Vota ime, e jotja, e jona…
Ka plas gara ne Shqiperi, mes aktoreve, faktoreve, bicimeve dhe kusurit tjeter ne klasen politike te majte shqiptare per voten time. Te tere bertasin, kerkojne, vene kushte, udhetojne neper Athine e me gjere, qe te me marrin mua voten kudo qe jam. Sepse po afrojne zgjedhjet. Ato te medhate te vitit 2009. Dhe partite politike, te vjetra dhe te reja, duan edhe voten time, tenden, te atij tjetrit, tonen domethene, qe te vijne ne pushtet kush do te vije, apo ta ruajne ate ata qe e kane. Po derdhet lek per shpenzimet e para – para- parafushates zgjedhore, sepse ata e dine qe me voten time, tenden, te atij tjetrit, tonen ne pergjithesi, nje here ne kater vjet, ata ruajne ose humbin pushtete. E kur flas per pushtete, nuk e kam fjalen per ate politik…por ate ekonomik, gerdecar, te shitjes se aseteve shteterore, te udhetimeve pa kufi jashte shtetit, te makines luksoze, te shtepise se re, te varferimit tone ne vazhdimesi, te „perkedheljes se taksave” vendore e te medhate, te licensave, koncesioneve, fshatrave turistike, ngritjes se cmimeve, kontrollit nga mengjesi ne darke te informacionit, ….uhuuuu sa pushtete qe jane, s’po i kujtoj dot te gjitha. Aq sa habitem, me aq vend i vogel sa jemi, si ka vend o ZOT per kaq shume pushtete??? Me duket memedheu im, si nje lope, me sy te qashter, ne lot, i pafjale e me gjinj qe gati po i fishken. Se dikur 18 vjet me pare, memedheu, ishte me gjinj te nginjur, me te njetin trup si sot, por me i ngjinjur. Edhe i uritur njekohesisht per pak „bote”.
Dhe pastaj docka „perkedhelese”politikanesh, filluan te shtrengonin fort gjinjte e memedheut tim, per te shtrydhur cdo pike qumeshti, per ta futur ne baxhon personale, e mua qe u dhashe, jepja… familjarisht nje here ne 4 vjet voten, me tregonin shishen e qumshtit te ambalazhuar bukur.
Lexoj neper lajme, se Edi Rama, paskerka ikur ne Athine dhe u ka thene bashkevuajtesve te mi se ka nje dialog te hapur per ta bere vendin me te mire. Ai do voten time, tenden, te atij tjetrit, tonen ne pergjithesi…
Ne po te njejtat lajme lexoj se ne jemi 1 milion vete(vota).
Lajmet vazhdojne se dhe LSI kerkon vote nga jashte kufijve, pse jo? Dro kur ishin ne pushtet u shemben duke pyetur, kerkuar, ndihmuar familjet e emigranteve…nje here ne kater vjet, per voten time, tenden … tonen ashtu ne pergjithesi.
Eshte cuar - vazhdojne lajmet me tej - edhe Erion Veliaj ishi i mjaftit dhe 1-shi i G 99 sot dhe e ka vene kusht qe vota jone te hyje ne ndryshimet e kodit zgjedhor. Se jane nje milion te tilla.
Mire ben dhe ai, ka „memelopa”, vend ne gjinjte e saj dhe per ate, pse jo? Se nje luge me shume ne canakun e perbaltur te vendit nuk do bente diference.
Gjinjte tashme te thare te memdhimbjes time, kane shume pak burime te brendshme shendoshjeje. C a ka ngelur me per tu shitur, tenderuar, privatizuar? Nje cik KESH, me drejtorine e shperndarjejes, qe eshte shume pak per keta te uriturit e sotem ne pushtet qe mbeten 8 vjet barkthare, ka mbetur cik ruge nga ajo Durres - Kukes, ca rruge te tjera, ndonje uzine, repart apo cope toke e ministrise se mbrojtjes… dhe ja kaq jane pak a shume. Ah po dhe bregu i detit qe patjeter do me shume se nje fshat turistik…
Kshu qe syte po i kthejne nga xhepi im, vota ime, e jotja e tjetrit … te tonat ashtu ne pergjithesi. Se nje milion emigrante, pervec njemilion votave bejne dhe nje milion dollare ose euro, qe ne do ti nisin cdo nje apo tre muaj per ata qe kemi lene atje pas. Qe ata tanet atje , t’ja dalin e te mbijetojne, njesoj perdite si 18 vjet me pare, te blejne buke, te paguajne dritat, te marrin ilacet te parimbursueshme, te paguajne taksat ne mengjes dhe ne darke, ato te voglat dhe ato te medhate dhe ne fund te fundit te kene nje lek menjane per dite edhe me te zeza se c’kane pare.
Te tere ata, duan voten time, tenden, te tjetrit, tonen ashtu ne pergjithesi, se, ata qe kemi lene aty jane shume pak per te kenaqur orekset te te gjithe politikaneve, qe te tere ata te jene njekohesisht ne pushtet. Jo ate politik te kuptohemi.Une i pres ata, te me vijne edhe ketu, ne anen tjeter te botes ku jam, te harxhojne parate nga taksat e mia te tuat, te tjetrit, tonat ashtu ne pergjithesi, per bileta avioni, hotele luksoze, grup shoqerimi, qe perulshem, ashtu te mjere si cdo here ne cdo kater vjet, te me mbushin mendjen pse vota ime e ka ate pushtet te ndryshoje gjera e te me lodhe koken se pse vota ime duhet ti shkoje pikerisht atij. Dhe do ti them te njejten pergjigje dale nga shpirti i mllefosur i nje bashkvuajtesi tim emigrant :
„Se Shqiperine nuk e lame vetem per te vene dushe dhe lavatrice ne shtepi, por se nuk na afronte asgje ky brezi i vjeter.. Asnje te ardhme te sigurte, asnje argetim rinor, asnje shkollim te denje, por edhe shpresen e mbyten me fodullekun e tyre…”


3 Korrik 2008 @ 11:48 am
Artikull i goditur, qe jep nje rezyme reale te situates parazgjedhore persa i perket ketij fenomeni “votat e diaspores”.
Jam dakord pothuajse me cdo gje qe permend autori, por do shtoja sepse ky eshte realiteti me te cilin duhet te perballemi. Ne mos njerit tjetrit do ja japim voten, sepse keto jane “rregullat e lojes”. Pastaj nese sdo te jua japesh voten asnjerit nga keto, dicka nuk shkon dhe duhet parti e re, por jane bere aq shume te tilla sa fjala parti me duket se ne Shqiperi ka marre kuptimin argetues te fjales angleze “PARTY”
3 Korrik 2008 @ 12:34 pm
Vertete eshte nje shkrim i mire dhe thote te verteten.
2009 vjen shpejte dhe kete e kane vene re dhe keto partite e “medha” ne Shqiperi. Keto nuk po kursehen per te shpenzuar paret qe marrin nga buzheti i shtetit dhe ky buxhet mushet nga taksat e vjelura nga populli. Kesaj i thone me jep para qe te te mbush mendjen ty me perrallat a Nastradinint.
Eshte e drejte qe nese ne nuk i japim asnjerit nga keta te pangopurit me votat si deri tani, vendi futet ne kaos. Por si eshte me mire qe tu japim dhe nje here votat ketyre qe nuk e meritojne dhe te vazhdoje kjo gjedje keshtu sic eshte(eshte po ashtu kaotike), apo me mire te pajtohemi me kaosin qe do te vije. Asgje e mire nuk vjen e dhuruar. Ate duhet ta fitosh dhe nese duhet te llogaritesh dhe humbjet e mundeshme. Me mire ta provojme qe te mos ua japim me votat ketyre po na e pijne gjakun perdite dhe nuk kane te ngopur. Shikoni vetem rritjen e taksave qe do te hyne ne fuqi nga janari i vitit 2009 dhe e parashikon te ardhmen “e lumtur”. Duke dhene vazhdimisht votat atyre qe nuk e meritojne kemi hapur cdo here me thelle varrin tone.
Asnje vote me per mjerimin, paditurine, shkaterrimin!!!!!!
3 Korrik 2008 @ 3:10 pm
Qe emigranteve shqiptare tu jepet mundesia per te shprehur preferencen e tyre nepermjet votes, kjo eshte nje gje shume e mire. Kane mese te drejte per te qene te perfaqesuar perderisa lidhjet me Shqiperine i kane reale. Shpirterore dhe ekonomike. Megjithese nuk jetojne ne Shqiperi, kane ketu njerezit e tyre dhe jane fare mire ne dijeni per realitetin shqiptar. Dergojne leke te fituara me mund, terhiqen zvarre porteve dhe aeroporteve cdo mes dhe fund viti, zbrazen nga xhepat akoma me shume duke ndenjur per pushime, largohen nga Shqiperia plot me pikepyetje apo dhe pakenaqesi e megjithate rituali perseritet cdo vit e cdo vit…te kene te drejten e votes eshte nje borxh qe ua ka Shteti shqiptar.
Mirepo sepse me le nje shije te hidhur kjo pune…ok jam shume e ndergjegjshme qe sa here futemi ne vitin zgjedhor (sepse tashme jemi brenda tij) fillojne strategjite partiake. Eshte normale, keshtu funksionojne ciklet elektorale…do kete patjeter nje te fituar, me ose pa merite, dhe per te fituar do shfrytezohen te gjitha mundesite.
Por e gjithe kjo eshte nje flluske ne uje…shqiptaret brenda Shqiperise akoma nuk kane karta identiteti per vete…turp i vertete. Mund te kuptoj poziten qe kerkon te abuzoje me kete duke e shtyre pambarimisht kete DETYRIM qe ka ndaj shtetasve shqiptare, por qe edhe opozita me nje mefshtesi te qellimshme (per mendimin tim) te toleroje kete mangesi ne menyre qe tja perplase qeverise vetem pak para zgjedhjeve e kur te kete ikur vapa me gushtin, kjo eshte vertet e poshter, e lige.
Politikanet tane ne rradhe te pare te permbushin detyrimet qe kane ndaj shtetasve brenda kufirit, me pas te permbushin detyrimet kryesore qe kane ndaj emigranteve. Ata nuk e kane idene (per neglizhence e jo per pamundesi) nga jane degdisur shqiptaret neper bote te cilet nuk marrin as minimumin e tuteles nga Shteti shqiptar atje ne shtetet e huaja ku jetojne, duke iu dashur te pesojne here pas here rracizmin, dhunen, perbuzjen, debimin…
E te kujtohesh per voten e emigranteve pa permbushur me pare keto detyrime themelore ndaj tyre me duket vertet e pafytyre!
3 Korrik 2008 @ 3:59 pm
kush ve bast qe kete shkrimin e ka shkruajtur Ajola Xoxa:P
3 Korrik 2008 @ 4:07 pm
castelino: une e vej me ty
dhe fitoj: nese do e kishte shkrujt Ajola, s’kishte pse t’a kishte permend, me te futme, te fejuarin e saj Veliaj.
3 Korrik 2008 @ 4:39 pm
Shkrim shume i bukur. Tregon realitetin. Nenkupton zgjidhjen.
MOS VOTO.
Une ika e lashe shqiperine per shkakun tuaj. Ja qe nuk jam aq “patriot” sa Spiralja Po atehere perse me ndiqni pas.
Rini larg meje mos mu afroni!!!!!
Ketu ku jam mesova se Zgjedhjen time e bej une jo JU.
SHPORUNI.!!!!!!
Kam zgjedhur te pres deri sa te vij dikush ndryshe nga JU dikush qe te me lere mua te zgjedh, dhe jo te me detyroje ke te doje AI te zgjedh. AI duhet te dije se une po e pres.
PS. Thuhet se ne mejsetes Kryqi ishte mjet per te larguar shpirterat e keqinj Cfare duhet te perdor te largoj keta shpirtera te keqinj qe po me ndjekin kudo qe jam? Kryqin keta nuk e kane frike
3 Korrik 2008 @ 4:46 pm
Fuck Hope
Carlin did not
vote
- for a good reason, ain’t it?
3 Korrik 2008 @ 5:05 pm
Le te vezhgojme pak situaten. Familja ime eshte zhvendosur nga shqiperia ketu ku jam kur une kam qene 14 vjece. Nuk erdhen nga qefi i madh po nga halli, ashtu se dhe shumica e emigranteve shqiptar neper bote. Politika e degjeneruar e vendit tim, nuk ja ka haberin se sa njerez kane ikur nga shqiperia dhe cfar me vjen me shume keq eshte se as nuk do tja dije. Te vetmet informacione qe ka mbi shtetasit e vet ne vendte te huaja jane nga sondazhet e vendeve ku rrefugjatet emigrojne. Keto sondazhe jane te bazuara vetem mbi personat me dokumenta, te tjerte nuk numerohen, edhe keto anonimet pa dokumenta jane me mijra.
Si shqiptare emigrante qe jam, nuk kam identitet, nuk kam mbrojte, nuk kam personalitet kombetar, dhe vendi im njihet vetem per korrupsion dhe trranzicion me ne krye politikan injorant te babezitur. Mua si rrefugjat me japin nje ambasade qe se ngre telefonin asnje here, dhe kur e ngrejne impresjonohem aq shume nga cudia sa e humb toruan dhe nuk di se cfar them. Nje ambasade qe ka njerez kaq te pafytyre sa te trregojne brrylin kur i thua qe ke ardhur qe ne oren 10:00 te mengjezit dhe ai ka ardhur ne zyre ne oren 12:45. Orari zyrtar 9 me 5.
Tani duan voten time ??? Do te kisha pasur deshire te votoja te them te drrejten, por ketu ku jam une do te thote qe duhet te vihem ne kontakt me ambasaden time, dhe vetem kjo ide me ben te me iki fryma nga nervat dhe nga sikleti.
3 Korrik 2008 @ 5:29 pm
Mua si rrefugjat me japin nje ambasade qe s’e ngre telefonin asnje here, dhe kur e ngrejne impresjonohem aq shume nga cudia sa e humb toruan dhe nuk di se cfar them.
Po e ka thone pra tjetri!
Une desha me te njoft’ pak me shume, por ti ma dhe per dy minuta!
Ti nuk do qe te ndodhe kjo me Ambasaden e Shqipnise apo jo?
3 Korrik 2008 @ 5:35 pm
Nqs tjetri e ka thene atehere une dhe ai tjetri ndajme te njetjen ide…
3 Korrik 2008 @ 6:37 pm
Shqiperia ka plot bukurira dhe shemtira. MILA, ambasadat shqiptare jane pikat ku shemtia shqiptare shpaloset ne menyren me te erret. Ka dashur Zoti qe pak ose aspak te me duhen, por sidoqofte, do i shmangia si djalli temjanin.
Ne ambasadat shqiptare ndjehesh dy here me teper emigrant, refugjat, jabanxhi, njeri pa njeri etj etj!
3 Korrik 2008 @ 6:45 pm
Or peshq,
Politikanet nuk duan voten tuaj,te themi mendimin tuaj.Ata duan dhe kane ne dore qe te legalizojne te drejten e votimit te emigranteve,por…
me nje por….qe votat do ti numerojne ata atje ne memedhe ku poshtersite e qeveritareve nuk njohin kufi.Ne a mund ta ndalojme nje gje te tille:qe te mos perdoremi ne nje menyre te ndyre?
Mendoj se ne nuk e kemi ate force.Ashtu siç na marrin djersen per te ngritur çifligjet e tyre do te na felliqin edhe me “voten”.
Bota gjer me sot nuk ka njohur zgjedhje te drejta ne Shqiperi.Le ta bejne ate nje vend demokratik dhe pastaj te sistemojne edhe kete gje.
Shqiperia sot konsiderohet nje vend ku te huajve nuk u rekomandohet te shkojne per arsye te pasigurise se gjithaneshme,atehere a eshte e sigurt trasparenca e votes?
3 Korrik 2008 @ 7:05 pm
…dhe keto Pd-rera, PS-rera, LSI-rera, G99-rera etj-rera-ra, perpara se te kerkojne voten e emigranteve, t’i kerkojne falje atij populli qe e kane shkelur e vazhdojne ta shkelin me kembe qe te pakten prej 65-vjtesh.
T’u kerkojne falje emigranteve qe jane poshteruar, zbuar, dhunuar, akuzuar, paragjykuar, thjesht se jane Shqiptare e se Shteti te cilit i perkasin i ka shperfillur. I ka braktisur duke i lene te lengojne rradheve te gjata ne piskun e vapes e acarin e dimrit. I ka zvetenuar duke i rrjepur sa here kane kaluar traun e doganave.
Pasi te kerkojne falje, keta politikaner-rer, te japin doreheqje kolektivisht, te mos kandidojne ne zgjedhjet e ardheshme. Atehere, besoj gjerat do te fillojne te vihen ne vend.
Emigrantet kane mes tyre njerez te shquar. Te zote profesionalisht dhe te mencur sa s’ka. Nuk mund t’i terheqe askush per hundesh emigrantet. Dhe ata qe drejtojne Shqiperine e dine fort mire kete. Ata i tremben emigranteve si djalli nga temjani. Nuk i duan emigrantet. Duan thjesht parate e tyre. Asgje me shume. Por besoj ka ardhur koha qe t’u thuhet: S’KA ME QOFTE KE DAJA!
3 Korrik 2008 @ 7:11 pm
Marku thotë: 3 Korrik 2008 @ 6:45 pm
………..atehere a eshte e sigurt trasparenca e votes?
Pergjigja e shkurter eshte jo, listat e votimeve permbajne persona qe kane vdekur plus persona jashte shtetit. Pa u dixhitalizuar gjendjet civile, harroi zgjedhjet e lira. Ka nje fare demokracie qe vjen na nga fakti se me i forti fiton, por jo me shume se kaq….
3 Korrik 2008 @ 7:38 pm
Do te kisha deshire te dija se si do te numeroheshin votat e emigranteve nqs do te na jepesh rasti te votonim. Cdo ambasade rrezik do te dergoj shumen neper selite partiake. Kaq lek per votat e Amerikes, kaq leke per votat e Anglise…ose do e bejne me ankand… Partia Demokratike ofron xxxx Partia Socialiste xxxx a ka ndonje oferte tjeter …jooooo…. Amerika voton per Partin Demokratike….Amerika eshte me neeee …diaspora eshte me neeeee….
3 Korrik 2008 @ 7:41 pm
www.biraci.it
3 Korrik 2008 @ 8:01 pm
Problemi eshte se dhe une i urrej ambasadat shqiptare, qe te trajtojne shume me keq se istitucionet e vendit qe te mikpret.Kam veshtiresi te dalloj ndryshime ndermjet shqiptareve dhe nomadve,per mbrojtjen e te drejtave.Me ne tallin by.. ne menyre spektakolare,tani na kerkojne dhe votat…TURP TURP
3 Korrik 2008 @ 8:44 pm
eshte per te ardhur mire qe na u dha njeartikull si ky per te thene komentet tona rreth ketij problemi.Por si do ja bejme
1Te votojme per keta qe jane ne pushtet sepse me logjiken e thjeshte kane vjedhur dhe jane ngopur dhe se i kane thirrurr mendjes e do bejne dicka per popullin kete here?
2tja japim opozites qe mezi po pret te marri hak ne kurriz te popullit fukara
3apo te mos votojme fare
3 Korrik 2008 @ 8:51 pm
jo more jo !ky shtet dhe keta qeverritare qe na degdisen ne fund te botes’qe na vrane endrrat ‘,qe na thithen deri ne shterim forcen dhe gjakun nuk meritojne asgje nga ne.Me pelqeu njeri nga diskutantet qe thoshte se ne mergim ka plote intelektuale te rinj qe jane te pa infektuar
por si do tja bejme hallit qe keta te rinj te mos infektohen nga kolera e te kthehen per te ndertuar nje shqiperi te re?
3 Korrik 2008 @ 8:53 pm
kush ka ndonje ide konkrete vellezer e motra si do ti veje halli memezes tone te mjere me keta baxhoxhinje ne krye?
3 Korrik 2008 @ 9:00 pm
duke u bazuar ne logjiken e thjeshte qe bodeci propozon mund te jap versionin alternativ te tre pyetjeve.
1.)te votojme keta qe jane ne pushtet qe kane vjedhur dhe sa me shume vjedh aq me i pangopur behesh
2,)tja japim opozites qe mezi po pret qe te vjedh dhe pse te mos marr hak ne kurriz te popullit fukara
3.)apo te mos votojme fare
3 Korrik 2008 @ 9:12 pm
…por si do tja bejme hallit qe keta te rinj te mos infektohen nga kolera e te kthehen per te ndertuar nje shqiperi te re?..
———–
Mbaji keta sa me larg vendit ku ka rene kolera. Karantine te koleres. Kush hyn ne ate zone quhet i infektuar.
Teori e njohur qe ne mesjete
“Ktheu Blendi Ktheu”
3 Korrik 2008 @ 9:16 pm
3 Korrik 2008 @ 9:18 pm
emigrant,
me duket se kemi folur njehre per ambasadat shqiptare neper bote
une kam treguar se cme kandohdur njehre ne ambasaden shqiptare ne vijne
me skandal femer dhe zagare burra nuk kam pere asnje here ne jeten time eshte gjynof ke zoti qe ne te perfaqesohemi nga ato zhgarravina
3 Korrik 2008 @ 9:31 pm
Dashuri ne kohen e koleres,sa reale.Nje dashuri te madhe nuk e shpeton dot vetem nepermjet “karantines”,pastaj kush jane filtrat per te penguar te infektuarit per tu futur ne karantine,mund te jete interesante loja per te gjetur te infektuarin.
3 Korrik 2008 @ 9:31 pm
Une, kam 10 vjet qe nuk votoj,!..NUK DU MER VELLA ME VOTU ,KOM PUN!
3 Korrik 2008 @ 9:44 pm
Kjo do jete hera e pare qe nje mase e madhe do ti bejne pyetien vetes PSE TE VOTOJ ?
Kuptohet, pas 18 vjetesh, voto me ekstazen e demokracise,GJE E RE, e be ca me ate qe eshte gjeja me me vlere ne bote, PUSHTETI, e qe shqiptaret e kane shitur aq lire per 18 vjet, per ca fjalime, llafe etj, e be ca njerez me miliona…ironike kur thoshim…”ja tia japim dhe nje here ketij?! ”
Mire te filloj te piqet elektorati, e ti bej pyetien vetes, e mos te vene si derrat pas atyre qe neser nuk do lene gje pa vjedhur, e para pa bere, e do perqeshin ne menyren me cinike, ata njerez hodhen ate letren per ta.
Shiko dhe ca oferta i japin popullit, VETEM LLAFE, asgje konkrete e specifike e te ndare sipas individeve e ndarieve shoqerore, JANE MESUAR KEQ .
3 Korrik 2008 @ 10:05 pm
E kishe fjalën për këtë Emo: http://www.youtube.com/watch?v=4W9Cs6KPTus&feature=related se nuk doli te ajo lidhja më lart.
May the Great man RIP.
Ka qënë i madh!
3 Korrik 2008 @ 11:50 pm
As qe na ha meraku se ç’diskutoni ju peshqit;ne i kemi bere listat e votimit gati per ju 400 mijet.Ne daçi votoni ne daçi jo, ju duhet ta dini qe keni votuar 99% per Saliun e per Mediun.Hajt Ciao tani!
4 Korrik 2008 @ 12:17 am
Ku eshte ajo docka e asaj Spiropalit, te me shtrydhi edhe mua keto …, e la te beje djathe kackavalle po te doje.
Kaure eshte ajo?
4 Korrik 2008 @ 4:23 am
Pak e vjeter por po e perserisim..
Une —VOTOJ
Ti —–VOTON
Ai —–zgjidhet deputet…
Ne—- votojme
Ju—– votoni
Ata —-fshijne bythen me votat tona….
4 Korrik 2008 @ 6:12 am
S’është zgjidhje kjo pasi do ketë një qerre që mbahen me punë nga politika që do votojnë dhe prapë do zgjidhen po ata politikanë. Zgjidhja është të votojnë sa më shumë njerëz por të mos votojnë për politikanët ekzistues. Për cilët do thuash ti? Kjo s’ka rëndësi them unë, mund t’i bëjnë fletëvotimet dhe të pavlefshme duke votuar për Skënderbeun. Po ama po dolën 2 milion vota të pavlefshme, dhe të na zgjidhet partia e Skëndërbeut do të duket sheshit që populli s’i do këta politikanë. Po ndejtën në shtëpi shumica dhe pakica vazhdon avazin Shqipëria do rrijë në vend numëro.
5 Korrik 2008 @ 7:53 am
Mirpo si t’ia bejme ne te tjeret qe duam te votojme per ata te pa provuarit, dhe jo per PS e PD.
5 Korrik 2008 @ 12:52 pm
mesa kuptoj une ne kete shkrim, ai qe e ka shkruar qe e ka shkruar shume mire, nuk ben thirrje publike se ke doni apo jo te provoni duke ju dhene voten.Aspak. Ai thjesht tregon se c fare do bejne politikanet tane, te provuar ose jo per ta marre dhe voten tone. autori e paska ndare mendjen per jo .Nuk mendoj se te mos votosh do ti besh keq atij vendi, thjesht do tu perscosh nje mesazh atyre poltikaneve qe te shporren nga kujtesa e ppopullit.Ti pjer, mos e ke gje kushuri Veliajn qe dashke me i dhene voten aaaaa? Jo se kam gje me te, po personalisht s ma bush mendjen se ka shpatull per politiken shqiptare, se b…ythe e di qe s ka. se e e kom pa…