Videoklip: Kosovën për një palë atlete
A munde te jete thyerja dhe vjedhja e dyqaneve nje akt patriotik?
Dy gra qe moren pjese ne demostratat e protestes kunder pavaresise se Kosoves mendojne se po. Nje video-clip qe gjendet tani ne internet -i titulluar “Kosoven per nje pale atlete”- tregon dy vajza te reja qe shkojne nga nje dyqan ne tjetrin me krahet e mbushur me gjera qe po i grabisin. Ato hedhin nje bluze per te marre nje kuti me cokollata e keshtu me rradhe. Filmimi i bere me celular u postua te premten tek YouTube dhe u be nje hit i menjehershem, duke shkaktuar nje lume komentesh ne bloget dhe forumet lokale.
Te dy grate, te cuditura nga fama e tyre e papritur, kontaktuan vete nje stacion tv lokal per te treguar anen e tyre te historise.
“Ne erdhem ne Beograd qe te mbronim Kosoven” thote njera prej tyre ne televizionin B92 , me fytyren te nxjerre jashte fokusi qe te mos identifikohet, por qe thote se quhet Maja. “Ne filluam te grabisim kur pame se te gjithe po benin te njejten gje”.
Protesta ne Beograd duhet te mbaronte ne fund te mitingut qe terhoqi ne Beograd rreth 150.000 njerez. Grupe huliganesh sulmuan fillimisht Ambasaden amerikane dhe disa ambasada te tjera perendimore, ne nje shperthim zemerimi nacionalist kunder shteteve qe njohen pavaresine e Kosoves. Por ato vazhduamn me vone duke thyer dhe grabitur dyqanet ne zonen tregetare te kryeqytetit.
Video tregon dy vajzat qe shkojne duke vjedhur dyqan pas dyqani.
“Ne vodhem sepse jemi te varfer, jo sepse jemi te pasur” thote Maja.
Prokurori i Serbise kerkoi te shtunen qe shteti te arrestonte huliganet dhe grabitesit. Yjet e YouTube thane se ” ne do ti vuajme pasojat nese do te na kerkohet”.
“Eshte pak si shume qe te leshojne nje urdher arresti per ne – a thua sikur kemi vrare njeri,” thote Jovana per B92. “Ky shtet eshte ne kaos.”
Peshku Fluturues


24 February 2008 @ 5:55 pm
Mire rrobat dhe kepucet, se jane te domosdoshme, po revista pse ju duhej
24 February 2008 @ 6:07 pm
Periudhe ulje cmimesh ne Beograd! Likuidim total! Gjithcka me 0%!
Ketij i them une, shpirt patriotik.
Nqs. do ta pershkruaja Serbine e sotme (ndoshta edhe te djeshmen) me tituj filmash do te citoja: “Dr. Strangelove or: How I Learned to Stop Worrying and Love the Bomb”, “Shining” dhe “Clockwork Orange”.
Qe te tre te te preferuarit tim, Kubrick.
24 February 2008 @ 7:19 pm
hah…..Tani vertet po e kuptoj se “Historia e serbise lindi ne kosove
” haahha……………….80% e protestuesve as qe e dinin se ku bie kosova.
24 February 2008 @ 7:19 pm
LOL. Kte videon e kam pare ne nje nga edicionet e lajmeve te RAI -it diten kur Italia njohu zyrtarisht pavaresine e Kosoves.
…te mbulonin te pakten fytyren kur filmoheshin…
p.s. http://www.youtube.com/watch?v=5ialU55Awas&feature=related
24 February 2008 @ 7:44 pm
Me kujtoj ‘90 ku demokracia u shkembye per nje pale kepuce apo ‘97 ku revolucioni u shkemby per nje kallac apo arke me domate
Nuk dua te them se ngjarja nuk ka rendesi politike per ne shqiptaret. Per te fituar disa pike politike por ama mos harojme se si gjykojme ne dhe bota sot Serbet po keshtu na kane gjykuar ne serbet dhe bota ne ‘90 dhe ‘97. Sa per kujtoese kjo per ata qe ne disa tema te tjera kane mbrotjur djegiet dhe shkaterime te ‘90 dhe te ‘97.
Besoj se duhet te na behen mesim per gjarjet e ardheshme se cfare u be u be ne 90 dhe 97 dhe nuk cbehet me por ne te ardhmen te kemi parasysh keto pamjet e atleteve serbe.
24 February 2008 @ 8:06 pm
Ja dhe “filli i kuq” qe na mungonte.
24 February 2008 @ 8:24 pm
E di qe dhemb por mendoj se te ben mire. Thone se druri ka dale nga xheneti
24 February 2008 @ 10:09 pm
Jo mor Toko, s’ka ndonje gje per te dhemb, por je bere i bezdisur si krimbi i dhemballes me keto muhabete ku ja fut kot me kot si kau peles.
Ne 90′ demokracia nuk u shkembye per nje pale atlete,se atlete s’kishte ne dyqane ne ate kohe, por njerezit filluan te thyenin dyqanet pasi Ylli Bufi doli ne TVSH e tha qe kane rezerva gruri sa per te ngrene 6 dite buke.
Ne 97′ populli u ngrit kunder qeverise dhe fillimisht thyen depot e armeve, e bankat e pastaj, sic eshte fare normale ne situatat kur shteti shkermoqet, plasi edhe kriminaliteti.
Sidoqofte ne te dyja rastet ishin kryengritje antiqeveritare, me tendencat e luftes civile. Kurse ne Beograd, me mbeshtetjen e qeverise dhe nga grupe ultra-patriote e nacionaliste u organizua nje miting paqesor, ne mbeshtetje te qeverise, kunder pjeses tjeter te botes. Presupozohet se ne kete miting duhet te merrnin pjese qytetaret shembullore e patriote, qe ishin gati te beheshin theror per qeverine e Serbine, ndaj dhe grabitja ne kete rast ishte me shume se ironike.
E nese as kaq nuk arrin ta kuptosh, atehere as ja vlen te merresh fare me ty, se e shoh qe megjithese te shqelmojne nga te gjitha anet kur futesh ne diskutim, prape kthehesh mbrapa me durim e i pervuajtur, mu si ai gomari qe e ka vendosur qe o do e haje ate gjembacin qe ka mbire anes deres se oborrit, o ra e vdiq.
24 February 2008 @ 10:43 pm
Mire e thote Peshku….toko e morrem vesh. S’ka nevoje ta perseritesh ne cdo postim qe ben. Merr nje dite pushim…
Sa here shikoni dicka ju…te njeten gje thone…”me kujton…”. Edhe Nigerine a ku dreqi plasi keq ne Afrike nuk e lat rehat…vetem krahasime me Shqiperine dini te beni. Mjaft se e morrem vesh…
25 February 2008 @ 1:59 am
Peshku pa uje,
Toko ka te drejte, para se te gjykosh te tjeret, eshte mire te shikosh nje here veten ne pasqyte, vetem ashtu mund te japesh nje gjykim te drejte. Toko nuk mbron serbet, se ai eshte akt qe flet vet, por te tilla ka ne tere boten ne Amerike kemi pare si thyen e grabiten dyqanet dhe ne vendet me te qyteteruara. Por ne me shume na djeg vetvetja, pra duke pare te tjeret te kuptojme se ckemi bere qe te mos e bejme me. Ky debat eshte dhe nuk ka asnje arsye per tu revoltuar. Mire 97, por 98-ta qe u dogj kryeministria, parlamenti, nderkohe qe u bastisen dyqanet. Nuk kemi pse te justifikohemi per ato qe kemi bere si popull dhe mos harroni se CNN, BBC dhe shume stacione te botes i fillonin dhe mbaronin lajmet me shkaterrimet qe benim ne. Une kam vene re qe Toko flet ne menyre te kujdeshshme dhe jo kot. Te jemi me shume kritik per veten, se kemi shume per te bere. Sa per ata qe kane qene ne qeveri dhe jani tani, mos u qederosni, atyre punet u shkojne fjolle ne digjen ose jo godinet, nese vidhen ose jo dyqanet.
Ajo qe ka karakterizuar dhe karakterizon serbet dhe vlen per tu theksuar me te madhe eshte shtazeria qe kane treguar ndaj shqiptareve por dhe ndaj boshnjakeve e kroateve. Ketu vlen te shkruash pa fund.
25 February 2008 @ 2:18 am
Ato vajzat serbe kishin than: Kur 300,000 protestuas nisen të vjedhin, atëherë vëndosem edhe ne të vjedhim”. Pra nuk than kur të gjithë vjedhnin, se ajo mund të nënkuptohet si disa apo një grup, por e thanë 300,000 taman aq sa mediat serbe thojshin se ka protestues.
25 February 2008 @ 2:41 am
a dini ju se çfar opinioni kanë shumica e serbeve/malazezeve per shqipëtarët dhe shqipërine!? ata shqipëtarët i përshkruajnë si kafsh!
Kurse pjesa e madhe e shqipëtarëve në Shqipëri, serbet/malazezet i shofin si njerëz me kulturë dhe të emancipuar.
25 February 2008 @ 2:56 am
Terhiqem ivezaj. E shof qe e dike serbishten me mire se une
25 February 2008 @ 5:00 am
PF Qenke kthyer perseri ne origjine. Dikur ke thene se deshe te beheshe modern jo te jetoje ne token qe mban ere te qelbur gjak. tani qenke bere perseri ai i meparshimi Mire se erdhe
Apo mos valle vetem per Janullatosin bie ere gjak te qelbur kjo toke per Serbet nuk bie????
Sa per te tjerat une komentoj per ata qe duan te degjojne dhe jo per ata qe nuk duan te degjojne. Ata qe nuk duan te degjojne nuk duan as te ndryshojne ata mbeten revolucionare thyeres dyqanesh, qofte kjo ne mbrotje apo kunder qeverise
25 February 2008 @ 6:42 am
Toko toko…qellimi i kti artikulli nuk eshte qe te thote “shikoni c’bejne Serbet…cfar kafshesh”.
Ne te gjitha vendet e botes…edhe ne “maje te Amerikes”…kur ndothin trazira te tilla njerzit fillojne e vjedhin. Atje ku mungon ligji…gjithnje ashtu ndodh. Prandaj eshte e PA NEVOJSHME nje krahasim me Shqiperine…se me sa kuptoj une…ju i beni kto lloj krahasimesh te kota e te boshta per te treguar qe “shikoni dhe ne Shqiptaret jemi kafshe”. Jo nuk jemi…e nuk jane as ata ne Nigeri dhe as Serbet. CDO POPULL…sado i pasur…ne mungese te ligjit degjeneron ne ate nivel. Ajo qe ndodhi ne Shqiperi ndodhi per aresye te ndryshme qe s’kemi pse i futemi ne kte teme…po ashtu edhe ne Serbi.
Problemi qendron se ti toko…ti me shume se te tjeret…ke nje mendim ne mendje qe ne Shqiptaret jemi te prapambetur dhe mendon se ngjarjet e 90es, 97es apo 98es ndodhin vetem ne Shqiperi dhe ne vende “te prapambetura”. CUDITESH ne maksimum me ato ngjarje dhe me sjelljen e njerzve…dhe ke shume qef te na krahasosh ne cdo moment me te pa-breket e Afrikes.
Eshte teper e TEPRUAR ky mentalitet dhe sjelljet e tua ne CDO POSTIM. E morrem vesh dhe s’ka njeri qe te mos i kujtoj ngjarjet e 90es, 97es dhe 98es. Nuk kemi nevoje te na i kujtosh ti ne cdo moment. Aq me pak nuk ka nevoje ti kujtosh ne kte teme…se tema nuk eshte per te degreduar Serbet…ne krahasim me ne Shqiptaret qe jemi me mire.
Me teper tema eshte per te trguar se CFAR NDODH ne Beograd…dicka qe ndodh dhe ka ndodhur KUDO ne bote ne kondita te tilla. Kur ne “maj te Amerikes” njerzit vidhnin e vrisnin e perdhunonin si te marre ne New Orleans…kjo tregon vetem tiparet njerzore te qenjes tone…qe ne mungese te ligjit…cdo njeri degjenerohet.
Ok?? Nuk po i ve njeri ktu qe te ne a bej te ndjehemi mire per veten tone. Bile i veme ktu qe dhe ju te tjeret qe habiteni kaq shume me specien Shqiptare te kuptoni…se ne s;jemi ndryshe nga te tjeret…edhe te modernizumit ne kozmopolin e Beogradid (prostitutat)…sillen si ne.
Dhe duhet te kuptosh dicka…ka kohe dhe momente per cdo gje. KY nuk eshte momenti qe ti te na sjllesh krahasime te kota me Vetvendosjen dhe me 97en ne Shqiperi…ashtu sic bere tek tema e protestave ne Beograd. Vjen nje kohe kur duhet te mbash nje qendrim…nje qendrim me kombin tend …edhe sikur ky qendrim ne thelb te jet i gabuar. Ky eshte pikerisht ai moment…Ky nuk eshte moment qe te sjellesh simpati per Serbet, apo degredime per Shqiptaret…apo ti futesh temave te kota te 97es. Ky eshte moment ku Serbet po degredohen dhe ku Shqiptaret po dalin te fituar dhe ne maje.
Ta gezojme te pakten kte moment…pa patur nevoje qe postimi tend I PARE rreth Kosoves te ishte “edhe Vetvendosja dogji makina te UNMIK-ut”. Falemnderit qe na i kujton Vetvendosjen vella…dhe falemnderit qe na krahason ne menyre kaq te shplare me Serbet huligan, nacilanista e barbar qe dolen ne Beograd e ne Mitrovice.
25 February 2008 @ 7:43 am
Te njejten gje mbaj mend ne Elbasan ne 1992. Protestohej kunder Ramiz Alise dhe vidheshin dyqanet me atlete. Nga zelli i madh njerezit perfunduan me dy te majta, ose me numra te ndryshem.
Njerezit jane njesoj ne gjithe bote. Dhe amerikanet ne New Orleans ne momente tragjedie ju versulen supermerkatove…
25 February 2008 @ 10:12 am
Ej me ndihmoni me linkun perkates ju lutem!
Traummädchen ,
me duket se paske ngaterru vidoe se aty duket vetem Tadic qe gjoja flet.
25 February 2008 @ 10:30 am
Lere se e gjeta, shume e papame!
:D
Keta po qe jane hajdute me eksperience, nga kisha direkt tu vjedhe dyqane! Ehhh ca te bo bekimi i Papuse, hapet dyert e dyqaneve pernjehere.
25 February 2008 @ 2:22 pm
Grupi
E lexova tere komentin dhe me vjen keq qe nuk ke kuptuar azge na komenti im
Une nuk i drejtohem aritkullit, as qellimit te tij une i drejtohem ketu dikujt qe tha
…Periudhe ulje cmimesh ne Beograd! Likuidim total! Gjithcka me 0%!
Ketij i them une, shpirt patriotik……
ose
…Tani vertet po e kuptoj se “Historia e serbise lindi ne kosove..
Pra ka njerez dhe jo ju apo PF por te tjere qe mendojne se demostrata Serbe ishte nje demostrim hajdutesh, ne kete anallogji une do te thoja se edhe demostrimet tona ishin njesoj.
Pra i dashur grupi une mendoj se keta qe kane bere keto komente jane me kulture, jane ajka e kombit tone, dhe kur ajka mendon keshtu si do te mendoj populli i thjeshte ata qe vejdhin? Eshte e drejte qe cdo komb ka llumin e tij, por ky llum nuk ngaterohet me ajken ne asnje vend te botes se zhvilluar sic ngaterohet tek ne, tek serbet apo vendet e tjera te Maxhypistanit. Me shqeteson fakti qe ne nuk jemi si vendet e zhvilluara dhe mendoj se duke komenutar ketu mund te ndryshoj pak nga ky mentalitet ( Mund te lexosh per mentalitetin tone ne temat per 97 revolucionin apo anarkine e atij viti) dhe aspak qellimi im nuk ishte te bej krahasim se ne jemi keshtu dhe ata jane keshtu
Pra i dashur une pajtohem plotesisht me ato qe thoni ju por mendoj se qellimi tuja dhe timi jane krejt ndryshe
25 February 2008 @ 2:25 pm
Ah se harova Grupi lexo keomet te ajo e Braces
“Mos paguani se jemi kunder qeverise”. Njesoj si te thuash vidhni shakteroni prishini se jemi kunder qeverise, nessoj si te thuash vidhni se jemi kunder pavarsise se Kosoves. E kupton tani ku e kam hallin? Uroj qe po
25 February 2008 @ 5:00 pm
toko degjoi shoket se te duan te miren. je bere i palexueshem!!!! S’ka rendesi nese eshte teme nga Antarktida apo kenia, ti or dajo vetem per te zezat e shqiptareve di dhe do te flasesh. Je Out!
25 February 2008 @ 5:15 pm
Padyshiiim!!
Ajo qe tha Capitan Planet me siper…s’kam c’te them me.
25 February 2008 @ 5:31 pm
Ha-ha-ha!
Sa mu bo’ qejfi kur i pashe keto zdralet duke vjedh patika!
Se na chane bythen me ate oren e Bushit!
25 February 2008 @ 5:52 pm
Ai tatuazhi dilte vetem kalimthi, me i ven shum strategjik…. ene s’u merrte vesh me cer teme ishte…

25 February 2008 @ 6:17 pm
PF
kam qesh me lot morr burr, pikes i ke rene edhe ti edhe Grupi.
Aman mor Toko po si ka mundesi qe çfaredo teme te jete,ti po te njejtin mendim do thuash…Dhe mjaft e nenvleftesove kaq veten, se s’jemi hiç me poshte se popullsite e tjera biles jemi shume me gjakftohte dhe te arsyeshem. Njesoj do te ndodhte edhe ketu ne mes te Amerikes nqs shteti do te shperbeheshe, atehere çdo te thoshe per “qytetaret e Amerikes??
25 February 2008 @ 11:35 pm
Lule. Rofsh per komentin. Bile desha te te them dicka tjeter. Ne 97′ nje miku im gazetar nga Nju Jorku erdhi ne Shqiperi per te mbuluar ngjarjet. Asgje e jashtezakonshme sepse ai kete pune bente, por kete sherbim e kishte kerkuar jashte rradhes se s’kishte qene ndonjehere ne Shqiperi dhe donte te shihte c’behej. “Para se te nisesha”, me tha, “nje shoku im qe e mori vesh qe po e krruaja vete me tha: Ti mos gje qe idiot. Nuk e sheh qe atje vriten njerez ne rruge dhe qe eshte mund ta hash plumbin kot ne mes te rruges dhe eshte vend i rrezikshem?
Dhe une me tha Tom iu pergjigja me nje pyetje: “Me i rrezikshem se New York downtown te shtunen mbrema?”
26 February 2008 @ 12:13 am
une nuk kapa dicka. keto vajzat ishin serbe apo shqiptare?
26 February 2008 @ 12:21 am
Një barsaletë e vocërr, (çdo lidhje e të cilës me peshqit parafolës është krejt e rastësishme):
Një student i biologjisë futet në provim. Kish mësuar vetëm leksionin mbi pleshtin. Tërheq pyetjen dhe i bie “Delja”. E fillon të flasë:
-Delja është kafshë shtëpiake, katërkëmbëshe, trupin e ka të mbuluar me lesh. Meqenëse ka lesh, ka dhe pleshta.- Dhe që aty fillon të llafosë për pleshtin me gjithë hollësitë e mundshme.
-Ok, i thotë profesori, po të jap një pyetje tjetër. Dhe i jep “Dhinë”.
E fillon studenti:
- Dhia është gjitar që gjëndet në gjendje të egër ose shtëpiake. Ka katër këmbë dhe trupin të mbuluar me lesh. Meqenëse ka lesh, zë dhe pleshta. Dhe vazhdoi studenti me detajet mbi anatominë dhe gjallimin e pleshtit.
- Stop, i tha profesori. Dhe vendosi t’i jepte një kafshë pa lesh, që të mos dëgjonte më për pleshtin. Kështu, i dha pyetjen mbi peshkun. E të filloi studenti:
-Peshku është vertebror ujor me gjak të ftohtë. Peshku e ka trupin të mbuluar me luspa. Por po ta kish pasë të mbuluar me lesh, do zinte pleshta… Dhe vazhdoi me pleshtin…
Dhe profesori plasi nga marazi…:)
Po që të vijmë në temë, titulli i prurjes është shumë i bukur. Restoja është e trishtë…
26 February 2008 @ 12:27 am
krypton,

Vajzat jane Serbe..Eshte protesta ne Beograd kundra Kosoves.. Si mund te jene shqiptare???
Kete videon e kam pare dhe i kam leshuar nja ca kunja ne youtube..
Po pastaj se ka ndodhe dhe ne Shqiperi kjo gje?? Edhe ne Kaliforni ka ndodhe.. Edhe ketu ne Angli…Po pastaj c’fare???
Meqe jane Serbe nuk duhet te qeshim dhe te tallemi me ta??
Nuk ishin kaq te ndjeshem me ne ata as me 90, as me 97, edhe as me 99…
Une them qe Mcdonalds per gjynah tu jape nga nje beef_burger falas se kishin vdeke per te ngrene Huliganet e Beogradit..
Race muti c’fare pret tjeter…
26 February 2008 @ 12:32 am
akull-naja,

hahahaahhah..
Megjithate akull_naja qe ta marresh veshe ti edhe akulli po te kishte lesh do kishte pleshta..
26 February 2008 @ 1:02 am
hahahahahahha Aklli mi dreq
26 February 2008 @ 2:59 am
PF ke te drejte futem me durim gomari. Por jo per ju por me shprese se dikush do te me degjoj me qellim qe ju qe nuk degjoni te mbeteni te paket dhe te mos keni fuqi te beni e 97ta te tjera. Qe te mendoni si njerez te civilizuar dhe jo sikur vini nga Maxhypiskani. Ja vetem kaq.
Grupi dhe te tjere me ben te besoj se keni shkruajtur komentet tuaja para se te lexonit komentin tim te fundit ne te kunder nuk dua te besoj se ju ka djegur kaq shume komenti sa te leshoheshit keshtu.
Nejse Naten
26 February 2008 @ 2:23 pm
Akull e bukur kjo e pleshtit e kam degjuar edhe une. Por une mendoj se eshte pleshti ( mentaliteti yne) shaktari i tere te keqiave tona. Eshte ky plesht i fshehur nen pantallonat bluxhinse te moderinit, nen shjakun e malsorit apo nen kostunin e qeveritarit qe na ben te kruahemi ( te veprojme sic veprojme ne sot) tere diten. Pranadaj une studenti qe nuk di gje tjeter vec punes se pleshtit nga do e kthej muahabtin tek pleshti. Mendoj se duke e permendur shume shume here, si ai hekuri qe rihet e rihet me cekan mbase do te ndryshojme forme. ShHpesh behem i merzitshem por mendoj se ka efekt. DiIcka mbetet ne mendje. Dhe me shume kjo tregohet kur te tjeret nuk te argumentojne te kunderten por shajne Kjo tregon se ata e kane kuptuar se une kam te drejte por nuk duan ta pranojne ne publik. Ska gje qellimi im nuk eshte te dal fitimtar ne debate por te bej njerezit te kuptojne ku e kane te keqen.
Kam te drejte ???? mbase jo prandaj jane debatet dh nese behem i merzitshem atehere per ata qe merziten nuk i lexojne komentet e mia dhe perpasoje heshtin, Pergjigja do te thote se ata i lexojne dhe une nuk jam bere akoma kaq i merzitshem.
26 February 2008 @ 2:28 pm
toko, secili “pleshtin” e vet, thotë frëngu.:)
të përshëndes!
26 February 2008 @ 2:59 pm
toko qe e ke prishur muhabetin e ke prishur
26 February 2008 @ 4:47 pm
Per inatin tend do ta bejme prap!!
26 February 2008 @ 6:40 pm
Toko po pse te duket vetja ty profesori dhe ne te tjeret nxenesit????
Ato qe thua ti jane aq te qarta per te gjithe jo vetem per ne te peshkut ketu por edhe per ata jashte tij. Ata pushtetaret qe do ti tu “mbushesh mennjen” i dine edhe me mire se ty ato pune, po ka interesa te tjera qe per ata jane shume me te rendesishme.
Po te kisha une ty baba vetem nga perseritjet monotone do me ngriheshin nervat dhe do te beja te kunderten…Shembulli me i mire eshte jo ai i llafeve por i veprimit…..qe pastaj te tjeret te kene mundesi te referohen shume me kollaj…
I feel for your kids…..
26 February 2008 @ 8:34 pm
Lule…lol shpresoj ti kesh thene me shaka…se shume po i bie ne qaf tokos se shkret. Ne me shaka e kemi me tokon…
LOL…prandaj thash per inat te tij do ta bejme 97en prap!
26 February 2008 @ 9:16 pm
E mo grupi, shakaja 1/2 e te vertetes mo. Thjesht i bera nje çike me te qarte se si mund te ndjehemi kur nje njeri na perserit po te njetat llafe pa dhene vete ndonje kontribut me vepra. Ja tani s’po e zgjas më, se besoj se Toko e kupton qe ishte nje krahasim ne vija te trasha…
27 February 2008 @ 3:15 pm
Ja dhe nje video tjeter…ksaj rradhe Kosova per kompjuter
http://www.youtube.com/watch?v=6l6hJv8Cxe4
27 February 2008 @ 4:00 pm
Grupi kjo videoja qe sapo solle nuk e di pse me kujtoi ca skena te “i am legend ” me will smith…qenka akoma me ´´mbreselenese´´se e ajo me atletet.