Login



Register

Udhetim per diku

adrian-paci-centro-di-permanenza-temporanea.jpg

Kjo foto e Adrian Pacit eshte pjese e ekspozites “Shifting Identities” qe do te jete e hapur deri ne gusht, ne Kunsthaus Zürich.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

21 Komente

  1. Vemendje thotë:

    7 June 2008 @ 11:47 am

    Nuk gjen leht imazh tjeter te zevendesoj kete imazh per ndjenjen e te qenurit ne ajer. Adriani ka bere dhe ben pune me vlere, por kjo ka qene dhe mbetet shume ne “ajer” per mua.

    p.s.
    pa u keqkuptuar, te krijon pershtypjen e imazhit me ngarkeses te komentueseve ne disa tema ajeri ketu tek peshku; “plot, per askund”

  2. Pjer Thomas thotë:

    7 June 2008 @ 1:57 pm

    :-)

  3. Asterion thotë:

    7 June 2008 @ 2:27 pm

    Mua titulli më duket se e fundos foton. Nuk jam i sigurt nëse është i Pacit, apo i “redaksisë”. Natyrisht, kjo e fundit duhet t’u vëjë një farë titulli materialeve që nxjerr në faqe, por kur është fjala për vepra arti, titulli bëhet pjesë e veprës, prandaj them se duhet shumë, shumë kujdes. Edhe në këtë rast, një titull i keq e ndikon për keq pritjen e veprës nga publiku (nuk e besoj ta ketë vënë Paci këtë titull, edhe pse gjëra më të çuditshme kanë ndodhur).

  4. eT thotë:

    7 June 2008 @ 2:47 pm

    Mua titulli më duket se e fundos foton. Nuk jam i sigurt nëse është i Pacit, apo i “redaksisë”.

  5. AlisaT Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 June 2008 @ 3:05 pm

    Titulli eshte interpretim i redaksise per nje pune, qe ne te vertete nuk eshte nje foto por nje videoinstalacion.

  6. Asterion thotë:

    7 June 2008 @ 3:31 pm

    Alisa, më vonë e pashë titullin e Pacit (”centro di permanenza temporanea”), i cili më duket se i shkon mirë fotos.
    Një sugjerim miqësor: ndoshta një titull përshkrues prej redaksisë do të kishte shmangur keqkuptimin tim dhe ndoshta të të tjerëve (p.sh. “Paci në Zyrih” etj).

  7. AlisaT Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 June 2008 @ 3:37 pm

    Asterion,

    per te qene e sinqerte; une titullin e perktheva nga gjermanishtja: Reise zu irgendwo dhe m’u duk se mund te ishte nje interpretim i kesaj fotoje (jo i videos). Nderkohe, eshte shume interesante, qe kete foto e gjen me shume tituj. Nuk e di se cili nga titujt e shumte eshte origjinali.

  8. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 June 2008 @ 4:00 pm

    me sado tituj ta gjesh, nuk i iken vlera fotos.
    flm alisat
    e.t. flm per artikullin. :)

  9. njera Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 June 2008 @ 4:23 pm

    “centro di permanenza temporanea” nuk eshte titulli i fotos, por vendi ku eshte bere foto. :D Do jene emigrante te paligjshem ne Itali, te cilet po i bejne gati t’i nisin andej nga kane ardhur…vetem se i paskan hyp ne skele para se te vije avioni. :D Qe ketu dallohet se ca s’heqin ata te shkrete!

  10. boll mò tuj qit emrin ! thotë:

    7 June 2008 @ 4:29 pm

    …vetem se i paskan hyp ne skele para se te vije avioni. :D

    apo masi ka ik ?

  11. J. thotë:

    7 June 2008 @ 4:36 pm

    Diçitura më e mirë do të ishte: Populli fisnik shqiptar, me një ndjenjë të lindur për të fluturuar (some zarzavate included in the process) po pret avionin e BE-ut.
    Kam qënë në një furgon njëherë… Fatorinoja i improvizuar po jepte udhëzimet e të shtyrit verbalisht dhe fizikisht.
    Shtyhu!
    Nuk e sheh, i përgjigjet një pasagjer aksidental, si gjithë të tjerët; i shtyrë jam!!

  12. ardi Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 June 2008 @ 4:54 pm

    Kjo foto ka dale qe mbas luftes se dyte boterore pasqyronte emigracionin Italian ne shume vende bashke me nje fotografi tjeter ku italianet iknin me valixhe kartoni neper trena .

  13. njera thotë:

    7 June 2008 @ 5:07 pm

    Populli fisnik shqiptar, me një ndjenjë të lindur për të fluturuar (some zarzavate included in the process)

    ahahahahhahhahahha po nuk jane shqipo ata…jane te zinj, nuk i dalloni? :P shqipot kane kohe qe nuk duken ne centri di permanenza(kampe qendrimi).

  14. J. thotë:

    7 June 2008 @ 5:29 pm

    Po edhe ne të zinj jemi.
    Nuk e ke dëgjuar shprehjen “I ziu unë”?

  15. e paditur thotë:

    7 June 2008 @ 5:34 pm

    Ndoshta titulli është një lojë fjalësh e frymëzuar nga titulli i një këngë të famshme italiane të viteve ‘80, kënduar nga Franco Battiato:

    Cerco un centro di gravità permanente
    che non mi faccia mai cambiare idea sulle cose, sulla gente

    Tek e fundit, të gjithë janë në kërkim të diçkaje, dhe rruga për atje shpeshherë nuk është e shtruar.

  16. Peshku Fluturues thotë:

    7 June 2008 @ 7:56 pm

    Mbase perkthimi i sakte do te ishte: VEND I PERKOHSHEM QENDRIMI

  17. une o une thotë:

    7 June 2008 @ 8:01 pm

    e paditur thotë:

    7 Qershor 2008 @ 5:34 pm

    Ndoshta titulli është një lojë fjalësh e frymëzuar nga titulli i një këngë të famshme italiane të viteve ‘80, kënduar nga Franco Battiato:

    shum e drejtë e - ditur :)

  18. Vemendje thotë:

    7 June 2008 @ 9:16 pm

    Ky projekt (video per emigrimin) i Pacit eshte bere ne ameriken e jugut (Meksike, me duket!) Titullin e ben dikush pjes te artit por s’eshte pjes e vepres. Une psh nuk e doja/dija titullin dhe i vura titullin “ne ajer” (sepse mendja e tyre (njerzeve) eshte ne ajer, Bleta psh, mendon po ashtu: “me sado tituj ta gjesh, nuk i iken vlera fotos”

  19. V Q thotë:

    8 June 2008 @ 12:48 am

    Bravo Paci ne Itali seshte pak te fitosh cmimin Pino Pascali, dini gje ku mund ta gjej Pacin se me duhet per nje teze provimi?

  20. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 June 2008 @ 2:25 am

    Mund të bëhen korridoret nga i teti deri tek i tetëmbëdhjeti (edhe sikur të kalonin të gjithë nga Shqipëria), por, për mua diçitura do të ishte:
    1-”Në pritje të liberalizimit të vizave” ose…
    “Në pritje të realizimit të premtimit… DREJT BOTËS SË LIRË”

  21. xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 June 2008 @ 5:35 am

    Ajo fotoja fare mire mund te ishte dhe tek “Gjeni dicituren” :)
    Ja nje tjeter nga Adriani. I paska per shitje.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.