Identifikohu



Regjistrohu

Valentina Duka, një karikaturë politike për universitetin

Mero Baze
TemA

Nëse ka një detaj që bën të qartë hakmarrjen dhe cinizmin e ministrit të Arsimit, Genc Pollo, ndaj botës universitare, është kandidimi dhe mbështetja që ai i jep kandidaturës së Valentina Dukës për Rektore të Universitetit të Tiranës. Pas një beteje të gjatë për miratimin e ligjit të Arsimit të Lartë, debat që i kushtoi shumë energji shumicës në pushtet, për shkak të personalizimit që iu bënte neneve të veçanta të ligjit Genc Pollo, tani kemi një shfaqje të vërtetë të hakmarrjes së tij, e cila shkon deri në perversitet. Për të kuptuar sesa shumë e fyen botën universitare ky ministër, duhet të vizatoj me pak rreshta se kush është kandidatja e tij.

Valentina Duka është një e diplomuar për Histori, me një formim më pak se mesatar, e cila deri në mes të viteve `90 ishte një njeri krejt i rëndomtë, që nuk ia dinte emrin askush. Me ndihmën e Genc Pollos dhe disa njerëzve të tjerë, atëherë afër Berishës, ajo u katapultua papritur në organizatën e Gruas Demokrate si zëvendëskryetare dhe përmes teserës së partisë pushtoi fakultetin e Histori-Filologjisë dhe arriti të bëhej zëvendësrektore e universitetit në vitin 1996. Një ambicioze injorante dhe e motivuar vetëm për të bërë karrierë përmes përshtatjes me politikën, ajo iu kundërvu disa emrave të njohur të fakultetit Histori-Filologji si Aurel Plasari dhe Rudolf Marku dhe për të mbushur boshllëkun e tyre, thirri pedagogë të rinj, të futur kollovarë në Tiranë, që t’i shërbenin kultit të saj. Debati i shpërthyer në atë kohë kundër saj ishte asgjësues për profilin e një dekaneje, por ajo u mbrojt politikisht, duke thënë se kritikët e saj ishin njerëz të zemëruar me pushtetin e Berishës. Kështu, deri në mars të vitit 1997 ajo ishte një fanatike politike që përdorte politikën për të bërë karrierë pedagogjike. Kur socialistët erdhën në pushtet, ajo duhej të ndryshonte menjëherë. Dhe ashtu bëri. Përtëriu lidhjet e saj të vjetra me një ministër socialist, dikur dekan i fakultetit Histori-Filologji, bëri gjeste të forta publike kundër Berishës dhe qeverisjes së tij që e kishte marrë nga rruga dhe e kishte bërë titullare universiteti dhe fitoi besimin e Partisë Socialiste. Me ndihmën e qeverisë dhe nën financimin direkt të Ministrisë së Jashtme formoi një OJQ të quajtur Instituti për Studime Ballkanike, të cilit iu akorduan rreth 300 mijë dollarë nga qeveria dhe shërbeu si një lajkatare e qeverisë në emër të universitetit. Ndërkohë që partia e Genc Pollos po përdorej po ashtu si opozitë e opozitës së atëhershme, pra si opozitë e PD, Dukës iu caktua një rol dhe në këtë histori qeveritare të asaj kohe. Kështu, ajo, duke qenë në kryesinë e PDR, vazhdoi të ishte kandidate e tij në qytetin e Korçës në zgjedhjet e vitit 2005. Pas fitores së të djathtës, natyrisht që Duka e kishte të vështirë të lëpinte për herë të tretë gjërat që kishte pështyrë dhe mbeti në dispozicion të ministrit Pollo. Ky i fundit që e nisi partinë me gjashtë ish-deputetë të PD dhe e katandisi me Valentina Dukën, filloi ta përdorë këtë të fundit për të gjitha punët e tij. Kjo mbronte ligjin e Arsimit, kjo mbronte reformat e Pollos, kjo diktonte se kush ishte i mirë dhe i keq në universitet. Së fundi, kjo dhe Llukan Puka, një ish-aparatçik i vjetër i Komitetit Qendror, janë angazhuar po prej Pollos që të marrin karrigen e rektorit të universitetit të Tiranës. Vizioni i Genc Pollos për universitetin nuk del dot jashtë rrezes së shikimit që i lejon Valentina Duka. Ai ka vetëm një njeri tashmë në këtë botë, Valentina Dukën. Atë për militante partie, atë për anëtare partie, atë për besnike partie, atë për anëtare kryesie, atë zëdhënëse partie, atë për reforma partie, atë dhe për kandidate të partisë në universitet. Ky është një turp që nuk ka ndodhur kurrë që nga viti 1957, kur është krijuar ai universitet. Dhe ky është një turp që mund ta bëjnë vetëm njerëz të pacipë si Genc Pollo. Në asnjë rrethanë socialistët nuk kanë keqkatandisur universitetin e Tiranës në një figurë kaq banale, kaq mediokre dhe kaq injorante sa kjo që iu ofron në vitin 2007 ministri i Arsimit, Genc Pollo. Do të ishte në nderin e qeverisë të detyronte Genc Pollon ta tërhiqte këtë karikaturë nga gara. Jo se rrezikon garën. Jo se mund të marrë ndonjë votë prej studentëve që nuk e njohin, por, se është e tepërt të fyesh universitetin në këtë mënyrë. Është më mirë ta mbyllësh se sa t’i ofrosh Valentina Dukën rektore. Është një prodhim tipik i perversitetit politik të pluralizmit, një zvarranike që kacavaret pas çdo peme partie, mjafton të shijojë frytet e pushtetit. Ka plot mënyra sesi mund ta fyesh një universitet, edhe kur nuk është cilësor. Kjo që po bën Genc Pollo është më perversja.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

55 Komente »

  1. Koth thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 4:54 pm

    Mero,

    ka gjithmone Valentina gjithmone !

    hihihihi,

    “Një ambicioze injorante dhe e motivuar ”

    hihihi

    Na nji here me pelqen Mero mu ! :)

  2. CCCP thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 5:13 pm

    Po domosdo e ka kapur Merua me Valin (Jo Vali po djalli thuaj!) se keshtu e ploteson karikaturimin e vet prej Jovan Bregu…

    …ore Koth, mos u ngut te ankohesh per Valentinat, se edhe ne paste numerohen me gishta. Po zdromsat meshkuj, te paaftet, genjeshtaret, karrieristat, injorantet…jane aq shume sa nuk u mbahen dot mend emrat…

  3. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 5:31 pm

    Valentina Dukaj eshte nje personalitet i universitetit te Tiranes. Ajo eshte nje nga personat me te respektuar dhe fitorja e saj ka per te qene e thelle. Valentina eshte modeli i gruas ne karriere e cila e ka arritur gjithshka me forcat e veta dhe eshte zonje me klas.

  4. Koth thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 5:35 pm

    Ja pse Mero ka te drejte dhe me shume bile.

    Lexoni me siper dhe nuk ka nevoje.

  5. M O Z A thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 5:41 pm

    Ishalla bahet Vali rektore(meqe thote qe si trembet askujt dhe po ecen e sigurt drejt fitores) qe te kemi me cer te merremi, ene qi te mos e zeje ma lemza Jozin. Madje do themi te keqen e Jozit.
    Qe thu ti CCCP, sikur e kishim lene qe te kishim i cikez respekt per akademiket, profesoret, intelektualet, meqe politikanet dhe ekzekutivet e kishin dhi.
    Tashti me Valin ne krye (qe meqe ra llafja keto qe ka thane Mero i ka pak) vaj medet cer respekti do kemi neve.
    Hec aty Vali te vdeksha, hec e mos ndalo. Se nuk u ba qameti per nje CC me teper. Se ca o CC spo e them se ma mshije. Kush a i qut ta kuptoje:-)

    Marre nga shtypi :
    “Lufta e ftohtë” për profesoren e historisë, Valentina Duka, ka nisur dje. E shoqëruar dhe përkrahur pothuajse nga i gjithë stafi pedagogjik i fakultetit të Histori-Filologjisë, ajo prezantoi dje zyrtarisht kandidaturën e saj për të drejtuar Universitetin e Tiranës. Ndërkohë, përballë saj deri tani janë rivalët profesori Ekonomikut Dhori Kule dhe ai i Shkencave të Natyrës Llukan Puka. Si gjithmonë e shkathët dhe tepër e qeshur ajo nuk i trembet askujt, madje ndihet e sigurt drejt fitores. Gjatë prezantimit të kandidaturës ajo i ka premtuar të gjithë të pranishmëve dhe opinionit publik se nëse ajo do të zgjidhet rektore e Universitetit të Tiranës do të jetë e hapur dhe mikëpritëse për të gjithë. Mbështetësit e saj janë të shumtë duke filluar që nga Artan Fuga, Mark Marku, Lira Caushi, Shezai Rrokaj si dhe shumë personalitete të tjera të njohura për botën akademike deri tek studentët. Përkrahësit e saj përveçse e kanë mbështetur atë fuqishëm janë të sigurt se ajo e meriton një post të tillë. Për këtë ata janë bazuar tek karriera e saj e deritanishme akademike dhe si drejtuese, tek profesionalizmi dhe puna e saj mësimore dhe shkencore etj. Zëvëndësdekania e fakultetit Histori-Filologji, Lira Caushi e ka cilësuar vendimin e Dukës si një zgjedhje shumë të bukur, sepse është hera e parë që një femër kandidon për një post të tillë drejtues. Në programin që Duka i ka dorëzuar dje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pika kyçe e platformës së saj është zbatimi i Kartës së Bolonjës. Në këtë program do të përfshihen stabilizimi i nivelit të parë të diplomës, përgatitja për nivelin e dytë të diplomës, përgatitja e kurikulave për master etj. Gjithashtu, një vend të veçantë në programin e saj zë edhe nxitja e kërkimit shkencor në Universitet. Në vitet 1995-1997 Valentina duka ka qenë zëvendësrektore e Universitetit të Tiranës, 1994-1997 dekane e fakultetit Histori-Filologji dhe përgjegjëse e Departamentit të Historisë.

    Kolona zanore e artikullit
    http://www.youtube.com/watch?v=Shc1YPhgGVg

  6. CCCP thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 5:41 pm

    Koth, ke c’ke me kete cunin e teorive konspirative mos harro qe Mero Baze eshte nje pusht-burrë qe vjell vrer sa andej kendej pergjate segmentit mjeran te kohes qe quhet “jeta e tij”. Meroja nje gje e ka provuar ne sy te te gjitheve, qe hedh balte mbi njerez per interesa te dyta apo te treta meskine, qe eshte “mouthpiece” e shitur, kukull me birrë te gjere qe nxe c’do dore.

  7. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 5:46 pm

    kur ju villni vrer per Valin qe ka demostruar ne karrieren e saj aftesi menaxhuese dhe vizion te paster akademik mendo cdo thonit per te tjere. Po e perseris edhe nje here o CCCP: mos ngaterro konspiracionin me korrupsionin, jane te ndryshme, kerkoi ne fjalore se ku e kane ndryshimin.

  8. Koth thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 5:49 pm

    CCCP,

    jo mer se e kemi diskutu dhe Meron ketu ti e di mbase.

    Po ky postuesi konspirativ bi mrena per i cike.

    Une shaj ai lavderon, une lavderoj ai shan. Peshe pupel mer . :)

    Une nuk kam asnje opinion profesional ndaj kesaj Valit sepse kam mbaru Kamzen dhe nuk ja lejoj vetes te komentoj nje gje qe nuk e njof apo qe nuk ka lidhje me bujqesine . :)

    Shiko e them perseri, mua me pelqen Mero shpesh sepse a i shpise thuhet ne kete rast.

    Mero nuk e njef ate parimin qe gjanat e shpise nuk nxirren ne pazar.

  9. M O Z A thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 5:51 pm

    Epo tani do dali shprehja “Te manaxhofte Vali me vizionin e vet te paster”
    Ose : ” O vali te hangsha Vizionin akademik” :-)

  10. LaTex thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 5:53 pm

    Valentinen nuk e njoh, por me beri pershtypje ato qe shkruheshin per Llukan Puken, dekanin aktual te FSHN-se. Llukani eshte nga te paktet pedagoge, matematiciene ne Shqiperi qe kane integritet dhe intelektualizem te mirefillte. Bindjet politike jane nje gje, profesionalizmi eshte dicka tjeter. Po Llukani ka punuar dikur ne KQ dhe bindjet e tij politike nuk perputhen me te miat. Megjithate personalisht kam respekt absolut per Llukanin si pedagog qe e kam patur dhe si nga intelektualet me te zote dhe me me dinjitet ne universitet. Ato qe thote Mero jane pallavra, dhe vecse me bejne ta lexoj me shume rezervime edhe opinionet e tjera qe shpreh ne kete artikull.
    Cudi eshte se si Koth-i eshte ne te njejten ane me Meron sot. E veshtire per ta kuptuar (por e detyrueshme per ta pranuar :-) )

  11. M O Z A thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 5:59 pm

    O se ti Latex ma kujtove tani.
    Qe ska asnje kandidat burre ket radhe. Jane 3 femra (si ato qe i sugjerova Emigrantit).
    Llukani me sa di une ka qene dhe dekan pervecse profesor (le te themi profesional ne kulm sic po pretendon ti, eh mer Cim, cer bahet ketu me profesionalizmin ne fushen tende).
    Interesohu i here sa bosht kurrizor ka pas si dekan.
    Spo them se eshte burre i keq (si Dhori Kule) por ska bosht kurrizor. Eshte sperdredhes, pa iniciative, frikacak dhe aspak efektiv.
    Cer beri pra tek ai fakulteti i vet ky Llukani o Latex.
    Ti thu skemi pulen, hame sorren.
    Mire mo mire.
    Po nuk ben Llukani per ate pune jo.
    Oh medet u shojt shqiperia per BURRA !

  12. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 6:04 pm

    O kothi Kamzes, une jam Altini i Universitetit te Tiranes dhe Vali me ka dhene mesim dhe ne nje fare menyre e kam pasur eprore. Respektin tim per kandidaturen e Valit e kam thene para 1 jave te Blogu i Shekullit jo se e sha ti. Se cthu ti kujt i p…
    E dashur Moza, nuk e di a njeh Valin apo e ke me te lexume. Une e njoh (jo personalisht) por si person qe ka menaxhu UT si Z.Rektore kur UT filloi reformen e cila ngeli ne mes. Vali u largu nga puna per motive politike dhe nuk e di se cdo te kishte bere po te kishte vazhduar, por besoj qe punet e shkume shume keq, mund te kishin shkuar disi me mire.

  13. M O Z A thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 6:09 pm

    Me te lexume the ?
    Po Vali eshte shif e shkruj mo Altin :-) Une i njof burrin ne fakt :-)

  14. LaTex thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 6:12 pm

    Moza, emigranti me duket se ka mbaruar ne Kamez shkollen jo tek FSHN-ja (me fal ne se gaboj emigranto, e kam thjesht nga nje koment qe ke bere dikur per Temo Mandilin). Llukani (Puka) per sa e mbaj mend une burre i mire ka qene, edhe “shtyllen vertebrore” sikur te forte e kishte (e njeh Pranvera Bahollin ti moza?) Ne qofte se i eshte thyer kete dhjetevjecarin e fundit, tjeter pune.

    Oh medet u shojt shqiperia per BURRA !

    Po he pra ju graria c’a prisni? :-)

  15. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 6:15 pm

    Haha. Atehere Moza ti e ke inatin me burrin! bera shaka.
    Vali nuk eshte kandidatura me e mire e mundshme per Universitetin e Oxfordit por per te Tiranes mua me duket kandidatura me e mire

  16. M O Z A thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 6:17 pm

    Ja pra ne graria kemi qit Valin, hec aty te vdeksha.
    Une sfola per FSHN , se dhe une ne Kamez kam perfundu por per shkencen qe behet ne ate fushe. :-) (ne fushen e emingrantit dmth)
    Hajt se i kemi pa ene sojin e pranveres, ene te llukanit, ene te ca te tjereve qe mos me bej ti permend
    Pranvera Bahollin une se marr mundimin me e diskutu fare. Its not worth.
    Ah mer emigrant, ku ka ngel shkenca jote:-)
    Po vetem nje gje, pranvera ishe stoike mer burre, nuk lekundej.
    Kur thoshte qe e ke gabim ushtrimin, gabim do thoje e kam edhe pse e kishe mire. Ose pastaj ngelej me u vra me pranveren pastaj :-)
    Zoti e rujte profesoratin mo po he.
    E thashe ene ma lart sbehet nami per nje CC me teper, (CC mashkull apo femer qofte)

  17. Anonim thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 6:32 pm

    LaTex

    ka ndryshuar LL.P., nuk ehste ai qe mban mend. Nuk ka me as shtylle vertebrore dhe as intelektualitet. Nuk ehste as i pari dhe as i fundit, gjynaf.

  18. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 6:52 pm

    Versioni im i artikullit:

    Nëse ka një detaj që bën të qartë hakmarrjen dhe cinizmin e kryeministrit, Sali Berisha, ndaj botës shqiptare, është kandidimi dhe mbështetja që ai i jep kandidaturës së Mero Bazes për anetar kryesie te KKRT. Pas një beteje të gjatë për zot e di se cfare, debat që i kushtoi shumë energji shumicës në pushtet, për shkak të personalizimit që iu bënte neneve të veçanta të ligjit Sali Berisha, tani kemi një shfaqje të vërtetë të hakmarrjes së tij, e cila shkon deri në perversitet. Për të kuptuar sesa shumë e fyen botën mediatike ky kryeministër, duhet të vizatoj me pak rreshta se kush është kandidati e tij.

    Mero Baze është një i diplomuar për Servilizem, me një formim më pak se mesatar, i cila deri në mes të viteve `90 ishte një njeri krejt i rëndomtë, që nuk ia dinte emrin askush. Me ndihmën e Sali Berishes dhe disa njerëzve të tjerë, atëherë afër Berishës, ai u katapultua papritur në median shqiptare si Kryeshpifes dhe përmes teserës së partisë pushtoi fakultetin e Derdellitjes dhe arriti të bëhej zëvendës-krye-urryes i universitetit në vitin 1996. Një ambicioz injorant dhe i motivuar vetëm për të bërë karrierë përmes përshtatjes me politikën, ai iu kundërvu disa emrave të njohur të fakultetit Media si Fatos Lubonja dhe Blendi Fevziu dhe për të mbushur boshllëkun e tyre, thirri gazetarë të rinj, të futur kollovarë në Tiranë, që t’i shërbenin kultit të tij. …

  19. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 7:07 pm

    Mero nuk e njef ate parimin qe gjanat e shpise nuk nxirren ne pazar.

    E njef mer Koth e njef, se s’po nxjerr ne pazar te palarat e shefit te vet. Ka nja 6 muaj qe ishte qepur Pollos direkt. S’e ka fare me ata te vetet.

  20. LaTex thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 7:17 pm

    Penar, ne fakt versioni yt i artikullit nuk dallon fare nga i Meros, per nga gjuha dhe mesazhi.
    P.S Apo ky ishte qellimi?

  21. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 7:17 pm

    “Ka plot mënyra sesi mund ta fyesh një universitet, edhe kur nuk është cilësor. Kjo që po bën Genc Pollo është më perversja”

    E thene ne kete menyre, veprimi i Pollos nuk i afrohet fare mendesise se Meros. Eshte shume e veshtire te kuptohet se kush e udheheq listen e arsyeve qe e transformojne Meron ne te tille njeri te ulet dhe gazetar mjeran.

  22. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 7:24 pm

    LaTex,
    Kopjova dy paragrafet e pare te artikullit, dhe nderrova emrat. (S’e paske lexu fare artikullin :-) )

  23. Irisi thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 7:28 pm

    Kushdo qofte kjo zonja qe s’e kam degjuar naihere,une ne vend te saj do i beja nje denoncim ketij Mero-s per ato qe ka shkruar qe ti vinte festja verdalle. Kush eshte ky qe qenka ne gjendje te thote kshu pa i hyre gjemb ne kembe qe Genc Pollo eshte i pacipe e qe kjo eshte injorante.Prova ka? Po s’ka, me mire ta mbylle gojen se na hapen barkun me keto karakteristika alla front i lagjes.Gazetare komplet te papergjegjshem!

  24. ujku i zi thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 8:07 pm

    Iris, keshume te drejte. Nje shkrim qe nuk te thote asgje. Ne vend te ishte fokusuar tek problematika e zgjedhjeve ne universitet, ka bere te kunderten. Nivel deshperues!

  25. lulian kodra thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 8:13 pm

    Keto pune jane te kalbura qe ne themel. Ujk, Ministre do perfundoje kjo zonja, si zakonisht. Jane te kalbura se nuk duhet qe ministri i arsimit te propozoje kanditature per rektor te UT. Mirepo…

  26. ujku i zi thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 8:18 pm

    Julian, shume dakort me argumentin tend! Po ku eshte argumenti ne shkrim? Si e ndihmon kjo gjykimin, arsyen? Apo do vazhdojme me “fletrrufe” sic thote Irisi?

  27. ujku i zi thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 8:20 pm

    Lulian, te kerkoj falje per shkrimin gabim te emrit. Sorry!

  28. Beni thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 8:20 pm

    Personalisht nuk e njoh kandidaten per Rektore te Universitetit por as dhe deftere shkruesin Mero Baze.Per hir te se vertetes dua tju tregoj nje episod me kete te fundit;Kur shkembeva nje telefonate para dy vjetesh me te ose per te qene me i sakte pak se te mbaheshin zgjedhjet e vitit 2005 dhe u interesova per debatin Berisha -Nano ai botoi ne gazeten e tij nje bejte dallkahukesh ku permende edhe emrin tim se ka edhe njerez qe duan te dalin foto me Nanon apo Berishen.Mero ku qyqar i Tiranes provonte te shkruante per mua ato qe faktikisht ai kishte ne koken e tij mjerane.Megjithese une kisha vizituar me pare Parlamentin norvegjez dhe ende nuk kam vizituar ate shqiptar,edhe pse kisha marre pjese ne simpoziume ne Institutin Anna Linn te Stokholmit pa futur ketu 15 vitet e mija ne administraten shteterore norvegjeze,pa shtuar qe kisha botuar dhjetra shkrime ne shtypin shqiptarm e deri tek lobingu qe kam mundur te bej per te sjelle investitore drejt vendit ku qeverisin kaptina injorantesh si kaptina e Mero Bazes,sot ndjej neveri dhe eshte fatkeqesi kombetare qe ne shtypin shqiptar gjenden edhe shkrues defteresh si Mero Baze.Mero Baze te keqen e ka nga qenia e tij Mero Baze.Ai ska si te jet as demokrat,as gazetar,pa transformuar vete Meron.Tani nese ai e lexon i them me sinqeritet;Provo te mendosh ndryshe nga ato cka mendon ky Mero i sotem.Bej ndaj te tjereve ashtu sic do te doje te tjeret te bejne ndaj teje.Sa per gazetare duhet ta harrosh,pasi ti mund te behesh gjithcka por vetem gazetare nuk behesh kurre.
    Beni

  29. lulian kodra thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 8:37 pm

    “Me ndihmën e Genc Pollos dhe disa njerëzve të tjerë, atëherë afër Berishës, ajo u katapultua papritur në organizatën e Gruas Demokrate si zëvendëskryetare dhe përmes teserës së partisë pushtoi fakultetin e Histori-Filologjisë dhe arriti të bëhej zëvendësrektore e universitetit në vitin 1996.”

    Kjo eshte nje nga premisat e argumentit, ujk. Ne qofte se kjo eshte e vertete, atehere argumenti i Mero Bazes qendron. Ne qofte se jo, atehere Mero Baze eshte njeriu qe po perfiton me teper nga te gjithe prej ligjit “shpif shpif se je gazetar”.

  30. lumidrin thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 9:04 pm

    Ky Mero Baze nuk duket se shpif,vetem se ka nje stil te tille qe pasionin e vet arrin ta kaloje tek lexuesit.
    Gazetari mbet gazetar,nuk eshte e mundur qe te gjithe te jene dakort me ate qe shkruan.Ne jeten politike e profesionale te perfolures,Mero paraqet ate pjese te dukshme te jetes se saj,keshtu qe nuk mund te akuzohet per shpifes.
    Genc Pollo ,si mund te mbrohet se eshte me cipe,e Valentina nuk eshte injorante?

  31. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 9:05 pm

    Lulian mos i shpernda aq kollaj portofolet - zv. ministre thuaj. Ndryshimi eshte thelbesor.

    Penar e lezetshme pasticoja - u habita qe fute kembet ketu njehere.

    Me vjen pak keq qe merreni gjithmone personalisht me njerezit, por ne fakt kjo eshte natyra e gangrenes politike shqiptare: poste pa merita, per militantizem, lidhje familjare, lidhje biznesi, lidhje sahanlepirese, lidhje te peshtira qe edhe nese i futesh kesaj vallaje pellumbeshe del sorre. Si gjithmone, qendrimi im eshte qe nese mund ta evitojme, te mos bejme gjithmone ripertypesit e gjelles se helmet qe gatuan kjo fare politike. Eshte shume mund i harxhuar kot, jo vetem sepse mund te harxhohej me mre (duke gatuar ndonje gjelle tjeter), po edhe pse natyra zero-sum e politikes shqiptare ben qe nano-iku te shnderrohet ne berisha-hajde, dhe anasjelltar. Sidoqofte, ne atmosferen antagoniste shqiptare, nuk imagjinoj dot asnje kandidat apo kandidate qe te mos perflitet. Aty eshte te thuash ‘aman mos me kandidoni’.

    Se harrova: respekte per Kamzen. Me aq sa kam njohur une ish-studente te atjeshem, e madje edhe po te krahasosh kamziotet qe dolen ketu me siper me jo-kamziotet, i rrofte emri UT-se, me falni UTEH-se (se e harrojme kollaj permasen politike te te ‘perfunduarit’ ne Kamez nje here e nje kohe). Personalisht s’kam qene studente as te njera as te tjetra, jam pa konflikt interesash :)

  32. artan thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 9:31 pm

    … deri në mes të viteve `90 ishte një njeri krejt i rëndomtë, që nuk ia dinte emrin askush.

    Argument eshte ky ? Po edhe Mero, provincial Tepelene ka qene ,tani gazetar ne Tirane ,servil i thekur i Berishes dmth gazetar “obori”.,ben ham-ham ,se per ate paguhet .

    Artikulli i Meros ,eshte krejtesisht i ulet dhe i nivelit ordiner ,ashtu sic eshte dhe vet Mero sepse shkruan pa etike profesionale :

    Një ambicioze injorante dhe e motivuar vetëm për të bërë karrierë përmes përshtatjes me politikën, ajo iu kundërvu disa emrave të njohur të fakultetit Histori-Filologji si Aurel Plasari dhe Rudolf Marku dhe për të mbushur boshllëkun e tyre, thirri pedagogë të rinj, të futur kollovarë në Tiranë, që t’i shërbenin kultit të saj.

    Te ben pershtypje argumenti i dobet se “ajo i u kundervu emrave te njohur……. ” per kete qenka ambicioze injorante injorante..????!!!!

    Po mire ore Mero , edhe ti po i kundervihesh Valentines ,atehere qenke edhe ti injorant ..(ne te vertete ti je ,por jo se i kundervihesh Valentines )

    Me pas Mero vazhdon,


    (Valentina )…bëri gjeste të forta publike kundër Berishës dhe qeverisjes së tij

    Sic shikohet Meros i eshte prekur Berisha idhulli i vet po i preke Berishen eshte njesoj sikur i ke prekur babane .s`ka faj.
    Por Mero eshte i njour shume per mungesen e etikes gazetareske ,dhe shpifjeve ,ai eshte nje gazetar langaraq .

  33. INA thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 9:39 pm

    Tropizma:

    Se harrova: respekte per Kamzen. Me aq sa kam njohur une ish-studente te atjeshem, e madje edhe po te krahasosh kamziotet qe dolen ketu me siper me jo-kamziotet, i rrofte emri UT-se, me falni UTEH-se (se e harrojme kollaj permasen politike te te ‘perfunduarit’ ne Kamez nje here e nje kohe). Personalisht s’kam qene studente as te njera as te tjetra, jam pa konflikt interesash

    Ah tropizma, tropizma…verte, pa konflikt fare? Nuk te beson njeri… ;)

  34. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 9:39 pm

    Lulian, une mendoj se meqenese ceshtja ne fjale trajton zgjedhjen e Rektorit/es te ri te Universitetit, argumenti apo kundrargumenti duhet doemos te kete te beje me kualifikimin e zonjes Duka, ose mungesen e kualifikimit. Me pak fjale mund te diskutohet nese Vali eshte e pershtatshme apo jo per kete post, gjithnje brenda struktures akademike. Them brenda struktures akademike sepse nuk shoh kurrkund se cfare e beka Meron keshilltar (te veteemeruar) te ministrit per zgjedhjen e rektoreve, aq me teper qe ky nuk ka asnje lidhje profesionale me Universitetin e Tiranes.

    Nje thashethemexhi i diskretituar shume here nuk ka as pune, as kompetence te ushtroje vullnetin e tij mbi gjera qe nuk i perkasin fare.

    Ver re sesi premisa e “fletrufese” shtrohet ketu: “…tregon qartë hakmarrjen dhe cinizmin e ministrit të Arsimit, Genc Pollo, ndaj botës universitare…”

    Dmth qe nga fillimi duhet te besojme se Ministri “qenka ne gjak” me Universitetin e Tiranes…(??) “…mero please!!! - u must have some mental disease…” ~ Snoop Doggy Dogg (sorry, se mbajta dot :) )

    Dhe e mbyll me: “…Do të ishte në nderin e qeverisë të detyronte Genc Pollon ta tërhiqte këtë karikaturë nga gara.”

    Sepse ky llozi eshte jo vetem autoritet akademik, por edhe moral qe percakton nderin dhe turpin…

  35. DN41 thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 9:56 pm

    Une mendoj se Dhori Kule eshte me i miri. Nqs ka nje fakultet sot ne UT qe perpiqet tu ngjasoje atyre jashte eshte ekonomiku. Aty jane bere reforma te verteta. Shkencat e Natyres dhe Filologjiku (ose Filo-qyli sic quhet rendom) e kane humbur komplet rendesine e tyre sot, dhe kane ngelur ne vend. Eshte koha qe ekonomiku te ket nje njeri te tijin ne krye te UT, aq me teper kur ka treguar qe di te reformoje shkollen shqiptare.

  36. mand thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 10:00 pm

    PO ti penar ke nai gjykim tendin qe merr shkrimet e Meros dhe i ben copy paste per koment,a po ty te lejohet se je administratori. Thuaj komenetet e tuja, ne rast se ke ndonje mendim tendin, ti perdoresh fjalet e tjetrit eshte shume kollaj

  37. Koth thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 10:01 pm

    artan,

    Valentina eshte nje personazh qe eshte bere dhe c`bere disa here ne jeten e vet. Nje personazh qe jo ne pak raste ka zaptuar ekranet e mediave kur i eshte dashur te shprehet si historiane politikisht.

    Eshte nje personazh qe nuk njeh autoritetin e Institutit te Historise dhe ka neperkembur arritjet e ketij instituri per shkrimin e Historise se Shqiperise.

    Eshte e njohur dhe agresive VETEM keto kohe kur ka hedhur tezat e rishikimit te dates se clirimit dhe ka perkrahur arsyetimin qe fazat e luftes NaCl kane kaluar edhe nepermjet LUFTES Civile ne periudha te shkurtera kohore.

    Keto dalje te saj kane qene shume aktive ne fund te Nentorit dhe perpjekja e saj ishte te evidentohej nga MOHUESIT e kesaj lufte.

    Duket se qellimit ja ka arrit deri nje fare mase kur shkrimit i rrini jo per Individin qe kandidon per rektor , por per Meron qe ne fakt ka arsye te tjera qe e ve perballe Valit.

    Vali eshte amebe, ( tani jam i detyruar te perdor terma bujqesore apo zeoteknike qe te justifikoj arsimimin :) ) qe vetem verteton qenien saj si gjallese dhe qe e pershtat ate me ambientin politik.

    Miq te mij ( nga Kamza ) me thone qe ka personalitet te dyfishte dhe egziston frika e instalimit te mediokritetit ne UT. ( nje kandidat per kete pune e kemi ketu )

    Pra, une mendoj qe Mero ka te drejte mbi argumentin.
    Mbas dite mu desh te mesoja edhe me shume per kete zoje qe Mero e implikon edhe me afera OJQ jo shume transparente ne shpenzimet e tyre.

    Deri tani kjo zonje ka perkrahur shkrirjen e Akademise se Shkencave dhe enderon qe profesoret e Institutit te Historise t`i vere nen hyqmin evet tashme si rektore e Partise ne pushtet.

    Nese ka rast qe mund te thuhet qe nje person lepin ate qe peshtyn kjo zonja perben rastin klasik.

    Dhe e ben pa ja bere syri terr fare. :)

  38. Syribukur Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 10:18 pm

    Eh c’e hodhe gurin ne lume o Mero e ne te mencurit s’po e nxjerrim dot!!! ;)
    Na e le kopilin ne dere d.m.th.
    Ka apo jo te drejte Mero per argumentin eshte ceshtje tjeter, por menyra si e ka trajtuar eshte ca si teper dashakeqe. Duket ka kerkuar te vrase me nje gur dy zogj. Edhe Valin, edhe Pollon.

    Une s’e kam idene se kush eshte kjo Vali, por nga c’po lexoj ketu, s’ka ndonje argument te forte qe te kundershtoje kandidaturen e saj.
    Mos te behemi naive. Gjithkush ka pikepamjet e veta politike. Gjithkush mund t’i nderroje ato sa here ndryshojne rrethanat.
    Kam pershtypjen se ende shihen si “armiq te klases” ata qe duan te bejne karriere dhe etiketohen si “karrieriste”.

    Sa per ate qe eshte shprehur per ndryshimin e dates se Clirimit, s’eshte argument qe ajo te mos kandidoje per r’u bere Rektore.

    Edhe fakti qe ka perkrahur shperberjen e Akademise se Shkencave (qe vetem shkencetare besoj s’ka patur), perseri s’perben argument te mos kandidoje.

    Nese ajo s’eshte ne nivelin e duhur si pedagoge, s’ka aftesi drejtuese dhe keto mangesi jane pasqyruar ne punen e saj si dekane e Filoqylit (me ndje MOZA), keto mund te perbejne argument kunder kandidimit te saj.

    Por mendoj se koleget e saj e njohin mire, ndaj ata do te dine te votojne.

    Te tjerat jane komente qe lene te njejten shije te shkrimit te Meros.

  39. Beni thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 10:27 pm

    Penari ka bere shume mire qe ka futur ne diskutim bajatet e Mero Bazes.Penari beri shume mire kur analizoi edhe brockullat që shkruan drejtuesi i emisionit “Zone e Lire” Arjan Canit ku vetem ky seshte i lire ne kete program.Keta njerez te medias nuk kane asgje te perbashket me median.Prandaj,duhen marre,diskutuar pse jo sygjeruar nje pune tjeter.Te shkruash vetem se ty te preken interesat personale kjo eshte te jesh nje shkresaxhi ordiner dhe ske asgje tu afrosh lexuesve te tu vec vetveten.Penari nuk ka nevoje per mbrojtjen time por mendoj se ai ka bere nje zgjidhje te drejte dhe me shume vend.

  40. ujku i zi thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 10:42 pm

    Lulian, dakort qe per nje rektor universiteti te gjitha keto kane rendesi - edhe karriera politike ka po aq rendesi sa edhe ajo akademike. Problemi eshte qe ne shkrim sulmet personale jane me te fuqishme se argumenti, dhe forma e ketyre sulmeve mbizotron dhe e sfumon permbajtjen qe eshte ku e ku me e rendesishme se fakti nese “pollua eshte i pacipe” dhe “vali eshte karrieriste”. Keto jane epitete dhe paragjykime qe ne nje shkrim i lihet lexuesit (apo ndonje komentuesi tek peshku) te nxjerri perfundime nese doshiron, ndryshe behet fletrrufe.

  41. lulian kodra thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 10:46 pm

    Ore qe eshte e afte ajo brenda struktures akademike, as qe nuk e ve ne dyshim se ka qene zv. rektore. Aftesite edhe po te mos i kete pasur te lindura, me siguri aty do t’i kete mesuar. Nga ana e strukturave administrative jam i sigurt qe eshte eksperte. Por kape pak argumentin e Bazes edhe nga krahu tjeter. A eshte e majftueshme kjo qe zonja Duka te behet rektore? Ne qofte se behet rektore, a mund te themi se u be per arsye akademike, apo e shtyre nga ministri i arsimit? Ne qofte se ka dore ekzekutivi ne kete pune, qe nuk ia ndalon kush me menyren se si i kane bere ligjet corap, sa i bindur je ti qe marrja e karrikes nuk ka te beje me ekzekutivin? Kush tha qe argumenti i Bazes ka per qellim qartesimin e gjerave? Ne qofte se gjerat jane te paqarte, minimumi qe ka bere Mero Baze, eshte qe i ka konstatuar keto paqartesira. E ka bere me ate menyren e vete, pasi mund te kete ngrene dreke me ndonje nga kandidatet e tjere, ku i dihet. Kjo nuk e ndryshon faktin qe politika eshte e implikuar keqazi, si bar i keq me akademine. Nqs ky implikim kanceroz i politikes me akademine shprehet ne figuren e Dukes, ku eshte e keqja e konstatimit te kesaj? Kaq po them une.

  42. ujku i zi thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 10:51 pm

    Lulian, une mendoj se ne gazetari problemet trajtohen per tu qartesuar, sepse per te mjegulluar kemi kafenete, apo jo?

  43. lulian kodra thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 10:59 pm

    Po helbete kur politika behet ne kafene, klasa behet ne kafene, mos eshte me e mire gazetaria?

  44. lulian kodra thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 10:59 pm

    Klasa, dmth mesimi.

  45. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 11:02 pm

    Besoj se jemi te gjithe dakord, se paku parimisht, vetem se po i qasemi nga ane te ndryshme. Mund te pikellohemi qe zgjedhja e rektorit eshte kthyer ne ceshtje egzekutivi ashtu sic nuk duhet te jete, por une mendoj se Meroja po kerkon ta ule piacën akoma më duke e kthyer zgjedhjen e rektorit ne pazar te piste tavolinash…veteperzjerja e ketij skuthi ne keto ceshtje flet per prapaskena kuterbuese.

  46. INA thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 11:10 pm

    e cila deri në mes të viteve `90 ishte një njeri krejt i rëndomtë, që nuk ia dinte emrin askush.

    Meron e njihnin te gjithe para se te behej gazetar??!!
    Ai i shkon problemit me inat dhe harron ca pjese te tjera qe duhej ta na tregonin vertet pse kjo femna s’e meriton pozicionin, jo keshtu me pelqen te flas se me tha njoni ke lokali i kullave e ta shkruj ne gazete. Ndonje investigim gazetaresk ka bon ky e, apo kish marre informacion anonim nga njonje qe i do t’miren universitetit??!!

  47. N thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 11:49 pm

    Syribukur, si mund te respektosh njerez si kjo Vali qe nderron bindje politike kur nderrojne rrethanat. Keta njerez nuk mund te besohen kurre ngaqe nuk kane qendrueshmri ne ato qe thone dhe i ndryshojne sipas nevojes. Keshtu do ti beje politikat kjo femra? Mero baze ka te drejte kur e kritikon se mungesa e karakterit nuk eshte gje e mire per nje drejtues.

  48. artan thotë:

    14 Dhjetor 2007 @ 11:57 pm

    Koth,
    Valentinen nuk e njohe ,mund te jete 99-ce ,por ne gojen e Meros nuk shkon,sepse kesaj i thone “Shan horri ,horrin !”
    Mero vet eshte nje “99-c” !

  49. Jani thotë:

    15 Dhjetor 2007 @ 12:03 am

    “Në asnjë rrethanë socialistët nuk kanë keqkatandisur universitetin e Tiranës në një figurë kaq banale, kaq mediokre dhe kaq injorante sa kjo që iu ofron në vitin 2007 ministri i Arsimit, Genc Pollo. Do të ishte në nderin e qeverisë të detyronte Genc Pollon ta tërhiqte këtë karikaturë nga gara.”

    E shoh shpesh keete forum dhe me pelqen, po nganjehere habitem se perse disa persona pa argumenta fare kundershtojne shkrimet se su pelqen autori. Mero ketu ka te drejte nuk mund te marresh ti nje antare partie dhe ta lancosh si rektpore universiteti, aq me teper kur dihet qe kjo ka dhe mbeshtetjen e ministrit. Jemi ne kushtet e nje gare te pandershme, dhe une nuk dua te hyj ne aftesite apo paaftesite e zonjes Duka. Thjeshte fakti se eshte antare kryesie e partise ky kryetar eshte Ministri i Arsimit e kompromenton se tepermi procesin. Se cfare mund te kete Mero personalisht me kete person pastaj ky eshte tjeter problem. Ne fakt statura e Dukes eshte ku e ku me larg se ajo e rektorit aktual Shezai Rrokaj. Me heqjen e Marenglen Spiros, i lancuar ne vendin e Rektorit nga ministri i asaj kohe PAskal Milo, ai mund te themi se e ktheu kete institucion ne nje cerdhe per vendet e punes se militante te PSD, mgjths kurre nuk guxoi te hiqte profesore nga puna per hir te se majtes. Ardhja e Rrokajt ishte mund te themi nje clirim qe iu ve rektoratit, pasi njihej si nje njeri i ekuilibruar dhe qe dinte te ruante ballancat dhe ta mbante universitetin larg politikes. Por cndodh. Pollo tashme lancon Vali Duken, duke bere hapa regresiste . Madje Duken ai desh ta lanconte dhe si presidente te vendit. Rektori i nje universiteti duhet te vendoset ne baze te vlerave aklademike qe ka dhe jo ne baze te vlerave partiake, kjo ehste esenciale ne kete diskutim. Ne rast se ne krye te rektoratit do te vendosen njerez politik, atehere do te thote qe te politizosh dhe Universitetin. Pra ne nje moment te caktuar te pushosh nga puna profesore sepse ka bindje te majta, dhe ta shnderrosh ate ne cerdhe militantesh, duke harruar se pedagogu pavareisht i majte apo i djathte eshte vlere e ketij kombi. Kaq besoj se duhet ta kuptoje cdokush

  50. CPCP thotë:

    15 Dhjetor 2007 @ 12:15 am

    Jani, mire e ke thene. Militantet ne universitete nuk duhen…

    Eshte si rasti i Shaban memisë qe u be Ambasador, jo?

    Eshte si rasti i Bamir Topit qe u be President, jo?

    Ah Mero na hape pune, te hapte treni tunel…

  51. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Dhjetor 2007 @ 12:28 am

    Me duket se gjthe pergojimi i Valit bazohet ne ndjesi, intuite, thashetheme, pasione por mungojne faktet!!! E kam per disa ketu qe kur vjen puna per disa personazhe kerkojne te dhena shume speciale, kur vjen puna pwer nje zonje te nderuar nuk lejne gje pa share megjithese as nuk i a kane idene se kush eshte Vali. Mua me sherben ky debat per Valin per te vetetuar se kemi te bejme me standarte te dyfishta, ndryshe e gjykojme Valin dhe ndryshe ca te tjere,. Ketu e vetmja gje qe shyn ne pune eshte logjika dhe argumentat

  52. Jani thotë:

    15 Dhjetor 2007 @ 12:30 am

    CPCP
    “Kështu, ajo, duke qenë në kryesinë e PDR, vazhdoi të ishte kandidate e tij në qytetin e Korçës në zgjedhjet e vitit 2005. Pas fitores së të djathtës, natyrisht që Duka e kishte të vështirë të lëpinte për herë të tretë gjërat që kishte pështyrë dhe mbeti në dispozicion të ministrit Pollo”
    Nuk mendoj se Mero genjen ne kete pike. Bamir Topi ska qene rektor por profesor ne Universitetin e Kamzes, as Shaban Memia ska qene rektor. te qenit rektor, ehste tjeter gje. Eshte nje fenomen i rrezikshem. me sa shoh jeton ne Amerike, me trego ndonje rast kur drejtuesit e katedrave zgjidhen se jane militante partish, apo qofte dhe nje vend tjeter Evropian. Eshte nje precednet shume i keq qe ekziston vetem tek ne. Ore zoteri rektorati dhe stafi akademik qe perben universitetet e thashe dhe pak me pare jane vlera te ketij vendi. Kjo per mua nuk duhet te ndodhe. Kujdes te kandidosh njerez te cilet jane hapur njerez te ministrit dhe antare te kryesise se nje partie eshte ofendim per ata njerez qe punojne atje. Dhe pedagoget jane elita e ketij kombi

  53. Koth thotë:

    15 Dhjetor 2007 @ 1:00 pm

    O Altin o rrushko !

    Lexo temen main. Ate te fillimit fare te shkruar nga Mero Baze. Ne po komentojme ate shkrim dhe prurjen e ka sjelle AdminoStera qe ben si ja do pa.lla, sepse ne te tjeret jemi bujtes ketu.

    Kete une e di qe ti nuk e kupton dot si ish-vartes i Valentines, por ama keshtu eshte : ne komentojme prurjet e peshkut MO !

    Per ta kuptuar tani : Botuesi Mero Baze e akuzon Valentina Duken per ato qe i do qejfi Meros, dhe peshku nuk eshte kandar drejtesie por eshte vend opinionesh dhe jo shpifjesh qe i sjellin postues si puna jote.

    Mero e atakon publikisht JO ne peshk por ne gazeten e vet. Jane dy gjera te ndryshme me ato postimet e tua per Gert Shellen, Albin Kurtin, Erion Veliaj, Mjaftin, Edi Rames, qe mbajne era m.ut nje sahat larg.

    Nuk te ka thirrur njeri ketu per te bere moderatorin, po thuj mendimin tat per temat qe diskutohen dhe mos shpif per njerezit me te cilet ke konflikte personale te deklaruara ne tema qe nuk kane asnje lidhje me subjektet qe ti i ndyn dhe i mban neper goje.

    Palo burre !

  54. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Dhjetor 2007 @ 11:51 am

    Mendoj qe zonja Valentina Duka e meriton ate post. Eshte nje intelektuale shume e pergatitur. Sa per shkrimin e Meros, Meroja i shkrete mbeti duke bere ham ham, ka kaq vite qe qendron ne vend numero, bota ecen perpara ai vazhdon me flete-kritika si ne kohen e qepes. Ne kete shkrim ka fyerje te renda qe s’respektojne asnje etike profesionale. Po c’ti besh, ja ky eshte Meroja dhe ky eshte dhe niveli i lexuesve te Meros - “po he de se shitet gazeta keshtu”.

  55. Albani thotë:

    28 Dhjetor 2007 @ 1:50 pm

    Cili eshte kontributi i Valentines ne hartimin e teksteve te historise? A perputhet ky me ate te Genc Pollos? A eshte Valentina aq shqipetare sa duhet per te drejtuar Universitetin e Tiranes? Kush mund t’i pergjigjet ketyre pyetjeve????????

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.