Identifikohu



Regjistrohu

Video: ♫ Albania, Albania ♫

Një nga peshqit më vuri në dukje se kemi ca ditë që jemi ngërthyer në debate të forta me humor të zymtë, prandaj po ndaj një video të shkurtër me ju. Diçka e shkëputur nga sitcom-i “Cheers” që në kohën e vet (u prodhua për 11 vjet, midis 1982 - 1993) ka qënë shumë popullor në ShBA. Në këtë fragment tutori po i shpjegon personazhit kryesor një metodë për të mësuar gjithçka, me anë të muzikës. Subjekti i parë i studimit është Shqipëria, dhe kështu profesori formulon një këngë…

Shqipëri, Shqipëri
në bregun e Adriatikut
ke së shumti terren malor
dhe eksport kryesor ke kromin…

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

14 Komente »

  1. Shqipe@OU thotë:

    16 Janar 2008 @ 5:18 pm

    Kjo eshte shume e vjeter, dhe po te shikosh komentet tek vidjo, te vjen turp nga fjalet e perdorura.

  2. shefi kuadrit Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Janar 2008 @ 6:10 pm

    Hahahaha kur e kam pare kete per here te par jom dhi fare. Ska si coach, qe kur iku ai sikur i iku shpirti serialit.

  3. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Janar 2008 @ 6:57 pm

    Hahahahaaaaa, …. ah Blend, Blend…. kjo video te 10 gazit…. sa i moooodh…. :D :D :D ku e gjete mer…. (BTW edhe Kazakistani eksportote Potassium - shume me cilesor se te vendeve te tjera shume dobet me potasium (kalium) simas Borat mavrise…)

    FLM!

    PS shume ne forme po je kto kohet e funit ti… si o puna, mer, apo naj “muhabet 2008-e” kshu? ;) :) a mos njelte kineze n’kom jarabi…. :D

  4. rual thotë:

    16 Janar 2008 @ 7:23 pm

    Primum vivere, deinde philosophare epo peshqit kane ba nje hap perpara :D

  5. artian thotë:

    16 Janar 2008 @ 7:52 pm

    Ne fakt te ben per te qesh,e ska me nevoj per shpjegim ,por ndjehesh pak ne siklet..

  6. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Janar 2008 @ 8:37 pm

    Hahahah, rrofsh Blendi:)

  7. Aiglon i deshperuar thotë:

    16 Janar 2008 @ 9:25 pm

    Turp, vec turp, ja c`mund te ndjej. Jetoj ne France, jo me larg se me date 12 janar, Arte, per ato qe e njohin, nje kanal me fame ne France e Gjermani, transmetoi kete dokumentar famekeq mbi Shqiperine. Mafie, mafie, mafie, vrasje, vrasje, vrasje, kanun, kanun, kanun e mburrjet e Jozefines. Ja se cfare trajton ky dokumentar. Nje grusht i rende ne prag te pavaresise se Kosoves per kombin shqiptar. Pa e thene, dokumentari thote : elementi shqiptar eshte mafioz ne gjak….

    Per ato qe flasin frengjisht (dokumentari eshte ne mes) :
    http://plus7.arte.tv/fr/detailPage/1697660,CmC=1875242,scheduleId=1869848.html

    Per ato qe flasin gjermanisht :
    http://plus7.arte.tv/de/detailPage/1697660,Grid=1640332.html

  8. Idris thotë:

    16 Janar 2008 @ 9:45 pm

    Aiglon…me shume respekt.
    Besoj prurja nuk ishte per ketu!!!! Tek “mozaiku” ka me shume vlere .
    Ndoshta mund te qeshim pak,o sa pak,..per relax :D :D :D

  9. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Janar 2008 @ 10:09 pm

    Aiglon, s’eshte hera e pare, jo. Do i shof me vone, por me duket se te arte kam pas pa dicka te ngjashme vite me pare ku fliste pak a shume te njejten gje, per “mrekullite” e ca taneve nga gjermania e veriut (rrethina te hamburgut); po ashtu, nje emision tjeter per Gerqine veriperendimore, ne te cilat fashtrat malore greke qe braktiseshin ne dimer kishin dy probleme: ujqit dhe shqiptaret.

    Por mos e RR (TM) dhe aq. Se po humbim aftesine me iu gezu edhe atyre pak gjerave qe kan mbet me iu gezu. Kjo video nuk ka asnje element denigrues, whatsoever. Keshtu me duket mua te pakten.

  10. Aiglon thotë:

    16 Janar 2008 @ 10:20 pm

    Drejt, kerkoj falje qe e hodha ketu, ishte thjesht i pari artikull ne faqen kryesore. Eshte e vertete qe videoja ketu eshte e kendshme.

  11. peshkarexhe Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Janar 2008 @ 10:46 pm

    humor alla borat
    uuuuuuuuuuuuu sa per te qeshur ika se u laga e bera ne breke
    humor per ti dhjere ne te eshte

  12. toni thotë:

    17 Janar 2008 @ 1:19 am

    video nuk shifet nga njerzit qe lidhen nga usa.

  13. Kolin thotë:

    17 Janar 2008 @ 10:38 pm

    Peshku…
    kam vendosur kete ne blog-un tim sot.
    tash erdha ketu dhe shoh qe ke bere te njeten post dhe gati te njeten fjaline si kam bere une!

    Me vjen shume keq, sepse kam pasur disa javesh qe desha te bej kete post.

    Por vec desha te them…se e kam bere “postin” ne padije dhe nuk te kam kopjuar me qellim.

    Me fal.
    Kolin

  14. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 Janar 2008 @ 10:57 pm

    Kolin, nuk besoj se ka nevojë për të kërkuar falje, sa për flamurin, ka të bëjë me IP-në që ke dhe nuk del gjithmonë i saktë. S’e di se çfarë përdor peshku por diçka e tillë duhet të jetë.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.