Vendime të Qeverisë mbi KESh
Dy VKM mbi ndarjen e rrjetit të shpërndarjes nga KESh si dhe mbi përdorimin e International Finance Corporation (Shoqëria Anonime Ndërkombtare e Financës) si këshilltare për privatizimin e rrjetit të shpërndarjes.
V E N D I M PËR LEJIMIN E MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS TË PËRDORË PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTPËRDREJTË”, ME KORPORATËN NDËRKOMBËTARE FINANCIARE (IFC), PËR SHËRBIME KONSULENCE, PËR REALIZIMIN E PROCESIT TË RISTRUKTURIMIT DHE PRIVATIZIMIT TË OPERATORIT TË SISTEMIT TË SHPËRNDARJES (OSSH) TË ENERGJISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 17, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Lejimin e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, që, për fondin 240 000 (dyqind e dyzet mijë) USD, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC), për shërbime konsulence, për realizimin e procesit të ristrukturimit dhe privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) të energjisë, sipas termave të referencës dhe kushteve të marrëveshjes, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.
Fondi të përballohet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, sha.
Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M PËR KRIJIMIN E SHOQËRISË “OPERATORI I SISTEMIT TË SHPËRNDARJES”, SHA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.7638, datë 19.11.1992, “Për shoqëritë tregtare”, të ligjit nr.7926, datë 20.4.1995, “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare”, të ndryshuar, dhe të nenit 33, të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), sha, të ndajë divizionin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe të krijojë shoqërinë “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” (OSSH), sha.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), sha, ka kapital 100 për qind shtetëror, me aksioner të vetëm KESH, sha-në.
Objekti kryesor i veprimtarisë së OSSH, sha-së, është të sigurojë, nga rrjeti i saj i shpërndarjes së energjisë elektrike, për zonat që mbulohen,:
furnizimin dhe shitjen e energjisë elektrike te klientët tariforë, të lidhur me rrjetin e shpërndarjes, me përjashtim të klientëve të kualifikuar;
operimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, të mjediseve dhe pajisjeve, në administrim të saj, në përputhje me kërkesat teknike;
menaxhimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike;
ç) zhvillimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, në
përputhje me perspektivat e zhvillimit ekonomik dhe të
ndryshimit të kërkesës në rajon ose në territor;
shërbime të tjera për klientët, të nevojshme për të përmbushur detyrimet ndaj tyre, sipas legjislacionit në fuqi.
KESH, sha-ja, me cilësinë e aksionerit të vetëm të OSSH, sha-së, autorizohet të bëjë ndarjen e aseteve fikse dhe të llogarive financiare, që rrjedhin, për shoqërinë e krijuar, sipas këtij vendimi, në përputhje me bilancin e datës 31.12.2006.
KESH, sha-ja, gëzon të drejtën si pjesëmarrëse në asetet e OSSH, sha-së, deri në çastin e kalimit të tyre në kapitalin e shoqërisë së krijuar, me këtë vendim. Të drejtat dhe detyrimet më 31.12.2006 mbeten për llogari të KESH, sha-së.
Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe KESH, sha-ja për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
http://www.km.gov.al/shqip/lajm.asp?id=6995


21 December 2006 @ 5:02 pm
Interesante, pse merret ky vendim tani? E pas privatizimit te OSSh-se a nuk do te rriten problemet sepse si KESh ashtu edhe OSSh do te akuzojne njera-tjetren per probleme ne mossigurimin e energjise? KESh do te thote qe energji ka por s’e mban rrjeti (OSSh-ja privat) ndersa OSSh-ja do te thote qe energji s’ka e KESh genjen. Valle shteti do te fitoje me shume po te shese KESh e OSSh vec e vec apo KESh do te mbahet si prodhues energjie e si prone e shteti?
21 December 2006 @ 5:10 pm
Privati mendoj une Llukan do i mbledhi deri ne nje detyrimet, se ti e di qe shqiptaret privatin se refuzojne e shtetin po.
Pastaj privati do beje financime per rrjetin e shperndarjes, se ai s’do e leri energjine ti humbi ne rrjet se ateher do e paguaj vete, apo jo!!!
Problemi eshte se sa do perfitoj shteti nga shitja e rrjetit te shperndarjes, dhe lum ai qe do e blej do thoja une, eshte nje investim shume fitimprures.
21 December 2006 @ 7:35 pm
Ne pergjithesi djema, operatori i shperndarjes se energjise dhe kendej ne perendim eshte ndermarrje me vete, i ndare nga prodhuesi. Ka dhe private, dhe shteterore. Termi i perdorur me siper; shoqeri tregtare, duket se ka te beje me nje shoqeri aksionere, siç kuptohet dhe shpresoj te mos jete nje pluhur syve, pra nje korrupsion per te favorizuar njerez te aferm me qeverine apo ministrin mafioz. Le te shpresojme se do te jete vertete nje shoqeri aksionere, ku aksionet do te ndahen tek te gjithe punonjesit e kesaj ndermarrje. Me vone , aksionet mund te levizin, sipas deshires dhe aftesise se secilit. Ne bote jane te njohura firma te tilla aksioneresh, dhe une shpresoj qe dhe ne Shqiperi te fuksionojne praktika te tilla, veç duhet qe asetet direkt te regjistrohen ne burse e tu jepet nje vlere bonove ne perpjestim me numrin e punonjesve. Kjo eshte nje teme e gjere dhe une do t’i ndihmoja me gjithe deshire drejtuesit e KESH-it, por duke qene se ministri dallkauk mafioz se bashku me eprorin e tij me dallkauk akoma kane zgjedhur nje firme te huaj per kete pune, une i uroj pune te mbare. Pjero.
21 December 2006 @ 7:52 pm
…..Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), sha, ka kapital 100 për qind shtetëror, me aksioner të vetëm KESH, sha-në……
Nuk e kuptoj se cfare ndarje eshte kjo. KESH eshte prape aksionisti i vetem. Si te thuash kjo ndermarja e re OSSH do te jete nje dege me llogari te vecante nga KESH. Nuk e kuptoj si to jene lidhjet KESH-OSSH. Nga do ti krijoj te ardhurat OSSH kur do te kete vetem linjat, etj etj. Ne amerike me sa di une shperndarja eshte shteterore ndersa burimet jane private. Pra linjat jane prone e shtetit dhe shteti mer kuote, per sherbimin e kryer nepermjet keture linjave nga prodhuesi. Ketu do te jete prodhues dhe sheprndares nje pronar KESH. Vec se OSSH do te kete logarite me vete dhe fitimi do te shkoj ne KESH ndersa meqense eshte ShA humbja nuk do te financohet nga KESH. Me te vertet nuk e kuptoj kete.
Sa per ate termin sha (shoqeri aksionare) kjo ne nje vend pa burse aksionesh eshte nje maske apo nje term pa kuptim. Si mund te kesh SHA kur nuk ke treg ku te blesh apo te shesesh aksione. E vetmja vlere e SHA eshte ne kete rast qe ne rast se shoqeria falimenton ose kryen nje veprim ne kundershtim me ligjin, pronareve (aksionisteve) qe ne kete rast eshte vetem shteti nuk ka asnje pergjegjesi. Pra ne rast falimentimi pronat e KESH shiten dhe me te ardhurat e nxjera mbulohen aq sa ka mundesi detyrimet. Ndersa pronari KESH (shteti ) ne kete rast nuk ka detyrim te perdore mjete te tjera vec atyre te shoqerise per te mbuluar demin ose detyrimin.
Nuk e di si gjindje pa shkolle qe jam kjo eshte nje mish mash per te genjyer ose mbuluar dicka.
Tani qe po e mendoj mund te jete qe pas privatizimit te KESH linjat te mbeten shteterore, mbase eshte edhe keshtu ku e di une.
21 December 2006 @ 8:37 pm
Mbase e kam gabim… por mendoj se linjat nuk duhet te shiten.. shteti duhet te jete pergjegjes per dicka…. jam shume dakord qe burimet e energjise te jene private….kush eshte e mira e tregut apo e populllit nqs shiten keto linja… Privati qe do ti blej mund te beje monopol me burimet qe jane private te tjere.. pra s ka transparence.. por ama nqs rrjeti mbahet nga shteti atehere nepermjet ankandeve…burimet merren me cmime te ulta…Me duket se tani po krijohet nje rrjet tjeter per energjine dhe si ta monopolizojne….hem hem prandaj shtyhet kaq shpesh ky miratimi i ligjit per koncesionet…..???
Abi
21 December 2006 @ 8:49 pm
Plotesisht dakort me ju Abi, nuk e di si ishte vendosur shitja e KESH-it kur kjo shoqeri kishte ne pronesi edhe linjat. Tani mbase i hapet rruga privatizimit, por prap ne shqeteson fakti qe OSSH ka te vetmen aksioner KESH. Do te ishte mire qe kur te behej shitja keto aksione ti kalonin shtetit, por jo si SHA, pasi keshtu shteti nuk mban asnje pergjegjesi financiare, por si prone e mireifillte e shtetit (Government-owned corporation )
Nuk e di nese jam korekt nga ana ligjore me termin SHA. Kam parasysh ketu ne amerike termat: Public company, LLC, CO, LLP, SP etj
21 December 2006 @ 8:50 pm
S’e di sa e vertete eshte kjo po nqs i afrohet te vertetes eshte vertet turp per ket qeveri qe propagandon suksese:
Ish-kreu i KESH-it, Andis Harasani ne nje deklarate per mediat te mbajtur disa dite me pare, ka kundershtuar argumentin e qeverise, se mungesa e reshjeve ka shkaktuar krizen energjetike ne vend. Sipas tij, situata e reshjeve eshte e njejta per gati 4 vitet e fundit. Konkretisht, per vitin 2003 prurjet kane qene 236 m3/sec, ne vitin ’04 kane qene 215 m3/sec, ne ’05 ishin 214 m3/sec si dhe ne ’06 jane 206 m3/sec. Te dhenat tregojne se prurjet mesatare vjetore jane pothuajse te njejta per gjate 4 viteve te fundit. Kriza energjetike qe ka perfshire vendin eshte si pasoje e keqmenaxhimit. Sipas tij, KESH-i eshte lene me 125 mln Euro fitim, ndersa sot eshte me 160 mln Euro humbje.
21 December 2006 @ 8:51 pm
Me falni se harrova, marre nga : http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=3329
21 December 2006 @ 8:53 pm
125 mln Euro fitim???? Po perse nuk u perdoren keto fonde per perpmiresim e infrastruktures se energjise elektrike, ose per burimet e kesaj energjie?. Dhe se dyti ku shkuan keto fonde sot. Si treten fondet keshut si kripa ne uje
21 December 2006 @ 8:56 pm
Po dhe ate duhet te pranojme tomi qe kesh-i i harasanit ishte ku e ku me kete te ketij belit!!!
te pakten per tiranen qe ne 8 vj e tyre ska vuajtur kurr per drita (relativisht).
Ndesa tani tropoja dhe bathorrja kane nga 18 ore drita, dhe tirana eshte 18 ore pa drita.
21 December 2006 @ 9:03 pm
O vlonjat nuk mendoj se po behen shume dallim per drita ne shqiperi se nga c fare zone je.. biles do te mendoja qe tirana ka me shume se c do rreth tjeter… Pastaj sic e thote dhe tomi nqs ishin 125m fitim c fare u be me keto leke…. dhe pse prap nuk kishim drita kur ishin keta te majtet ne qeveri…. shqiperia gjithmon ka pasur problem per drita….. nuk arrij te kuptoj sa te pa etur paskan qene keta politikanet tane…ku do ti marrin gjithe keto para… se ne ferr nuk te bejne pune… ndyresira jane qe te gjithe dhe vec per xhepin e tyre e cajne koken
Abi
21 December 2006 @ 9:16 pm
Une jam pak skeptik per keto 125 ml euro. Nuk e di por me duket cudi si mund te arihet kjo shume ne nje vend ku shumica e popullsise nuk paguajne per energjine (shkrotja vjedhin ne fillim por e fshiva, nuk me erdhi mire ta them), kur rrjeti dhe prodhimi eshte aq i konsumuar sa riparimet kushtojne me shume se ti ndertosh te reja, megjitahte nuk i kam pare librat e kontabiliteti te KESH keshtu qe let te them se jam vetem skeptik.
Sa per dritat une me sa di (kuptohet kam shume kohe qe nuk kam qene ne Shqiperi) gjithmon njesoj ka qene. Qe kur hyne kaloriferet me korent dhe impjantet e frohjes se ambjenteve, energjia ishte dhe mendoj eshte problem, njesoj. Ato qe thuhen per Fierzen, apo Vaun e Dejes jane per mendimin tim jo shume reale. Jane si ne kohen e Dulles ku njerezit ne qytet pa asnje lidhje me bujqesine aq shume e lidhen bujqesine ( dhe ushqimin e tyre e perditshem)me shiun apo ngricen, sa ngriheshin ne mengjes dhe shikonin qiellin dhe mendoni “Perseri ska shi sot,bujqesia po thahet” kur dihej qe fajin e kishin kooperativat shtetrore dhe kooperativizmi Kinez. Edhe sot njerezit ngrihen ne mengjes dhe mendojne ka rene apo nuk ka rene shi e debore ne veri, a ka prurje Drini apo jo sikur ky vit ( dhe kjo ka ndodhur cdo vit) do te jete i ndryshem nga viti i meparshem. Eha fajin e ka thatesira.
21 December 2006 @ 9:26 pm
Ku e di ti ABI qe spo behen dallime;
Ja psh ne gjirokaster ku ai Beli do kandidoj per kryetar bashkie per PD ka gati 24- ore drita,
c’do thoje ti per kete???
21 December 2006 @ 9:55 pm
Vlonjat une do te thoja qe tani per tani as edhe nje qytetet ne tirane nuk ka 24 ore drita…. ashtu si nuk ka 24 ore drita ne tirane… tani ju mund te thoni c’fare te doni por ama s keni prova.. sepse ne as edhe nje lajm gazete apo tv se kam degjuar kete…
Abi
21 December 2006 @ 10:01 pm
ABI thotë:
21 Dhjetor 2006 @ 9:55 pm
“as edhe nje qytetet ne tirane nuk ka 24 ore drita…. ashtu si nuk ka 24 ore drita ne tirane”
ABI pash zotin c’kupton ti me keto fjal, se une ti e di qe i kam dobesi femrat dhe s’dua qe ato te bejne gabime te tilla!!!
21 December 2006 @ 10:09 pm
ABI, per te ditur ka apo jo drita ne shqiperi,s’eshte nevoja te lexosh gazetat.
ndaj dhe s’bej polemika me ata qe postojne me flamurin shqip.anash.
shih postet tek peshku.
une keshtu bej,kur vellai nuk poston kuptoj qe s’ka drita,
21 December 2006 @ 10:16 pm
Vlonjat po te shaj pak.. eee por ama pak .. me fal per gabimin me siper mor vella por keshtu eshte kur te duhet dhe te punosh dhe ti pergjigjesh pyetjeve te tua…. ta kisha fjalen as edhe nje qytet ne shqiperi nuk ka 24 ore drita… ashtu sic nuk ka dhe vete kryeqyteti Tirana… po tani te duket me mire …
Abi
21 December 2006 @ 10:31 pm
Thone se sharja e femres nuk te ze ABI,
nejse tani te kuptova qart e dashur.
21 December 2006 @ 11:15 pm
une kam dyshime te medha te Harasani me kuptimin qe nuk me ngjall ndjesine e nje personi te sinqerte dhe super te ndershem, kshu qe kete diferencen prej 285 mil eurosh s’po besoj.
Nga ana tjeter tashm eshte e qarte se Berisha deshtoi tek zgjidhja e problemit te dritave. Kjo bile ndodhi shume heret (qe ne janar) kshu qe zgjedhjet le te ishin bere ne Janar :D!
Nuk e di si do ja bejme me keto politikane qe ndersa shqiptaret vuajne per energji elektrike zihen per seksionin 3 te standartit 21 te kodit zgjedhor pan-Euopjan.
22 December 2006 @ 12:27 pm
Format e ndarjes se nje kompanie djema, jane te shumta, dhe ndoshta KESH-i mund te ndjeki formen “Mëmë e bijë”, forme e cila aplikohet gjeresisht ne perendim, ku aksionet ndahen sipas aktivitetit te se cilit, e ne kete rast Kesh-i regjistron asetet e turbinave, energjise, tere godinave/objekteve, ujtit, ndersa operatori i shperndarjes regjistron rrjetin shpendares, centralin , aparatet, te ardhurat e shitjes etj. E rendesishme eshte pasqyrimi i plot i tere aseteve ne Burse, me qellim qe ne rast privatizimi te njeres prej “bijave” (se mund te kete dhe disa bija / nenndarje) , vlera e aseteve te “zbresi” per t’u “shkarkuar” ne bruton e “memes” , per investime te metejshme, ulje çmimi per shtresat e varfera, dhurata/shperblime per aksioneret etj. Ekzistojne dhe forma te tjera, te cilat perendimi i aplikon dhe do ti aplikoje ne te ardhmen, por per rastin e Shqiperise kjo eshte nje forme ideale, po te kemi parasysh se asetet dhe te ardhurat e çdo aktiviteti ekonomik nuk jane pasqyruar akoma ne Burse aty, gje qe u ka dhene mundesi te huajve t’ua llogarisin ata e t’ia japin Shqiperise ne forme ndihme, alias; borxh. Pjero.
22 December 2006 @ 12:27 pm
Ne qeverine Berisha ndodhet nje nga hajdutet me te medhenj te rajonit dhe njekohesisht nje nga njerezit me te paafte ne fushen e ekonomise.
Ca qe jane te vjeter ketu e dine fare mire per ke e kam fjalen.
Une nuk prisja rezultat tjeter dhe as qe pres. E them me dhimbje.
22 December 2006 @ 12:29 pm
matogruda?
22 December 2006 @ 12:51 pm
trim i mire me shoke shume .
G.Rrrrruuli
22 December 2006 @ 1:20 pm
G.Ruli, merr vesh nga ekonomia, por me shume kupton mbushjen dhe interesimin per xhepat e vete, se sa per Shqiperine. Natyrisht qe nga bursa dhe makroekonomia , ai eshte profan, dhe nuk eshte i vetem, por tere shpura e qeverise (dhe qeverive te kaluara) nuk marrin vesh nga bursa dhe te fshehtat e saja. Kete mangesi , ata e kane plotesuar me grupet e specialisteve te huaj qe i kane thirur per men. Te mjeret.