Login



Register

Youth-Link Leadership Institute 2007 - Albania

YLLI 2007 është një shkollë intensive lidershipi e organizuar gjatë një periudhe 12 ditore nga data 2 Gusht deri më 13 Gusht 2007, në qytetin e Durrësit. Të gjithë studentet shqiptare te interesuar në grupmoshën 18-22 vjec janë të inkurajuar të aplikojnë.

YLLI 2007 përfshin pese module (Debatin e politikave, Praktikën e Ligjit, Median, Qeverisjen si dhe Aktivizmin) gjatë të cilëve studentët do të angazhohen në dialog të strukturuar, debate, punë praktike si dhe leksione nga të ftuar të përzgjedhur për secilin modul. Në grupe të vogla, pjesmarrësit do të krijojnë platforma politike, do të marrin pjesë  në gjygje imituese, do të debatojnë mbi praktika të ndryshme, si dhe do të kenë mundësinë të shkruajnë projekt–propozime. Gjithë aktivitetet e YLLI 2007 do të jenë të fokusuara mbi zhvillimin e mëtejshëm të aftësive praktike të studentëve, si për shembull negocimi, advokimi, hetimi, të folurit në publik dhe lidershipi. Njëkohësisht me plotesimin e qëllimit të mësipërm aktivitetet do të bëjnë të mundur rritjen e aftësive për të punuar në grup si dhe do t’i ofroje pjesëmarrësve mundësinë për të krijuar një network/komunitet lokal si dhe kombëtar për të ardhmen.

Per me shume informacion mbi YLLI-n si dhe per te shkarkuar formen e aplikimit (te cilen e keni dhe ne attachment) mund te klikoni ne adresen www. mjaft.org/ylli.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

2 Komente

  1. tnerual thotë:

    25 June 2007 @ 8:04 pm

    nuk punon…

  2. Joni Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 June 2007 @ 1:55 am

    pffff ndjese, faji im!!!!! http://www.mjaft.org/ylli

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.