UNGJILLI MODERN
***
Në mesnatë
Do ta fik kandilin!!!
Uroj të m’i nxjerrësh sytë
Dhe të m’i puthësh
Vuatjet e mbytura
Në gjakun tim të gështenjtë!
Kaq i etur jam për ty
Gjurmë drite
Në pluhurin e varrit
Buzë rrokullime.
*****************************************************
Në rrugë
E buzë rruge
Pemët!
Një pëllumb i lishtë
Është ulur
Në plagë të gurit!
Dhe pak
Dhe do ndodhë mrekulli e pritjes, shpirt!!!
Mjaft mos të vdesë durimi!
Gugon dhimbshëm pëllumbi…
Në thonjtë e mi
Prej guri!!!
BURIM!!!
Sytë
Ndër fjalë.
Shpirtrat
T’mbyllur n’rrathë e n’vija!
Jetëgjatë
Drita
Për të qenë këtu
Ujë!
KUJTESA IME E VUJTSHME
Rrugët e mia,
Gjethe të rëna kujtimesh,
Mërguar prej meje
Si stinë pa kthim,
Një fshesare ju mblodhi një mëngjes
Dhe humbët në vorbullën e kohës,
Kaq trishtueshëm,
Si një epitaf mbi varr të braktisur!!!
***
Ndjek rrugët që më shpien diku.
Ah, gëzimi im që s’vdes kurrë,
Lumë i pashtershëm n’burim,
Ato çastet pa zë, por të shumëpritura
S’do më lënë kurrë vetëm.
Ka një moment në muzg
Kur nis të ëndërroj!!!
******************************************
???
Nuk do ta kuptoj kurrë
turrin e detit
drejt tokës!
As tërheqjen e penduar
Të dallgës
Drejt origjinës!
*******************************************


21 Prill 2008 @ 8:03 pm
Nuk do ta kuptoj kurrë
turrin e detit
drejt tokës!
As tërheqjen e penduar
Të dallgës
Drejt origjinës!
e mrekullueshme !
21 Prill 2008 @ 10:43 pm
Pershendetje,gjeneral!Po te rriten gradat me keto poezi qe dua t’i kem ne xhep per t’i lexuar dhe rilexuar me te njejten deshire.Sa te bukura,aq dhe fine.Te dala nga shpirti,nga nje shpirt i ndishem dhe,ndaj,edhe te bejne per vete.Urime!Me te tjera!
22 Prill 2008 @ 2:58 am
Hermetik, si kusi me presion; valvola eshte ajo qe citon avocados (pra ajo qe s’e le poezine te plasi, pavaresisht piskames se avullit gjithe energji potenciale).
Me kujtove sa vijon dhe, sikur edhe vetem per kete, te falemnderit:
“…a e di që s’paska dallgë të vërteta pa breg, pa ranishte? Pa breg dallgët do iknin si të humbura në kotësinë e pamatë ujore, as harbim s’do ishte ajo ndërkryerje e pa drejtimtë, ato lugina dy sekondëshe, e jo më stuhira e ciklone e cuname….
Potenciali furtunor i thellësive bëhet realitet vetëm kur i afrohesh bregut. Në thellësira nuk ka fërkim. Ka vetëm shqetësim ujor. Dëshirë vertikalisht. Verbëri horizontale. Por kur bregu avitet, destinacion final, me dritëra dhe fare llamburitës, befas fërkimi nis e ndihet që poshtë, ca konture të rregullta zënë e brazdojnë syprinën vizlluese, valët e para zënë e ngrihen, zhurmojnë me një hungërimë luani të uritur, pastaj ngrihen madhështore, e i përplasen me një vertik të pashembullt bregut, në përqafimin më të dëshirtë që ka parë kjo botë. Sepse edhe kur dallgët lodhen, kur stuhia tërhiqet, prapë afera me bregun s’pushon. Nuk ka breg pa valëz. Oqeani i thote bregut po bëj pushim. Po rigrupohem. Miniaturën po ta le aty, në ato valëza gjumëndjellëse. Në ato përkëdhelje post-festum të stuhisë që shkoi dhe preliminari të asaj që vjen. Gjithë qëllimi i oqeanit është të shkumbëzohet në periferinë e vet, mbi rërë, shkëmbinj e gurë. Ëndërroi në ujërat e thella, realizoi tek cektësia. Dallgët në thellësi konceptohen e ngjizen, por është vetëm cektësia vulgare, e zakonshmja që i duket fundi sahora, e trubullt nga grimcat e llumi i tabanit, ajo që materializon dallgët, që u realizon oshëtimën, që kthen potencialen në shpalosje të pafre të lëvizjes.
Është bregu që bën oqean. E dashur, pa ty pranë jam oqean pa breg.”
22 Prill 2008 @ 12:45 pm
Kapiten, mirdita…
Kjo duhet lexu edhe nje here sot.
Në mesnatë
Do ta fik kandilin!!!
Uroj të m’i nxjerrësh sytë
Mbase do fillojne ti bien guackat gelqerore dhe perla do dali jashte…
Pres ta thush i fjale, bro…
22 Prill 2008 @ 2:19 pm
Ka një moment në muzg
Kur nis të ëndërroj!!!
Kapiten je i madhe me keto vargje! Te gjitha me pelqyen por kto dy vargjet e fundit me bene te enderroj per muzgjet e veres. Flm!
25 Prill 2008 @ 5:36 pm
“Si stinë pa kthim”,dhe “Si një epitaf mbi varr të braktisur!!!”
po ashtu; “Ah, gëzimi im që s’vdes kurrë”,
demonstrojne pa ndihmuar ndjenjen e ngopur-ndjere ne forme krahasimi (si) ose ngazellimi (ah). Do preferoja burimin e paster poetik, eshte i bollshem, rrjedh, ne det perfundon, ku dhe dallge krijone, ne toke i rrezone, dhe prape mbrapa i cone. Por kontratempon e mos dijes ne kete perjetim (te dallgeve) i heq papritshmerine e perjetimit poetik. si p.sh.; “Nuk do ta kuptoj kurrë
tu…”
Nuk ndihmon poetiken e perjetuar me mohimin “tregimtar”. Poeti ne ty kupton, aq shume kuptone sa vetem te kuptuarit duhet lene jashte vargjeve edhe si fjale.
Poeti nuk zgjedh poetiken, ai perjeton ate. Perjetimi poetik i yti eshte evident. Rastet qe permenda duket se jashte-pozicionohen rreth saj (poetikes)
25 Prill 2008 @ 9:52 pm
Vemendje,
pak rendesi se sa e kuptueshme eshte ajo qe ke shkruajtur
kam nje pyetje per te te bere.
“kaq e frikshme qenka te qenurit kaq dukshem i gjerave???ose me sakte kaq evident???(qe eshte e njejta gje…)
pershendetje te gjithe te tjereve.te me falni per heshtjen!!!
Milan eshte ne krize per champions league dhe nese nuk kalon do pesoj dhe une krize.
25 Prill 2008 @ 10:33 pm
Kapiten, e ke bere si thote Ypi tek tema e fundit per Pirro Kuqin: u ndjeve me mungesen tende…