“Ungjilli i Judës” sjell një këndvështrim tjetër mbi tradhtarin e Krishtit
Sipas një kopjeje 1700-vjeçarë të Ungjillit të Judës, Juda Iskarioti, dishepulli i Krishtit i paraqitur deri më tani si tradhtari i tij ka vepruar në të vërtetë siç e kërkoi Jezusi kur ja dorëzoi autoriteteve Romake të cilat më pas e kryqëzuan Jezusin.
Krejt ndryshe nga tradita e Krishterë, Ungjilli e paraqet dishepullin si të vetmin antar të rrethit të brendshëm të Jezusit i cili e kuptonte dëshirën e tij për ta lënë trupin e tij tokësor. “Juda është karakteri i mirë në këtë portret” thotë Bart Ehrman, profesor i fesë në Universitetin e Karolinës së Veriut në Çapel Hill (Chapel Hill, ShBA). “Ai është dishepulli i vetëm që e kupton Krishtin”.
Në rrjeshtat hapës Ungjilli thotë se “është pasqyrimi sekret i parashikimit (revelation) mbi të cilin Jezusi bisedoi me Juda Iskariotin”. Në brendësi të Ungjillit Jezusi i thotë Judës “ti do ti kalosh të gjithë ata (dishepujt e tjerë) sepse ti do të sakrifikosh atë që më vesh mua”.
Sipas Ehrman, ideja në këtë Ungjill është se “Krishti, si të gjithë ne, është një shpirt i bllokuar në një trup tokësor. Shpëtimi vjen vetëm kur arratisemi nga materialiteti i pranisë tonë dhe Juda është ai që mundëson arratisjen e Krishtit duke lejuar vrasjen e trupit të tij”.
At Donald Senior, presidenti i Bashkimit Teologjik Katolik në Çikago thotë se dokumenti tregon pasurinë në ide dhe forcën jetësore të Krishterimit të hershëm. “Pyetja tani shtrohet…. nëse kjo traditë, kjo histori e ndryshme, në po të doni ta quani Ungjilli i Judës, ka të drejtë të kërkojë respekt dhe përmendje të barabartë me traditat e tjera Ungjillore”.
Nuk dihet se kush e ka shkruar Ungjillin e Judës. Kopja që u nxor në publik këtë të enjte është e një dokumenti që u kundërshtua, së bashku me të tjera, në vitin 180 në një vepër të titulluar “Kundra Herezive” të shkruar nga Irenaeus, peshkopi i Lionit i cili atëherë ishte pjesë e territoreve Galike Romake. Irenaeus në veprën e tij shprehet kundra atyre që kanë pikpamje të kundërta me vijën kryesore të Kishës së Krishterë.
Në Testamentin e Ri të Biblës (pjesa e dytë), Juda paraqitet si një tradhtar i plotë që pranon 30 monedha argjendi për të tradhtuar Jezusin duke ja treguar ushtarëve Romakë. Ungjilli i Shën Mateut thotë që Juda u pendua shpejt për tradhtinë e tij, i ktheu monedhat dhe vari veten. Testamenti i Ri ka katër Ungjillë; të Mateut, Markut, Llukës dhe Johanit, por shumë Ungjij të tjerë të shkruar në shekujt pas vdekjes së Krishtit nga dishepuj si Shën Thomai dhe Shën Filipi, si dhe nga Maria Magdalena, nuk janë të përfshirë në të.
I fshehur në shkretëtirën Egjiptiane
Ehrman, Senior dhe studiuesë të tjerë të Krishterimit folën për gazetarët në një takim në Shoqërinë Kombëtare Gjeografike (National Geographic Society), e cila paraqiti një përkthim të Ungjillit të Judës dhe që ka ndihmuar në ruajtjen, vërtetimin e vjetërsisë dhe përkthimin e dokumentit.
Kopja me kapakë lëkure e Ungjillit është e shkruar me shkrim Koptik (Coptic) në të dy anët e 13 faqeve papirusi dhe ka qëndruar për shumicën e kohës gjatë 1700 viteve të kaluar e fshehur në një shpellë në shkretëtirën Egjiptiane. Dokumenti s’është çudi të jetë kopjuar nga një tjetër i shkruar fillimisht në Greqisht rreth vitit 300. Pasi u zbuluar në vitin 1970 Ungjilli ju shit një tregtari antikitetesh në vitin 1978. Tregtari u përpoq ta shiste por kur s’i eci e mbylli në një kasafortë banke në Nju Jork (New York) ku ndenji për 16 vjet, gjë që nxiti dëmtimin e dokumentit. Në fotografitë e paraqitura sot dokumenti dukej si një gjethe e vyshkur dhe studiuesit thanë që ishte thërrmuar në 1,000 copë.
Në vitin 2001 Fondacioni Maecanas për Artin Antik nga Zvicra filloi përpjekjet për ta vërtetuar vjetërsinë dhe për ta përkthyer dokumentin. Që atëherë provat me karbon, analizat e bojës dhe prova të tjera kanë nxjerrë në dritë që kopjimi është kryer rreth vitit 300.
Ungjilli do të botohet si libër nga Shoqëria Kombëtare e Gjeografisë ndërsa disa faqe të tij do të nxirren në ekspozitë në muzeun e shoqërisë në Washington duke filluar nga e premtja. Në të ardhmen dorëshkrimi do të dërgohet në Muzeun Koptik në Kairo.
Deborah Zabarenko
6 Prill 2006

7 April 2006 @ 12:07 pm
Pranimi e ekzistences se nje varianti tjeter te historise se kryqezimit te Krishtit pervec asaj qe njihet deri me sot eshte nje gje relatisht e veshtire. Ne realitet te provosh vertetesine e kesaj historie eshte e pamundur pasi kane kaluar me shume se 2000 vjet. Por edhe ta mohosh teresisht nuk eshte e drejte. Pervec faktit qe opinioni publik ka te drejte te njihet me zbulimet e reja dhe te gjykoje lirisht duhet pasur parasysh edhe nje gje tjeter, qe edhe tek historia e perhapur deri me sot mund te kete dicka jo te vertete. Kjo jo vetem permotivin qe me kalimin e kohes humbasin shume gjurme po permbi te gjitha per arsyen e thjeshte te autoresise se atyre dokumentave qe kane bere te mundur transferimin e informacioneve te shkruara deri ne kohen tone. Eshte fakt qe per shume kohe te paktet njerez qe dinin shkrim edhe lexim ka qene pjesetare te Kishes, keshtu qe mund te dyshohet qe te ndikuar nga bindjet e tyre apo nga presione te ndryshme kane transmetuar nje histori qe ndryshon nga e verteta.
Ky eshte nje dyshim shume i madh dhe personalisht nuk kam qellim qe te hap debat per nje ceshtje qe praktikisht nuk mund te provohet. Ajo qe dua te them eshte qe per vete autoritetin dhe perhapjen qe ka versioni i tradhtise se Judes eshte veshtire te besohetn ky version te ri, por jo e pamundur. Qe kjo te ndodhe duhet te kaloje nje kohe relativisht e gjate. Dhe nqs ndodh pasojat do te jene shume te ndjeshme sepse opinioni mbarekombetar do ta shikoje problemin nga nje tjeter kendeveshtrim shume me ndryshe dhe ndoshta edhe perceptimi i rolit dhe figures se Kishes do ndryshoje.
7 April 2006 @ 2:40 pm
Kam pershtypjen se ungjili i Maria Magdalenes, qe e ben kete te fundit jo vetem dishepull por udheheqese te dishepujve pas vdekjes se Krishtit, do te ndryshoj Krishterimin! Femrat do te luajn nje rol shume me te madh ne fene Krishtere.
7 April 2006 @ 3:16 pm
Nje shkrim interesante, por qe nuk mendoj se do te sjelli ndonje ndryshim te madh ne kishe. Kisha katolike apo ortodokse apo dhe te tjerat si c do fe ndryshon shume ngadale, kisha ka per ti hedhur poshte keto shkrime si fallco…Persa i perket ne mendoj se Juda e ka tradhetuar apo jo Krishtin, nuk jam shume e sigurt, jo vetem nga keto shkrime por mendoj se shume gjera nuk mund te vertetohen dhe plus qe shume gjera jane marre sipas pelqimit te njerezve qe ishin ne pushte ne ate kohe.
Abi
8 April 2006 @ 1:47 am
Të shkruash sot që dikush eci mbi ujë do të ishte fiktive dhe s’do të pranohej nga njeri me mend, por këto shkrime nga një kohë kur të gjithë e pranonin tokën si të sheshtë pranohen si ngjarje të vërteta. Përralla të bukura por asgjë më tepër.
8 April 2006 @ 7:28 am
Problemi i njerzve qe lexojne librat e shenjte eshte se perpiqen te gjejne pika te forta apo te dobta ne hollesite e ne detaje te parendesishme si psh vite, personazhe etj. Ne vend qe te humbet kohe ne kete menyre do te ishte me e frytshme qe te respektohen parimet baze te shprehura ne to; mos bej keq, mos genje, mos vrit etj e te tjerat pastaj vijojne vete.
8 April 2006 @ 8:45 pm
Nese do te kishit lexuar pak me shume mbi okultizmin, metafiziken , alkimine etj, do te kishit mesuar te pakten qe shume nga keto gjera te pabesueshme, ne fakt jane dhe mund te behen realitet ns do te kishim aftesite te perdornim fuqine mendore (ose mentale, per ta kuptuar pak me ndryshe). Thjesht varet nga menyra sesi interpretohen gjerat.
10 April 2006 @ 2:59 am
Për ata që kuptojnë anglisht, Showtime prodhon një emision interesant të quajtur Bullshit: http://video.google.com/videoplay?docid=3593866248238036452
7 March 2008 @ 12:32 am
esht e pa vertet qdogje qe thuhet pra *feja*juaj katolike esht genjeshter hahahhaha me ben per te qeshur
7 March 2008 @ 12:50 am
Duket Botes i erdhi Koha te ndahet me te qeshur nga keto shkrime naive e feminore qe kane marre emertime si Bibla e Kurane,apo libra te shenjte,ne shenjterine e te cileve qendron vetem perulja
para vleres njerzore TE TE SHKRUAJTURIT me GERMA ne shekuj.
Ato Libra shume shpejt do zene vendin ne MUZE antikash te njerzimit si ndoshta ANTIKAT me te CUDITESHME qe kane veti te mbajne PENG,
miljarda njerez ne mijra vjet!
Ky do te jete HAPI i PARE MASIV drejt LIRISE se VERTETE i njerezimit.