Identifikohu



Regjistrohu

V L O R A ia bën fora, në Boston

vlora.jpgRestorantieri Aldo Velaj po i jep kuptim të ri shprehjes “modele biznesi”. Një mosmarrveshje me pronarin e ndërtesës e ka lënë Velajn pa mundësinë për te ngritur nje reklamë të madhe me emrin e restorantit VLORA te sapohapur, prandaj ai ka punesuar 5 modele qe te sherbejne si reklame-njerezore. Qe nga e merkuara, restorantieri ne Back Bay (lagje e Bostonit, ShBA) ka paguar pese vajzat 18 USD ora per te qendruar ne kembe perpara restoranit gjate oreve te darkes, te veshura me bluza ku shkruhen germat “V-L-O-R-A.”

“Do kisha preferuar nje tabele qe te mos i kishim keto vajzat perpara, por po mundohemi me qen sa me kreative,” thote Veliaj, nje emigrant shqiptar qe e hapi “Vlorën” pasi punoi tre vjete tek “Brasserie Jo”.

Reklama njerezore i kushton Velajt rreth 270 USD ne dite - nje kosto qe ai mundet vetem ta mbuloje per rreth dy jave. Por restorantieri na thote se modelet “kane sjelle shume njerez.”

Velaj shton se kur klientet e pyesin pse restoranti nuk ka nje table-reklame te madhe, ai u thote se resoranti i tij eshte teper modern per te pasur tabela. “U them: Jemi i vetmi restorant ne Boston pa reklamen. Eshte “cool”.”

Jerry Kronenberg per Boston Herald
Pershtati per Peshkun,
Blendi Salaj

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

40 Komente »

  1. T.Sokolaj thotë:

    12 Shtator 2007 @ 6:44 pm

    Ide e papare! Ja cfare do te thote te kesh ide! Diku kam lexuar se idete e vecanta lindin ne kushte jo te zakonshme….

  2. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Shtator 2007 @ 6:47 pm

    Nuk e njoh kete Aldon, po afermendjes do jete vlonjat. Do shkoj ta takoj ndonje nga keto dite tek VLORA dhe do provoj dhe ushqimin, nuk di cfare kuzhine gatuajne por po shpresoj se ka dhe gjelle shqiptare.

    Suksese bashkeatdhetarit, me behet zemra mal qe e ka nisur mbare se ne biznesin e restoranteve fillimi i mbare vertete qe eshte gjysma e punes.
    Nga ana tjeter, miku im Zamir Kociaj u shpall “Best of Boston 2007″ ne kategorine perkatese me restorantin e vet te mrekullueshem, “Trattoria Toscana” 130 Jersey St, Boston. Duket se i ndjeri Anthony Athanas nuk do jete i vetmi restorantier shqiptar qe do beje emer ne Boston.

  3. Vlore1920 Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Shtator 2007 @ 6:54 pm

    Ja or kam hapur nje restorant ne Boston. kam marre nja pese femra qe shkruajne Vlora ne bluze, s’donte ai legeni i zoti dyqanit qe te vija reklame…………… :D
    ——————
    Bravo grupi na behet qejfi per ty dhe per gjithe shqiptaret qe arrijne te ecin perpara.

  4. Ec mo!! Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Shtator 2007 @ 7:10 pm

    Shyqyr qe ka vetem pese germa o xhano, Kuc, do te ishte me ekonomike :).
    Hallall e vazhdofsh me sukses.

  5. Leon thotë:

    12 Shtator 2007 @ 7:19 pm

    Ec mo!! thotë:
    12 Shtator 2007 @ 7:10 pm
    Shyqyr qe ka vetem pese germa o xhano, Kuc, do te ishte me ekonomike :).
    Hallall e vazhdofsh me sukses.
    ————————————————–
    Ka edhe me keqe, mund te ishte T.R.A.GJ.A.S. ose Q.I.SH.B.A.R.DH.E.
    :) :P :)
    Megjithese urime, se tregon qe shqiptaret nuk jane vecse “creativ” per trafik droge apo protusticioni!!
    Urime V.L.O.R.A.!!

  6. doni thotë:

    12 Shtator 2007 @ 7:23 pm

    Ide origjinale!!
    Sa me shume te shpenzosh, aq me shume do te fitosh.
    Suksese

  7. Alban thotë:

    12 Shtator 2007 @ 7:25 pm

    Do te thoja suksese “Ai qe bene emer per te mire do shijoj frutet e saje”

  8. Vlonjati thotë:

    12 Shtator 2007 @ 8:24 pm

    Bravo,
    Ka lezet kur degjon qe nje bashkatdhetar ngre lart imazhin e shqiptarve.
    Sukse ne biznes

  9. Pjer Thomas thotë:

    12 Shtator 2007 @ 8:31 pm

    E forte dhe kjo , veç mua me habit fakti se si lejohet te fuksionoje nje lokal (dyqan, restorant etj.) pa emertimin perkates qe e zgjedh vet pronari, emertim qe shkruhet me te madhe dhe vihet siper deres ose ne muret e lokalit. I uroj suksese atij dhe sa me shume reklam per Shqiperine dhe gastronomine e shkelqyer te saj.

  10. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Shtator 2007 @ 8:34 pm

    suksese. heres tjeter ne boston, pit stop ne VLORA.
    p.s. sugjerim pronarit, kur te mbarojne turnin keto gocat, merr edhe pese cuna simpatike ne pune se ndofta kushtojne edhe me lire. jo vetem meshkujt duan te hane. ;)

  11. adriatik thotë:

    12 Shtator 2007 @ 8:40 pm

    shume e bukur
    blete, po u vune çuna, adriatiku do jete tek vendi trete, shko te hash se e paguaj une.

  12. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Shtator 2007 @ 8:46 pm

    Ore tradita eshte tradite; pse s’doli Momli, per shembull, ose Vaqar, ose Ndroq…. ja me 5 germa jane te gjitha, 5 femna duhen ne te gjitha rastet.

    TE LUMTE, Vlora!!! Hallall gjoksin me grope!

  13. buda thotë:

    12 Shtator 2007 @ 8:54 pm

    Blend, meqe je ne boston kalo nga “basta pasta” ne western avenue ne Cambridge. Jane dy shqiptare qe e kane dhe eshte shume i frekuentuar nga studente…

  14. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Shtator 2007 @ 8:54 pm

    jam nga vlora une vella, po ma paguan te tjeret darken c’u pa pastaj?

  15. K thotë:

    12 Shtator 2007 @ 8:58 pm

    Mire me mire qe je nga Vlora, po noi kafe kur erdhe ne Tr pse nuk na dhe pa mire ?

  16. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Shtator 2007 @ 9:03 pm

    @k, edhe nje here, kur erdha desha te qerasja me kafe po dritat kishin ikur dhe nuk punonte ekspresi. qerasa me uje e ku di une c’tjeter. qoken e bera gjithesesi.
    c’te bej une qe ti ishe me vonese dhe delegatet kishin ikur?

  17. K thotë:

    12 Shtator 2007 @ 9:06 pm

    N`Dajt mer ke pishinat kam qene !

    Apo ene ti e dridhke nga kutia e Rremes ?

  18. riviera thotë:

    12 Shtator 2007 @ 9:22 pm

    bravo Vlora!
    duhet me shku se e kemi dhe afer.
    p.s. me pleqen sugjerimi i bletes :)

  19. riviera thotë:

    12 Shtator 2007 @ 9:25 pm

    “pelqen”

  20. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Shtator 2007 @ 9:29 pm

    kush ma zgjat, ia dredh njehere.
    riviere, kur te shkosh, na bej nje artikull me pershtypjet.

  21. riviera thotë:

    12 Shtator 2007 @ 9:30 pm

    pa problem fare motra :)

  22. Eagle thotë:

    12 Shtator 2007 @ 10:45 pm

    BRAVO VLORA! Te zgjuar si gjithmone!;)

  23. Eddie thotë:

    12 Shtator 2007 @ 10:56 pm

    Te kishin qene modele shqiptare do kish qene hata fare!

  24. deni Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Shtator 2007 @ 10:59 pm

    sa e bukur kjo “L”-ja !!!

  25. Annisel thotë:

    12 Shtator 2007 @ 11:07 pm

    Ide teper origjinale! Hallall ai! Po do shkoje ndonjeri te na thoje si gatuajne atje te pakten ta dime per kur te na bjere ndonjehere rruga andej nga Amerika! :)

  26. Kuqo thotë:

    12 Shtator 2007 @ 11:52 pm

    thuhet se djemte do te fillojne nga puna javen qe vjen. Bleta dhe Riviera po shkojne te blejne bileta.

    Nuk eshte idete e vecanta lindin ne kushte jo te zakonshme, por kohe te deshperuara kerkojne zgjidhje te deshperuara.

    L sikur ka ca kile me shume se c’duhet! R duket si me mire, por nuk e ka kapur kamera mire. Ky konstatim ka per te patur shume komente!!!!!!!

  27. deni Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Shtator 2007 @ 12:03 am

    Sa per kendin e kameres, A-ja eshte me e diskriminuara
    Te nderrohen bluzat dhe te behet ekspertiza ne pozicjon tjeter

  28. preparat Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Shtator 2007 @ 8:13 am

    Vlora Vlora,
    Vlora Vlora,
    Bjeri më të lumtë dora!

    kaq kisha

  29. L thotë:

    13 Shtator 2007 @ 8:05 pm

    Kam shkuar une tek VLORA dhe eshte restorant vertet shume fantastik. Ambient klasik dhe moderd. Ushqimet jame mesdhetare por edhe Shqiptare. Nga kuzhina shqiptare keni shalqi me feta cheese, kasata, bakllava etj. Ata qe kane mundesi ju rekomandoj te shkojne pasi kane per tu kenaqur.

  30. deni Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Shtator 2007 @ 12:18 pm

    Interesant, artikulli ka dale tek gazeta Shekulli sot!! faqe 27

  31. e.T. thotë:

    14 Shtator 2007 @ 12:29 pm

    Nga kuzhina shqiptare keni shalqi me feta cheese,
    ———–
    djath mo… :D

  32. CAPRI thotë:

    14 Shtator 2007 @ 2:49 pm

    UHHHHH SI THATE KASATA???????

    KASATA, SA KOHE KAM QE KERKOJ NJE KASATE SHQIPTARE, SE KETU KASATA ESHTE TJETER GJE NE BOSTON, JO AJO QE KEMI NE PARASYSH NE SHQIPTARET.

  33. CAPRI thotë:

    14 Shtator 2007 @ 2:52 pm

    Keni edhe nje tjeter “Yada Yada” mbrapa Children Museum ne South Boston, sherbimi i mire ushqimi i mire dhe eshte klasifikuar ne “top best cheap restaurants in Boston”

    Musaka, Pasticio, bakllava, Patllexhane te mbushura etj, etj

  34. system32dll Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shtator 2007 @ 2:16 am

    Ajo L-ja qenka seks bombe. Gjynah qe e le ne kembe ate…

  35. capri thotë:

    18 Shtator 2007 @ 3:03 pm

    Restoranti kishte ambjent te kendshem, pronari xhom fare, bravo Aldo suksese. per kasateN TONE SHQIPTARE shkuam dhe ne diner perfunduam. Guzhine mediterrane. Ne porositem kunguj me kos dhe hudhra, byreqe, njoki dhe sardel me bluecheese. Aldo kingu na ofroi Pinot Noir dhe oktapOdh ne grille. Sherbimi fantastik pa ekzaxhirime. Gatim i shijshem, kombinim i guzhines shqiptare, greke italiane me ate amerikane shume pak. JA VLEN TA PROVONI, MU NE ZEMER TE BOSTONIT, Boylston Street, perballe me Copley Square. Bar, lounge, muzike greke, shqiptare, italiane, angleze, dekorimi nje kombinim i modernes me tradicionalen.

    Congrats Aldo!!!!!!!!!

  36. edi thotë:

    21 Shtator 2007 @ 12:17 am

    me vjen mire qe je atedhetare ka zgjedhure kete menyre per ta perzantuare emerine lokalite te ti dhe duke i vene kete emer je njeshe plako ke zemer atedhetari ke zgjedhe nje mer qe meritone te jete i njoture ne bare bote dhe i adhuruare nga tere shqipetarete vlora vlora bjeri moi te lumete dora se aldo velaje ty ste le te te perkembine horrra

  37. Xhaxhi Qaniu Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Tetor 2007 @ 2:49 am

    o plako ku eshte boylston street per ne qe vijme ne brigjet e xhersit dhe na ka marre valli per cik kuzhine shqiptare? e dyta, ndonje trahana e ben ky miku nga vlora?!
    xh.q

  38. Vasil Gjika thotë:

    27 Dhjetor 2007 @ 9:52 am

    mezi pres te vete ne Boston. Kam pare dy video nga kanali i Bostonit edhe restoranti duket yll fare.

    Rrofte Vlora. O shqiptar le ti bejme reklamim jo vetem vendit tone po qyteteve, fshatrave, lumenjve, liqenve, lagjes, ca do qe te jete.

  39. Vlora time…. thotë:

    28 Janar 2008 @ 10:10 pm

    gezohem shume kur bashkeatdhetaret ngrene lart emrin shqiptar,shume idee origjinale, por dhe shume artistike.Te uroj sukses per biznesin

  40. taku thotë:

    5 Maj 2008 @ 4:21 pm

    Nderohemi dhe ndjehemi me krenar edhe ne kur degjojme te tilla lajme per bashkatdhetaret tane neper bote……………………………….

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.