Videoklip: E bën dot këtë piloti yt?
131 pasagjerët e ktij Airbus SAS320 të Lufthansës janë pa asnjë dyshim njerëz me shuuuumë fat, u qëlloi një pilot i shkëlqyer. Kur avioni kapet në rryma ere shumë të forta zbritja në Hamburg gati përfundon në katastrofë. Krahu i majtë i avionit gërvisht asfaltin, piloti aborton zbritjen dhe e ul avionin me sukses herës së dytë. Lufthansa deklaroi sot qe edhe avioni është mirë me shëndet dhe është rivënë në përdorim.


4 Mars 2008 @ 6:34 am
dude… nese krahu i nje avioni me 131 veta gervish asfaltin, sth went terribly wrong. car piloti flet ti?
4 Mars 2008 @ 8:08 am
Gjate uljes ra nen nje presion te fuqishem te eres gje qe solli anomali te forta gjate uljes. Kjo nuk del ne njoftimin e vene me siper. Pra ne ato kushte ekstreme atmosferike piloti tregoi aftesi te jashtezakonshme drejtimi. Pilot i lufthanses asgje me teper!!
4 Mars 2008 @ 10:01 am
Manover dhe zotesi e shkelqyeshme e pilotit te Lufthansa. Pavaresisht se pilotet e Lufthansas perzgjidhen dhe i ushtrohen nje trajnimi shume te rrepte dhe te vazhdueshem dhe situata te tilla trajnohen shume shpesh ne simulacione, perseri eshte tjeter gje kur te ndodh me nje avion te vertete dhe kur ne vend te sinjalit te kuq “you´re crashed” te shfaqet vdekja ne te vertete. Te duhen nerva te celikta, qe te ruash qetesine dhe te marresh vendimet e duhura ne momente decizive.
Une per vete nuk do te doja te isha ne nje avion ne nje situate te tille, dhe aq me teper ne nje avion te ndonje shoqerie ajrore pak te sigurte si psh Albanian Airlines. Jane keto momente qe te bejne te mendosh qe nje fluturim eshte dicka me teper sesa te shkosh nga A-ja ne B.
4 Mars 2008 @ 2:01 pm
Vertet pilotet e Lufthanses treguan aftesi.
Duket se frynte ere e forte nga ana e djathte dhe ne pamundesi te korigjoje drejtimin me heren e pare,pilotet bene proven e dyte me sukses.
Mos haroni se pilotet shqiptare kane qene me te miret ne bote.
Ne aerodromin e Gjadrit kishte shpesh ere te furishme dhe pilotet tane ishin aftesuar te uleshin normal.
4 Mars 2008 @ 2:38 pm
Nuk dua te bej polemike me Arbenin, por kjo: pilotet shqiptare kane qene me te miret ne bote, eshte njesoj si legjendat shqiptaret jane shoferet me te zote, jane minatoret me te zote, jane ushtaraket me te mire ne bote, jane……………
A nuk vjen kjo me teper nga nje vetemburrje e pabazuar nacionaliste, sesa nga faktet dhe realiteti?
Kush eshte ai, i cili, pa u semurur nga efektet anesore te nacionalizmit dhe patriotizmit, te thote me gojen plot, qe, po, une kam deshire te gjendem ne nje situate te tille, ne nje avion te Albanian Airlines?
4 Mars 2008 @ 2:51 pm
urime pilotit per aftesine dhe bonsensin qe te ngrihej prape. Meqe vete i kam patur vdekje fluturimet me avion, kam bere shume research per te kuptuar disa nga vecorite dhe aftesite e aeroplanit per t`u shpetuar katastrofave si rrjedhoje e kushteve atmosferike. Zakonisht, ne ulje ndodh qe crosswinds, ererat qe e rrahin aeroplanin nga anet, jane shume te forta, dhe gjeja e pare qe piloti ben, eshte t`u afrohet ne nje kend qe tja mpake efektin atyre. Ne rastin specifik me lart, keto crosswinds arriten 150 km ne ore shpejtesi, gje e pazakonte; sikur te kishin qene me te ngadalta, piloti ndoshta do kishte arritur ta ulte avionin me sukses, (keto lloj uljesh ishin gje e perditshme ne aeroportin e Hong Kongut, derisa bene te riun ne nje vend me te pershtatshem), sidoqofte, gjithcka mbaroi ne rregull. All`s well that ends well.
4 Mars 2008 @ 4:13 pm
E pashe videon dhe vertet piloti ka bere nje ulje spektakolare. Krahet e nje avioni jane te mbushur plot me karburant dhe nje ulje e gabuar ne krah me pak kend te pjerret sjell katastrofe: avionit i keputen karrelat nga ferkimi i madh dhe pesha vetem ne karrelat e njeres ane, bie ne krah, krahu keputet, derdhet karburanti, shperthejne shkendijat nga ferkimi i forte me pisten, merr flak karburanti menjehere …..dhe gjithcka perfundon.
Pilote te mire nuk kane qene ata shqiptare, megjithese kane bere sakrifica shume te medha duke patur 32 humbje ne aviacionin shqiptar. Pilotet me te mire jane ata qe bejne me shume praktike, pra ata amerikane, izraelite etj. Pilotet me te mire te linjave pasagjere pastaj jane ata qe me pare kane qene pilote luftarake, te cilet jane edhe me te kerkuarit ne tregun e aviacionit civil, per shkak te te gjitha llojeve te manovrave e fluturimeve, ne te gjitha kushtet atmosferike etj.
Me vjen mire qe kjo ngjarje nuk u mbyll me tragjedi.
4 Mars 2008 @ 4:21 pm
me vjen mire qe shpetuan pasangjeret te gjithe.
Por me duhet te them se si jane shqiptaret servila dhe nuk pertojne fare ta lavderojne pilotin e lufthansas kurse po te bente nje gje te tille shqiptar keta servila bukepermbyses shqiptar nuk do te thonin asnje fjale te mire per ndonje pilot shqiptar.
Eshte per tu verejtur shume se ketu ne peshkupauje dhe ne shume forume tjera shqiptaret nuk pertojne te lavderojne cdo gje te huaj dhe te poshterojne cdo gje shqiptare.
Ju lutem shqiptar, nderroni mendimin per veten e juaj sepse mos harroni se edhe ju i takoni kombit shqiptar.
4 Mars 2008 @ 5:11 pm
Lajmin e kishin dhe gazetat kendej, veç vidio ketu tregoi ferkimin e krahut me pisten, avioni u ngrit , po ulja e dyte nuk u tregua.
4 Mars 2008 @ 6:04 pm
Piloti korrigjoi me sukses (ose per fatin e tij te mire) nje gabim te tij te pafalshem. Ai nuk duhej ta kishte marre mundimin te ulej aty dhe sidomos me nje avion pasagjeresh. Raste te tjera ne situata te tilla te ngjashme ndoshta dhe jo kaq te renduara, ka qene shmangur duke ndryshuar qendrimin ne nje aeroport tjeter te tjeter te afert.
4 Mars 2008 @ 7:58 pm
Po ky “heroi” qe i eshte dukur vetja top gun,me avion pasagjeresh me 135 veta ne bord e gjeti te bej spektakel e te provoj aftesite e tija.
4 Mars 2008 @ 10:13 pm
Lufthansa deklaroi sot qe edhe avioni është mirë me shëndet dhe është rivënë në përdorim.
5 Mars 2008 @ 12:06 am
Falemnderit Ner dhe Arbeni qe shprehet ato qe thate. E para avash njecike me mahnitjen ndaj Lufthanses, dhe e dyta puna s’duhej te kishte ardhur deri ne ate pike - paparashikimi i gust-eve te eres faktikisht mund te parashikohet dhe ashtu vendoset nese te behet tentativa per ulje (ose jo) si dhe vendoset pista ne te cilen do tentohet ulja (drejtimi i pistes i pershtatshem ndaj eres).
S’po them s piloti qe i keq, po cado spin-i ti japi Lufthansa ngjarjes kjo qe turp e faqe e zeze.
5 Mars 2008 @ 1:06 am
Po perse ishte turp e faqja e zeze? A mund te shpjegohesh pak me qarte?
5 Mars 2008 @ 1:15 am
Edhe une s’e kuptoj Eddie-n! Dhe as California Dreaming! Na sqaroni!
5 Mars 2008 @ 1:18 am
TE Dashur peshkatare mos lavderoni kaq shume pilotin sepse piloti ne ato momente ndoshta i ka mbushur tumanet sepse ne kushte te tilla atmosferike eshte e detyruar me ligj (FAA Federal Aviation Administration)qe ulja te behet me autopilot
edhe fakti qe eshte ngritur prap ne ajer eshte sepse sistemi vetmbrojtes i avionit nuk te lejonqofte edhe kokfortesis se pilotit me pak fjale ne shqip do te thote qe ,qe prej 20 vjeteve airbus operon me systemin FLY BY WIRE dmth ne vend te column controll ,ruder pedal,flap ,slut pedal edhe aileron pedal te jane eliminuar edhe jane zevendesuar me MOUSE tamam si nje computer(per te ulur peshen edhe fuel eficience )
edhe njekohesisht struktura e avionit nga jashte nuk eshte aluminium skin por composite perzier me PRC 48 teknologji e perdorur per here te pare nga amerikanet te avioni U2 ne vitet 70 keshtu qe krahu edhe po zuri ne toke nuk leshon shkendija
gjate kohes se mberitjes se avionit afer pistes futen ne pune rreth 10-15 systeme per mbrojtjen e avionit (warning systems)
1)EGPWS(enhanced ground proxmity system)
2)TCAS(traffic control avoid system)
3)nose down system
4HUD(Heads up display)
5)ANGLE OF ATTACK
6)IRS(Initial reference system)
etc etc etc
eshte me ligj te dashur peshkatar te ndjekesh rregullat e FAA
ulja behet me autopilot nqs piloti kerkon te bej ulje manuale edhe e ben por kete e ben ne kushte te mira atmosferike edhe nqs ben gabim fatal asgje nuk ndodh systemi FLY BY WIRE te korigjon ne te qindat e secondes qe do te thote nuk i pergjigjet manovres (sepse eshte e gabuar)
te dashur peshkatar kjo eshte puna ime e perditeshme
punoj avionic system installer Bombaedier INC Montreal Canada
edhe nje sqarim te vogel mos ngaterroni SAS ME LUFTHANSA
SAS(scandinavian airlines system) SUEDEZE
Mirupafshim
5 Mars 2008 @ 1:19 am
Mbase si izraelitet nuk kane qene, por ata benin simulacione nje dite po, nje dite jo! Dita “jo” ishte mirebajtje!
5 Mars 2008 @ 1:32 am
Dakord moj peshkarexhe, qe e ke shpjeguar kaq bukur, dhe qe e njihke mire materien. Vetem se une jam njecike skeptik, per sa i perket shpjegimit tend.
Meqe qenka kjo teknologji kaq e mrekullueshme dhe gjithe keto sisteme mbrojtese (megjithese per mua ato jane thjesht sinjalizuese “warning systems”), atehere perse lind nevoja e pilotit? A thua kompanite ajrore bejne ndonje gabim ketu, qe paguajne majme disa dordolece, te cilet nuk bejne gje tjeter, vecse ja hypin ndonje here stjuardjesave ose stjuardeve?
5 Mars 2008 @ 12:51 pm
Uljen nuk e ka bere piloti, por koopilotja 24 vjecare. Perse piloti ja ka lene ne dore 24 vjecares kete mision kaq te veshtire nuk eshte sqaruar akoma. Piloti vete ka bere manovren e ringritje ne ajer.
5 Mars 2008 @ 8:32 pm
Të lumtë anonim
Uljen e aeroplanit në aeroportin e Hamburgut e ka bërë pilotia e dytë 24-vjecare. Kapiteni i aeroplanit nuk dihet se për cfarë arsye nuk ka qenë në krye të detyrës.
Kam dëgjuar e dëgjuar por që të abortoj edhe një aeroplan nuk kisha dëgjuar sepse për disa kohë kam punuar edhe në aeroportin e Zyrich-ut.
6 Mars 2008 @ 3:59 am
Faleminderit peshkarexhe per shpjegimin! Kemi shkruar te dy pothuajse ne te njejten kohe dhe vetem tani e pashe komentin tend. Shume interesant! Pergezime per punen! Je inxhinjere aeronautike?
6 Mars 2008 @ 7:38 am
Eshte shume me rendesi qe ne shqiptaret ti shkojme ne fund ketij hetimi… Thuaj se ne nuk kemi gjera tjera te bejme vetem e vetem te flasim se sa ” I mencur e sa trim e sa guximtar paska qene ky piloti i Lufthansas”, derisa nga disa prej juve po del tani se ne fakt piloti nuk e paska ulur dhe ngritur aeroplanin por pilotja 24 vjecare.
Eshte interesant se si nuk ngurrojme fare per ti lavderuar te huajt, derisa cdo gje shqiptare e hedhim poshte e ne fund te detit.
Megjithate, PESHKAREXHE faleminderit per sjelljen e disa fakteve lidhur me aviacionin. Kjo ishte me e mire sesa lavderimi symbylllur qe i bejne pilotit disa pseudoshqiptar ketu.
Te mesohemi qe ta duam vetveten, dhe ti faleminderit edhe shqiptareve, e jo vetem te huajeve.
Pershendetje
6 Mars 2008 @ 9:51 am
Po c´lidhje ka ketu shqiptarizmi me pseudoshqiptarizmin ketu, se kete nuk po e kuptoj? Uluni me kembe ne toke dhe mos flisni budallalleqe!
U permend ky rast dhe secili ka te drejten te jape nje mendim dhe te postoje dicka (kur eshte brenda rregullores, se vendosur nga mirembajtesit e kesaj faqeje). Kush eshte objektiv dhe nuk eshte smirezi e leshon nje fjale te mire. Ai qe eshte nihilist e hedh poshte gjithcka edhe pa ndonje arsye llogjike.
Per sa i perket videos se mesiperme, te gjithe mund ta shikojne, qe duke e krahasuar me uljet e tjera (video gjenden sa te duash) kur kane crosswinds, pilotet nuk kane bere ndonje gabim. Qe ne momentin e takimit te rrotave avioni perfshihet nga nje rryme me shpejtesi mbi 150 km/ore, qe eshte situate e jashtezakonshme dhe ne limitet e uljes, ky nuk eshte faji i piloteve dhe kjo do te ndodhte njesoj sikur te kishte bere uljen kryepiloti apo ko-piloti. Ketu u diskutua reagimi i menjehershem dhe vendimmarrja e shpejte dhe e drejte ne nje moment te tille deciziv. Nuk po flitet se kush eshte me i mire gjermani apo shqiptari. Jane mendjet e semura ato qe i kalojne gjerat direkt ne krahasime.
Se kush e ul avionin, kjo vendoset meperpara mes ekipit te piloteve. Si kryepiloti ashtu edhe ko-piloti te dy kane te drejten te ulin avionin. Se e uli pilotja e re 24 vjecare dhe nuk e uli piloti “i vjeter” 39 vjecar, kjo nuk do te thote asgje. Edhe te rinjte duhet te mesohen me situata te tilla reale dhe jo vetem me kabina simulacioni, perndryshe nuk fitojne asnje pervoje. Dhe kjo vlen jo vetem per profesionin e pilotit dhe per te huajt, por per te gjitha profesionet, gjithashtu edhe per shqiptaret, kjo per ata qe bejne lidhje te semura.
Ketu per tu lavderuar ishte shmangia e nje tragjedie, e cila nuk do te ndodhte per gabime humane. Pjesa tjeter eshte gervishtje e metejshme e mediave tabloide, qe nuk kane qellim tjeter, por si e si te bejne gazeten e tyre me terheqese nga masa mediambllacitese, per tu shitur sa me shume. Dhe mediambllacites ka plot.
6 Mars 2008 @ 12:49 pm
Ironikisht… ti po ben te njejten gje!
7 Mars 2008 @ 8:21 pm
peshkarexhe e dashur SAS eshte vertete scandinavian airlines, por perfshin Danimarke ku eshte Kastrup,aeroporti qendror, Norvegji ku eshte mirembajtje dhe Suedi, ku jane vendosur zyrat e administrates.
reali. te jesh realist, nuk do te thote se te mungon patriotizmi.