Videoklip për turizmin shqiptar
Me sa kuptojme kjo eshte reklama qe prezanton turizmin shqiptar per teleshikuesit e huaj. E para e llojit te vet per Shqiperine do te shfaqet 133 here ne CNN gjate prill/majit.
Me sa kuptojme kjo eshte reklama qe prezanton turizmin shqiptar per teleshikuesit e huaj. E para e llojit te vet per Shqiperine do te shfaqet 133 here ne CNN gjate prill/majit.
6 Prill 2008 @ 1:27 am
Pune e paqme!
Po te jep idene per nje TURIZEM “travell”..Mbase kishte vend per te pasqyruar edhe sheleget ne hell etj etj nje forme jetese ne pyje,shpella , etj, nje jetese pak ashume idilike etj… dhe brenda kesaj jetese …ka edhe distanca shume teaferta per Malin ,detin etj ..
Vecoria jone del shume e bukur sipas Vergjeve…..
Larg nga remuja nga remeti …….
Edhe njehere ide shume e mire dhe le te hidhet “ne treg” gjate rruges dhe kerkesave te Turisteve vjen edhe persosja……
6 Prill 2008 @ 1:57 am
Kjo videoja e ben shqiperine te duket me mire se ceshte, ne mezi kemi nja 2 rrenoja romake qe jane degraduar komplet, ketu duket sikur eshte Roma vete. Sec kam nje ide qe kane per tu zhgenjyer turistet kur ti vijne zorret e barkut 5 ore hyp e zdryp deri ne Sarande.
6 Prill 2008 @ 2:51 am
Prisja cilesi me te madhe per nje reklam ne CNN, po dhe me kaq nuk duket keq.
6 Prill 2008 @ 3:06 am
nuk eshte kjo reklama, kam pershtypjen. Kjo reklame eshte e vjeter dhe eshte transmetuar gjate sezonit turistik 2007 ne televizionet shqiptare. Kam pershtypjen se duhet te kete version tjeter, me cilesor. Megjithate jam dakort me shefin e kuadrit, na mungon shume infrastruktura. Ato 5 ore hyp e zdrup deri ne sarande vertet mund te jene problem i tmerrshem
Nga ana tjeter sna ben keq fare ta reklamojme pak veten.
Po si t’ia bejme qe sado te duam ne te reklamojme veten e sado te bukura te dalin spotet tona kemi nje kryeminister dhe nje qeveri qe bejne pikerisht te kunderten, pikerisht atehere kur prish pune me shume…
6 Prill 2008 @ 3:08 am
CNN - The New York Times
6 Prill 2008 @ 4:56 am
Kjo reklame ka qene aktuale vitin e kalun. Bile e kom ende si “favorite” ne adresen teme ne youtube. per infrastruktur mos u brengosni se kta te perendimit kan boll asfalt e dojn pak natyre! Si Greqia, ku argetimi kryesor ne do vende eshte ngjitja me Gomar deri ne maje te ishullit:P
Sa shohim qfare efekti do te kete kjo ne rritjen e turizmit!
6 Prill 2008 @ 4:59 am
ahh, edhe boll mo me komente per Berishen se dhimt te kokes po bini!
Propozime per grusht shtet po jepni boll, veq po harroni se me vote osht zgjedh! Heren tjeter mos e votoni edhe qaq!~Tjer ne rradhe ka plot! Pak durim te kini se shpirtin ne fyt krejt ju e kishit!
6 Prill 2008 @ 6:52 am
reklama eshte kollaj, paguan nje agjenci media dhe CNN dhe behet… problemi kryesor eshte infrastruktura, uji, dritat qe jane gjera baze sado qe turistat kerkojne ‘naturen’…shpresoj qe te pakten te kete drita dhe uje ne bregdet kete vere…e rendesishmja eshte qe ato turiste qe vijne ta rekomandojne per mire shqiperine tek te afermit apo shoket e tyre, perndryshe do na e marrin fytyren ne blogs dhe artikuj te ndryshem qe nuk do kete reklame te na e ndryshoje imazhin…shpresoj qe reklama nuk eshte nje PR e rradhes e qeverise…
6 Prill 2008 @ 6:59 am
Asnje lloj ndryshimi nga reklamat e vendeve te tjera ballkanike qe shikoj ne CNN.. More si nuk dolen me dicka me origjinale…Paguajne qe paguajne nje dore te mire parash tek Turner, por te pakten te bejne nje pune te hajrit…Poshte mesatares do te thoja eshte reklama!!
6 Prill 2008 @ 9:37 am
Per turistet nuk eshte shume problem infrastruktura kur ato vizitojn vende te botes se dyte si jemi ne. turistet shkojn ne Peru,Meksike,Brazil,Tanzani ,Sri Lanka etj te cilat e kane apo s’kane fare infrastruktur jane te ngjashem me ne. Ishte e domosdoshme nje reklam e tille per te ndryshuar imazhin e vendit pra imazhi ti afrohet me teper realitetit sesa imazhit te zi krijuar ne median Evropjane. Gjendja e restoranteve, hoteleve apo bareve ne bregdet eshte perfekte flas per ne Vlore qe e njoh mire . pergezime kesaj qeverie qe ne fund po ben dicka per turizmin.
6 Prill 2008 @ 9:46 am
Horse Riding in Albania???? hmmmm donkey riding more likely..

Ahhhh po, ne fakt mund te besh xhiro te plazhi ne durres me kalin e evgjitit ..
6 Prill 2008 @ 9:51 am
oh,sa me kenaqin reklamat e turizmit shqiptar ne CNN!
6 Prill 2008 @ 9:52 am
ardi thotë:
6 Prill 2008 @ 9:37 am
Per turistet nuk eshte shume problem infrastruktura kur ato vizitojn vende te botes se dyte si jemi ne. turistet shkojn ne Peru,Meksike,Brazil,Tanzani ,Sri Lanka etj te cilat e kane apo s’kane fare infrastruktur jane te ngjashem me ne
————————————————————
Po ore po ate mendje mbaj ti se jane si ne.. Ne zonat turistike keto vende qe permende i kane dritat dhe ujin 24 ore dhe infrastrukturat moderne… Nga tirana ne vlore gjysma e asfaltit mungon.. Lere me te pretemdosh aeroport ne vlore ..
6 Prill 2008 @ 9:53 am
Leon thote:Ahhhh po, ne fakt mund te besh xhiro te plazhi ne durres me kalin e evgjitit ..
Evgjiti ka edhe nje arushe tani ne breg te detit…diku ishte nje foto nga Durresi..Arushi panda ne Shqiperi
6 Prill 2008 @ 10:20 am
di te them qe nga viti ne vit ka shtim te numrit te turisteve qe vizitojn Shqiperin.Me hyrjen ne NATO cfare e klasifikon Shqiperin si vend Perendimor me stabilitet te lart dhe permiresimin e kushteve numri do te vij ne rritje. Lexova keto dite shtypin Evropjan … i cili para 5 apo 10 vjetesh do kundershtonte anetaresimin ne Nato per pasoj te gjendjes se tmershme qe mbizoteronte gjoja ne Shqiperi ndersa sot shtypi Evropjan nuk shkruajti kunder sepse sic duket nuk kishte cfare te shkruante keq.Pra konsiderohemi vend normal cfare eshte nje gje shume pozitive per turizmin plus investimet ne ekonomi. Vendi yne s’ka problem lirin apo demokracin por ekonomin , investimet .
6 Prill 2008 @ 11:00 am
Letra/Po! Berisha, Skenderbeu i Shqiperise se re…
Gazeta 55
http://www.gazeta55.net/index.php?v=op&art=4045&fview=t
Padyshim ky titull shkrimi mund te shkaktojë reaksion tek lexuesit e pështjelluar ne tymnajen ideologjike, porse eshte nje pohim i detyruar… Une e konsideroj togfjalëshin komb-shtet si te ishte nje lis gjigand, i mberthyer fort nga rrenjet me token (çka kuptoj kombin) dhe qe leshon shtat te gjate e te drejte, plot dege (si shtetin). Dhe qe ky lis t’i afrohet drites dhe qiellit i eshte dashur mbi te gjitha mbijetese…
Padyshim ky titull shkrimi mund te shkaktojë reaksion tek lexuesit e pështjelluar ne tymnajen ideologjike, porse eshte nje pohim i detyruar… Une e konsideroj togfjalëshin komb-shtet si te ishte nje lis gjigand, i mberthyer fort nga rrenjet me token (çka kuptoj kombin) dhe qe leshon shtat te gjate e te drejte, plot dege (si shtetin). Dhe qe ky lis t’i afrohet drites dhe qiellit i eshte dashur mbi te gjitha mbijetese… Ashtu sikur lisin qe e rrezikojne rrufete, vershimet, djegjet, kalbjet a ngricat e ererat e forta, edhe shtet-kombin e rrezikojne koherat e liga me luftra cinike, e rrezikojne semundjet e pasherimet politike e shoqerore,…
Keshtu edhe Shqiperia ka mbijetuar. Historia eshte e shkruar dhe shqiptaret kane dite te mbijetojne, kane dite te bejne histori dhe po e ribejne historine e vertete. Pese shekuj me pare Skenderbeu yne e nisi kombin tone ne udhen e mbare. Ai dhe shqiptaret u bene mbrojtes te perendimit e te qyteterimit europian… Ne fillim te shekullit njezet Ismail Qemali themeloj shtetin e pare…dhe sot pas nje shekulli burri i shtetit Sali Berisha, lisin shekullor komb-shtetin shqiptar, te anuar a gati te rrezuar per toke e ngriti dhe nje here ne kembe, tani te binjakezuar Shqiperi-Kosove. Edhe pese shekuj me pare mrekullite nuk i beri shpata e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, porse krejt populli shqiptar, …edhe ne 1912 pavaresine e bene shqiptaret, edhe tani pavaresine e Kosoves e anëtarësimin e Shqiperise ne Nato edhe ne Europe, perseri shqiptaret e bene, porse historia ka ngrite ne piedestal ato figura qe i dhane me shume Shqiperise e bemave te saj…
Prandaj, ashtu sikur Shqiperise i ka hije nuserimi i saj edhe pse i vonuar ne Europe, ashtu i ka hije dhe me burrat e medhenj te kombit e rreshtuar ne krah te vendeve te zhvilluara e te perparuara te botes.
Po! Berisha eshte Skenderbeu i Shqiperise se re… Ne krye te shqiptareve ai e hoqi dimnajen komuniste, po sheron vendin nga epidemia korruptosocialiste,… Me Bushin ne Tirane vulosi Pavaresine e Kosoves,.. Dhe si kardiolog i famshem do te shquhet pergjithmone ne historine e shqiptareve per gjallerimin e zemres se shqiptareve me arterien e mrekullueshme te kombit Durres-Prishtine e cila ne harten e ne historine e shqiptareve do te kete emrin rruga e Berishes.
Po! Berisha eshte Skenderbeu i Shqiperise se re.
Nga Sami Mulaj
6 Prill 2008 @ 11:21 am
Neser ka miting me moton “CNN po, Berisha jo”

6 Prill 2008 @ 11:22 am
Sa vjec vdiq Skenderbeu?
6 Prill 2008 @ 11:33 am
skenderbe ”i kuja je a ti te keqen”
6 Prill 2008 @ 12:12 pm
Spoti duket mjaft i mire, kuptohet qe si gjiht reklamat ka egzagjerim, tregon vetem anet me te bukura : por a nuk eshte kjo, metoda me e mire per te thithur turist “peshq” ?!
Vitin e kaluar, ne 2007, nga Rinasi kaluan plot 1.1 milion Pasagjere : nje rekord i vertete per Shqiperine, aq sa dhe vete Kompania Konçensionare nuk e kishte parashikuar nje gje te tille kaq shpejt.
Gjitashtu, edhe pse kishte krize energjitike, turizmi nuk u prek, prkundrazi, sepse bregedeti nuk vuajti nga mungesa e dritave. Nr i turisteve arriti mbi 1 milion ( 33 % me teper se 2006) !
Ky sektor po behet dalengadale, nje sektor kyç i ekonomise tone, dhe duhet te jete i tille, te zevendesoje gradualisht rolin e bujqesise mesjetare.
Shpresojme qe te kete sivjet, akoma me teper turiste ne Shqiperi, vendas dhe te huaj !
6 Prill 2008 @ 12:15 pm
eh ….Berisha si Skenderbe i Shqiperise…keta te 55 po na ç’pifin edhe figurat e kombit…po me vine zorret tek gryka….
6 Prill 2008 @ 12:18 pm
Left !
Si do bejme te ngreme nje Kala Kruje tjeter tani ( Skenderbeun nr 2 e gjetem ) , se nuk del vetem nje.
Ta perdorim per turizem epoko-kulturor ! ( A ka term verte epiko-kulturor se mos ja futa kot une ?
)
6 Prill 2008 @ 12:24 pm
ka Koth ka
6 Prill 2008 @ 12:27 pm
Ku mer Ban a ?
E dike ti e nuk e dikam u ? Ku mer a Kalaja e Krujes nr 2 ?
6 Prill 2008 @ 12:32 pm
e kisha llafn pr kte :A ka term verte epiko-kulturor se mos ja futa kot une ?
:) 
6 Prill 2008 @ 12:37 pm
Po! Berisha, Skenderbeu i Shqiperise se re..Kush eshte ky debil qe shkruan gjera te tilla.. Ka “kapur me dore ndonje femer ndonjehere” ky dertimen!!
6 Prill 2008 @ 12:43 pm
”Ku mer a Kalaja e Krujes nr 2 ? ”
Kjo o me dy akte, akte 1, apartament ‘i dhuruar’ 2 dhome e guzhine..
akti 2, nje goxha karabina ne alpet e Ivropit..
reklama o fantastike!! me ka bo mu te kaloj neper rinas 14 here vitin e kalum!!
sipas llogarive te leftit: 1.1 milione kalime -(500 mije*2 turiste)=100mije kalime-14 kalimet e mia=99986 kalime per ju te tjeret… E quni veten dhe patriot?
6 Prill 2008 @ 12:46 pm
Shif Ban !
Une kam dy jave qe lexoj Gazeten 55 cdo dite. Po kur te them cdo dite, nuk le dite pa e lexu. Edhe kur del botuesi i saj ne TV e ndjek po ashtu.
Vetem kete metode kam une per te kuptuar se cer ndodh me Berishen de fakto. Dhe kete e them seriozisht.
Vetem nga kjo une kuptoj se ne cilin kah ndryshon Berisha dhe kush eshte madhesia e ndryshimit edhe kur ai deshton por edhe kur ka aksion te mire.
Ajo qe po ndjek akoma me vemendje eshte qe si reagon vete Berisha kur i thone qe po te cilesojne si Skenderbe te dyte.
E dyta qe po ndjek me vemendje eshte qe pse e ben Fahri Balliu kete:
niset nga qellimi i mire per te lartesu Berishen dhe nuk di ta beje,
niset nga qellimi i keq per ta bere Berishen lolo ne sy te opinionit.
Ja pra pse e lexoj une Gazeten 55 !
6 Prill 2008 @ 12:52 pm
Reklama eshte e bukur, por ah sikur te ishte vertet keshtu dhe ne realitet. Ne i kemi mundesi per te zhvilluar nje turizem te shkelqyer dhe duke marr si shembull Malin e Zi, do te ishte mire te investohej nga qeverite ne kete fushe, ti jepet prioritet. Itinerari turistik me i zhvilluar eshte ai qe nis nga Kruja e perfudon ne Butrint, duke ndalur ne Tirane, Apolloni, Berat, Vlore, Llogara, Himare, Sarande, Gjirokaster dhe dalja behet shpesh ne Kakavije. Diku aty prane Apollonise ndodhet nje bunker i madh, behet dhe nje ndalese aty. Turistet e adhurojne ate bunker. Sidomos kur aty brenda pellet gomari i fshatarit. Ushetin bunkeri. Mungon bunkeri ne kete reklame apo mungon gomari?
6 Prill 2008 @ 12:54 pm
Keta te gazetes 55 kane merdhifur totalisht! Kane rrjedhur te shkretet. i ka marr ne qafe fahriu. berishen sikur dhe me koqet e kalit te skenderbeut ta krahasoje, do te ishte shume per te.
6 Prill 2008 @ 1:47 pm
ai qe e ka shkruajtur kete leter tek gazeta “55″, do kete pausr ndonje mundesi punesimi si roje tek kangjellat e kryeministrise,ose ka lypur ndonje vend si biçik gardist per ruajtjen e personaliteteve te Shtetit, se e ka veten servil e krye servili.
S’ma merr mendja se ata qe mund t’i kene premtuar ndonje vend pune, do t’ja japin tani, me kete proçkull qe ka bere …
6 Prill 2008 @ 1:50 pm
Koth ke fillu te behesh racional me duket, kur do te takohemi, me jep nje numer telefoni ose emailin.
Spoti ishte jo keq por mund te behej me mire duke futur -gjate atyre sekuencave- dhe ndonje mish ne hell , ne kohen kur tregon ata te rinjte ose ate gruan qe veshtron ate Islamin (ne mos gaboj per emrin) qe fluturon me ate aparatin aurodinamik, pak me shume det, plazh me shum njerez dhe bosh fare.
Shkrimi qe solli Koth ketu ishte nje nga shkrimet me te peshtira qe kam lexuar.
6 Prill 2008 @ 2:02 pm
Pikerisht vendi tek fotografia e mesiperme me kujton vitin 1962 dhe vitin 1983 kur doja te arratisesha nga burgu i diktatures komuniste, por ce do sa mu kjutua se do me perndiqej familja dhe te afermit e mij, dhe nuk pata zemer, u terhoqa.
Ja dhe Skenderpordheu na doli.
Bum ketu, bum ke dera,
karafilit i vjen era,
c’eshte?
6 Prill 2008 @ 2:25 pm
Adriatik !
Ai Skender Beu nr 3 i ka thene edhe ne Ftese ne Studio ato qe ke lexu sot. ( Botimi i pare e kam fjalen aty nga fundi i 1990 Interviste me Alen)
Nje gje nuk mora vesh une qe pse i perserit si papagalli keto pune ai ?
Kjo : Bum ketu, bum ke dera,
karafilit i vjen era,
c’eshte?
Pergjigjia ime eshte : por.dhe me rigon !
6 Prill 2008 @ 2:48 pm
E politizuat edhe kete artikull ne te cilin flitet per turizmin , nuk u ngopet me qindra artikuj te tjere ku demonizoni kete qeveri dhe PD-ne. Ju ben pak pershtypje 55 po cfare ndryshimi ka nga Shekulli apo Shqip te cilet jane me keq sesa Zeri i Popullit apo vete propaganda qe behettek Peshku.
6 Prill 2008 @ 2:49 pm
Leje plako sia vlen me i krahasu. Nr 1-shi ka qendru 25 vjet ne pushtet.
6 Prill 2008 @ 2:53 pm
Ard,
ku eshte artikulli ketu mer qe flet per turizmin ? Sikur nje video shof une. Ti cin shif se mos natarohemi ne ?
6 Prill 2008 @ 3:03 pm
Ah sikur vertet te ishte si video turizmi shqiptar …..
6 Prill 2008 @ 3:09 pm
Shqiperise i duhet nje fushate turizimi cilesore si ajo e provinces Newfoundland dhe Labrador te Kanadase. Nuk kam pare spot publicitar me cilesor se ky. Keta leshkot e Tiranes bejne mire te gjejne se cilen marketing agency ka punuar kjo province.
http://www.newfoundlandlabrador.com/SightsAndSounds/VideoClips.aspx
6 Prill 2008 @ 3:20 pm
Ky artikull sikur me u pa shkru per xhaxhin ENVER nen komunizem:Shqipria e RE me tu duk histori e vjeter, kur do pshtojm nga idhujtaria primitive.
6 Prill 2008 @ 3:55 pm
Nuk eshte ky spoti… I riu faktikisht ka 3 spote ne perberje… me poshte keni infon, kompanine qe e ka kryer etj… germoni mos gjeni dhe spotin…
Kompania prodhuese
Kompania Holandeze që u përzgjodh për prodhimin e reklamës, CCCP Rotterdam (Creative Content and Concept Productions) është ndër kompanitë avantgardiste në Europë të prodhimit të reklamave (në CV e saj gjenden reklama për ABN AMRO/ Port of Rotterdam/ Douwe Egberts/ Hema, etj), dhe aktualisht është kontraktuar për të prodhuar fushatën publicitare të Rotterdam – European Youth Capital 2009/ Kryeqyetet Europian i Rinisë 2009.
www.cccp.nl
Drejtori artistik
Drejtori Artistik i projektit Andre Platel, është autor i disa librave të botuar nëpër botë mbi kulturën moderne Symbol Soup (2000), The Tale of Red and Orange (2002), dhe Margeting: inventing a different marketing language (2004). Aktualisht është duke punuar për një dokumentar dhe libër me titull, ‘We’re in it to together/ Jemi në të së bashku’; projekt që përshkruan ngritjen e një ‘shoqërie të ndërgjegjshme’.
André Platteel ka qenë këshillëtar për institucione dhe kompani si Unilever, Sara Lee, KLM, KAPPA.
Platteel shihet si një ekspert në nivel ndërkombëtar në marketing dhe komunikacion, duke këshilluar dhe mbajtur leksione në mbarë botën.
www.andreplatteel.com
Koncepti
Në vend të një spoti të vetëm, fushata ‘Albania – A new Mediterranean Love’ / ‘Shqipëria – një dashuri e re mesdhetare’ i paraqitet publikut nëpërmjet tre spoteve të cilat do të transmetohen në rotacion. Në këtë mënyrë shmanget monotonia e reklamës dhe arrihet ti transmetohet publikut më shumë nga bukuritë dhe diversiteti natyror dhe kulturor i Shqipërisë. Imazhet e përdorura janë përzgjedhur nga filmime thuajse në mbarë vendin.
Teknika e filmimit e përdorur quhet ‘Camera POV(point of view)’ – pikë shikimi/këndvështrim nga kamera. Konkretisht imazhet shihen nga sytë e disa tursitëve (POV), të cilët zbulojnë bukuritë e Shqipërisë duke shëtitur nëpër të.
POV-të/turistët i ‘zbulohen’ teleshikuesve në sekondat e fundit të secilit prej spoteve, duke pozuar natyrshëm për fotografi/kartolina nga Shqipëria.
Tre spotet
Spoti i parë (Familja) prej 20 sekondash, paraqet një familje(baba/nënë/vajzë) që udhëton kryesisht nëpër atraksionet kulturore dhe plazhet e vendit tonë. Mamaja dhe vajza e vogël shihen nga sytë e babait teksa shijojnë pushimet e tyre në Shqipëri.
Spoti i dytë (Çifti) prej 30 sekondash, paraqet një çift të ri të dashuruar. Nga këndvështrimi i djalit, ne shohim një vajzë të re të bukur, që magjepset dhe intrigohet nga bukuritë e Shqipërisë.
Spoti i tretë (i Riu) prej 30 sekondash, e sheh Shqipërinë nga këndvështrimi i një të riu që gjatë pushimeve të tij, përveç atraksioneve kulturore, shijon edhe aktivitete sportive në natyrë si parashuta, kajakë, etj.
Përfundim
Të treja spotet së bashku japin një peizash të plotë dhe harmonik të asaj që turistët e huaj zbulojnë në Shqipëri – një destinacion të ri mesdhetar me trashëgimi kulturore tepër të pasur dhe natyrë të larmishme dhe magjepsëse; duke e bërë këtë në mënyrë të thjeshtë dhe të natyrshme, ashtu siç duhet të jetë një eksperiencë e vërtetë udhëtimi.
Ritmi i imazheve është i gjallë dhe plot energji, duke u përforcuar edhe nga muzika me tone dhe jehona mesdhetare e kompozuar nga kompozitori i njohur Gent Lako.
Pamjet me ngyjra të ëmbla dhe plot kontraste të plazheve, maleve, liqeneve, rënojave arkeologjike, monumenteve kulturore, qyteteve dhe njerëzve i komunikojnë shikuesve pamje të forta dhe mbresëlënëse, pa artifica të tepruara, duke i joshur të vizitojnë Shqipërinë, natyën, monumentet dhe jetën e saj.
Koha e transmetimit
Transmetivi i spoteve(në total 133 njësi) do të fillojë në datën 7 Prill, do të vijojë për të gjithë muajin, dhe do të përfundojë në javën e parë të Majit.
Koha e transmetimit, gjatë perriudhës së lartpërmendur do të variojë ndërmjet këtyre orëve:
09.00 –12.00
12.00 – 14.00
14.00 – 17.00
17.00 – 19.00
19.00 – 24.00
Për shkak të natyrës së programacioni të CNN (breaking news, etj), është e pamundur që të kemi orare më të detajuara.
6 Prill 2008 @ 4:17 pm
http://australianscreen.com.au/titles/cannibal-tours/clip3/
shihni nje klip nga dokumentari klasik mbi turismin “Cannibal Tours” te Dennis O’Rourke.
6 Prill 2008 @ 5:08 pm
Shume e bukur kjo reklama, mire do ishte te perfaqsonte sadopak realitetin, po turistat nuk i ka lene mendja akoma dhe pak research te bejne e i marrin informacionet e duhura per Shqiperine.
6 Prill 2008 @ 5:36 pm
Kjo reklame eshte e vjeter. E bukur eshte, por e paraqet Shqiperine shume me mire nga c’eshte ne te vertete. Mos ngelen te zhgenjyer turistet
6 Prill 2008 @ 7:35 pm
Une do jem turist ne Shqiperi pas nje muaji.
Mezi pres te shikoj keto muzikantet qe bejne aheng buze lumenjve me veshje kombetare. Nuk e dija qe tani grupet e muzikes popullore dilnin rrugeve e buze shatervaneve per qejf.
Sa shume qenka zbukuruar Shqiperia.
6 Prill 2008 @ 7:36 pm
Koth,
Edhe une e kam lexu Ftese ne studjo, por jam i sigurte 98 perqind se nuk ka thene se do te arratisesha ne 62 dhe 83. Ftese ne studjo, pata pershtypjen se i bente nje mikrokirurgji talentit, emocioneve dhe pamundesise se vet per tu shprehur ashtu si deshironet ai. Kane kaluar shume vite nga ai lexim dhe nga leximet e sotme per kohen e Mediceve ne Itali, me kujtohet shprehja e dikujt se Firencja nen sundimine e mediceve dhe e pushtuar nga luftra te egra politike, prodhoi gjeni te tille si …. spo i permend. Kurse Zvicra per 500 vjet liri, vellazeri dhe paqe, nuk berei gje tjeter vec oren Kuku.
Ate gjeagjezen e ke gjetur vetem 99,99 perqind sepse i ke hedhur rigonin kur ka dale, ndersa e ka pasur gjella brenda (sipas sanco pances) rigonin.
6 Prill 2008 @ 8:27 pm
Reklamë sublimale: Në zonën e trekëndëshit të “play”, degët e pemëve formojnë figurën e një femre nudo
.
6 Prill 2008 @ 8:32 pm
Desha thiesh tu them personave qe mendojne se turistet do te ngelen te zhgenjyer kur te shkojne ne shqiperi e te shohin se shqiperia nuk eshte aq e bukur sa duket ne vidioklip,se nuk eshte keshtu.Se shqiperia eshte me e bukur nga cmund te tregoj nje vidioklip, thieshte turismi shqiptar nuk reklamon bukurit e vendit sic bejne shume shtete te tjera te botes. Shqiperia eshte shume e bukur nga jugu ne veri.Ja disa nga keto bukuri te shqiperis
www.youtube.com/watch?v=M2-BCtap97E&feature=related
6 Prill 2008 @ 9:03 pm
Dikush tha me siper qe ne paskemi vetme nja dy rrenoja Romake dhe turistet do ngelen te zhgenjyer. Nuk e di c’ti them…s’dua ta ofendoj…po ne Shqiperi hap nje grope dhe gjen nje rrenoje. Ku gjen vend tjeter ti pervec Greqise ose Romes ku ke aq qytete arkeologjike sa ne Shqiperi?? Nejse…
Shikoni kto videot…
http://alketislami.com/dvideo.htm
http://alketislami.com/gvideo.htm
6 Prill 2008 @ 9:05 pm
Po aman o njerez…edhe natyren e Shqiperise do shani tani?? Ne fakt s’kish ngel gje tjeter per tu share…se te gjitha i beme bloze…tani te haemi me malin dhe me detin.
6 Prill 2008 @ 9:14 pm
Faktikisht keto videot por edhe fotot e Alketit jane vertet mahnitese.Per mua ngelet reklama me e mire e bukurive natyrore te Shqiperise ne boten virtuale.
Sa per klipin,nqs ka formatin e dhene sipas Krastes them se ka per te dale mjaft interesant.Sigurisht vetem pamjet nga Alketi sikur te marrin besoj se nuk kane per te pasur shume pune ekipi teknik.
6 Prill 2008 @ 10:56 pm
E mira nuk ka fund! Megjithate si here e pare qe eshte…
Pergezime!
“Albania! Yours to Discover!
… if you can get there!
6 Prill 2008 @ 11:04 pm
Albania, yours to discover!!! lol
nuk mund te jemi pak me origjinal dreqi e mori po shkojme kopjojme mottot ne targat e makinave te huaja lol
6 Prill 2008 @ 11:12 pm
Ne fakt jane origjinal…
Imagjoino se cfare kurioziteti kishte per Shqiperine ne vitet 90′ qe per fat te keq u konsumua nga “barbaret”!
Besoj se edhe sot mund te perfitohet nga kjo moto… edhe pse pjeserisht e konsumuar.
Me duket gjithashtu… e thjeshte she modeste… si te thuash…
“Ne e dime se sa keq jemi sjellur keto vite dhe cfare figure te turpshme dhe patetike kemi bere… por jemi ende per “to discover!”"
6 Prill 2008 @ 11:44 pm
Per sqarim nuk eshte ajo reklama as motoja… ajo eshte e vjetra e reja eshte : ‘Albania – A new Mediterranean Love’
Tani kqyreni vete… dhe mos u hallakatni…
6 Prill 2008 @ 11:46 pm
Ku mo krast?!
Ne video eshte ajo e para! Na sqaro me shume te lutem!
7 Prill 2008 @ 2:37 am
Krasta lexova postimin tend te meparshem rreth reklames se ketij viti.
Se pari faleminderit!
Se dyti, na e gjej te lutem… dhe na e vej ne Youtube (me nje cilesi te mire)!
E di une qe do ta gjesh ti!
7 Prill 2008 @ 2:53 am
Albania, yours to discover!
Kjo eshte logo e Ontarios, ne cdo targe makine te Ontarios : ONTARIO, yours to discover!
Ne fakt prisja me larmi dhe me te bukur e prisja kete reklamen. Nuk u impresionova shume nga ajo qe pashe.
Megjithate gjithe ky projekt eshte dicka shume pozitive per Shqiperine dhe omazhin e saj.
7 Prill 2008 @ 12:58 pm
Video e bukur.
7 Prill 2008 @ 1:49 pm
Video e bukur , por nuk tregon aspak realitetin e shqiperise ! Pse ju , mendoni qe nuk do ti bjeri ne sy te huajve , rruget me gropa , varferia , infrastruktura e dobte , ose inekzistence , jo uje edhe drita 24 h ne 24 h , gjerat me elementare , nuk jan ne takim ! Shqiperia te rregulloj nje here vendin per shqiptaret qe dytyrohen te largohen nga shteti se sa te rregulloj nje pamje artificial te saj per te huajit ! Marre edhe Turp !
7 Prill 2008 @ 3:40 pm
“Love with first sight”!
ALBANIA
7 Prill 2008 @ 7:31 pm
Kjo reklame eshte pothuaj kopje e nje reklame TURKE, duke filluar qe nga muzika, rrenojat, deti, valltaret dhe vajza ne fund. madje thote, turkye yours to discover!!! turp cfare kopjimi i hapur. pike imagjinate skane.
7 Prill 2008 @ 7:33 pm
amazona
eshte “love at first sight”
7 Prill 2008 @ 9:47 pm
Faleminderit per korrigjimin,mc!
8 Prill 2008 @ 9:15 am
reklamat jane perhere emotive. te gjithe e dime qe burri tullac i mastro lindo-s nuk ekziston, po edhe qe citroen c3 nuk fluturon nga deti me delfine ne sedilje, po edhe ambeta toromani sado e zonja eshte kurre s’ka kercyer me perimet. por ato jane produkte konsumi, tentojne te terheqin bleresin, ta cudisin, te krijojne ne mendjet e kujt nuk e njeh aspak shqiperine nje mendim pozitiv. per mendimin tim problemet e turizmit jane shume te medha. mungon nje faqe interneti qe te jap informacion ne shume gjuhe, harta per rruget, guidat turistike jane iniciativa te bizneseve dhe normal kane shume reklamim e pak objektivitet, senjalistika nuk eshte e sakte, etj. ka ende shume pune, e nje vend si yni kishte realisht nevoje per nje ministri turizmi, ose per nje autoritet qendror ne fushen e tij.
edhe dicka per spotin: kur do heqim dore nga femrat e veshur me te kuqe!!!!!
9 Prill 2008 @ 7:42 am
Ore e morem vesh por ne ca ore jepet ne CNN se kom gjithditen qe e shikoj mu bo koka dhalle nga lajmet.Kush e di mund te me shkruaj mprapc
9 Prill 2008 @ 5:33 pm
o mc
a je siguro, per ate c´ka po thu?
a ke prova?
ty te duket si loje - ky kopjimi?!?!
Nese ke fakte qe perforcojne bindjen, atehere -> Alarm!
Ministrine shqiptare e kane mashtru Hollandezt!
Te mos bejne xhirimin e Eurove ne llogarin e CCCP-se ( qenkan Sovjetike!?!?!)
p.s.
Edhe ne Gerdec, e tergojshin si loje “emo ketu pastrohen predha, fiton mire! 20.000 Leke/dita! - por vec kur plasi!
Mashtrimi nuk eshte loj!
10 Prill 2008 @ 11:48 am
A ka gje me te bukur ne fakt? Ku mund ta gjej un nje xhiro me kal buz detit ktu??
10 Prill 2008 @ 11:56 am
Icik me optimizm o popull; nuk lexohet me peshku se gati 90% te komenteve jan shume pesimiste dhe pa solucion/zgjidhje.
10 Prill 2008 @ 12:06 pm
ke folur/shkruar pak po sakt anja !
http://www.youtube.com/watch?v=kS4XF069oLE