hyrja në Shqiperi në pikën kufitare Qafë –Thanë do bëhet rreth orës 13:00. Destinacioni që do të përshkojnë makinat Rally është: Qafe-Thanë – Elbasan –Durrës- Tiranë. MTKRS-ja është koordinatore e këtij aktiviteti që nga momenti i futjes në kufi. Dy persona përfaqësues të MTKRS-së dhe të kompanise “Rally Albania” do të qendrojne në Qafë-Thanë për t’i mirëpritur pjesëmarrësit, që nga makina e parë e deri tek e fundit dhe do të ketë një korsi të veçantë për makinat gjatë gjithë destinacionit.
Policia do të jetë present në çdo 5 km, si dhe do të ketë lëvizje të saj gjatë gjithë destinacionit. Do të sigurohet sinjalistika e duhur gjatë gjithë itinerarit që do të përshkojnë makinat Rally. Të gjithë personat VIP që do të marrin pjesë në këtë aktivitet që nga hyrja në kufi e deri në dalje, do të jenë të siguruar. Makinat Rally do të jenë të siguruara dhe do të parkohen te sheshi “Nene Tereza”. Kjo është një nga detyrat e MTKRS-së për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm. Do të bëhet i mundur rrethimi i vendit me barriera hekuri, mjete, te cilat i disponon vete kompania “Rally Albania”.
Ora 16.00. Koncert dhe lule për pjesëmarrësit
Aktivitetet e pritjes do të nisin me një paketë promocionale për turizimin për të 250 personat pjesëmarrës në rally. Pas akomodimit në hotel “Sheraton”, këtij evenimenti do i bashkangjiten dhe aktivitete të ndryshme të organizuara nga MTKRS-së. Në orën 16.00 për nder të tyre do të organizohet dhe një koncert, ndërkohë që pjesëmarrësit do të shoqërohen nga fëmijë të veshur me kostume kombëtare dhe uniforma të ndryshme, me tufa me lule, që do të presin në shenjë mirëseardhjeje të gjithë pjesëmarrësit. Do të ketë një konference për shtyp të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe të përfaqësuesve të “Rally Gumball 3000 “, që do të mbahet ditën e aktivitetit. Aktivitetin do ta shoqerojë edhe ekspozita “Albania from the Air” (Alket Islami) te Pallati i Brigadave. Do të vendoset një videoprojektor për të shfaqur imazhe nga momente të ndryshme të aktivitetit. Do të ideohet një fletëpalosje me të gjithë axhendën e aktivitetit, e cila do iu shpërndahet njerëzve që do të dëshirojnë të shohin aktivitetin në fjalë.
Berisha pret miqtë VIP
Të ftuarit do të priten në një darkë ceremoniale që do të organizohet në Pallatin e Brigadave nga kryeministri, Sali Berisha. Duket se kryeministri shqiptar ka preferuar t`i presë personalisht të ftuarit e veçantë që në vitin 2007-të vendosën që “Rally Gumball” të përshkojë dhe vendin e shqipeve. Duhet theksuar se këtë eveniment e ndjekin afër shumë media në mbarë botën, për arsye se në të marrin pjesë yjet më të shquara të botës. Gara ka nisur më 28 maj në Londër dhe zgjat 8 ditë dhe kalon nëpër 16 vende të botës. Sipas organizatorëve të garës, gara ka si qëllim të promovojë vendet, nëpër të cilat kalon dhe vëmendja e shumë institucioneve mediatike përqendrohet nëpër vijën nga kalon vargu i makinave. Në më të shumtën e rasteve, pjesëmarrësit në garë janë dhe pronarë të makinave, të cilat garojnë, që duhet theksuar se janë makina të prodhimit të viteve të fundit, dhe marka shumë të njohura si “Ferrari”, “Porche”, “Rolls Rojs”, “Maserati”, “Jaguar” etj.
Artistët dhe prezantuesit
Disa nga emrat e njohur që do të marrin pjesë në garën e makinave janë Rally Jay Kay (këngëtari solist i Jamiroquai), Haydan Christensen, aktor i filmave “Star wars” dhe “Lord of the Ring”. Orlando Bloom, aktor, Tammer Hassan –prezantues televiziv, Caprice-model e shumë personalitete të tjera të botës se artit dhe ekranit.
Pas Tiranës, Dubrovniku
Në orën 8 të mëngjesit, datë 3 maj, bëhet nisja nga hotel “Sheraton” në drejtim të pikës kufitare Murriqan. Pas kësaj, makinat me të famshme në botë do të nisen drejt Dubrovnikut, nga Dubrovniku në Kroaci, më pas në Bratislavë, Slloveni, Pragë dhe për të mbërritur më pas në Londër, më pesë maj.
Informacioni turistik
Në të gjitha pikat e kalimit kumitar janë hapur zyrat e informacionit turistik, si një nga masat kryesore për promocionin e Shqipërisë, janë kryer rikonstruksione të disa akseve rrugore, ku do kalojnë makinat luksoze, si dhe janë marrë masat e sigurisë për pjesëmarrësit dhe përfaqësuesit që do i shoqërojnë ata.
Bllokohen rrugët
Rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit do të bllokohen sot gjatë kohës që në Tiranë do të hyjnë në makinat Rally. Por duket se e njëjta gjë do të ndodhë për disa orë dhe në qyetet, ku do të kalojnë makinat e yjeve të botës. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në më të shumtën e kohës do qëndrojë i bllokuar


2 Maj 2007 @ 6:53 pm
Vajti ora 8 dhe akoma nuk kane ardh.
Eshte e gjithe rinia e shkollave te mesme qe i pret. Ka patur vonesa ne Maqedoni.
Mendohet te kolehet nje nate e bukur.
E vetmja gje eshte se koncidon ardhja e tyre ne kete ore me superndeshjen Milan vs Man Unt.
2 Maj 2007 @ 7:56 pm
Kotherja, ne Perrenjas jane duke ardhur.
2 Maj 2007 @ 7:59 pm
E mire e ke ti lola,
po Milan vajti 1-0 , prape Kaka me te majten dhe i bie te vijne andej nga mesnata ne Tr.
2 Maj 2007 @ 8:15 pm
Kalon dot ferrari ne Muriqan, apo do ti bjeri gjysma e shasise pertoke?
2 Maj 2007 @ 8:17 pm
Na 2-0!
2 Maj 2007 @ 8:22 pm
kur vajti 2 plako.. 1 esht ktu te un
http://www.youtube.com/watch?v=NVCH5GJwpo4
2 Maj 2007 @ 8:26 pm
2-0
2 Maj 2007 @ 8:26 pm
ke te drejt.. tashi e pash oO
2 Maj 2007 @ 8:34 pm
Erdhen a s’erdhen???????????? Sa qef po te isha atje…..Kothere erdhen e jo???? sa keq me vjen po mos kene ardhur se duket qe ministrite qenkan munduar shume te bejne te pa munduren per ta oranizuar kete. I lumte mer i lumte
2 Maj 2007 @ 8:37 pm
kush ka ndonje video a fotografi te na tregojn….boh keta tiransit sa qef…tere qefet aty po behen…koncert per ate koncert per ate…lum publiku
2 Maj 2007 @ 8:41 pm
Akoma.
Jane harbu rinia me i prit po u vonun shume.
2 Maj 2007 @ 8:43 pm
O Kothere, me thuaj si po ecen ndeshja, kush i beri golat se jam me milanin, por se ndjek dot.
2 Maj 2007 @ 8:45 pm
2-0 ht,
Goli i pare Kaka, golin e dyte ai i ziu, Sedorf.
2 Maj 2007 @ 8:45 pm
Sa keq me vjen….
Po ka a ska ndonje kamer a media qe i ndjek tja trasmetoje ate udhetimin live ??? te pakten ta dine njeresia ku jane e ku sjane
2 Maj 2007 @ 8:47 pm
http://www.gumball3000.com/rally/route
shifeni ketu do deshet pastaj
2 Maj 2007 @ 8:49 pm
Ina, pershendetje
2 Maj 2007 @ 8:51 pm
He mi Lola,
Si je ti ??? Po si nuk erdhen moj?
2 Maj 2007 @ 8:52 pm
Kothere, s’te dija racist. Sedorf: bravo. Ndeshjeve te futbollit ua kam friken gjithnje minutave te fundit…
2 Maj 2007 @ 8:55 pm
Mire Ina, ne krye te detyres jam. Se di, pse nuk erdhen, Thone qe kane kaluar Perrenjasin, por se sa e vertete eshte se di kete. Jane rruge te veshtira keto tonat, do kene ngecur keta…
2 Maj 2007 @ 8:59 pm
rrezik ne krabe do ken ngecur
2 Maj 2007 @ 9:02 pm
Mund t`ju jete mbaru benzina e depozitave qe kane se kjo qe shitet ketu i nxjerr jashte perdorimit.
Vijne nga Durresi jo nga Kraba.
2 Maj 2007 @ 9:08 pm
Ishalla nuk ua vjedhin sonte makinat thuaj…se do ngelim ne histori pastaj
2 Maj 2007 @ 9:11 pm
haha lola
do kete security per ate pune ma mer mendja
po gjynah se iku gjith ai organizim per kot…e kishin dhe me orar, do i kishin pritur me valle, me lule….se di se si mallengjehem me keto lloj mikpritje
2 Maj 2007 @ 9:17 pm
Ina, jane gjera qe ndodhin shume shpesh ketu tek ne. Sidomos keto makinat, prodhim i viteve te fundit, se ke idene sa merak i kane keta hajdutet….
2 Maj 2007 @ 9:19 pm
Ndoshta po vonohen se dune me evitue bacen Sale
2 Maj 2007 @ 9:22 pm
3 me 0
2 Maj 2007 @ 9:22 pm
3-0
2 Maj 2007 @ 9:24 pm
Laurent tifoz me Milan ?
2 Maj 2007 @ 9:26 pm
Ah sikur ta bente dhe njehere Mancesteri ate qe ka bere me Bajernin para ca vitesh.
2 Maj 2007 @ 9:27 pm
Erdhen 5 makinat e para.
2 Maj 2007 @ 9:31 pm
Jo,jam me modest ne zgjedhjen e skuadres.
2 Maj 2007 @ 9:38 pm
A mund te fusi ndonjeri ketu, ndonje pazazh te vogel nga ky parakalim
2 Maj 2007 @ 10:09 pm
po na cmen ne elbasnllive keto te top albania radios.ne rrugen qe kalun ne i pritem me kenaqsi se a nje eveniment qe nuk ka ndodh here te tjera. ato. nornal thane se nuk kan pa ndonje here!por ne i pame ma para se ato dhe mos e hedhin shume shurren perpjete.pershendetje te gjidhve
3 Maj 2007 @ 8:15 am
arriten ?
3 Maj 2007 @ 12:04 pm
arriten apo jo ?
3 Maj 2007 @ 12:11 pm
Iken.
3 Maj 2007 @ 12:21 pm
Shyqyr..
3 Maj 2007 @ 12:31 pm
Ku ?
3 Maj 2007 @ 12:36 pm
Ne te semes
Ne Mal te zi iken o E.T. , kushedi kalojne edhe andej nga ti
3 Maj 2007 @ 1:03 pm
hahahahahahahah
Të lumtë dhelpra
hahahahahahahah
3 Maj 2007 @ 5:17 pm
Sa shum qenkan kenaqur gjermanet.
natyrisht dhe i yni kryeminister.
http://driving.timesonline.co.uk/tol/life_and_style/driving/news/article1738200.ece
4 Maj 2007 @ 5:24 am
Kesaj fotos duhet me patjeter ti gjejm dicituren
http://www.timesonline.co.uk/multimedia/archive/00163/g7_163221a.jpg
4 Maj 2007 @ 10:53 am
Dicitura eshte :
Ata marr dhe grun te beje nje xhiro ?
P.S. Makina eshte me dy vende. Po thuajse e vertete.
4 Maj 2007 @ 6:31 pm
se kush vdiq dhe sdo kete me gumball…do mbaroje ne bratislava
5 Maj 2007 @ 7:48 pm
Paskam humb nje ngjarje te rendesishme per te komentuar!
Milani fiton 3-0 !!
P.S. Sec ishte edhe nje tip gare makinash!
9 Maj 2007 @ 1:04 am
http://www.bild.t-online.de/BTO/auto/2007/05/gumball-rennen-ende/promi-rallye-unfall.html
me sa thote gazeta Bild kjo gara ishte e ilegale, dhe u nderpre ne sllovaki mes a me kujtohet.
dhe sala qe i bente rreklame