Login



Register

Ylli i ri i boksit shqiptar quhet Jorgen Çetaj

Ekskluzivisht për Shqip flet 15 vjeçari kampion i Anglisë në vitin 2004Kualifikohet për në gjysëm finale të kupës së Anglisë 2007

Nga Londra
Muhamed Veliu
Gazeta Shqip

jorgencetaj.jpgBoksit shqiptar i është shtuar një tjetër dorezë kuqezi e sukseshme që premton shumë. Ai quhet Jorgen Çetaj. Pa mëdyshje mund të thuhet se ai është ylli i ri i boksit shqiptar, i cili jeton e stërvitet në veri në Anglisë. Pas Kreshnik Qatos shqiptarët e Anglisë dashamirës të boksit tani kanë një tjetër talent që duhet mbështetur me entuziazëm nga njëri ring në tjetrin. Talenti për sportin e ringut përfshi një stërvitje rigoroze me plot pasion nga Jorgeni që kur ai ishte 9 dha rezultatin e parë. Në vitin 2004 ai është shpallur kampion i Anglisë për moshën e tij.

Triumfi

Dy ditë më parë shqiptari 15 vjeçar pas një dueli të fortë me Greg O’Neil nga qyteti Durham e ka mundur atë duke u kualifikuar për në gjyësëm finalen e kampionatin anglez për të rinj ABA. I gjithë dueli Çetaj-O’neil për peshën super të mesme ka qënë i zjarrtë, ku shqiptari ka treguar autoritet në ring. Çetaj e filloi raundin e parë duke boksuar ashpër e shpalosur të gjithë arsenalin e tij luftarak. Dy minutat e fundit ishin të mbushura me aksion nga të dy boksierët e rinj. Disa goditje kualitative e të forta nga Çetaj në trupin e kundërshtarit, si dhe një ganxhë e majtë përfshi shtimin e presionit bëri që shqiptari ta fitojë duelin me pike. Vitin e shkuar O’neil vetëm për një pikë i mohoi Çetajt fitimin e kupës së evenimentit “Golden Gloves” Dorezave të Arta. I lumtur nga fitorja ai tha për Shqip se ishte një ndeshje e vështirë për të cilën i treguan se mund të rrëzohej në ring që raundin e parë. “Që në këtë raund nisa të boksojë fort duke i dhënë disa goditje të cilat e ulën ritmin e kundërshtarit. Kjo fitore më ka bërë të lumtur pasi mora hak për humbjen e vjetëshme vetëm për një pikë. Tani mund të stërvitem i qetë për gjysëm në finale” u shpreh Çetaj. Dave Holyday trajneri i tij do të shtonte se ky duel për Jorgenin ishte i vështirë pasi kundërshtari ishte i fortë. Ndjehem i gëzuar që Jorgeni mundi kampionin në fuqi të dorezave të arta duke shkuar drejt gjysëm finales. I riu Çetaj thotë se është konfident për të fituar këtë duel i cili do të zhvillohet të shtunën në qytetin e Bristolit. Ai nuk e njeh kundërshtarin por shprehet i sigurtë që kushdo qoftë ai do ta mund. “Greg O’Neil është boksieri më i mirë për moshën tonë. Unë e munda atë, kështu kushdo që të jetë sfidanti im të shtunën do ta mund” thotë ylli i ri i boksit shqiptar.

Karriera

Jorgen Çetaj kurr nuk e kishtë në mëndje të përfshihej në boks. Ai kujton se gjithçka nisi pesë vitë më parë kur u rregjistrua në një palestër duke u stërvitur me një qëllim të vetëm, atë të mbajturit të trupit në formë. Ishtë vetëm nëntë vjeç. Kot nuk i thonë që rastësia mbreti botës. Jorgeni thotë: “E pashë veten që isha mirë në palestër. Vendosa të boksoj. Që nga ajo ditë nuk ju kam ndarë ringut. Çetaj me origjinë nga Shkodra pranon se kishte vërshitrësi muajt e parë në ring, por dëshira për të ecur përpara i sheshoi ato. Dy vjet më vonë ai do të ngjitej në ring në ndeshjen e parë zyrtare. “Isha shumë entuziast përpa ndeshjes. Më kryesorja e të gjithë asaj që ndodhi është se e fitova atë” kujton ai. Ky fillim i mbarë qe padyshim një inkurajim për të ardhëmen e tij. Deri më tani ai ka ndërruar shumë trainerë në palestrën lokale në zonën Swindon ku jeton familja Çetaj. Megjithëse në Angli aimbërriti kur ishte vetëm nëntë vjeç me plot krenari ai thotë që është shqiptarë. Në dhomën e Jurgenit ndodhet një raft prej qelqi ku janë vendosur të gjitha kupat dhe medalejet e fituara. Mbi të një shall kuq e zi ku shkruhet Allbania. Megjithëse në vënd të huaj Jurgeni pranon se britanikët janë të kënaqur me të. “Më duan dhe më respektojnë sikurt të jem njëri prej tyre. Më urojnë për sukesin pasi unë kam ardhur nga një vënd tjetër ” tregon ai gjatë bisedës së parë me një media shqiptare duke falenderuar familjen pë mbështetjen e jashtëzakonshme. Biseda jonë ndalet në sfidën e tij të së shtunës. Sipas Jorgenit fitorja e së shtunës do të thotë hapja e dritës jeshile për në gjysëm finale në këtë evenimet më i rëndësishmi në Angli për boksin e kësaj moshe. Përgatitjet janë maksimale, kondicioni fizik është shumë i mirë mbi të gjitha ana psikollogjike e tij premtojnë për një shpërthim nga ai në ring.

E ardhmja

Nuk kërkon shumë intuitë të kuptosh që Jorgen Cetaj krenohet me origjinën e tij megjithëse jeton në Angli. Flamujt shqiptar në ç’do cep të thomës janë indikatori më i mirë i kësaj.”Zemra ime është në Shqipëri. Atje jam rritur, dhe dua që një ditë të boksoj në ringun shqiptarë” pohon ai me një theks shkodran. Ëndrra e tij është që të marrë pjesë në Lojrat Olimpike Pekin 2012. Po si? Ai sqaron se për këtë mbase të gjithë boksierët më të mirë do të ndeshen me njëri tjetri për të zdjedhur më të mirin që do ti bashkohet më pas ekipit kombëtar anglez. Për ta kthyer këtë ëndërr në realitet Çetaj thotë se është gati. Sukseset e deritanishme i kanë dhënë zemër atij. Ringun profesionist kërkon ta prekë kur të jetë 20 vjeç. “Fillimisht dua të fitoj sa më shumë breza të artë kampioni të jetë e mundur.Kjo të bën të njohur e pastaj rruga drejt ringut profesionist është më e lehtë” thotë ai.

Ylli shqiptar në Swindon

Sukseset e njëpasnjëshme kanë tërhequr vëmendjen e autoriteve lokale. Përpara e pas evenimenteve të rëndësishme, ai është ftuar për tu uruar nga kryetari i bashkisë lokale i kthyer në një adhurues personal i tij. Ndërsa në rrugë kur ecën banorët lokalë e përshëndesin duke i dhuruar buzëqeshje. Sidomos gocat që shikojnë tek ai princin e ardhshëm të ringut. Në shkollën ku studion shokët e klasës janë të parët që me padurim presin që ai pas dueleve tu telefonojë e ti japë lajmin e mirë që fatmirësisht ka qënë i shpeshtë. Media lokale tashmë Jorgen Çetën e ka në vëmëndjen e saj. Duelet ecuria dhe sfidat e ardhëshme të tij janë të raportushme në faqet e medias lokale.”Kam më shumë se 100 gazeta që kanë shkruar për Jorgenin, të cilat i ruaj me shumë kujdes” thotë me krenari babai i tij Qamili. Tashmë ai është një yll shqiptarë që ka filluar të shkëlqejë në komunën e qetë Swindon jo shumë larg Londrës dhe që këtë shkëqim padyshim një do ta reflektojë në ringjet shqiptare. Në vendlindjen e tij Shkodër qytetin me traditë në boks.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

Komentet janë mbyllur.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.