Videoklip: The White Stripes “Icky Thump”
Titulli i albumit më të fundit të duos së rockut alternativ The White Stripes, Icky thump përshkruan zhurmën që dëgjon ai që përplas kokën fort kur hidhet nga kamioni me gjithë plaçkat. Icky dmth e pështirë, thump është goditje, rrahje, zhurmë. Nëse dikush ka një version më të mirë se “zhurmë e ligë” është i/e lutur ta ofrojë. Se nuk ma mbuh mendjen.
Dhe në fakt po ta dëgjosh albumin e fundit duket sikur Xheku dhe Meg i janë rikthyer origjinës së tyre dhe atij tingulli që i bëri të famshëm. Ashtu sikur mund të dëgjohet në këtë këngë, The White Stripes bëjnë një retrozhvillim, duke treguar se sa janë pjekur dhe mjeshtëruar. Kjo dallohet nga tingulli origjinal, progresiv e megjithatë tërheqës, apo kur ndërrojnë ritëm disa herë gjatë kengës.
Përveç kësaj, edhe teksti i këngës është i këndshëm. E reja tjetër që ofrojnë The White Stripes kësaj here është edhe nxjerrja e albumit në versionin USB Drive 2.0. Versioni 512MB e përmban albumin e plotë në plformatin Apple Lossless. Ne dy versione, Xhek dhe Meg, 56 dollare secila dhe 99 dollare çift, jane bere gjithsej 3333 cope dhe shiten vetem nepermjet faqes se tyre te internetit qe eshte lidhur me lart.
Iiiiieee.
Zhurmë e ligë*
Kush do ta kishte menduar?
Ulur dehur në një kamion drejt Meksikës?
Ah mirë
Ç’ngordhalaq.
Ja mu bë një xhungë.
Se i rash radios me kokë.
Señorita kokëkuqe
Me çehre të vdekur
Edhi tha,
“Do krevat?”
në spanjisht.
Unë i thash, “Më bjer ca ujë
do këndoj nga gryka
skam nevojë për mikrofon.”
Zhurmë e ligë
Me një lëmsh në fyt
Kapa pallton
dhe shumë nervoz
isha gati të ikja!
Dhe betohem
përveç flokëve
Ajo kishte një sy të bardhë
një vështrim bosh
Shikonte lart e shtrirë atje
Mbi komodinë
pranë dorës së saj
Kishte një kallam sheqeri
Dioksid Karboni dhe diçka e çuditshme.
La La La La La La La
La La La La La La La
Amerikanë të bardhë? Çfarë?
S’kanë punë tjetër këta?
Pse nuk ikën vetë?
Edhe ti emigrant je
Kush po përdor kë?
Çfarë duhet të bëjmë?
Se, nuk mund të jesh edhe tutor
edhe prostitutë.
Zhurmë e ligë
i prangosur tek krevati
mi kanë vjedhur të gjitha
Pash vërdallë
Dhe s’kishte asnjeri
I mbetur vetëm
Mora një gur dhe i rash vetes
Dhe vajta në shtëpi dhe mësova
Si t’i fsheh gjurmët.
***
Iiiiieee.
Icky Thump
Who’da Thunk?
Sitting drunk on a wagon to Mexico?
Ah Well
What a Chump.
Well My Head Gotta Bump
When I Hit On The Radio
RedHead Senorita
Looking Dead
Came and Said,
“Need a Bed?”
En Espanol
I Said, “Gimme a Drink a Water
I’m Gonna ‘Sing Around the Collar’
And I Don’t Need a Microphone”
Icky Thump
With a Lump In My Throat
Grabbed My Coat
And I Was Freaking
I Was Ready To Go!
And I Swear
Besides The Hair
She Had: One White Eye
One Blank Stare
Lookin’ Up Lyin’ There.
On The Stand
Near Her Hand Was A Candy Cane.
Black Rum, Sugar Cane,
Dry Ice and Something Strange.
La La La La La La La
La La La La La La La
White Americans, What?
Nothing Better To Do?
Why Don’t You Kick Yourself Out
You’re An Immigrant Too
Who’s Using Who?
What Should We Do?
Well, You Can’t Be A Pimp And
A Protitute Too.
Icky Thump
Handcuffed To A Bunk
Robbed Blind
Looked Around
And There Was Nobody Else
Left Alone
I Hit Myself With A Stone
Went Home And Learned How
To Clean Up After Myself.


30 Qershor 2007 @ 3:45 pm
i dhe ca dit dhe do ti shoh ne koncert ne NY. YAY
30 Qershor 2007 @ 5:23 pm
zhurme e çfryre.
30 Qershor 2007 @ 10:53 pm
Bert, po degjuan te gjith Michael Bolton behet pak si monotone
1 Korrik 2007 @ 9:29 am
1 Korrik 2007 @ 7:13 pm
Gjeja qe me pelqen me shume nga White Stripes eshte se si ata jane te dedikuar per zhvillim e infrastruktures ne Shqiperi, si dhe perkrahes te pavaresise se Kosoves!
1 Korrik 2007 @ 7:56 pm
Harrove shtimin e buxhetit per arsimin e larte dhe pas universitar neper rrethe
1 Korrik 2007 @ 10:13 pm
ose.. ok… Blend, gabim mos e bej me
…
2 Korrik 2007 @ 8:54 am
Good one Blendi!
Yeah, this Finnish duo rocks
Kujt i kujtohet Seven Nation Army para 5-6 vjeteve?
3 Korrik 2007 @ 4:12 pm
Kenga dhe rryma e muzikes dukej si diçka e lodhur, si vete jeta amerikane, ku njerzit nisen heret per pune dhe kthehen te lodhur ne darke.
5 Korrik 2007 @ 8:24 pm
aksidental me ke vdek me ate punen e Boltonit:))
Blendi rrofsh per infon stellar!