VMRO dhe PDSH festojne sebashku

Pavarsisht nga dhuna gjate dites, nëpër rrugët e Tetovës sonte kishte feste të madhe nga simpatizantët e PDSH-së dhe VMRO – DPMNE-së.
Mijëra simpatizantë të PDSH-së dhe VMRO – DPMNE-së, sonte vërshuan rrugët e Tetovës për të kremtuar fitoren.
Lajme.Net


3 June 2008 @ 11:25 am
shume mire bejne qe festojne bashke! lypet mirkuptim dhe tolerance dhe jo flake e tym!
Kur te dyja partite me te medha shqipetare kane marre perafersisht numer te barabarte votash atehere as njera dhe as tjetra nuk jane fajtore apo kane te drejte…shqiptaria nganjehere nuk ndihmohet duke bertitur vetem shqiptar shqiptar por edhe duke e therritur tjetrin ne emr te tije dhe ta respektosh!
3 June 2008 @ 11:29 am
Pordhe koti. Kjo sa i ndan akoma me shume shqiptaret se i jep argument BDIse per te fillu fushate kunder PDSHse.
Na myten budallenjte. A thu se nuk do e bonin koalicionin ata edhe pa festu bashke. Gjithome per hunesh jena terheq ne
3 June 2008 @ 12:38 pm
jo gjithmone per hunesh, jo..
3 June 2008 @ 1:29 pm
ore, e dini ju kush eshte VMRO-DPMNE? cerdhja e nacionalisteve me te medhenj sllavomaqedonas. eshte ajo parti qe me 2001 beri masakrimin e popullates civile shqiptare ne Luboten, Sllupçan e tj.
eshte ajo parti (qe bashke me PDSH) qe te gjitha ligjet qe jane sjelle ne baze marreveshjes se Ohrit i kthen prapa.
Ndersa, Menduh Thaci del dhe feston se bashku me ta.
Ndersa shifrat e votave nuk flasin se Thaci nuk eshte ai qe ka fituar ne kampin politik shqiptar. Atehere shtrohet pyetja se cfare ka festuar ai: Ate qe paramilitaret nga njesiti policor Alfa vrane nje shqiptar ne Haraqine, apo fitoren e vellaut te tij, Gruevskit? Tjeter nuk ka cfare te feston.
TUUUUUUUUUUUURPP
3 June 2008 @ 4:01 pm
Turp eshte ,bile shume i madhe.
Ne hapesiren Shqiptare nuk gjen nje politikan te hajrit,vetem ,inferiore,te shitur,tradhetare dhe lepires.
3 June 2008 @ 4:19 pm
jo mos asht bdi fitore cka na vin neve shqiptarve bdi kur ata te bdis ne krye me ali ahmetin jan me asmin me te madh te shqiptarve ne koalicion branko crvenkovskin,7her e kan ndru marveshjen e ohrit i lan luftetaret neper rug e lan gjuhen ship me gjuhe rome bashk te jen.
3 June 2008 @ 4:23 pm
PO normal qe do beni ujdi me sllavet kur nuk mereni vesh me njeri-tjetrin. Rezila
3 June 2008 @ 5:23 pm
Këta shqipot e Maqedonisë duhen kap me shpulla për zotin!!
Po mirë mer, të bashkoheshin votat dilnin parti e dytë. Ça dreqin kanë që zihen, vriten, shahen me njeri tjetrin?
Tifoza ngelën!!
Dërgoni ndonjë “Mjaft” andej, mbase i sjellin në vijë.
3 June 2008 @ 6:21 pm
Tigri, nga e ke ate konkluzion se BDI eshte ne koalicion em Brankon.
Ka qene ne koalicion qeveritar kur Branko ishte vetem 1vit e gjysem kryeminister, por Ali Ahmeti nuk u vellazerua asnjehere me te, per dallim nga Menduh Thaci - Vojvoda i cili per hater te vellaut te tij Gruevski i nxjerr breket. Nje te jete e qarte, se poqese perberja qeveritare do te jete e njejte sikurse para ketyre zgjedhjeve (VMRO dhe PDSH), atehere njerez Maqedonia do zhbehet. Tek atehere ndoshta do mbushemi mend
3 June 2008 @ 6:29 pm
Buli3go, shqiptar Maqedonie je ti vllai?
3 June 2008 @ 6:31 pm
po vella.
sa mire te me therrasesh “vella”, e jo te behem vella me sllavin sikurse Vojvoda
3 June 2008 @ 6:41 pm
Dakort mer, po eshte puna se ai “Vojvoda” i ka dhe ca vllezer tane te tjere qe e mbeshtesin. Ti automatikisht i ben dhe keta vojvoder e tradhetare.
Une e marr vesh qe jeni te revoltuar me njeri-tjetrin, po mos e thoni fjalen e fundit te paren o burre se ashtu i beni dem jo vetem vetes po dhe gjithe shqiptareve.
3 June 2008 @ 6:45 pm
Ore na shkoqisni këtë punën tuaj juve, si e keni? Kur filloi kur mbaroi, çfarë u bë, cilat janë ndarjet??
Pse nuk bashkoheni juve në një parti të vetme??
3 June 2008 @ 6:49 pm
Jo vella, une nuk kam asgje kunder PDSH, por kam kunder Vojvodes.
Mjafton te gjurmosh pak ne net dhe do te hasesh sa e “duan” populli, gjithashtu mund te gjesh edhe deklaratat e tij te famshme, kontradiktore etj. Stafi i PDSH ka njerez te zgjuar (Imer Selmani - politikani nr.1 ne Maqedoni, Sulejman Rushiti etj), bile shume me te zote se disa te BDI.
Nje deklarate e fundit e Vojvodes, citoj: “Pas zgjedhjeve do te terhiqem nga politika, sepse une jam politikan i Tranzicionit, dhe meqe ky proces po perfundon, une do tua le rrugen te rinjve”. Tani me thuaj karakteristikat e politikaneve te tranzicionit!
3 June 2008 @ 6:52 pm
J. Kom 2 vjet mer qe mundohem. Mazallah se e mor vesh. Lesh arapi jon bo. E kom pas te pamundur me gjet nje te paanshem aty. Edhe shqiptaret e Kosoves ose Shqiperise kur vjen puna te maqedonia morrin ane. Nuk jan gjakftofet. Te pakten keta me te cilet kom fol une. Ai Koco Danaj do bente mire te na thoshte nanji mendim se eshte marre me shume dhe eshte me gjakftohte. Nje fare kuvendi i Gostivarit psh me ka bo shume kurioz. Se aty sikur mahet se ka fillu lomshi, po asnjeri nuk te thote si o puna.
3 June 2008 @ 6:55 pm
Sa per nje parti te vetme, harroje.

Ne Mal te Zi - me shuem se 2
Ne lugine te Presheves- me shume se 2.
Ene camet mrena ne Shqiperi dun me e nda partine me dysh me duket
Osht e pamundur plako
3 June 2008 @ 6:58 pm
J.
Kete pyetje te gjithe shqiptaret e Mk e parashtrojne dhe e deshirojne.
E di cfare humbim ne shqiptaret me secilin proces zgjedhor:
1. qe partite shqiptare nuk bashkohen dhe partite e vogla qe kurre nuk arrijne te fitojne asnje deputet dhe me kete bejne shperndarjen e votave shqiptare (se paku 2 deputete)
2. mosdalja e mbi gjysmes se popuillates shqiptare ne zgjedhje (2-3 deputete)
3. ndarja (jo)proporcionale e njesive zgjedhore me shumice shqiptare, (2 deputete)
tash nese kihet parasysh qe ne keto zgjedhje u fituan gjithsej 28 deputete shqiptare - 15 BDI, 12 - PDSH dhe 1 - PPD, dhe ia shtojne keto 7 (2 3 2), atehere realisht shqiptaret do duhette kishin 35 deputete, dhe nag aty automatikisht do te kishim nje proporcionalitet be krahasim me numrin e pergjithshem te banoreve dhe numrin e shqiptareve ne MK
3 June 2008 @ 7:04 pm
Buli3go, mbase nuk di kontekstin e ngjarjeve aty, po ajo deklarata e Thacit nuk mu duk se kishte ndonje gje te keqe. Ai thote do iki se nuk e ni veten me per kete kohe. Do leri ndonje te fisit te vet ai ne krye te partise, apo po genjen thua ti?
3 June 2008 @ 7:33 pm
Fatkeqesisht, lajmet kendej mbi zgjedhjet ne Maqedoni, filluan keshtu pak a shume;…. Sapo perfunduan zgjedhjet ne Maqedoni, ku u shenuan 1 i vrare dhe disa te plagosur ne zonen me shqiptare…..
Se kush fitoi, m’duket se s’ka rendesi kur 300 milion europiane mesuan se ne zonat vetem me shqiptare kish probleme. Turp.
3 June 2008 @ 7:34 pm
Ah, se harrova, u theksua se ishte nje lufte ndermjet shqiptaresh.
3 June 2008 @ 8:20 pm
Tironso, me çkam nuhatur unë, se kuptuar se them dot, jam i mendimit se këta shqipet e Maqedonisë kanë dy probleme të mëdha. Së pari këta e shohin veten si jetimë, pa përkrahje e pa mbështetje. Normalisht Tirana duhet të bënte ndonjë përçapje… Prishtina gjithashtu. Janë shqiptarët më në nevojë se të gjithë. Së dyti, këtyre u ka marrë koka erë nga feja…Edhe janë shndërruar në tifozë. Tani të mos themi një parti, po të paktën bashkëpunim midis shqiptarëve dhe partive se o turp me u vra e me pas hasmin pas dere!!!
Nuk ka ndonjë shoqatë rinore aty o Buli3go? Ndonjë organizim jashtëpartiak?
3 June 2008 @ 8:28 pm
Ore zoteri Buli, a per demagogji je ketu! Ku i ka fituar BDI 15 deputete?! Bdi ka 13 Pdsh 13 1 PPd= 14. Pastaj na sqaro pak ate ndarjen joproporcionale te lutem. Kush e beri ate? Pikerisht BDI e beri kete ndarje.
Me vjen keq, por sillesh ketu sikur vertet te intereson prosperiteti tek shqipetaret ne Maqedoni, ndersa ne anen tjeter fjalori yt e thot krejtesisht te kunderten. Me fjale te tjera, ke rene ne nivelin e politikaneve ne Maqedoni.
3 June 2008 @ 9:00 pm
J. nuk bejme dot shume levizje as ne as ata te Kosoves se
1. merret si nderhyrje ne punet e Maqedonise dhe do na shohin sikur jemi per ekspansionizem
2.qe eshte dhe pengesa me serioze, keta kryetaret e partive atje nuk pranojne hic mer plak keshilla. Kam degjuar disa here qe te dy (edhe Thacin edhe Ahmetin) qe kane theksuar fort qe ka ikur koha dhe nuk pranojme paternalizem qofte nga Shqiperia qofte nga Kosova. Keshtu qe me duket se nuk nderhyjne dot shqiptare nga jashte, te pakten jo ne masen qe do duhej.
Buli3go dhe Beni, sa ziheni me njeri tjetrin kot, na sqaroni dhe neve ndonej gje
3 June 2008 @ 9:05 pm
Beni, Komisioni shteteror zgejdhor i dha keto rezultate. Tash si duket web faqja e tyre ka ngarkese shume dhe andaj nuk po mund te ta jap linkun. Sidoqofte mund te provosh me vone ne www.sec.mk
Perse demagogji? Juve atje ua ka mbushur trurin me ekspozimet e tija ne Top Channel, ndersa ketu Sherbimin e RTVM2 qe eshte sherbim publik i te gjithe qytetareve ai e ka pervetesuar ne TV partiak. Normal qe me intereson prosperiteti i shqiptareve ne Maqedoni se aty jetoj, mirepo me kesi njerez vetem mbrapa. Me thuaj cfare perparimi ka pasur aprovimi i ligjeve qe rrjedhin nga Marreveshja e Ohrit? Kurrfare. Bilez vetem mbrapa. Per kete ke faktin e ligjit te flamurit, pastaj ai lejon qe te falsifikohen artefaktet ilire ne Kalane e Shkupit, tmerri qe pesuan banoret e Brodecit etj.etj. Vetem nej gje e pelqej te Menduh Thaci, se eshte politikan i madh, i gjindshem, por vetem kur behet fjale per poziten e tij, jio per poziten e shqiptareve ne pergjithesi. Ai ne mbremje i ndryshon llafet qe i ka thene ne mengjes. Citoj: “Sa te jam une ne pushtet nuk do te kete arrestime spektakulare te tipit Hollivudian…” dhe jo me larg se 3-4 dite ndodhi ajo cka ndodhi ne Brodec. Edhe nje premtim tjeter nje anetar i kryesise se partise se tij e dha pak para zgjedhjeve, se partia fituese shqiptare duhet te futet ne Qeveri e jo ate qe e deshiron Gruevski.
J. - perse vella menjehere turr e te feja. cka rendesi tash kjo?
Shoqata ka, por pa pushtet. Ata menjeher politizohen. Eshte “Zgjohu” por ajo menjeher u be pro BDI. Bile edhe zgjedhjet studentore ne Universitetin ku kam mesuar une ishin te llojit BDI vs PDSH. Pajtohem me ty qe thua duhet te nderhyje Tirana e Prishtina, por me shuplaka. Vojvoda i prishi punet me Thaqin e Kosoves dhe me kete iu mbyll dera per atje, bile as nuk ia ka uruar fitoren per kryeminister dhe as qe ia ka uruar pavaresine e Kosoves. Turp. Tash i ka mbetur nje preher per te qare vetem te Sala, mirepo si duket edhe ky ia ka shkul veshin pak.
3 June 2008 @ 9:11 pm
Dmth në vend të konsultohen me shqiptarët rreth e rrotull, këta preferokan te puthin sumën e sllavit që janë një ythë shtet.
Se di Tironso, kshu si mi thu, nuk të them që stë besoj, po sesi më vjen kshu si liksht…një si komb këtu në grykë…
3 June 2008 @ 9:14 pm
Edhe une kam nevoje per nje sqarim, pse BDI do patjeter te jete ne qeveri kur partia fituese e Gruevskit ka fituar shumice dhe zgjedh (per arsye ideologjike dhe politike) PDSH si anetare te kualicionit? Ne nje vend normal eshte fituesi ai qe zgjedh dhe ploteson numrat per te bere shumicen.
Shume patetik po me tingellon ku Ahmeti,,,,,,,, du me hy ne qeveri,,du du du du du
3 June 2008 @ 9:15 pm
Tironsi, per pyetjen: Ai thote do iki se nuk e ni veten me per kete kohe. Do leri ndonje te fisit te vet ai ne krye te partise, apo po genjen thua?Pergjigjen mund ta gjesh nese i pergjigjesh vetes se cfare jane karakteristikat e nje politikani te tranzicionit.
Or burra, nuk di nese me keqkuptoni, se ndoshta nuk di te shprehem, mirepo une nuk dua te krijoj konflikte apo dicka qe do te nxiste situaten, por thjesht jam i indinjuar tejmase. Kuptoni? Thjesht nuk me pelqen Thaci se eshte njeri i shitur, heredokurdo do te del ne shesh, dhe jo PDSH.. As Ali Ahmeti i BDI nuk me pelqen, sepse per politikan nuk eshte. Ai eshte i mire per te pleqeruar neper oda nen frymen e Kanunit te Leke Dukagjinit.
Edhe dini si ndodhen incidente dhe kush i shkaktoi? Gjitha plumbat qe viktimat i kane neper trup jane te shkrepur nga pushket e njesitit policor Alfa qe kontrollohen nga Refet Elmazi i partise se Thacit. Incidente kane rrjedhur ne baze te kesaj kronologjie, shkojne aktivistet e njeres parti me 1000 fletevotime te rrethuara per ti mbushur kutite, ndersa ata te partise tjeter kundershtojne, nxehen gjakrat, nderhyjne Alfat gjoja per t’i ndare dhe kercasin plumbat. Epilogu: plagosen shume vete ndermjet tyre edhe pleq dhe shume te rinj.
3 June 2008 @ 9:20 pm
O buli3go, ti mund te kesh shume te drejte plako, po menyra sesi reagohet ka shume te beje. Nganjehere duhet pertypur dhe ndonej padrejtesi ne emer te nje interesi me te madh. Sepse keshtu po na merrni fytyren te gjithve.
Po nqs ju nuk jeni ne gjendje te merreni vesh dhe nuk doni me toleru aspak, prape e kini shume kollaj. Ju shume mire mund te bini dakort per te thirrur vezhgues nga zona te tjera shqiptare. Tesiguroj qe neve do ishim krejt te paanshem.
Po mua me duket se te dyja partite e kane mendjen me kref nanji gjo diten e zgjedhjeve dhe ndodh kjo qe ndodhi.
3 June 2008 @ 9:31 pm
Shume interesante kjo pune.
Me kujton nje mikun tim italian qe kish ardhur ne NY.
Mbasi u beme te afert filloi te me tregonte se kish patur mardhenie te ngushta pune me shqiptaret ne itali.
Nje dite me ate anglishten e vet rrompa per stompa me thot thot.
1 albanese very good the best in the world…. 2 albanesi its ok little problem but you can still make it….. 3 albanesi REVOLUZIONE
Nuk mlidhen dot shqiptaret me punu me tru, se po te ishin bashkuar te dyja partit shqiptare do kishin zene vendin e dyte dhe mund te formonin koalicion dhe pse jo mbase qeverisnin Maqedonine.
Ti vij turp qe vene perfitimet personale perballe nevojave te popullit shqiptare.
E ka thene mire Faik Konica se ne varrin e Shqiperise do te shkruhet epitafi
” Lindi nga Idealizmi, Jetoi nga Rastesia, Vdiq nga Politikanet”
3 June 2008 @ 9:33 pm
O buli3go tani keta te BDI thone Gruevski armik i modh i shqiptarve (qe edhe mund te qendroje) nga ana tjeter duan te hyne ne qeveri me ate.
Si e shikon ti kete? Se maqedonia nuk qeveriset dot vetem nga BDI por nga nje aleance qe drejtohet nga fituesi qe eshte Gruevski.
3 June 2008 @ 9:36 pm
Globaisto, nuk eshte aq e thjeshte plako. Maqedonia de facto eshte shtet i ndare me dysh. Nuk eshte shtet normal unitar. Shtoji kesaj qe shqiptaret nuk i kane te drejtat qe i meritojne. Tani i bie qe ne nje shtet qe ata e ndajne pergjysme (jo literally; si i thone shqip jo literally?) , maqedonsi te kete gjithmone te drejten te zgjedhi ke do per partner. Dmth votojne shqiptaret sa te dun, po nuk pirdhen, sepse kush do i perfaqesoej ne qeverisje e cakton Maqedonsi. Kjo nuk eshte gje e vogel. Megjithate as sllaveve nuk i vehet faj, se keta shume mire mund te beheshin bashke. Dmth faji jone qe s’bejem hajer, si zakonisht mo
3 June 2008 @ 9:45 pm
E dija qe do ma thoshe kete por tani ai po e zgjedh nje parti shqiptare keta te tjeret te bejne me fort opozite qe te kene me shume vota rradhes tjeter. Ose te bashkohen.
Se problemi qendron: Ca i thu ti atyre 12% a 13% qe zgjodhen PDSH. Edhe ata shqipo jane dhe vleresuan PDSH si partine me te mire edhe pse ishte ne qeverisje me Gruevskin.
Vullneti i tyre nuk vlenka kety.
Ketu o vlla po zihen shqiptaret qe te kene shef ate qe e quajne armik te tyrin.
Si te duket kjo ty tironso
3 June 2008 @ 9:45 pm
Tironsi, eke thene si duhet. Nuk do me koment kjo ceshtje
3 June 2008 @ 9:47 pm
o buli3go po e zgjodhi mor vlla nje parti shqiptare. Apo dun gjith niprat e skenderbeut ka nje vule e ka nje zyre
3 June 2008 @ 10:02 pm
Dakort mo globalisto po shife si calon llogjika:
Thjesht fare i bie qe te shqiptaret atje, ndryshe nga cdo popull ne bote fiton pakica. Eshte nonsens.
Pervec kesaj eshte dhe pa rrugezgjidhej. Jo si thua ti qe le te bejne opozite. Ata mund te bejen opozite gjithe jeten, shqiptaret prape nuk do qeverisen nga shumica sepse VMROSHA e ajo LSD do zgjedhin prape partine e pakices. Eshte sistemi kabim atje daje. Edhe aq shume faj nuk i vihet sepse edhe poplli me i kaltarum ne bote sikur te ishte i detyrum gjithmone te qeverisej nga pakica do ja bente bam
Me kupto drejt, nuk po justifkoj ate qe thone keta te BDIse. Normalisht Ahmetit i binte qe te tregohej me i duruar e me i qete, po ja qe nuk eshte. Ai Xhaferri o Buli3go, ku eshte ne kete muhabet? Ka ndikim mbi Thacin ai apo hic?
3 June 2008 @ 10:17 pm
Te kuptova dhe te jap te drejte. Po problemi qenka ne kokat tona qe e shikojme Maqedonine ne dy pjese, shqiptare dhe maqedonase. Dmth dy vende dhe fituesit e ketyre dy vendeve duhet te formojne qeverine. Tashti duket amatoreske te mendosh se po hyri BDI ne qeveri do qeverisi shqiptaret dhe Gruevski maqedonasit. Maqedonia seshte federate.
Tani ligj ska qe ta detyroje gruevskin te beje kualicion me BDI, se kualicioni behet me ate qe ke ideologjikisht me afer dhe jo si tek ne ku ne qeveri ke dhe agraret e Xhuvelit dhe republikanet e Mediut. Pra interes i ngushte individual me fitu ndonji tender dhe jo me perfaqsuar politikisht njerzit qe te zgjedhin.
Dhe une kam frike se Ahmeti me shoke perdor te njejtin argument moral si ti tironso por do thjesht nje karrige se po te ishte per moral nuk ulej ai me nje nacionalist maqedonas ne nje qeveri.
3 June 2008 @ 10:55 pm
Tjeter pune pse e perdor Ahmeti globalisto. Shif ku eshte e keqja. Nuk ka rregulla loja per shqiptaet. Se sikur te ishte e fiksuar qe do besh koalicionme ate qe ke idologjikisht me afer do ishte gjysma e se keqes. Puna eshte se ne vende si Maqedonia shumica e votave merren duke i fry nacionalizmit. DHe raporti eshte i te drejtave te shqiptareve eshte ne perpjestim te zhdjete me perfaqesimin e tyre. Sa me shume vota merr nje parti shqiptare se u ka siguru te drejta atyre, aq me pak me aleati maqedonas sepse ne syte e sllaveve ka leshuar pe. Kshu ngelet gjithmone qe shqiptaret ti qeverisin pakicat.
Po te ndahen sipas koalicioneve ka dhe te keqe sepse ndahen shqiptaret dhe bohen ashiqare fare nen varesien e maqedonasve. Prandaj mu me duket se fajin kryesor e ka Thaci. Keta duhet te bejne nje pakt mes shqiptaresh qe ne qeveri hyn ai qe ka me shume vota. Ahemeti po te ishte burre i urte, nuk kerkonte zgjedhje fare, ose e linte te kalonte kesaj rradhe dhe i ofronte paktin Thacit. Po dhe ai do jete i pangop sic thua ti ne ja ku jemi
3 June 2008 @ 11:07 pm
O Tironso po pse nuk thua ti plako, aty qenka ligji i keq që i bën këta të zihen…Pse nuk merren vesh të ndryshojnë ligjin këta? Apo ta bëjnë Maqedoninë federatë?
3 June 2008 @ 11:17 pm
Nuk dun sllavet me ndryshu kushtetuten se me sa kom mor vesh une e kon mendjen me u nda nje dite. Kane frike me nejt bashke dhe shume gjate se pjellim shume ne
ene ja u marim fare masanej.
Plus qe nje ndarje e tille e kris fare si shtet. Behet ndarje de facto e hapen probleme per zonat mikse. Po ne me shume na leverdis keshtu se po te kemi mend bohemi zoter aty
4 June 2008 @ 12:35 am
Tirons: Literally / Njemend, Bukfalisht, fizikisht (varesisht nga konteksti), ne kuptimin e mirefillte te fjales…etj..
4 June 2008 @ 12:42 am
Nuk e di pse bëhen kështu shqiptarët, por nuk më duket se shqiptarët në Maqedoni janë ndryshe nga ata në Shqipëri apo Kosovë. Duke patur parasysh incidentet që ndodhën në Shqipëri gjatë zgjedhjeve kur s’ka probleme pakicash (s’po përfill grekët) s’më duket edhe aq çudi me këto të maqedonisë.
Ata që i futen politikësh (dhe që ja dalin mbanë të mbijetojnë) janë të fortit. Zgjidhja është tek njerëzit. S’duhet të votojnë më për partitë që s’dijnë/s’duan të mbajnë të mirat kombëtare më lart se ato personale. Në një farë niveli edhe njerëzit mund të jenë duke votuar për të mira personale për vende pune (në Shqipëri është e qartë, në Maqedoni s’jam i sigurt se janë pakicë).
Një gjë është e sigurtë ama, na duhet të kemi më shumë informacion për çfarë ndodh në Mal të zi, Kosovë, Maqedoni. Nuk para ka shumë lajme të “zakonshme”, vetëm kur ndodh ndonjë gjë. Ma ha mendja se kjo ndodh ngaqë nuk ka shumë shqiptarë nga ato troje që të merren me peshkun pasi jam i sigurt që lajmet do të botoheshin.
4 June 2008 @ 12:43 am
Faleminderit
4 June 2008 @ 3:49 am
Thuani cfare te doni po Maqedonia po ja tregon vendin Greqise, e jo si politika jone qe e kane kthyer Shqiperine ne koloni greke.
Jo me larg se sot 140 ushtare grek qe po kalonin tranzit per ne Kosove jane kthyer mbrapsh ne kufirin Maqedoans, sepse nuk dispononin pashaporta. Derri do plumb thone nga anet e mia mesa duket Maqedonasit po na dalim me trima se ne Shqiptaret qe vetem per fjale me duket se jemi, edhe per te vrare njeri tejetrin.
Bravo Maqedonia ja vuni kufinin te thona grekeve, jo si ne qe greku po na hap varret e gjysherve po na shesin vaj frenash per vaj luledielli po na shpik vorio epiriote Gjergj Kastriotin po na e kthejn ne Jorgo Kastriotis e sa e sa degjenrime te tjera dhe politika jone vazhdon lepe peqe.
4 June 2008 @ 10:00 am
Tironsi, me larte thashe se poqese koalicioni qeveritar do te jete VMRO dhe PDSH, atehere Maqedonia do zhbehet. Kete e them me arsyen me te plote, pasiqe partia e Gruevskit jo qe njihet si parti nacionaliste, por parti probullgare. Keni parasysh ish kryeministrin e Maqedonise Lupço Georgievski i cili hoqi dore nga perkatesia e tij naciopnale maqedonase dhe pranoi se ne jemi bullgare dhe se shqiptareve u takon te bashkohen ne nje shtet te vetem.
Tjetra, nuk duhet harruar qe gjate luftes ose konfliktit (akoma nuk ka nje percaktim se cfare ne te vertete ndodhi me 2001) VMRO dhe Thaci u dakorduan qe ta ndajne Maqedonine deri ne Grupcin, fshat ne mes te Tetoves dhe Shkupit. Pra, Shkupi dhe Kumanova te mbeteshin nen Maqedoni. Por kjo deshtoi pas kembenguljes te disa me te mencurve ne PDSH dhe krahut te luftes qe atebote e udhehiqte komandanti Ali Ahmeti
4 June 2008 @ 1:35 pm
Buli3go, edhe une jam nga Maqedonia dhe e njoh situaten atje ne hollesi. Me duhet te te them se je shume i nje anshem, ashtu si qe eshte Alsat apo Lajm (ne anen tende), apo Koha dhe RTVM ne anen tjeter. Ja disa fakte qe nuk i permend aspak:
Ligjin e flamurit e zhberi gjykata kushtetuese e cila eshte nen kontrollin e Cervenkovskit, ky i fundit ish partner i Ali Ahmetit dhe kryetar i LSDM-se de facto, se de jure eshte tjeterkush.
Marreveshja e Ohrid u desht te implementohet pikerisht pas luftes, ne ato 4 vite qe ishte ne qeveri BDI dhe faji u bie ketyre me shume per mosimplmentimin e asaj marreveshjeje.
Gjithashtu deshta te ta perkujtoj se BDI ka 13 deputete, aq sa ka PDSH dhe se fituesi do te percaktohet pasi te perseriten zgjedhjet ne disa vendvotime.
Gjithashtu parregullesi ne zgjedhje ka nga te dy kampet. Ne Kercove kuptove se kane votuar 93% e popullates, qe eshte e pakuptueshme, ku ne nivel Republikan perqindja nuk kalon 50-ten.
Te te them shkurt, ashtu si mendon ti per PDSH-ne, po te ndalesh pak me hollesisht do te kuptosh pse une mendoj njejte edhe per BDI-ne.
4 June 2008 @ 1:57 pm
Beni, nese shpreh indinjaten ndaj Thacit, nuk do t ethote se jam i njeanshem dhe po ia mbaj krahun BDI-se.
BDI thote se PDSH ka vjedhur votat. Del PDSH dhe thote se BDI-ja ka vjedhur votat. Dhe c’eshte me interesantja une te dyjave u besoj. Ne kete rast asnjera as tjetra nuk genjejne.
Pra, mua me prek ajo qe u festua krah per krah me hasmin. Si do te ndiheshe ti poqese do te qelloje ne ate mes dhe te degjosh nga njerezit e PDSH te thone “ata” per BDI-ne dhe “ne” per VMRO-ne. O burre, “ne” jemi te gjithe shqiptaret dhe nuk duhet te lejojme qe te na neperkembe shkau.
4 June 2008 @ 1:58 pm
Per te tjeret, as mos e mendoni opsionin e bashkimit te shqiptereve ne Maqedoni. Neve na udheheqin mafioze te cilet nuk ngopen asnjehere. Menduh Thaci, nje njeri jashtezakonisht i afte dhe nje politikan qe e ngre interesin personal mbi gjithcka dhe Ali Ahmeti, nje politikan pa asnje aftesi (ju perkujtoj se nuk njeh asnje gjuhe te huaj, ndersa gjuhen shqipe e flet sikur ka shkuar deri ne klasen e 4), te cilin rastesia e pruri aty ku eshte. E filloj luften per clirim kombetar dhe tash mundohet te na INTEGROJE ne Maqedoni. Si ju duket kjo e fundit?
Nuk ke se c’pret nga keta dy kalores. Xhaferi ishte politikan i zoti, por nuk e lan te tjeret ti coje idete e veta deri ne fund. Tash duhet ti mbajme Aliun dhe Thacin. Ti gezojme per shume vjet
4 June 2008 @ 2:04 pm
PO shyqyr qe po bikeni dakort te dy bashke mo. Hajer jarebi, prej tani e mrapa
4 June 2008 @ 2:04 pm
Buli ,po partia BDSH qe kerkon per qender shkupin qe ka nji program te vertet decentralizimi.Kryetari esht taman i pergatitun ka mbaru shkoll te hajrit ne CH dhe flitte drejt e drejt.Me vjen keq qe nuk i dhat gja…
4 June 2008 @ 2:07 pm
BDSH eshte ajo qe eshte ndare nga PDSHja?
4 June 2008 @ 2:08 pm
Buli, te kuptoje plotesisht per kete te fundit. Vetem te lutem mos i pergjitheso gjerat. Anetare te PDSH-se dalin per te festuar ne Tetove, ngaqe e quajne Tetoven si zone te tyre ku kane fituar shume vota, ne anen tjeter anetare te VMRO-se dalin per te festuar ne tere Maqedonine, ngaqe kane fitaur 60 deputete. As njerin, as tjetrin nuk mund ta ndalesh qe te festoje, apo t’ua ndajshe zonat ku mund te festojne qe mos te duken bashke. Nga informatat qe mora, Menduh Thaci nuk kishte marre pjese ne kete “feste”. Pra kemi te bejme me individe, qe mund te jene 10, 20 apo 100, por qe nuk perfaqesojne as kryesine e PDSH-se, as ato 13 deputetet e tyre. Dhe te garantoj se nuk ka shqipetar qe thone “ne” per PDSH-VMRO dhe “ata” per BDI. Ashtu si nuk ka shqiptar qe thot “ne” per BDI-LSDM dhe “ata” per PDSH.
Gjithsesi, e kuptoj indinjaten tende per politiken ne MK. Dhe mendoj se zgjedhja per shqiptaret ne MK duhet te kerkohet jashte politikaneve.
Dikush kishte thene “politika eshte bere shume e rendesishme, prandaj nuk duhet me ta leme ne dore te poltikaneve”. Nuk e di kush e ka thene, por nuk ke se c’i shton me teper kesaj.
4 June 2008 @ 2:10 pm
Nejse mos u merzitni vllazen te maqedonis se USA e ka nji plan aty jam e sigurt.Zoti ju shtoft bani dashni e mos bani lufte si sllavet(perqindja e natalitetit te tyne ka arrit nivel te fazes perendimore…)Kshu qe copa e kekut do jet ma e madhe.Nje shtet i 3 shqiptar profilohet ne horizont…
4 June 2008 @ 2:16 pm
Kur Bardhyl Mahmuti u kthye nga Kosova (ishte ne partine e Hashim Thacit) per te vepruar politikisht ne Maqedoni iu bashkengjit partise se Thacit. Te gjithe ne shqiptaret e pritem si nje freski ne skenen politike, mirepo ai filloi “te vjelle” shume me goje kunder Ali Ahmetit. Pastaj u kap edhe me Menduh Thacin, keshtuqe nuk i mbeti alternative tjeter vetem se t ehape parti te veten. Sinqerisht kam shpresuar qe te fiton se paku 2 deputete, por ja qe ky i ngrati “nuk paska ditur” te vjedhe.
Finish, so mendon per qender Shkupin? Por Shkupi eshte qendra ore, c’flet ti? Gjithmone ka qene ashtu. Ja ajo qe tere kohen une flas, keta politikanet e skaduar kane improvizuar nje qender te re, qender klanore, dhe mu per kete pjeset tjera shqiptare si Shkupi e Kumanova gjithmone kane qene te lena pas dore.
4 June 2008 @ 2:18 pm
Nuk e di po ne albanur ke te dhana edhe 1 video per BDSH me pelqeu…
4 June 2008 @ 2:24 pm
Jo, une mund te te jap plot linqe per BDI dhe PDSH dhe nuk dyshoj se nuk do te te pelqejne.
4 June 2008 @ 2:49 pm
I kam pa da intervista edhe te ktyne qe po thu.Tan flasin mir po un nuk du me besu se jan anti-shqiptar thjesht un mendoj se:Kan menyra te ndryshme me arrit qellimin dhe shto rivalitetin kujt ti mbetet merita kshu qe kjo jep incidente…Pra ne si popull na mungon KOORDINACIONI.Me shum bashkepunim me shum zhvillim ekonomik dhe dihet qe pjesa shqiptare e maqedonis asht ma e pasun se e sllavave…Kur mundohesh me ja ba tjetrit gropen bjen vet mrenda…Shqipet kan ne dor sektorin privat dhe komunitet net-work jashta shtetit un njoh ne ch disa vllazen qe kan hap disa aktivitete ne gjenev.Ka perspektiv te hajn m… ata qe kerkojn me e vu ne drit te keqe si vater myslimansh etj.ATy JU DO MERRNI AT QI JU TAKON ase krejt se me te drejta te neprkamuna ne 2008 nuk jetohet le te plasin europjant..ata e din se PROBABILITETT A I MADH
4 June 2008 @ 2:52 pm
finish, Bardhyli ra nga provimi ende pa hyre ne provim. Ai deri sa ishte ne PDSH nuk la gje pa thene per BDI-ne dhe Aliun. Ne anen tjeter, kur PDSH e lragoi nga qeveria nje minister te tyre - Ilirian Beqirin (nip i Bardhyilit) filluan problemet e para dhe erdhi deri tek ndarja e tyre (Bardhyl-PDSH). Arsyeja kryesore pse u ndane, ishte kur u kuptua se pas Arber Xhaferit, ne krye te PDSH-se do te vije Thaci. Pra arsye karieriste.
Pastaj, sado i zoti te jete nje politikan i ri ne Maqedoni, ai shume veshtire e ka te fitoje te pakten 1 deputet, jo me shume. Ne Maqedoni, njerezit jane te dashuruar pas partive politike, Ai qe eshte BDI, eshte BDI perjete, dhe ai i PDSH-se gjithashtu. Kjo eshte per te te ardhur keq.
4 June 2008 @ 2:54 pm
Finish, Thaci me se shumti thirret ne patriotizem, por shifja veprat. Ne shikim eshte shume elegant dhe xhentelmen, por shifja veprat (e ke pare videon kur u rrahen ne parlament se si i bie me shkelm Aziz Pollozhanit?)
4 June 2008 @ 2:54 pm
Harova te shtoj dicka..
Tash pasi themeloi partine e tij, shpresonte te fitonte ndonje deputet qe te futej ne qeveri se bashku me BDI, me te cilen shenjat e dashurise vetem se kane filluar.
4 June 2008 @ 2:57 pm
Beni ketu e ke gabim. derisa ishte Arber Xhaferi ne krye te PDSH une jashtezakonisht pelqeja kete parti, ndersa me ardhjen e Vojvodes, blaaaak. dhe jo vetem une por shume shqiptare te tjere
4 June 2008 @ 3:12 pm
jo kam pa 1 video po jo at me shkelm…Edhe ne shqipni njashtu a o je PD O JE PS partit e vogla skan as 1 shanc.Gjithsese kshu a politika lojna ka te ne jan sh.te pandershme.Nejse fmit e mi sjan ata me i njoft un kshu mu duk mu masi i kishin shkru edhe disa letra perfaqsusve te larte per ti kerku DECENTRALIZIM federat si psh zvicrra (ai kish ba shkoll per shkenca politike ktu) pra te keni te drejta te plota si sllavt.Normal gjuha te jete jo e dyt po zyrtare dhe decentralizim financiar masi ndihmat e BE i mbanin kta bukuroshat ju kishin dhan vec 1 pjes ju e vet kishin majt 7…kjo ish ideja si fillim.Ishalla mir e ma mir per ju.Kur e kam mar vesh si ju kan trajtu edhe rrah ne vitet e lufts e tash ,me vjen me i zhduk.Urrejtja e tyne si len me pa interesin e vet masi nese sju mbajn ne pllamb te dors per te zez te vet e kan…Kaq kafsh jan.zoti vanon po nuk harron si per ks edhe per ju.
4 June 2008 @ 3:21 pm
Shqiptar eshte ky Aziz Pollozhani qe paska rraf Thaci? Na jepni ndonje link te videos ta shohim ju lutem
4 June 2008 @ 3:28 pm
http://youtube.com/watch?v=W50TumiCKGI
edhe shif se si zgerdhihet. ky e mban ndersa klyshi i tij Refet Elmazi i bie me kembe
4 June 2008 @ 4:29 pm
Nuk e di, është gjuha apo kjo spikerja që t’i çan veshët te videoja.
Flm çuna dhe goca për infot.
Shqipëria duhet të ndërhyjë e jo llafe. Lëre se ça thonë ata Tironso. Të dalë ndonjë i fortë e t’i heqë qafe po nuk deshën. Po burra të tillë nuk ka.
Orientimi tuaj të dashur vëllezër të Maqedonisë duhet të jetë i drejtuar në një vend. Ne duhet të krijojmë dy tre metropole të mëdha rreth asaj zone në kufi. Një mundësi është Pogradeci, pastaj Korça. Edhe Kosova të veprojë njëlloj.Të kemi më shumë shkëmbime studentësh, kulture, dije, studimesh universitare etj. Vetëm kështu do bëhemi bashkë me të vërtetë. Mgjse kemi fatin e keq të jemi të vorfën e të këputur përgjithësisht të gjitha zonat. Pak a shumë ku jetojnë shqiptarët në Ballkan janë lënë zonat më të varfëra…
4 June 2008 @ 5:08 pm
Halli eshte me ndodh ndryshimi shpejt o J, se dihet qe mbas ca kohesh shqiptaret do e kene ate shtet. Me ate ritem qe shtohemi ne, na morin te ligat sllavet.

Knoqem fare kur keta shkiejt me thone gjithe zili, Ju pillni si minjte
4 June 2008 @ 5:19 pm
Po duhet me heq atë Lubinë Sulën së pari se me hapdall të tillë nuk bëhet gjë.
eh mer Tirons…kur të ikë ai plako, sepse kam përshtypjen se do themi ku ishim e nuk e hoqëm më parë…
Një ministri të krijonin b()let për shqipot jashtë kufijve. Edhe këtu te peshku, brenda mundësive na hapni nje seksion të veçantë me lajme të përditshme nga trevat jashtë RSH. Ti njohim më mirë njerëzit.
4 June 2008 @ 5:21 pm
Për pjelljen: “Bomba në pelena”, “agresion demografik”. Kosova e gjitha ka formën e një djepi mer lal.
Ene më boni përshtypje er ti, dy metra burra ata e ziheshin aty ke videoja…turp.
17 June 2008 @ 10:34 am
oo pershendetje gjithve jam tetovar e dua me zemer pdsh edhe ska parti qe mund tja kaloj eshte i vetmi politikan MENDUH THACI e kam ne mahall ka te kryer shkolle e jo si aj ali ahmeti qe ska te kryer as shkolle edhe don me hij ne qeveri ke ne qeveri 4 vjet nuk punoi sen per shqiptaret por MENDUH THACI i cili per 16 muaj i regulloi gjitha gjerat punoi gjithacka posht tradhtaret e bdiiii-se